Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Mafia italiane në hall me serbët

    Mafia italiane në hall me serbët

    Beograd,19 gusht - Ndoshta jo edhe më i miri, por brendi më i njohur eksportues i Serbisë janë kriminelët. Si shkruan gazeta beogradase “Veçernje Novosti”, pas Evropës dhe Amerikës Jugore, ata ngadalë po e marrin primatin edhe në nëntokën amerikane.
    Në mesin dhjetë mafive më të forta në botë: Mafia serbe në të kaluarën klasifikohej në mesin e dhjetë më të fortave në botë, bashkë me mafinë ruse e italiane, triadën kineze,kartelet meksikane e kolumbiane, jakuzat japonez, etj. Sipas të dhënave të Institutit për preventivën e krimit në Beograd, në katër muajt e fundit në tërë Evropën janë arrestuar 32 shtetas të Serbisë, që kishin kryer 18 vrasje, katër sulme të përgjakshme , po aq aksione të organizuara për tregti me drogë dhe dhjetëra plaçkitje me armë. Pos kësaj, kanë vjedhur dhe kanë stërshitur qindra vetura luksoze.
    Kriminologu Dusha Davidoviq vlerëson se nëntoka serbe në botë numëron rreth 4 mijë kriminel, prej të cilëve gjysma janë në Evropë. Për shembull, në burgjet australiane qëndrojnë 1.450 kriminelë serb, kurse në ato amerikane disa qindra. Vetëm në një burg në qytetin suedez Göteborg aktualisht janë 25 serb të dyshuar, apo të gjykuar pr tregti me droga.
    Punktet kryesore evropiane të mafisë serbe janë Austria, Italia, Suedia dhe Spanja. Përderisa në Austri merren kryesisht me plaçkitje të armatosura, në tri vendet e tjera janë të specializuar për shitjen e drogës dhe stërshitjen e automobilave dhe të mallrave.
    Shkatërrojnë Austrinë, kanë hyrë në “tregu” italian: Në Austri ku shkalla e krimit sivjet është rritur dukshëm, serbët zënë vend të lartë në “tregun krimit”. Krahas rumunëve, serbët janë në numër më të madh në burgjet austriake.
    Në Austri jetojnë rreth 250 serb, prej të cilëve vjet në burgje kanë qenë 584. Këtu gjinden kryesisht për shkak të plaçkitjeve dhe vjedhjeve, ka thënë për këtë gazetë Miodrag Mecanoviq, sekretarë i parodisë së Kishës Serbe në Vjenë.
    Për shembull , plaçkitësi serik Nikola B. para pak kohe është “liruar” nga burgu vjenez pasi kishte mashtruar drejtorin e tij, duke ndërruar identitetin me cimerin nga qelia. Pastaj i humbën të gjitha gjurmët.
    Në Itali, në tokën mafisë, operojnë tri klane mafioze serbe, ku secila prej tyre mbulon “resor” të caktuar. Ata janë të angazhuar për vjehdjene autobusëve – madje 1.200 copë!
    Në Suedi kohë më parë janë gjykuar 57 pjesëtar të një klani mafioz, i cili ka prodhuar dje paketuar drogë në gjashtë vende evropiane. Në krye të këtij klani ishte një shtetas serb i njohur si Mister Maksi. Selia e mafisë serbe në Suedi është Stockholmi dhe Malmö, kurse këto klan shpesh konfrontohen në mes tyre.
    Kriminelët serb janë të pranishëm edhe në shtet e tjera evropiane. Narkomafia serbe operon në Bullgari, Slloveni, Çeki, Sllovaki, Zvicër dhe në Maqedoni, kurse tregtarët me qenie njerëzore dhe me cigare operojnë në Hungari, Kroaci, Mal të Zi dhe Rukmani. (Qendra.info)
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Kokaina,serbët marrin tregun në Prishtinë

    Prishtinë, 20 gusht - Mafia serbe duket se është në "rrugë të mbarë", për të marrë tregun e shitjes së kokainës në Kosovë, veçmas në Prishtinë, ku numri i përdoruesve të kësaj droge është më i madh se në qytetet e tjera.

    Burime të Policisë së Kosovës thanë se mafia serbe është përqendruar në dy pika të shitjes së kësaj droge rreth Prishtinës, Gracanicë dhe Cagllavicë dhe ka hyrë fuqishëm në treg me çmime gati dyfish më të lira se shpërndarësit shqiptarë të drogave në kryeqytet.

    " Kemi informacione të sakta se serbët po e shesin një gram kokainë me vetëm 35 euro ndërkohë që shpërndarësit shqiptarë e shesin nga 50 deri në 100 euro gramin, varësisht nga pastërtia e drogës. Ky cmim i lirë dhe cilësia e drogës që po e shesinn mafijozët serbë, ka bërë që një pjesë e konsumuesve të kësaj droge të orientohen për furnizim drejt këtyre dy bazave serbe", tha për Qendra.Info, një burim nga Policia e Kosovës.

    Sips tij, korrierët serbë të drogës furnizojnë klientët e tyre me këtë drogë edhe vet brenda qytetit.

    " Ndodh që klientët ta porosisin nga qyteti dhe brenda një kohe të shkurtër shpërndarësit serbe ta sjellin në secilin vend. Normalisht që duhet të njihesh pak, por duket se mafijozët serbë nuk e kanë aspak problem të lëvizin në qytet", ka saktësuar i njejti burim policorë.

    Sipas tij, ka dyshime të bazuara se shitja me këtë cmim të lirë të gramit të kokainës dhe cilësia e saj e pastwr, mund të jetë sponsorizuar dhe nga vet segmente kriminale brenda shtetit serb, të cilët kanë qëllime më të mëdha për territorin e Kosovës." Dihet tashmë në opinion se serbët mund të sjellin gjithcka ng Serbia dhe nuk kontrollohen nga asnjë person nga kufiri e deri te enklavat e tyre. Kjo i'u jep liri të madhe për të punuar në shitjen e drogave", tha ai

    Në fakt dhe vet mediat serbe gjatë këtyre ditëve kanë potencuar forcimin e mafies serbe dhe shtrirjen e saj dhe në zonë ku nuk kanë qenë më parë.

    Mafia serbe prej kohësh është e specializuar në tregtinë e kokainës, për shkak të numrit të madh të serbëve që jetojnë në vendet e amerikës latine, e cila është prodhuese kryesore e kësaj droge.
    Kriminologu Dusha Davidoviq vlerëson se nëntoka serbe në botë numëron rreth 4 mijë kriminel, prej të cilëve gjysma janë në Evropë.

    Për shembull, në burgjet australiane qëndrojnë 1.450 kriminelë serb, kurse në ato amerikane disa qindra. Vetëm në një burg në qytetin suedez Göteborg aktualisht janë 25 serb të dyshuar, apo të gjykuar pr tregti me droga. Në Suedi kohë më parë janë gjykuar 57 pjesëtar të një klani mafioz, i cili ka prodhuar dhe paketuar drogë në gjashtë vende evropiane.

    Në krye të këtij klani ishte një shtetas serb i njohur si Mister Maksi. Selia e mafisë serbe në Suedi është Stockholmi dhe Malmö, kurse këto klan shpesh konfrontohen në mes tyre. Kriminelët serb janë të pranishëm edhe në shtet e tjera evropiane. Narkomafia serbe operon në Bullgari, Slloveni, Çeki, Sllovaki, Zvicër dhe në Maqedoni. /qendra.info/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •