Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 254 prej 254
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e shkupi001
    Anëtarësuar
    29-09-2012
    Postime
    13

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Pa dyshim se edhe vete shqiptaret ortodoks bartin pjese te madhe te fajit.
    Sepse ata me vete-deshire deklarohen si maqedonas, martohen me ata pa pike ndergjegje, e aspak nuk kontribuojne ne rritjen e vetedijes kombetare, duke i dhene shume me teper asaj fetare.
    Sepse, po qene ata kombetare te denje, nuk do asimiloheshin aq lehte e aq shpejte saqe as ne Turqi e vende tjera nuk do asimiloheshin ashtu ne ate menyre.

    Sidomos ne vitet e fundit, vetedija kombetare eshte ne nje hov te madh ne Maqedoni.
    Ishit vete deshmitare te festimit te 100 vjetorit ku i tere Shkupi u mbulua kuq e zi.

    Pa dashur te fyej por shqiptaret ortodoks ne Maqedoni, e kane harruar vetveten shume me pare se shqiptaret ne pushtet ti kene harruar ata.

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Shumë temë interesante. Me të vërtetë është për tu habitur me kombin Shqiptar.. përse u katandis kështu dhe nuk po gjen prokopi.

    E keqja me asimilimin nuk është vetëm që zhdukemi dhe zvogëlohemi (dhe shtohen të tjerët) por edhe se ata qe asimilohen bëhen shpesh armiq të flakët kundër Shqipërisë, pra është një dëm i dyfishtë! Fëmijët e emigrantëve (të paktën në Greqi ku jetoj unë) janë disa herë kundërshtar të flakët të idesë/identitetit/shtetit Shqiptar. Dhe flas si burrat këtu pa ekzagjerime!

    Kjo është një fatkeqësi për ne, fëmijët e emigrantëve grek ne Amerikë, sado që kanë kaluar shumë shumë breza nuk kanë problem me prejardhjen e tyre. Nuk e them këtë si akuzë, nuk dua të akuzojë njeri, thjesht është një fenomen nga i cili duhet të marrim mësime.

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Shumë temë interesante. Me të vërtetë është për tu habitur me kombin Shqiptar.. përse u katandis kështu dhe nuk po gjen prokopi.

    E keqja me asimilimin nuk është vetëm që zhdukemi dhe zvogëlohemi (dhe shtohen të tjerët) por edhe se ata qe asimilohen bëhen shpesh armiq të flakët kundër Shqipërisë, pra është një dëm i dyfishtë! Fëmijët e emigrantëve (të paktën në Greqi ku jetoj unë) janë disa herë kundërshtar të flakët të idesë/identitetit/shtetit Shqiptar. Dhe flas si burrat këtu pa ekzagjerime!

    Kjo është një fatkeqësi për ne, fëmijët e emigrantëve grek ne Amerikë, sado që kanë kaluar shumë shumë breza nuk kanë problem me prejardhjen e tyre. Nuk e them këtë si akuzë, nuk dua të akuzojë njeri, thjesht është një fenomen nga i cili duhet të marrim mësime.
    kjo eshte shume thjeshte User,,, emigrantet tane Greqi diskriminohen, ne ndergjegjen e femijeve eshte instaluar frika dhe kjo manifestohet me mohim te identitetit. Kur ta kuptojne keta prinder se c'po i bejne femijeve ndoshta do te jete shume vone.

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anëtarësuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush të bëri nga Toka kaq të përsosur
    Postime
    309

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Josif Bageri, dëshmitari i përjetshëm i shqiptarëve ortodoksë të Rekës

    26-08-2011 / Nga Branko Manolovski

    Ju, studiues të nderuar të këtij simpoziumi, kushtuar Jetës dhe Veprës se Josif Bagerit, mbase mund të shfaqni habinë përse pikërisht unë jam i detyruar të paraqes me shkrim kumtesën në gjuhën maqedonase, edhe pse jam bashkëvendës i Josif Bagerit dhe i përkas të njëjtit komunitet etnik. Ndodh kjo sepse unë di të flas në gjuhën shqipe, dialektin që ma kanë mësuar prindërit e mi shqiptarë, Nëna Zafirkë dhe Babai Manojl, por, fatkeqësisht, nuk di të shkruaj e as të lexoj në gjuhën shqipe. Ndaj, me këtë rast dëshiroj të them disa gjëra më përmbajtësore, që mund t’i them vetëm duke i shkruar dhe paraqitur në gjuhën maqedonase apo angleze. Ju lutem, me mirëkuptoni që kumtesën time në gjuhën shqipe do ta lexojë dikush tjetër.
    Tani mbase është vendi të shtrojmë pyetjen, në dukje paksa vulgare: Mos ndoshta Josif Bageri ishte humbës në angazhimin e tij për arsimimin dhe çlirimin e popullit tonë!? Në makroplan, nëse mund të shprehem kështu, mendoj se Josifi doli goxha i fituar, pasi ai tani po i rikthehet Shkupit si Përmendore, aty ku në vitin 1908 pati mbajtur fjalim para rreth 3.500 shqiptarëve, duke ua kushtuar edhe një poezi. Kurse fitoret e popullit të tij, për të cilin u angazhua me tërë qenien mendore dhe fizike, gjithashtu janë të mëdha, nga se edhe Kosova u çlirua nga pushtimi serb, kurse populli shqiptar në Maqedoni po përparon drejtë barazisë nacionale me popullin maqedonas. Ju studiues të nderuar sigurisht do të jepni përgjigje të shumta në këtë pyetje, por nuk ma merr mendja se do të jepni përgjigjen që dëshiroj të jap unë, e cila mund të keqkuptohet si përgjigje subjektive. Që tani më duhet të shfaq mendimin, se në mikroplan, fatkeqësisht, Josifi doli i humbur, sepse kësaj hapësire i janë tjetërsuar pothuajse të gjithë pjesëtarët e komunitetit të tij më të ngushtë - shqiptarët e besimit ortodoks. Ata tashmë, pothuajse tërësisht, po prezantohen si maqedonas, por nuk e di nëse po prezantohen si maqedonas sllavë, apo maqedonas me prejardhje nga maqedonasit antikë ilirë, meqë edhe ky ridefinim etnik tashmë është një proces tepër i debatueshëm dhe me përplasje brenda popullit maqedonas. Josif Bageri ishte një shqiptar i devotshëm, i lindur në vitin 1870 në Fshatin Nistrovë të Rekës se Epërme. Në atë kohë Reka e Epërme banohej pothuajse tërësisht me shqiptarë, që u përkisnin dy besimeve fetare: ortodokse dhe myslimane. Nuk i di statistikat e kohës, por e kam me të dëgjuar nga pleqtë tanë se në Rekë të Epërme jetonin më shumë shqiptarë me besim fetar ortodoks se sa me besim mysliman. Shqiptarë ortodoks nuk kishte vetëm në Rekën e Epërme, por pothuajse në gjithë hapësirën e tanishëm të Republikës së Maqedonisë...
    Atëherë Krahina jonë ishte e pushtuar nga Perandoria turke. Varfëria e rëndë e detyroi Josifin të emigrojë në moshën 17-vjeçare, siç e ka detyruar edhe stërgjyshin tim, Manojl Tanashin dhe shumë bashkëvendës të tjerë. Ai emigroi si analfabet, sepse në atë kohë, jo që nuk kishim shkollë shqipe, por nuk kishim as edhe alfabet. Nuk e di mendimin e studiuesve, por mua me ka habitur fakti se përse shumë popuj nën Perandorinë Otomane kishin autonomi fetare, kulturore e arsimore, pos popullit shqiptar? Në Sofje Josifi bie në kontakt me emigrantë të tjerë shqiptarë, nga të cilët mësoi shkrim e lexim në gjuhën shqipe. Qysh atëherë ai u angazhua me përkushtim për arsim e çlirim të popullit tonë. Më mirë se sa unë, biografinë e tij duhet ta dini ju studiues të nderuar, kurse unë këtu po paraqes këto pak të dhëna, sepse do t’më duhen për të argumentuar mendimin tim, përse Josif Bageri rezulton humbës në mikroplan. Pasi popujt e Gadishullit të Ballkanit, ku të bashkë-organizuar, ku veç e veç, përfundimisht u çliruan nga pushtimi shumëshekullor turk, hapësirat tona në vitin 1913 menjëherë u pushtuan nga Mbretëria Serbe. Josifi u kthye nga emigracioni dhe vendosi të japë kontributin e tij, me mendim se nuk do të përndiqej si përpara. Ai shpalli kandidimin për parlamentar në Krahinë të Dibrës. Por pushtuesit serb që ishin më brutal se sa pushtuesit turq, e përndoqën. Që atëherë Josifi u arratis në Shqipëri, për t’u angazhuar në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe nuk ka të dhëna të jetë kthyer më në vendlindje.
    Në qershor të vitit 1915, pas konsultimeve që pati me Fan Nolin, Faik Konicën e personalitete të tjerë, se çfarë qëndrimi duhet të mbanin ndaj Princ Vidit, Josifi udhëtoi nga Durrësi në Prishtinë për të akorduar qëndrimet edhe me Hasan Prishtinën. Në rrethana ende të panjohura, në moshën 45-vjeçare, ai vdes në Prishtinë dhe, fatkeqësisht, as varrin ende nuk ia dimë, për ta rivarrosur pranë prindërve të tij, në Nistrovë, siç na e ka lënë amanet...
    Për të shpjeguar se çfarë ndodhi në Krahinën tonë pas vitit 1913, më lejoni të jap ca informata telegrafike për paraardhësit e mi, që janë përafërsisht të ngjashme me secilën familje ortodokse shqiptare të Krahinës sonë, pra edhe me pasardhësit e Josif Bagerit. Katragjyshi im, Manojli, i cili jetoi në vitin 1830 - 1903, ishte i emigruar në Stamboll, siç ishte i emigruar edhe vëllai i Josifit, Mihali dhe shumë shqiptarë tjerë të këtyre anëve. Manojli dhe vëllai i tij, Lazari, në vitin 1882 ia dolën të ndërtonin atje një hotel, të cilin e emërtuan "Arnaut an", një emërtim që tregon për karakterin e tyre patriotik. Atëherë ata e kishin mbiemrin Tanashi. Edhe djali i Manojlit, Dhimitri që jetoi gjatë viteve 1865-1932, e kishte mbiemrin Tanashi. Pas pushtimit serb, Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983. Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullit maqedon. Por ama përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe.
    Pas formimit të Republikës se Maqedonisë në vitin 1944 Familjes sonë iu ndryshua mbiemri nga Tanasheviq në Manojlovski, kurse Familjes Bageri nga Jovanoviq në Jovanovski... Në vitin 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës se Epërme kam lindur unë. Babai e kishte emrin Manojl, kurse Nëna Zafirkë. Në familjen tonë dhe në familjet e të gjithë kushërinjve, fqinjëve dhe në gjithë Rekën e Epërme flitej vetëm gjuha shqipe. E kam të freskët një kujtesë të hidhur nga viti 1948, kur isha 7-vjeçar. Me dhimbje e mbaj mend, sepse ishte fillesa e goditjes se rëndë të identitetin tim shqiptar. Në atë vit motra ime, Jelica, që ishte më e madhe se unë 5 vite, me shoqëroi për në shkollën fillore në Fshatin Belqicë, meqë Babain e kisha të emigruar në Stamboll. Kur hymë në klasë asnjëri nga fëmijët e fshatit tim dhe të fshatrave fqinjë nuk dinim pothuajse asnjë fjalë në gjuhën serbishte ose maqedonishte. Mësuesi me rrahu me vizore vetëm për faktin se nuk dita si i thonë kushëririt në gjuhë maqedonishte... Njerëz të mirë, shpresoj të më mirëkuptoni, nuk dëshiroj të rrëfej se sa rëndë e kam përjetuar atë të rrahur nga mësuesi im i parë vetëm për "fajin" se nuk dija si i thonë kushëririt në gjuhën maqedonishte. Siç e thashë, në vitet e para të Republikës të sapoformuar të Maqedonisë, e tërë popullsia shqiptare e Rekës se Epërme, ortodokse dhe myslimane, gjuhë komunikimi në shtëpi e ka pasur vetëm gjuhën shqipe. Nëna ime nuk dinte asnjë llaf në gjuhën maqedonishte ose në ndonjë gjuhë tjetër. Por ama tani, me fëmijët dhe nipërit e mi në Amerikë komunikoj kryesisht në gjuhë angleze, me nipat e mbesat e mia këtu, të lindur pas viteve të 60-ta, më duhet të flas pothuajse vetëm në gjuhën maqedonishte. Dhe këta tani po shfaqin habinë e tyre, se përse unë nuk e kam harruar shqipen e prindërve të mi?
    Për të sqaruar dukurinë e asimilimit tonë, meqë jam goxha i moshuar, po sjell tre emra konkret të personaliteteve tanë. Fillimisht do të përmend emrin e një personaliteti, prindërit e të cilit kanë qenë shqiptarë. Ai është djali i Hallës sime, Velikës, Video Smilevski – Bato, i shpallur Heroi i Popullit në Republikën e Maqedonisë. Videon edhe mund ta quajnë maqedonas, meqë sa ishte gjallë nuk është deklaruar ndonjëherë publikisht se prindërit e tij ishin shqiptarë. Por ama Hallës sime, Velikës dhe Burrit të saj Uroshit, prindër të Videos, me ç’të drejtë mund t’u tjetërsohet identiteti i tyre shqiptar!? Sa herë që Video Smilevski vinte te dajallarët në Kiçinicë, e vinte shpesh, flisnim vetëm shqip, në gjuhën tonë amtare. Ndonjë bisedë të asaj kohe e kam mbajt mend edhe unë, por nuk është vendi këtu që t’i rikujtoj... Personaliteti tjetër është ish-Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski. Babai i tij ka qenë mik me Babain tim në Stamboll. Kur ai u kthye nga Stambolli gjuhë amtare e kishte shqipen. Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj... Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit. Nuk e dija përpara dhe nuk ia fal pse nuk më ka treguar, nga se unë kisha dëgjuar shumë për Josifin nga Babai im, i cili me pat mësuar ca vjersha të tij... Di edhe shumë emra të tjerë, - e si mos t’i di emrat e vëllait tim dhe kushërinjve të parë, që janë personalitete në Shkup, por nuk po i përmend, sepse do u marr kohë. Me ketë rast u kërkoj falje që përmenda emrat e këtyre personaliteteve, sepse këta kanë bërë karrierë të shquar këtu dhe mbase nuk dëshirojnë të bëhet publike se prindërit i kishin shqiptarë. Por ama, nuk kam mirëkuptim për asnjërin, sepse edhe në këto rrethana të reja lirie përmbahen për të shfaqur përkatësinë ose prejardhjen e tyre shqiptare. Nuk e di nëse njeriu ka të drejtë të ndërrojë identitetin e vet etnik, por kurrsesi nuk ka të drejtë t’ua falsifikojë prindërve, sidomos kur ata janë në Botën tjetër të amshimit dhe nuk mund të kundërshtojnë më në këtë botë... Unë për veten time qe disa vite po i bëjë shërbim kullës se paraardhësve, të ndërtuar para 105 vitesh, për të cilën jam krenar se është kulla ndër më të mëdhatë në rajon. Kulla jonë dhe kullat e kushërinjve në Kiçinicë janë të traditës arkitektonike shqiptare. Organet përkatëse shtetërore i kanë shpallur si objekte monumentale, por nuk po përkujdesën t’i mirëmbajnë. Arsyet konkrete mund t’i dinë ata, ama unë kam dyshimin se janë penduar që i kanë shpallur monumente kulturore, sepse kam thënë se ato i përkasin traditës shqiptare dhe kushdo që do të provojë ta falsifikojë "identitetin" e kullës sime, do ta padis...
    Me falni që po e zgjas, por për veten time jam duke e bërë një si katarsis ("pastrim shpirtëror"), duke rifreskuar gjuhën që ma ka mësuar Nëna ime, ndjesë pastë, sepse kur do të vdes, dëshiroj që shpirtrat tanë të komunikojnë si dikur që komunikonim si Nënë e djalë – në gjuhën tonë amtare shqipe... Si mendoni, nuk bëmë gjynah të madh ne bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e Josif Bagerit, të besimit fetar ortodoks, por edhe shumë bashkëvendës e bashkëkombës myslimanë, që shndërruam gjatë gjashtë dekadave të fundit gjuhën tonë amtare shqipe në gjuhë serbishte, maqedonishte dhe turqishte?! Dhe meqë ky tjetërsim etnik ka përmasa të mëdha, a nuk mund të vlerësohet si një humbje edhe e Josif Bagerit, i cili pati hapur shkollën e parë laike në gjuhën shqipe në vitin 1908 në Nistrovë të Rekës se Epërme, për të cilën vetëm pak veta dinë? Dhe bashkë me gjuhën ne ndërruam edhe identitetin etnik, nga shqiptarë në serbë, maqedonas dhe turq. Ky asimilim, i përballuar gjatë 520 viteve të sundimit otoman e turk, ndodhi vetëm nga viti 1913 e ketej, kur na pushtoi e sundoi Serbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist nga viti 1945 e këtej...
    E meqë përmenda atë shkollë të parë shqipe në Maqedoni, më habit fakti se përse tani organet shtetërore nuk pranojnë që shkollën fillore në Nistrovë ta emërtojnë me emrin e Josif Bagerit, siç po kërkojnë banorët e Fshatit dhe mësuesit e kësaj shkolle?! Ju lutem, me duroni edhe ca, sepse po ndjehem i detyruar t’ua rrëfej ca përjetime të hidhura gjatë viteve të fundit. Pasi mbarova studimet në Zagreb , në vitin 1967, emigrova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk do t’ua them arsyet për këtë emigrim, sepse nuk dua t’u marr kohën e çmuar për të paraqitur Ju kumtesat Tuaja. Që kur kam dalur në pension, nuk mund të përmbahem pa ardhur vit për viti në vendlindjen time, në kullën tonë në Kiçinicë, ku po qëndroj rreth 5 deri në 7 muaj në vit. Shpesh po më duket vetja si UFO, kur kushërinjve të mi po ju them se jam shqiptar! Po më duket vetja UFO edhe kur ndonjë bashkëkombësi shqiptar, me besim mysliman, po u prezantohem me emrin Branko dhe po flas me ta shqip. Ata po shfaqin habi se si është e mundur në Maqedoni të kesh emrin Branko, të thuash se je ortodoks, të flasish shqip dhe njëkohësisht të thuash se je shqiptar. Fatkeqësisht kjo po më ngjan sot e këtu, edhe pse pretendojmë të jetojmë në shoqëri të lirë, demokratike dhe multietnike...
    Rrëfeva disa fragmente jetësore të Familjes sime për të shpjeguar jetën e të gjitha familjeve të shqiptarëve ortodoksë në këto hapësira, sepse ngjashmëria është tepër identike, sa i përket tjetërsimit etnik. Uroj Zoti të na i falë gjynahet, sidomos kur themi se prindërit i kishim serbë, maqedonas, turqë. Mbase është koha, në kuadër të debateve të mëdha për ridefinimin etnik të maqedonasve, të rilindin edhe shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë. Këtë ua kemi për borxh shpirtrave të prindërve tanë, ia kemi për borxh shpirtit të Josif Bagerit, i cili sakrifikoi aq shumë për të ardhmen tonë...
    E kuptoj, e teprova paksa, prandaj simpoziumit po i dëshiroj punë të mbarë!
    Uroj që Shoqata Josif Bageri të realizoj planet e saj për të ndërtuar Shtëpinë "Josif Bageri" dhe Campingun "Krist Josif Bageri" në Nistrovë. Unë nga ana ime do të ndihmoj financiarisht dhe do të angazhohem të bind miq, që të ndihmojnë për t’u realizuar këto dhe të tjera plane të Shoqatës, sepse jam i bindur se kështu do të afirmojnë personalitetet e shquara, Josif Bagerin dhe Djalin e tij, Kristin, do të përafrojnë njerëzit e etnive dhe feve të ndryshme në këtë hapësirë tonën të përbashkët.
    Falënderoj pushtetin e Republikës se Maqedonisë që po i ndërton Përmendore Josif Bagerit në Shkup. - I përjetshëm qoftë kujtimi dhe respekti për Kristin dhe Josif Bagerin!

    Fjala përshëndetëse e mbajtur në simpoziumin kushtuar Josif Bagerit, me 25-26 qershor 2011 në Tetovë

    Gazeta 55
    Shumë tronditëse!

    Rrespektet e mia Josif Bagerit për emocionet që ka për gjuhën dhe gjakun e tij.

    Vetëm dua të shtoj se nuk jam dakort, se shqiptarët Musliman ishin fajtorm për asimilimin e tyre, apo të shqiptarëve katolik.

    ashtu siç nuk jan fajtor të krishterët shqiptar për asimilimin e Muslimanëve në turq.

    POR E VËRTETA ËSHTË SE ATA QË JAN ASIMILUAR LE TË QORTOJN VETËM SE VEHTEN E TYRE, SEPSE ËSHTË FAJI I TYRE VETË.

    DHE ATA QË NUK JAN ASIMILUAR MERITA ËSHTË E TYRE PËR QËNDRESËN, DHE DASHNIN QË KAN PËR KOMBIN GJUHËN, TRADITËN, GJAKUN ETJ.

    PRA ATA QË JAN ASIMILUAR LE TË KTHEHEN NË POPULLË.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar illyrianboyful për postimin:

    bili99 (22-09-2014)

  6. #245
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Nje kenge e bukur dhe shume prekese per trashigimtaret e Josif Bagerit ,rilindasit me te famshem te nenqiellit te Ilirides.Nje kenge per nje rilindas te kohes sotme z.Branko Manajlovski dhe per filizat e popullit shqiptar te besimit Ortodoks ne ate nenqiell .
    Tronditeni dhe kenaqeni me kete kenge ringjallje!
    ................................................
    PYETE GJAKUN,PYETE ZEMREN,
    PYETE TOKEN KU E HEDH KEMBEN.
    PYETI LISAT PERMBI KRESHTA,
    PERSHENDESIN ME DORE N'ZEMER "TUNGJATJETA"

    PYETE GJAKUN NEPER DAMARE
    AI TE THOTE SE TI JE SHQIPTAR
    .................................................. .....



    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 22-09-2014 më 21:00
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #246

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Citim Postuar më parë nga ana_gend Lexo Postimin
    kjo eshte shume thjeshte User,,, emigrantet tane Greqi diskriminohen, ne ndergjegjen e femijeve eshte instaluar frika dhe kjo manifestohet me mohim te identitetit. Kur ta kuptojne keta prinder se c'po i bejne femijeve ndoshta do te jete shume vone.
    Mos me thuaj qe ne Itali gjenerata e dyte flasin shqipen per se mbarit!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #247

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Kush do material dhe me shume dokumente historike...,
    http://www.forumishqiptar.com/thread...t=#post3757088
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #248

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Shikoni plisat ku ishin nje here motit...
    Pse mos te pranohet qe dikush mund te bej kthim ne origjine...???
    Kujt valle po i djeg ky rikthim ..., Pse?!
    Mire se te kthehet, sikur djali plangprishes...!
    I ati i tij, do te pjeke dashin me te majme te kopese...



    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    dielli1 (23-04-2015)

  11. #249
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Shikoni plisat ku ishin nje here motit...
    Pse mos te pranohet qe dikush mund te bej kthim ne origjine...???
    Kujt valle po i djeg ky rikthim ..., Pse?!
    Mire se te kthehet, sikur djali plangprishes...!
    I ati i tij, do te pjeke dashin me te majme te kopese...



    Pershendetje
    Njeher na ishin plsisat ,pasttaj na u ben shajkaca,nuk kuptoj kujt i drejtohesh qe te kthehet ,shqiptarve ortodoks ne foto qe u ben serb apo shqiptarve qe te kthehen ne shqiptar?!

  12. #250

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Njeher na ishin plsisat ,pasttaj na u ben shajkaca,nuk kuptoj kujt i drejtohesh qe te kthehet ,shqiptarve ortodoks ne foto qe u ben serb apo shqiptarve qe te kthehen ne shqiptar?!
    Nuk te ben nje plis or lum miku, nuk te ben shqiptar!
    Por une e kisha fjalen per orthodhoks qe e ndjejne veten shqiptar, qe kane gjetur rrenjet e tyre..., kjo nuk ka gje te keqe apo jo?
    Kush eshte shqiptar eshte dhe nuk ka se si ti drejtohem, por kur kjo gje ndodh me dike qe deri dje nuk e dinte, o me mire te themi
    nuk guxonte te deklaronte hapur..., sot kjo duhet mbeshtetur nga ne, duhet inkurajuar nga te gjithe shqiptaret....
    Por qe po me duket se po shqeteson ndonje njeri ky rikthim, pasi kush kthehet, kthehet me mendjen top!!!
    Por jo te gjithe shqiptaret dhe jo vetem, por edhe ata qe sot deklarohen serb, maqedons, etj, dijne rrenjet ku i kane, ketu i
    jepet mundesia gjithkujt do, ti gjeje dhe te hetoje sinqerisht...
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  13. #251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Niko,
    ceshtja e asimilimit eshte shum komplekse,nuk eshte mire te shikohet bardh e zi,nuk eshte nje gje qe behet brenda dites ,por eshte faktori kohe dhe rrethanat tjera shoqerore qe determinojne ate.
    Askush nuk zgjohet nje dite ne mengjes dhe te thot vetes se prej sot nuk jam me ai qe jam por do te jem dikush tjeter.

  14. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2015
    Postime
    12

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Impresionuese. Megjithese jo befasuese eshte e cuditshme sa te painformuar jemi. Ky person hap nje teme te rendesishme per ne Shqiptaret qe jemi gjendur gjithmone ne kryqezime kombesh imponuese.
    Gjithesei Shqiptaria do te rroje dhe baza e Shqiptarise nuk eshte asnje fe prandaj ata Shqiptare qe mendojne se i bejne nder Shqiptarise duke theksuar fene Islame jane te gabuar ashtu sic jane te gabuar ata qe theksonje ndoje fe tjeter si baza e Shqiptarise megjithese kombi Shqiptar ka qene perkrah krishterimit per 15 shekuj dhe vetem 3 shekuj me ndikimin myslyman perkrah pranise se perhershme te krishterimit nder Shqiptare. Kurre nuk mund te imagjinohet te shuhet krishterimi midis Shqiptareve apo te akuzohet nje Shqiptar se nuk eshte Shqiptar nese eshte i krishtere sic kam degjuar nga disa ne Kosove per shkak te merzitjes se tyre me te krishteret Serbe apo sic mund te jene sot me Maqedonasit.

    Do lutesha qe ne Shqiptaret ta mbanim fene larg thelbit te identitetit te kombit tone dhe secili te zgjidhte fene qe i pelqen madje po te doje edhe te asimilohet ne ndonje komb tjeter le ta beje por te mos akuzoje Shqiptarine si te lidhur me ndonje fe te vecante. Ne jemi Shqiptare sepse cfare mund te jemi tjeter? Ashtu si ky burre i kthyer ne rrenjet e veta thote qe kushdo ta zgjedhe si te doje identitetin e vet te ri por mos te mohoje rrenjen tone Shqiptarine si burimin e identitetit tone, dhe identiteti yne Shqiptar eshte jashtefetar. Une vete jam i Krishtere qe vij nga nje tradite myslymane por une se pari jam Shqiptar qe pastaj kam zgjedhur Krishterimin.

    Krishterimi nuk e asgjeson identitetin Shqiptar, perkundrazi ne Bibel thuhet qe te gjitha kombet dhe gjuhet do degjohen te kendohen ne Parajse. Nuk jam aq i bindur qe Islamizmi e ruan Shqiptarizmin sepse nuk kam degjuar qe do flasim shqip ne parajsen sipas kuptimit te tyre POR nese njeriu zgjedh te marre nje identitet te ri atehere ai eshte i lire vetem te mos na e perlyeje identitetin Shqiptar duke e akuzuar sikur nuk eshte i hapur per fete e ndryshme. Shqiptari nuk eshte se pari as myslyman as kristian por Shqiptar. Shqiptari mund te jete edhe Kristian edhe Myslyman (i mire ose i nje versioni te shqiptarizuar). Ne kete kuptim une besoj qe 'feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Yllnaja : 23-04-2015 më 09:02

  15. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2015
    Postime
    12

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Yllbardh, po me pelqen ajo qe ke thene ne fund: "Shqiptari qe derdh gjak shqiptari nuk meriton te quhet shqiptar" qe per mua nenkupton qe nese nje fe e con nje njeri te vrase vellain atehere aty ai njeri e ka humbur te drejten te quhet vella apo shqiptar. Ah ne Shqiptaret qe kemi ngelur duhet te behemi te mencur ose do na gllaberoje perseri kjo rryma fetare qe fryn nga lindja kryesisht. Shqiptari nuk duhet ti dorezohet asnje feje qe i kerkon te vrase. Shqiptari nuk ka asnje interes ne vrasjen e askujt ne kemi hallin e jetes dhe per here te pare ne histori besoj se ne kete shekull kemi rastin te ndertojme qyteterimin tone si Shqiptare.

  16. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2015
    Postime
    12

    Për: Shqiptar i besimit ortodoks në Maqedoni kërkon rikthim të vetëdijes kombëtare!

    Yllbardh, po me pelqen ajo qe ke thene ne fund: "Shqiptari qe derdh gjak shqiptari nuk meriton te quhet shqiptar" qe per mua nenkupton qe nese nje fe e con nje njeri te vrase vellain atehere aty ai njeri e ka humbur te drejten te quhet vella apo shqiptar. Ah ne Shqiptaret qe kemi ngelur duhet te behemi te mencur ose do na gllaberoje perseri kjo rryma fetare qe fryn nga lindja kryesisht. Shqiptari nuk duhet ti dorezohet asnje feje qe i kerkon te vrase. Shqiptari nuk ka asnje interes ne vrasjen e askujt ne kemi hallin e jetes dhe per here te pare ne histori besoj se ne kete shekull kemi rastin te ndertojme qyteterimin tone si Shqiptare.

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •