Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Ethem Haxhiademi

    gazeta 55

    ---------

    Me rastin e 101‑vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit Ethem Haxhiademi

    Mesazhe qė nuk mėnojnė tė vijnė, sėrish, tek lexuesi

    Nga Tomor Plangaric

    Ekzistojnė arssye jo tė pakta qė hera‑herės fama e shkrimtarit, artistit, filozofit apo studiuesit tė mos kushtėzohet nga vlera e veprės dhe mesazheve qė pėrēohen, por nga tregues tė tjerė jashtėletrarė, jashtartistikė, jashtėshkencorė e, mė sė shumti, jointelektualė. Nė kėto raste, gjithsesi, mė tepėr se vetė krijuesit, dėmet prekin lexuesit, qė privohen nga pėrvetėsimi i vlerave tė pėrftuara, prekin lexuesit qė mbeten tė mangėt nė mjediset qė, megjithatė, i kanė krijuar ato vlera.

    Ndaj procesi i leximit, rileximit, shqyrtimit dhe rishqyrtimit, madje edhe vlerėsimit nuk ėshtė i fundėm, por tejet dinamik, me tė papritura dhe befasira. Nė kėto raste vepra letrare dhe autorėt nuk mėnojnė sė lėshuari mesazhe, pavarėsisht nga koha e burimit fillestar tė emetimit. Ndaj pas shuarjes sė kureshtjes sė ligjshme qė lind kur bie nė kontakt me njė vepėr jo shumė tė njohur, e pėr mė tepėr tė harruar a tė ndaluar, nė mėnyrė po aq tė ligjshme ngre krye kėrshėria qė tė shtyn ta vėsh atė vepėr nė sistemin e kulturės sė pėrvetėsuar dhe tė shtresuar nė vetėdije, t’i gjesh vend mes veprave qė rezonojnė mė shumė a mė pak me paraqėlqimet e tua. Por mė tej, nė plan mė tė gjerė sociokulturor, pasi fillon tė bėsh lexime e rilexime tė saj, tė hulumtosh dhe pėrqasėsh, kėrkon t’i gjesh vend veprės nė sistemin e pėrgjithshėm tė vlerave letrare kombėtare. Nė leximin e parė, tė dytė a tė tretė vendi tė duket herė tepėr i gjerė e herė tepėr i ngushtė. Duke synuar objektivitet pėr veprėn pėrkatėse, mund tė mos gjesh vend, por nė tė kundėrt, kur sheh qė ajo zė vend mirė nė sistemin e vlerave letrare, e pėrforcon strukturėn e kėtij sistemi, padyshim, nė kėtė rast, lumturohesh. Kėtė fat, tė rastit tė dytė tė ofron vepra e Ethem Haxhiademit, dramaturgjia, por edhe lirika e tij.

    Kjo vepėr ėshtė e njohur nga njė brez i vjetėr lexuesish tek tė cilėt kėnaqėsia estetike qė ajo i ka sjellė, sidoqoftė, ka qėndruar e kyēur, e ndrydhur dhe disi e mjegulluar diku thellė nė vetėdije; ėshtė e panjohur ose e njohur pjesshėm, jo nga leximi i drejtpėrdrejtė, por nga interpretimet e ndryshme tė tė tjerėve, tek njė brez i mesėm lexuesish, tek tė cilėt ndjehet njė farė dyshimi dhe indiference artistike; po synohet tė njihet, por nė mėnyrė tejet fragmentare dhe shumė herė tė papėrshtatshme nga brezi mė i ri i lexuesve qė, kujtoj, duhet tė kenė edhe kėrshėrinė mė tė madhe pėr tė zbuluar vlerat.

    Padyshim, vlerėsimi a rivlerėsimi ėshtė tepėr kompleks, me pėrbėrės kulturorė, letrarė, gjinorė, llojorė etj. Shkenca jonė letrare, dhjetėvjeēarin e fundit, po e vė nė vendin e duhur dhe tė merituar kėtė shkrimtar, qė i sjell vlera letėrsisė kombėtare, si dhe nder plejadės sė krijuesve nė fushėn e letrave.

    Ethem Haxhiademi u lind nė Elbasan mė 8 mars 1902, nė njė familje me tradita patriotike dhe kulturėdashėse. Kaloi njė jetė tė mbushur me shqetėsim intelektual dhe krijues, me pozicione sociale dhe politike tė udhėhequra nga parimet e nacionalizmit dhe humanizmit. Ėshtė ndėr krijuesit mė nė zė tė dramatikės a tė tragjedisė shqiptare, duke vėnė gurė themeltarė nė tė, por qė i mbylli tetėmbėdhjetė vitet e fundit tė jetės sė tij nė njė mėnyrė tragjike, nė ferrin e burgjeve tė diktaturės, ku edhe vdiq mė 1965. Mori formim tė gjithanshėm intelektual dhe kaloi nė rrugė tė pashkelura nė artin tonė dramatik.

    Pas mbarimit tė shkollės qytetėse tė Elbasanit, mbaron studimet e mesme nė Leēe tė Italisė e Insbruk tė Austrisė (1919‑1923) dhe studimet e larta nė Berlin e Vjenė (1924‑1928), duke u diplomuar nė shkencat politiko‑juridike. Pasi kthehet nė atdhe kalon nėpėr njė karrierė administrative me zigzake, por nė njė rrugė tė suksesshme letrare e krijuese.

    I papajtueshėm me kompromiset e paprincipta administrative, ai i qėndron besnik bindjeve tė tij, duke mos toleruar dhe duke qenė i vendosur tė pėrballojė pasojat. Ai krijon korpusin e tij letrar, duke synuar vlerat artistike dhe ngritjen nė art tė virtytit njerėzor, dhe jo duke i shėrbyer politikave tė kohės apo tė ditės. Ky qėndrim i shkaktoi zigzaket nė jetėn administrative nė vitet 30‑40, dhe, mė tej, burgosjen nė vitin 1946, bashkė me shumė intelektualė tė tjerė, qė nė mėnyra tė ndryshme s’u pajtuan me regjimin komunist. Pėr Haxhiademin orientimi politik duhej tė pėrcaktohej nga zgjidhja e ēėshtjes Kombėtare dhe e qėndrimit humanist nė marrėdhėniet mes njerėzve dhe qeverisjes sė tyre.

    Ka filluar tė shkruajė e tė botojė qysh nė moshė tė njomė nė revistat dhe gazetat e kohės. Boton nė to shkrime tė ndryshme tė natyrės historike, kulturore, enciklopedike dhe letrare. Krijimet mė tė hershme i botoi nė revistėn “Kopshti Letrar”. Nė kėto shkrime tė hershme dalin nė pah disa nga treguesit e interesave dhe prirjeve tė Haxhiademit, qė do tė kultivoheshin mė tej dhe do tė merrnin status tė vėrtetė artistik nė tragjeditė e tij dhe krijimet poetike.

    Spikat interesi i tij pėr historinė e antikitetit dhe personalitetet e asaj periudhe, aftėsitė e tij pėr tė ngritur nė art dukuritė reale tė cilat ai i pėrjetonte nė ankth apo gėzim, me dhimbje apo dashuri.

    Mė 1922 pėrkthen dhe boton “Bukoliket” e Virgjilit. Mė 1924 shkruan nė Berlin tragjedinė “Ulisi”, mė 1926 shkruan nė Vjenė tragjedinė “Akili” dhe mė 1928 shkruan nė Lushnje tragjedinė “Aleksandri”. Tė tria tragjeditė i boton nė Tiranė mė 1931. Mė vonė shkruan dhe boton tragjedinė “Pirrua”, 1934, “Skėnderbeu”, 1935, “Diomedi”, 1936 dhe “Abeli”, 1938. Mė 1937 pėrgatit pėr botim vėllimin poetik “Lyra”, qė e boton mė 1939. Nė vitet e burgut shkruan romanin “Jeta e njeriut” dhe dramėn “Koha e premtueme”, vepra ende tė panjohura.

    Vepra e Haxhiademit, me kufij tė gjerė kohorė dhe hapėsinorė, evokon tė kaluarėn e hershme e tė vonė, si njė kėndvėshtrim i tė vėrtetave tė gjithėkohshme.

    Gjeografia artistike e tragjedive tė Haxhiademit rrok hapėsira tė gjera, duke u shtrirė nė kufij ndėrballkanikė. Sipas natyrės sė tragjedisė klasike, subjektet e antikitetit, lashtėsisė apo mesjetės, bile edhe ato tė prehistorisė biblike vihen nė funksion tė njė problematike e cila gjen rrezonim me dukuritė, idetė dhe problematikėn qė karakterizon realitetin e kohės. Pėrmes tragjedive tė tij Haxhiademi synoi tė krijojė realitete artistike tė cilat do tė ishin tė pėrvetėsueshėm estetikisht prej lexuesit dhe pėrmes kėtij pėrvetėsimi estetik, ato do tė bėheshin mė dinjitozė nė marrėdhėniet me njėri‑tjetrin, me kombin, me shtetin, me traditėn e tyre, me moralin qė trashėgojnė dhe kultivojnė pėr tė ardhmen. Kėto synime ai i arriti pėrmes nivelit cilėsor tė krijimtarisė sė tij, si asnjė tjetėr nė dramatikėn shqiptare. Ndaj, nė tragjeditė e tij, mesazhet janė komplekse. Ato vijnė qoftė nga oborret mbretėrore tė antikitetit, nga sofra e hyjnive apo gjysmėhyjnive, nga mesjeta apo shekulli XV, nga mbretėrit ilirė apo shqiptarė, nga mitologjia greke apo ajo biblike. Le tė kujtojmė kėtu vetėm titujt e tragjedive: Ulisi, Akili, Aleksandri, Pirroja, Skėnderbeu, Diomedi, Abeli. Mesazhet lindin dhe nisin tė pėrēohen nga pėrplasja artistikisht, pėrmes veprimit dramatik nė tragjedi; ato janė tė kapshėm, tė pranueshėm dhe tė dėshiruar nga publiku dhe lexuesi i thjeshtė. (Analiza e kėtij korpusi letrar tė fushės sė dramatikės dhe e vle

    Regjistrin e lartė tė organizimit tė mesazhit nė tragjedi (tė kushtėzuar nga vetė lloji letrar), Haxhiademi do ta bėjė akoma mė tė kuptueshėm e mė tė pranueshėm pėrmes krijimtarisė sė tij poetike, qė, si dhe tragjeditė, shfaqet me pamje tepėr interesante.

    Leximi dhe vlerėsimi i veprės poetike tė E.Haxhiademit nga kuota e epokės sė tanishme, kuotė e cila bart nė vetvete edhe evoluimin e mjeteve shprehėse poetike nga njėra anė, dhe, nė pėrputhje me to, njė tėrėsi treguesish qė formėsojnė njė qėndrim, njė ndjesi dhe njė matės tė caktuar pėr vlerat poetike, nga ana tjetėr, e bėn disi tė ndėrlikuar qėndrimin ndaj lirikės sė Haxhiademit. Pėr mė tepėr, nė poezi ai priret tė jetė sa mė origjinal dhe, pas tij, ato rrugė qė ai u nis nė poezi s’para u shkelėn, pasi u konsideruan tė gabuara, tė shtrembėra, realiteti artistik qė ato zbulonin antikombėtar, antipopullor etj. Kėshtu qė me kodin e tij artistik lexuesi nuk ėshtė fort i familjarizuar. Ky kod i shfaqet atij nė mėnyrė tė pandėrmjetshme, ballazi. Nga kjo pikėpamje ky kod ėshtė sa afėr, aq edhe larg lexuesit. Sidoqoftė, lirika e Haxhiademit ėshtė e endur me dashurinė dhe dhimbjen njerėzore, ėshtė e formėsuar mirė, me njė sistem harmonioz mjetesh dhe teknikash poetike dhe si e tillė ajo i ka tė mbrujtura vlerat qė shpėrthejnė kufijtė kohorė. Ndaj edhe sot do tė rrezonojė nė shpirtin e lexuesit.

    Lirika e tij shkruhet kryesisht nė fillim tė viteve ’30, nė horizontin e tė cilėve ndihej ende qartė jehona e idesė kombėtare, sipas formėsimit qė ajo mori gjatė Rilindjes, por e amplifikuar nė mėnyra dhe profile tė ndryshme gjatė periudhės sė Pavarėsisė, nga njėra anė (kujto veē tė tjerash pas Rilindjes Mjedėn, Asdrenin e mė sė fundi Fishtėn e ndonjė tjetėr), dhe, nga ana tjetėr, nė njė kohė kur po ravijėzohej njė problematikė e ashpėr sociale, qė po kushtėzonte prirje tė reja tė arkitekturės letrare, njė drejtim tė ri letrar. Vepra poetike e Haxhiademit strukturohet e ndikuar pikėrisht nga ajo ēka jehonte nė horizont si vlerė, por qė kėrkonte ridimensionim, dhe qė vėrtet po ridimensionohej si njė ide shumėpėrmasore. Nė kėtė kontekst kulturor e artistik Haxhiademi do tė kėrkonte rrugėn e tij. Ajo do tė projektohej e strukturohej me veēanėsinė e drejtimit tė talentit tė tij, formimit intelektual e artistik tė tij, predispozicionit, ndjeshmėrisė dhe aftėsisė krijuese.

    Ai i ndėrgjegjėsonte prirjet e tij nė fushėn e letrave, ndaj nė skenėn e letėrsisė shqiptare donte tė luante rolin e tij sa mė dinjitoz. Pėr atė ishte e rėndėsishme tė sillte kontribut pėr letėrsinė tonė, pavarėsisht se nė kėtė skenė do tė ishte aktor i planit tė parė apo jo.

    Ndaj mė 1937 pėrmbledh nė njė vėllim krijime poetike tė shkruara nė rrjedhė tė viteve, modeste nė sasi, por tepėr pretenduese pėr universin artistik qė ofrojnė. Siē thekson autori nė parathėnien qė pėrcjell vėllimin “njė punė e pakėt, por e kujdesėshme, qi besoj se do t’i vlejė mjaft literaturės s’onė tė varfėn”. Vėllimi botohet mė 1939, nėn titullin “Lyra”. Ai pėrmbledh 10 krijime: “Galatés”, shkruar mė 1927; “Nymfat e Shkuminit”, 1933; “Nata e zezė”, 1934; “Naim Frashėrit”, 1934; “Prej sė largu”, 1934; “Asaj”, 1934; “Lufta e dragojve me kuēedrėn”, 1934; “Andrra e jetės”, 1935; “Koha e kalueme”, 1935; “Kanga shekullore 1912‑1937”, botuar mė 1937.

    Duke lexuar kėtė vėllim dhe duke u nisur nga pohimi i njohur se “Bota e shprehur nė poezi ėshtė bota e poetit, ashtu si e ka ai, si e mendon ai, por nė njė formė tė pranueshme pėr tė tjerėt, sociale”, mund tė arrijmė nė konkluzionin se kemi tė bėjmė me njė poet me ndjeshmėri tė spikatur, entuziast dhe idilik ndaj vlerave historike dhe mendėsive popullore.

    Realiteti artistik nė poezinė e Haxhiademit dimensionohet nė dy plane kryesore:

    Njeriu me dashurinė dhe, sidomos, me dhimbjen e tij. Nė kėtė aspekt, qė kap pjesėn mė tė madhe tė territorit dhe hapėsirės sė realitetit tė tij artistik, gjėllin ndjesia pėr vajzėn, gruan, nėnėn, vėllain, babain, mikun, poetin, patriotin, atdheun, bukurinė, shėmtinė, tmerrin, frikėn, dhimbjen, fatkeqėsinė, mėshirėn, errėsirėn, dritėn, gazin, shpresėn, embėlsinė, hidhėrimin.

    Lidhur ngushtė me kėtė univers njerėzor, nė dritėhijet e tė cilit pėrplasen fate dhe jetė njerėzish, si njė ngushėllim ose pamje mė e qartė, krijohet njė univers i dytė, me qenie dhe jetė konvencionalisht jotokėsore, por nė kufijtė e kėtij realiteti artistik tepėr reale dhe vepruese. ‑ Universi i nimfave, shtojzavalleve e qenieve tė tjera mitologjike. Si pėr kontrast tė fortė, e tė plotė edhe ky univers i dytė merr dritėhijet e tė parit. Duke abstraguar poetikisht, kėto dy universe sikur shkrihen, i humbasin kufijtė, ngėrthehen nė gėzimet, shpresat dhe tragjeditė reciproke.
    Nė kėtė mjedis artistik tė krijuar nga autori pėrqasja klasike e mira , e keqja, drita, ėrresira, gėzimi‑dėshpėrimi, jeta‑vdekja vjen me njė ngjyrė tepėr shqiptare, e kapshme dhe artistikisht e realizuar. Nga Galatési, nėna, Sofija, Naimi, babai, nimfa, Parceja, Atropja, kuēedra etj., si personazhe, nga konceptet qėndrore jeta, vdekja, trupi, shpirti, natyra, njeriu, atdheu, patriotizmi, dashuria, hidhėrimi ėshtė endur njė tekst poetik qė bėhet shprehės jo vetėm i njė mendėsie tė pėrgjithshme, por, sidomos, edhe i njė mendėsie shqiptare, popullore, lokale.

    Mesazhet qė vepra e Haxhiademit ofron, lirika e tij, por sidomos dramatika nuk reshtin sė emetuari vlera, pėr tė cilat vetėdija estetike e lexuesit ka nevojė. Nė raste pėrvjetorėsh, duke i bėrė homazh kontributeve, ne kemi mundėsinė, gjithashtu, tė kujtohemi edhe pėr vlerat qė na mungojnė.


    --------------------gazeta 55 --------

  2. #2
    Et'hem Haxhaidemi u kthye nė atdhe nė vjeshtėn e vitit 1928. Mbas studimeve tė mesme nė Leēe tė Italisė dhe Insbruk tė Austrisė, mbas atyreve tė larta nė Berlin e Vjenė, vinte me diplomėn e shkencave politiko‑juridike nė xhep. Veē kėsaj, nė valixhe ose nė njėrėn nga baulet e librave duhej tė kishte edhe tufėzėn e poezive kushtuar njė vajze tė quajtur Galatea, pėrkthimin hekzametrik tė Bukolikeve tė Virgjilit dhe dy tragjedi qė ėndėrronte t'i botonte me tė gjetur mundėsinė. Nė Shqipėri, mė parė se botuesit, e prisnin zyrat e administratės sė lartė civile tė Mbretėrisė. Emri i tij hynte nė listat e nomenklaturės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme: nėnprefekt nė Lushnjė, mandej nė Shijak, Sarandė, Gjirokastėr. Nė Lushnjė shkruan tragjedinė e tretė, nė Gjirokastėr tė katėrtėn, tė pestėn dhe tė gjashtėn. Kur i bėhen gjashtė libra tė botuar, mė 1936 pushohet nga puna si "antizogist"; njė pushim qė vijon deri mė 1939‑n. Tragjedia e botuar mė 1938 do tė jetė e shtata, por edhe e fundit. Njė vit mė mbas mbledh nė njė vėllim, Lyra, poezitė e shkruara ndėr vitet 1927‑1937. Nėpunėsi dramaturg, pa ndonjė dyshim, e kishte kuptuar statusin tragjik tė krijuesit, madje nė pėrgjithėsi atė tė intelektualit, nė Shqipėrinė e kohės. Ja se ēfarė shkruante te Lyra:

    "Nė nji kohė si kjo e jona, me u marrė njeriu me poezi a me ēdo art tjetėr tė bukur asht nji punė e kotė, nji mundim i pafrytshėm. Artisti apo shkrimtari shqiptar, qi t'u bajė ballė nevojave tė jetės, duhet ma pėrpara tė merret me ndonji punė tjetėr, me ndonji punė qi ep bukė, siē flitet kėtu nė Shqipnķ, dhe pėr mjeshtrin qi i flet zemra tė punojė nėpėr orė pushimi ose tė lajė mangut gjumin e natės. Me fjalė tė tjera, tė bajė nji sakrificė dhe nji sakrificė tė madhe. Tė rrijė pa dėfrime jete, tė rrijė pa prehje e qetėsi, tė rrijė ma nė fund edhe pa gjumė, pėr tė krijue diēka tė bukur dhe artistike. Epoka e jonė materiale tė tillė njerėz i quen tė sėmundė. Dhe deri diku asht e drejtė. Mundimi i vazhdueshėm duhet tė pjelli nė fund frytin e shpėrblimit. Pse me u mundue me mjellun nė kopshtin e jetės pemė qi nxjerrin gjithmonė lule dhe nuk lidhin kurrė as ndoji kokėrr tė vogėl?"

    Ndonėse nga viti 1939 i ofrojnė pėrsėri funksion nė administratė, kėsaj radhe si drejtor i Drejtorisė sė Komunave tė Shqipėrisė, duket se ėshtė periudhė dilemash tė mėdha. Madje mė 1943 vjen edhe pėr tė njė ndėrkohė "ilegaliteti". Por pėr Haxhiademin, si specialist i politologjisė dhe njėherėsh krijues, ėshtė edhe periudha ndoshta mė interesante e jetės. Me krahun profashisht e ndajnė mjaft gjėra. Me krahun nacionalist e tėrheq njė prirje atdhetare. Me krahun komunist e afron lufta pėr ēlirimin e vendit. Ndėrkohė qė me nacionalistė e ndan politika e kompromiseve dhe pėrēarjeve nė klane, edhe me komunistėt e ndan kthesa fatale qė lufta e tyre po merr.

    * * *

    Te dy tragjeditė e para, Uliksi dhe Akili, dramaturgu ishte pėrpjekur ta hiqte velin e ekuilibrit e tė ataraksisė me tė cilin i kanė mėveshur kėto subjekte autorėt klasikė. Heronjtė e tij delnin nė njė dritė mė tė ashpėr, porse mė reale. Damari i njė mendėsie shqiptare ndihej i fortė ndėr ta. Nė njė kuptim, tė dyja kėto tragjedi paraqitnin reminshenca tė dukshme tė ndjenjės tragjike tė hakmarrjes shqiptare. Tri tragjedi tė tjera, Aleksandri, Pirrua dhe Skėnderbeu u shkruan nė Shqipėri: pėrkatėsisht nė Lushnjė mė 1928, nė Gjirokastėr mė 1934, po nė Gjirokastėr mė 1935. Edhe subjektet e tyre qenė nxjerrė prej "historisė kombėtare", si shėnohej edhe nė parathėniet e tyre. Nga Uliksi dhe Akili tek Aleksandri, Pirroja dhe Skėnderbeu shikohet si ėshtė zhvendosur interesi i autorit ndaj figurave qė bėnte heronj tė tragjedive tė veta. Si shkrimtar, por jo vetėm si shkrimtar, e shprehur kredon e tij krijuese me vargjet: "Se n'veprat e kaluėme do t'mbėshtetet/ Nji komb qi ka vendos gjithnji tė mbetet".

    Tragjedia e tij e parafundit ishte Diomedi (1936), ndėrsa e fundit Abeli (1938). Mbas tragjedive tė intrigave politike, tė hakmarrjeve e tradhtive konbėtare, ē'pėrfaqėsonin kėto dy tė fundit? Subjekti i Diomedit ishte njė shkartisje lėnde nga mitologjia greke dhe ajo ilire. Mbas njė kryengritjeje tė popullsive ilire, Dauni mbret i Iliresė ikte dhe vendosej nė Itali sė toku me disa besnikė. Nė Itali ngrinte qytetin e Daunisė dhe formonte njė shtet mė vete. Me prishjen e Trojės vinte nė mbretėrinė e Daunit edhe Diomedi me tė vėllain, Alainin. Nė njė luftė qė i shpallte Daunit popullsia fqinje e mesapėve, Diomedi i ndihmonte me armė e ushtri sa mund tė thuhet se vetėm falė tij mbreti ilir ia arriti tė delte fitimtar. Si shpėrblim pėr ndihmėn, Dauni i propozonte Diomedit tė bėnin krushqi duke i dhėnė atij pėr grua bijėn e vet, Evipen. Mirėpo Evipeja, fshehurazi, dashurohej me Alainin, vėllain e Diomedit. Kėta tė dy, pėr t'ia prishur planin mbretit, i shtinė kėtij nė vesh se Diomedi po kurdiste njė komplot pėr ta rrėzuar nga froni. Dalngadalė Dauni fillonte t'i besonte intrigės. Atėhere ai jo vetėm qė e tėrhoqi propozimin pėr t'i dhėnė Diomedit bijėn pėr grua, por shpallte se Evipen do t'ia jepte atij qė do tė vriste Diomedin. I verbuar nga pasioni, Alaini shkonte dhe e vriste tė vėllain nė gjumė, mandej vinte e i kėrkonte Daunit tė bijėn pėr grua, simbas fjalės, por Dauni nuk pranonte tė bėnte dhėndėr vrasėsin e vėllait dhe e pėrzente atė.

    Njė dimension i ri, pra, ndėrkallej nė indin e tragjedive tė shkrimtarit: vėllavrasja politike. Ky dimension do tė merrte dukje mė tė qartė tė tragjedia tjetėr, Abeli. Tek Abeli, si pėr ilustrim mė tė efektshėm tė kėtij dimensioni, lėnda nxirrej nga njė burim edhe mė i lashtė: nga Testamenti i Vjetėr: mėkatit tė vėllavrasjes i kundėrvihej mallkimi i vėllavrasjes simbas Biblės: "Dhe qofsh i mallkuar mbi tokė qė hape gojėn pėr tė pirė gjakun e tėt vėllai dhe e prite kėtė gjak me duart e tua./ Kur tė mbjellėsh arėn, mos tė sjelltė kurrė prodhim. Pa vend e trevė bredhsh ti mė gjithė botėn...". Ē'parandjenjė tragjike tė ketė qenė ajo qė e shtynte Haxhiademin t'i jepte fund heptalogjisė sė tij tragjike me kėto dy "tragjedi vėllavrasėse", sidmos me Abelin?

    Thonė qė kritika, jo rrallė, ėshtė e prirur tė zbulojė nė veprat letrare profeci qė as autorėve nuk u kanė rėnė nė mend. Por, ēfarė do tė thėnė qė autorit t'i bjerė diēka nė mend? Sa tė sigurtė jemi qė, nė rastin e krijimit, mund tė flitet pėr burime tė vetėdijes apo tė nėnvetėdijes? Mė 1936‑n, kur botohej Diomedi, nė Europė qe ndezur njė qendėr zjarri: Lufta e Spanjės. Aty qe ngritur vėrtet vėllai kundėr vėllait. Mbas botimit tė Abelit, edhe Shqipėria do tė niste tė bėhej arenė e njė lufte tė re. Ajo qė do tė quhej Luftė Nacionalēlirimtare njė ditė, kur tė vendosej nė dritėn e vėrtetė, do tė ndahej dy pjesėsh: luftė ēlirimtare dhe luftė vėllavrasėse. Si do tė kuptohej atėherė mallkimi i Haxhiademit: "Qofsh i mallkue, i poshtun, ti pėr jetė,/ Prej nesh edhe prej zotit tė vėrtetė/ Zemra e jote kurr mos paft gėzime,/ N'mjerimin tand ne gjetshim ngushullime./ Ti qi na dhe pėr pleqėni kėt tmerr,/ Tė bift n'vend t'grunit n'arėn tande ferr./ Jo vetėm ti por dhe fėmijėt tuėj/ Mėnin e madhe paēin tė gjithkuėj//Paēin bashk'me urrejtjen e njerzķs,/ Mallkimet e Krijuėsit tė Gjithsķs"?

    * * *

    Tė shumtėt e teoricienėve tė tragjedisė e pranojnė metaforėn simbas sė cilės heroi tragjik duhet tė ndodhet tipikisht nė majė tė rrotės sė fatit. Kjo pėrcakton pozitėn e tij tė ndėrmjetme: mes shoqėrisė njerėzore nė tokė dhe shoqėrisė hyjnore nė qiell. Ose mes "mbarėhyjnores" dhe "mbarėnjerėzores", simbas emėrtimit tė Northrop Fray‑t. Tek Abeli nė rrotėn e fatit ndodhen tė mbėrthyer, nė pozita tė ndryshme, dy protagonistėt: vėllezėrit Kain dhe Abel. Kur hapet tragjedia, rrota e fatit ka filluar lėvizjen e vet tė pashmangshme, duke tėrhequr teposhtė Kainin. Sikurse e pohon edhe vetė, subjektin Haxhiademi e ka nxjerrė prej kalesės sė famshme tė Testamentit tė Vjetėr, kreu IV i Librit tė parė tė Moisiut, ku pėr djemtė e Adamit dhe Evės rrėfehet: "Edhe Adami njohu gruan e vet Evėn, edhe ajo u ngjit me barrė edhe lindi Kainin edhe tha: Unė fitova njė mashkull me Zotin./ Edhe ajo vazhdoi nė kėtė mėnyrė dhe lindi Abelin, vėllain e tij. Edhe Abeli u bė bari, Kaini nga ana e tij bujk./ Por ndodhi qė, mbas zakoneve tė asaj kohe, Kaini i solli fli Zotit prej pemėve tė arės./ Ndėrsa Abeli i solli prej qengjave tė tufės sė vet dhe prej bulmetit tė tyre. Edhe Zoti pa me sy mė tė mirė flinė e Abelit./ Ndėrsa Kainin dhe flinė e tij nuk e pa me sy tė mirė. Nga kjo Kaini u zemėrua tepėr edhe u vrenjt nė fytyrė./ Ndaj Zoti i foli Kainit: Pse zemėrohesh ti? Edhe pse vrenjtesh nė fytyrė?/ Po qe se ti beson, tė duan. Po qe se nuk beson, faji qėndron para derės dhe tė pret ty: por ti sundoje atė./ Mandej Kaini i foli tė vėllait, Abelit. Edhe kur qėlloi qė u gjendėn nė arė, u ngrit Kaini kundėr tė vėllait edhe e vrau./ Mandej Zoti i foli Kainit: Ku ėshtė yt vėlla, Abeli? Ai u gjegj: Nuk e di. Pse, unė do ta ruaj tim vėlla?/ Por Zoti foli: Ēfarė bėre? Zėri i gjakut tė tėt vėllai mė thėrret nga dheu!"

    Nė traditėn europiane ky motiv i vėllavrasjes ėshtė pėrdorur dendur, por, me sa mund tė vėshtrohet konkretisht prej tragjedisė sė Haxhiademit, marrja aty e motivit ėshtė bėrė drejtpėrsėdrejti, pa ndėrmjetėsi tė ndonjė vepre tjetėr. Mund tė burojė sė kėndejmi edhe ai farė gjenuiniteti, ndonjėherė deri nė naivitet, qė e karakterizon veprėn. Nė parathėnien e botimit (1938) autori shėnonte: "Me kėtė pjesė, nė tė cilėn luejnė njerėzit ma tė parė tė botės, desha tė ngas nji plagė shoqnore. Dashnija vėllaznore nuk rrjedh nga afėrimi i gjakut, sikundėr besojnė tė gjithė, por, mbas pikėpamjes sime, nga edukata e prindėrvet". Analiza, pra, nis nga familja. Dimensioni familjar, qė shfaqet, pėrkon me parimin kristian, me sa duket tė transmetuar prej judaizmit, simbas tė cilit Mbretėria e Qiellit fillon nė familje.

    Nė skenėn 1 tė aktit I ēėshtja kryesore qė rrihet ėshtė ajo e fatalitetit njerėzor pėr tė kaluar nga bjerja nė bjerje. Adami dhe Eva, autorėt e sė parės bjerrje, diskutojnė tė brengosur pėr harmoninė e prishur mes njerėzve, pėr paqen e thyer. Skena shfaqet vėrtet tronditėse, po tė pėrfytyrohet se ka tė bėjė me agimin e historisė njerėzore, kur Zoti biblik sapo pati nisur tė realizonte botėn e tij ideale dhe diēka tragjike ndodhi: njerėzit e parė e humbėn Zotin. Burri i parė dhe gruaja e parė dėshtuan nė realizimin e potencialit tė tyre dhe transmetimi i "Zotit tė humbur"do tė vajojė pėr mbasardhėsit, duke filluar prej djemve tė tyre.

    Lufta mes Kainit dhe Abelit zhvillohet nė disa rrafshe. I pari ėshtė ai fizik: Kaini e kėrcėnon tė vėllain se do ta vrasė. Po mė i rėndėsishmi del rrafshi shpirtėror e mendor, me tė cilin lakmon tė merret tragjediani. Si e kėtillė, lufta shdėrrohet nė njė luftė ideologjike. Ideologjia e Kainit ėshtė urrejtja. Ai ėshtė xheloz dhe ziliqar pėr tė vėllanė. Ēdo fjalė, ēdo veprim i tij e acaron deri nė urrejtje. Shkaqet e kėsaj urrejtjeje, me sa duket, kalojnė pėrtej diferencimit prindėror, sė paku siē ėshtė trajtuar nė vepėr. Homeri pėrdor njė shprehje jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr teorinė e tragjedisė kur e bėn Zeusin tė flasė pėr Egjiptin si pėr njė hyper moron, d.m.th. superfat, pėrtejfat. Kaini e quan veten punėtor dhe Abelin parazit, e padit se ai u prish mendjen prindėrve me fjalė tė bukura nė dėm tė tė vėllait, se ėshtė hipokrit etj. "Unė tė rrita", i thotė ai tė vėllait ( II, 2), prandaj e shpall tė mosmiradijshėm.

    Ideologjia e Abelit ėshtė dashuria. Nuk ėshtė fjala pėr dashurinė nė kuptimin e saj tė banalizuar nga pėrdorimi i pėrditshėm. Abeli e vlerėson tė vėllain mė lart se veten, duke thėnė: "Kaini shumė ma tepėr se unė vlen" (I, 3). Nga shkallėt nėpėr tė cilat ngjitet ajo, mund tė kuptohet se dashuria e Abelit ėshtė dashuri e "njė lloji tė ri". Nė bisedimin vetėm pėr vetėm me Adamin, pra ndėrsa Kaini nuk ėshtė i pranishėm (III, 1), Abeli ngulmon pranė t'et qė prindėrit duhet ta duan Kainin mė shumė se atė vetė. Nė tė njėjtėn skenė ai vendos edhe njė hierarki jo tė zakontė duke i caktuar tė vėllait vendin e parė nė dashurinė e tij, ndėrsa prindėrve vendin mbas tė vėllait.

    Nuk ėshtė e vėshtirė tė vėrehet se Abeli, me sjelljet dhe arsyetimet e tij, synon tė instaurojė njė botėkuptim tė ri, nė themel tė tė cilit qėndron dashuria vėllazėrore. Qė ky paraqitet si njė botėkuptim i ri, na e dėshmon edhe Adami kur thėrret: "Ti, bir, tė duesh mė shum se ne tyt vlla?/ Ēudi kjo bot'ma t'madhe s'ka me pa!" (III, 1). Ky botėkuptim i ri, si ēdo botėkuptim qė sapo nis tė instaurohet, mund tė mos ngjajė fort racional. Vėrtet, ai ende nuk ėshtė plotėsisht i kuptueshėm, deri nė fund i shpjegueshėm. Ėshtė gjithsesi i mėveshur me njė mjegullnazė tė nėnvetėdijes, pėrderisa edhe sjellėsi i tij pohon: "Pse vllan ma tepėr due, nuk e kuptoj" (III, 1). Kėtu qėndron edhe tragjiciteti i heroit, tė cilin rrota e fatit ka filluar ta marrė pėrpjetė.

    Botėkuptimi i ri, simbas tė cilit urrejtjen tjetrit duhet t'ia luftosh duke e dashur sa mė shumė, ka njė pėrkim tė dukshėm me modernitetin kristian. Shprehet Abeli: "T'randoj mbi tź ma tepėr dashunija,/ Do t'i zmadhohet zelli dhe fuqija". Sa pėrket kėtė botėkuptim, Abeli mund tė pėrfillet si njė pararendės i Jezu Krishtit. Po tė kujtohet se motivi i vėllavrasjes i pėrket historisė sė judainjve, shihet se nė kontekstin historik ai bėn kalimin nė historinė e krishterizmit. (Kur bėj kėtė ndarje, e kuptoj historinė judaike duke nisur me Abrahamin dhe duke pėrfunduar me Jezu Krishtin, ndėrsa historinė e krishterė duke filluar me Jezuin e duke mbaruar me ardhjen e dytė tė Mesisė.) Nė kėtė mėnyrė, mbas dimensionit familjar, shfaqet njė dimension tjetėr: ai kombėtar.

    Nėse historia judaike ėshtė historia e pėrgatitjes sė njė kombi pėr tė pritur Zotin, historia e krishterė ėshtė histori e dėshtimit tė kombit pėrkatės nė kėtė pritje. Lufta mes Kainit dhe Abelit ėshtė ajo qė pėrjetėsisht e largoi njeriun nga Zoti. Dhe, si pėr t'i vajtur nė fund paraleles mes Abelit e Jezuit, mund tė thuhet se vdekja e Abelit paraqitet fatalisht e pashmangshme. Ashtu sikurse, po ta ndjekėsh hap mbas hapi jetėn e Jezuit, bindesh se pėr tė zgjidhje tjetėr, veē kryqit, nuk ka. Simbas ligjeve antike tė tragjedisė, heroi tragjik duhet tė pėrfundojė me vdekje. Nė njė subjekt ku protagonistė janė njerėzit e parė tė botės ke tė drejtė tė bėsh pyetjen se cili vallė pati qenė i vdekuri numėr njė i kėsaj bote. Pėrgjigjja ėshtė gjithaq tragjike. I vdekuri numėr njė i familjes sė parė njerėzore ėshtė pjella mė e njomė e kėsaj familjeje. Pra, nė njėfarė mėnyre, vdekja nis nga fundi. Pėr mė shumė, kjo vdekje e parė nė histori tė njerėzimit pėrurohet si njė vėllavrasje.

    * * *

    Dimensioni i ri futet tani kėtu: ai botėrori. Dhe, prej kėtij ēasti, nė historinė njerėzore mund tė flitet pėr luftė‑kain dhe luftė‑abel. Ashtu si nuk mund tė ketė harmoni nė familje pa dashurinė e vėllait ndaj vėllait, ashtu nuk mund tė ketė harmoni nė njė komb mes bashkėkombsve, nuk mund tė ketė paqe nė botė, nėse njerėzit nuk e duan njeri‑tjetrin vėllazėrisht.

    Nė kohėn kur e shkruante Haxhiademi Abelin, njerėzimi kishte dalė nga njė luftė e pashembullt vėllavrasėse, ku qenė pėrfshirė 16 kombe dhe, si pėrfundim, qenė vrarė ose plagosur jo mė pak se 30 milionė njerėz. Ishte quajtur me tė drejtė katastrofa mė e madhe qė pati njohur Europa. Mbas saj, liderėt e botės e kishin ndier nevojėn e konsolidimit tė njė paqeje tė pėrbotshme dhe patėn krijuar Lidhjen e Kombeve. Si ia doli tė pajtonte rreth dymbėdhjetė grindje territoriale, kjo Lidhje vajti drejt falimentimit tė saj pikėrisht prej paaftėsisė fatale pėr tė zgjidhur krizat e rėnda politike. Nuk kishin kaluar as 20 vjet mbas katastrofės sė parė, kur njė gjakderdhje tjetėr i kanosej njerėzimit : Lufta civile e shpėrthyer nė Spanjė. Ideologjia‑kain e ngritur kundėr ideologjisė‑abel pati shkaktuar njė luftė vėllavrasėse nė kuptimin mė tė saktė tė fjalės: nė Spanjė luftonin vėllai kundėr vėllait, ati kundėr birit, biri kundėr atit.

    Ashtu siē kishte dy lloje ideologjish dhe dy lloje luftėrash, mund tė pėrfytyroheshin tani edhe dy lloje revolucionesh: revolucion‑kain dhe revolucion‑abel. Nė Shqipėrinė e viteve 37‑38 ndeshja mes dy ideologjive kishte filluar. Kalimthi po pėrmend se ideologjia‑kain nė ato vite nuk pėrfaqėsohej vetėm prej krahut komunist, por edhe prej njė pjese tė krahut tė intelektualėve tė rinj simpatizues tė "diktaturės sė ndritur", mbas modeleve hitleriane e musoliniane. Kurrgjė pėr t'u habitur qė nė kėtė pjesė tė kėtillė tė bėnte pjesė edhe vetė Enver Hoxha me shkrimin "Z. Attaturk ase Mustafa Qemali", botuar nė gazetėn Illyria (7 mars 1936). "Pėrmes diktatorėve tė kohrave tona fytyra e Mustafa Qemalit ėshtė fytyra mė kurioze e mė origjinale. Nuk mban vendin e parė si Hitleri, Mussolini a Stalini etj.". Nga ana tjetėr, ideologjinė‑abel mund ta hasje asikohe te pėrfaqėsuesit e "neoshqiptarizmės". Frymėzimin filozofik tė kėsaj lėvizjeje mendore e pėrbėnte sistemi pozitivist i Komte‑it dhe i Durkheim‑it dhe rekomandimet e saj kryesore kishin tė bėnin me zhvillimin e shoqėrisė nėpėrmjet ideve, krijimin e njė solidariteti shoqėror nėpėrmjet harmonisė sociale, lavrimin e kulturės dhe edukatės si themel real pėr arritjen e njė uniteti kombėtar. "Rendi kolektiv", qė predikonin "neoshqiptarėt" parakuptonte ideale tė pėrbashkėta, tė cilat nuk kishin asnjė lidhje me konceptin e njė "lufte klasash"

    Pozita e Haxhiademit si intelektual nė kėtė luftė ideologjish shpallet edhe nėpėrmjet tragjedisė Abeli. Ideologjia‑abel, e mbrojtur nė tė, e lidh autorin me "neoshqiptarėt". Kur analizonin shkaqet e mbrapambejtjes, tė konflikteve sociale dhe tė pėrēarjes kombėtare, kėta nuk i gjenin ato te "raportet social‑ekonomike", sikundėr do tė mėsonte materializmi dialektik, por nė mendėsinė e njeriut shqiptarsi qenie sociale, nė mungesėn e njė edukate tė shėndoshė familjare etj., prej tė cilave edhe shqiptari, si gjithė popujt e botės, nuk ka qenė i privuar. Edhe Haxhiademi, tek Abeli, rrėnjėt e "plagėve shoqnore" i kėrkonte e i zbulonte tek edukata familjare.

    * * *

    Nė njė klimė tė tillė ēartjeje kombėtare dhe acarimi ndėrkombėtar, nė prag tė njė vėllavrasjeje e gjakderdhjeje tė re, njė shkrimtar tragjik predikonte ideologjinė e dashurisė sė pakufi, tė ēintersuar. S'thuhet dot nė ka pasur tė drejtė ndokush, nė atė kohė, ta quante kėtė "anakronizėm". Por mund tė thuhet se nė botėn e sotme, duke iu kthyer kėsaj ideologjie, filozofia moderne e ka emėrtuar me termin e ri Headėing ose Zotizėm. Dimensionet tani shtjellohen nė mėnyrė zbritėse. Pėr tė gjetur shkaqet pse paqja nė botė, tani e njėzet shekuj, ka qenė kaq e brishtė kalohet nga niveli botėror tek ai kombėtar, nga kombėtari te familjari, nga familjari tek individuali. Ngjan, pra, si njė rinovim i ideologjisė simbas sė cilės ēdonjėri prej nesh mund tė jetė potencialisht pikėnisje e paqes. "Dashuria ‑ thotė njė mendimtar bashkėkohor ‑ ėshtė e vetmja gjė qė, kur investohet plotėsisht, kthehet tėrėsisht. Kur investoni dashuri tė vėrtetė, nuk ka kurrfarė kamate. Njė investim dashurie 100 pėr qind ka pėr tė dhėnė njė interes 120 pėr qind. Ata qė japin dashuri tė vėrtetė duken sikur bėhėn gjithnjė mė tė varfėr e mė tė mjerė, por rezultati pėrfundimtar ėshtė e kundėrta". Tė ndėrtuar mbi njė dhėnie‑marrje tė kėtillė, ėshtė e pėrfytyrueshme lehtė se si do tė ishin njė familje, njė komb, njė botė.

    Por ja qė, nė kontrastim me kėtė ideal tė bukur, ideologjia‑kain ėshtė aty, tani dymijė vjet, e pamposhtur, e pangadhėnjyer. Nga tragjedia e Haxhiademit ngre krye vėllai qė i shpall tė vėllait: "Mos mė thėrrit ma vlla, se m'ke anmik!" (IV, 1). Dhe ėshtė njė njeri qė lumturinė e jetės e gjen pikėrisht nė kėtė mllef, nė kėtė shfryrje: "Nuk dėshiroj t'mė duesh, ma mirė m'urrej,/ Se kėshtu nė zemrėn time prehje gjej". Nėse ideologjia qė pėrpiqet tė instaurojė Abeli ngjante e papėrkryer, me atė mjegullnazėn e nėnvetėdijės, ideologjia e Kainit, pėrkundrazi, ėshtė e strukturuar mirė, e ndėrtuar deri nė fund, madje duket e institucionalizuar si njė doktrinė. Pa e lidhur nė mėnyrė rastėsore me doktrinėn marxiste, ‑ ndonėse ka studiues qė kėtė doktrinė nė ideologjinė‑kain e pėrfshijnė, ‑ nuk mund tė mos vihet re se tragjedia e Haxhiademit sugjeron diēka nė kėtė drejtim.

    Si thelb tė ideologjisė sė tij, Kaini ngre ēėshtjen e njeriut i cili ha nė kurriz tė njeriut qė punon, tė parazitit qė jeton nė limonti, ndėrkohė qė punėtori heq e vuan. Simbas parimit marxist, tė gjitha konfliktet nė kėtė botė ("lufta e klasave" mė e rėndėsishme ndėr to) kanė zėnė fill me ndarjen e punės dhe shfrytėzimin e njeriut prej njeriut. Duke kallėzuar pikėrisht kėtė padrejtėsi, nė skenėn 1 tė aktit II Kaini shfren: "Si mos t'mė dridhet buza kur tė flas,/ Si mos t'mė zi mue truni sa t'pėlcas,/ Kur shoh pėrtacin qi s'kap gja me dorė?" Tė vėshtrohen shkrimet e Marxit. Jo ato tek ai merret me analizat e ekonomisė politike, por ato nė tė cilat, sė toku me Engels‑in, ndėrton taktikėn dhe strategjinė e luftės sė proletariatit, kėsaj klase nga natyra me prirje hostile, tė zgjedhur simbas tyre prej historisė pėr njė mision tė lartė. Ky mision ėshtė ndėshkimi i padrejtėsisė: figurativisht pėrmbysja e atyre qė s'punojnė prej atyre qė punojnė. Proletari i Marx‑it duhet tė bėhet vrasėsi dhe njėkohėsisht "varrmihėsi" i dikujt. Pėrpos njė pjese tė madhe tė letrave drejtuar Engel‑sit, sidomos Manifesti paraqitet si njė tekst i mbrujtur me njė mllef hakmarrės tė pashok. Madje, ka tė ngjarė, tė jetė shembulli mė i pėrkryer i retorikės sė destruktivitetit modern. Tė kujtohen rufetė qė hedhin Marx‑i dhe Engel‑si, fyerjet qė lėshojnė, sharjet e rėnda, urrejtjen qė derdhin mbi "shfrytėzuesit"dhe "filisteizmin borgjez". Dhe tė bėhet krahasimi. Ka mundėsi qė te Kaini tė ndeshet arketipi i pėrdorur nga doktrinarėt e "luftės sė klasave": "Mos mė thėrrit ma vlla, se m'ke armik,/ Ti qysh prej kohe ke prish paqen time,/ Ti shkaku je qi un ma s'kam gėzime,/ Ti qe qi m'bane jetėn mue tė zezė,/ Dhe rroj si mos ma keq e pa ndonj'shpresė" ( IV, 1). Thelbi subversiv i kėsaj ideologjie ėshtė, siē kuptohet, zgjidhja e gjetur pėr t'i dhėnė fund gjendjes: vėllavrasja. Kėtė denoncon Haxhiademi nė tragjedinė, duke qėnė i bindur se njė familje qė ka pėr rregullator urrejtjen, nė vend tė dashurisė, nuk mund tė bėhet gur themeli pėr harmoninė shoqėrore, as pėr paqen kombėtare.

    Ajo qė nė kohė paqeje nė shoqėrinė shqiptare tė viteve '30 ziente e ndrydhur, nė kohė tė luftės do tė shpėrthente duke prurė mbas vetes njė varg aktesh tė trishtueshme. Revolucionet si ai qė ngjau nė Shqipėri krahasohen me valėt e rrėmbyera qė, sė toku me vlerat mė tė larta, nxjerrin pėrfaqe edhe pasionet mė tė ulėta, fundėritė mė neveritėse tė natyrės njerėzore.

    Ē'mund tė bėjė nė kėtė mes shkrimtari? Ai ėshtė i pafuqishėm ta ndryshojė rrjedhėn e historisė, e cila nuk pėrgatitet nė laboratorėt e tij. E kanė krahasuar vėrtet me njė perėndi tė vogėl. Por tė mos harrohet se as Zoti dhe as Mesia nuk mund ta ndreqin botėn me njė tė kėrcitur tė gishtrinjėve. Tė qe kėshtu, do ta kishin bėrė prej kohėsh. Si Zoti, ashtu edhe Mesia, kanė nė dorė mallkimin. Kėtė armė e ka trashėguar edhe shkrimtari. Ja mallkimi qė i lėshon Zoti Kainit nė Tekstin e Shenjtė: "Edhe qofsh i mallkuar mbi tokė, qė hape gojėn pėr tė pirė gjakun e tėt vėllai edhe e prite kėtė gjak me duart e tua./ Edhe kur tė mbjellėsh arėn, mos tė sjelltė kurrė prodhim. Pa vend e vatėr bredhsh ti nė botėn mbarė". Ndėrsa ja mallkimi i shkrimtarit ( V. 3): "Qofsh i mallkue, i poshtun ti pėrjetė,/Prej nesh edhe prej Zotit tė vėrtetė;/ Zemra e jote kurr mos paft gėzime,/ N'mjerimin tand ne gjetshim ngushėllime;/ Ti qė na dhe pėr pleqėri kėt tmerr,/ Tė bift n'vend t'grunit n'arėn tande ferr;/ Jo vetėm ti, por edhe fėmijėt tuej,/ Mėnin e madhe paēin tė gjithkuj,/ Paēin bashk me urrejtjen e njerėzķs/ Mallkimet e Krijuesit tė Gjithėsķs!"

    * * *

    Pėr Abelin e Haxhiademit mund tė thuhet se ėshtė shkruar si njė profeci pozitive. Marrja e pushtetit prej komunistėve nė Shqipėri, mė 1945, u duk sikur punonte nė kėtė kah. Pėr vetė autorin 1945‑a ėshtė viti kur nė Tiranė krijohet Lidhja e Shkrimtarėve dhe ai ėshtė njėri ndėr pjestarėt e parė tė saj, si dhe anėtar i Komitetit Drejtues; zgjidhet njėkohėsisht kryetar i degės sė Lidhjes pėr Elbasanin. Nė Shkollėn Normale, nga 1946 mė 1947, jep gjuhėn shqipe. Por mė 1947 ka filluar "gjahu i shtrigave" dhe Abeli, pėr autorin e saj, duket sikur funksionalizohet nė profeci negative. Haxhaidemi arrestohet, i konfiskohen librat e bibliotekės dhe tė gjitha dorėshkrimet. Tani e tutje do t'i duhet tė paguajė gjer edhe pėr nacionalizmin e tij: "Armik i Popullit". Skeda e dėnimit nuk ėshtė kushedi sa origjinale, ajo ėshtė e ngjashme me skedat e dėnimit tė tė Vinēenc Prennushit, Mitrush Kutelit e plot tė tjerė. Vetėm qė nė tė nuk shpjegohet se i cilit "popull". Haxhiademi, me siguri, ka qenė nė gjendje t'i pėrgjigjej kėsaj pyetjeje, pėrderisa vetė pati shkruar nė mars tė vitit 1937: "Drama e Ibsenit Armiku i Popullit e shpreh mjaft mirė botėn shqiptare kundrejt Punėtorit tė Muzavet". Dėnimi jepet me vdekje. I falet jeta, sikurse thuhet, nė sajė tė do ndėrhyrjeve "intelektuale": Aleksandėr Xhuvani, Omer Nishani etj. Gjashtė muaj para plotėsimit tė dėnimit, vdes nė burgun e Burrelit mė 17 mars 1965, nė moshėn 65‑vjeēare.

    Pėr dramaturgjinė e tij, me siguri, do tė shkruhet mė gjerė e mė thellė, si nė historinė e dramaturgjisė shqiptare, ashtu dhe nė atė tė letėrsisė. Sepse do tė tregoheshim mosmirėnjohės nė bėfshim sikur harrojmė qė Haxhiademi krijoi tragjedinė shqiptare nė kohėn kur njė tragjedi tė tillė thuejse nuk kishte; qė e ngriti dramėn shqiptare nė njė nivel europian. Mbasi, me gjithė kontributin e vlefshėm qė mund tė kenė sjellė nė themelet e dramaturgjisė kombėtare autorė si Zef Harapi, Foqion Postoli, Haki Stėrmilli apo njė Helenau, asnjėri syresh nuk la njė vepėr dramatike tė konsoliduar si Haxhiademi: njė heptalogji tragjike nė vargje, tė pashoqe edhe sot ditėn nė letrat shqipe. Mbas gati gjashtė dhjetėvjeēarėsh, kėto vepra dramatike mund tė bartin peshėn e njė "anakronizmi" apo "vjetėrsie", ēfarė ėshtė e natyrshme t'ua ketė dhėnė koha edhe kėtyreve, ashtu dhe shumicės sė krijimtarisė sė asaj periudhe. Porse vetė autori i tyre duket i sigurt e i qetė pėr punėn e tij kur, nė njė ritual horacian tė tipit "Exegi monumentum", shpallte: "Kėtyre u kujtoj pra qi godita/ Ca pėrmendore posi piramida"

    Prej bisedash me ish‑tė dėnuar politikė si ai, mėsohet se gjatė kryejes sė dėnimit Haxhiademi ka punuar njė kohė tė gjatė nė "repartet e pėrkthimit". (Nė dy‑tri burgjet kryesore tė Sqhiėprisė socialiste, siē ka pasur "reparte rrobaqepėsie", "reparte kėpucarie", "reparte zdrukthtarie" etj., paskėsh pasur edhe "reparte pėrkthimtarie".) Ku vallė tė kenė pėrfunduar frytet e njė pune tė tillė gati njėzetvjeēare tė njė njohėsi aq tė mirė tė greqishtes sė vjetėr, latinishtes, gjermannishtes, turqishtes, tė njė intelektuali tė dalluar pėr kulturėn klasike? Nga dėshmitė del qė nė burgun e Burrelit ai tė ketė shkruar edhe njė roman, qė ka qarkulluar fshehurazi, kapituj‑kapituj, mes tė burgosurve. (Tė mos ketė qarkulluar edhe mes operativėve, hetuesve?) Romani titullohej Jeta e njeriut dhe ndonjė ish‑i dėnuar ėshtė rrekur edhe tė riprodhjojė pjesė tė tij. Gjithsesi, e vėshtirė mbetet tė gjykohet se si vallė mund tė qe ky roman i njė tragjediani. Po nga ish‑tė burgosur tė Burrelit kam mėsuar pėr njė dramė qė kishte filluar tė shkruante shkrimtari vitin e fundit tė jetės. Ėndėrronte ta vinte nė skenė vetė, me shokėt e burgut. Ata nuk dinė me thėnė nė e mbaroi apo jo. Dikush e mban mend me titullin Koha e kalueme, dikush tjetėrsi Koha e premtueme. Ē'tė ketė dashur tė thotė me tė, prej terreve tė rėnda tė burgut, vitin e fundit tė jetės, dramaturgu gjashtėdhjetėvjeēar? Tė ketė qenė njė tragjedi me Diomedė e Alainė, Abelė e Kainė, Uliksė e Telegonė? Apo njė dramė intrigash politike, pasionesh pėr hakmarrje, tradhtish kombėtare, vėllavrasjesh? A u pati qėndruar besnik autori ideve qė kishte propaguar dikur tek Abeli?

    Pyetja mė joshėse, gjithsesi, do tė ishte: Ku do tė ndodhej Shqipėria, po qe se shqiptarėt do tė kishin ecur nėpėr ravėn e ēelur prej "ideologėve tė dashurisė"? Po qe se ata do tė kishin dėgjuar zėrin e shkrimtarėve si Haxhiademi? Hamendje tė tilla, mjerisht, mbeten thjesht kureshtje. Ato janė nė thelb ahistorike, pėrderisa vendosen nė tė kundėrtėn e fakteve. Prej historisė mund tė nxehet, pėr shembull, ēfarė tregon Taciti pėr ēmenduritė e Neronit. Suetoni, nga ana e tij, thotė se perandori Kaligula, nė njė shpėrthim pezmi, paskėsh klithur: "Ah, si nuk ka populli romak njė grykė tė vetme...!" Tragjike, apo jo? Por a mund tė pėrfytyrohet tjetėrsoj historia e Romės? Historia ėshtė ashtu siē e bėjnė popujt. Dhe tė thurrėsh hamendje post festum do tė thotė qė elementit real t'i imponosh elementin moral.

    Nė kėsi rastesh, as Zotit s'ke pse i bie nė qafė me tė tepėrt. Pėr tė ndrequr shoqėrinė njerėzore njerėzit janė bashkautorė me Zotin. Pėr tė ndėrtuar "botėn ideale" janė pėrgjegjės edhe ata. Shkrimtari, nė kėtė mes, nuk mund veēse tė japė pjesėn e vet tė autorėsisė: duke u bėrė predikues i njė ideologjie tė dashurisė nė prag tė shpėrthimit tė njė lufte‑kain. Duke ngulmuar nė besimin qė ideologjia‑abel duhet tė fitojė. Tekstet e Shenjta flasin edhe pėr anėn ngadhėnjyese tė kėsaj lufte: nė njė tjetėr motiv, nga Libri i Jakobit, Isaja do qė tė vrasė tė vėllanė, Jakobin. Sė fundi, pajtohen. Pra, mundėsia e pajtimit njeriut i ėshtė dhėnė. Ia ka predikuar kėtė edhe shkrimtari nė tragjedinė e vet, ndėrkohė qė e ka ulur Kainin pėrfund dhe heroin e botėkuptimit tė ri e ka ngritur nė majė tė rrotės sė fatit.

    1991‑1993

    Aurel Plasari

    gazeta 55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 11-06-2003 mė 00:04

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Mosha
    58
    Postime
    226

    Nymfat e Shkumbinit- Ethem Haxhiademi

    Nymfat e Shkumbinit
    Ethem Haxhiademi
    16 dhjetor 1933


    Ndėr zaje tė Shkumbinit ku rrėqethen
    E tė shkumzuėme valėt prap pėrdahen
    Ku lisat buzė s’tij e rrisin gjethen
    Nymfat po lahen

    Ato jan ndemun n’ujin e kullumun
    E trupat lark u duken bor tė bardha
    N’krahnur shkėlqejnė tyke notumun
    Gjinjt porsi dardha

    Pėrmbrapa supevet tė tyne flokėt
    Si fije ari t’kullumun u derdhėn
    Dhe rrezja e diellit kur u bie mbi kokėt
    Faqet u verdhen

    Me gaz tė buzė zanė e rrokullehen
    Tė gjitha, dhe lėvizin porsi ngjala
    E tyke lojtun, ambėlsisht dėfrehen
    Ato ndėr vala

    Po kur u nxeheht shpirti nga gėzimi
    Nji kange tė pėrmallshme ja thėrrasin
    Nga tingujt e rrėqethshėm dhelatimi
    Malet buēasin

    Vrapon me shushurimė tė kandshme lumi
    Se uji n’zaje t’shtratit ze lėmohet
    E Nymfave tė bardha si pėllumi
    Zani u shtohet

    Kumbon muzikė hyjnore nė kto rrethe
    E zoqt cėrrasin thekshėm nėpėr kodra
    Tė gjitha pemėt janė zbėrthyė n’gjethe
    Nymfat duėn lodra

    Veē kur sė largu nis e po ndėgjohet
    Trazumun me zefirin zan’i fyllit
    I fryėn bariu i vogėl, qi qetsohet
    N’zemrėn e pyllit

    Najadat heshtin kangėn atėhere
    E t’gjitha lakuriq nga lumi dalin
    E tyke ecur lehtas pa potere
    Hypin mbi malin

    Ato kah zan’i fyllit drejtojn ēapin
    E nga nxitimi lodhin kamb’t e buta
    Por kur afrohet zani ndėrrojn’ vrapin
    Shpejt porsi suta

    E mbasi enden n’formėn e njė vargu
    N’blerim tė pyllit nė nj’kruė t’ftohėt erdhėn
    Driadevet u duken pėr sė largu
    Flokėt tė derdhėn

    Athere n’uj t’kroit pin’ Najadat
    E buzėt ftohin t’bardha si zambaku
    Pastaj nxitojnė e piqen me Driadat
    T’kuqe si gjaku

    Tė gjitha pėrshėndeten plot me gaze
    Dhe njana t’jetrėn puthin e fjalosen
    Kur trupat dredhin dhe shikojnė me naze
    Zemrat plagosen

    Si tufė pėllumbash zanit i drejtohen
    Qi fylli dhelaton pranver’n e artė
    Dhe udhės kroje kur takojn shikohen
    N’ujin e kjartė

    Qe pėr nji her bariu i vogėl duket
    Dhe ashtue ndenjtun n’hijen e nji mani
    Nji fllad i lehtė i ngatrron balluket
    Porsi gajtani

    Pėrpara djalit bukurosh i ndehet
    Bagėtija qė nga zilet pėrgėdhelet
    Dhe me tėrfil e bar ajo ushqehet
    Qingjat me delet

    Pran tij’ kėrrabėn ka dhe n’anėn tjetėr
    Njė trasje dhe katruven me ujė tė kjartė
    Mbi ballin e ka vu nji kėsul’ tė vjetėr
    Po t’bardh si kartė

    Atij vargje satirėsh i qarkohen
    Dhe e kan fut nė mes e valle hedhin
    Mbas taktit t’fyllit kśr zan rrotullohen
    Trupat pėrdredhin

    E kur u dukėn Nymfat prej dy palėsh
    U turrėn dhe zunė ato m’i puthun
    U turbulluėn porsi tallas prej valėsh
    T’detit rrudhun

    Ahere heshti fylli dhe pushoi
    U prish dhe varg i vaėlles qi vazhdonte
    Ē’do prej Satirėsh nga nji Nymf pushtoi
    Dhe e pėrqafonte

    Njė britėm e nji gas nga goja t’arta
    Tė Nymfave buēiti tė gėzuėme
    U shkrefėn n’zemra dashuri tė zjarrta
    T’kohės kaluėme

    Pastaj bariu i vogėl rishtas nisi
    Nji melodi me fyell tė fėrshėllente
    Dėfrimi mą i madh ahere krisi
    Dhe t’mallėngjente

    Satira dhe Nymfa bashkė u hodhėn
    Ndėr valle dhe derdhshin gas ke buza
    Pėrqark tyke kangtumun ambėl brodhėn
    Si t’ishin Muza

    Midis ksaj hareje n’hije rrinte
    Sireni fusharak me flok’ tė thimun
    Nga kto dėfrime t’mallshme po e ndinte
    Shpirtin tė ngimun

    E nga nji her’ me synin plak vėshtronte
    Najadat me Satirėt tė trazumun
    Dhe cila mą e bukur asht kėrkonte
    Pėr ta dallumun

    Por shum’ mą tepėr dashunija theri
    Barin’e vogėl kur Najadat shihte
    Pėr varg tė tyne porsi rreth byleri
    Zemra i rrihte

    Kush s’do tė digjesh e s’do t’pėrcėllohesh
    Kah shihte t’bukrat vasha t’kėrcenin
    Kush s’do ta humbte mendje e t’marrohesh
    Kur k’to dėfrenin.

    Gjimonte pylli me dėllenja t’trasha
    Dhe malet pėr kundrejt jehimin pritėn
    Nga Helikona t’ Mnemosinės vasha
    Shpejtazi zbritėn

    Kėto tė nand virgjina kangėtare
    Me veshje tė holla erdhėn si mbas stine
    Njė njanėn dorė e kishin nga nj’ kithare
    N’tjatrėn dafine

    Dhe porsa sosėn n’vendin e gazmendit
    Ku loznin valle Nymfat e Shkuminit
    Tė gjitha u rradhosėn si mbas rendit
    N’hije tė blinit.

    Ndėr to mą par’ Kaliopeja nisi
    Me kņng t’kallzojė veprat e tė parve
    Dhe me kithare t’ambėl ta stolisi
    Fis’n e Shqiptarve

    Fatozat si kėndoi qi koha solli
    Filloi Klioja kangėn tregimtare
    Są burra t’vefshėm polli
    Nana shqiptare

    Nga njomėshita e zanave buēitėn
    Kodrinat porsi kur i rreh duhija
    E Nymfat lodratare u ēuditėn
    Nga bukurija

    Pastaj e kap kitharėn me ja nisun
    Nji kang Uranija me duėr t’arta
    Se qiellin yjet qysh e kanė qėndisun
    Me pika t’zjarrta

    E kur e thoshte kėtė kang’ hyjnore
    Satirėt kqyrshin me habi tė madhe
    Najadat qi i kishin rrok pėrdore
    Porsi sarkadhe

    E Melpomena kur kitharen mori
    Te kambėt me kothurna e mbėluėme
    Mallėngjyshėm kur kangėtoi si ra dėshmori
    Pėr atdhč t’lume

    Si ra shqiptari pėr Shqipnin e dashme
    Dhe derdhi gjak krejt ajņ vajtoi
    E qysh u fikėn djemt pėr bajza t’pashme
    Ajo kangtoi

    Por kur Thalija me fėtyrė gazmore
    Nji melodi t’zakonshme pėrsėriti
    Tė gjitha vashat porsi topa bore
    Gazit i shkiti

    Dhe dhelatoi e bukra Muz’ plot lodra
    Polemin t’on’ qi nuk e sheh dejtimin
    Dhe malet pėrkundrejt naltsuė me kodra
    Ktheshin jehimin

    Por nuk vonoi edhe Polihymnija
    Tė marri pas asaj kitharėn n’dorė
    Edhe t’kėndoj si falesh Pellazgjia
    N’tempujt hyjnorė

    Euterpeja pastaj me zan bilbili
    Kangtoi me thellėsi tė shpirtit stinat
    Qi ēel zambaku dhe trėndafili
    Nėpėr kopshtinat

    Pranverėn pėrgėzoi me lule t’ēelun
    E me zymylat t’bardhė ver’n e ngrohtė
    Dhe nisi ambėl pastaj me pėrgdhelun
    Dimnin e ftohtė

    Po pse Eratopja rrin si e ngrime
    Dhe pėr ta kap’ kitharen s’sheh nevojėn
    Pse vall n’kėtė gas ka ra n’mendime
    Dhe s’e ēel gojėn?

    Nji flakė e mbrendėshme e ka coptumun
    Atč dhe t’ngjomėn zemėr ja ka tretė
    Prandaj nė mes t’gazit e mendumun
    Rri dhe e qetė

    Por nuk e lan mą gjat motrat e t’tjera
    E ngusin qi mą tepėr mos t’mendojė
    Dhe si stėrviten fishkujt kśr vjen vera
    Nis t’kėndojė

    Pėrmendi vuėjtjet qi pėson rinija
    E nga nji her’ pa dash nji ah lėshonte
    Se shpirtin ja pėrcllonte dashunija
    Sa s’e duronte.

    E nga nji her’ me bisht t syut vėshtronte
    Barin’ qi n’mes tyne kish qėndrumun
    Dhe n’kang e sipėr nga nji gas i lshonte
    Pėr t’a trazumun

    Prą kur Eraton t’jerat po shikoshin
    U ngrit Terpsikora me petka t’holla
    Nė krahanśr tė ngritme i qėndroshin
    Gjinjt porsi molla

    Ajo nė qark tė tyne n’valle hidhet
    Dhe motrat t’jera veglat tingėlloshin
    Tyke u bamun buzėn n’gas pėrdridhet
    Nymfat shikoshin

    Po n’mes t’kėrcimit nga nji her’ qėndronte
    Dhe syun bariut tyke kėnduėm ja ngulte
    Pastaj si kthehesh rishtaz e vallonte
    Belin pėrkulte

    Ahere vashat ndnjenjat kur po shkrijshin
    Me kangė e valle nė shkėlqim tė diellit
    U pan’ tė trija lakuriq tė vijshin
    T’bukrat e qiellit

    Ato kan pimun sisė nga Eurimoma
    Edhč i kishin trupat si zamaku
    Tė bardha e me burma duar’t e ngjoma
    Faqet si gjaku

    Tė trija ishin kapun dorė pėr dore
    Dhe ecnin n’hije t’gjetheve thjesht naze
    Pėshpritshin tok me amėlsi hyjnore
    Si zogjt n’kafaze

    Me flok’ tė dredhuna e gas ke buza
    Kėto nga pak nė vendin u afruėn
    Ku Nymfat ishin tė trazuėm me Muza
    Edhe qėndruėn.

    E si trajtuėn pastaj nji rreth tė trija
    Nė atė vend ku čdhe t’jerat ishin
    Aglaja, Eufrosina dhe Thalija
    Rrotull zun’ t’vishin

    O vasha, ju qi ndritni porsi hanza
    Edhē ppėr lodra kni shijė t’madhe
    Qysh flitni ju sikur currit fėllanza
    Nėpėr livadhe

    Qysh qeshni ju me buzėt qumėshtore
    Są qi prej gazit rrathė i lshoni gushės
    Qysh ju shėmblleni si tre topa bore
    N’mesin e fushės?

    Ato u rrotulluėn u rrotulluėn
    E rrethin kputėn mbasandaj Najadat
    Po me ato u ngritėn e u bashkuėn
    Hamadriadat

    Dhe kur pr tė shkuė tė gjithė po mendohen
    Po vijshin prej sė largu me rend t’kalit
    Grumbuj prej Oreadash są s’dallohen
    Nymfat e malit

    Kėto qėndroshin nėpėr shpella t’gjana
    Dhe nėpėr vende ‘gjelbėrta t’pyllit
    E kśr ndėr shkrepa qen’ pėrndam
    Ndin’ zan’ e fyllit

    Ndėgjuėn edhe kitharet dhelatuėse
    Qi tingėllojshin dur[t porsi karta
    Tė Muzave me zana fishkėlluėse
    Dhe goja t’arta.

    U ngritėn pra dhe erdhėn me takumun
    Shoqet e t’jera pėr ta shtuė dėfrimin
    Dhe nė gazmend tė tynem’u bashkumun
    Ndoqėn drejtimin

    Kśr qe ban’ sė largu shtat gjahtorė
    Tė mveshun me fustana kindagjana
    Dhe mbajshin nga nji pushk’ tė gjat’ nė dorė
    N’brezat shishana

    Ndriēoshin syt e zes są her shikonin
    Atą dhe dukeshin sikur shkrepėtini
    E vetullat mbi ballin u qėndronin
    Si bisk ullini

    Djelmoshat kishin dalun asaj ane
    Pėr tė luftumun shpezėt nėpėr pyje
    Pėrsipėr ishin vesh me kurparane
    Ngjajshin si yje

    Najadat kur i pan’ te po kėrcenin
    Dhe Muzat qė po lujėshn me kithare
    Ndaluėn pėrmrapa gjethesh tė vėrenin
    T’bukrat gaztare

    Ndaluėn dhe shikojshin tė habitun
    Nėpėr gėrsheta t’gjerdheve prej dege
    At’ trum’ tė rash me fae pa pėrkitun
    Si lule shege

    Djelmoshat qi prej bote s’kishin dije
    Kah kqyrshin se ē’ka lindun Eurinoma
    Filluėn t’u trakullin prej dashunije
    Zemrat e ngjoma

    Mbassi nuk po duroshin t’rrishin dulėn
    Tė shtatė edhč u shfaqėn nė shesh prapritėn
    E si sqyfteri pėrmbi zoqt u sulėn
    Nymfat bėrtitėn

    Bėrtitėn tyke nxjerrun gas nga buza
    E prej vargimit qi qen mbledh zbėrthehen
    Vrapojn’ pastaj Driadat bashk’ me Muza
    Se djemt u ndehen

    Ca rendin nėpėr shkrepat me rrėpina
    E ca tė t’jera malit nalt i ngjiten
    Disa prej tyne derdhen ndėr lugina
    Sa qi nuk vriten

    Por nuk shpėtuėn tė gjitha, se gjahtorėt
    Nga nji prej tyne kapėn kur vraposhin
    Edhč i ngritėn pėrmbi krahanorėt
    Qi t’i shtrėngoshin

    Kėrthiste Nymfa n’krahnuėr tė djalit
    E nga nji her’ e kthente klithmėn n’gaze
    E lunte porsi ndonj pėllum i malit
    Pėr tė bam’ naze

    Tė bukrit djem e vasha i pėrpoqėn
    Ma njani t’jetrin buzėt fjesht dashni
    Dhe ngjomėn t’shkretat zemra qi u dėgjėn
    Pėr at’stoli

    Mbas pak asnji lėvizje nuk ndėgjohesh
    Dhe heshti zhurmi qi qč n’ato rrethe
    Ēdo Nymf’ nė prehėn t’djalit po qetsohesh
    N’prozhmin plot gjethe

    O ēuna tė pabindun, nuk shikoni
    Qi s’po i lini vashat ju tė qeta?
    Pse nuk vazhdoni udhės po m’i trazoni
    Nymfat e shkreta?
    Pėr to vajtojnė Satirėt papushumun
    Se lodra mą e ambėl po i ndahet
    Edhe bariut me sy t’pėrlotun
    Zemra i ēahet

    Mbassi Najadat djemt i pėrgėdhelin
    Dhe erė u marrin flokve tue i fėrkumun
    Posi zymylave n’pranver’ qi ēelin
    Nisen me shkumun

    Goditėn pra kėsulat pėrmbi vetull
    Dhe murėn pastaj udhėn e pasosun
    Dhe Nymfat flokgėshtenjė i vuėpn nėn sqetull
    Si gjah t’plagosun

    Kur kta largoheshin mbi ēapa t’prehta
    Se dielli zuė nga pak tė perėndonte
    Bariu i vogėl lshonte lot ‘nxehta
    Edhč vajtonte.
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Tema tė Ngjashme

  1. Et’hem Haxhiademi.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-01-2011, 11:39

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •