Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Sulm ndaj fjalës së lirë në FSH nga Uriel

    Përshëndetje stafit të forumit:

    Pa dashur ta kthej temën në një "popularity contest", pas një sasie jo të neglizhueshme aprovimesh të shkrimeve të mia(sigurisht përvec kërcënimeve Islamike me vdekje që u adresuan nga një pjesë aktive e stafit), për herë të parë në ForuminShqiptar vjen një paralajmërim absurd nga supermoderatori Uriel, i pabazë, që cënon mbi të gjitha fjalën e lirë, dhe vetë rregulloren e forumitshqiptar.

    Pjesëmarrja ime aktive si në forum, si dhe pasive në raportimin aktiv të cdo infracioni të mundshëm e bëjnë këtë paralajmërim të këtij personi një akt të shëmtuar në vrazhtë të një sulmi personal të personit në fjalë ndaj meje.

    Lutem stafi të marë masa ndaj këtij njëriu, të risjelli shkrimin tim në kufijtë e etikës dhe të heqi këtë njollë nga biografia ime, stili i të cilit(mënyra si u dha) është e denjë për epokën e Sigurimit.

    -----------------------------------------

    I/e dashur Hyllien,

    Moderatorët e Forumi Shqiptar u kanë bërë një vërejtje.

    Arsyeja: Sjellje arrogante dhe kokëfortësi përkundrejt stafit të forumit
    -------
    Siç u shpreha dhe në temë, nuk ta kam për borxh ty dhe askujt ti duroj mëndjemadhësitë dhe etiketimet personale. Nëse vazhdon në të njëjtën rrugë me kokëfortësi do përjashtohesh nga forumi.

    Uroj në mirëkuptimin tënd.
    -------

    Kjo vërejtje ju kushton 1 pikë dhe mund të rezultojë në kufizimin e aksesit tuaj në forum deri ditën e skadimit. Kini parasysh që vërejtjet serioze nuk skadojnë kurrë.

    Gjithë të mirat,
    Forumi Shqiptar
    __________________
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Është qesharake se si vetëviktimizoheni, madje duke cekur dhe rregulloren e forumit kur jeni pikërisht ju strumbullari i replikave personale, që në mënyrë komike pretendon rolin e viktimës.

    Puna ime në mbarëvajtjen e një ndër platformave virtuale më të mëdha shqiptare është vullnetare. Ndaj nuk ndjej detyrim përkundrejt askujt për të marrë mbi shpatulla etiketimet personale drejtuar ndaj meje. Kjo përbën dhe shkeljen me dy këmbë të rregullores së forumit, dhe në mos mjaftonte veç ky fakt, sillesh me arrogancë ndaj pozicionit tim, duke mos rreshtur së ofenduari. Tematikat që shtrohen për diskutime kanë një bosht që çon drejt një bërthame - nuk është Smod Urieli dhe ''kredencialet'' e tija bërthama e të gjitha diskutimeve që personalizoni banalisht dhe kurdoherë kur të jepet mundësia. Ndoshta e injoron si fakt këtë proçes të shëmtuar, ndoshta me të vërtetë nuk e sheh si vepron në nën ndërgjegje, por ekziston një rregullore për forumin siç ekziston dhe një hiearki tek stafi që përcakton mbarëvajtjen e anëtarëve të tij si dhe duke analizuar veprimet e tyre në kuadër të neutralitetit. Kjo detyrë nuk i është lënë në dorë çdo kujt për të sherruar çdo temë, duke u pozicionuar në rolin e kompetentit por gjykohet nga vetë stafi. Gjithashtu kur postimet të shlyen dhe cilësohen si të panevojshme për shkak të përmbajtjes së tyre që personalizon diskutimin, nuk mund të luash rolin e kokëfortit duke e postuar përsëri. Ndaj zotëri i mbarë, mësoni si të silleni, të diskutoni pa ofenduar palën tjetër, të qëndroni larg personalizimeve dhe të shikoni që problemi vërtetë qëndron poshtë hundës tuaj. Fjalë e lirë nuk do të thotë të ofendosh kë të dalë përpara.

    Temën po e mbyll, për të mos degjeneruar në një proçes zinxhir dhe të pandalshëm ''e lagu, se lagu''. Ftoj ndonjë koleg Smod apo Admin të japë mendimin e tij/saj nëse e shikon të arsyeshme.

    Kaloni mirë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 30-08-2011 më 19:29
    relata refero

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Te gjithe ata qe futen ne forum me idene per te "shitur mend" vetem, e jo per te blere mendimet e anetareve te tjere, heret apo vone e gjejne veten te perjashtuar nga forumi me hir apo pa hir. Me hir pasi u pelqen qe te lexohen por jo te lexojne mendimin e te tjereve, dhe detyrimisht forumi behet i merzitshem per ta. Pa hir pasi duke propoganduar idete fikse te tyre larte e poshte ne forum, e duke mos pranuar ne asnje menyre mendimin ndryshe, perfundojne duke ofenduar anetaret e forumit me etiketime personale. Dhe kjo eshte ne kundershtim me rregulloren e forumit e detyrimisht perjashtohesh nga forumi.

    Ti nuk je as i pari e as i fundit, dhe po te shpenzoje aq kohe ne forum per te lexuar mendimet e anetareve te forumit (perfshi mendimet e Uriel), do te perfitoje shume nga keto diskutime. Dhe shume nga ju, duhet ta kini per nder e kenaqesi qe te diskutoni e lexoni mendimet e Uriel, i cili ka nje bagazh te gjere dije historike e kulturore. Te paket jane ata shqiptare qe gezojne nje kulture te tille qe marrin mundimin te marrin pjese ne nje forum te tille te hapur, ku disniveli kulturor i anetareve eshte i dukshem.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •