"Shqiptarët janë përtacë të kultivuar ndër shekuj me një ëndërr të madhe për t'u pasuruar në një kohë shumë të shkurtër pa bërë asnjë punë".
Në këtë mënyrë përshkruan Ambasada amerikane në Tiranë gjendjen e Shqipërisë në mes të vitit 2008.
Ambasada merr si shembull lulëzimin e pikave të basteve dhe sallave të bixhozit, të cilat mund ti gjesh në çdo cep të vendit dhe gjithmonë janë plot me njerëz. Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për t'u pasuruar brenda natës.
Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike.
Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë.
Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion, i cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta.
Tiranë, 1 shtator 2011
Kopjuar nga faqja: www.kosova.com
Krijoni Kontakt