Close
Faqja 48 prej 52 FillimFillim ... 384647484950 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 519
  1. #471

  2. #472
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2010
    Postime
    168

    Ndime Per shkarikim

    Ju lutem mund te me ndimoje njeri te shkarkoj falas kete liber :<< Fundamentals Of Abstract Algebra D. S. Malik, John M. Mordeson, M. K. Sen >> .Do me ndimoni jashtmase me gjetjen e ketij libri Faleminderit.

    Nqs mund te gjeni ndonje link ju lutem ma dergoni ne
    robot2727@yahoo.com

  3. #473
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    359
    Shiko ketu ishin disa libra 'Abstract Algebra' por jo kjo saktesisht qe kerkon,
    http://www.heroturko.org/f/fundament...tract-algebra/

  4. #474
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2010
    Postime
    168
    Ne fakt me duhet shum liber i atij autori se materiale te tjera mund te gjej, gjithsesi shum shum faleminderit, ishalla di ndonje njeri tjeter se ku mund ta marre,

  5. #475
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2010
    Postime
    156

    RAID and LVM

    Pershendetje

    kush mund me me ndihmuar per ndonje material mbi keto ceshtje:

    mbi RAID DHE LVM
    1.Enabling RAID and LVM in the Kernel
    2.Configuring RAID Devices
    3.Logical Volume Manager

    Pasi ne internet ka plot materiale, por ngaqe nuk kam njohuri mbi keto
    tema nuk di se cili informacion eshte me vlefshem.
    Nqs se dini edhe ndonje material edhe ne shqip do te me ndihmonit shume.
    sepse e kam nje detyre kursi ne shkolle .

  6. #476
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #477
    i/e regjistruar Maska e LENTIWTF
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    53

    vendosje binare

    Tung, ju lutem nese keni mundesi mem tregu qfar nenkuptojm me vendosje binare.

  8. #478
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Kur ben pyetje vure teksin/fjaline e plote ku ndodhet shprehja "vendosje binare"
    qe te merret vesh per cfare behet fjale.
    Vendosje binare do te thote ku jane vendosur 1 shat dhe zerot.
    Perderisa kemi te bejme me binar do te thote kemi te bejme me nje sistem llogaritje qe perdor
    vetem 0 dhe 1 pra dy shifra(me baze 2).Keshtu "flasin dhe kuptojne" kompjuterat,ne sistem binar.
    Pra cdo informacion qe hyn ne kompjuter nga aksesoret input si tastjere,maus,dixhital kamera,usb drajv etj
    hyn si nje tufe 0 dhe 1(sistem binar me baze 2) qe kompjuteri ti kuptoje.
    Vendosja,pozicioni ku jane keto 0 dhe 1,ne memorje,hard drajv eshte binary placement.
    Binar=2 shifra 0 dhe 1,me baze 2.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #479

    pershendetje,,,,,kush mund te me rekomandoje informacion mbi kodet binar???

    me duhet informacion mbi kodet binare....kush mund te me rekomandoje informacion ose ndonej liber mbi kodet.....

  10. #480
    Paradigma programore paraqet stilin thelbėsor tė programimit kompjuterik. Paradigma dallon nga metodologjia nga se metodologjia paraqet stilin pėr zgjidhjen e njė problemi specifik nė inxhinieringun softuerik. Paradigmat dallojnė nga njėra tjetra pėr nga konceptet dhe abstraksionet qė i shfrytėzojnė pėr paraqitjen e elementeve tė programit (si p.sh. objektet, funksionet, variablat, etj.) si dhe dallojnė pėr nga hapat qė i marrin pėr pėrpilimin e njė llogaritjeje (p.sh. vlerėsimi, rrjedhshmėria e tė dhėnave, etj.)

    Pėrmbledhje

    Njė gjuhė programuese mund tė pėrkrah paradigma tė shumėfishtė. P.sh. programet qė shkruhen nė C++ ose Object Pascal munden tė jenė vetėm procedurale, ose vetėm tė orientuara nė objekte, mirėpo kėto programe munden tė pėrmbajnė edhe elemente tė tė dy paradigmave. Se cilat elementeve tė paradigmave pėrfshihen nė program varet tėrėsisht nga dizajnerėt e softuerit.
    Nė Programimin e Orientuar nė Objekte, programorėt mund ta perceptojnė paradigmėn si njė koleksion tė objekteve ndėrvepruese; pėrderisa nė Programimin Funksional, programi mundet tė perceptohet si njė sekuencė tė funksioneve vlerėsuese.
    Disa gjuhė programuese pėrkrahin njė paradigmė tė vetme, si Smalltalk qė pėrkrah vetėm Programimin e Orientuar nė Objekte, ose Haskell qė pėrkrah vetėm Programimin Funksional. Mirėpo, ekziston njė numėr i gjuhėve programuese qė pėrkrahin paradigma tė shumta, si p.sh. Object Pascal, C++, C#, Visual Basic, Common Lisp, Scheme, Python, Ruby dhe Oz.
    Pardigmat e programimit janė tė njohura gjithashtu edhe pėr nga teknikat qė nuk i lejojnė, si p.sh. nė Programimin Funksional nuk ėshtė i lejuar shfrytėzimi i efekteve anėsorė (ku kjo do tė thotė qė funksioni pėrveē qė e bėnė kthimin e njė vlere, ai gjithashtu bėn ndryshimin e ndonjė gjendjeje, p.sh. ndryshohet ndonjė variabėl globale ose statike, ose shkruhen tė dhėna nė njė skedė, etj.). Nė anėn tjetėr, Programimi i Strukturuar nuk e lejon shfrytėzimin e deklarimit goto.


    Historia

    Fillimisht, kompjuterėt janė programuar nėpėrmjet kodeve binare qė paraqisnin sekuenca tė ndryshme pėr CPU-nė. Kjo mėnyrė e programimit u dėshmua tė jetė mjaftė e vėshtirė si dhe shumė e ndjeshme ndaj gabimeve. Shkrimi i programeve me kode binare, gjithashtu njihet edhe si shkrim me kode tė makinės, ku kjo ėshtė njė ndėr nivelet mė tė ulėta tė paradigmave tė programimit.
    Pėr ta lehtėsuar procesin e programimit, u krijua gjuha programuese Assembly, ku kjo i zėvendėsoi funksionet e programimit me kode tė makinės me mnemonika tė ndryshme, ndėrsa adresat e memories i zėvendėsoi me etiketa. Edhe pse Assembly paraqiste njė avancim tė dukshėm nga programimi me kode tė makinės, programimi me kėtė gjuhė ishte prapė se prapė i ndjeshėm ndaj gabimeve, si dhe ishte i vėshtirė pėr mirėmbajtje dhe pėr rregullimin e problemeve nė kod (ang. debug). Duhet cekur qė Assembly edhe pse ishte paradigmė e nivelit tė ultė, ajo paraqiste gjeneratėn e dytė tė paradigmave tė programimit.
    Krijimi i gjuhėve programuese procedurale paraqiti avancimin e ardhshėm. Kėto gjuhė u konsideruan si gjenerata e tretė e paradigmave tė programimit, si dhe gjenerata e parė e gjuhėve programuese tė nivelit tė lartė. Kėto gjuhė u dalluan pėr nga shfrytėzimi i termeve nga fjalori pėr procesin e zgjidhjeve tė problemeve, p.sh. nė COBOL (Common Business Oriented Language) u shfrytėzuan termet si move dhe copy.
    Gjuhėt programuese si FORTRAN (FORmula TRANslation) dhe ALGOL (ALGOrithmic Language) u zhvilluan posaēėrisht pėr zgjidhjen e problemeve shkencore dhe inxhinierike. Duhet cekur qė njėra nga idetė prapa zhvillimit tė ALGOL-it ishte krijimi i njė gjuhe qė do tė ishte e pėrshtatshme pėr definimin e algortimeve. Nė anėn tjetėr, gjuha programuese BASIC (Beginners All purpose Symbolic Instruction Code) u zhvillua nė mėnyrė qė tė pėrfshinte njė numėr mė tė madh tė njerėzve nė procesin e shkrimit tė programeve. Tė gjitha kėto gjuhė (FORTRAN, ALGOL, BASIC) i janė pėrmbajtur paradigmit programor procedural. Pra, nė kėto gjuhė ėshtė pėrshkruajtur hap pas hapi se cila procedurė ėshtė duke u ekzekutuar pėr qėllim tė zgjidhjes tė problemit.
    Problemet kryesore me gjuhėt procedurale qėndronin nė faktin qė ishte vėshtirė qė kodi tė rishfrytėzohej, ose tė bėhej pėrmirėsimi i ndonjė zgjidhjeje pasi qė njė metodė mė e mirė ishte zhvilluar. Mu pėr kėtė arsye u krijuan gjuhėt programuese tė orientuara nė objekte (si Eiffel, Smalltalk dhe Java). Nė kėto gjuhė tė dhėnat si dhe metodat qė merren me manipulimin e tė dhėnave janė pėrfshirė nė njė njėsi tė vetme tė njohur si objekt. E vetmja mėnyrė qė njė shfrytėzues mundet tė fitoj qasje nė kėto tė dhėna ėshtė nėse ai shfrytėzon metodat e objektit.
    Me krijimin e gjuhėve programuese deklarative u be njė avancim tjetėr nė fushėn e paradigmave tė programimit. Nė kėto gjuhė programuese kompjuterit vetėm i tregohet se ēfarė ėshtė problemi, e jo se si tė zgjidhet problemi. Kompjuteri kėrkon zgjidhjen duke pėrdorur njė bazė tė dhėnave ose njė bashkėsi rregullash. Pra, kompjuterit nuk i jepet ndonjė procedurė qė ai duhet ta pėrcjell. Njėra nga kėto gjuhė ėshtė XAML (Extensible Application Markup Language) e cila ėshtė e krijuar nga Microsoft.
    Ndėr paradigmat e fundit ėshtė ai i programimit funksional. Programet tė cilat janė tė shkruar nė kėtė paradigmė shfrytėzojnė funksione qė munden tė thėrrasin funksione tjera (pėrfshirė edhe vetveten). Kėto funksione kanė tė dhėna hyrėse dhe dalėse, mirėpo nuk kanė variabla, pasi qė ato janė veti e gjuhėve programuese procedurale. Gjuhėt programuese funksionale gjithashtu njihen pėr nga shfrytėzimi i shpeshtė i konceptit tė ripėrsėritjes (rekurzionit, nga ang. recursion).
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 48 prej 52 FillimFillim ... 384647484950 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •