Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    “Ramiz Cernica – simbol i bashkimit kombëtar”.

    Libër për Cernicën
    R. Sylaj | 09-09-2011

    I sprovuar me sukses në të gjitha gjinitë e letërsisë po edhe të gazetarisë, Ibrahim Kadriu para lexuesit ka dalë me librin e tij më të ri, që është i natyrës së publicistikës historike. Bëhet fjalë për monografinë me titull “Ramiz Cernica – simbol i bashkimit kombëtar”.

    Librit i prin një parathënie e autorit të librit, ndërsa materia tjetër e tij është organizuar në këtë katër pjesë: Ramiz Cernica, jetë e kaluar në udhëkryqe historike, Bashkëvuajtësit në burgje – kujtesa, Kontribute individësh për personalitetin e Ramiz Cernicës dhe Figura e tribunit – inspirim.

    Libri përmbyllet nga pasthënia e Mehmet Halimit, “Një vepër monografike me vlerë të lartë publicistiko-shkencore”. Sipas Halimit, në veprën monografike të autorit Ibrahim Kadriu, spikatet intuita, aftësia e mjeshtëria e rrallë e autorit për të gjurmuar e hulumtuar, për të zbuluar e grumbulluar të thëna e të dhëna, shënime e kujtime, fakte e argumente historike, që autori i mbledh e i përzgjedh, i analizon e i studion dhe ato i shtron në shtratin normal e real, në rrjedhë logjike e në zhvillimin e ngjarjeve historike, në mënyrë të natyrshme e të bindshme, ai arrin të ndriçojë në mënyrën më madhështore personalitetin e kompletuar të Ramiz Cernicës dhe të periudhës historike kur veproi ky tribun i popullit.

    “Autori i veprës në fjalë, përveç të dhënave të bollshme historike, shfrytëzuar nga Arkivi i Kosovës, të mbathura me argumente faktike, në veprën e vet ka shkrirë dhe e ka platformizuar në mënyrë sintetike edhe imagjinatën e mendimeve duke e ndërlidhur me mjeshtërinë artistike, duke e bërë veprën sa më tërheqëse e të lexueshme, reale e të pranueshme, e cila të afron e të bashkon me synimet e qëllimet, me fisnikërinë e modestinë, me trimërinë e burrërinë, e mbi të gjitha vendosmërinë për t'u sakrifikuar për idealin e bashkimit kombëtar të Ramiz Cernicës”, vlerëson në pasthënien e këtij libri studiuesi, Mehmet Halimi.

    Përveç titujve nga letërsia për fëmijë, nga pena e shkrimtarit dhe publicistit Ibrahim Kadriu kanë dalë edhe këta libra, si romanet: ”Kroi i ilaçit”, “Qerrja e dritës”, ”Spirale muzgu”, ”Shtëpia e fantazmave”, “Çuni i kohës së Lekës”, “Kalorësi i Karadakut”, “Në Vajhall, 1,2”, por edhe përmbledhjet e poezive: “S’mbet kohë për kremte”, etj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ramiz Cërnica la gjurmë të thella në historinë kombëtare

    Në Kuvendin e Prizrenit, Ramiz Cërnica më së miri dëshmoi se si atdheu duhet me shpirt e me zemër, duke thënë “Jo me Serbinë, po me Shqipninë”.

    Kështu ka thënë Ismet Sylejmani i cili në emër të Këshillit Organizativ të Akademisë Përkujtimore kushtuar Ramiz Cërnicës, ka folur për jetën dhe veprën e këtij tribuni të popullit.

    Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vepra e Ramiz Cërnicës duhet të shërbejë për brazat e tashëm e sidomos në këtë 100 vjetor të veçantë të shqiptarëve.

    “Ramiz Cërnica është shembull edhe për politikanët e sotëm se si duhet pasur në rend të parë interesin e kombit e më pas interesa të tjera”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

    Ndërsa, Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, tha se Ramiz Cërnica, ka lënë gjurmë të thella në historinë kombëtare, duke u angazhuar për bashkimin me Shqipërinë dhe ai është udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

    Ahmet Isufi, deputet, tha se “po-ja” e Ramiz Cërnicës ishte e fuqishme, “po” e cila u bart te pasardhësit, derisa kolonel Ndue Dodaj nga Shqipëria, tha se Ramiz Cërnica është pasuesi i vërtetë i heronjve kombëtarë dhe se heronj ka shumë e të tillë si Ramizi ka shumë pak.

    Milaim Hoxha, djali i Ramiz Cërnciës, në emër të familjes, tha se disa herë me radhë kishin bërë kërkesë që ndonjë shesh në Gjilan të mbaj emrin e Ramiz Cërnicës, ku edhe do të vendosej busti i tij, por sipas tij kjo kërkesë ende nuk u bë realitet, andaj me keqardhje ka theksuar se për 100 vitet burg që i ka mbajtur Ramiz Cërnica dhe pasardhësit e tij, do të vënë 100 kurora.

    2lonline
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •