Gjergj Fishta nė Paris 1919
Prej brigjeve gjėmuese tė Euksinit e deri nė borėn e amshueshme tė Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese tė Ekrakeraunve e deri ndėr karma tė thepisuna tė Karpateve, ende tė rime me gjak njeriu, nė ato shekuj tė kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, nė namė e nė za nė histori tė fiseve dhe tė kombeve.
Sot kjo familje asht shue. Marrė pėrbri prej tallazeve tė luftave tė gjata e tė pandame, ajo u pėrpi dhe u zhduk pėrbrenda gėrmazave tė pangishėm tė vorbujve te historisė, e kėshtu nuk mundi ma, ē’mė atė ditė kur Gentiusi, mbreti i mbramė i Ilirėve, mė 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucė Emil Palit pėr me pa diellin e majes sė lumnisė sė vet tė hershme.
Porse, si tė thuesh, si nji shkatėrrinė e dhimbshme anijeje tė mbytun nė det, prej humbjes sė kėsaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndėrmjet Thesalisė dhe Malit tė Zi, prej brigjeve lindore tė Adriatikut e deri nė bregore tė Vardarit, shpėtoi gjallė nji grusht njerėzish, tė cilėt kishin zanė vend ose mbas mburojes sė disa maleve titanike, ose nėn hijen e kandshme tė disa fushave pjellore dhe plot jetė , banesė e pėrmallshme e hyjnive tė moshės pėrrallėzore. Ata u banė ballė me fuqi kurrė tė pėrkulshme tė shpirtit tė vet bujar, qoftė thellimeve tė furive tė shekujve, qoftė edhe padrejtėsisė sė hipokrizisė njerėzore. Tė stolisun me nji forcė tė jashtzakonshme qėndrese, ende kėta e flasin atė gjuhė tė tė Parėve tė vet ma tė hershėm; ende e ruejn tė pandryshueshėm karakterin e hekurt e fisnik tė stėrgjyshėve tė vet dhe sot ata gjithnji e punojnė shi atė tokė tė cilėn e punuen tė parėt e tyne prehistorikė.
Ky popull asht bash ai populli i vogėl shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem nė Europė. I vjetėr sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese tė maleve tė veta vigane, dhe i lindun tė thuesh prej vetė rrenjeve tė vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshėm i tokave tė veta.
Po qe se pėrnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrė prej Konferencės sė Paqes si karakter themelor pėr trajtimin e shteteve si dhe pėrcaktimin e kufijve tė tyne, e drejta e lypė qė Shqipnia tė qitet shtet mė vete pėrmbrenda kufijve tė vet etnikė dhe gjeografikė. Por ēka se, simbas teorisė wilsonjane (tė Presidentit amerikan Willson) pėr me mundė nji popull me u sundue nė vetvete, pėrpos kombėsisė, duhet tė mirret para sysh edhe ndėrgjegja e tij kombėtare. Tashti, pėr nė qoftė se si ndėrgjegje kombėtare duhet tė kuptohet ndjesia pėr liri si edhe ai dėshir qė mund tė ketė nji popull pėr t’u zhdrivillue nė vetvete, gjithnji pėrmbrenda qarkut tė forcave tė veta, unė them se edhe nė kėtė pikpamje Konferenca duhet t’ia njohė Shqipnisė pamvarėsinė si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomėni, cili popull nė Ballkan ka ndjesi ma tė thella pėr lirinė e vet sesa populli shqiptar ?
Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenė kurrė zotnuesa mbi shqiptarė. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinės dhe me trathti nė shtėpinė e qytetarit tė paqtė e, si shtjen mbrenė drojen dhe pshtjellimin, del jashtė pa mundun kurrė me thanė se ka sundue aty mbrendė: njashtu hynė pushtuesit e huej nė Shqipni pa mujtė kurrė me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarėt. E mos kujtoni, zotni, se unė kėtu jam tuj ju thanė sende tė cilat mos t’i kenė vu re edhe shkrimtarė tė huej me vlerė. Kėshtu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotė nė nji libėr tė vetin mbi Shqipni :
“Pushtime tė hueja janė pėrshkue mbi komb shqiptar, por tė gjitha kanė kalue pa lanė kurrfarė gjurme, si ujėt qė rrėshqet mbi shpinė tė rosės”.
Pėr lirinė e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinė, tokėn dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veē qė shqiptari nė mes tė sa ndollive dhe te papriturave politike e pėr nji periudhė kaq tė gjatė shekujsh, ka mbrrijtė me e ruejt gjuhėn, doket dhe karakterin e vet kombėtar, - dhe kėtė jo vetėm nė Shqipni, por edhe jashtė kufijve tė sajė, - kjo difton ēiltas se ai asht dhe don tė mbesė shqiptar. E gjithė kjo ngjet sepse ndėrgjegja kombėtare ka lėshue rrajė tė thella nė shpirt tė tij. Por ma mirė se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar pėr liri dhe pamvarėsi kombėtare, duket nė faqet e historisė, pėr tė cilėn mundemi me thanė se asht e endun vetėm prej luftash pėr liri e pavarėsi. Unė kėtu, pėr mos me e vu fort nė provė durimin e Zotnisė suej, po ju pėrmend vetėm punėt e mėdha, qė ndėrgjegja kombėtare e kėti populli, kreu qė prej tė XV qindvjetė e mbrapa.
Botėn mbarė nė zi do ta mbėshtillte. - Tė flegruem droje shuejtėn zanin mbretnitė e Europės. Kur qe, mbi kep tė Krujės titanike, po del nji hije burri, vetullat ngėrthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekėr tė thinjtė, e cila shtėllungė gjatė nofullės i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkėmbu tė thepisun. Mbi krye trishtueshėm flakė i shkėlqen tarogėza pėrkrenarja me brirė qė tmerrshėm kah i vezullon nėn rreze tė diellit, kometė zharitėse danė ndėr sytė e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun pėrpara, poshtė rrėmoreve tė maleve tė thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi tė rrėmbyeshėm, vėrsulen vetėtimthi mbi formacionet e turqve, tė cilėt, prej sė largu tuj ua pa hovin, thonė se kulshedra me dragoj po u turret.
Por mundet ndokush me mė thanė se Skanderbegu kėto lufta i ka ba pėr qėllime fetare, dhe jo i shtymė prej nji ndėrgjegjeje kombėtare, pra pėr me i dalė zot lirisė dhe pamvarėsisė sė vendit tė vet.
E mos kujtoni se me dekė tė Skanderbegut u shue ndjesia e lirisė dhe e pamvarėsisė nė shpirtin e shqiptarėve. Historia e Turkisė ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje tė mėdha tė cilat gjatė rrjedhjes sė katėr shekujve kombi shqiptar i bani qeverisė otomane ose pėr me pshtue prej zgjedhės sė sajė, ose pėr me e ngushtue qė mos t’ia mohonte tė drejtat e tija. Edhe pamvarėsia e Greqisė asht nji lule e rimuun me gjak tė shqiptarit. Zhavellėt dhe Boēarėt kanė qenė shqiptarė e shqip kanė folė dhe me trimėni shqiptare kanė luftue. Jo besa, por Greqinė e kanė lirue shqiptarėt dhe jo ma pak janė mundue se sa disa Pushtete tė mėdha tė cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnė sot edhe mbi Shqipni. Kėtė punė, me pasė pėr ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetė; por, nė mos dashtė me ju a thanė ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folė mbi pamvarėsi tė Greqisė, thotė se kjo nuk qe tjetėr veēse rezultati i reaksionit tė elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisė kundra elementit turk.
Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalė shtet nė vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndėrgjegja kombėtare ose ndjesia pėr liri e pamvarėsi, por qe fakti se shi ditėn nė tė cilėn ai ishte gati me fitue lirinė e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitėn kthetrat dhe e banė rob nėn zgjedhė tė veten. Dhe kėtė e banė jo pėr me e mbajtė nėn shėrbim e robni tė veten, por pėr me e shue shqimit e me e qitė faret. Kėshtuqė prej kėsaj pikpamje duhet me e thanė se shqiptarėt gabuen, dhe gabuen randė fort, qė u ēuen aso kohe kundra Turkisė, sepse pėr ta do tė kishte qenė dam fort ma i vogėl me u vue nėn zgjedhė tė Turkisė, se sa me u gri prej kristjanėve.
Po e shoh, Zotni, se kjo fjalė nė gojėn time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks nė vetvete. Janė faktet qė mė japin arsye. Nė vitin 1478 turqit marrin Shkodrėn dhe me te mundet me u thanė se u pushtue e tanė Shqipnia. Por megjithėkėtė, turku ia njohti Shqipnisė nji farė autonomie: na e la gjuhėn dhe kanunet tona, - por askund nuk lexohet nė histori se ky mbyti qindra mija shqiptarė pėrnjiherė, sadoqė populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarė. Nė vjetin 1912 kėrcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikėt pushtojnė Shqipninė. Nji herė mbysin pak me thanė dyqindmijė shqiptarė, vrasin meshtarė katolikė sepse nuk ndigjonin me e mohue fenė ; grijnė mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalė dinit. Rrenojnė me themel qindra e qindra katunde, veēse si e si me e farue kombin shqiptar. Nė vjetėn 1914, ushtritė ndėrkombėtare, mbas sa intrigash tė poshtra, pushtojnė Shkodrėn. Nė kėto ushtri kombi shqiptar ka pasė mbėshtetė gjithė shpresėn e vet, sepse kėta ishin demek tė shprehunit e forcės qė do tė rregullonte botėn dhe, si tė thuesh, ata ishin pasqyra tė qytetnisė europiane. Por megjithėkėtė ata nuk sollėn kurrnjisend pėrsėmbari nė Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetė kilometrash nė Shkodėr, as qė e ēilėn nji rrugė, as qė e lėshuen nji urė, as hapėn nji shkollė, nji gjykatore, nji spital, nji send tė vetėm qė t’i vyente pėrparimit dhe qytetnimit tė popullit shqiptar. I gjithė kujdesi i tyne pėr Shqipni, pėrmblidhet nė kėta: kurrsesi mos me e lanė Shkodrėn me ba pjesė nė Shqipninė tjetėr dhe qė nė Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaēėm me tė cilin tė njiheshin nė Shqipni ēifutnit nji tagri me shqiptarė, sadoqi aso kohe nuk kishte nė Shqipni me thanė asnji ēifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombėtare dogji tė gjitha aktet dhe arkivat e veta.
Nė vjetėn 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallė luftė me kurrkend. Nė fillim tė vjetės 1915, italianėt pushtojnė Vlonėn, kinse pėr qėllim qė me u pėrkujdesė pėr shqiptarėt e sėmutė tė Shqipnisė jugore. Nė 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninė. Me e thanė me fjalė tė tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninė si nji krahinė tė veten. Pėr ma tepėr: grekėt dogjėn 360 katunde nė Shqipninė jugore, tuj i mbytė tė gjithė ata qė dishmoheshin shqiptarė.
E sot Konferenca e Paqes lypė qė shi ndėr ndėr kėto vise tė bahet plebishiti pėr tė caktue kufijt e Shqipnisė. Ē’ironi e helmueme!
Prej kėtyne punėve, - pėr mos me folė pėr tė tjera, - duket ēiltas se shqiptarėt, prej pikpamjes kombėtare, kanė pasė arsye me drashtė ma shumė kristjant se sa turqit. Turku, si pėr princip, si nė teori, ia ka pasė njohtė Shqipnisė nji farė autonomie, sadoqė me Skanderbeun e pat kundėrshtue pėrparimin e tij nė Ballkan.
Thonė armiqt tonė, si dhe do mbrojtėsa tė tyne, se vėrtetė qė kombi shqiptar asht ma i vjetri ndėr popuj tė Ballkanit dhe se ka nji dashuni tė gjallė pėr liri dhe pamvarėsi tė veten; veēse shka se megjithėkėto, Shqipnia nuk mund tė qitet shtet mė vete sepse shqiptarėt janė :
a) barbarė,
b) nuk janė tė zotėt me pėrparue dhe me u qytetnue vetė dhe se
c) eksperienca ka tregue se nė kohėn e Princ Widit, Shqipnia nuk mund tė mbahet shtet mė vete dhe krejt i pamvarun...
Pra, simbas mendimit tė armiqvet tonė, ose ma mirė me thanė, simbas fjalėve tė vetė atyneve, lypset qė Shqipnia tė coptohet e t’u jepet atyne nė dorė pėr me e sundue dhe pėr me vu rregull, - meqė shqiptarėt janė barbarė e tė egėr e nuk janė popull qė di me qitė shtet mė vete, pra me qeverisė. Pėr me thanė tė vėrtetėn, po tė marrim parasyshė mjetet e mėnyrėn me tė cilat ka nisė e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanė se barbarėsia dhe egėrsia e popujve ka pak ose aspak tė pėrpjekun me dėshirėn pėr liri e pamvarėsi tė tyne. Kur popuj e kombe, nė emėn tė “qytetnisė” kanė vra e pre fėmijė, gra, pleq e tė mbetun qė kanė ba me vdekun prej urie e gazepit me mijėra njerėzish tė pafat nė ditė; qė kanė djegė e rrenue, jo vetėm katunde e qytete, por mbarė krahina tė pamatuna; qė kanė thye ēdo tė drejtė ndėrkombėtare dhe njerzore dhe kanė pre nė besė me qindra mijėra robsh tė ramė nė dorė, - e megjithate sot ata munden me qenė shtete tė lira; - po atėherė, pse nuk mundet me qenė Shqipnia e lirė ku, nėmos tjetėr, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji tė vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janė tė pathyeshme?


Kongresi i Versajės mė 1919
Serbt, nė kohėn e luftės Ballkanike, me shpata ua kanė ēelė nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanė ndezė flakada porsi pisha pėr me shndritė natėn me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhėsinė e shtetit tė tyne. Grekėt kanė kryqzue gjinden shqiptare bash ne tė XX qindvjetė, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanė mandatin qė me i shtrue e me i qytetnue disa kombe tė tjera, kupto, Shqipninė. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef kėto “qytetni” nė veten e vet, pse s’mundet me dalė shtet mė vete, i lirė e i pamvarun? Por edhe me pasė pėr ta marrė barbarinė si shprehje vetore tė shpirtit tė njeriut, unė mundem me thanė pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egėr e barbar se disa kombe tė tjera tė qytetnueme, kur kėta kanė qenė po me ato garanci qė ka pasė kombi shqiptar. Ah, po, duket ēiltas, se nuk “duen” me e qitė Shqipninė shtet mė vete e tė pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarėt na qenkan barbarė e tė egjėr, por sepse kėta nuk kanė sot pėr sot nji ushtri e nji flotė tė veten me tė cilėn tė mund t’u dalin zot tagreve tė veta. Ose thanė ma qartė, u vehet kamba shqiptarėve vetėm sepse kėta janė ma tė ligėsht ushtarakisht dhe jo sepse janė ma barbarė se kombet e tjera tė Ballkanit.
Asht gabim me thanė se tė marrunit e gjakut shėnon barbarinė e nji kombi, nė qoftė se ne nėn fjalėn barbari kuptojmė egėrsinė ose breshtninė e shpirtit tė tij, ashtu siē duen me e kuptue kundėrshtarėt e tonė, kur e kanė fjalėn pėr kombin shqiptar. Tė marrunit e gjakut buron prej ligjeve tė jashtme dhe prej tė metave tė organizimit shoqnor tė nji kombi, dhe jo gjithmonė prej gjendjes shpirtnore tė tij. E vėrteta e kėtyne fjalėve pėrcaktohet edhe prej historisė sė popujve pėr tė cilėt nuk mund tė thohet se kanė qenė tė egėr e breshtnorė. Nė Biblėn shenjte lexohen kėto fjalė : Nė se dikush godet njė tjetėr me gur dhe mund t’i shkaktojė vdekjen, ai asht njė vrasės dhe asht i dėnuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrė viktimėn, e vret vrasėsin me rastin e parė. (Num. XXXV, 19, 21) Po kėshtu edhe nė Iliadė, nė librin e IX, gjejmė kėto vargje qė unė po i la simbas pėrkthimit tė Montit:”... Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndėshkimin sejcili e pret si tė drejtė pėr vrasjen e tė birit ose tė tė vėllait; dhe ai qė e bėn kėtė vrasje pėr shpagim, mund tė jetojė pastaj i qetė nė tė njejtin qytet me atė familje sė cilės i bėri vrasjen - fyerjen e parė.)
Duket pra mirėfilli se prej tė marrunit tė gjakut - vendetta - nuk mund tė thohet se kombi shqiptar asht barbar e qė nuk asht i zoti me u qeverisė nė vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonė kundėrshtarėt tonė. Tė metat e organizimit shoqnor, si dhe tė marrunit e gjakut nė Shqipni, nuk janė tė shkaktueme prej faktoreve tė jashtėm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore tė egėr tė kombit shqiptar. Me fjalė tė tjera, shqiptari vret njeriun pėr instikt dhe jo pėr nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes sė tij, tė jetė e mbėshtetun mbi nevojė tė tė ruejtunit tė jetės, tė gjasė ose tė nderit tė vet. E pėr nė qoftė se asht e vėrtetė, - sikurse njimend asht e vėrtetetė! - se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit tė nji kombi, kjo duket ēiltas, - thonė ata, - prej kangėve popullore shqipe, sepse tė tana, ose gati tė tana, tregojnė punė tė veēanta vrasjesh ose gjaku.
Pėrpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrė i bashkuem nė nji shtet, kishte me u dashtė ma parė qė historia tė caktonte se nga e ka rrajėn ky komb, kė ka fis e vėlla mbi botė, - sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botė, - e se deri ku pėrfshihej vendi i tij. Por kėto historia ende s’i ka pėrcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i pėrcaktue, sepse historia e kombit tonė gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve tė muzgėta tė kohėve ma tė vjetra. Masandej do tė ishte dashtė qė historiografėt e hershėm, mbi tė cilėt mbėshteten historianėt e sotshėm, t’i kishin dajtė me nji emen tė vetėm tė tanė elementet prej tė cilit pėrbahet ky komb. Kush mundet me e thanė me siguri se shqiptarėt, ilirėt, maqedonasit, thrakejt, epirotėt janė qė tė gjithi tė nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotė me siguri se shqiptarėt s’kanė qenė kurrė tė bashkuem mė nja dhe s’kanė qenė shtet mė vete. Por edhe po e zamė se shqiptarėt s’kanė qenė kurrė tė bashkuem nė nji shtet tė vetėm. Megjithkėtė armiqt tonė nuk kanė arsye kur thonė se pėr kėtė shkak kombi shqiptar nuk duhet qitė shtet mė vete, por ky vend duhet nda ndėrmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekėt tė bashkuem nėn nji skeptėr dhe kunorė mbretnore pėrpara sė XIX qindvjetė? Sa jetė ka flamuri i Greqisė? Jo vetėm qė grekėt edhe nė kohėn ma tė lumnueshme tė historisė sė tyne s’kanė qenė tė bashkuem nėn nji shtet, por kėta kanė thirrė ushtritė e hueja pėr me shtypė shoqishoqin bash mbrenda kufijve tė vet.
E pse pra shqiptarėt, tė cilėt gjithmonė ia kanė vu pushkėn tė huejve, dhe qė qenė faktori ma i parė i pamvarėsisė greke, nuk duhet tė kenė liri dhe pamvarėsi pėr arsye se s’na paskan qenė kurrė tė bashkuem nė nji shtet? Siē e dishmojnė vetė diplomatėt e sajė, Franca ka hy nė luftė botnore vetėm pėr me i dalė zot integritetit dhe pamvarėsisė sė Serbisė. Epo, aso kohe, serbt nuk kanė qenė tė bashkuem me Kroaci e Mal tė Zi e Sloveni, me tė cilėt sot po thohet se na qenkan tė tanė prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartė arsyeja pėrse sot shqiptarėt do tė bahen rob tė serbėve dhe tė grekėve. A pėr arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenė i bashkuem nė nji shtet tė pamvarun?
Mandej, sa pėr atė fjalėn tjetėr qė thonė kundershtarėt tonė, se kombi shqiptar duhet mbajtun pėr barbar pėr arsye se asht i ndamė nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato tė shpifunat e tjera mbi tė cilat u fol ma sipėr. Tuj qenė e themelueme jeta shoqnore mbi bashkėsi tė interesave, prej vetit vjen si rrjedhojė se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallė) prej asajė bashkėsie, nuk mund tė pėrshtrihet ma pėrtej se sa i mbėrrin forca qė do t’i mbrojė ato interesa. Tash, tuj qenė se populli shqiptar, pėr shkak tė pushtimeve tė huej tė vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta nė mėnyrė qi me mbrojtė e me drejtue interesat e pėrbashkėta tė kombit, kėtij iu desh domosdo me u nda nė disa grupe ma tė vogla, e aty, pėrmbrenda qarkut tė mundėsisė qė natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vėllaznue dhe me i mbrojtė interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetėn e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore qė mund tė realizohej deri mė sot nė Shqipni. Nė njanėn anė shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit tė huej, nė anėn tjetėr pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta nė mėnyrė qė ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjithė kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet nė krahina tė veēanta tuj i mbajtė sė bashku parimet e kanunit kombėtar si rregull jete. Prandej fakti qė kombi shqiptar gjindet i ndamė ndėr fise, nuk rrjedh prej shpirtit tė tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve tė pėrjashtme tė cilat ai nuk kishte mėnyrė se si me i shndėrrue. E, me e vertetue se kombi i ndamė nė shumė fise nuk asht gjithmonė barbar, mundet me u vėrtetue edhe prej historisė. Sllavėt e Malit tė Zi, ku prej forcės sė pozicionit gjeografik tė vendit, ku edhe se vetė e kanė zanat pushkėn, gjithmonė kanė qenė tė lirė e mė vete. E pėr ma tepėr, pėr ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rė, kanė pasė nji formė qeverie tė thuesh kryekėput si nder kombe tė tjera tė qytetnueme. E mirė pra atėherė: Nė tė tanė Malin e Zi, kur ka nisė lufta turko-ballkanike, ka qenė vetėm nji shtypshkrojė e vetme qeveritare si dhe kanė pasė nji tė vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasė asnji shkollė tė mbajtun me paret e popullit. Ndėrsa qė nė Shqipni, qė prej viti 1908, kur qe shpallė Konstitucioni i Turkisė, e deri nė fillim tė luftės ballkanike, pra nė ma pak se katėr vjet, u ngrefėn shtatė shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e tė pėrkohshme, u ēelėn nji shkollė Normale e nja tridhjetė tė tjera fillestare, e tė tana tė veēanta e tė mbajtuna vetėm me pare tė kombit shqiptar.
U pėrpiluen tė tana tekstet pėr shkollat fillestare e disa edhe pėr shkolla tė mesme. E kėshtu, sot mė sot, mėsimi jepet shqip ndėr tė gjitha shkollat e Shqipnisė. Janė botue edhe shumė vepra letrare me randėsi tė cilat e kanė ēue nalt ndjesinė kombėtare tuj i dhanė nė pak kohė shumė zhdrivillim gjuhės shqipe, fakt ky qė, nė kohė tė pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhė qe pėrdorue pėr gjuhė zyrtare ndėr tė gjitha zyrat administrative. Mbrenda kėsaj kohe qenė mbajtė tre Kongrese Gjuhėsie ( pra nuk ėshtė Kongresi i parė i gjuhės shqipe ai i mbajturi nė vitin 1972) si dhe qenė disa shoqni letrare, e tj. e tj... E gjithė kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmė prej anės sė qeverisė.
E po pėrse tash, inteligjenca sllave, e cila nė Mal tė Zi, gjatė 50 vjetėve jetė kostitucionale nuk pėrfton kurgja tė re nė lamė tė qytetnisė, na duhet sot tė mbahet si ma e naltė dhe ma e hollė se inteligjenca shqiptare e cila nė pak vjet krijoi nji gjuhė letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet tė ri pėr kombin? Zotni! Le tė lihet nji herė nė paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohė me nxanė, dhe atėherė ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmė mė gjurmė ( hap pas hapi ) me kombe tė tjera tė Ballkanit gjatė rrugės sė qytetnimit dhe tė pėrparimit.
Kombi shqiptar i ka dhanė burra nė za pėr urti perandorisė sė Bizancit. Diplomatėt ma tė mirė dhe gjeneralėt ma tė vlefshėm tė mbretnisė sė turkisė, shqiptarė kanė qenė. Shqiptar ka qenė edhe statisti italian Franēesk Krispi, kėshtu shqiptar ka qenė edhe Papa Klementi i XI-tė si edhe Kardinal Albani. E nė se bazohemi nė memorandumin e shkruem nga Venizellosi, tė cilin ia ka paraqitė Konferencės sė Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisė greke.
Por, pėr me ju a mbushė mendjen edhe ma mirė se kombi shqiptar nuk e ka namin ma tė vogėl se kombet e tjera tė Ballkanit, kėtu due me ju pru fjalėt qė shkrimtarė me vlerė kanė lanė tė shkrueme mbi shqiptarėt. Shkrimtari francez Hecquard, nė librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se nė histori tė shqiptarėve “ndeshen prova tė lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma poshtė thotė: “Ata kanė ruejt doket e burrninė ashtu si vetėm mund ta ruejshin burrat e hershėm tė cilėve u kėndohet kanga. Pėr ma tepėr, githmonė kėta i kanė dhanė burra nė namė e nė za Greqisė sė hershme, Perandorisė sė Bizancit, Turkisė e Greqisė sė kėsokohshme”. Mandej Lordi Bajron gėrthet nga ana e vet: “Pėrmbi karpa tė Sulit e gjatė bregut tė Pargės, ka burra si veē motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje pėr tė cilat kisha me thanė se janė tė fisit e tė gjakut tė Heraklidėve.” Dėshmi janė kėto, Zotni tė mij, tė cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma tė madh e tė qytetnuem.
...
Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janė dhe shka janė shqiptarėt, mė duhet t’ju flas pėr tė drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarėt kanė tė drejtė
a) pėr nji pamvarėsi politike;
b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikė e etnografikė tė Shqipnisė. Mbi pamvarėsi tė kombit shqiptar nuk kam shumė fjalė me ju thanė. Dihet se kjo e drejtė ka qenė njohtė, sigurue dhe dorėzanue me nji traktat tė Pushteteve tė Mėdha tė Antantės, pra, me fjalė tė tjera edhe prej Francės, qė prej Nandorit tė vitit 1912 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr. Kėto Pushtete mandej ia kanė ba me dijtė botės mbarė se traktatet ndėrkombėtare ata nuk i mbajnė pėr shtupa letre, por i respektojnė si akte tė cilat prekin nderin e kombeve qė i kanė nėnshkrue. E njimend, po e zamė se anglezi thotė se ja ka nisė nji lufte tė pėrgjakshme e tė shėmtueme, por kėte e ka ba vetėm pėr erz tė firmės qė ai e ka pasė vu pėr pamvarėsi dhe neutralitet tė Belgjikės. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, nė se do marrė si nji punė e kryeme dhe e dorėzanueme mbi erz tė kombeve tė mėdha tė Europės, tash ne nuk na mbetet tjetėr veēse me folė pėr kufij tė natyrshėm tė shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji ēashtje po aq me randėsi sa edhe ajo e pamvarėsisė.Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen tė nji diplomacie bakalle tė pashpirt e tė pazemėr, kaq fort ia kanė shndėrrue dhe perēudnue fizionominė gjeografike dhe etnologjike Shqipnisė, saqė sot nji i huej, sado i drejtė dhe i papajambajtas (qė nuk mban anė) memzi mundet me e njohtė me nji tė kėqyrun. Edhe nji nanė shpesh e ka tė vėshtirė me e njohtė fytyrėn e tė birit kur kėtė t’ia ketė pėrēudnue me varrė e me pėrgjakje arma e armikut. - Prandaj lypset tė pėrcaktojmė ma pėrpara disa kritere tė sigurta mbas tė cilave mandej me pėrskajue kufijt e natyrshem tė Shqipnisė. Simbas parimit tė autodeēizionit, sejcili popull qė mund tė thotė se ka nji homogjenitet tė pakėputun e tė pandamė nė vetvete, ashtu si ky pėrcaktohet prej klauzolave tė teorive willsonjane, ka tė drejtė, ose nė mos tjetėr do tė kishte tė drejtė qė ai vetė me e nda kuvendin mbi sharte tė veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirė dhe i pamvarshėm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do tė pėrshtrihej deri ku kapet kombėsija e pandame e vijueshme e atij populli. E nė rast se nė ndonji skutė toke tė kėtij shteti gjinden tė shartuem elemente tė huej, aty vullneti i popullit do tė vertetohej nėpėrmjet tė nji plebishiti, mandej liria e tij do tė jetė e dorėzanueme dhe e sigurueme siē duhet dhe sa duhet.
Simbas kėtyne parimeve, asht punė e arsyeshme qė shteti shqiptar tė pėrshtrihet gjeografikisht deri ku mbėrrin kombėsia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit tė vet. Sepse tagri i autodeēizionit nuk asht e lidhun me individė ose me grupe tė caktuem njerėzish, por me nji “avrom” tė gjithėmbarshėm prej tė cilit pėrbahet kombi. Prandaj ēdo zvoglim qė i bahet tokės sė Shqipnisė, i pambėshtetun mbi kėto parime, do me thanė se ai i bahet dhunshėm dhe me tė padrejtė. Por nė bazė tė cilit kriter ka pėr tė mujt me u caktue tė pėrshtrimit e kombėsisė shqiptare? Mbas gjuhės, i vetėm ky nė kėtė rast asht kriteri ma i patundshėm dhe qė nuk mund tė lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhė krejt tė veten qė, tuj lanė mėnjanė transformimet e natyrshme tė elementėve tė cilėve nuk i ka pshtue asnji gjuhė tjetėr deri mė sot, kurrfare nuk mund tė unjisohet me gjuhė tė tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me pėrjashtim ku puqet me to me rranjė tė bashkueme indo-gjermane. Prej kėtej pra rrjedh qė qė tė gjithė ata qė e flasin kėtė gjuhė, kanė njė kombėsi krejt mė vete e krejt tė ndame prej asaj tė kombeve tė tjera tė Europės. Sepse nuk ma merr mendja qė nji tjetėr popull i gjallė i Europės t’ia ketė imponuar shqiptarit nji gjuhė qė dhe as nji tjetėr popull europian mos ta ketė folė. Pėr ma tepėr, nji gjuhė e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarė. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve tė tjerė gjuhėn e vet.
Gjuha tatohet ose me forcė tė armėve, ose me forcėn e kulturės e tė qytetnimit. Por si prej njanės, si prej tjetrės pikpamje, shqiptari nuk ka qenė ma i fortė se popujt qė ka pėrbri. Prandej nuk ka si tė mohohet se tė gjithė ata qė flasin shqip, janė tė kombėsisė shqiptare. E pėr kėtė arsye, shteti sqiptar, duhet tė pėrshtrihet gjeografikisht deri ku pėrfshin gjuha shqipe. Tuj pasė caktue kėto parime ose kritere, tė shohim tash se cilėt do tė jenė kufijt gjeografikė tė shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt tė papajamajtshėm nė kėtė ēashtje plot me gėnjeshtra si dhe aq pahijshėm shoshitė prej armiqve, kėtu unė due me ia lanė fjalėn, Zotni, shkrimtarit tuej tė sipėrpėrmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenė nė Shqipni dhe e ka pa vetė me sy tuj e prekė vetė me dorė se kush mundet me pasė arsye mbi kėtė ēeshtje.
Zotni Pinon pra, nė artikullin qė prumė prej “Revue des deux mondes”, tuj folė mbi kufijt e Shqipnisė, thotė: “Prej fushave tė Vardarit e deri nė Adriatik, prej Thesalisė e deri nė Mal tė Zi, zot toke asht shqiptari, nė daē sepse ky hyni kėtu mbrendė ma i pari, nė daē sepse ky ndolli ma i forti”. E tanė krahina e Kosovės e cila prej Konferencės sė Londonit (1913) i qe lėshue Serbisė, dhe mbarė Ēamėria, “Epiri i Nordit”, tė cilin e lakmon aq shumė Greqia, janė tė banueme kryekėput prej shqiptarėsh dhe prandaj e drejta e lypė qė tė numrohen me shtet shqiptar. “
Dhe mos tė mendohet se zotni Pinon asht shty tepėr me kėto fjalė, sepse e vėrteta e kėtyne fjalėve duket ēiltas edhe prej statistikave tė cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janė ba pėrmbi proporcione etnologjike tė popullsisė sė Shqipnisė. Prej kėtyne statistikave zyrtare del nė shesh se nė krahinat e lėshueme prej Konferencės sė Londonit serbėve dhe grekėve, tė paktėn, 80 pėrqind tė popullsisė janė thjesht shqiptare. Serbt na thonė se banorėt e Kosovės me prejardhje janė tė gjithė sllav, por, gjithnji siē thonė ata, pėrdhuni dhe me kohė janė ēoroditė tuj u kthye nė shqiptarė. Kėtė fjalė e thonė edhe grekėt pėr banorėt e Epirit tė nordit. Por ata nuk thonė tė vėrtetėn sepse, po tė ishte e njimendėt se banorėt e Kosovės janė sllavė dhe ata tė Epirit tė nordit grek, atėherė serbia nuk do tė kishte mbytė e gri deri mė sot afro dyqind mijė vetė nė Kosovė dhe Greqia nuk do tė kishte djegė ma se treqind e gjashtėdhjetė katunde nė Epir tė nordit tuj e kryqėzue gjinden pėrsėgjalli, posė atyne pesėdhjetė mijė vetave qė i kanė vra dhe i kanė lanė me dekė prej urie dhe sikletit.
Popujt e qytetnuem munden, po, nė furinė e nji kryengritjeje me vra nė trathti mbretėnt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnė kurrė me gri - e nė ē’mėnyrė mandej! - me qindra e mijėra vėllazėn “bashkėqytetarė” tė vet. Qyshse serbt kanė vra me qindra mijėra njerėz nė Kosovė, dhe grekėt kanė djegė qindra e qindra katunde nė Epir tė nordit, dėshmon qartė se as banorėt e Kosovės nuk duhet tė kenė qenė serb, as ata tė Epirit tė nordit nuk kanė qenė grek.
Jo jo, Zotni tė nderuem! Janė vra gjindja me qindra mijėra nė Kosovė dhe janė djegė me qindra e qindra katunde tė Epirit tė nordit pėr tė vetmen arsye se grekėt e serbėt duen me e shue farėn shqiptare nė ato krahina pėr me mujt me i thanė mandej Konferencės sė Paqes se atje nuk ka shqiptarė. Oh, sa arsye ka pasė ai i moēmi kur ka thanė: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenė shkretnue vendin, do tė venė mandej paqen.
Por pėr me i forcue ma tepėr fjalėt e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisė, kėtu due me ju pėrmendė se ēka shkruente mbi kėtė ēashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit tė Rumelisė Lindore, mbi Foreign Office e qė masandej qe botue nė nji Libėr Bleu (nė diplomaci - asnjanės) tė vjetės 1880. Ai shkruen: “Pėr me folė se shka asht kombi shqiptar, i bie me u pėrshtri edhe mbrenda kufijve tė Serbisė e tė Malit te Zi. Krahina e Kosovės, shka merr prej Mitrovice e poshtė, asht krejt shqiptare dhe ka vetėm nji skundill fort tė vogėl serb. Statistikat bullgare e greke, mbi tė cilat qeveritė e Sofjes e tė Athinės themelojnė pretendimet e veta mbi Monastir, Ohėr e Korēė, janė mbėshtetė nė rrena e leni ma ato pretendime tė Greqisė qė janė ba pa kurrfarė turpi.”
Qe pra, Zotni, se deri ku duhet tė pėrshtrihet Shqipnia e ē’kufij duhet tė ketė shteti shqiptar. Mbas dėshmisė sė kėti diplomati ingliz nė za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni tė pėrgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisė ato tokė tė cilat Konferenca e Londonit, kundra ēdo gjyqi e drejtėsie, nė vitin 1913 ia shkėputi Shqipnisė pėr me ia lėshue grekėve dhe serbve.
Tuj ju falė nderit me gjithė zemėr pėr mirėsi qė keni dashtė me mė dėftue nė kėtė rasė, do ta mbyll kėtė ligjeratė tė pėrvujtė me ato fjalė qė me 24 nandor 1880 thonte nė Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat ēue anijet e veta pėrpara Ulqinit pėr me e ngushtue Turkinė qė me ia lėshue Malit tė Zi tokėt e Shqipisė. E qe ēka foli nė atė rasė deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqė dorė nga Alsace-Loren? Pse nuk do tė guxojshit ju, deputetė italianė, me heqė dorė prej viseve italiane qė gjinden nėn Austri ? Pse i keni dalė zot Greqisė kundra Turqisė nė Kongresin e Berlinit ? Vetėm mbėshtetun nė parimin e kombėsisė! E pra, kujtoj unė, se, pėr me qenė burra fjale, ne na duhet me thanė edhe pėr Shqipni ato ēka thamė edhe pėr tė tjerė nė Paris, Romė, Athinė, Varshavė... Nė mos paēa harrue, siē kam ndi prej profesorėve tė mij, Grotius ka pasė thanė se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por pėrkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gėrthet: “Ani, ndėrrojani zotat, por tė paktėn pyetni kėto bagėti njerėzore qė quhen popull !”