Konfiskohen dhjetėra armė-zjarri nė Vushtrri gjatė korrik gushtit
Vushtrri, 20 gusht - Gjatė muajve korrik dhe gusht tė kėtij viti, sipas autoriteteve tė sigurisė nė Komunėn e Vushtrrisė, janė konfiskuar tek qytetarėt 15 armė zjarri tė llojeve tė ndryshme. Fushatat e shumta informuese tė institucioneve pėrgjegjėse qė tė mos ketė tė shtėna nė ahengjet familjare nė kėto ditė vere, sipas tyre, pothuajse aspak nuk kanė ndikuar nė uljen e rasteve ku kjo dukuri tashmė ka marrė pėrmasa shqetėsuese krahasuar me periudhat e kaluara. Nė shumė intervenime tona, gjatė muajit korrik dhe gusht pėr shkak tė shtėnave me armė zjarri nė ahengje tė ndryshme familjare, por edhe nė raste tjera policia ka konfiskuar 15 armė tė llojeve tė ndryshme dhe njė sasi tė konsiderueshme tė fishekėve, ka deklaruar komandanti i stacionit policorė nė Vushtrri, kapiteni Avdylaziz Hoxha.
Sipas tij, gjatė muajit korrik nė bazėn e KFOR-it francez nė fshatin Maxhunaj, kishte ndodhur njė aksident ku plumbat qorr kanė ra nė kėtė bazė, ku pas kėsaj autoritetet kanė marr disa aksione pėr kontrolle tė dhjetėra shtėpive nė fshatrat pėrreth kėsaj baze, tė cilat kanė rezultuar me konfiskimin e njė sasie armatimi. Gjatė njė aksioni tė kontrollit nė disa shtėpi nė fshatrat pėrreth bazės sė KFOR-it nė fshatrat Maxhunaj dhe Dumnicė, ku ka ndodhur njė incident me plumbat qorr qė kishin rėnė nė kėtė bazė, ėshtė konfiskuar njė armė automatike AK-47, njė karikator, 10 fishekė, njė gėzhojė tė cal 7.62 mm dhe njė Colt tė cal 9 mm me njė karikator pa fishek. Ndėrsa nė fshatin Dumnicė nė tė njėjtin aksion janė konfiskuar 3 armė automatike AK-47 me tre karikator dhe me 101 fishek tė kalibrit 7.62 mm, njofton komandanti Hoxha.
Koha Ditore

Krijoni Kontakt