Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    e embel
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173

    Sa kohë i nevojitet fëmiut tim të mësohet në çerdhe?

    Pershendetje te gjitheve,

    Djali im i vogel i cili 2 vjec ben ne tetor ka shkuar ne cerdhe per here te para dje.
    ai ka dy dite atje dhe eshte i merzitur.
    edukatoret thone qe ai ha dhe fle normal po vazhdimisht grindet dhe kerkon mua.
    ne mengjes qan dhe shkeputet me shuem veshtiresi nga une.
    jam stresuar shume kur e shoh djalin te merzitur
    cerdhaj eshte nej cerdhe shuem emire private dhe njerezit jane te perkushtuar.
    djali im ehste mesuar i perkdhelur dhe ne qender te vemendjes
    eshte shume i lidhur me mua dhe po e perjeton shuem kete ndryshim.
    kush ka eksperience per kete pjese te me ndihmoj me keshilla dhe sugjerime
    sa kohe i duhet atij te pershattet atje?(eshte femi i qete dhe i dashur)
    si do ta kaloj une kete periudhe stresuese kur mendja me rri atje gjithe diten???

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    1 jave zgjati per djalin tim por ishte 3 vjec. Java e pare eshte pak veshtire sa te mesohet.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    per vete nuk kam eksperience dhe skam as sugjerime :/ motra ime vuri ne cerdhe dhe e perjetoj shume keq nipi, biles ti thoje "do te coj ne cerdhe" ja kepuste te qarrit
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Varet nga femija. Por ne pergjithesi femijet mesohen brenda 1-2 javeve. Nese shkon full-time ose perdite do e kete me te lehte, ne te kundert do e kete me te veshtire. Mos u shqeteso se ka femije qe kur i con ne cerdhe a kopsht hedhin kunja dhe prinderit trishtohen kur ikin e i lene ashtu. Te siguroj une qe nuk eshte se qajne tere kohen. Kam punuar me kete moshe. Brenda disa minutave pasi kane ik prinderit do hutohen e harrohen pas lodrave e shokeve. Luajne , qeshin, vrapojne , marrin pjese aktivisht ne veprimtarite e ndryshme qe zhvillojne brenda klases dhe jashte saj dhe mund te qajne prape kur shikojne prinderit te vine ti marrin. Eshte mese normale.
    Cupa ime p.sh dhe sot pas kaq kohe qe eshte atje kur e coj qan. Mezi e shkepus nga vetja, por gjate dites eshte mire fare dhe kur vete ta marr nuk do te vije.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 02-09-2011 më 14:36
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Ditet e para femija nuk duhet te lihet ne cerdhe me shume se dy ore
    mjaftojne per te qe mos e mare me sy te keq edhe dihet qe prezend ditet e para duhet te jete edhe nje nga prinderit e tij sa te ambjetohet keshtu di une nga shumica e rasteve
    Do kaloje me shume se nje jave nuk do zgjate mos u merzit
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga kumbulla Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve,

    Djali im i vogel i cili 2 vjec ben ne tetor ka shkuar ne cerdhe per here te para dje.
    ai ka dy dite atje dhe eshte i merzitur.


    sa kohe i duhet atij te pershattet atje?(eshte femi i qete dhe i dashur)
    I duhet shume kohe, ndonjehere edhe mund te mos pershtatet fare.

    si do ta kaloj une kete periudhe stresuese kur mendja me rri atje gjithe diten???
    S'do e kalosh kurre. Ndjesia, e te te ndenjurit mendja tek femija, eshte permanente.

    Ky ishte versioni im.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se je kosovare te kalon qe diten e dyte..
    ne se je mirditore qe diten e trete..
    ne se je korcare qe diten e 15-te..

    ne se je tiranse.. do tre muaj ..

    po qe si une ste kalon kurre..

    lol

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    si nuk u pershtatka ndonjehere femija kshu mi Corazon?

    atehere i bie smth is wrong me ate kalama. lol


    ska femije qe mos pershtatet, thjesht e ka fillimin pak te veshtire, ngaqe eshte mesuar te rrij ne shpi mbas te jemes. Pune ditesh eshte, dhe aq. Do luaje dhe do harroj.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga kumbulla Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve,

    Djali im i vogel i cili 2 vjec ben ne tetor ka shkuar ne cerdhe per here te para dje.
    ai ka dy dite atje dhe eshte i merzitur.
    edukatoret thone qe ai ha dhe fle normal po vazhdimisht grindet dhe kerkon mua.
    ne mengjes qan dhe shkeputet me shuem veshtiresi nga une.
    jam stresuar shume kur e shoh djalin te merzitur
    cerdhaj eshte nej cerdhe shuem emire private dhe njerezit jane te perkushtuar.
    djali im ehste mesuar i perkdhelur dhe ne qender te vemendjes
    eshte shume i lidhur me mua dhe po e perjeton shuem kete ndryshim.
    kush ka eksperience per kete pjese te me ndihmoj me keshilla dhe sugjerime
    sa kohe i duhet atij te pershattet atje?(eshte femi i qete dhe i dashur)
    si do ta kaloj une kete periudhe stresuese kur mendja me rri atje gjithe diten???
    te flas si profesionist ne kete fushe
    sa me shpejt ndahesh ne dorezimin e femijes ne mengjes, aq me mire e kalon ndarjen femija yt e aq me te lehte e ka
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    B@NeS@XhIe Maska e B@Ne
    Anëtarësuar
    04-01-2010
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    4,338
    Nuk e di nese kishte nje kohe njohje per te dy, para se te leshe nje femije ne çerdhe
    ka nje kohe adaptimi per femine dhe prindet . Ketu kjo kohe eshte zgjat 2 jave .
    Java pare vjen nga nje deri ne dy ore me prindin, java dyte vjen me pak me shume dhe
    fillon te leshoje femine pak nga pak, dreka vetem, gjumi dhe keshtu me rradhe
    Them se varet nga femija , kapacitetin qe ka per tu mesur ne jeten kolektive .
    Mund te duroj nje jave, si 2 apo nje muaj ....
    Kurajo , qetesohu ti se femija ndjen qe nuk je e qete dhe mund te luaj me ket
    Ndryshuar për herë të fundit nga B@Ne : 02-09-2011 më 17:05

  11. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga kumbulla Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve,

    Djali im i vogel i cili 2 vjec ben ne tetor ka shkuar ne cerdhe per here te para dje.
    ai ka dy dite atje dhe eshte i merzitur.
    edukatoret thone qe ai ha dhe fle normal po vazhdimisht grindet dhe kerkon mua.
    ne mengjes qan dhe shkeputet me shuem veshtiresi nga une.
    jam stresuar shume kur e shoh djalin te merzitur
    cerdhaj eshte nej cerdhe shuem emire private dhe njerezit jane te perkushtuar.
    djali im ehste mesuar i perkdhelur dhe ne qender te vemendjes
    eshte shume i lidhur me mua dhe po e perjeton shuem kete ndryshim.
    kush ka eksperience per kete pjese te me ndihmoj me keshilla dhe sugjerime
    sa kohe i duhet atij te pershattet atje?(eshte femi i qete dhe i dashur)
    si do ta kaloj une kete periudhe stresuese kur mendja me rri atje gjithe diten???
    Nje tip nga une,

    Meqenese djalin e ke mesuar ne shpi, pas vetes, javen e pare kur ta cosh- diten e pare rri nja 2-3 ore me te. Deri sa te ambjentohet, dhe te te jete i qete. Duke te pare ty aty, ndihet me i sigurte. Gjate kesaj kohe, bej dhe ca pune bindese-foli. Thuaji, qe mami do vij te marri prape, se Ti nuk jeton dot pa te. Dhe do kthehesh shume shpejt. Perdite (per ndonje jave), elemino nga gjysem ore, pakesoje qendrimin me te, deri sa te besh shkeputjen komplet. Fundja perderisa ato edukatoret te thone, qe ha-fle i qete, te tjerat skane rendesi. Po hengri ne rregull, e po fjeti keto jane krysoret. Ja kshu dhe mos u merzit dhe ti, se ska femij qe mos e kaloj kete periudhe. Me shume e ben ti 'alarmante' dhe stresuse me keq eshte.

    Une mbaj mend kur cova cunin diten e pare te preschool, kisha marre 3 dite pushim, sepse kisha parashikuar do qaj, e do bertasi, do bej namin. Se dhe une e kisha perkedhelur shume, ca thoshte ai behej ne shtepine tone. Po do ti, qe ai me BEFASOI. As nuk qau, asgje. Sa pa klasen me lodra plot, Ik tha, dhe hajde me merr me vone. Me rrofte qe kisha marre 3 dite pushim kot. LOL
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Me problem e kane prinderit ne fakt se femijet. Prinderit e kane te veshtire ti besojne femijen dikujt tjeter. Me kujtohet njera qe kishte nje bebe shume te vogel te ne. Sa pa filluar full time vinte 2-3 here ne jave dhe bente muhabet me edukatoret, qe femija e saj te mesohej me ne dhe ambjentin. E keqja eshte se te dy ata si prind ishin teper te ''kujdesshem''.( Shume te bezdisur). Kishin punet afer e gjate kohes se drekes vinin shikonin djalin. Mos flasim per telefonatat gjate dites. Shume e tepruar do te thosha sa nuk e lane cunin dot as 3 jave dhe e hoqen.
    Nuk mundem me tha mua e ema e tij.. Nuk e le dot ne duart e dikujt tjeter. Kam shume merak. Po ben zgjedhjen me te mire i thashe, jo se ne nuk kujdesemi per femijen tend sic duhet, por ti po shkaterron veten me merakun qe ke. Nuk ke pse ndihesh keq se po e heq. Ti e di c'eshte me e mira per ty e femijen tend. Ne nje fare menyre e kuptoja se dhe une kam ndejt ne shtepi kur i kam pat femijet ne ate moshe.
    Feelings change - memories don't.

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga kumbulla Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve,

    Djali im i vogel i cili 2 vjec ben ne tetor ka shkuar ne cerdhe per here te para dje.
    ai ka dy dite atje dhe eshte i merzitur.
    edukatoret thone qe ai ha dhe fle normal po vazhdimisht grindet dhe kerkon mua.
    ne mengjes qan dhe shkeputet me shuem veshtiresi nga une.
    jam stresuar shume kur e shoh djalin te merzitur
    cerdhaj eshte nej cerdhe shuem emire private dhe njerezit jane te perkushtuar.
    djali im ehste mesuar i perkdhelur dhe ne qender te vemendjes
    eshte shume i lidhur me mua dhe po e perjeton shuem kete ndryshim.
    kush ka eksperience per kete pjese te me ndihmoj me keshilla dhe sugjerime
    sa kohe i duhet atij te pershattet atje?(eshte femi i qete dhe i dashur)
    si do ta kaloj une kete periudhe stresuese kur mendja me rri atje gjithe diten???
    Citim Postuar më parë nga BaNeSaXhIe Lexo Postimin
    Nuk e di nese kishte nje kohe njohje per te dy, para se te leshe nje femije ne çerdhe
    ka nje kohe adaptimi per femine dhe prindet . Ketu kjo kohe eshte zgjat 2 jave .
    Java pare vjen nga nje deri ne dy ore me prindin, java dyte vjen me pak me shume dhe
    fillon te leshoje femine pak nga pak, dreka vetem, gjumi dhe keshtu me rradhe
    Them se varet nga femija , kapacitetin qe ka per tu mesur ne jeten kolektive .
    Mund te duroj nje jave, si 2 apo nje muaj ....
    Kurajo , qetesohu ti se femija ndjen qe nuk je e qete dhe mund te luaj me ket


    Pershëndetje.

    Normalisht, siç e ka shpjeguar edhe postuesja e mësipërme, për mbarëvajtjen e përshtatjes së një fëmijë në botën kopshtore është e këshillueshme të parashikohet një kohë adaptimi : ideale = dy javore, e përshpejtuar = një javore.

    Për këtë kohë adaptimi organizohet një planing adaptimi (ose program adaptimi) midis ekipit edukues dhe prindërve të fëmijës që nga dita e parë e deri në ditën e fundit të parashikuar. Ne në punën tonë e organizojmë pak e shumë kështu një program adaptimi :

    Java Parë
    Dita e parë: Prindi dhe fëmija rrinë së bashku në hapisërën kopshtore përrreth një orë. Si fillim vizitojnë së bashku sallat dhe vëndet ku presupozohet që fëmija do kalojë ditën të shoqeruara nga një edukatore e grupit. Më pas prezantohen me pjesën tjetër të ekipit edukues, si dhe pak nga pak me fëmijët e grupit. Së fundmi kalojnë të gjithë së bashku pjesën tjetër të kohës së mbetur nga kjo orë e parë.
    Dita e dytë: Fëmija kalon në grup përreth 45 minuta. Ai vjen i shoqëruar me njërin nga prindërit e tij i cili rri me të përreth 15 minuta në grup. Me pas prindi largohet dhe vjen të marrë fëmijën pas 30 minutash. P.s. Në çdo etapë të përshtatjes së femijës në kopësht si dhe gjatë përditshmërisë, kërkohet nga prindi që ta njoftojë fëmijë edhe paraprakisht mbi procedurën që do ndiqet, edhe për momentin e largimit si dhe për kohën e kthimit.
    Dita e tretë: Fëmija vjen në kopësht për të kaluar 1 orë vetëm me grupin ku do bëjë pjesë. Prindi e shoqëron deri në grup dhe më pas largohet për të riardhur sipas orës së caktuar. Nëse qëndrimi për fëmijën është shumë i vështirë në kopësht, ekipi edukues e therret prindin ne telefon që të përshpejtojë ardhjen.
    Dita e katërt: Fëmija vjen në kopësht për të kaluar 2 deri në 3 orë vetëm. Prindi e sjell në grup, transmeton informacionet e nevojshme ekipit edukues ( fjetja, zgjimi, ngrënia, humori), përshëndetet me fëmijën dhe largohet për të riardhur në kohën e caktuar.
    Dita e pestë: Fëmija vjen në kopësht për të kaluar një paradite komplet i vetëm ( p.sh 8h- 11h30). Prindi e sjell në grup, transmeton informacionet e nevojshme ekipit edukues ( fjetja, zgjimi, ngrënia, humori), përshëndetet me fëmijën dhe largohet për të riardhur në kohën e caktuar.
    Java Dytë
    Dita e gjashtë: Fëmija vjen në koësht për të kaluar një paradite komplet + për të ngrënë drekë me fëmijët e tjerë të grupit ( p.sh. 8h – 12h30).
    Dita e shtatë: Drekë + gjumi drekës (p.sh. 8h – 14h 30).
    Dita e tetë: Drekë + gjumë + një pjesë e pasdites (p.sh 8h – 15h30)
    Dita e nëntë: Drekë + gjumë + zemër ( p.sh. 8h – 16h30)
    Dita e dhjetë dhe e fundit për adaptimin: Orar komplet ( P.sh 8 h – 18h)
    Ditët që vijojnë më pas fëmija vjen në kopësht me orarin komplet.

    Shënim:

    Kjo kohë adaptimi nuk do të thotë që gjithçka shkon mrekulli dhe që përshtatja e fëmijës në kopësht ka marr përfundimisht fund. Thjesht ndihmon prindin dhe fëmijën të ndahen në butësi dhe të përshaten më me lehtësi në këtë mënyrë të re jetese. Gjithsesi fëmijës i duhet të paktën një apo dy muaj që të ndjehet vërtet mirë në mes një grupi fëmijësh dhe me të rritur të tjerë përpos atyre të rrethit familjar.

    Për kalimin e një dite sa më të mirë në kopësht ( apo dhe tek një dado), është shumë rëndësishme që prindi ta verbalizojë (llafosë) dhe pozitivojë me fëmijën vajtjen në kopësht (p.sh. do shohësh atje ka shumë shokë dhe shoqe; do kalosh shumë mirë; do ketë dhe lodra të reja; mami ose babi do vij të të marrin në x ora; do mësosh gjëra të reja etj...).

    Si dhe siç u shpreh edhe 2043, të mos e zgjasë shumë ndarjen tek dera e grupit: Transmetin i Shpejtë i informatave të nevojshme për të shoqëruar fëmijën gjatë ditës (fjetja, zgjimi, humori, gjëndja shëndetësore e ditës, ora e kthimit) + Percaktimi Kush do vijë ta marrë ( mami, babi, gjyshja, gjyshi, dadoja etj..) si dhe Kur do vijë ta marrë (pas drekës, pas gjumit, pas zemrës apo para mbylljes së kopështit) + Përshëndetje e pastërzgjatur me fëmijën ( mirupafshim, kalofsh mirë, etj).

    Kurajo. Vetëm fillimi është pak i vështirë se gjithçka shkon mirë më pas.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 02-09-2011 më 20:26

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Pershëndetje.

    Normalisht, siç e ka shpjeguar edhe postuesja e mësipërme, për mbarëvajtjen e përshtatjes së një fëmijë në botën kopshtore është e këshillueshme të parashikohet një kohë adaptimi : ideale = dy javore, e përshpejtuar = një javore.

    Për këtë kohë adaptimi organizohet një planing adaptimi (ose program adaptimi) midis ekipit edukues dhe prindërve të fëmijës që nga dita e parë e deri në ditën e fundit të parashikuar. Ne në punën tonë e organizojmë pak e shumë kështu një program adaptimi :





    Ditët që vijojnë më pas fëmija vjen në kopësht me orarin komplet.

    Shënim:

    Kjo kohë adaptimi nuk do të thotë që gjithçka shkon mrekulli dhe që përshtatja e fëmijës në kopësht ka marr përfundimisht fund. Thjesht ndihmon prindin dhe fëmijën të ndahen në butësi dhe të përshaten më me lehtësi në këtë mënyrë të re jetese. Gjithsesi fëmijës i duhet të paktën një apo dy muaj që të ndjehet vërtet mirë në mes një grupi fëmijësh dhe me të rritur të tjerë përpos atyre të rrethit familjar.

    Për kalimin e një dite sa më të mirë në kopësht ( apo dhe tek një dado), është shumë rëndësishme që prindi ta verbalizojë (llafosë) dhe pozitivojë me fëmijën vajtjen në kopësht (p.sh. do shohësh atje ka shumë shokë dhe shoqe; do kalosh shumë mirë; do ketë dhe lodra të reja; mami ose babi do vij të të marrin në x ora; do mësosh gjëra të reja etj...).

    Si dhe siç u shpreh edhe 2043, të mos e zgjasë shumë ndarjen tek dera e grupit: Transmetin i Shpejtë i informatave të nevojshme për të shoqëruar fëmijën gjatë ditës (fjetja, zgjimi, humori, gjëndja shëndetësore e ditës, ora e kthimit) + Percaktimi Kush do vijë ta marrë ( mami, babi, gjyshja, gjyshi, dadoja etj..) si dhe Kur do vijë ta marrë (pas drekës, pas gjumit, pas zemrës apo para mbylljes së kopështit) + Përshëndetje e pastërzgjatur me fëmijën ( mirupafshim, kalofsh mirë, etj).

    Kurajo. Vetëm fillimi është pak i vështirë se gjithçka shkon mirë më pas.

    Elna.
    Elna
    ato 3 ditet e para nuk ka shanse te kalojne ashtu sic i ke pershkruar.
    Nese femija ka prindin e vet ne kopesht, behet tekanjoz, qan kur ndahet me te dhe nuk ka edukatore ne bote ta pushoje.
    Cdo femije qan kur vjen per here te pare ne kopesht, por kjo zgjat ne te shumten e rasteve vetem 5 minuta pasi prindi ka ikur.
    Ka bere vaki qe nje femije te qaje edhe gjysem ore, por kjo me nderprerje dhe per inerci, me pas femija qetesohet dhe luan me shoket
    Prinderit smund te hyjne ne ambjentet e kopeshtit per shume aresye
    Prindi hyn ne kopesht vetem diten e pare per tu siguruar per ambientin ne te cilin do te rri femija i tij, e me pas e dorezon ate tek edukatorja qe tek dera dhe : - Bye
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    dymishe ashtu sic e ke shpjeguar ti ndodh vetem ne shqiperi , ndersa ne perendim ka menyra te tjera adaptimi, ashtu sic e shpjegoi elna
    une habitem me keto oraret fikse ora e zgjimit , ora e ngrenies, sa here duhet te haje
    thua femija te jete robot
    kjo e imja nuk ka orare fikse zgjimi, apo ngrenie , nganjehere flen gjithe naten, nganjehere zgjhohet shpesh dhe gjate dites flen kur i do qefi, por dita dites nuk i ngjan, edhe per ngrenien nganjehere han mire , heren tjeter me pak dhe duhet ti jap me shpesh.
    Me kete regjim qe ka tani mendoj se atje ne cerdhe nuk do ti vine sipas qejfit te marrin kohen e tyre sa ajo te hapi gojen apo dikush tjeter te kerceje napolonin perpara saj qe ti marre mendjen qe te haje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 03-09-2011 më 02:47

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Eshte krim te detyrosh femijen kunder deshires se vet te shkoje ne kopesht ose cerdhe pa deshiren e vet.
    Nuk kane per t'ua falur kurre.

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Eshte krim te detyrosh femijen kunder deshires se vet te shkoje ne kopesht ose cerdhe pa deshiren e vet.
    Nuk kane per t'ua falur kurre.
    Me termed e thua ?Ateher edhe nese femija nuk do te vere ne shkolle i bejme atrin e leme gedhe vetem qe mos i prishim qefin .Femije skam por merem shume me ta se nese i vete pas tekeve te tija e humbe topin edhe te pret rruge e gjate me vone
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Me termed e thua ?Ateher edhe nese femija nuk do te vere ne shkolle i bejme atrin e leme gedhe vetem qe mos i prishim qefin .Femije skam por merem shume me ta se nese i vete pas tekeve te tija e humbe topin edhe te pret rruge e gjate me vone
    Shkolla eshte nje e keqe e nevojshme, kurse kopshti dhe cerdhja jo.
    Une flas se me kujtohet mire sa e kam vuajtur.

    Pastaj kopshti dhe edukimi nuk jane e njejta gje. Edukimin ta jep prindi ne shtepi, kurse kopshti eshte nje institucion qe pergatit femijet per skllaverimin e metejshem te mendjeve ne shkolla duke i bere vartes te denje te sistemit. Nese nuk e ke kuptuar qellimin primar te arsimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 03-09-2011 më 04:54

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Elna
    ato 3 ditet e para nuk ka shanse te kalojne ashtu sic i ke pershkruar.
    Nese femija ka prindin e vet ne kopesht, behet tekanjoz, qan kur ndahet me te dhe nuk ka edukatore ne bote ta pushoje.

    Cdo femije qan kur vjen per here te pare ne kopesht, por kjo zgjat ne te shumten e rasteve vetem 5 minuta pasi prindi ka ikur.

    Ka bere vaki qe nje femije te qaje edhe gjysem ore, por kjo me nderprerje dhe per inerci, me pas femija qetesohet dhe luan me shoket

    Prinderit smund te hyjne ne ambjentet e kopeshtit per shume aresye
    Prindi hyn ne kopesht vetem diten e pare per tu siguruar per ambientin ne te cilin do te rri femija i tij, e me pas e dorezon ate tek edukatorja qe tek dera dhe : - Bye
    Përshëndetje 2043.

    ato 3 ditet e para nuk ka shanse te kalojne ashtu sic i ke pershkruar.
    Nese femija ka prindin e vet ne kopesht, behet tekanjoz, qan kur ndahet me te dhe nuk ka edukatore ne bote ta pushoje.
    Eshtë e vertetë dhe normale që fëmija qan, por nga eksperienca ime e përditshme është moment që kalon shpejt dhe fëmija përgjithësisht dashje pa dashje e pranon ndarjen në kopësht që në zanafillën e saj. Një gjë është për tu theksuar: çdo gjë varet nga ndjesia emocionale që ka transmetuar prindi tek fëmija: Fëmija i/e shoqëruar nga prind i ankthuar, kalon momente ankthi. Fëmija i/e shoqëruar nga prind besuese që çdo gjë do kalojë mirë kalon momente të qeta dhe zbuluese në këtë botë të re për të.

    Prinderit smund te hyjne ne ambjentet e kopeshtit per shume aresye
    Prindi hyn ne kopesht vetem diten e pare per tu siguruar per ambientin ne te cilin do te rri femija i tij, e me pas e dorezon ate tek edukatorja qe tek dera dhe : - Bye
    Kuptoj që sipas vendeve të ndryshme ka edhe praktika pritëse të ndryshme nëpër kopështe.

    Unë dëshmoj dhe garantoj që të paktën në kopështet shtetërore të Gjenevës prindi nuk e sjell fëmijën vetëm tek dera e kopështit, por e shoqëron atë deri në grupin e vet pritës, transmeton informacionet e duhura edukatores përkatëse, ndahet me fëmijën e tij dhe largohet. E njëjta gjë edhe për marrjen e fëmijës nga kopështi. Prindi vjen deri në sallën ku gjendet fëmija. Merr transmetimin e ditës për fëmijën e tij nga edukatorja përkatëse, merr fëmijën e tij dhe largohet.

    Pritja e prindit në grup ka misionin e vet. E para ai është përditë në kontakt me ambjentet ku ka kaluar ditën fëmija e tij. E dyta njeh me mirë grupin e fëmijëve dhe ekipin edukues që ka shoqëruar fëmijën e tij, kështu që kur "trashëgimtari" - "trashëgimtarja" i thotë luajta me filan shok-shoqe, apo me filan lojë në filan vend, prindi mund të vizualizojë kush dhe ku është si dhe të tjerrë më tej bisedën me fëmijën e tij. E treta, kopështi nuk është ambjent hermetik as spitalor. Prindërit kanë plotësisht të drejtë të hynë në ambientet e tij. Për të garantuar një minimun higjene çdo kopësht disponon një lloj pantoflash speciale XXL që vishen mbi këpucë të cilat gjenden dhe lihen në hyrje të kopështit.

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Shkolla eshte nje e keqe e nevojshme, kurse kopshti dhe cerdhja jo.
    Une flas se me kujtohet mire sa e kam vuajtur.

    Pastaj kopshti dhe edukimi nuk jane e njejta gje. Edukimin ta jep prindi ne shtepi, kurse kopshti eshte nje institucion qe pergatit femijet per skllaverimin e metejshem te mendjeve ne shkolla duke i bere vartes te denje te sistemit. Nese nuk e ke kuptuar qellimin primar te arsimit.

    Përshëndetje x-files.

    Deklarata jote është shumë debatuese. Po përtoj ta shtjelloj të gjithën se i bie të rrimë deri për vit të ri duke debatuar....

    Pastaj kopshti dhe edukimi nuk jane e njejta gje.
    Gabim... Cdo person që është në kontakt me fëmijën tënd, dashje pa dashje ndikon në edukimin e tij duke filluar nga rrethi familjar prindërit, gjyshërit, hallat, xhajat, tezet dajat, dale tek komshiu/komshija, dadoja, fëmijët e lagjes, ekipi edukues, ekipi mësimdhënës, etj...

    Une flas se me kujtohet mire sa e kam vuajtur.
    Varet shumë në çfarë rrethanash të kanë pregatitur në familje për jetën e re në botën koopshtore si dhe në çfarë kushtesh je pritur në kopësht (pregatitja e personelit, ambienti pritës, pregatitja e ushqimeve etj...).

    Edukimin ta jep prindi ne shtepi, .
    Në fakt kështu është menduar deri vonë, që edukimin ta jep prindi në shtëpi, dhe cfarë duhet të ndodhë në fakt... por në një shoqëri ku pëgjithësisht prindi ka dekada që ka dhënë dorëheqje nga roli edukues, shumë punë i ka rënë kurriz ekipeve edukuese si dhe ekipeve mësimdhënës.
    P.s. Në ditët e sotme, vallë edukmin po e jep familja apo ekranet e shumta: TV - Pc- Ipod- Iphone- Nintendo- PS- Xbox etj....?! Sa kohë kalon fëmija në ditë duke luajtur apo diskutuar me prindërit e tij dhe sa kohë përpara njërit nga këto ekranet e mësipërme?!

    kurse kopshti eshte nje institucion qe pergatit femijet per skllaverimin e metejshem te mendjeve ne shkolla duke i bere vartes te denje te sistemit
    Dashje pa dashje, çdo lloj sistemi edukues (familjar, sauvage, apo institucional) i bën pjesëtarët e saj vartës të denjë të sistemeve të tyre ( familjare, xhunglore, institucionale). Kështu që nga e keqja më e madhe bredhja kot më kot rrugëve apo kalimi i fëmijës dorë më dorë nëpër njerëz të ndryshëm për ta mbajtur, apo ndenja pa fund përpara ekraneve te ndryshme a nuk është më mirë institucioni?!
    Mendimi dhe experienca ime
    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 03-09-2011 më 06:49

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Shkolla eshte nje e keqe e nevojshme, kurse kopshti dhe cerdhja jo.
    Une flas se me kujtohet mire sa e kam vuajtur.

    Pastaj kopshti dhe edukimi nuk jane e njejta gje. Edukimin ta jep prindi ne shtepi, kurse kopshti eshte nje institucion qe pergatit femijet per skllaverimin e metejshem te mendjeve ne shkolla duke i bere vartes te denje te sistemit. Nese nuk e ke kuptuar qellimin primar te arsimit.
    Nuk e di nese je prind apo adoleshent, por nje gje te siguroj
    Femijet qe nuk shkojne ne kopesht e kane tmeresisht te veshtire te pershtaten me shoqerine ne shkolle, Shoket do jene shume me te zhvilluar se ai, do te jene me te shoqerueshem dhe femija yt nuk do e gjeje veten ne kete shoqeri pa u lenduar per nje kohe te gjate(gje te cilen nuk do te ta fale kurre ).
    Nese kerkon qe femija yt te mos jete pjese e sistemit, mund te eksperimentosh me te e te mos e cosh as ne kopsht e as ne shkolle.
    As kete eksperiment femija yt nuk do te ta fale.
    Nuk e di se cpervoja ke ti nga kopshti , apo shkolla, por femijet sociale kalojne per bukuri ne keto ambjente ku edhe pergatiten per te perballuar jeten me vone.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •