Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    Dëshmitari bëhet i akuzuar !!!

    Dëshmitari bëhet i akuzuar
    Prokuroria e Hagës akuzon Shefqet Kabashin për refuzim të dhënies së dëshmisë. Ai të premten do të ulet në karrigen e të akuzuarit. Seanca e së martës në procesin gjyqësor “Haradinaj e të tjerët” u ndërpre për shkak se dëshmitari Kabashi, i dërguar me forcë në gjykatore, nuk pranoi të flasë.

    Nga Jeton Musliu më 23 gusht 2011 në ora 18:16
    Asgjë në dritë nuk ka nxjerrë as seanca e së martës në Tribunalin e Hagës, kur u mor në pyetje dëshmitari Shefqet Kabashi, i dërguar në gjykatore me dhunë nga ana e prokurorisë.

    Shefqet Kabashi, ushtar i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe në këtë seancë në rastin “Haradinaj e të tjerët”, ka kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare që ta lënë rehat, duke bërë që procesi gjyqësor të hasë në telashe.

    Por ky mosbashkëpunim i tij me Tribunalin e Hagës, që fillon nga viti 2007, duket se do t’i kushtojë Kabashit, për të cilin prokuroria e ka akuzuar, për refuzim dhe dhënie të dëshmisë.

    Për këtë arsye, trupi gjykues ka vendosur që Shefqet Kabashi nga Peja, ditën e premte, më 26 gusht, nga pozita e dëshmitarit, të ulet në vendin e të akuzuarit.

    Ndaj tij, Prokuroria e Tribunalit të Hagës ka iniciuar aktakuzë dhe sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni ndërkombëtar të drejtësisë, kjo është bërë më 5 qershor 2007.

    Pavarësisht kësaj, të martën, seanca gjyqësore në rastin “Haradinaj e të tjerët” ka vazhduar fare shkurt, për shkak të refuzimit të Shefqet Kabashit që të japë dëshmi.

    Edhe më tej, Kabashi ka insistuar se nuk është dëshmitar i vlefshëm për këtë rast, ndërkohë që prokurori Paul Rogers e ka pyetur lidhur me ngjarjet e zhvilluara gjatë luftës në zonën e Jabllanicës.

    Por në këtë rast, tërë diskutimi mbeti në përpjekjen për të qartësuar nëse kujtesa e Kabashit ishte më e freskuar në vitin 2005 gjatë procesit gjyqësor të Fatmir Limajt, apo tani.

    Mirëpo Shefqet Kabashi ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se këtë nuk e di.

    “Nuk po di t’u përgjigjem këtyre pyetje nëse ka mundësi të më lini rehat. Unë deri këtu po vij me duar të lidhura dhe jam në të njëjtën situatë siç kam qenë në burg përpara, çdo gjë është e njëjtë dhe unë nuk kam mundësi të koncentrohem”, ka thënë ai.

    Madje, në përsëritjen e pyetjes së prokurorit se nëse i kujtohet dëshmia e 2005-ës dhe pyetjet që i janë bërë për ngjarjet në Jabllanicë në vitin 1998, Kabashi tha se e di që i janë bërë pyetje, porse “nuk po mund ta dijë a jemi në vitin 2005, 2011 apo 2012”.

    “Po them prapë. Nuk jam në gjendje të jap përgjigje të sakta dhe nuk dua të gaboj, sepse sa më shumë që gabon njeriu, këtu po të kushton dhe kisha kërkuar që të ndërkrehet kjo, sepse nuk jam dëshmitar i vlefshëm për ju”, është shprehur ai.

    Ndër të tjera, dëshmitari Kabashi tha se nuk dëshiron të flasë më tutje dhe më i kënaqur është të qëndrojë në burg, sesa të vijë me duar të lidhura të japë dëshmi në gjykatë.

    Pas largimit të Kabashit nga seanca, prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë paraqitur argumentet e tyre lidhur me deklaratat e bëra më herët dhe tani nga dëshmitari, si dhe për vërtetësinë e qëndrueshmërinë e tyre.

    Prokuroria ka propozuar që transkripti i dëshmisë së Kabashit në rastin e Fatmir Limajt, i bërë në vitin 2005, të futet si provë materiale.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ariani Tb te pergzoi per temen.
    E kuptoi brenden dhe shqetsimin tuaj.E kom percjellur seancat e z Shefqet Kanashi dhe nga sjelljet e tij e kom kuptuar se hetuesit e kishin me hile dhe kti deshmitari qellimisht ia ngatrronin deshmin.
    Vera re se ne njeren ane i kan kerkuar sqarim per kazermen ushtarake e ne anen tjeter i ngatrronin si deshmi e njohuris se gjeja te nji burgu etj.
    Deshmitari sa duket esht pak tip temperament dhe gjerat qe e mundojn dhe e intrigojn ate do mund ti shprehte si deklarata provinciale e ne fakt do benin efektin pozitiv te deshmis se tij.
    Po shifet tendenca e perghithsimit te ndarjes se pergjegjsis ne konfliktin e Kosoves ku po tentohet njifar baraspeshe mes kriminelit dhe viktimes .Kshtu qe edhe daullet nuk i bejn te ndergjegjsohet haga e turpit.Esht e kot vlla te sillesh fakte atij qe deshiro te genjehet.
    Me vje keq per te gjith shqiptaret qe po perballen me qyqaret e Hages qe do mbahen mend nga drejtsia si nji rast qe u shkil parimi baz dhe u inkurajua e krimit per ne te ardhmen ,ku kriminelet nuk do i bejn te mendojn per drejtsin e atyre qe do mbrojn viktimen.

  4. #4
    thojshi ktyne herna pleqt e kalxojshin si hiqe se ne ni katund ish kan ba hallakam diqka edhe po thon:
    Kush e ka puth Faten ik djal naten.
    Ish kan qillue aty ni hogj e po thet hogja: valla bimi edhe mue qato jemeni se po due me ik se edhe mue m kan pshtu buzt e e kom puth pak Faten.

    Un valla dyshova mus ky deshmitari osht i kercnum. Qysh ni her dha deshmi e tash po ik prej saj. Pom dhimet haradinaj valla veq po tutna mus ksi heri nuk e lshojn.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    duhet qetesi e madhe me keta putanat e hages
    i lumt shefqetit per durimin qe ka
    keta te hages kerkojne te fajesojne shqiptaret kur para-militaret serbe benin masakra ne gra dhe femije.
    turp te kene keta njerez pa moral.

  6. #6
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Çfarë përkthimi?!!! Përkthim shumë i dobët edhe pse kjo zonja mbanë mend shumë prapë se prapë kualiteti i këtij përkthimi është shumë i dobët. Nëse unë do të isha në vend të z. Kabashi atëherë puna e parë që kisha bërë atëherë do të refuzoja përkthyesin, dhe kjo shihet gjithashtu më së miri kur ky ia fillon të përgjigjet në gjuhën angleze.

    P.S. Sa për përfundim një nga thesaret e kësaj përkthyesje. Nga përkthimi i saj duket se F.Limaj, aq i zoti saqë paska hapur gjyqin e vetë privat në Hagë, të quajtur Gjyqi Limaj!!! LMAO
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 24-08-2011 më 13:51
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dridhe like.. i thon kesaj..

  8. #8
    Kame percjelle tere seancen e zoteri Shefqet Kabashit ne Tribunal te Hages. Pa mare parasysh se cka ne te vertete ka thene apo nenshkruar me heret, apo se cka ka bere me heret zoteri Kabashi. Por ne kete seance Shefqet Kabashi ia tha shume gjera te verteta tribunalit te Hages dhe prokuroreve tyre. Paraqitja e Kabashit ne Tribunal ishte nje paraqitje dinjitoze qe asnjehere askush nga te burgosurit tjere te UCK-se nuk i kane thene fjalet, dhe nuk kane pase qendrimin sikurse zoteri Shefqet Kabashi. Shefqet Kabashi ne Tribunal te Hages mbrojti Luften e Drejten te UCK-se ne Kosove. Ku ky tribunal mundohet qe ta njyllose ate, duke barazuar viktimen (Shqiptaret) me agresorin - kriminelin (Serbet).
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Te merrni mende gjithemone o shqipetare se evropa kurve nuk bene te besohet,asnjehere .

    Simbas statistikave ne burgun e Hages , me shume shqipetare po denohen dhe akuzohen se sa serbe . Paramendoni se kush e dogji gjithe Jugosllavine ,kurse tashe po denohen shqipetaret . Kjo eshte drejtesia e klubit te katolikeve EU .

    Ne qofte se shqipetaret si kombe duane te jetojne te qete ne ballkane dhe evrope ,me deomos duhet te ndertojne arme atomike , , vetem atehere kjo evropa kurve do ta pranon drejtesine . Sa bunkera kishte ndertuare Enver Hoxha aqe arme atomike duhet ti ndertojne shqipetaret ,dhe te shpetojne nga kjo rrace derri e sarite .

    Nuk ka dhe s'ka per te pase asnjehere drejtesi me keta derra te kuqe evropen

    Rrofte UCK, dhe gjithe deshmoret e rene dhe te gjalle te shqiptarizmit .

    Poshte demokracia dhe padrejtesia e derrave te evropes .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 24-08-2011 më 15:17

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    eshte nje privilegj te jesh ne hage por atje duhet te dish te flasesh. duhet fole ashtu si kabashi, qe i tregoi gjithe botes se haga po i fut si shqiptaret ashtu dhe kriminelet e serbise ne te njejtin burg.

  11. #11
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    or ky shefqet kabashi qenka burr shteti

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush eshte shefqeti?

    na sqaroni..

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush eshte shefqeti?

    na sqaroni..
    Shiqoje kete video dhe do e marresh vesh se kush eshte Shefqet Kabashi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  15. #15
    Shefqet Kabashi pranon fajësinë26-08-2011 13:54 CET
    sh-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, ka pranuar para Tribunalit të Hagës se është fajtor për shpërfillje të gjykatës, që e ka bërë me refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt.

    "Unë jam fajtor", ka thënë Kabashi, pasi gjykatësi Alfons Ori i ka lexuar dy pika të aktakuzës që e nagrkojnë atë për "refuzim të qëllimshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve".

    Sipas rregullave të Tribunalit, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro ose me burgim deri në shtatë vjet.

    Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur më 18 gusht. Kabashi edhe në këtë proces nuk ka pranuar t'iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes. /rel/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...anon-fajesine/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush eshte shefqeti?

    na sqaroni..
    Shefqeti eshte nje ish-ushtar i UCK-s.
    Ate qe nuk e kane bere as politikanet e Shqiperise as te Kosoves, ate e beri Shefqeti ne Hage.
    Ai nga zgjuaresia ose budalleku tha ne gjyq qe Haga po denon viktimat; shqiptaret dhe boshnjaket, pra myslimanet. Haga po tregohet indiferente ndaj mijera krimeve te para militareve serbe.
    Ne fakt fjalet e nje deshmitari ne Hage kane shume rendesi. Ato i lexon historia edhe pas 100 vjetesh.

  17. #17
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Athua kur do ta kuptojn udhheqsit tan se evropa nuk na don ,athua deri kurr do ngajn pas evrope e te harrojn popullin e tyre ,gjithmon synimi i politikaneve tan eshte integrimi ne evrop ne nuk na vyn evropa ne kemi nevoj qe Kosoven ton ta bejm evrop qe edhe evropa te na ket lakmi por skemi nevoj me hy ne evrop sepse mundemi me jetu dhe mu zhvillu edhe pa evrop
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •