Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Thesari i kulturës shqiptare në duart e maqedonasve

    nga gazeta Lajm, 7 gusht 2011

    Në Bibliotekën Popullore Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, në të cilën gjenden mijëra dokumente për shqiptarët punon vetëm një shqiptare. As drejtori, as sekretarët, as këshilltarët, as udhëheqësit e 10 –të sektorëve nuk janë shqiptarë. Emri i vetëm i një shqiptareje të punësuar në këtë institucion shtetëror shfaqet tek eshaloni i fundit, tek ai i shërbimeve. Biblioteka Universitare ka 39 shërbime, të cilat kanë nga një, dy, tre ose katër përgjegjës. Fahrie Halimi e vetmja shqiptare që punon në këtë institucion është njëra nga katër përgjegjësit e shërbimit “Kompletimi i materialit bibliotekar, këmbim ndërkombëtar, blerje dhe dhurata”. Ndërkaq, sallat e leximit të kësaj biblioteke janë të mbushura me shqiptarë, shumica studentë.
    Historiani, Skënder Hasani, i cili është që 15-të vjet anëtarë i rregullt i kësaj biblioteke thotë se në këtë bibliotekë ka gjetur dokumente dhe libra që flasin për historinë e popullit shqiptarë, të cilat nuk mund të gjenden as në Tiranë, e as në Prishtinë. “Kjo bibliotekë është ndër në të pasurat në Ballkan dhe ka dokumente për shqiptarët më shumë se bibliotekat simotra në Tiranë dhe Prishtinë”, thotë Hasani.
    Meqë në këtë bibliotekë nuk ka të punësuar shqiptarë, lexuesve shqiptarë, të cilët përbëjnë rreth 90-të për qind të anëtarëve të kësaj biblioteke, ndonjëherë u ndodh që të kenë pengesa. “Gjatë hulumtimeve të mia kam vënë re se në këtë bibliotekë ka fonde të ndryshme që nuk u jepen në përdorim shqiptarëve. Më është refuzuar libri që kam kërkuar me arsyetimin se ai është vetëm për akademikët dhe profesorët maqedonas ”, thotë Hasani, duke shtuar se në ato libra jepen të dhëna fakto-grafike që tregojnë realitetin historik të këtyre trevave, ndaj siç thotë ai janë të ndaluar për studiuesit shqiptarë. Hasani sqaron se librat e vjetër gjenden në një depo jashtë bibliotekës dhe janë shumë të rëndësishme. “Sa kam unë informacione, në atë depo librat janë në gjendje të mjerueshme dhe mund edhe të shkatërrohen”, thotë ai, duke shtuar se ato libra duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë, pasi vështirë se gjenden në ndonjë bibliotekë tjetër në Ballkan.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Gameness Lexo Postimin

    Biblotekaret jan intelektuale te mirfillte ,ato jane pjese e jetes socialkulturore dhe politike te vendit dhe si te tille ne profesionin e tyre nuk jane thjeshte kartoteke, por njohin dhe jetojne me psikologjine e klienteve te tyre lexues.Keshtu ato i mbrojne keto lexues nga libra historik qe prekin ndjenjat e tyre, e qe mund te amplifikohen dhe te krijone reaksion ne shoqeri. et. etj.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Çka dreqin je duke than o i mjerë??? Apo vetëm je përgjegjur sa për të thanë diçka??? Personi në fjalë është me profesion historiani dhe pa asnjë të drejte i ndalohet atij materiali historik cili hynë në lëmin e tij të studimit.
    Dhe sa për atë materialin historik, kjo do të ishte rasti i volitshëm për biznismenët tanë që të kontribuonin në çështjen kombëtare dhe ti hjeknin nga pronësia e këtyre librave maqedonët.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin

    Personi ne fjale , (pa dashte te fyej zotin hasani, pasi une nuk e njohe ate) mund te jete me ndjenja nacionaliste ekstremiste, situata politike eshte e acaruar,konfliktet etnike jane me shume se te acaruara, pra ketu nuk behet fjale per nje klime normale, perkundrazi duket sikur kerkohet me pasion per te gjete nje shkak per sherr.Pra mendimi ime eshte, se per situata jo narmale, ne jeten ne bashkesi, pa tjeter qe do te privohen dhe nje sere te drejtash.Pra dhe nje here te kujtoj se eshte asyeja qe prodhon te drejten dhe jo e drejta te prodhoje arsyen.Por e gjithe kjo qe kam shprehur , persupozon sikur rastin kur biblotekari njeh permbajtjen e materialit dhe vepron asaj linje qe une permenda, por pa diskutim materialet qe permban bibloteka jane te cilesuara se cilat jane per shqiptare e cilat jane per maqedonas.Pra nese ne kartelen qe i perket materialit te kerkuar shkruan se eshte vetem per akadamiket maqedonas, atehere ti duhet te kuptosh se biblotekari nuk ka faj , pra nuk ta jep ate.Kjo s'ka te bej me etnine e punonjesit te biblotekes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 17-08-2011 më 18:09
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Kure do behesh civil qe ta duash veten tuaj.Si me bishtrime i pergjigjesh pytjes.I nderuar kure lexoi postimet tuaja me ve ne gjykim se je nji frikacak per ta kuptuar te verteten.
    Si me hile i futesh gjykimeve per shum qeshtje si ne rastin me siper ,ku njerit i mohon per ta gjetur te verteten dhe tjetrit i jep msbeshtetje ta fshehu ate.
    Kto paragjykime tuajat me bejn te gjykoj per ty se je pa takat te shqiptarizmes apo thjesht nuk kerkon ate qe te takon pore knaqesh me ate qe tjeret te afrojn.Fshehja e atyre kibrav fsheh friken e dukshme te bullgarvet se mu aty fshihet emri maqedoni qe fshihet identiteti i vertet i popullates shqiptare te trungut Iliro-dardan.

    Me servilizem nuk do arrish kurre ta kuptosh drejtsin ,pore vetem duke e kerkuar ate duke u mshtet ne arsyen e logjikshme e jo me servilizem.
    Anest nuk te bera kritiken per te kritikuar pore per te udhzuar
    mendo shqip mer djal edhe ateher kure tjert nuk te pelqejn.

  6. #6
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Personi ne fjale , (pa dashte te fyej zotin hasani, pasi une nuk e njohe ate) mund te jete me ndjenja nacionaliste ekstremiste, situata politike eshte e acaruar,konfliktet etnike jane me shume se te acaruara, pra ketu nuk behet fjale per nje klime normale, perkundrazi duket sikur kerkohet me pasion per te gjete nje shkak per sherr.Pra mendimi ime eshte, se per situata jo narmale, ne jeten ne bashkesi, pa tjeter qe do te privohen dhe nje sere te drejtash.Pra dhe nje here te kujtoj se eshte asyeja qe prodhon te drejten dhe jo e drejta te prodhoje arsyen.Por e gjithe kjo qe kam shprehur , persupozon sikur rastin kur biblotekari njeh permbajtjen e materialit dhe vepron asaj linje qe une permenda, por pa diskutim materialet qe permban bibloteka jane te cilesuara se cilat jane per shqiptare e cilat jane per maqedonas.Pra nese ne kartelen qe i perket materialit te kerkuar shkruan se eshte vetem per akadamiket maqedonas, atehere ti duhet te kuptosh se biblotekari nuk ka faj , pra nuk ta jep ate.Kjo s'ka te bej me etnine e punonjesit te biblotekes.
    Me një fjalë ti d.m.th. me mend në krye pajtohesh me politikën segregacioniste e cila gjindej në aparteid dhe në ish-YU, politik e cila është përdorur në të kaluarën për shqiptarët e ish-YU, ku materialet historike mbaheshin dhe ende mbahen nën dry me qëllim që ti servohet një histori e trevave nën sundimin sllavë si histori de-fakto sllave ku shqiptarët dhe historia e tyre është në errësirën mesjetare e mangët dhe pa fakte se ne i përkasim këtij vendi dhe të paraqitemi si të ardhur në këto vise. Në një vend demokratik këto gjëra nuk pinë ujë. Apo të bëhemi edhe ne si në disa vende ku demokracia vlen vetëm për klasën sunduese dhe ata që pajtohen më politikën e saj. Nëse ky material qon në drejtim konflikti atëherë më mirë ti hyjmë këtij konflikti me sy hapur se privimi i këtij materiali gjithashtu bënë të po njëjtën punë. Servilizmi nuk të ndihmon këtu.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=ganimet;3181053]
    Kure do behesh civil qe ta duash veten tuaj.Si me bishtrime i pergjigjesh pytjes.I nderuar kure lexoi postimet tuaja me ve ne gjykim se je nji frikacak per ta kuptuar te verteten.
    Ceshtja eshte se une notoj mbi te vertten.E verteta qe une shpreh me lart , ka te bej pikerisht per ate civilin qe ti me permend.Ju nuk jeni nje popull civil, , lendoheni , irritoheni, nese prezantoheni me nje dokument qe nuk konvinon me egon tuaj prej njeriu primitive.
    [QUOTE]
    Si me hile i futesh gjykimeve per shum qeshtje si ne rastin me siper ,ku njerit i mohon per ta gjetur te verteten dhe tjetrit i jep msbeshtetje ta fshehu ate.
    Kush te tha ty qe e verteta qenka ne ate dokument?E verteta historike eshte relative.
    Kto paragjykime tuajat me bejn te gjykoj per ty se je pa takat te shqiptarizmes apo thjesht nuk kerkon ate qe te takon pore knaqesh me ate qe tjeret te afrojn.
    Ou sa lerg jemi ne te dy ne kete pike.Per ju shqiptaret e Maqedonise , qe manastirin e kthyet ne WC as ka vend per shqiptarizem, por ju dhe flamurin dhe pavarsine nuk e pranuat,po si mund te ulesh ne tryeze per shqipotarizem ti?Sa je ti shpirterisht e lidhun me elementet historike qe perfaqesojne identitetin kulturore e shpirterore shqiptare?Te flasesh per shqiptarizem dhe te investosh per arabizem, eshte nje soj sikur nje ekstremist islamik te jete i interesuar per simbole te krishterimit dhe literature te krishtere. Rremoni ne ndergjegjen tuaj,ne kete bibloteke shpirterore tuajen dhe do te shihni sa mizore jeni ju ndaj vetvetes, qe i keni privuar cdo ndjesi te krishtere qe vjen nga gjysherit tuaj jo me larg se 200 vjet.Shqiptarizem eshte jo vetem kur mbron identitetin dhe elementet kulturore te popullittend, por dhe kur e pastron ate nga infiltromet e huaja (kultura e pushtuesit), ashtu si nje bacevan qe perkujdeset per lulet dhe i pastron atonga barerat e keqija.Por deri me sot ju mbillni e gramin dhe pshurrni lulet.
    Me servilizem nuk do arrish kurre ta kuptosh drejtsin ,pore vetem duke e kerkuar ate duke u mshtet ne arsyen e logjikshme e jo me servilizem.
    Anest nuk te bera kritiken per te kritikuar pore per te udhzuar
    mendo shqip mer djal edhe ateher kure tjert nuk te pelqejn.
    Nese ka nje antar qe vetem servil nuk eshte , ai eshte Anesti.Por une jam duke menduar shqip e ju arabisht, per me teper nga ju erdhi dhe ideja se duhet dhe nje alfabet arab, se tek ju te rinjte kete alfabet po perdorin dhe ndjehen mire pasi e kuptojne ,memlehte Kuranin.Ky eshte sfondi mbi te cilin mbeshtesni ju shqiptarizmen.Une e mbeshtes mbi realitetin, si trashegimtare i pa devijuar ne identitetin shpirterore, si njeri civil qe e pranon historine ashtu sic eshte,me luftra , me levizje demografike,me tkurrje e zgjerime, si historia e cdo populli ne bote, por kjo histori nuk duhet te me ndikoje ne qe ndrimin tim te sotem, ku synohet per nje bote pa kufi, ku investohet per paqe e jo urejtje.Pra nga kjo histori ne duhet te mbeshtetemi ne ato rrenje te shendosha qe na perafrojne me gjithe popujt e tjere e jo ato qe na ndajne.Pra dhe nje here , per kete motiv ka libra dhe dokumente qe nuk jepen, pasi nuk i sherbejne paqes, por urejtjes.
    Nuk eshte faji i te tjereve qe juaji qe ndodheni ne nje realitet te tille.Fundja ta kishit dashte shiptaret kaq shume atedheun do ta kishin rradhitur kete vend ne krye te civilizimeve boterore , por perderisa jemi me ne fund se te fundit dhe se ndodhemi ne zemer te europes, do te thote se ja kemi pase me hile.deri kur do te vazhdoni keshtu?Mos harroni se ketu jemi ne forum shqiptaresh dhe ketu nuk jemi per ti bere elozhe vetes dhe kritoka te tjereve,kjo eshte nje hipokrizi e ndyre .Ketu i drejtohemivetes ,diskutojme per vetveten dhe kritikojme ate , pasi kem aq shume nevoje per ndryshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 18-08-2011 më 06:14
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #8
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Shkupi ndër shekuj

    "Shqiptarët e Shkupit ndër shekuj" dhe "Bibliografia për Shkupin" janë dy librat që i sjell për lexuesit historiani Skënder Hasani. I nxitur nga qëllimet e mbrapshta të qarqeve akademike dhe politike të Maqedonisë, autori hyn nëpër labirintet e historisë së Shkupit, prej ku del me një mori dokumentesh për këtë qytet, i cili është kryekëput dardan. "Lexuesi i vëmendshëm do të bindet se shqiptarësia në Shkup ka biografi iliro-dardane anekënd, përkundër përpjekjes për shuarjen e saj, siç pretendojnë arkeolog e historian joshkencor sllav për kryeqytetin e Dardanisë", shkruan recensenti i librit "Shqiptarët e Shkupit...", Fadil Curri. Në këtë libër vihen në pah lëvizje, ngjarje, figura e data për këtë qytet me rëndësi shqiptare e Ballkanike. Tendencat e fundit për zhbërjen e kulturës shqiptare në Kalanë e Shkupit, dislokimi i shtëpisë së Nënë Terezës, qëllimet e ndërtimit të Shtëpisë së Oficerëve mbi themelet e Burmali Xhamisë, shtëpia e Nexhip Dragës, (tani aty gjendet shtëpia e pionierëve) ku është arrit marrëveshja e 18 gushtit1912 mes shqiptarëve dhe perandorisë osmane, që ishte marrëveshja e dytë që nënshkruhej mes tyre, pas asaj të 17 prillit të vitit 1463 dhe në fund më 18 gusht 1912 zënë një vend të rëndësishëm në këtë vepër publicistike. Libri "Shqiptarët e Shkupit…" në njëfarë mënyre është përgënjeshtrim i trillimeve të fabrikuara nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA) përmes botimit të Enciklopedisë maqedonase, se gjoja shqiptarët paskan ardhur në këto troje në shekullin XVI.

    Ndërsa "Bibliografinë e Shkupit, që është e para që shkruhet përmban 1540 njësi bibliografike. Kjo është pjesa e parë e bibliografisë së këtij qyteti, pjesa e dytë do të ketë mbi dy mijë njësi, ndërsa pjesa e tretë do të jetë me fonde arkivore që flasin për Shkupin. Këto Hasani i ka në përgatitje e sipër dhe së shpejti do të botohen.

    "Bibliografia përbën një ndihmë në fushën e historisë, jo vetëm për faktin që sheh dritë një bibliografi me interes shkencor, por edhe pse ajo u ofrohet studiuesve që dëshirojnë të dinë kush ka shkruar për historinë e këtij qyteti", shkruan recensenti i "Bibliografisë…", prof.dr. Ramiz Abdyli. /ANILA LIMANI/

    Artikull i huazuar nga Lajmpress për ata që nuk kanë njohuri të punës së S. Hasanit
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  9. #9
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ou sa lerg jemi ne te dy ne kete pike.Per ju shqiptaret e Maqedonise , qe manastirin e kthyet ne WC as ka vend per shqiptarizem, por ju dhe flamurin dhe pavarsine nuk e pranuat,po si mund te ulesh ne tryeze per shqipotarizem ti?Sa je ti shpirterisht e lidhun me elementet historike qe perfaqesojne identitetin kulturore e shpirterore shqiptare?Te flasesh per shqiptarizem dhe te investosh per arabizem, eshte nje soj sikur nje ekstremist islamik te jete i interesuar per simbole te krishterimit dhe literature te krishtere. Rremoni ne ndergjegjen tuaj,ne kete bibloteke shpirterore tuajen dhe do te shihni sa mizore jeni ju ndaj vetvetes, qe i keni privuar cdo ndjesi te krishtere qe vjen nga gjysherit tuaj jo me larg se 200 vjet.Shqiptarizem eshte jo vetem kur mbron identitetin dhe elementet kulturore te popullittend, por dhe kur e pastron ate nga infiltromet e huaja (kultura e pushtuesit), ashtu si nje bacevan qe perkujdeset per lulet dhe i pastron atonga barerat e keqija.Por deri me sot ju mbillni e gramin dhe pshurrni lulet.
    Atëherë pse merr qëndrim kundërshtues ndaj këtij historianit, kur simbas kësaj që ke shkruar paraqiteni si "mbrojtës" i vlerave shqiptare apo edhe këtu jeni duke vazhduar misionizmin tuaj dhe iu del në mbrojtje vëllezërve ortodoks maqedonë kundër këtij historiani i cili sipas vlerësimit tuaj të errët hynë në kategorinë e gabuar për shkak të emrit të tij.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Atëherë pse merr qëndrim kundërshtues ndaj këtij historianit, kur simbas kësaj që ke shkruar paraqiteni si "mbrojtës" i vlerave shqiptare apo edhe këtu jeni duke vazhduar misionizmin tuaj dhe iu del në mbrojtje vëllezërve ortodoks maqedonë kundër këtij historiani i cili sipas vlerësimit tuaj të errët hynë në kategorinë e gabuar për shkak të emrit të tij.
    Me vjen keq, si mund te bej replike me historianin kur nuk e njoh ate?Une argumntova arsyet se perse nuk jepet c'do material ne bibloteke, ky eshte dhe titulli.
    Se dyti grindjet se, kemi qene ne apo kane qene ato jane primitive.kerkush nuk e mohon se ne keto troje kane qene iliret, por kerkush nuk ka te drejte te gjykoje levizjet demografile te popujve sllave ne shekullin e VI dhe ti hedhe ato ne treg per te ushqyer urejtje.Nuk eshte ky kuptimi i historise, qe per nje te kaluar te nje tjeter realiteti te grindemi sot.Ne plan te pare eshte jeta ne paqe e me pas me kenaqesin e historise, per te mesuar mbi te shkuaren.Historia sherben per te ndricuar, apo orejentuar idete e sotme progresiste, per te gjete arsyet se perse ndjehemi ne kete mejdis te padeshiruar, dhe si ne mund ta ndryshojme ate,pra te heqim barenat e keqija.Por nese bejme tekunderten duke u shtrnguar pikerisht pas negatives ne historine tone , atehere sinqerisht nuk me duhet me as kollarja e historianit e as e politikaninit, lermeni rehat u them, se i zgjidh vete hallet e mija. fjala vret me shumese shpata. E pra nje politikan , nje historian , ose ne menyre te pergjitheshme nje intelektual, qe ka nje orjentim te gabuar(shpirt te lig),te mbushur me urrejtje nacionaliste,injekton ato ne shoqeri dhe demi eshte i madh.Ne shqiptaret nuk eshte se s'po merremi vesht me sllavet, por dhe me vetveten, kemi nje problematike qe nderkobetaret na i cilesojne.Nuk merremi vesht, ekjo do tethote se kryesisht vjen nga edukimi i elites intelektuale.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •