...BËJNË SIKUR JANË NJERËZOR
“ANA-MPA / - Me garantimin nga ana e ministrit të brendshëm grek, Haris Kastanidis, se do të bëhet çdo përpjekje për të dëshmuar se valvolat e sigurisë nuk do të lënë asnjë shteg për legalizime masive emigrantësh, përfundoi në komisionin përkatës parlamentar diskutimi i projektligjit për riorganizimin e sistemit të dhënies së lejes së qëndrimit emigrantëve të huaj në Greqi.”
Kjo është deklarata më e re e agjensisë së lajmeve greke përsa i përketë ligjit të emigracionit të diskutuar, folur e përfolur aq shumë!
Vërtetë që bota e qytetëruar, që i ka kaluar disa pengesa nacionaliste e burokratike, e merr për të besueshëm këtë lajmërim, duke e radhitur greqinë në një vënd të qytetëruar e civilizuar!
Lexojini me vëmëndje deklaratën, sepse ajo nuk është vetëm për informimin e të huajve por edhe të vëndasve!
Në qoftë se artikull shkruesi apo deklaruesi nuk do të përmëndëte Valvulat e sigurisë, kushedi se çe priste të nesërmen nga Ustai....As gjë bëhej fjalë të aprovohej në parlamentin grek një ligj për emigrantët e huaj, pa valvula sigurie nga ana e ministrit të brëndëshëm.....
E pra..! Janë pikërishtë këto valvula sigurie që e mbjanë pengë prej 20 vjetësh emigrantin shqipëtar, gjë që nuk e kanë fshehur dotë, qoftë edhe për kapriço politikanë të të dy krahëve kur janë shprehur për momente të caktuara se : “- Emigrantët kanë dhënë gjithçka me sinqeritet pa pretendime për ecjen dhe përparimin e greqisë por greqia nuk ju ka dhënë akoma atë që ju ka borxh!”
Për këtë borxh e kishte fjalën edhe z.Papandreu kur bënte fushatën elektorale për të hipur në pushtet dhe emigrantët e mbështetën me të gjitha mundësitë dhe format por akoma nuk po shikojnë dritën jeshile...as shpresa nuk ka. Të gjitha këto jam i sigurtë se janë propagandë, demagogji, për të qënë në rregull me botën, me evropën e bashkuar e cila ka kohë që po i jep një shënj presioni për ligjërimin e emigrantëve por nuk po merr masat e duhura dhe një nga këto masa është kthimi mbrapsht i fondeve super gjigande që ka tretur greqia për integrimin e emigrantëve. Kjo do ishte masa më e duhur, pavarsishtë se bashkimi evropian nuk ka forcë ta detyroj greqinë, ashtu si nuk ka forcë ti marrë borxhin që i ka dhënë.
Ka të drejtë greqia kur thotë se: “Këta borxh- dhënësit nuk do ta lënë greqinë të vdes, jo se ju dhimbset greqia, por sepse kanë hallin e parave të tyre,prandaj dhe greqia në vënd të shlyej, merr edhe më tepër. Sepse shtohet siguria e mbrojtjes.”
Këto deklarata i dëgjon rëndom nëpër emisionet televizive të analizave ekonomike dhe politike.
Ndaj politikanët parlamentarë bëjnë sikur jan të shqetësuar, sikur grinden mes tyre për të nxierr të vërtetën, sikur duan dënimin e pa mëshirshëm të gjithë shkaktarëve të kësaj gjëndje dhe nga ana tjetër “ i hedhin verës ujë” sepse janë të gjithë të mpleksur dhe po u dënua njëri, do tërheqë tërë zinxhirin e hajdutërisë dhe korrupsionit dhe pastaj....Kush do mbetet në parlament si i ndershëm?
“ Tërhiq e mos këput “ është motua e përhershme e politikës greke! Bëjnë sikur janë njerëzor...Por edhe historia do ti “çmoj” si të tillë dhe ky është vlerësimi i duhur. Sado të thartë të tregohen me të tjerët prapë dëmin vetes ja bëjnë.
“Uthulla e fortë enën e vet pëlcet” thotë populli.
Danel Cana 26/8/2011
Krijoni Kontakt