Legjitimimi i krimit dhe standardizimi i mashtrimit!

kosovapress, 20 gusht 2011

Behxhet Sh. SHALA

Krimi si domosdoshmėri taktike, pėr qėllime strategjike: Serbia ende po e konsideron Kosovėn si pjesė tė saj apo “ krahinė jugore “ e Serbisė! I ka caktuar “vijat e kuqe” nė” mbrojtje “ tė interesit shtetėror serb dhe Kushtetutės sė saj. Retorikėn e ka shumė tė fort kur flet pėr Kosovėn. Shumė shpesh edhe shantazhon ndėrkombėtarėt duke kėrcėnuar se do ta sakrifikojnė integrimin nė BE nė rast se kushtėzohet me Kosovėn. Ka formuar struktura kriminale nė veri tė Kosovės tė cilat refuzojnė integrimin si dhe institucionet e Kosovės ndėrsa kėto struktura nė brendi tė Kosovės i ka “ pacifikuar “ duke i bėrė “ lojale “ ndaj autoriteteve kosovare! Dikur ishin “ lojalė “ edhe Oliver Ivanoviqi dhe Rangjel Nojkiqi, si deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, Goran Bogdanoviq si zėvendėsministėr, Todoroviqi si ministėr e shumė tė tjerė! Edhe Milija Millosheviq ishte “lojal” nė Policinė e Kosovės deri nė kohėn kur u detyrua tė kthehet nė vendin e tij tė vėrtet tė punės, nė MUP-in e Serbisė! Ikonografija serbe e kohės sė Millosheviqit ėshtė legalizuar nė Kosovė. Nė Kuvendin e Komunės nė Shtėrpcė, me “ krenari” valon flamuri i Serbisė. Ate tė Kosovės e keni 50 km.larg Shtėrpces, nė hyrje tė Prishtinės. Flamujt serb, me shumicė valojnė nė tė gjitha komunat e decentralizuara ( spastruara nga shqiptarėt ) serbe. Kėto komuna gjeografikisht janė brenda kufijve tė Kosovės! Edha radikalka e “ demokratizuar “, Rada Trajkoviq nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės , i shėrben Serbisė ndėrkaq qė nė Kuvendin e shtetit qė nuk e njeh i merr nja 2500 euro tė buta! Ky ėshtė shpėrblim pėr lojalitet! Ikonografija serbe ėshtė ėshtė njė armė e” fortė” me tė cilėn Serbia “ dėshmon “ se Kosova ėshtė tokė serbe! Nė fakt, ėshtė njė pordhė me sailenciator zhurma e sė cilės ndjehet vetėm nė Beograd dhe vendet e tjera nė Serbi! Sepse janė mėsuar me kėtė muzikė! Serbisė i ka mbetur vetėm lahuta e Vuk Karaxhiqit dhe Filip Vishnjiqit pėr tė kėnduar elegji pėr “ tokėn e humbur serbe tė Kosovės dhe Metohisė”! Dhe mbi dhunėn qė “ arnautėt “ po e ushtrojnė mbi popullin e “pambrojtur “ serb! Serbėt nė veri janė krejt tė” paarmatosur” dhe “duarthatė “! Kallashnikovi i Goran Bregoviqit nuk ėshtė armė! Mortajat e dorės, zolat, bombat , snajperėt, armėt me kalibėr mbi 20 mm nuk janė armė! Kanė mungesė tė Stringerėve, aeroplanėve MIG, nėndetėsve, Apaēėve, aeroplanmbajtėsve dhe raketave me mbushje bėrthamore! Vetėm atėherė mund tė thuhet se serbėt nė veri tė Kosovės i kanė krijuar kushtet pėr “ mbrojtje “ nga shqiptarėt! Problemin e veriut e kanė krijuar ndėrkombėtarėt. Ata, duke i toleruar dhe mirėmbajtur strukturat kriminale e kanė lejuar krimin e organizuar, kontrabandėn, trafikimin me qenie njerėzore, me narkotikė etj. ! Ata i kanė lejuar qė kriminelėt e luftės tė shndėrrohen nė kriminel tė “ paqes “! Prandaj, i marr me shumė rezervė deklaratat e tyre pėr kufijt e Kosovės. Ata kufij vėrtet nuk do tė ndryshojnė ( tė jashtmit ) por kanė ndryshuar dhe do tė ndryshojnė tė brendshmit! Nė fakt, edhe kufijt e jashtėm janė krasitur pėr aq sa i janė dashur Maqedonisė dhe pėr aq sa do t’i duhen Malit tė Zi! Serbia e ka, “ zgjidh e merr “! Shqipėria po mbanė qėndrim tė fortė ndaj Kosovės, as patatet nuk po i blenė nga ne! Serbia pas 25 korrikut domosdoshmėrisht ka pėr tė ndryshuar! Sė pari, ajo vet e pastaj nė raport ne Kosovėn! Do tė detyrohet ta luftojė krimin e organizuar dhe seriozisht tė merret me kriminelėt qė vet i ka trajnuar. Nuk do tė ketė rrugėdalje tjetėr; ose do tė dekriminalizohet ose do tė egjiptizohet! Perspektiva e Serbisė nė BE duke pėrkrahur Milan Ivanoviqin. Oliverin, Marko Jakshiqin dhe iqėt e tjerė nga maja e piramidės kriminale ėshtė e ngjashme me mundėsinė qė tė rishkruhet Kushtetuta e re e Amerikės sipas filozofisė dhe etikės sė Al Kaponesė! Pakoja e Ahtisarit ka qenė njė dhuratė shumė e pamerituar dhe amnisti pėr kriminelėt e luftės dhe tė cilėn nuk po e pranojnė as kriminelėt e “ paqes “! Gjithmonė kam qenė i bindur se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve tė jashtėm mirėpo gjithmonė kam qenė dhe jam i bindur se serbėve do t’u ofrohet njė status special e qė nėnkupton autonomi pėrbrenda pavarėsisė! Kjo , nė fakt do tė thotė se kjo autonomi do tė jetė mbi pavarėsinė! Ky ka qenė stacioni i fundit i itenerarit kriminal tė regjimit serb pėr tė cilin bashkėsia ndėrkombėtare i ka prerė biletėn dhe ka siguruar transportin! Amerikanėt, gjermanėt, anglezėt dhe musketari Fitu po e kundėrshtojnė kėtė status! Pyetja ėshtė, deri kur dhe deri nė ē’masė ?! Edhe Hashimi, vet i 40 –i po e kundėrshton! Pyetja ėshtė sikur ajo pėr ndėrkombėtarėt; deri kur dhe deri nė ē’masė ?!
EULESH-i dhe pėrsheshi : Kam qenė mosbesuesi mė i madh ndaj EULESH-it. Pata shkruar se ky ėshtė variant edhe mė i keq se UNMIK –u i Galluqit, vėllaut politik tė Milan Ivanoviqit sa i pėrket Kosovės dhe shqiptarėve. Apo fytyra tjetėr e “filozofisė” politike tė Nemanja ( Emir ) Kusturicės! Por, mė duhet tė pranoj se kam filluar ta kthej besimin te EULEX sa i pėrket luftės kundėr krimit tė organizuar, trafikimit, korrupsionit, krimeve tė luftės, evazionit fiskal, zhvatjes dhe rrezikimit tė paqes nė nivelin global! Do tė mendoni sigurisht se po u besoj premtimeve pėr luftimin e kėtyre dukurive kriminale nė veri tė Kosovės qė po i bėnė EULESH 28 orė gjatė ditės! Pėr sundimin e ligjit EULESH po punon edhe over – time, vetėm pėr ta luftuar krimin. Jo , absolutisht jo! EULEX nuk po konsideron se nė veri tė Kosovės ka krim tė organizuar dhe struktura kriminale. Ata po i konsideron si partnerė politik! Po bisedon me ata ! Po i bėnė pjesė aktive tė vendimmarrjes ! EULEX, pas njė angazhimi titanik ka zbuluar se cilėt janė kriminelėt qė po e rrezikojnė paqen nė Kosovė, Serbi, Ballkan, Evropė, Afganistan, Kurdistan, Mongoli, Etiopi, Pakistan, Irak, Iran e sidomos nė Euleshistan! Pas hetimeve 10 minutėshe, duke pirė shlivovicė, tė shoqėruar me njė zdravicė nė stacionin policor tė quajtur “ Dolēe Vita” nė pjesėn mė paqėsore tė Kosovės , Mitrovicėn veriore ata zbuluan se bartės tė tė gjitha llojeve tė krimit janė : Rexhep Hoti, botues, Qani Mehmedi, gazetar, Sami Lushtaku, historian dhe kryetar i Skenderajt, Avni Azemi , kryredaktor nė Infopress, Arizona Dibra, ish drejtoreshė e po tė njėjtit medium dhe ndonjė gazetar tjetėr, kundėrshtar i vėllazėrim – bashkimit! Edhe unė, t’ju them tė drejtėn gjithmonė kam dyshuar nė kėta njerėz se janė kriminelė ndonėse disa prej tyre nuk i kam takuar ndonjėherė. Kurse, unė, pa asnjė fakt tė vetėm i akuzoja pėr krime Milan Ivanoviqin. Marko Jakshiqin, Oliver Ivanoviqin, Milija Millosheviqin dhe disa tė tjerė tė cilėt nuk bėnin asgjė tė keqe; vritnin shqiptarė e qė nė fakt ishte pėrshkrim i vendit tė tyre tė punės! Apo zbatim i politikės sė Beogradit, kandidatit shumė serioz pėr anėtarėsim nė BE. Dėbimin e shqiptarėve, zhvatjen pėrmes zhdoganimit nė pikat 1 dhe 31, vendosjen e barrikadave e bėnin pėr tė mirėmbajtur kondicionin! EULEX, e shpagoi veten duke kapur kriminelėt mė tė rrezikshėm nė rruzullin tokėsor: Rexhep Hotin, Qani Mehmedin, Sami Lushtakun, Arizona Dibrėn , Avni Azemin dhe do kriminelė tė tjerė, tė maskuar si gazetarė! Nuk ėshtė kjo asgjė e re ! Pasi i mbytėn tre fėmijė shqiptarė nė Qabėr mė 16 mars 2004, ish njėshi i OSBE, ambasadori Paskal Fieski kriminelėt pėr kėtė krim monstruoz i gjeti te stafi i RTK-sė. Me kėtė i mbylli gojėn kėtij mediumi publik ! Nė tė njėjtėn mėnyrė po vepron edhe EULEX apo Misioni pėr Dhunimin e Ligjit nė Kosovė! Por, e mira e kėsaj pune ėshtė se pas identifikimit tė kėtij grupi jashtėzakonisht kriminal, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzė pas sė cilės nė njė proces gjyqėsor shumė fer ( EULEX ėshtė i njohur pėr kėtė ) do tė shqiptohen dėnimet e merituara! Pastaj, nė botė do tė ketė qetėsi, krimi nė Kosovė do tė zhduket krejt . Kjo ėshtė meritė ekskluzivisht e EULEX prandaj edhe duhet tė besohet! Ka dhėnė prova konkrete nė kėtė drejtim. Nė Mitrovicėn e Veriut , Bėrrnjak dhe Jarinje. Dhe nė Leposaviq, Zubin Potok dhe Prelluzhė! Tash , u mbetet juve lexues tė nderuar; besoni nėse doni! Unė e thashė timen!
Karikom more karikom …: Kėtė kėngė po e kėndon nė gjuhen svahili ish Presidenti dhe ministri aktual pėr Punė tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, zotni Behgjet Pacolli ndėrsa iso po i mbajnė shumica e medieve tė shkruara dhe elektronike tė po kėsaj republike! Ministrin me letra pėr Punė tė Jashtme , zotėri Enver Hoxhajn e ka dėrguar nė Turqi, Antalia pėrkatėsisht nė Aqua Land pėr t’i provuar tė gjithė toboganėt e mundshėm qė janė aty. Pėr ta katapultuar pastaj edhe nga posti qė vetėm formalisht e mbanė ! Pėr ta zėvendėsuar pastaj me doajenin e diplomacisė kosovare, Sokratin e Llapushnikut! Tė dy ministrat pėr Punė tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Zotni Behgjet Pacolli dhe zotėri Enver Hoxhaj po angazhohen pėr Kosovėn prandaj edhe duhet tė vlerėsohen! Mirėpo kėtu janė dy shkolla tė kundėrta. Enver Hoxhaj , me shkollėn e Vjenės , Behgjet Pacolli me shkollėn jetėsore tė Marecit. I pari duke lundruar nė Danubin e bukur tė kaltėr ndėrsa i dyti duke luftuar nė vendlindjen e Shyt Marecit! I pari me duar prej pelushi, i dyti me duar si ēunga – llunga, krejt gunga - gunga! Pacolli ėshtė bėrė yll medial nė Kosovė! E kemi harruar Anxhelina Zholin. Po pse ėshtė mė i suksesshėm Behgjet Pacolli se Enver Hoxhaj?! Sė pari sepse shtetet qė e kuptojnė gjuhėn e Enver Hoxhajt na kanė pranuar moti ndėrsa shtetet qė e kuptojnė gjuhėn e Behgjetit nuk na kanė pranuar ende. Prandaj Pacolli ka shkuar atje qė tė merret vesh me ta. Dhe duket se po merret vesh sepse ka njohje! Dikush mund tė thotė se situata ka ndryshuar andaj Pacolli e ka mė lehtė. Ėshtė e vėrtetė qė situata ka ndryshuar mirėpo duhet tė kesh nuhatje pėr kėtė ndryshim dhe ta shfrytėzosh pėr tė mirėn, nė radhė tė parė personale e pse jo edhe pėr shtetin! Pacollin nuk e kam armik. Mirėpo nuk e kam as mik. Dhe nuk besoj se do ta kem mik nė tė ardhmėn! Ate qė e kam shkruar pėr te nė tė kaluarėn nuk e ndryshoj pėr edhe as njė presė tė vetme. E kaluara e tij ėshtė ajo qė ėshtė! Sepse nuk ka bėrė asgjė tė hajrit pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Tash po ka rezultate. Dhe unė i bindem rezultateve sepse ka njohje mė shumė pėr shtetin e Kosovės e qė pėr mua ėshtė pėrcaktuese pėr vlerėsimin e angazhimit pėr tė mirėn e shtetit dhe qytetarėve tė saj! Pacolli nuk ka qenė politikan dhe kurrė nuk do tė bėhet! Por ėshtė mjeshtėr pėr tė mbijetuar ēdo situate dhe ēdo zhvillimi, mbi tokė dhe nėn tokė! Pacolli ka staf mbėshtetės. Hoxhaj nuk ka. Pacolli ka staf tė lėngut dhe specave djegės ndėrsa Hoxhaj ka staf tė koka – kolės dhe kekut! Pacolli e ka Sokratin! Hoxhaj, kėnd e ka?! Pacolli e ka Peshkun e Dijamantit qė t’i plotėson tė gjitha dėshirat pėr dallim nga ai i arti qė t’i plotėson vetėm tri dėshira. Hoxhaj ka vetėm sardele tė konservuara qė mund ta shuajnė pakėz urinė por nuk ta plotėsojnė asnjė dėshirė! Pacolli ka filluar tė shlyej njė pjesė tė vogėl tė borxheve tė mėdha qė i ka Kosovės. Sa do tė jetė i suksesshėm, do ta shohim! Fjalėt shkojnė me erėn, rezultatet mbesin! Pėr mua ėshtė me rėndėsi interesi shtetėror i Kosovės dhe pėr kėtė arsye po shoqėrohem me matrapazė, patriotė, politikanė, mashtrues, qytetarė, kreshnik, katundarė, qyqarė, priftėrinj dhe hoxhallarė, kriminelė tė deklaruar dhe asi nė politikanė tė maskuar, me pisa dhe me plisa, me inxhen Zhivadinkė dhe me udbashen Stojadinkė, me titista, enverista, stalinista dhe anarkista! Nė politikė, me lidhjen e kokainės ndėrsa nė kafeteri me thithės, jo vetėm tė heroinės! Me ata qė e shkėrdhyen idealin e tash e simpatizojnė Realin! Me ata qė na mėsonin pėr sakrifica biblike ndėrsa tani i kanė rehatuar bythėt nė zyra dhe rezidenca hermetike! Me komandantė qė dikur kanė luftuar e tash nė hajna dhe kriminelė janė shndėrruar! Me asi qė nuk e dinė tabelėn e shumėzimit por qė me para tė shtetit e kanė zgjidhur pėr 1000 vite tė ardhshme mėnyrėn e “ vetfinancimit “. Me “ baballarė “ tė kombit, vejushka tė shqiptarisė dhe patriotė kosovarė tė Serbisė! Ta fiksojnė shikimin, ta bėjnė premtimin, tė pėrkrahin moralisht dhe ta fusin konkretisht! Nuk ka mė poshtėrsi se kur idealisti shndėrrohet nė moralist, moralisti nė realist dhe realisti nė materialist!