Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Sa qesharak që bëheni zoti Vasili!

    Sa qesharak që bëheni zoti Vasili!

    Nga Çlirim Hoxha
    Marrë nga gazeta Tema

    Më në fund dhe fare pa pritur Ministri i Shëndetësisë shqiptare zoti Petrit Vasili u shfaq ekraneve duke shpallur botërisht luftën kundër mushkonjave?! Një pjesë e atyre që e panë ja plasën gazit, të tjerët ngritën supet dhe tundën kokat. Ç’të jetë vallë kjo luftë që zoti Vasili shpalli në fund të sezonit turistik?! Dikush me të drejtë tha: Zotin Ministër do ta kenë pickuar mushkonjat, aq sa nuk duroj dot dhe u shpalli botërisht luftë atyre?! Eh, jetojmë në Shqipëri, në vendin e paradokseve dhe për çudi mu kujtua filmi “Koncert në vitin 36”, ku Qeveria e Zogut shpërndante kinina kundër mushkonjave anofel?! Ku ishe deri dje përpara se të niste sezoni turistik zoti Ministër i Shëndetësisë Shqiptare?! Përse nuk ndërhytë atëherë kur ishte momenti për të ndërhyrë me disinfektimin e moçaleve, të kanaleve, të fushave, të lagunave, të kënetave, të pyjeve pranë tyre etj?! Nga u kujtove të luftosh mushkonjat në fund të gushtit, kur ato janë bërë për tu vrarë me çifte dhe as që pyesin për luftën tënde donkishoteske?! Ndoshta ishte koincidencë dalja me vrap e me një frymë e Kryeministrit tënd për të mburrur dhe lavdëruar Raportin e OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet e 8 majit dhe dalja jote në luftë kundër mushkonjave, të cilat mund ta hanë këtë raport?! Sa qesharak që je bërë zoti Vasili, ti dhe Qeveria jote që të mban ende të ngrohësh dhe çjerrësh kolltukun që të është besuar?! Dihet fare mirë që disinfektimi i mjedisit të qyteteve fillon qysh në embrion të shumëzimit të mushkonjave, mizave dhe gjithfarë insektesh negative për njeriun, përhapës të sëmundjeve ngjitëse. Dikur spërkatja e moçaleve, e kanaleve, e fushave, e pyjeve, e lagunave kënetore bëhej që në agim të pranverës, jo vetëm me pompa dore që mbaheshin në kurriz, por edhe me avion nga ajri. Kështu që, kur vinte sezoni turistik veror, qytetet ishin të mbrojtura dhe të pastra nga fluksi i insekteve, pasi një pjesë e tyre eliminohen nga dallëndyshet. Të paktën qytetet turistike kishin më pak mushkonja dhe miza dhe ne nuk kishim dëgjuar ndonjëherë për mushkonjën tigër apo leopard, për ethet e Nilit apo të Amazonës. Avioni spërkaste fusha të tëra moçalore që nga Durrësi e deri në Vlorë e më tej në Vrinë. Kurse sot, zoti Ministër, nuk e çan kokën njeri nga Qeveria për këto shërbime në mbrojtje të jetës së komunitetit. Dhe themi pastaj se janë shtuar rastet me SIDA, me Hepatitin B, Me ethet e Nilit e me lloji lloji sëmundjesh infektive dhe ngjitëse. Pickimi i një mushkonje të infektuar, zoti Ministër, mund të sjellë pasoja të paparashikuara për jetën e njerëzve dhe ju e dini mirë këtë. Por të paktën mos u tallni me shqiptarët, ju dhe Qeveria juaj e korruptuar. Më kujtohet njëherë aty nga vjeshta e vitit 1981, në mos gabohem, në Gjirin e Vlorës u fut një nëndetëse e huaj spiune. Arritën ta zbulojnë rojet tona bregdetare dhe të njoftonin komandantin suprem. Ky i fundit me gjithë shtabin e mbrojtjes u vunë në dilemë, ta qëllonin dhe ta asgjësonin, apo ta linin të largohej. Trimat kishin mbushur poturet dhe mendonin; po sikur të jetë nëndetëse atomike, si do vej halli ynë pastaj? Dhe e lanë të ikte duke e shoqëruar deri në dalje të Gjirit të Vlorës. Kur nëndetësja çau ferrën dhe po largohej, atëherë u dha urdhri që ta qëllonin nga larg. Gjuajtësit hodhën dy a tre fuçi dhe vranë disa peshq, por nëndetësja e huaj iku dhe nuk pranoi asgjë ama. Kështu është edhe kjo punë pak a shumë. Mushkonjat kanë invaduar prej muajsh dhe vitesh Shqipërinë, për shkak të plehrave të shpërndara gjithandej dhe sezonit turistik mbijeton mes mushkonjave dhe mizave ku askush nuk do t’ia di më për jetën e qytetarëve të këtij vendi. A ka Qeveri në këtë Shtet? Pyesin me të drejtë qytetarët, por përgjigjen e morën nga topi i Abedinit (Topi i Vasilit), kur zoti Ministër na u shfaq mbrëmë në ekran me pamje serioze dhe shumë i vendosur, sa që sfumoi pak edhe entuziazmin e shefit të tij për raportin e OSBE-ODHIR-it?! Sezoni turistik po shkon drejtë fundit dhe Ministri i Shëndetësisë urdhëron të zbrazen bataretë kundër mushkonjave?! Edhe estrada e Ballshit do ta kishte zili këtë mësymje groteske dhe do kish kërkuar ta përfshinte në repertorin e saj, ku zënë vend edhe skeçe të tillë si për shëmbull ai më i njohuri: “Si kofini pas të vjelit”. Ku ka qenë deri tani zoti Vasili, pyetën disa qytetar që pushonin pranë ujërave të kristalta të Jonufrës në Vlorë?! Me siguri ka qenë i zënë me furnizimin e spitaleve publik me ilaçe, ja priti tjetri. Dhe, vërtetë, është për të ardhur keq me këtë gjendje të mjerueshme të shëndetësisë shqiptare. Spitalet janë me kushte mizerabël, ku mikrobet jetojnë në dhoma me pacientin për shkak të papastërtisë. Ku pacientët blejnë ilaçet me para. Ku për çdo shërbim duhet të futësh dorën në xhep. Ku tenderit e ilaçeve janë të mbuluar me mungesën e transparencës. Ku mungojnë ilaçe të shumta të firmave të njohura dhe preferohen ato të miqve që kanë vendosur monopolin. Ku godinat janë të amortizuara dhe lagështira shfaqet mureve pa fund. Ku pacientët sjellin me vete çarçaf, jastëk e batanije se nuk kanë siguri tek ato që u siguron spitali. Ku ushqimi lë shumë për të dëshiruar dhe pacientët ushqehen nga familjet e tyre, etj, etj si këto?! Ku je zoti Vasili, në çfarë faze tranzicioni ndodhet shëndetësia shqiptare që ti drejton prej disa vitesh?!

    Siç duket të kishte mbetur vetëm beteja e fundit për të fituar, ajo kundër mushkonjave dhe dole të na japësh sihariqin?! Po ku pyesin mushkonjat nga topat e tu more Ministër i gjorë. Ato kanë pushtuar mjedisin dhe nuk ka burrë nëne në këtë fazë që ti zbyth ato nga qytetet dhe zonat turistike. Një miku im në katin e 9 të një pallati më tha një ditë se, para se të shtrihet për të fjetur, ushtron kontroll të rreptë në shtëpi, ku nis të asgjësoj me jastëk mushkonjat që janë futur pa dashur, aq sa i ka bërë muret vula vula?! Ndoshta do ngushëllohet me trimëritë dhe urdhrat e fundit të zotit Ministër për të bërë gati topat dhe raketat kundër avionëve mushkonja që kanë invaduar qiellin dhe hapësirat e banuara të shqiptarëve?! Po nuk të ngrohu dielli i mëngjesit, mos prit të të ngroh ai i darkës, themi ne nga anët tona. Mirëpo ku do t’ia di Ministri i Shëndetësisë. Ai e nisi luftën kundër mushkonjave pikërisht në mbrëmje, atëherë kur ato dalin për gjah. Aferim i qoftë! Shqiptarët duhet ta dinë se kush e mbron shëndetin e tyre. Dalja pozante e Ministrit të Shëndetësisë në ekranet e televizioneve, na solli ndër mend skenat e Donkishotit me mullinjtë e erës të Miguel Servantesit. Kjo tregon se shëndetësinë shqiptare e ka marrë lumi dhe jeta e qytetarëve është në dorë të fatit. Detyrimisht që Shqipëria ka një situatë të shëndetit publik me nivelet më të ulëta në rajon, ndoshta e barabartë me vendet e Afrikës qendrore. Spitale të mbushura me militant partiak, abuzime dhe shpërdorime gjithandej. Mjek të lidhur me farmacistët dhe laboratorët privat. Mjedisi i pa disinfektuar në momentin e shumëzimit të insekteve dhe jeta e qytetarëve në rrezik të infeksioneve bakteriale. Kjo është shëndetësia shqiptare sot, në kohën kur Ministri Vasili i shpalli luftë të egër mushkonjave në fund të berihait.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    plotesisht e drejt shkrimi!
    jan kthyer familjaret e mij nga bregdeti shqipetar,bahh 2 dite eshte dasht te qetesohen,them te qetesohen ndryshimet ne lekure,se per sherim edhe me shum.

    une nuk di ,e luajn apo jan vertet kaq naiv keta kshu

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    problemi qe ngre ky clirimi eshte me vend..

    mirpo kur merr si argument filmin koncert ne 38 .. ja fut por.dhes sepse ai film eshte nje genjeshter.. bazuar ne skenar te shkruar nga genjeshtare..

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ministria e shendetsise dhe Ministria e Ambjentit duhet te kene studim dhe plan
    te detajuar per pastrim cdo jave te rrugeve,prerje te barit ne parqet prane plazheve.Shtepiat qe kane rrotull kopshte me bar duhet te presin barin rrafsh me token te pakten nje here ne 2-3 jave detyrimisht, ose gjobe nga bashkia.Sa me i larte bari aq me shume mushkonja terheq,aq me shume shumezohen ato.
    Mbeturinat ushqimore,plerat neper rruge,materiale te gomuara plastike te lagura me lengje jane shkak i terheqjes se mushkonjave edhe te minjve dhe aty ku sorollaten minj ka shume shanse per epidemi.Duhen derguar studente dhe presora nga fakulteti i shkencave te natyres te studiojne zonat me gjelberim/zonat me ndotje,merren kampione behen analiza per shkallen e popullimit te mushkonjave,fazat e zhvillimit te tyre dhe rekomandohen trajtimet e ketyre siperfaqeve me pesticide.Duhen pare se cfare lloj mushkonjash qarkullojne,pasi nje kategori e tyre jane shume te rrezikshme dhe mund te shkaktojne infeksione virusale me pickim.
    Duhen sperkatur siperfaqet e medha prane plazheve qe jane me peme /gjelberim
    me helikopter perndryshe ska derman.Nuk eshte e veshtire fare te behet ,kerkon
    plan se kur te behet fonde dhe 1-2 pilote.
    Nuk behet ndryshe,turp e faqja e zeze si me qene ndonje shtet afrike Tunizia apo Kongo.
    Ne standartet e ndertimeve duhen futur dhe mberthyer neper dritare "screens",rrjeta te imta metalike si sita qe bllokojne futjen e mushonjave nga jashte,brenda neper banesa.
    Edhe siperfaqja e reres se plazhit duhet pastruar nga mbeturina,kaloji nje makine kreher merr edhe ca te burgosur dhe futja pastroje naten....
    eshte thjesht dembelizem,moskokecarje dhe burokraci nga bashka.Vur tabela per gjobitje per hedhje mbeturinash dhe gjobit fort sa te mundesh
    per cdo kundravajtes.Kur ti dhembi robve ne xhep do ruhet rregulli dhe pastertia,edhe bashkia ben ca leke nga gjobat edhe ambjenti do jete me i rregullt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-08-2011 më 00:16
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •