Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Adoptohet,me se shumti nje jave,por mvaret edhe nga sjellja e edukatores,sa e afert eshte me femijet.

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    ...mua gjeja qe me shqeteson pak eshte fakti se ne ne shtepi flasim gjuhe tjeter ne cerdhe apo kopesht gjuhe tjeter, mos te jete corodites per femijen.......

    Përshëndetje Marya

    Mos u shqetëso aspak për këtë problem. Është jo vetëm e këshillueshme, por mëse e domosdoshme që prindërit të flasin gjuhën amëtare me fëmijët e tyre. Kjo për një ndërtim sa më të shëndoshë psiko-afektiv të fëmijës. Prindi kur flet me fëmijën përpos fjalëve, transmeton me intonacionet e tij edhe ndjesi sigurie dhe pasigurie. Duke qenë se gjuhët që ne përdorim jashtë shqipes nuk janë gjuhët tona amëtare, dashje pa dashje ( edhe nga ai që pretendon që e flet perfekt një gjuhë tjetër), kemi momente hezitimi, pasigurie, ndoshta edhe konfuzioni. Këto në përditshmëri kalojnë si padukshëm mes nesh, por fatkeqësisht kanë ndikim shumë të madh tek ndërtimi i personalitetit të fëmijës, ndaj është e këshillueshme që "prind - fëmijë" të flitet me fëmijën ne gjuhën amëtare, në gjuhën ku përveç fjalës transmeton dhe besimin dhe vetbesimin.

    Përsa i përket mësimit të gjuhës së dytë, çdo fëmijë që është në kontakt me të tjerë jashtë rrethit dhe kulturës amëtare, gjuhën e vendit do mësojë patjetër nga jeta në kolektivitet, kështu që mos uu merakosni aspak.

    Këshillë që së pari ma kanë dhënë edukatoret e djalit tim të madh para 13 vjetësh kur ka qenë në kopësht dhe që më pas çështje që kam pasururar nga formimi im i këtushën mbi marrjen në ngarkim dhe zhvillimin e fëmijës në botën kopshtore.

    Përshëndetje
    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 04-09-2011 më 17:04

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga kumbulla Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve,

    Djali im i vogel i cili 2 vjec ben ne tetor ka shkuar ne cerdhe per here te para dje.
    ai ka dy dite atje dhe eshte i merzitur.
    edukatoret thone qe ai ha dhe fle normal po vazhdimisht grindet dhe kerkon mua.
    ne mengjes qan dhe shkeputet me shuem veshtiresi nga une.
    jam stresuar shume kur e shoh djalin te merzitur
    cerdhaj eshte nej cerdhe shuem emire private dhe njerezit jane te perkushtuar.
    djali im ehste mesuar i perkdhelur dhe ne qender te vemendjes
    eshte shume i lidhur me mua dhe po e perjeton shuem kete ndryshim.
    kush ka eksperience per kete pjese te me ndihmoj me keshilla dhe sugjerime
    sa kohe i duhet atij te pershattet atje?(eshte femi i qete dhe i dashur)
    si do ta kaloj une kete periudhe stresuese kur mendja me rri atje gjithe diten???
    Metoda qe aplikohet ne Itali eshte kjo

    3 ditet e para prinderit qendrojne bashke me femijet ne cerdhe apo kopesht. pastaj 5-6 dite kur e con duhet te qendrosh 1-3 ore varet nga femija, gjate ketyre diteve, duhet te largohesh kur ai po luan dhe ti afrohesh kur ndjehet i braktisur. Keshtu femija kupton se ti je diku aty rrotull por nuk e ke braktisur. Femija ka frike mos humbas prinderit pra mos braktiset, dhe kjo nuk vlen vetem per te vegjelit por edhe per te medhenjte.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    sa te mbledhesh opinionet ti.....bebi do jete ambjentuar tashme
    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    une e kam cuar vajzen ne cerdhe 15 muajshe, 2 javet e para e pata te veshtire pastaj u mesua...
    dhe me vone donte te shkonte edhe diteve te diela se argetohej shume atje...
    me pas u mesua me kopeshtin dhe tani me shkollen...
    cerdhja i ka bere mire, e ka bere nje femije social, pa komplekse ambjentohet shpejt me moshataret e saj, gjysem ore te rrije ne nje ambjent i ben shpejt e shpejt 2 - 3 shoqe...

  6. #46
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Diten e pare na u duk sikur e lam ne jetimore.

    U ben rreth nje muaj qe e dergojme vajzen ne cerdhe dhe ka perparime te dukshme. Nje nga problemet qe po vazhdon akoma eshte se ne e kemi mesuar qe ta mbajme ne dore ne periudha te gjata dhe ky 'luks' nuk po i ofrohet edhe ne cerdhe...gje qe eshte shume normale.

    Problemin me gjumin dhe te ushqyerit i ka tejkaluar tashme.

    Diten e pare nuk e lam me shume se 40 min. Diteve te tjera ia zgjatem orarin per nga 20-30 min...dhe gradualisht arriti deri ne 7 ore. Sot ka qendru me se shumti, 7 ore e 30 min.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 06-07-2012 më 12:40

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Metoda qe aplikohet ne Itali eshte kjo

    3 ditet e para prinderit qendrojne bashke me femijet ne cerdhe apo kopesht. pastaj 5-6 dite kur e con duhet te qendrosh 1-3 ore varet nga femija, gjate ketyre diteve, duhet te largohesh kur ai po luan dhe ti afrohesh kur ndjehet i braktisur. Keshtu femija kupton se ti je diku aty rrotull por nuk e ke braktisur. Femija ka frike mos humbas prinderit pra mos braktiset, dhe kjo nuk vlen vetem per te vegjelit por edhe per te medhenjte.
    Gabimi me i madh per mua kur prindi rri ne kopsht me femijen. Femijet mesohen me keq me prinderit prane. Femija gjithmone do qaje kur prindi iken sepse u mesua ditet e para te kete prindin prane. Prania e prindit nuk e ndihmon aspak as edukatoren, perkundrazi. Femija duhet te mesohet me idene qe prindi vetem e sjell, percillet e iken. Kaq. Sa me shume ta zgjasesh, aq me keq eshte per te dy. Me te veshtire e kane ndarjen prinderit se femijet vet.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •