Close
Faqja 13 prej 61 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 607
  1. #121
    AlbMania Host & Design! Maska e Kleidi
    Anėtarėsuar
    06-02-2003
    Vendndodhja
    larg...shume afer... :)
    Postime
    163
    Ja dhe ca info nga pc !
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    ~ Milanist Do Jem Per Jete ... Qofsha Gjalle Apo Vdek ~
    Ne Dashuri Fiton Ai Qe Iken !

  2. #122
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Nga figura qe ke vene del se kompjuteri te punon me shpejtesi procesori 1.81 ghz.
    Perpara se ti futesh ndryshimit te shpejtesise se procesorit duhet te shohesh nese ka ndonje azhurnim per biosin,ndonje version me te ri te tij dhe nqs ka i ben flash biosit.Te dhenat qe ke per biosin BIOS Version/Date Award Software International, Inc. F2, 2005-04-14
    SMBIOS Version 2.Ky bios eshte krijuar ne 14 prill 2005.Shiko mos ka dale ndonje version i ri i biosit pas kesaj date.Duhet pare edhe bere ndonje azhurnim edhe i madherbordit qe ai te kete versionet me te reja te drajverave.NVIDIA System ModelAWRDACPI.Duhet bere azhurnim edhe i videokartes.Modeli qe ke eshte NVIDIA GeForce 6200.Pastaj te duhet te besh test kompjuterit duke perdorur ndonje prej programeve me poshte.
    3DMark http://www.futuremark.com/download/?3dmark2001.shtml
    PCMark http://www.futuremark.com/download/?pcmark04.shtml
    Sisoft Sandra(pjesa benchmark CPU,Multimedia,memorja)
    Te dhenat e testit qe programi jep i ruan ne hard drajv.Do te duhen me vone per te krahasuar keto te dhena me te dhenat e kompjuterit,procesorit,pas ndryshimit te shpejtesise se procesorit.
    Pas ndryshimit te shpejtesise se procesorit,testoje kompjuterin me programin prime 95 per te pare nese windowsi eshte stabel dhe punon mire.http://www.mersenne.org/freesoft.htm
    2 komponentet kryesore qe ndikojne ne rritjen e shpejtesise se procesorit jane madherbordi dhe memorja DDRMadherbordi ka Front Side Bus qe eshte pjese e arkitektures se madherbordit ku realizohet percjellja e te dhenave nga procesori ne memorje dhe pjeset e tjera te kompjuterit.Front side bus njihet si FSB.Shiko manualin e madherbordit per te dhenat e FSB.Te memorja shiko se sa eshte shpejtesia,psh 2700 ose 3200.Faktor tjeter eshte shumezusi(multiplier) qe mund te jete pjese e e brendshme e procesorit.Vleren e shumezusit e gjen edhe ne bios si 7.5X ose 10X.Ne varesi te modelit te madherbordit dhe procesorit,shumezusi multiplier mund te ndryshohet ne bios,ose mund te jete i kycur,nuk mund te ndryshohet,eshte ne sfond gri dhe nuk pranon Enter nga tastjera per ndryshim.Ne kete rast te ngelet ta besh ndryshimin duke ndryshuar vleren e FBS ne bios.Perpara se te besh kete sigurohu qe opsioni ne bios"Mbro kompjuterin nga overcloking"(protect computer from overclocking"te jete i caktivizuar.Nqs eshte i aktivizuar(enable) e ndryshon ne caktivizo(disable).
    Atehere multiplier(shumezusi)xfsb=shpejtesia e procesorit.Nqs rrit njeren nga te dyja me lart multiplier ose rrit FSB atehere rritet vlera ne GHZ e procesorit.FSB-ja mund te jete ne madherbord ose mund te jete pjese e brendshme e procesorit si ne rastin e procesorave AMD.
    Shumezusi ose multiplier eshte raporti midis vlerave te shpejtesise se procesorit dhe vleres se FBS 1.8ghz(1800mhz):300mhz(FSB) jep vleren e shumezusit si 6X dhe kete mund ta vesh re ne bios,si internal multiplier 6x.Ne shume kompjutera vlera e shumezusit eshte e bllokuar nga fabrika,nuk mund te ndryshohet,per pasoje duhet te merresh me ndryshimin e FSB-se.
    Persa i takon shpejtesise se memorjes.Nqs lexon te etiketa qe memorja DDR ka shpejtesi 200 mhz nga fabrika.Atehere nqs vlera FBS ne madherbord ose procesor eshte 166mhz,atehere memorja nuk do punoje me shpejtesi 200mhz por 166mhz.Pra shpejtesia e memorjes diktohet nga shpejtesia e FBS.Ne kete rast kur ben ndryshimin e vleres se FBS nuk duhet ta kalosh ate mbi 200 mhz,pasi memorja nuk e ka ate kapacitet shpejtesie.Memorja do punoje deri ne 200 mhz maksimumi,jo me teper.Pra ndyshimi i FBS duhet te jete jo mbi 200 mhz,ne menyre qe memorja ta pranoje kete shpejtesi dhe reagoje pozitivisht.
    Faktore te tjere me te cilat do punosh.
    Voltazhet e 1.chipset te madherbordit,2.memorjes ddr dhe 3 voltazhi Core Te treja keto vlera voltazhi do i gjesh ne bios.Ndryshimi i FSB ne vleren e shpejtesise ne bios,gjithmone shoqerohet edhe me ndryshim te voltazhit.Si fillim provohet ndryshimi i FSB ne bios duke e rritur vleren me 10 mhz dhe pastaj ndryshon vetem vleren e voltazhit te chipset shume shume pak.Nqs pas ndryshimit fik dhe ndez kompjuterin dhe windowsi hapet pa problem vazhdon prape rrit FSB-ne dhe rrit pak voldazhin e chipsetit.Nqs kompjuteri bllokohet duhet rritur pak voltazhi i memorjes.Nqs kompjuteri perseri bllokohet,ndryshohet shume pak voltazhi i Core ne bios.Nqs perseri kompjuteri bllokohet rikthehen vlerat e voltazhit aty ku ishin.Ndryshimi i voltazhit duhet bere shume shume i vogel dhe me kujdes.Eshte me shume rrezik.Axhustimi i voltazhit duke e rritur gjithmone nuk do te thote qe rritja e shpejtesise se procesorit do te behet me sukses.Rritja e voltazhit mund te beje kompjuterin jo stabel,mund te djege pjese,qarqe ne madherbord nqs ndryshimet ne voltazh behen te medha.Ose mund te ndodhe jo djegje pjesesh ne madherbord,por komjuteri nuk do beje boot fare,nuk do ndizet.Ne keto raste duhet bere njera nga keto te treja.Ne madherbord te xhamper settings te biosi,vendoset kunja e xhamperit ne pozicionin reset per 2 minuta,pastaj hiqet nga ai pozicion dhe ngulet te kunjat qe i perkasin situates default.Fjalet reset,default i ke te shkruara imet ne madherbord prane konektorit te bios xhamper settings.Keshtu qe veshtire te behet ndonje gabim.Ose mund te hiqet bateria e kompjuterit per pak minuta dhe rivendoset perseri ne fole.Ose nje metode tjeter me e lehte eshte te shtypesh butonin e ndezjes se kompjuterit dhe te mbash te shtypur ne tastjere butonin "insert".Kjo do provokoje hapjen e biosit.Aty vendos biosin ne default.E fik ndez kompjuterin dhe kjo ben qe te anullohen te gjitha ndryshimet qe bere me pare per voltazhet dhe ndryshimet ne FSB(front side bus).Nqs ne bios nuk ka fare opsione per te bere ndryshime ne multiplier ose FSB atehere ai madherbord nuk lejon te behen ndryshime.Nuk ka rruge se si ta rritesh shpejtesine e procesorit.Gjithshka varet se sa te lejon madherbordi me te dhenat e FSB,vleren e multiplier dhe vlerat e voltazhit ne bios,nese mund te ndryshohen ose jo.FSB mund ta gjesh ne madherbord me emrat FSB ose CPU bus frequency,ose si cpu clock.Shume e rendesishme eshte qe pas ndryshimeve qe ben ne bios te shikohen ne bios vlerat e temperaturave.
    Temperaturat duhet te jene ne kufijte diku midis 33grade Celsius deri 70 grade celcius.JO Temperatura mbi 70 grade celcius pasi keto vlera mund te provokojne djegjen e procesorit ose madhebordit ne tipet e vjeter te kompjuterave,ose fikjen automatike te kompjuterit per te parandaluar djegjen e procesorit dhe madherbordit.Modelete e rinj te kompjuterave dhe laptopave kane qarqe sensore ne madherbord ose procesore qe kur diktojne temperatura mbi 70 grade celcius,keto sensore provokojne fikjen e kompjuterit,per ta mbrojtur ate nga demtimet fatale ne madherbord ose procesor.Overclocking ose rritja e shpejtesise se procesorit mbi vleren origjinale te shpejtesise se caktuar nga fabrika ja shkurton jeten madherbordit,krijon shume nxehtesi dhe provokon me shume zhurme ne kompjuter.Ajo qe eshte e rendesishme eshte te rregullohet rregjimi termik brenda kompjuterit qe te largohet me me shpejtesi nxehtesia nga procesori.Per kete ne pjesen e kurrizit te procesorit,pikerisht ne siperfaqen ku mbeshtete hitsinku mbi procesor duhet vendosur nje paste termale qe ndihmon ne shpejtimin e percjelljes se nxehtesise nga procesori ne hitsinkun qe ndodhet mbi te.Shiko per produkte,pasta termale kompjuteri si Arctic silver 5 porcelan qe eshte me e mira.Aplikohet nje shtrese 1mm e trashe mbi siperfaqen e kurrizit te copes katrore te procesorit.Por kjo nuk mjaftonHitsinku ekzistues eshte dizenjuar te largoje nxehtesine normalisht kur procesori punon me shpejtesine e vendosur nga fabrika.Kur ti rrit shpejtesine e procesorit atehere krijohet nje nxehtesi akoma me e madhe dhe hitsinku nuk do e perballoje si duhet kete ngarkese termike.per pasoje nxehtesia do clirohet ngadale dhe sistemi do jete jo stabel.Mund te marresh mesazhe gabimi ne windows.Ekran blu (BSOD) etj.Ajo qe te ngelet te besh eshte te shtosh nje ventilator ne madherbord.Ky ventilator montohet ne madherbord dhe lidhet konektori i tij elektrik ne konektorin CPU2 ne madherbord.Ose mund te blesh ventilator qe ka konektor njelloj si konektoret elektrike te Hard drajverit ose CD romit.Ky lloj konektori eshte i dyfishte,ne njerin krah mashkull ne anen e kundert femer dhe lidhet me njerin nga konektoret elektrike qe jane te lire dhe dalin nga kutia e ushqyesit te rrymes.Ose mund te blesh pajisje te vecante qe e zevendeson hitsinkun.Kjo pajisje quhet coolit eleminator max qe vendoset direkt mbi procesor dhe arrin te reduktoje nxehtesine deri 50%.http://www.overclockersclub.com/reviews/coolitelim/ http://www.overclockersclub.com/revi...olitelim/2.htm Pajisja ka tuba ftohes uji.Ka edhe modele qe perdorin per ftohje azot te lengshem.
    Pasi ke bere ndryshimin e FSB-se ne bios dhe axhustuar voltazhin ne rregull,i behet test kompjuterit me Prime 95 qe e ve kompjuterin ne nje test stresi per te vertetuar qe kompjuteri eshte stabel pas ndryshimit te shpejtesise se procesorit ose jo.Krahasohen te dhenat,rezultatet me te dhenat e kompjuterit qe bere ne fillim para ndryshimit te shpejtesise se procesorit.Nqs nga programi del qe sistemi nuk eshte stabel,atehere duhet axhustuar,ulur pak shpejtesi e FSB-se.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #123
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Procesoret RISC

    Kerkoj te me ndihmoje dikush me ndonje informacion rreth procesoreve RISC. Kam gjetur info ne internet mirepo jane ne anglisht dhe nuk jam shume i mire ne gjuhe te huaj.
    Nese dikush ti ndonje link ku ka informacion ne shqip ose e ka informacionin si dokument, i lutem me kontaktoje ne privat.

    Faleminderit ! Pratolini

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    91
    Kisha edhe une nje problem me kompjuterin.
    Kompjuteri eshte ne pune normal, kur e ndiz fillon pune dhe ventilatori i procesorit, me tu hapur kompjuteri ventilatori i procesorit fiket dhe kompjuteri punon normalisht, kete pune e bene sa here te ndizet.
    Ēfare mund te kete

  5. #125
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga nigji
    Kisha edhe une nje problem me kompjuterin.
    Kompjuteri eshte ne pune normal, kur e ndiz fillon pune dhe ventilatori i procesorit, me tu hapur kompjuteri ventilatori i procesorit fiket dhe kompjuteri punon normalisht, kete pune e bene sa here te ndizet.
    Ēfare mund te kete
    Cfre kompjuteri ke,
    dhe
    ?!!sa kohe te punon kompjuteri me "ventilatorin" fikur??
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    91
    IBM pentium 4, 2.4 GHz, 80 HDD, 512 RAM.
    Nje dite e pashe dhe per 1 ore punoi pa freskuese pastaj e kam mbyllur dhe nuk e kam hapur me

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-07-2007
    Postime
    92

    Ē'mendoni pėr procesorėt Intel Core Duo?

    Po Ditmir, ēfarė mendoni pėr procesorėt Core Duo. A janė mė tė mirė se procesorėt
    Pentium dhe Athlon?

  8. #128
    Citim Postuar mė parė nga besart halimi
    Po Ditmir, ēfarė mendoni pėr procesorėt Core Duo. A janė mė tė mirė se procesorėt
    Pentium dhe Athlon?
    Per mendimin ntim nuk mund te behet nje krahasim i tille , sepse psh mund te kete pentium dual core http://www.intel.com/products/proces...core/index.htm

    Dual jane shum te mire , sepse menaxhojne procesimin e informacionit me mire se procesoret normal. Nji procesor mund te merret me nje aplikacion , kurse procesori tjeter nje aplkacion tjeter , kjo ben qe kompjuteri te ngarkohet me pak.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  9. #129
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    O Besart..pse nuk e provo i here AMD Athlon 64 X2 Dual Core 6400+ edhe pastaj hajde bej pytje te tipit retorik si kjo me lart... sa me hap i teme kur i thone.
    Ca mendimi ka ktu ndonje ekspert per ket procesorin qe permenda me lart.

  10. #130
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder
    O Besart..pse nuk e provo i here AMD Athlon 64 X2 Dual Core 6400+ edhe pastaj hajde bej pytje te tipit retorik si kjo me lart... sa me hap i teme kur i thone.
    Ca mendimi ka ktu ndonje ekspert per ket procesorin qe permenda me lart.
    Sa lek ben re aman.

    Kisha edhe un nje pyetje , kur themi qe nje procesor eshte 3.4 gHz dual core , 3.4 eshte vetem njeri procesor apo eshte fuqia e te dyve?
    Keyboard not found .... press any key to continue!

Faqja 13 prej 61 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •