
Postuar mė parė nga
Gameness
Urdhrat e Vezirit
Ministri turk i Arsimit, Omer Dincer, si tė ishte Vezir i Sulltanit, kėrkoi nga Kosova qė ta korrigjojė historinė nė pjesėn ku flitet pėr turqit. Pėr ēudinė e gjithkujt, kėsaj kėrkese - symbyllazi - iu bind Ramė Buja. Historianėt kritikojnė ashpėr qasjen e Prishtinės kundrejt Ankarasė dhe apelojnė tė mos harrohen krimet e osmanlinjve ndaj shqiptarėve.
Express
Nga Nexhmije Ahmeti mė 20 gusht 2011 nė ora 08:11
Njė ditė, jo fort tė largėt, nxėnėsit kosovarė ndoshta nuk do ta dinė njė prej kapitujve mė tė tmerrshme tė historisė shqiptare - asaj tė okupimit nga Perandoria Osmane, qė sundoi kėtė popull pėr pesė shekuj.
Ndoshta nuk do ta dinė se vetėm disa vite mė parė nga Kosova u degdisėn nė Turqi dhjetėra mijėra kosovarė, si pjesė e njė plani djallėzor tė hartuar nė Beograd dhe Ankara, pas Luftės sė Dytė Botėrore.
E, Sulltan Murati e Sulltan Mehmeti, njė ditė, ndoshta do ta zėvendėsojnė figurėn e Gjergj Kastriotit.
Kjo mbase duket e ekzagjeruar, por me terma shumė mė tė butė, Turqia tashmė edhe zyrtarisht i ka kėrkuar Kosovės korrigjimin e historisė pėrmes ministrit tė Arsimit, Omer Dincer, i cili tė premten u takua me homologun e tij kosovar, Ramė Bujėn.
Pėr ēudinė e gjithkujt, kėtė kėrkesė e pranoi Ministri Buja, i cili madje pohoi se njė komision i posaēėm tashmė po punon pėr ti jetėsuar kėrkesat turke pėr korrigjimin e historisė.
Ne biseduam dhe kėrkuam nga Ministria eliminimin e paragrafėve nga librat e historisė sė Kosovės, tė cilat pėrmbajnė fyerje pėr historinė turke, tha ministri turk i Arsimit, Omer Dincer.
Madje, sipas tij, tashmė janė nė finalizim tė projektit, i cili vazhdon punėn nė kuadėr tė komisionit qė ėshtė themeluar pėr eliminimin e kėtyre problemeve.
Ne do tė na gėzojė pa masė fakti qė kur tė botohen librat e reja, tė mos i kenė kėta paragrafė, tha ministri turk.
Duke u mundur ta zbusė situatėn se nuk bėhet fjalė pėr korrigjim tė pjesėve tė historisė, por vetėm pėr disa paragrafė, homologu i tij kosovar, ministri Ramė Buja tha se kėrkesa e ministrit Dincer nuk ėshtė pėr ndryshim tė historisė, por vetėm tė bėhet korrigjimi i saj.
U tha qė do tė korrigjohen ata kapituj ku ka pjesė fyese pėr popullin turk. Kjo do tė korrigjohet dhe jo tė ndryshohet historia, sepse nuk mund tė ndryshojmė historinė, e cila ka ndodhur. Kjo do tė ndodhė duke qenė tė pėrbashkėta tė dy komisionet shumė profesionale nė kėtė drejtim, tha ministri Buja, gjatė konferencės pėr media qė mbajti pas takimit me homologun e tij turk.
Ndėrkohė, zyrtarė tė kėsaj ministrie thanė pėr Express se ky institucion do tė dalė mė vonė me njė raport tė veēantė ku do tė publikohen ndryshimet qė do tu bėhen librave tė historisė.
Ne kemi formuar njė komision nė nivel ekspertėsh pėr rishikimin e tė gjitha librave tė historisė, nė mėnyrė qė tė ndėrhyhet nėse ka nevojė, thotė Ragip Gjoshi, pėr Express, i cili nė kėtė ministri mban postin e kėshilltarit tė ministrit.
Por pavarėsisht ndihmės sė Turqisė dhėnė pėr Kosovėn, Gjoshi thotė se ky institucion i zbaton vetėm politikat e veta arsimore dhe se nuk do tė ndryshojė komplet historinė e vendit.
Por lidhur me kėto ndryshime, disa nga historianėt shprehen tė alarmuar, duke theksuar se okupatori mbetet okupator, pavarėsisht ndihmės qė Turqia mund ti japė Kosovės aktualisht.
Tė paktėn kėshtu thotė Hakif Bajrami, njė nga historianėt mė tė njohur nė vend.
Bajrami e pranon se tash Turqia ėshtė shtet mik, por vendi dhe populli i Kosovės nuk mund ti harrojė ato ēfarė ka bėrė Perandoria Osmane ndaj popullit shqiptar.
Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ nė asnjė mėnyrė nuk mundet ti injorojė, thotė Bajrami, pėr Express.
Sipas tij, ato ēfarė ka bėrė Perandoria Osmane, kanė qenė krime dhe krime do tė mbesin, pavarėsisht korrigjimeve e rishkrimeve qė mund tė bėhen nė libra.
Krejt e dinė qė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ka luftuar kundėr turqve. Tash na me e fshi atė a? Krejt botėn e japim, e Skėnderbeun se japim, shprehet historian Hakif Bajrami.
Si historian qė ėshtė, ai pėrmend disa raste tė krimeve qė osmanlinjtė kanė bėrė nė trojet shqiptare.
[SIZE="5"]
Prej Shkupit e deri nė Merdar, Pasha i Turqisė mė 1910, nė ēdo 10 metra e ka ngulur nė hunj nga njė shqiptar. A ti harrojmė ne ato?[/SIZE] Jo, nuk duhet ti harrojmė edhe nuk bėn ti harrojmė, shprehet shumė i mllefosur historiani Bajrami.
Madje ai pėrmend diskriminimin qė ajo Perandori i ka bėrė popullit shqiptar.
Ai thekson se Perandoria Osmane nė vitin 1868, serbėve u ka lejuar qė tė hapin shkollė nė mes tė Stambollit, ndėrsa shqiptarėve nuk ua ka lejuar hapjen e tyre as nė vilajetet e veta.
Drejtori i Institutit refuzon tė flasė
Nė Prishtinė ėshtė njė institucion qė mban emrin Instituti i Historisė, qė edhe nga emri kuptohet se ėshtė i formuar pikėrisht qė tė merret me ēėshtje qė kanė tė bėjnė me historinė.
Por Jusuf Bajraktari, drejtori i kėtij institucioni, nuk denjoi ti thotė dy fjalė pėr ndryshimet e kapitujve tė historisė nė raport me Perandorinė Osmane qė kanė filluar tė bėhen.
I kontaktuar nga Expressi pėr tė dhėnė njė vlerėsim tė tij nė lidhje me kėtė ēėshtje, Jusuf Bajraktari nuk pranoi tė thotė asgjė me arsyetimin se ėshtė nė drekė zyrtare.
Jam i zėnė dhe nuk mund tė flas, u pėrgjigj Bajraktari, duke e mbyllur telefonin, por pasi dėgjoi se pėr ēfarė ēėshtje bėhet fjalė.
Universitet turk nė Kosovė
Zyrtarėt e arsimit turk premtuan hapjen e njė universiteti turk nė Kosovė.
Ministri Omer Dincer nė njė takim qė pati me nxėnėsit turq nė Prizren, ka thėnė se Turqia ka planifikuar hapjen e njė shkolle shtetėrore sikurse nė tė gjitha vendet e Ballkanit.
Por zyrtarėt e Ministrisė sė Arsimit sqarojnė se kushdo mund tė hapė shkolla nė Kosovė, duke zbatuar ligjin parauniversitar dhe universitar qė ėshtė nė Kosovė.
Ragip Gjoshi, kėshilltar i Ramė Bujės, tha se tė gjithė ata qė duan tė hapin shkolla private, do tiu nėnshtrohen ligjeve dhe nė bazė tė ligjeve dhe programeve ekzistuese edhe do ta zhvillojnė aktivitetin e tyre.
Sa i pėrket deklaratės sė ministrit turk, Gjoshi tha se me siguri ai nuk ėshtė i informuar me ligjet ekzistuese nė Kosovė. Sipas kėshilltarit Gjoshi, ministri nuk ka pėrcaktuar as kohėn, e as vendin ku do tė ndėrtohet Universiteti turk nė Kosovė.
Krijoni Kontakt