Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BHGod
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    447

    Fjalor shqip-anglisht, falas dhe i përpunueshëm

    Kohët e fundit më kanë rënë në dorë disa fjalorë dygjuhësh (njëra gjuhë është shqip). Ai që po postoj sot është një fjalor shqip-anglisht, falas dhe i përpunueshëm nga të gjithë. Pas ndryshimeve të bëra në fraza dhe në drejtshkrimin e fjalëve në gjuhën shqipe (ato që kam hasur gabim), mund të them se është fjalori më i saktë shqip-anglisht në internet. Ai është pasuruar edhe sipas disa faqeve shembuj të fjalorit Oxford Albanian-English Dictionary, nga Leonard Newmark (nuk e kam si libër).

    Deri tani numëron rreth 51,424 artikuj të veçantë (edhe pse zë vetëm 1 MB hapësirë). Kjo shifër mund të zvogëlohet pas nismës time për të mbledhur të gjitha fjalët që kanë lidhje në një ndarje të vetme (shih "dashuri" p.sh.). Por, do jetë shumë e lodhshme t'i bëj të gjitha një për një, ndaj nuk po jap ndonjë përfundim se kur/a do realizohet.

    Formatimi i fjalorit është bërë sipas modelit DSL i ABBYY-t, dhe ka të paktën dy programe që e lexojnë:

    1. GoldenDict (falas, i rekomanduar, për Linux, Windows dhe Mac),
    2. ABBYY Lingvo (me pagesë, për Windows, dhe për telefona portativë)

    Nxirrini skedat nga arkivi i shkarkuar te një dosje dhe drejtojeni programin (p.sh. GoldenDict) në shtegun e saj (te Edit>Dictionaries).
    Jo çdokush sheh të njëjtat fjalë, prandaj sugjerimet, gabimet, mangësitë që vini re ju lutem t'i postoni në forum ose më çoni një mesazh privat.

    P.S: Për shkak se ky fjalor më hyn më në punë se të tjerët, i kam kushtuar më shumë rëndësi në paraqitje. Nëse do më kërkoni të postoj fjalorët e tjerë dygjuhësh (anglisht-shqip; gjermanisht, frëngjisht, italisht<>shqip), ajo që do të shikoni do jetë përmbajtja bruto fill pas konvertimit në formatin DSL (nuk do jem përgjegjës për mirëmbajtjen e tyre).

    Tani, gjeni një fjalor të mirë të anglishtes, mbase edhe këtë të shqipes, dhe kujdesuni për gjuhët.

    shkarkoj


  2. #2
    I madh je !!!!

    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •