Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 254
  1. #21
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Rrofsh DYDRINAS per kete artikull me vlere kombetare, le te jete nje sycelje per shqipet e Maqedonise te lene fene anesh dhe ti kethehen rrenjes kombetare.


    Shembulli i Brankos duhet ndjekur nga shume shqiptare ortodoks ne Maqedoni qe plotesisht jane asimiluar por prapseprape e dine prejardhjen..familje fisnike si e Qiriazi ( ka trashikimtar si Kiriazoski) ,plot intelektuale dhe dr.shkencash ne Maqedoni jane shqiptar ortodoks...Josif Bageri eshte figura me markante shqiptare ne ate pjese shqiptare qe sot quhet Maqedoni..poezine qe u drejtohet atyre 3500 shqiptareve me 1908 do ta sjelle ketu kur te gjeje kohe...
    Hapi i Branko Manolovskit ,eshte nje hap qe duhet ndjekur nga ata qe ndjejne se ne vehte kane gjak dhe DNA shqiptare, dhe nuk jane pak ne Maqedoni!..
    Eshte nje hap normal dhe shume fisnik i nje njeriu shqiptar qe ka jetuar ne nje vend ku i eshte mohuar kombesia dhe eshte asimiluar padrejtsisht,dhuna e mesuesit serb i ka mbajt fresket kujtimin e te qenit tjeterfare,i ka ruejtur integritetin dhe dinjitetin dhe i ka dhene guximin per te emruar vetveten ashtu sic eshte me emrin e vertete -shqiptar.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 28-08-2011 më 01:22
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #22
    Manojlovski, në mision për të dëshmuar origjinën e tij shqiptare

    12/08/2011



    Në vigjilje të përvjetorit të 10 me radhë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i nderit i shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis i tij, vendosën të ecin për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje. Shtatëdhjetëvjeçari Manojlovski, është nisur në këtë mision, i cili do të zgjasë disa ditë, në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët ortodoks të Rekës, të cilët prej vitesh e kanë fshehur identitetin e tyre kombëtar.
    “Të gjithë jemi njerëz të bukur të mençur dhe është bukur të shkojmë rreth ujit dhe të kemi marrëveshje. Është pak edhe avanturiste kjo, edhe perëndia më ka dhënë shëndetin 70 do i bëj tani, po ti bëj rreth Vardarit. Idenë e kam shumë të vjetër dhe mendoj se është koha, të gjithë mirë e pranuan të shëtisim”, tha Branko Manjolovski.
    Mbështetje logjistike dhe e gjithanshme për udhëtimin e tij, ka pasur edhe nga Shoqata “Josif Bageri”. Delvina Kërluku, përfaqësuese e kësaj shoqate, tha se ky marsh mëton të jep mesazhin e tolerancë dhe paqes mes popujve. Ky mision tha ajo, u nis për të kultivuar ndjenja krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim deri më tani.
    “Ky mision është nisur si shkak për mirëkuptim tolerancë dashuri e paqe mes etnive brenda Maqedonisë, ju dëshiroj suksese dhe udhë të mbarë misionarëve”, u shpreh Delvina Krluku, kryetare e shoqates Josif Bageri.
    Shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, do të bëjë në shoqëri të dy kunatave të tij Nadës dhe Ruzhës, por edhe të disa miqve të tjerë. Para nisjes, u organizua edhe një ceremoni fetare, në të cilën morën një imam dhe një prift. Branko Manojlovski lindi në gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme. Në vitin 1969 ai vendosi të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton aktualisht. Manojlovski në SHBA njihet edhe si njëri ndër veprimtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare.

    Bashkim Sulejmani

    Ndiqni videon e ceremonise:

    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/80525.html

  3. #23
    Manojlovski, në mision për të dëshmuar origjinën e tij shqiptare

    12/08/2011



    Në vigjilje të përvjetorit të 10 me radhë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i nderit i shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis i tij, vendosën të ecin për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje. Shtatëdhjetëvjeçari Manojlovski, është nisur në këtë mision, i cili do të zgjasë disa ditë, në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët ortodoks të Rekës, të cilët prej vitesh e kanë fshehur identitetin e tyre kombëtar.
    “Të gjithë jemi njerëz të bukur të mençur dhe është bukur të shkojmë rreth ujit dhe të kemi marrëveshje. Është pak edhe avanturiste kjo, edhe perëndia më ka dhënë shëndetin 70 do i bëj tani, po ti bëj rreth Vardarit. Idenë e kam shumë të vjetër dhe mendoj se është koha, të gjithë mirë e pranuan të shëtisim”, tha Branko Manjolovski.
    Mbështetje logjistike dhe e gjithanshme për udhëtimin e tij, ka pasur edhe nga Shoqata “Josif Bageri”. Delvina Kërluku, përfaqësuese e kësaj shoqate, tha se ky marsh mëton të jep mesazhin e tolerancë dhe paqes mes popujve. Ky mision tha ajo, u nis për të kultivuar ndjenja krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim deri më tani.
    “Ky mision është nisur si shkak për mirëkuptim tolerancë dashuri e paqe mes etnive brenda Maqedonisë, ju dëshiroj suksese dhe udhë të mbarë misionarëve”, u shpreh Delvina Krluku, kryetare e shoqates Josif Bageri.
    Shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, do të bëjë në shoqëri të dy kunatave të tij Nadës dhe Ruzhës, por edhe të disa miqve të tjerë. Para nisjes, u organizua edhe një ceremoni fetare, në të cilën morën një imam dhe një prift. Branko Manojlovski lindi në gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme. Në vitin 1969 ai vendosi të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton aktualisht. Manojlovski në SHBA njihet edhe si njëri ndër veprimtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare.

    Bashkim Sulejmani

    Ndiqni videon e ceremonise:

    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/80525.html

  4. #24
    E kam enderruar gjate nje dite te tille kur shqiptaret e trembur nga furtunat e shekujve do te merrnin guximin dhe do te flisnin ballelart te verteten e mbajtur te fshehur ne gji.

    Kur e kam lexuar kete lajm jam emocionuar se tepermi nga rrefimi prekes dhe nga shpalosja e se vertetes, per te cilen une kam besuar gjithmone.

    Edhe ne tema me permbajtje pak a shume te njejte une jam shprehur se ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Serbi, ne Bullgari, ne Rumani etj jetojne nje numer jashtezakonisht i madh shqiptaresh te tjetersuar (pa folur per Greqine qe eshte fakt i njohur por ende i papranuar).

    Fundi i shekullit te 18-te dhe shekulli i 19-te e futen shqiptarin ne karantine, ne izolim, gje qe çoi ne nje bjerrje te madhe te ndjenjes dhe vetedijes kombetare, mirepo kufinjte u hapen dhe shqiptari tashme ndjehet i lire qe ti rikthehet serish rrenjes, trungut, familjes, ne menyre qe te mos mbetet ne jete te jeteve nje dele e humbur nga vatha.

    Besoj se shume shpejt levizje te tille do te shpeshtohen ne Maqedoni dhe ne vendet e tjera fqinje, por ajo qe duhet theksuar eshte fakti qe strukturat politike dhe fetare ne Shqiperi dhe ne shtet kudo qe jetojne shqiptare te mos gjenden te papergatitur nga zhvillime te tilla.

    Ne na duhen shqiptaret kudo qe ata jetojne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-08-2011 më 02:37

  5. #25

  6. #26
    Policia greke arreston Branko Manojlovskin dhe disa shqiptar tjerë

    Posted by shqipmedia1

    19 Gusht 2011

    Policia greke arreston Branko Manojlovskin dhe disa shqiptar tjerë

    (E plotësuar – 22:30)Policia greke para disa çasteve ka liruar kryetarin e nderit të shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis të tij, në mesin e të cilëve edhe dy kunatat e tij Ruzhën dhe Nadën, mbesën dhe një grup alpinistësh shqiptar dhe profesorë të edukatës fizike, ndër të cilët edhe ish-deputeti, Vullnet Ameti, të cilët më 12 gusht filluan ekspeditën për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje.
    Ish-deputeti Ahmeti për KOHA në një linjë telefonike konfirmoi lirimin, duke sqaruar se rrugëtimin e tyre e kanë vazhduar menjëherë pasi janë lënë të lirë nga policët grekë, respektivisht pasi që janë larguar nga stacioni policor, ndërkohë që edhe përkundër insistimit të uniformave blu greke për t’ua konfiskuar kameran dhe me të cilën kanë bërë xhirimin e udhëtimit sikurse edhe CD-të, një gjë të tillë nuk kanë ndodhur.
    Ndryshe, në vend që kjo ditë për Manojlovskin, i cili u bë i njohur për opinionin vendas me prononcimin e tij duke thënë se ndjehet shqiptar, të ishte festive ngase e kremtonte ditëlindjen e 70, ai përfundoi në një stacion policie vetëm disa kilometra në thellësi të shtetit grek, në qytezën Evzoni.
    Burime nga BDI konfirmuan se kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vënë kontakte me ambasadën greke për ta debllokuar situatën.
    Udhëtimi i tyre maratonik për të përshkuar rrjedhën e lumit Vardar, nisi më 12 gusht (e premte) në orët e para të ditës në vigjilje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nisja nga atje, u shoqërua me një atmosferë festive e miqësore në prezencë të shumë miqve dhe qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve të tjera shqiptare. Fillimi i udhëtimit të tyre u shoqërua edhe me rite fetare. Në një anë hoxha, në tjetrën anë prifti, ato bënë lutje që udhëtimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe të kalojë pa asnjë pengesë.

    Ashtu siç deklaroi në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Koha” gjatë muajt korrik, Branko Manojlovski, shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, e ndërmorri në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare, sidomos për banorët ortodoks të anës së Rekës së Epërme, me qëllim që ato t’i kthehen origjinës së tyre shqiptare, por edhe në përvjetorit e dhjetë me radhë të Marrëveshjes së Ohrit.

    Branko Manojlovski lindi më 19 gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme.
    Prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, që të tre këto të martuar. Manojlovski është gjysh i gjashtë nipërve dhe mbesave. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.

    Lajm i orës 20:30

    Policia greke ka rrestuar sot padite kryetarin e nderit të shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis të tij, në mesin e të cilëve edhe dy kunatat e tij Ruzhën dhe Nadën, mbesën dhe një grup alpinistësh shqiptar dhe profesorë të edukatës fizike, ndër të cilët edhe ish-deputeti, Vullnet Ameti, të cilët më 12 gusht filluan ekspeditën për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje.

    Në vend që kjo ditë për Manojlovskin, i cili u bë i njohur për opinionin vendas me prononcimin e tij duke thënë se ndjehet shqiptar, të ishte festive ngase e kremtonte ditëlindjen e 70, ai përfdundoi në një stacion policie vetëm disa kilometra në thellësi të shtetit grek, në qytezën Evzoni. Në një deklaratë telefonike, ish deputeti Vullnet Ahmeti për KOHA deklaroi se për momentin gjenden në stacionin e policisë, ndërsa se nga ata është kërkuar që të dorëzonin kameran dhe me të cilën kanë bërë xhirimin e udhëtimit sikurse edhe CD-të, por se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Ahmeti thotë se arrestimi ka ndodhur edhe përkundër faktit se ai posedon pasaportë diplomatike ndërsa Manojlovski pasaportë amerikane. Burime nga BDI konfirmuan se kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vënë kontakte me ambasadën greke për ta debllokuar situatën.
    Ndryshe, udhëtimi i tyre maratonik për të përshkuar rrjedhën e lumit Vardar, nisi më 12 gusht (e premte) në orët e para të ditës në vigjilje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nisja nga atje, u shoqërua me një atmosferë festive e miqësore në prezencë të shumë miqve dhe qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve të tjera shqiptare. Fillimi i udhëtimit të tyre u shoqërua edhe me rite fetare. Në një anë hoxha, në tjetrën anë prifti, ato bënë lutje që udhëtimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe të kalojë pa asnjë pengesë.
    Ashtu siç deklaroi në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Koha” gjatë muajt korrik, Branko Manojlovski, shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, e ndërmorri në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare, sidomos për banorët ortodoks të anës së Rekës së Epërme, me qëllim që ato t’i kthehen origjinës së tyre shqiptare, por edhe në përvjetorit e dhjetë me radhë të Marrëveshjes së Ohrit.
    Branko Manojlovski lindi më 19 gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme.
    Prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, që të tre këto të martuar. Manojlovski është gjysh i gjashtë nipërve dhe mbesave. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.

    KOHA

  7. #27

    Branko Manojlovski: Edhe 35 km deri te caku (Deti Egje)…

    E Shtune 20 Gusht 2011 15:30

    “Ndihem shumë mirë, i rinuar, pasi eca rreth 400 km për 8 ditë. Edhe 35 km e fundit do t’i ec me qejf. Asnjëherë si në Ditëlindjen time të djeshme, të 71-tën me radhë, nuk jam ndier më i gëzuar e më krenar.

    Branko Manojlovski: Edhe 35 km deri te caku (Deti Egje)…



    Sot, në pushimin e mesditës, 35 km para se te arrihet caku (derdhja e Lumit Vardar në Detin Egje / Greqi), misionari Brano Manojlovski u shpreh:

    “Ndihem shumë mirë, i rinuar, pasi eca rreth 400 km për 8 ditë. Edhe 35 km e fundit do t’i ec me qejf. Asnjëherë si në Ditëlindjen time të djeshme, të 71-tën me radhë, nuk jam ndier më i gëzuar e më krenar.

    Falënderoj te gjithë pjesëmarrësit në shënim të Ditëlindjes dhe ata që me përgëzuan permes telefoni.

    Falënderoj ekipin që po me shoqëron. Për paraburgosjen e mbrëmshme dhe keqtrajtimet nga policia greke në Evzon do të rrëfej herën tjetër. Falenderoj të gjithë njerëzit që po përcjellin udhëtimin tonë misionar.”

    YlliPress

  8. #28
    Misionari shqiptar emërtoi Maqedoninë “Ilire”


    Publikuar: 21.08.2011 - 18:08

    Shkup 21 gusht-Misionari shqiptar Branko Manojlovski pesë minuta para orës 12 arriti me në vend-derdhjen e Vardarit në Detin Egje. Ecjen e rreth 430 kilometrave ata e kanë bërë për nëntë ditë e 55 minuta. Manojlovski në det derdhi ujin që kishte marrë në burim, duke i thënë lutjet dhe uratat tashmë të njohura si emërtimi “Maqedonia Ilire”. I gjithë ekipi përgëzoi misionarin Branko Manojlovski duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.Ndërkaq një ditë më parë policia greke dy orë të tëra kishte penguar anëtarët e shoqatës ‘Josif Bageri’ që të vazhdojnë marshin e nisur përgjatë lumit Vardar që përfshinë edhe territorin e Greqisë.

    Policia greke kishte ndaluar mbrëmjen e të premtes në qytetin Evzoni për disa orë një grup aktivistësh shqiptarë të shoqatës “Josif Bageri” nga Maqedonia, mes tyre edhe ish deputetin e BDI-së Vullnet Ahmeti, por më pas i ka liruar. Grupi i udhëhequr nga kryetari i shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski ishte pjesë e ekspeditës së nisur nga Vrutoku- rrjedha e lumit Vardar deri te Deti Egje, një mision simbolik kundër hasmërive dhe urrejtjes midis popullit shqiptar dhe atij maqedonas. Ky aktivitet ndërlidhej me 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Marshit ju bashkëngjitën edhe shumë miq e të afërm të Manojlovskit të cilët kishin nisur ekspeditën më 12 gusht nga Vrutoku – burimi i lumit Vardar deri në Detin Egje me simbolikën për të shmangur urrejtjen midis popujve shqiptar dhe maqedonas si dhe për të promovuar vlerat. Nisja nga atje, u shoqërua me një atmosferë festive e miqësore në prezencë të shumë miqve dhe qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve të tjera shqiptare. Fillimi i udhëtimit të tyre u shoqërua edhe me rite fetare.

    http://www.koha.net/index.php?page=1,15,66841

  9. #29
    Kembësorimi buzë Vardarit, nga Vrutoku deri në Detin Egje, një mision njerëzor!

    Posted by shqipmedia1

    13 Gusht 2011

    Kembësorimi buzë Vardarit, nga Vrutoku deri në Detin Egje, një mision njerëzor!Lumi Vardar ka qenë Lum i shenjtë për iliro-dardanët dhe për iliro-makedonët…

    Ndonjëherë më behet sikur tani është kufi virtual për hasmëri shoviniste e fetare mes të popujve tanë. Prandaj vendosa të ec këmbë buzë Ti, nga Burimi (Vrutok / Gostivar) deri në Derdhje (Delta Ackcesis), të marr me vete pak ujë në Burim, ta bartë me vete gjatë gjithë rrugës dhe kur do ta derdh në Detin Egje, të lutem dhe të uroj:

    • Bashkë me këtë ujë, që solla me vete, vafshin në Det të gjitha hasmëritë dhe urrejtjet në mes të popujve tanë makedon dhe shqiptar;

    • Ua falshin popujt tanë njëri tjetrit fajet, padrejtësitë dhe hasmëritë e deritanishme;

    • U shtoftë mirëkuptimi ndëretnik dhe ndërfetar në mes të popujve tanë;

    • Popujt tanë paçin bashkëjetesë sa më të mirëkuptueshme, në barazi e demokraci sa më të plotë;

    • Uroj që bashkëqytarët e komunitetit tonë, me prejardhje ose që ndjehen shqiptarë ortodoksë, të mos frikësohen e të mos turpërohen të tregojnë prejardhjen e tyre, gjegjësisht përkatësinë e tyre etnike , nga se tani RM-ja po demokratizohet dhe është shtet ynë i përbashkët;

    • Populli grek paçtë mirëkuptim ndaj identiteteve tona etnike, për të mos e bllokuar Shtetin tonë që të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Evropian dhe në NATO;

    • U pranoftë si kompromis emërtimi i Shtetit tonë: MAQEDONIA ILIRE;

    • Rrjedhtë sa më i pastër uji i Lumit Vardar…!

    Gjatë udhëtimit dua të shënoj 70-vjetorin e lindjes time (me 19 gusht), me shpresë se Zoti do të më jep jetë dhe fuqi të realizoj këtë mision njerëzor.

    Këmbësorimi do jetë i mundimshëm, meqë Lumi ynë i shenjtë është i gjatë gati 400 km, por bindjen dhe vullnetin i kam të mëdha për ta realizuar…

    Uroj që ky mision të dal i frytshëm, meqë kam besimin se Zoti ynë do të dëgjoj lutjet e uratat e mia.

    Falënderoj bashkudhëtarët dh bashkëqytetarët për mirëkuptim ndaj lutjeve e uratave të mia.

    Vëllezërve e Motrave shqiptarë, besimtarë myslimanë, ua uroj Muajin e Ramazanit.

    Falënderoj Shoqatën JOSIF BAGERI që po me mbështet në këtë rrugëtim misionar.

    AMEN !

    (Branko Manojlovski, i lindur në Fshatin Ki]indicë, Reka e Epërme, Komuna Mavrovë-Rastushë.)

    Tel.mob.: 00389 71 902225

    Biografia ime (telegrafike)

    Quhem Branko Manojlovski, i Nënës Zafira dhe Babait Manojl, i lindur me 19.08.1941 në Fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, buzë Mavrovës pitoreske. Shkollën 4-vjeçare e kam kryer në Belqicë, kurse 8-vjeçare në Gostivar. Shkollën e mesme e kam kryer në Tetovë, kurse studimet në Zagreb në vitin 1967.

    Në vitin 1969 jam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj prej vitesh jam edhe shtetas amerikan.

    Rikthimi në Vendlindje…

    Gjatë 9 viteve të fundit, sidomos qe kur jam pensionuar në Sh,B.A., vi në Vendlindje për t’u çmall, meqë pothuajse dy dekada nuk kisha mundësi të vija.

    Që kur kam filluar të vi në Vendlindje, i frymëzuar dhe i inkurajuar edhe nga demokracia amerikane, jam prezantuar siç ndihem dhe siç jam – shqiptar, meqë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit dhe paraardhësit tjerë i kisha shqiptarë.

    Nuk po ndruhem të prezantohem shqiptar, me mendim se Republika e Maqedonisë (RM) nuk është ajo e viteve të para Pavarësimit të plotë shtetëror (1991), por e demokratizuar, me sistem pluralist demokratik, ku prononcimi si shqiptar nuk do të jetë më me rrezik, si përpara.

    Fatkeqësisht, shumë shpejt u ballafaqova me një realitet të hidhur. As disa nga më të afërmit e Familjes sime nuk e mirëpriten prononcimin tim publik se jam shqiptar. Dhe, mendoj, nuk po e mirëpresin kryesisht nga frika, meqë ata ende nuk janë liruar nga tmerri i të kaluarës se afërt, i cili zanafillën e kishte qysh kur hapësirat tona etnike i pat pushtuar Serbia imperialiste në vitin 1913.

    Këtë vit me ndodhi një surprizë e këndshme, kur u informova se ca bashkëqytetarë këtu, në RM, kishin formuar Shoqatën Josif Bageri. Këtë Personalitet të shquar, njëheraz bashkëvendas, e kisha idhull prej vitesh dhe po më vinte keq përse kaq gjatë ishte dënuar me harresë dhe mospërfillje. Njësoj idhull e kisha edhe Birin e Josifit, Kriston, meqë Ai, në moshën 16-vjeçare, kishte rënë në Manastir, krah kryengritësve çlirimtarë maqedonas, kundër pushtimit shumëshekullor turk. Kjo kishte ndodhur në vitin 1906. Kurse Josifi, nëntë vite më vonë, në moshë 45-vjeçare, kishte vdek në Prishtinë (në rrethana ende të pasqaruara), në krye të një misioni patriotik. Pra, Babë e Bir kishin dhënë jetën për çlirimin e popujve tanë, shqiptar e maqedonas, kundër pushtimit turk dhe serb…

    Që kur kam kuptuar për bëmat e Tyre njerëzore e patriotike, nuk kam ndier qetësi shpirtërore, përse ata ishin harruar. Qysh në kontaktet e para me këtë Shoqatë shpreha gatishmërinë për t’u angazhuar. Sidomos angazhimi i sivëllezërve dhe i simotrave, kryesisht të besimit myslimanë, me bënë të ndihem akoma me krenar – si shqiptar. Rasti i parë për të shpreh këtë ndjesi publikisht qe Simpoziumi shkencor kushtuar Josif Bagerit, mbajtur me 25 qershor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me atë rast u ndjeva i nderuar për mundësinë që m’u dha për të përshëndet pjesëmarrësit e simpoziumit, studiues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, në cilësinë e kryetari të nderit dhe në emër të Shoqatës Josof Bageri. Në të njëjtin Simpozium paraqita edhe kumtesë.

    Këto ditë MTV2 emetoj një emision për Rekën e Epërme, me rrëfimet e mia, si dëshmitar autentik i të kaluarës se Familjes, Fshatit dhe Krahinës sime të dashur, Rekës se Epërme. Më pastaj pasuan reagimet. U ndjeva tepër i lumturuar kur vëllai, kushërinjtë, mbesat, po më përgëzonin për sinqeritetin dhe emocionet e mia të shpalosura në atë emision. Pasuan edhe përgëzimet tepër dashamirëse dhe njerëzore të bashkëkombësve të mi, kryesisht të besimit myslimanë, por tek tuk edhe të besimit ortodoks. Në ndërkohë përmes telefonatave pata edhe kërcënime, të cilat mu duken se ishin nga nacionalistët ekstremistë maqedonas. Këto kërcënime i heshta, sepse nuk dëshirova t’u shkaktoj panik të afërmeve të mi. Vet nuk u ndjeva aspak i frikësuar, jo se shquhem për trimëri, por sepse nuk e di se si me ka përfshi një dëshirë e madhe të kem fatin të vdes në Kiçinicë, meqë do të kem fat të varrosem në varrezat pranë të parëve të mi, në oborrin e Kishës sonë të Fshatit, prej vitesh pothuajse e shkretëruar, për shkak të emigrimit tonë.

    Hidhërimet mu shtuan edhe për shkak të ca fotografive që po qarkullojnë në internet. Ato janë bërë para Kullës sonë madhështore. Sidomos një foto, ku jam fotografuar unë, në mes të dy vajzave të bukura shqiptare (të besimit mysliman), duke pasur përpara Flamurin tonë Kombëtar Shqiptar, mbi parmakët e shkallëve që të janë para hyrjes kryesore në Kullën, nxiten ca reagime shoviniste. Ajo foto ishte bërë rastësisht, në momentin e gëzimit tim të papërshkrueshëm, nga se mbaja mend të me kishte rrëfyer Nëna Zafirë, se me Flamur Kombëtar Shqiptar ishte bërë dasma, kur ishte martuar me Babin tim, Manojlin. Kundër vënies se Flamurit tonë Kombëtar u shprehen edhe ca njerëz të Familjes sonë të madhe. Atyre nuk u mjaftonin arsyetimet e mia, se e ndieja për Flamur të Kombit tim, se me atë Flamur ishte bërë dasma e prindërve të mi. Reagimi i tyre po me mërzit shumë, sepse atyre nuk ju ka mjaftuar që janë tjetërsuar në popull tjetër, maqedonas, por paskëshin ruajtur edhe paksa urrejtje ndaj Kombit dhe Flamurit të prindërve tanë…

    Prejardhja ime / jonë etnike

    Mërzitë, shqetësimet, kërcënimet me shtynë të thërras në ndihmë kujtesën time, qoftë për ato që kisha përjetuar vet, qoftë për ato që kisha dëgjuar nga prindërit. Njohuri nga leximet e librave histori kam pak, meqë nuk isha përcaktuar ndonjëherë për këtë lëmi dhe prandaj nuk kisha kohë për to.

    Mbaj mend, – e si të mos e mbaja mend, – vrazhdësinë e mësuesit tim të parë në Belçicë. Në vitin 1948 në shkollë më dërgoi Motra ime, Jelica, pesë vite më e moshuar. Asnjëri nga fëmijët e fshatrave tonë, kur filluam shkollën, nuk dinim maqedonisht, meqë gjuhë amtare kishim gjuhën shqipe. Mësuesi, – jam në dilemë nëse duhet t’i them mësues atij, – më rrahu vetëm pse nuk dita si i thoshin kushëririt në maqedonisht. Që aty filluan peripecitë e ballafaqimit tim me asimilim të përdhunshëm gjuhësor dhe etnik…

    Katragjyshi im, Manojli, i cili jetoi në vitin 1830 – 1903, ishte i emigruar në Stamboll, siç ishin emigruar shumë shqiptarë tjerë të këtyre anëve, sepse në vendlindje nuk kishin mundësi rrotjeje. Manojli dhe vëllai i tij, Lazari, në vitin 1882 ia dolën të ndërtonin atje një hotel, të cilin e emërtuan Arnaut an, një emërtim që duhet të simbolizon përcaktimin e tyre etnik. Atëherë ata e kishin mbiemrin Tanashi, sado që ka nga ata që mundohen të me bindin me falsifikime të sajuara nga pushtuesit serbë, se edhe para pushtimit serb stërgjyshërit e mi paskëshin pasur mbiemër te serbizuar: Tanasheviq. Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë rekas, të besimit ortodoks, te ketë shpreh dilemën, të kemi qenë ndonjëher serb!

    Në aspektin gjuhësor dhe etnik paraardhësit e mi ia kishin dal të përballonin asimilimin nga sundimet pushtuese mijëvjeçare romake, bizntino-bullgar, bizantino-serb dhe otomane/turke. Edhe djali i Manojlit, Dhimitri, që jetoi gjatë viteve 1865-1932, fillimisht duhet ka ketë pas mbiemrin Tanashi. Pas pushtimit serb në vitin 1913, Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, Atë mbiemër të serbizuar u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983. Por pushteti komunist maqedonas Familjes sime ia ‘maqedonizoi’ mbiemrin, nga Tanasheviq në Manojlovski. Këtë ndryshim të imponuar e pata përjetuar vet, kur si i ri shkova për herë të parë në zyrë të vendit për të nxjerr certifikatë të lindjes për motrën dhe u befasova kur nëpunësi ma lëshoi me mbiemër Manojlovski. E kundërshtova, por ai me përzuri nga zyra, me shpjegim se tashmë ishim maqedonas…

    Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë…

    Pas formimit të Republikës se Maqedonisë në vitin 1944, siç informova, një pjese të Familjes sonë përdhunisht iu ndryshua mbiemri nga Tanasheviq në Manojlovski, kurse një pjese tjetër, nga Tanasheviq në Lazarovski, sepse në pushtet erdhën sundimtarë ‘maqedonas’, të dresuar nga nacionalistët sundimtarë serbë, por tashmë të indoktrinuar edhe si komunistë…

    Siç po vetëkuptohet, në vitet e para të Republikës të sapoformuar të Maqedonisë, pothuajse e tërë popullsia shqiptare e Rekës se Epërme, ortodokse dhe myslimane, gjuhë komunikimi në shtëpi e ka pasur vetëm gjuhën shqipe. Nënat tona nuk dinin asnjë llaf në gjuhën maqedonishte ose në ndonjë gjuhë tjetër. Por ama tani, me fëmijët dhe nipërit e mi (në Amerikë) komunikoj kryesisht në gjuhë angleze, kurse me nipat e mbesat e mia këtu, të lindur pas viteve të 60-ta, më duhet të flas pothuajse vetëm në gjuhën maqedonishte. Dhe këta tani po shfaqin habinë e tyre, se përse unë nuk e kam harruar shqipen e prindërve të mi, edhe më shumë po shfaqin habinë, përse unë po potencoj identitetin tim shqiptar…

    Për të sqaruar dukurinë e asimilimit tonë, meqë jam goxha i moshuar, po sjell tre emra konkret të personaliteteve tanë. Fillimisht do të përmend emrin e një personaliteti shumë të afirmuar e të respektuar edhe si Hero i Popullit. Ai është Video Smilevski – Bato, djali i Hallës sime, Velikës.

    Video Smilevskin edhe mund ta quajnë maqedonas, por ama Hallës sime, Velikës, me ç’të drejtë mund t’i tjetërsohet identiteti i saj shqiptar!? Me këtë rast po sjell vetëm bisedën kundërshtuese të tij, që unë të mos emigroja në Amerikë. Ai arsyetonte mosshkuarjen time me përkrahjen që më kishte bërë për studime në Zagreb dhe se shtetit i duhesha si kuadër i ri. Kurse unë i thoja se nuk mund të vazhdoja të qëndroja me identitet të dubluar etnik, atë shqiptar në Shtëpi, deri te dera e oborrit, dhe atë të imponuar, maqedonas, jashtë Shtëpisë. Për këtë qëndrim timin ai që hidhëruar, por nuk pat marr masa ndëshkuese, siç i kanë ndëshkuar të tjerët …

    Tani po sjell dy emra të akademikëve që akoma jetojnë, e uroj të jetojnë sa më gjatë, për të shpjeguar se jo vetëm në nivel politik, por edhe atë akademik, ka ndodhur tjetërsimi i dhunshëm etnik i shqiptarëve ortodoks në maqedonas. Pothuajse të gjithë qytetarët e Republikës se Maqedonisë e kanë dëgjuar emrin e ish Kryetarit të Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Poetin e mrekullueshëm Mate Matevski. Babai i tij ka qenë mik me Babain tim në Stamboll. Kur ai u kthye nga Stambolli, me sa mbaj mend të kem dëgjuar, në moshë 14-vjeçare, gjuhë amtare e kishte shqipen. Ai nuk dinte fare maqedonisht. Krijimtarinë fillestare letrare e pat filluar në gjuhë shqipe në revistën letrare “Jeta e re”…

    Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj…


    Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski. Ky tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. Para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaiisë, që ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit. Qysh që pesë-gjashtë vite nuk kemi komunikuar më Gligori dhe unë, nga ai hidhërim që patëm, kur e luta të bëjmë diç për afirmim të Josifit…

    Tani, kur po ballafaqohem edhe me kërcënime fizike, pse po prononcohem publikisht se jam shqiptar, po i kuptojë Mate Matevskin dhe Gligor Jovanovskin, pse nuk duan të pranojnë publikisht të vërtetën – se janë bijë të prindërve shqiptarë dhe se gjuhë amtare e kanë shqipen, të cilën e zotërojnë më mirë se unë. Që të dy, dhe të tjerët, që nuk po ua përmend emrat, i kuptoj se janë ambientuar e afirmuar si maqedonas dhe prandaj, po u prononcuan se janë të paktën me prejardhje shqiptare, do kenë vështirësi, të ngjashme me të miat, edhe në familje të tyre të ngushtë. Po vetëkuptohet se si do i linçonin pastaj nacionalistët e thekur maqedonas…

    Para pesë gjashtë viteve me rastisi të jem në Kullën tonë në Kiçinicë, kur erdhi për të bërë reportazh një ekip i MTV-së (televizionit shtetëror maqedonas). Më thanë se Enti për mbrojtje të monumenteve kulturore i kishte shpallë kullat tona objekte të mbrojtura. Me pyetën për traditën arkitektonike maqedonase. Po sa u thash se janë kulla shqiptare, të financuara nga stërgjyshërit tonë shqiptarë dhe të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë, ata u hidhëruan dhe u larguan pa bërë reportazhin. Që atëherë edhe Enti përkatës nuk është përkujdesur fare për kullat tona. Kundër shembjes se tyre po angazhohemi vet, edhe pse ne to nuk jeton më njeri.

    Angazhimi im / jonë i preferuar

    Njerëz të mirë, shqiptarë e maqedonas, por edhe ju që jeni të indoktrinuar me urrejtje shoviniste, nacionaliste e fetare, ju lutëm, me mirëkuptoni dhe me besoni, se unë nuk po ua shpjegoj shqetësimet e mia i shtyrë nga ndonjë motiv patriotik kombëtar shqiptar, aq më pak nga ndonjë motivim nacionalist shqiptar, por sepse jam i merakosur për bashkëjetesën njerëzore në mes të popujve tanë, jam i merakosur për ardhmërinë e Republikës se Maqedonisë. Nuk e fsheh, e bëjë këtë i shtyrë edhe nga keqardhja dhe dhimbjet që ndjejë sidomos për prindërit tanë. Ata kanë vdekur dhe po vdesin duke e vuajtur në mënyrën më barbare këtë lloj asimilimi. Derisa burrat, bijtë e bijat e tyre, për të mbijetuar dhe për të qenë të favorizuar në punësime, kanë mësuar gjuhën maqedonase, nënat tona asnjëherë nuk ia dolën të harrojnë gjuhën e tonë amtare shqipe, duke e zëvendësuar me maqedonishte. Jam dëshmitarë se nënat tona e kanë pas të ndaluar të flisnin jashtë pragut të banesës ose të shtëpisë në gjuhën shqipe, pasi janë shpërngul në qytete, kanë shëtitur trotuareve si memece, ose duke biseduar fare me zë të ulët me burrat dhe fëmijët e tyre, që të mos di njeri se ato janë shqiptare, gjegjësisht vetëm shqip-folëse. Fantazitë e politikës asimiluese ndaj tyre kanë shkuar deri atje, sa ato të privohen nga punësimi, meqë nuk i kanë punësuar as si “maqedonase” që dinë vetëm gjuhën shqipe. Kam dëgjuar për rast makabër, kur nga varfëria e rëndë një Nënë ka pranuar kushtëzimin të shtirret si memece, që të mund të punësohet si “maqedonase” (meqë ajo nuk ka ditur fare maqedonisht)…

    Vetëm ne shqiptarët e besimit ortodoks mund të dimë se çfarë politike e rëndë asimiluese është zbatuar ndaj nesh, sepse e kemi të përjetuar dhe të vuajtur shpirtërisht në secilin hap…

    Uroj që ajo kohë dhe ato vuajtje, nën pushtimin serb dhe nën sundimin komunist “maqedonas”, të mos na përsëriten asnjëherë!

    Ridefinimi etnik

    Nga investigimet e mia, më bëhet sikur aktualisht qytetarët e RM-së, me prejardhje shqiptare, të besimit ortodoks, janë sërish në dilemë dhe në udhëkryq, në kohën kur po debatohet e po merren vendime për prejardhjen etnike të popullit maqedonas. Sikur të ishin vetëm disa dhjetëra ose qindra qytetarë të komunitetit tonë, nuk do ia vlente të shfaqja shqetësimet dhe sugjerimet e mia. Por, bëhet fjalë për qindra mijë qytetarë, anë e këndë RM-së, që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks.

    Siç po dëgjojmë dhe po e përjetojmë, jemi të ballafaquar me dy rryma kryesore, sa i përket përcaktimit për prejardhjen etnike të popullit maqedonas: Rryma “komite”, dominuese, se populli maqedonas ka prejardhje nga maqedonasit antikë dhe rryma “partizane”, minore, se populli maqedonas është popull sllav. Personalitetet me prejardhje shqiptare, si Filip Brajkovski, Video Smilevski, e të tjerë, patën luajtur rrol me rëndësi kur e pavarësuan Republikën e Maqedonisë nga pushtimi serb në vitin 1944, por cilin qëndrim duhet të mbajnë tani bashkëqytetarët e komunitetit tonë, që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks, e sidomos ata që, pos prejardhjes, kanë kurajë (si unë), të deklarohen se janë shqiptarë ortodoksë?

    Nuk dua të besoj, se bashkëqytetarët e mi, me prejardhje shqiptare (ortodokse), që para demokracisë pluraliste ishin të detyruar të deklaroheshin si maqedonas (sllavë), pothuajse si unë deri sa emigrova në Amerikë, do të përkrahnin variantin “partizan” – se populli maqedonas është popull sllav. Nëse ka të tillë, atëherë më bëhet sikur ata u ngjasojnë shqiptarëve të dikurshëm, që Perandoria turke i avanconte me funksione të larta perandorake, dhe pastaj, të tillë shqiptarë morbidë, bëheshin edhe më turq, se sa vetë turqit (siç kemi të tillë edhe tani). Populli ata i quante turkoshakë. Pikërisht të tillët, shpirtshitur të tjetërsuar, silleshin më se keqi ndaj popullit shqiptar, për të përfituar besnikëri e poste sa më të larta në Perandori. Mund që pikërisht për këtë arsye, pothuajse vetëm popullit shqiptar Perandoria turke nuk i njihte asnjë lloj autonomie gjuhësore, kulturore, arsimore, fetare, siç ua njihte, ta zëmë, popujve serb, bullgar, grek, etj.

    Më e logjikshmja dhe më njerëzorja, do të sugjeroja unë, do të ishte, që bashkëqytetarët e komunitetit tonë, t’i riktheheshin vetes se tyre – të përcaktoheshin si shqiptarë, siç e kanë prejardhjen shqiptare, pavarësisht se brezi i ri është privuar nga të mësuarit dhe të folurit e gjuhës amtare shqipe. Nëse janë tjetërsuar në përmasa të pakthyeshme, atëherë do të sugjeroja që provizorisht të përcaktoheshin për të përkrah variantin e prejardhjes etnike nga maqedonasit antikë. Them kështu, sepse maqedonasit antikë ishin kryesisht pellazgo-ilirë dhe prandaj, edhe kështu do t’i riktheheshim identitetit tonë etnik. Për këtë dëshmon edhe një përcaktim yni shekullor – askund dhe asnjëherë, miti legjendar për Lekën (Aleksandrin) e Madh, si Hero legjendar ilir, nuk ka qenë më i fuqishëm se sa të shqiptarët ortodoks të Rekës se Epërme dhe të krahinave të tjera në hapësirat e RM-së se tanishme…

    Qëndrimi “neutral” i bashkëqytetarëve të komunitetit tonë – që kanë prejardhje ose që ndjehen shqiptarë (ortodoksë), është qëndrimi më dekonstruktiv, më zuzar, nuk është fare pozicionim qytetar. Kjo do mund të keqkuptohej, të presim cili opsion po del i fituar dhe pastaj të “integrohemi”, duke përfituar poste e privilegje…

    Përshpejtimi i anëtarësimit të Shteti tonë në NATO dhe Bashkim Evropian

    Sigurisht që do të duhej të na shqetëson bllokada që po i bënë Shtetit tonë qeveria greke, me “arsyetim” se nuk po e pranon emërtimin Maqedoni. Kësaj radhe, edhe ky shqetësim me ka nxit të këmbësoroj afër 400 km, në moshën time 70-vjeçare, që të lus popullin dhe qeverinë greke, të bëhen paksa më zemërgjerë ndaj Shtetit tonë. Me këtë rast unë i dhashë vetës të drejtën qytetare (individuale), që të dal me propozimin për emërtim: Maqedonia Ilire. Këtë emërtim kompromis, shpresoj, ta përkrahin gjithë maqedonasit, që ndjehen me prejardhje nga maqedonasit antikë, por edhe të gjithë shqiptarët, meqë dihet se maqedonasit antikë ishin popull pellazgo-ilir, nga të cilët kanë prejardhjen edhe populli shqiptar. Kam parasysh përcaktimin hibrid të disa maqedonasve, të indoktrinuar nga kleri nacionalist serb, nga historiografia dhe politika nacionaliste serbe dhe bullgare, të cilët dukshëm na kanë indoktrinuar, sidomos popullsinë maqedonase dhe shqiptare, me besim ortodoks, se maqedonasit kanë prejardhje bullgare, serbe dhe se fundi sllave, por meqë shumica e cilësuar mendon se ka prejardhje nga maqedonasit dhe dardanët pellazgo-ilir, atëherë shpresoj se kemi të drejtë historike dhe njerëzore të përcaktohemi për këtë emërtim: Maqedonia Ilire. Kam parasysh edhe ca shqiptarë, me besim myslimanë, që na deklarohen se janë turq dhe osmanlinj, por edhe ata do t’i lusim për mirëkuptim e përkrahje. Kam parasysh edhe ca minoritete të tjera, por kam shpresë se edhe këto minoritete do të na mirëkuptojnë e përkrahin, sepse janë të interesuar që shteti ynë i përbashkët të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe në Bashkimin Evropian, meqë jemi të përcaktuar për në zhvillim të përshpejtuar ekonomik, për paqe e siguri afatgjate, për një Evropë pa kufi.

    Për ardhmërinë…

    Përzgjodha këmbësorimin përgjatë Lumit Vardar, nga Burimi (Vrutok / Gostivar), deri në Detin Egje (Greqi), të gjatë pothuajse 400 km, për të fuqizuar uratat e mia, për disa arsye. E kam me të dëgjuar se Lumi Vardar ka qenë i shenjtë për popujt antik pellazgo-ilir – dardanët dhe makedonët. Ndonjëherë, fatkeqësisht, në disa shtrirje të tij, ka qenë edhe Lum kufitar mes atyre popujve (Dardanisë dhe Makedonisë) dhe prandaj ka qenë edhe njëri nga shkaqet për lufta në mes tyre. Por ajo është histori e lashtë. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite, një pjesë e rrjedhës se këtij lumi trajtohet si kufi virtual në mes të popullit shqiptar dhe maqedonas Sidomos shtrati i tij përmes Kryeqytetit Shkup, përflitet, për të mos thënë trajtohet, tani të paktën simbolikisht, si “kufi ndarës” në mes të “Shkupit shqiptar” dhe “Shkupit maqedonas”. Se përse vazhdon të trajtohet heshtazi kështu, nga një pjesë e maqedonasve dhe nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, ata që kanë jetuar vetëm këtu, duhet ta dinë më mirë se sa unë, meqë unë mbi gjysmën e jetës e kalova në Amerikë. Por, jam i mendimit, kryesisht politika diskriminuese “maqedonase” ka imponuar këtë lloj kufiri ndarës në mes te maqedonasve e shqiptarëve. Kjo politikë diskriminuese ka nxitur edhe urrejtjen etnike dhe fetare…

    Me këtë rast uroj dhe i lutem Zotit, që këto urrejtje nacionaliste e fetare të minimizohen, të rritën barazia demokratike dhe bashkëjetesa e qytetëruar në mes të popujve tanë!

    Jam i mendimit se kontributin më të madh, për stimulimin e mirëkuptimit ndëretnik dhe ndërfetar në mes të popujve tanë, mund ta japin sidomos bashkëqytetarët e komunitetit tonë, ata që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks, ose që vazhdojnë të ndihen shqiptarë ortodoksë. Ndikimi i tyre mund të jetë i madh, sepse shumë personalitete të komunitetit tonë kanë pozicione të larta në qeveri, politikë, arsim, kulturë, shkencë, administratë shtetërore, etj.

    Pastërtia e Lumit Vardar ka rëndësi jetike

    Arsyeja tjetër është mesazhi që dua të jap, për t’u angazhuar të gjithë, bashkëqytetarët dhe qeveria, që uji i Lumit Vardar të mos ndotet gjatë rrjedhës se tij nga ujërat e zeza, bërlloku dhe mbetjet kemikale të fabrikave të vjetra. Për këtë shkak, në Vend-burim të Lumit (Vrutok / Gostivar) do të marrë ca ujë, do e bartë me vete gjatë gjithë kembësorimit, për ta derdhur me duar të mia në Detin Egje, duke uruar:

    I gjithë uji i Lumit Vardar, siç del i pastër në Burim, po kaq i pastër u derdhet në Detin Egje!

    UROJ TE ME KENI MIREKUPTUAR !

    Paraprakisht Ju falënderoj për mirëkuptim dhe përkrahje, sidomos ata që do më shoqërojnë gjatë këmbësorimit tim, por edhe të gjithë bashkë-shtetasit, pavarësisht përkatësive të tyre etnike dhe fetare!

    Paraprakisht falënderoj popullin dhe qeverinë greke për zemërgjerësinë ndaj Shtetit tonë, për të mos e bllokuar më në proceset integruese në NATO dhe Bashkim Evropian!

    Lus Zotin e Lartëmadhërishëm që të më jep fuqi e shëndet për këtë kembësorim kaq të gjatë.

    AMEN!

    I juaji me tërë qenien shpirtërore dhe fizike,

    Branko Manojlovski
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-08-2011 më 14:13

  10. #30
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Histori shume e dhimbshme .Fajin per kete e kane politikanet shqipetare ne Maqedoni ,qe nuk ju mundesojne te gjithe shqipetareve ortodoks ta kthejne identitetin e tyre shqipetare.

    Dal nga dal po na del e verteta per Maqedonine . ortodoks dhe muslimane shqipetare. Republika Iliro maqedone .

  11. #31
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Histori shume e dhimbshme .Fajin per kete e kane politikanet shqipetare ne Maqedoni ,qe nuk ju mundesojne te gjithe shqipetareve ortodoks ta kthejne identitetin e tyre shqipetare.

    Dal nga dal po na del e verteta per Maqedonine . ortodoks dhe muslimane shqipetare. Republika Iliro maqedone .
    Nuk është puna e mundësimit e kthimit në identitetin shqiptarë por kërkimi që të hulumtohen rastet e sllavicizmit të këtyre shqiptarëve, që të qitet në dritë ky proces se si ka ndodhur se zakonisht shumica janë sllavizu pas krijimit të mbretërisë SKS. Raste të këtilla kemi me shumicë në Sanxhak, ku shumica kundër vullnetit të tyre janë boshnjakizuar me ndihmën e ndalimit të përdorimit të gjuhës shqipe në organet zyrtare dhe shkollore.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389

    Nuk jane te vetem keta malsore te maleve te Sharit ,qe kerkojne kthimin ne Indentitet Kombetar



    Une dij malesorre te maleve te Sharrit ( ne anen e kundert te Sharit - pra ne Kosove qe vec jane kthyer ne Shqiptare dhe ate ne Shqiptare te vertete .

    Ne Kosove , ne mes qytetit te Prizrenit dhe Landovices larte ne veri -pergjate Lumbardhit ( ish bistrica ) te Prizrenit gjinden plote fshatra qe deri vone banoret e tyre flisnin serbisht ne shtepi e mesonin serbisht ne shkolle , te asimiluar qe nga mbretnia serbe dhe kumunizmi serbomadh . .

    Disa nga ata fshatra jane Recani , Lubinja , Sredska, Mushnikova, Prevalla e tjera e tjera .

    Pas mbarimit te studimeve , kerkoja pune ne Kosove, pasi ne Diber nuk kishte vende pune te lira per lendet e mija profesionale .

    Konkurseve ,nuk iu besoja shum ,se ata ishin sa per sy e faqe qe atehere .
    Keshtu une shkoj drejt e ne zyrat e arsimit ne qytetin e Prizrerint .
    Ata ,me drejtojne per ne fshatin Sredske .
    Kur mberij atje , ne obor te shkolles ndegjoj te flitet vetem serbisht . mendova se ministria e arsimit me kane keqkuptuar , se une nuk e flisja serbishten fare e as maqedonishten .
    Kur takoj zyrtaret e shkolles e verej se zevendes drejtori ishte Shqiptar me preardhje nga Hasi .
    Flasi me te dhe ai me tregon se, po kemi paralele shqipe ne te cilat do punoja une ( se i kishte lajmeruar ministria e arsimit per vajtjen time ) .

    Nejse mos e zgjasi shum .
    Kur shkoj ne klase , nxenesit me pershendesin me nje Shqipe letrare te paster , qe ishte e vecante per theksin nazal te te folmes se Kosoves .
    Filloj biseden ne stilin e lire me nxenesit , nuk e dij se si ta pershkruaj se nuk jam fort i gojes dhe letrave , por di te them se u kenaqa qe u kenaqa me besiden,edukaten, kulturen dhe sjelljet e nxenesve ( duhet ta ceki se isha arsimtar i rij dhe pa fare eksperience ) .

    Ate vite -1975 , gjenerata e pare shqiptare ishte klase shtate .

    Pra ne vite kalendarike i bije qe , keta njerez menjehere me reximin e rankovicit nga politika ,kane kthyer ne indentitetin e tyre Kombetar Shqiptar ,publikisht dhe pa droje/frige .

    Pergjate gjith karieres time arsimore , keta nxenes i kam pasur IDOLE dhe kure nuk kam pasur nxenes me te mire , me te squte , me te sjellshem e me kembengules per dije .

    Ne kete forum eshte pjesemares edhe nje nxenesi i asaj shkolle qe me ka pasur edhe kujdestar klase .

    Ky nxenes , duke pare punimet e mia me emer dhe mbiemrim tim ne kete forum si dhe fotografite e mija ,mu paraqit .
    Shum , shum mu be qejfi qe ky nxenes me kishte mbajtur mend edhe perse kane kaluar dekada te tera qysh atehere .
    Se ne ate shkolle une pata punuar vetem nje vit e mandej ktheva ne vendlindje .

    Ne shkembim te letrave me te shpesh here edhe me mbushen syte me lote nga emocionet .

    Mume ( M. I . ) nese e lexon kete , po te them edhe publikisht faleminderit shum per paraqitjen tende dhe respektin e treguar .
    Ju bente fala te gjitheve atyre nxenesve qe pyesin e interesohen .

    Me respekt per Ju te gjithe ish . Ars. Sh . Marku

  13. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Prap me ty.

    Un nuk jam shqiptar per inati te dikujt dhe as per qejfin e dikujt.

    Islamizimi i shqiptarve sdo te duhej te asimilonte shqiptaret e feve te ndryshme , dhe ju po na quani turq po ne spo turqizohemi dhe Enveri e ndaloi fejen ose i ateistezoi shqiptaret , por disa qe akoma e mbanin veten per musliman nuk filluan ta ndjejn veten per turq.

    Pastaj Reka paska patur me shum fshatra me shqiptar krishter , skan qen te vetmuar , por nje zon e ter , sikur te ishte nje fshat i vetem ose nje lagje e vetme ne ndonje qytet , disi do te kishte kuptim.

    I sjella ne nje tem tjeter disa rreshta nga historia , aty shkrunte se asimilimi i shqiptarve krishter kishte filluar para ardhjes se Perandorise Osmane.
    Cka je duke thënë që ka pas Serbi para ardhjes së Perandorisë Osmane a që ka pat Shqipëri ? Keni gabime të theksuara në argumentim ju, ose më saktë në arësyetim, që se di a e bëni me qëllim a si. Në rastin tënd nuk ma merr mendja ta bësh me qëllim, por do të lutesha ti analizoje mirë gjërat përpara se të flasësh. Veje për një moment Islamin në plan të dytë, nëse mundesh, nëse jo është e kotë, do vijmë vërdallë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #34
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Citim Postuar më parë nga kepi Lexo Postimin

    Nuk jane te vetem keta malsore te maleve te Sharit ,qe kerkojne kthimin ne Indentitet Kombetar



    Une dij malesorre te maleve te Sharrit ( ne anen e kundert te Sharit - pra ne Kosove qe vec jane kthyer ne Shqiptare dhe ate ne Shqiptare te vertete .

    Ne Kosove , ne mes qytetit te Prizrenit dhe Landovices larte ne veri -pergjate Lumbardhit ( ish bistrica ) te Prizrenit gjinden plote fshatra qe deri vone banoret e tyre flisnin serbisht ne shtepi e mesonin serbisht ne shkolle , te asimiluar qe nga mbretnia serbe dhe kumunizmi serbomadh . .

    Disa nga ata fshatra jane Recani , Lubinja , Sredska, Mushnikova, Prevalla e tjera e tjera .

    Pas mbarimit te studimeve , kerkoja pune ne Kosove, pasi ne Diber nuk kishte vende pune te lira per lendet e mija profesionale .

    Konkurseve ,nuk iu besoja shum ,se ata ishin sa per sy e faqe qe atehere .
    Keshtu une shkoj drejt e ne zyrat e arsimit ne qytetin e Prizrerint .
    Ata ,me drejtojne per ne fshatin Sredske .
    Kur mberij atje , ne obor te shkolles ndegjoj te flitet vetem serbisht . mendova se ministria e arsimit me kane keqkuptuar , se une nuk e flisja serbishten fare e as maqedonishten .
    Kur takoj zyrtaret e shkolles e verej se zevendes drejtori ishte Shqiptar me preardhje nga Hasi .
    Flasi me te dhe ai me tregon se, po kemi paralele shqipe ne te cilat do punoja une ( se i kishte lajmeruar ministria e arsimit per vajtjen time ) .

    Nejse mos e zgjasi shum .
    Kur shkoj ne klase , nxenesit me pershendesin me nje Shqipe letrare te paster , qe ishte e vecante per theksin nazal te te folmes se Kosoves .
    Filloj biseden ne stilin e lire me nxenesit , nuk e dij se si ta pershkruaj se nuk jam fort i gojes dhe letrave , por di te them se u kenaqa qe u kenaqa me besiden,edukaten, kulturen dhe sjelljet e nxenesve ( duhet ta ceki se isha arsimtar i rij dhe pa fare eksperience ) .

    Ate vite -1975 , gjenerata e pare shqiptare ishte klase shtate .

    Pra ne vite kalendarike i bije qe , keta njerez menjehere me reximin e rankovicit nga politika ,kane kthyer ne indentitetin e tyre Kombetar Shqiptar ,publikisht dhe pa droje/frige .

    Pergjate gjith karieres time arsimore , keta nxenes i kam pasur IDOLE dhe kure nuk kam pasur nxenes me te mire , me te squte , me te sjellshem e me kembengules per dije .

    Ne kete forum eshte pjesemares edhe nje nxenesi i asaj shkolle qe me ka pasur edhe kujdestar klase .

    Ky nxenes , duke pare punimet e mia me emer dhe mbiemrim tim ne kete forum si dhe fotografite e mija ,mu paraqit .
    Shum , shum mu be qejfi qe ky nxenes me kishte mbajtur mend edhe perse kane kaluar dekada te tera qysh atehere .
    Se ne ate shkolle une pata punuar vetem nje vit e mandej ktheva ne vendlindje .

    Ne shkembim te letrave me te shpesh here edhe me mbushen syte me lote nga emocionet .

    Mume ( M. I . ) nese e lexon kete , po te them edhe publikisht faleminderit shum per paraqitjen tende dhe respektin e treguar .
    Ju bente fala te gjitheve atyre nxenesve qe pyesin e interesohen .

    Me respekt per Ju te gjithe ish . Ars. Sh . Marku
    Interesante!
    Respekt.

  15. #35
    Per çudi ky lajm nuk u ka bere pershtypje anetareve te komunitetit ortodoks te forumit, sepse ne asnje rast ata nuk jane shprehur se si e vleresojne kete qendrim.

    Siç duket ky rast ka shkaktuar tronditje dhe te papritura jo vetem ne Maqedoni!

    Pse nuk ndihen Albo, ilia spiro, Anesti 55, arbereshi niko, Korçar-L1 etj?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-08-2011 më 16:17

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Falem. DAJO .


    Tani po ju tregoj nje perjetim nga takimi i pare me Shqiptaret Orthodokse te Maleve te Sharit ne fillim te viteve te shtatedhjeta. .


    Tani , na qe kemi lindiur ne gjysmen e pare te shkullit te XX , jemi ritur dhe edukuar me shum ne format lokaliste ,se e tille ishte jeta dhe kushtet e jetes .
    Rinia dilin jasht Dibres tek tuk dikush qe shkonte ne studime ne beograd, zagreb , nish ,sarajeve apo diku tjeter si dhe ata qe shkonin ne ushtri .
    Pjesa dermuese nuk kishin shkelur kure jashte Dibres apo ndoshta vetem deri ne Struge apo Oher .

    Kur u hap Universiteti i Prishtines ,atehere dibranet me te madhe moren rrugen per Prishtine ,duke u regjistruar gati neper te gjitha deget e Universitetit dhe ky hov i shkollimit u be edhe me i madh me nderimin e kushtetutes se ish jugosllavise ne 1974.

    Ate kohe ( pra pas vitit 1974 ) Dibra , rini kishte vetem nexenesit e shollave te mesme dhe tek tuk ndonje qe nuk ia ka thene shkolles fare.
    Per kete hov shkollor merite te vecante kane Profesoret dhe Senati i Universitetit te Prishtines ,sidomos i ndjeri Prof Fehmi Agani ,Prof. Mark Krasniqi e te tjere .
    Ata kishin vendorsur nje regull mos them ligj te pashkruar gjekundi , qe asnje student e perseris , asnje strudet nga Trevat Shqiptare te mos kthehet ( pra te gjithe studentet , nga Ilirida, Presheve e Ulqini te pranohen me cdo kusht ,dhe ate para se te pranohen ate te Kosvoes ) ,per te ngritur vetedijen Kombetare dhe per te formuar kuadro te te gjitha profileve .


    I falemderojme nga Zemra ,Profesoret e tone te dashur me gjithe Dekanet , Rektoret dhe Stafin Universitar per punen e tyre Kombetare qe kane bere me ne per te na dhene dituri si dhe per mbrojtjen qe na kane bere qe ne demestraten e Flamurit ne 1967 e deri sa shpertheu lufta klasike me serbine .

    Tani kalojme tek Shqiptaret Orthodokse .

    Isha viti i pare ne studime , dilja nga Dibra per te pare i vetem . Gjate gjithe rruges syte kater si i thone nje fjale e veshet pipze .
    Nisi autobusi dhe iu futem grykes se Radikes . Deri ne Reke te Keqe kisha qenur disa here deri atehere , kuri conim dhente ne Bjeshke ,por ma tytje as edhe nje hap .
    Kur kalojme Trebishtin -fshat , Gyrka e Radikes behej edhe me e thepisur edhe me e bukur me madheshtore - me kujtohej kenga e * Hajredin Pashes * dhe mendoja e parafytyroja ne vete ,gjith ata ushtare e oficera turq atyre shkrepave te ngordhur .
    Por nga ruga gjarperore e Gyrkes se Radikes dhe shpejtesia e autobusit , trute na u bene dhalle e kur filluam edhe te vjellim ,e filloi era ne autobus e ashtu te shkundun nga trute mberime deri ne vendin e quajtur Ternice ( qe ne shqipe duhet i pjen porend ose therishte ) . Eshte vend mu ne fund te liqenit te Mavroves.

    Dalim nga autobusi , ajri i paster i fresket - ajer e freski Bjeshke me e sidomos ne mengjes .
    Hyme ne lokalin qe ishte ndertuar pasi u ndertua Liqeni i Mavroves . Nje lokal pitoresk me arqitekture malore dhe i teri i punuar nga lendet drure .
    Pasi lame syte dhe u fraskuam pak atehere filluam te hapim syte rethe e per rrotull dhe dikush blente ndonje byrek me kos dhenshe , dikush kafe ,diskush alkool dishkush soka e tjera e tjera.

    Aty per here te pare ndegjoj kur njeni nga puntoret e atij lokali e theret nje tjeter dhe i thote ne shqip :- hej Branko , na bjer do kos nga magaza ,se mbaroi ky qe patem .
    Une u habita kur ndegjova qe Branko dhe Nikolla ( deri atehere per mua kane qenur emra thjesht slllavesh ) thirnin dhe bisedonin mes veti Shqip .
    Nga kureshtja ,e pyes brankon , si e paske mesuar shqipen ne keta kreshta malesh ?
    Ma kthen , nuk e kam mesuar por e kam te lindur , se jam Shqiptar ne gjak ,njete sikur ju te Dibres se Madhe .
    Me kujtohej ne ato momente ,se Millosh Gjergj Nikolla ishte i atyre aneve me origjine , por per ne ishte si nje ender e veguar ,uke pasur parasysh gjendjen e atehershme te teritorit dhe etnikumit te tij !
    Ate udhetim , prej aty e deri ne Prishtine nuk e diktuam me , mbetem duke folur mes nesh per habine qe kishte edhe Shqiptare me emrat Branko e Nikolla .

    Mandej me kohe ,mesuam se e sa asimilime e se sa e sa keqperdorime historike na kane bere sllavet .


    Mendimi im eshte ky:-

    keta Shqiptar dhe shum te tjere jane asimiluar ose te kamuflluar sikur te asimiluar vetem nga instikti i mbijeteses - per te mbetur gjalle .
    Gjate kohes se komunizmit ( pa me hyre atje tek mbreteria sks ) , asnje deputet, kuvendar ,pergjegjes nuk zgjidhej nga baza ,por me urdher nga larte .
    E ,dihet qe ata qe emeroheshin nga larte ,lihnin per hesap te atyre qe i kishin mbi ta .
    E sot edhe me keq , se bisnesi eshte mbi te gjitha .

  17. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Shqiptarët ortodoks në Maqedoni

    Dikur në Maqedoni numri i shqiptarëve ortodoks ishte shumë i madh. Tani shumica nga ta janë asimiluar, mirëpo gjurmët që kanë lënë këta shqiptar mbeten udhë rrëfyese për njohjen e historisë tonë në Maqedoni.
    Sot numri i ortodoksëve shqiptarë është shumë i vogël. Por a do të thotë kjo se duhet të harohen veprat e të gjithë atyre shqiptarëve, që ende nuk dalin në drit? Historianët tanë nuk e kuptojn se pikërisht këtu gjinden argumentet më të forta historike për shqiptarët në Maqedoni. Të gjithë e dinë se cdo gjë ortodokse, sllavët dhe grekët gjithmon e paraqesin si të tyren, ndërsa ne, edhe pse argumentet janë në anën tonë gjithmon i anashkalojm këtë pjesë të historisë, duke e vlerësuar si histori e “kategorisë së dytë”.
    Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptar jetonin në rajonin e Rekës. Ishin të njohur si gurë-gdhendësit më të mirë në gjithë Ballkanin. Jugosllavët duke shfrytëzuar fejën si preteks filluan të bëjn veprimet e para për ta zhdukur këtë komunitet, fillimisht duke i ndryshuar shkollat shqipe në maqedone, ndërsa me vonë u morën edhe masa më të ashpra ndaj atyre që vazhdonin ta quanin vetën shqiptarë.
    Numri i shqiptarëve ortodoks ishte diku reth 180 000 deri në 200 000. I përqëndruar kryesisht në rajonin e Rekës. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore përbërja demografike e fshatrave të Rekës ishtë përafërsisht kjo. (këtu i keni në përqindje vetëm shqiptarët ortodoks, pasi që të gjitha këto katunde ishin etnikisht të pastra ose me shumicë shqiptare)
    SENCA - 50%
    VULLKAVIA - 50%
    BELIçICA - 100%
    NISTROVA - 50%
    NIVISHTA - 20%
    RIMNICA - 10%
    ZHUZHNJA - 20%
    VAU - 70%
    BOGDI - 50%
    VERBENI - 70%
    KRAKARRNICA - 100%
    KIçINICA - 100%
    DUFI - 40%
    Sllavët e shfrytëzuan shumë mirë fejën dhe mos interesimin e Kishës Autoqefale Shqitpare, si rezultat këta njerëz të gjithë u asimiluan. Ky mos funksionim i kishës shqiptare na ka kushtuar shtrejt dhe do të vazhdoj të na kushtoj. I kushton shqiptarëve në Maqedoni dhe po i kushton Kosovës.
    Se cfarë ka ndodh në të vërtet? Si është tentu të asimilohen këta njerëz më së miri e ilustron Josif Bageri në poezitë e tija (libri “Reka, Vendi Im”). Prandaj shumë ngrohtësisht po e këshillojë këtë libër për të gjithë shqiptarët.


    Reka vendi imë
    Rekë, o zembra e Shqypnis!
    Ti je vendi i trimnis.
    Ndon se je kodra e vrima, -
    Besa ti ke rrit shum trima:
    Burra t’fort e të moshëm
    Dhe në korp shum të boshëm.
    Shum të pasun tregëtar,
    Po s’kan zon udhën e mbar!…
    Ti na ke njerëz të msuet,-
    Mjëkës dhe shum të mbaruet,
    Po prej ktynej s’kan guxue:
    Për Shqypnin doj send me shkrue!…
    Kurkush, ah, s’e rroki pendën,
    As’ që për gjuhën përmendën,
    Po më zgjodhe mua të ngratin,
    Që ta trembi dhe lugatin!…
    Me të imen mituni –
    Pa sos doj msim për habi.
    Kështu nisa besa-bes –
    Un të shkruej me t’madhe shpres;
    Për me cgjum ah; bijt e tu!…
    Libra shqyp ata me shkru.
    Kështy Rekë, ti t’a dish
    Dhe si ke kjon të mos rrish
    Po kqyr e na gjëj doj trim,
    Se ti je ah, vendi im.
    Ti nuk je i tjetër kujë!
    Endrra, pralla, mos më thujë;
    Përvec shqypen tjetër s’di,
    Se kërthinës je n’Shqypni
    Marrë nga përmbledhja “ Kopsht Malsori” Sofje 1910, Josif Bageri

    Reka e Dibrës dhe rronjësit e sajë
    Tetëmbëdhjet copë
    Katunde ka në Rekë,
    Po gjindja e ksajë-
    Jon gjyku për fjekë.
    Kta kështu po rrojn:
    Gjith në mundime
    Dhe n’ gurbet kta shkojn,
    Të kërkojn fitime.
    Kta po mundohen
    Gjith nja në gurbet,
    Po edhe s’kujtohen, -
    s’mendja i vret.
    Kta shkojn në Stamboll
    E në Bullgari. -
    Disa n’Anadoll
    Dhe në Rumani…
    Kështy kta verojn:
    Pes a gjasht vjet, -
    Mbastaj menxi shkojn,
    Në vendin e vet
    Ata c’mundin t’kthehen –
    Në shtëpi të vet:
    Në shtres këta ndehen!…
    Se kan kjon n’gurbet
    Kështu ven dhe vin
    Po vendin e vet-
    Kaq te pasunin…
    T’ngratët e lon shkret!
    Mbastaj gjthë kta arë,
    Kopshta e vënesht:
    S’i mbielln me farë…
    Për me korr në vjesht.
    Ashtu rrin kta shkret
    Dhe kan bi me firë!…
    Ama rri e shkret,
    Se shkon atë e birë.
    Ka disa shkake, -
    Që spunojn kta arë,
    Se jon mbyt në gjake!
    Dyke vra kusarë
    Kusarët s’kan lon
    Në Rek bagëti!…
    Kur u marrën gjon –
    U vin njer më shpi!…
    Rekasit e mjerë…
    S’mundin t’rrojn në Rek,
    Se kusar përherë
    U vin m’dark e drek!…
    Kta gjith nja ikin!
    N’vise t’huja shkojn, -
    Por si molla pikin.
    Se n’Rek s’mundin t’rrojnë.
    Shum Rekas jon ngrit-
    Me gjith gjën dhe fmi,
    Kan shku n’Rumani
    Dhe në Bullgari.
    E harruen Rekën
    Dhe emnin shqyptar!…
    Tani ma shum hekën,
    Po quhen bullgar…
    Metëvërtet dhe uni –
    Rroj në Bullgari
    Po gjith nja mendjen –
    E kom për shqypni!…
    Kujtoni o Rekas
    Për vendin e vet;
    Kujtoni për gjuhën
    Se kurkush s’u nget.
    Cgjumi ju pre gjumit
    Rond që u ka zon
    Dhe filloni gjuhën
    Amtare me nxon.
    Marrë nga përmbledhja “ Kopsht Malsori” , Josif Bageri
    Poezi shumë të bukura që pasqyrojn situatën në të cilën ndohdeshin Rekanasit gjatë periudhës të Rilindjes Kombëtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 30-08-2011 më 21:00

  18. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Jane keta shqiptaret e Maqedonise qe duan ta kthejne Manastirin me te vjeter te Shen Bigurit ne duar te shqiptareve qe dikur ishte qendra e Ortodksise mbare shqiptare , dhe qe ju (disa) te paftyerit i quani "Turq" e "Arab" ata e nuk eshte ajo Kisha qe edhe e ka per detyr , ajo qe udheheq "greku" Janullatos m.uti : http://www.youtube.com/watch?v=3rCJx...ayer_embedded#!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 30-08-2011 më 21:16

  19. #39
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Problemi i asimilimit bazuar ne fene eshte teori e njohur. Pushtetet jane perpjekur gjithnje ta perdorin besimin fetar, per realizimin e interesave te tyre politike, nacionaliste, shoviniste....
    Kam lexuar diku tjeter nje rrefim te tille... dhe jam prononcuar para ca kohe per kete teme, se mbaj mend nenforumin, ishte po e njejta problematike...

    Fakti qe orthodhokset shqiptare te Maqedonise u "asimiluan", ..kjo s`eshte gje tjeter vecse ne rradhe te pare nje turp per vete asimiluesit....

    Tjeter, sot nuk ka me diktatura, prej vitit `90, kane kaluar mbi 20 vjet... dhe ne baze te te gjithe kartave evropian gjithkush mund ta fitoje kombesine e tij, me gjyq por edhe me vetedeklarim, sic pretendohet te behet sot ne Shqiperi....

    Artikuj te tille jane te dobishem per vlerat e tyre historike...sot c`po behet..sa shqiptare te asimiluar orthodhokse jane kthyer ne identitet..., nuk e di,... nese jane pak, pergjegjesia i bie shqiptareve..sepse topi eshte ne fushen e tyre tashme..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 31-08-2011 më 03:58
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Kjo ngjarje paraqet edhe nje argument pse Arbereshet e Italise nuk u asimiluan ne italiane per nje kohe te gjate, ishte feja shqiptaro-ortodokse qe i mbajti ata larg nga kishat katolike te Italise dhe ne kete menyre ata i mbijetuan shekujve si shqiptare. Sot ndoshta feja nuk luan rol te madh ne krijimin e identitetit te nje populli, mirepo ne te shkuaren kur kleriket ishin te vetmit qe dinin shkrim/lexim dhe institucionet fetare ishin te vetmet qe ofronin shkollim, ndikimi i tyre ishte mese i madh. Ajo qe me cudit mua eshte fakti se si keta njerez u bene maqedone, Kisha Autoqefale Maqedone eshte shume e vonshme, ne kohen kur keta u asimiluan kisha ishte serbe. Rast i cuditshem qe sigurisht se ia vlen te studiohet. Bej thirrje te studentet e historise ne nivelin Master qe te zgjedhin teme arsyet dhe historikun e ketij asimilimi. Edhe nese asimilimi ka qene i plote, prape duhet te kene mbetur perralla, mite, gojedhena, ninulla ne gjuhen shqipe.

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •