Kam vene re qe seksioni sportiv ne FSH eshte pak rremuje. Mendimi im do te ishte nje rimodelim apo ristrukturim i ketij seksioni.
Keshtu "Sporti ne Shqiperi" (diskutime rreth te gjitha sporteve ne Shqiperi dhe Kosove) te ishte nje forum me dy nenforume:
- Futbolli (diskutime rreth kampionatve te futbollit ne Shqiperi dhe Kosove)
- Skuadrat kombetare (diskutime rreth skuadrave perfaqesuese kombetare te te gjithave sporteve).
Gjithashtu tek Sporti ne Shqiperi perfshihen diskutimet rreth ēdo sporti qe ka per vend zhvillimi Shqiperine dhe Kosoven, psh basket, volejboll, atletike, ēiklizem, mundje, boks, etj.
Seksioni "Futbolli" duhet te rimodelohet. Akoma jane nenforume evenimente te vitit 2008 apo 2010, te cilat kane nje interes zero. Nenforumet dhe kryetemat duhet te ngrihen dhe te ulen ne baze te evenimenteve qe kane interes aktual. Gjithashtu mungojne pasqyrat e rezultateve rreth evenimenteve kryesore sportive, te cilat jane shpirti i nje seksioni siē eshte futbolli.
Mungon seksioni "Sportet Amerikane" te cilat jane nje terheqje me vete si per sportdashesit amerikane ashtu edhe ato joamerikane. Kampionate si NBA, NFL, NHL e Baseball do te gjenin veten tek ky seksion. Kjo pasi edhe nje pjese e mire e forumisteve jetojne ne USA dhe njohurite e tyre do te plotesonin akoma me shume kete seksion.
Tek "Sportet motorrike" besoj se duhet shtuar Nascar, Indy dhe Rally.
"Sportet e renda" per momentin duken OK.
Duhet shtuar seksioni "Sporte te tjera" ku te permbildhen diskutime rreth basketit, volejbollit, tenisit, atletikes, ēiklizmit e te gjitha sporteve te tjera, te cilat nuk gjejne vend ne nje nga seksionet e siperpermendura.
Duke shpresuar qe mendimi im te merret ne konsiderate ju ftoj te jepni mendimet tuaja ...
Krijoni Kontakt