Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 52 prej 52 FillimFillim ... 242505152
Duke shfaqur rezultatin 1,021 deri 1,037 prej 1037
  1. #1021
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Kjo teme eshte shume me e thjeshte per t'u perkufizuar se sa duket. E gjitha i nenshtrohet nje parimi universal qe nuk gabon dhe eshte i vlefshem per cdo popull e ne cdo kohe:

    "Nje i huaj ne token time me arme ne dore e pa pelqimin tim eshte nje bir kurve qe duhet vrare e kthyer andej nga erdhi. Po e njejta njolle turpi e cnderimi duhet t'i vendoset cdo biri tjeter kurve, te jashtem a te brendshem qe tenton te mbeshtese armikun e te cenoje menyren e jeteses se popullit."

    Kaq e thjeshte eshte. Nuk ka nevoje per komplikime e justifikime.

  2. #1022
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Kjo teme eshte shume me e thjeshte per t'u perkufizuar se sa duket. E gjitha i nenshtrohet nje parimi universal qe nuk gabon dhe eshte i vlefshem per cdo popull e ne cdo kohe:

    "Nje i huaj ne token time me arme ne dore e pa pelqimin tim eshte nje bir kurve qe duhet vrare e kthyer andej nga erdhi. Po e njejta njolle turpi e cnderimi duhet t'i vendoset cdo biri tjeter kurve, te jashtem a te brendshem qe tenton te mbeshtese armikun e te cenoje menyren e jeteses se popullit."

    Kaq e thjeshte eshte. Nuk ka nevoje per komplikime e justifikime.
    kam një shok gjerman ateist.nga dita e sotme do ti them vëlla.

  3. #1023
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Edhe pas 200 vitesh qe kur êshtê shpallur Republik e Pamvarun Haiti, qe ishte koloni franceze, pra e pushtuar, imagjini edhe pas 200 vitesh, haiti tani ne vitin 2013, kur ishte Presidenti francez ne haiti, keta i kerkojne damshperblim, me duket rreth 30 Miliard Euro !
    Presidenti francez mbajti fjalim, e tha se historia nuk mund te ndryshohet as te fshihet, nuk fjala tek faljet tani por te tharja e pareve....
    Ne duhej ti kerkonim nje ish-kolonizatori sot, 50 miliard Euro, le ti paguan turqia e ateher dhe vetem atehere mund te flasim pr miqesi e pajtim, serbis duhej ti kerkonim 100 Miliard, le ti paguaj njehere e pastaj flasim..
    ...ose me grosh ose me krye ...!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #1024
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Harrova te shtoja se, si demshperblime, Franca nuk do i ktheje para Haitit por, do i ndertoje psh. shkolla spitale do i shtroje rrugë pra ndertime te duhura edhe ndonje fabrik..
    dhasht zoti e nuk na i kthene turqia keto demshperblime me; minaret...mejtepe, shkolla turke..etj.. duhet te ruhemi edhe sot nga ai kali i Trojes..se aty ne Turki ndodhi kjo ngjarje njehere..mos te hajmi edhe kete here....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #1025
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Perjashtojeni kete nga forumi meqe po shkel rregulloren e tij. Po shan besimtaret muslimane shqiptare dhe tere njerezit qe i perkasin ketij besimi. Nqs jeni burra dhe te drejte duhet ta beni.
    Thote populli i urte: "Sa te thuash ti rrush, une hengra nje kosh"!!
    Ku e sheh ti te kete shkruar "myslimane", apo mendon se "mysliman =islamik"??!!
    Argumentoje!!
    Persa i perket historise le te mbetet ne dore te atyre qe jane kopetente ne kete fushe. Mendime te dhena nga njerez qe nuk njohin historikun e familjes tyre e jo me te shqipersise, behen qesharake.
    Kujdes, se po quan "qesharake" ministrat e Turqise!! Kete s'ta falin "islamiket" pastaj.......mos thuaj se s'te paralajmerova!!
    Jarigas

  6. #1026
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    20 % jane shume qe desherojne si vella te madh turqine,...kjo na pengon t`i shohim gjerat realisht dhe kete ka studjuar turku per te na pasur "domen" te tijin,...megjithate 80% duhet te kerkojne deri ne nje demshperblim per 500 vite shkaterrim, dhe keto ne euro...., dhe te kerkoje falje per c`ka bere,....kjo do te kish ndodhur nese kombi yne do te ishte me identitet,..por ne kushtet e sotme kjo eshte utopi e s`mund te ndodhe...,
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #1027
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Po edhe nese do na i paguaje damet turqia e serbie, historia nuk guxon te "gomohet" nuk guxon te fshihet e kaluara kurrsesi !
    Nuk e shesim historin tone as me dollar e as me euro...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #1028
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Turqit e sotem duhet t'u kerkojne te falun shqiptarëve, madje te damshperblejnë gjithë mrapshtinat qe i kane sjellë ketij kombi nder te paret n' Evrope. Ata duhet t'na vleresojne per Pashallaret e Qeveritaret shqiptarë e Sami Frasherin qe ka shkrue "Historinë e Turqisë", se ata s' kanë ditë gjā cilet jane e prej kah vinë. E ka marre vehten "TOROVICA" tash e do me na detyrue me shkrue historine simbas oreksit te tyne, ashtu si na detyruan me u konvertue ne Islam. Turp per ata historianë shqiptarë qe per 5 lira turke e venë n' dyshim autoktoninë pellazko-ilire te shqiptarëve ashtu si shkruen Naim Frasheri qe kishte dite me shkrue diçka tjeter...

  9. #1029
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Turqit e sotem duhet t'u kerkojne te falun shqiptarëve, madje te damshperblejnë gjithë mrapshtinat qe i kane sjellë ketij kombi nder te paret n' Evrope. Ata duhet t'na vleresojne per Pashallaret e Qeveritaret shqiptarë e Sami Frasherin qe ka shkrue "Historinë e Turqisë", se ata s' kanë ditë gjā cilet jane e prej kah vinë. E ka marre vehten "TOROVICA" tash e do me na detyrue me shkrue historine simbas oreksit te tyne, ashtu si na detyruan me u konvertue ne Islam. Turp per ata historianë shqiptarë qe per 5 lira turke e venë n' dyshim autoktoninë pellazko-ilire te shqiptarëve ashtu si shkruen Naim Frasheri qe kishte dite me shkrue diçka tjeter...
    ...Fjalija e pare e juaja eshte domethenese,dhe ken plotesisht te drejt.Porse kush ta kerkoj kete fjali nga turqit osmane se???!!!..
    Pra,a kemi ne politikan te atille se???!...Te gjithe(pjese e konsiderueshme e ketyre politikaneve"tane"kane lidhje te forta me olitken turke dhe u frigohen ngrirjes se mardhenjeve me turqine.Si popull,me sa shihen nga sjelljet politike te tyre,nuk del asnjeri qe do e bente nje gje te tille,pra ngirjen e maredhenjeve me turqine perderisa te paguhen demet qe beri osmanija(turqija)neper vendet tona.Asnjeri nga udheheqesit"tane"nuk e prish rehatine e vet per tu ndare nga turqija njehere e mire,me c'ka kryekeput vazhdon tragjedija e keti populli fatkeq.Shpeshhere degjojme fjalen popullore:,jo,kjo do ishte fjali e leht ne rastese popullit tone ti kishte humbur vetem fija e lamshit,porse punet e Atedheut te Kastrioteve jane akoma me te renda,sepse keti populli te stervuajtur,disa politikan pro turq te sotem dhe te djeshem,ja kane humbumbur keti populli lamshin krejt,se po te ishte vetem per fijen"e lamshit"disi do ja gjejshim fillin,porse siq thash me lart keta maskarenj politikan tradhetar na e kan humbur lemshin krejt sepse popullin tone done ta drejtojne nga lindja islamike,ku nuk do shkoj shume kohe dhe do e shihni te gjithe kete rruge pa krye te ketyre matrapazeve olitikane tradhetar islamist....

  10. #1030
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    dielli1,
    e keni shtjelluar bukur, nuk kam as qka te shtoj me tej, eshte vetem humbje kohe.. asnjeripolitikanë sot nuk e prish rehatin e tij me turqit per shkaun e fshiorjes se historisê, atytr iu interesojne leket e jo historia..;ne jemi askushi ketu qe flasim e shahemi oti e te tjeret te medhenjet punojne ose bashkepunojne me turqit..mos te lodhemi me tej.. e keni mbyllur debatin, te lumtê !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #1031
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    19.01% PO ??? Me falni per shprehjen , por me duket se disa veta duan shum tja puthin b*then Turkut dhe disa Arabeve

  12. #1032

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Me interesantja ne ate 19.01% eshte fakti qe (duke eleminuar dy prej tyre qe gabimisht kane votuar PO) i perkasin te gjithe besimit mysliman dhe 95% e tyre jane me origjine jashte territorit aktual te Shqiperise. Ketu e ke pergjigjen se pse duan tja puthin ate gjene turkut dhe arabit.

  13. #1033
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Lightbulb Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Me interesantja ne ate 19.01% eshte fakti qe (duke eleminuar dy prej tyre qe gabimisht kane votuar PO) i perkasin te gjithe besimit mysliman dhe 95% e tyre jane me origjine jashte territorit aktual te Shqiperise. Ketu e ke pergjigjen se pse duan tja puthin ate gjene turkut dhe arabit.
    Une pash nje emision ku ishin te ftuar njerez qe mirren me historine dhe pikerikrisht me keto qeshtje dhe se aty doli ne pahe, qe te gjitha shtetet e rajonit keroin te njeiten gje. Qellimi i gjithe kesaj ishte (qe fillimisht inicohej nga EU) te largohen disa terma nga perdorimi. Pra kjo nuk vlen vetem per turqine por edhe serbin, bullgarin, maqedonin, etj etj.. Dhe tani si te rritur qe jemi nuk kemi nevoje te filloim me te puthura, te arabve apo te papes, me mire eshte te sjellim diqka me vlere qe do kontribonte per nje te ardhme me te mire ndershqiptare, kuptohet nese e konsideroim veten shqiptar.

  14. #1034
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Beqir Meta: Jo rishikimit të historisë nga ish-pushtuesit

    TIRANE - Që nga Janari i këtij viti, debati për rishikimin e Historisë së Shqipërisë, për sa u përket marrëdhënieve me Perandorinë Osmane ka precipituar në një debat absurd politik e diplomatik, ku për fat të keq përfaqësues të institucioneve shtetërore në Shqipëri e Kosovë më tepër i përafrohen mendimit të rishikimit të kësaj historie që turqit të mos shihen si ish-pushtues. Ndryshe mendon historiani i njohur Beqir Meta, autor i dhjetëra librave që prekin temat e reprezaljeve 100-vjeçare shoviniste dhe grabitjes së kufijve nga fqinjët tanë grekë, serbë, etj. Historiani Meta përpjekjen për rishikimin e historisë nën mbikëqyrjen e Turqisë e quan një qëndrim të paprecedent të politikanëve shqiptarë e turq, të cilët dalin kundër mendimit shkencor historik e akademik.

    Zoti Meta, ende nuk është bërë i qartë qëndrimi i institucioneve shqiptare për çështjen e rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Nisur nga shumica e debateve që kemi ndjekur, del se përfaqësues të institucioneve tona pak a shumë e aprovojnë kërkesën e turqve, po ju si studiues i historisë çfarë mendimi keni?
    -Unë mendoj se ka nisur të fryjë në vendin tonë një propagandë ish-pushtuesish, duke përfituar nga heqja e izolimit të vendit tonë. Kjo propagandë e ish-pushtuesve tanë që thonë se kanë qenë jo pushtues ka nisur të fryjë jo vetëm nga vendet e Europës, por edhe ato të Ballkanit. Shtete të ndryshme kohët e fundit kanë kërkuar që të ridimensionohet rishkrimi i historisë sonë kombëtare, sipas konceptit të tyre. Kjo është një çështje delikate për t’u trajtuar, kur gjithsesi ne si historianë iu kemi dhënë një përgjigje konkrete, korrente kësaj çështjeje, duke gjykuar për të gjitha shtetet në mënyrë të barabartë. Ka kërkuar Turqia rishikimin, e ka kërkuar Serbia. Por historiografia shqiptare nuk shihet nga këndvështrimi i ish-pushtuesve sepse kjo do të ishte absurde. Historiografia kombëtare bazohet në argumentin shkencor të ngjarjeve dhe fakteve, por në peshimin e këtyre ngjarjeve dhe në përcaktimin e tyre ajo niset nga një qëllim dhe nga një bosht dhe ky është sesa këto ngjarje dhe si këto ngjarje kanë ndikuar në afirmimin e kombit shqiptar, më mbijetesën e tij, në zhvillimin e tij, më konsolidimin e tij, në ndërtimin e shtetit të tij dhe të pavarësisë së tij. Nuk mundet politika otomane të shikohet në një optikë tjetër nga shqiptarët.

    Pra, teza e ministrit turk të arsimit se ka fjalë fyese për turqit si pushtues nuk qëndron?
    -Se çfarë kanë qenë turqit për shqiptarët mund ta shikonte vetëm Perandoria Otomane po të ishte gjallë. Ajo nuk ekziston më, dhe historia tregon se qëndrimet e shqiptarëve përputhen me interesat e ekzistencës së shtetit shqiptar. Ky është thelbi. Nuk janë turqit e sotëm ata që do të gjykojë historinë e kaluar, se Turqia e sotme është shtet që ka dalë, është shkëputur nga perandoria osmane, nuk është shteti osman. Këtë duhet ta kenë të qartë, dhe studiuesit turq dhe intelektualët turq. Ata që janë të formuar e të avancuar e kanë shumë të qartë, por në Turqi po fryn një erë neo-Otomanizmi, i cili kërkon dhe ka pretendimet e veta, kështu që nuk mund të prekin historiografinë shqiptare. Historia shqiptare ka objektivat e veta, formatin e vet botëkuptimor dhe mbi atë bazë duke mos shtrembëruar të vërtetën historike dhe ajo ka si qëllim themelor që të tregojë sesi ky komb arriti deri në ditë tona, sesi ky komb arrtit të dalë nga Perandoria, çfarë marrëdhëniesh pati me Perandorinë Osmane. Pse doli, pse derdhi gjak që të dilte i pavarur, për mirë apo për keq. Pra analiza është në përputhje me lirinë e kombit shqiptar, në përputhje me ekzistencën e tij, nuk mund të shkojë historiografia shqiptare kundër të drejtës së ekzistencës së kombit shqiptar, s’ka logjikë, këtu do të ketë diskutime.

    Dhe diskutimet duket sikur peshojnë nga ana e turqve...
    -Historia është shkencë, por duke qenë shkencë humane duhet të zbatojë këto parime. Një historian shqiptar nuk mund të shkruajë si antishqiptar. Ne si komb duhet të prodhojmë historinë tonë, do të shikojmë kohët tona të formimit si komb, rrethanat historike, kush na ndihmoi, kush na pengoi dhe nuk duhet të ndikohemi nga këto ndërhyrje, aq më tepër që shkrimi I historisë është një proces akademik, aq më tepër që gjëja themelore e këtij procesi shkencor është liria akademike. Liria akademike nuk mund të cenohet as nga politika brenda vendit, as nga politika jashtë vendit. Po hyri politika në këtë mes si jashtë vendit dhe brenda vendit është e njëjta gjë, që s’kemi të bëjmë me një kërkim shkencor, por kemi të bëjmë me një propagandë të orientuar deri në limite që jeton x apo y fuqi politike, kjo e bënë të pavlefshëm ndërhyrjen e shteteve të huaja, në kërkimin tonë akademik historik shkencor. Ne kemi bërë para ca kohësh një konferencë ku kemi thirrur aty, turq, grekë serbë. Grekët erdhën, por serbët jo, refuzuan të vijnë. Pse refuzuan serbët, se janë miq me ne? Kemi thirrur bullgarë, maqedonas, italianë, 8-9 studiues turq dhe ata kanë qenë të lirë të shprehin të gjitha pikëpamjet dhe kemi marrë edhe pikëpamje pro dhe kundër. Kjo konferencë ishte gjëja më e mirë, sepse dhanë mendime për të diskutuar historianë të njohur dhe studimet e tyre do të botohen të paprekura dhe ka edhe pikëpamje që do t’i botojmë kur të vijë ku flitet për marrëdhëniet e shqiptarëve me xhonturqit, ku shtrohet një pyetje: Kush tradhtoi dhe kë?! E shumë e shumë gjëra të tjera, ku turqit hedhin këndvështrimet e palës së tyre. Por, liria akademike është themelore dhe ne i pranojmë për diskutim, por kjo nuk do të thotë që duke rrahur nëpër dokumente të përafrohet qëndrimi me me atë të politikanëve.

    Po përpjekjet e kohëve të fundit për çmitizimin e simbolit të luftës kundër pushtimit otoman, Skënderbeut, kanë lidhje me atë që thatë ju se “po fryn era e neo-Otomanizmit”?
    -Koncepti i mitizimit, qoftë edhe koncepti tendencioz i demitizimit, sigurisht që në të dy rastet bëhet që të shtrembërohet e vërteta. Në të dyja rastet cenohet shkenca, cenohet profesionalizmi në trajtimin e ngjarjeve historike, apo edhe të sotme. Për shembull po marr rastin e Oliver Shmitit në librin e Skënderbeut. Ai kuptohet është studiues shumë i mirë, di shumë gjuhë të huaja, punëtor etj, etj, por ai u nis në këndvështrimin e figurës së Skënderbeut nga një këndvështrim shumë tendencioz, që ta çmitizonte atë. Ndërsa në fakt historiani nuk niset kurrë nga një pozicion i tillë. Niset nga pozicioni i trajtimit objektiv dhe i sapoballancuar i ngjarjeve. Çdo lloj këndvështrimi tjetër është i detyruar të shtrembërojë metodën dhe të deformojë metodën e analizës. Ka një tendencë më mediat e sotme edhe nga njerëz të veçantë që duan patjetër ta çmitizojnë figurën e Skënderbeut. Ky është gabim. Qëllimi i vetëm duhet të jetë të japim në dimensionet objektive dhe aty hyjnë edhe kontributet individuale me pluset edhe minuset e veta.

    Shqiptarja
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #1035
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Qytetareve te Kosoves, Shqiperise, Arabise Saudite e Turqise i duhet cmitizimi i Muhamedit qe ne emer te fese se tij po pergjaken rruget e qyteteve te botes, po binden shqiptaret te vdesin ne vendet arabe per kotesira te fese per pasoje dhjetera te vdekur, e jo sulmi ndaj heronjeve kombetare te shqiptareve. Mos u beni pre e ketyre propagandave albanofobe por jini sy qele.

  16. #1036
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Unë votova PO, për arsye se: Po ta kishte kërkuar Greku ndryshimin e historise, ky sondazh do ishte ribaltuar nga krahu tjetër !!! Në përgjithsi jam pro ndryshimeve...Por për ndryshime të tilla jam kundra totalisht. Shpresoj që pas ca dekadash të kërkojë Greku dhe Serbi për ndryshim të historisë, sepse ne, me të "padrejtë" kemi shkruar në historinë tonë se "gjoja Grekët paskan bërë masakra ndaj çamëve dhe Serbët paskan masakruar Shqiptarët e Kosovës" Kjo është gënjeshtër e pastër aq sa gjoja Turku paska bërë masakra dhe na ka pushtar neve !! Boh !! Po ne i kemi vëllezër Turqit, Grekët dhe Sërbët, e si mund të na i bënin një gjë të tillë neve ????
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  17. #1037
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Target RTK - Tema: Shqiptaret dhe Perandoria Osmane

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 52 prej 52 FillimFillim ... 242505152

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •