Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Xhorxh Bush, bosi i CIA-s

    Russ Baker

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Pavarėsisht pėrdorimit tė tė gjithė plumbave tė lidhur me lidhjet e diskutueshme personale, Popi, prapė se prapė, po kalonte njė periudhė tė vėshtirė me procesin e Senatit. Pėr shkak tė sė kaluarės sė tij partiake dhe aspiratave tė tij pėr poste tė larta, ai ishte njė zgjedhje disi e diskutueshme pėr njė post qė kėrkonte sė paku dukjen e njė subjekti neutral nė politikė. Senatori Frenk Ēėrē shprehu shqetėsimin e tij qė njė figurė politike do tė drejtonte atė qė ishte parashikuar tė ishte “mė pak politikė lokale dhe agjenci mė e ndjeshme nė Uashington”. Pėr mė tepėr, Bushi po pėrmendej si njė shoqėrues i Fordit nė vitin 1976.

    “Ishte e gabuar pėr Bushin qė t’i dėshironte tė dyja postet, edhe pse nė njė kohė qė pėrkonte me 200-vjetorin”, – tha Ēėrē, gjysmė me shaka. Nė pėrgjigje tė njė kritike tė tillė, Fordi deklaroi nė njė letėr se Bushi nuk po kėrkonte postin e zėvendėspresidentit.

    “[Bush] mė kėrkoi qė unė tė merrja kėtė vendim, – pohonte Fordi nė letėr. – Kjo tregon diēka pėr njeriun dhe dėshirėn e tij qė ta bėjė kėtė punė pėr kombin.”

    Bushi, nga ana e tij e pėrcaktoi edhe mė trashė.

    “Si i modės sė vjetėr, mund tė mendojnė disa, por ėshtė detyra ime t’i shėrbej vendit tim”, – i tha Bushi Senatit tė Komitetit tė Forcave tė Armatosura.

    Senati pėrfundimisht e aprovoi Bushin me njė votim nga 64 nė 27 vota. Menjėherė pas kėsaj, Popi u njoh nga drejtuesit elitė tė Inteligjencės mbarėbotėrore. Ashtu siē shkruan nė kujtimet e tij Konti Aleksandėr de Marenēes, drejtuesi i Inteligjencės Franceze:

    Me presidentin Bush mė prezantoi ambasadori francez i Kombeve tė Bashkuara nė njė shėnim tė shkruar me dorė.

    “Ai ėshtė njė zotėri i vėrtetė”, – mė shkruante ambasadori, – i lindur nė njė familje nė Nju-Inglėnd, i cili ka respekt qė nga lindja pėr vlerat themelore tė moralit qė ne tė dy ndajmė.”

    Menjėherė pas mbėrritjes sė kėtij shėnimi, Xhorxh Bush u kthye nė Paris. Ishte marsi i vitit 1976. Qė nga lėvizja e parė, ne kemi shkuar shumė mirė. Takimi ynė i parė u mbajt nė zyrėn time, nė shtabin qendror, gjatė njė darke tė mrekullueshme tė pėrgatitur nga shefi ynė i kuzhinės sė Marinės franceze. Akoma mė kujtohet sufleja.

    Bush shoqėrohej nga ndihmėsi i tij kryesor, gjenerali Vernon Uollters, i cili ishte dhe do tė ngelet njė nga diplomatėt mė tė jashtėzakonshėm dhe analisti mė inteligjent nė Perėndim. Mjerisht, duart e tyre ishin shumė tė lidhura nga dėshtimet sistematike dhe gėrryese tė sistemit tė Inteligjencės Amerikane. Kur ai u kthye nė Uashington, mė erdhi shumė shpejt njė shėnim i shkruar me dorė:

    Mik i dashur,

    …dreka ishte e mahnitshme, por biseda dhe shprehja e pikėpamjeve tuaja pėr botėn e trazuar ia kaluan edhe asaj suflesė sė kėndshme. Njė divident shtesė ka edhe pėr mikpritjen e ngrohtė tė Barbarės, gruas suaj tė hijshme…

    Sinqerisht Xhorxh B.

    Si drejtor i CIA-s Popi ishte njė njeri shumė i zėnė. Nė njėrėn anė ai duhej tė ishte vazhdimisht nė Kapitol Hill, pėr tė zbutur anėtarėt e Kongresit, ndėrsa nga ana tjetėr, ai duhej tė ndihmonte qė CIA t’i jepte pėrgjigje Komitetit tė Kishės, e cila ishte nė luftė kundėr mėnyrave tė kėqija tė veprimeve tė agjencisė si dhe tė tejkalimit tė teprimeve tė tyre.

    Njė zgjidhje pėr shqyrtim ishte thjesht pastrimi i njė dosjeje, pėr tė cilėn kishte fakte. Pėrpara asaj kohe, drejtori Helms i cili e la CIA-n, kishte urdhėruar shkatėrrimin e dosjeve tė eksperimenteve tė kontrollit tė mendjes dhe qindra orė regjistrime tė bėra fshehurazi nė kaseta audio tė bashkėbisedimeve tė tij.

    Senatori Frenk Ēėrē, sė paku, dukej sikur kishte njė ide tė vakėt se diēka nuk shkonte.

    “Nuk kam asnjė pyetje nė mendje, – tha ai, – por ajo fshehje ėshtė rendi i ditės.”

    Pas propozimit tė Bushit, ish-presidenti Nikson, nė mėnyrė krejt tė paqėllimtė i ofroi Popit njė kėshillė: “Do tė tundoheni nė masė tė madhe pėr tė siguruar anėtarėt e Komitetit tė Senatit qė ēdo gjė qė do tė bėjė CIA nė tė ardhmen, tė jetė njė libėr i hapur, – shkruan ai. – Mendoj se do tė ishte shumė mė mirė nėse do tė dilnit hapur dhe tė mbronit fort CIA-n, si dhe tė ruani nė mėnyrė tė veēantė aktivitetet e saj tė fshehta.”27

    Pėrgjigjja e shkruar me dorė e Bushit pėr kėto vėrejtje, sugjeronin qė lideri i rrėzuar nuk kishte pse tė frikėsohej.

    “Nuk mund tė pajtohem me kėtė, – shkruan Bush. – Ne nuk duhet tė shohim agjencinė tė kompromentuar nga zbulime tė pamatura.”

    Pėr dikė qė gjoja nuk dinte asgjė nė lidhje me Inteligjencėn, Popi u bėri mjaft pėrshtypje profesionistėve tė tjerė tė fushės. Konti Marenēes vuri nė dukje:

    “Sipas mendimit tim, amerikanėt, janė mė pak tė pėrgatitur sesa tė gjithė. Disa nga krerėt e Inteligjencės Amerikane me tė cilėt kam pasur lidhje tė ngushta… asnjėherė nuk i kanė kuptuar nė mėnyrė tė plotė… aksiomat mė thelbėsore tė luftės apo spiunazhit, apo tė gjeopolitikės nė konfliktin Jug-Veri. Ndoshta ai qė iu afrua mė shumė ishte Xhorxh Bush.”

    Diēka me tė vėrtetė epokale po ndodhte – por qė po shmangte tėrėsisht medien dhe publikun. Pas emėrimit tė Popit nė Kinė gjatė dorėheqjes sė mallkuar tė Niksonit, Fordi e solli pėrsėri nė postin e shefit tė spiunazhit. Dhe mė pas i dorėzoi Bushit njė mandat tė pashembullt.

    Menjėherė pasi Popi mori nė dorė CIA-n nė 17 shkurt 1976, Fordi njoftoi njė riorganizim tė madh qė rriti jo vetėm autoritetin e agjencisė, por edhe autoritetin e drejtuesit tė saj mbi komunitetin e gjerė tė Inteligjencės, pėrfshirė agjencitė qė ishin pjesė e Departamentit tė Mbrojtjes. “New York Times” raportoi se tashmė Bushi kishte mė shumė pushtet se ēdo drejtor tjetėr i CIA-s qė nga krijimi i saj.

    Bushi e zotėronte kėtė rritje tė pushtetit nė emėr tė kompleksit tė industrisė ushtarake qė presidenti Aizenhauer e kishte paralajmėruar nė mėnyrė tė shkėlqyer nė fjalimin e tij tė lamtumirės. Duke politizuar procesin e analizimit tė Inteligjencės, ai impononte njė njėanshmėri sistematike qė mbėshteste njė linjė tė re, qė shkonte nė drejtim tė bllokut komunist. Ky ishte njė ndryshim i drejtpėrdrejt i politikės Nikson–Kisinxher.

    Bushėt, kur i vjetri ėshtė ēelėsi i tė riut

    “Tronditės nė zbulimet e tij, i shkruar me mjeshtėri dhe gjykime tė drejta, “Familja e sekreteve” ėshtė tabloja e parė dhe e plotė historike e dinastisė Bush dhe e epokės qė ajo modeloi”. Ky ėshtė vlerėsimi i parė pėr veprėn mė tė fundit tė Russ Baker, gazetar invesigativ dhe fitues i disa ēmimeve, dhe i sapo nxjerrė nė treg nga “Shekulli Media Group”.

    Siē thuhet edhe nė parathėnie, kjo ėshtė historia e vėrtetė e njė familje qė kemi menduar se e dinim dhe e njė vendi qė me zor kemi filluar ta kuptojmė. Xhorxh Bush, babė e bir, janė shumė mė tė ndėrlikuar dhe bėmat e tyre janė shumė mė shqetėsuese, sesa mund t’i kishte pranuar arsyeja e thjeshtė.

    Ky libėr tregon ēka ndodh realisht pas historisė sė tyre, duke nxjerrė nė pah sekrete qė familja Bush ėshtė pėrpjekur tė fshehė prej kohėsh. Kėto zbulime mbi Bushėt bėjnė qė tė zbardhet njė e vėrtetė edhe mė tronditėse pėr vendin. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr atė sesi njė klan i tillė arriti tė zaptojė presidencėn apo zėvendėspresidenten pėrgjatė njėzet vjetėve tė periudhės sė fundit njėzetetetėvjeēare dhe tė mbetet, nė thelb, i panjohur. Problemi qėndron se metodat e vjedhjes dhe tė manipulimit qė fuqizuan ngritjen e tyre, reflektojnė njė sėmundje mė tė thellė: dobėsimin e vazhdueshėm tė raportit tė publikut amerikan me instrumentet e demokracisė sė vet.

    Autori thotė se: “Nė vitin 2004, ndėrsa Xhorxh W. Bushi po shkonte drejt rizgjedhjes si president, unė fillova kėrkimet qė do tė ēonin te ky libėr. Isha i vendosur tė ballafaqohesha me pyetjet qė shkonin pėrtej mbylljes sė siglės sė lajmeve 24-orėshe: Ēfarė pėrfaqėson pushteti i kėtij njeriu, qė ėshtė frikshėm i papėrshtatshėm pėr postin qė mban?

    A mund tė mėsohej gjė nga fenomeni Xhorxh W. Bush, nė mėnyrė qė tė mund tė na ndihmonte neve, amerikanėve, nė zgjedhjen e udhėheqėsve tanė dhe nė pėrcaktimin e rrugės sonė tė pėrbashkėt?…Pėr habinė time, fillova tė shoh se tė kuptuarit e Xhorxh H. W. Bush (i Vjetri, ose Popi , siē e thėrrasin miqtė dhe tė afėrmit), pėrbėnte ēelėsin pėr tė kuptuar tė birin – dhe kjo jo thjesht pėr sa i takon anės sempliste e psikanalitike, sė cilės i janė drejtuar disa komentues.

    Pėr kėtė arsye, gjysma e kėtij librit merret kryesisht me Popi Bushin. Ai jep rrugėn nėpėrmjet sė cilės babai mishėron ndėrthurjen e naftės, financės dhe shėrbimit tė fshehtė, qė nė vendin tonė ka qenė forca hije gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar e mė gjatė. Ėshtė vendimtar pikėrisht ky sfond pėr tė kuptuar Xhorxh W. Bushin”.

    Axhenda e ngarkuar e drejtort tė CIA-s, pėr tė zbutur anėtarėt e Kongresit, pėr tiu pėrgjigjur kritikave pėr veprimet e agjencisė si dhe tė tejkalimit tė komptetencave. Urdhėri i ish-drejtorit Helms pėr shkatėrrimin e dosjeve tė eksperimenteve tė kontrollit tė mendjes dhe qindra orė regjistrimeve tė bėra fshehurazi nė kaseta audio tė bashkėbisedimeve private

    Ramsfeld, Ēejni-dyshja qė sajoi luftėn nė Irak

    Nėn drejtimin e Ramsfeldit, Ēejnit, njė Paul Ulfvitz i ri dhe tė tjerė qė ishin ngjitur nė “masakrėn hallouin”, Popi filloi tė gjente mėnyra pėr tė mbledhur rreth vetes analistė, tė cilėt nuk e njihnin mjaftueshėm kėrcėnimin sovjetik. Pėr kėtė qėllim ai krijoi njė skuadėr dytėsore analitike, e cila prodhonte vlerėsime alarmante tė aftėsive tė ushtrisė sovjetike. Koncepti u njoh si Ekipi A/Ekipi B. Nė kėtė mėnyrė, Popi ishte babai i “gamesmanship”-eve analitike dhe i biri do ta pėrdorte pėr tė justifikuar luftėn nė Irak gati tri dekada mė vonė – nėn drejtimin e po tė njėjtit Ramsfeld, Ēejni dhe Ulfvitz.

    Kjo e bėn veēanėrisht ironike qė gjatė presidencės sė W., Popi u karakterizua gjerėsisht si i kujdesshmi qė u trondit nga fryrja e politikave tė huaja prej djalit tė tij. Nė vitin 2003, pasi u bė e qartė se armėt e Irakut tė shkatėrrimit nė masė, cituar si shkak pėr luftė, nė fakt nuk ekzistonin, “Newsweek” vėrejti se “dėshtimi i Inteligjencės” ishte njė trashėgimi e familjes Bush: Gjatė viteve 1970, vija e ashpėr e konservatorėve ndėshkoi CIA-n se ishte e butė me sovjetikėt. Si rezultat, drejtori i CIA-s, Xhorxh Bush, ra dakord qė tė lejonte njė ekip qė tė vėzhgonte Inteligjencėn dhe tė nxirrte konkluzionet e tij.

    Ekipi B i cili pėrfshinte presidentin e ardhshėm Xhorxh W. dhe strategun e luftės sė Irakut Paul Ulfvitz, nxori njė raport tė ashpėr, duke pretenduar se kėrcėnimi sovjetik ishte nėnvleftėsuar shumė… Iraku ėshtė pjesė e njė modeli. Nė secilėn prej kėtyre rasteve, argumentet pėr kėrcėnim qė vinin nga njė vend, ishin pjesė e llojit tė regjimit. Raportet e Ekipit B shpjegonin se analiza e CIA-s kishte tė meta, sepse ishte e bazuar mė sė shumti nė “tė dhėna tė vėshtira” – fakte domethėnėse.

    Projektet intriguese tė Bushit tė vjetėr

    Pėrveē operimit tė ashpėr dhe gatimit sipas rendit tė Shėrbimit tė Inteligjencės, Popi drejtoi disa projekte tė reja intriguese. Ai rekrutoi sauditė pėr tė siguruar financim pėr operacionet e fshehta tė agjencisė qė Kongresi i kishte ndaluar, ose kishte refuzuar t’i financonte. Nė fakt, Bushi privatizoi operacionet e fshehta amerikane. Ky program, i cili do tė trajtohet me detaje nė kapitujt 13 dhe 14, ofroi pėrfitime tė prekshme pėr sauditėt, duke lejuar kėshtu vazhdimin e aktiviteteve tė diskutueshme tė CIA-s dhe, sikurse do ta shikojmė, e pasuroi rrethin e Popit nė Teksas.

    Pėrpunimi i operacioneve tė CIA-s ishte njė biznes i rrezikshėm. Megjithatė nė shtator 1976, Uashingtoni u trondit, nė kuptimin e plotė tė fjalės, nga shpėrthimi i njė makine para ambasadave, ku u vra Orlando Letelier, ish-ambasadori i presidentit kilian Salvador Aljende dhe njė kritik i regjimit ushtarak tė Augusto Pinoēetit. Gjithashtu vdiq edhe kolegu amerikan i Letelier, Roni Mofit. Bushi kėmbėnguli qė qeveria amerikane nuk kishte dijeni dhe as dorė nė kėtė akt terrorizmi.

    Por hetimet e mėvonshme kiliane dhe gjykimet, treguan se vrasjet ishin kryer nga ish-punonjėsi i kontraktuar i CIA-s Majkėll Tounlej, njė amerikan i dėbuar nga atdheu qė kishte shkuar tė punonte pėr shefin e shėrbimeve tė fshehta tė Pinoēetit.

    Pjesa mė e ēuditshme ishte se Tounlej, i cili kishte qenė nė listėn e tė vėzhguarve tė Departamentit tė Shtetit si njė terrorist i mundshėm, para vrasjes, kishte arritur tė hynte lirshėm nė Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte njė shenjė e frikshme e asaj ēfarė do tė ndodhte nė vitet qė ēuan nė 11 Shtatorin e vitit 2001, kur, tė paktėn, njė nga rrėmbyesit do tė hynte nė Shtetet e Bashkuara, edhe pse ishte nė listėn e tė vėzhguarve nga CIA.

    Tounlej u dėnua nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1978, ndėrkohė qė demokrati Xhimi Karter ishte nė Shtėpinė e Bardhė. Agjentėt e tij kilianė u dėnuan nė vitin 1993. Ish-shefi i policisė sekrete kiliane pranoi se urdhrat i kishin ardhur nga Pinoēeti. Por krimi ėshtė kryer nė terrenin dhe nėn mbikėqyrjen e Popit nga njė prej ish-mercenarėve tė agjencisė.

    Nė vijim

    Rikthimi i vrasjes sė madhe dhe mė tė diskutueshme, tė Kenedit, nė qendėr tė vėmendjes dhe qėndrimi i CIA-s nė kėtė ngjarje. Stuhia e hetimeve, pasi Xhorxh Bushi mori nėn drejtim CIA-n, te vrasja e pazgjidhur e JFK-sė dhe te Dallas.

    Zhdukja e gangsterit Xhon Roseli, pas dėshmisė pėr njė komplot pėr tė vrarė presidentin Kenedi dhe gjetja e trupit tė tij tė dekompozuar brenda njė fuēie ēeliku karburanti pranė Majamit(shekulli)

    Familja Bush
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-08-2011 mė 05:56

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kam admirim te thelle per te gjithe familjen Bush.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bush dhe dosja e vrasjes sė Kenedit
    Russ Baker

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Vrasja e madhe dhe mė e diskutueshme ishte kthyer nė qendėr tė vėmendjes dhe pėrsėri CIA qėndronte nė tablo. Nė sajė tė njė stuhie hetimesh, pasi Xhorxh Bushi mori nėn drejtim CIA-n, sytė ishin kthyer pėrsėri te vrasja e pazgjidhur e JFK-sė dhe te Dallas.

    Edhe pse Popit nuk i kujtohej ku kishte qenė mė 22 nėntor 1963, dhe nuk mund tė shqetėsohej pėr tė kujtuar rolin e saktė tė mikut tė tij tė vjetėr Xhorxh de Mohrensēildt nė ēėshtjen ose nė jetėn e Li Harvej Osvald, si drejtor i CIA-s ai filloi t’i kushtonte vėmendje tė etur hetimeve tė rinisura tė vrasjes.

    Drejtori Bush hartoi njė memorandum tė brendshėm mjaft tė ēuditshėm, duke kėrkuar njė kopje tė njė raporti nė lidhje me njė vizitė nga Xhek Rubi (vrasės i Li Harvej Osvaldit vrasėsi i dyshuar i Kenedit) pėr liderin e menduar tė mafies Santo Trafikante i Riu.

    Dy vjet pas largimit tė Bushit nga drejtimi i CIA-s, Trafikante do tė pranojė pėrpara panelit tė Shtėpisė qė ka marrė pjesė nė njė operacion tė drejtuar nga CIA nė 1960 pėr tė vrarė Kastron. Gjithashtu, u besua nga disa se Trafikante kishte pasur rol nė vrasjen e Kenedit. (Sem Xhankana, njė tjetėr figurė me interes pėr hetuesit e vrasjes sė Kenedit, u vra nė vitin 1975 nga njė person i panjohur, pak para se tė dėshmonte nė lidhje me komplotin kundėr Kastros.)

    Nė dėshminė e tij nė “House Select Committee on Assassinations”, Trafikante do tė thoshte se ai ishte rekrutuar pėr projektin e Kastros nga miku i tij gangsteri Xhon Roseli, i cili nė vitin 1975 kishte dėshmuar para Komitetit tė Kishės rreth pėrpjekjeve pėr tė vrarė Kastron. Nė prill tė vitit 1976, ndėrsa Popi ishte drejtor CIA-s, Roseli u thirr pėrsėri para Komitetit tė Kishės, kėtė herė pėr tė dėshmuar pėr njė komplot pėr tė vrarė presidentin Kenedi.

    Tre muaj mė vonė, komiteti vendosi qė tė thėrriste sėrish Roselin pėr dėshmi tė tjera. Por, nga koha kur u thirr, ai kishte qenė tashmė i zhdukur pėr disa ditė. Trupi i tij i dekompozuar u gjet mė vonė brenda njė fuēie ēeliku karburanti 208-litėrshe teksa pluskonte nė Gjirin Damfaunding pranė Majamit. Atij i ishte zėnė fryma dhe mė pas ishte qėlluar dhe kėmbėt i ishin prerė. Nė kėtė sfond tė interesave tė reja mbi vrasjet nė pėrgjithėsi dhe veēanėrisht nė lidhjet e mundshme ndėrmjet pėrpjekjeve pėr tė zhdukur Kastron dhe vrasjes sė JFK-sė, rishfaqet Xhorxh de Mohrensēildt.

    Nė janar 1976, ai i shkroi Uilliam Oltmansit, njė reporter televiziv i pavarur holandez, tė cilin e kishte takuar tetė vjet mė parė. Arsyet e Oltmansit pėr tė ruajtur kontaktet me De Mohrensēildt kanė qenė pasojė e disa spekulimeve nė media ndaj kolegėve tė tij holandezė. Profili i tij herė duket mė pak sesa ai i gazetarit holandez tipik me prirje tė majtė dhe mė shumė tė sjell nė mendje njė agjent tė Shėrbimit tė Fshehtė tė SHBA-ve. Ish-kolegėt e Oltmansit, qė nuk jetojnė mė, ma pėrshkruan atė si njė figurė tė ndėrlikuar dhe misterioze.

    Siē do tė bėhet e qartė, Oltmansi ishte nganjėherė, nė dukje, i vendosur pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, dhe nganjėherė pėr tė bėrė tė kundėrtėn. Ndodhte tė ishte njė agjent i lirė, duke ndjekur njė kurs tė veēantė, edhe pse ishte i pakėnaqur me tė. Por njė gjė ėshtė e sigurt: ashtu si De Mohrensēildt ndihmoi Osvaldin tė manovronte, nė njė masė mė tė vogėl Oltmansi bėri tė njėjtėn gjė pėr De Mohrensēildtin. Oltmansi ishte bir i njė familje tė pasur me njė histori nė koloninė indoneziane. Si qytetar holandez, ai ishte diplomuar nė tė njėjtėn klasė tė Universitetit Yale si Ulliam F. Bakllej, dhe ishte njė antikomunist i sertė.

    Ndonėse ai nuk kishte asnjė lidhje tė dukshme me Dallasin, Oltmansi ishte tėrhequr nė qarqet konservatore tė kėtij qyteti menjėherė pas dorėheqjes sė detyruar tė Allen Dulles dhe nė kohėn qė oficeri i CIA-s nė Dallas J. Valton Mur filloi tė fliste me Xhorxh de Mohrensēildt nė lidhje me Li Harvej Osvaldin. Arsyeja e vizitės sė Oltmansit nė atė kohė ishte njė ftesė pėr tė dhėnė hera-herės leksione pėr grupet e grave.

    Ato ndihmėse femra luajtėn njė rol mbėshtetės tė rėndėsishėm nė elitėn e shumė politizuar dhe shumė konservatore tė Dallasit, ashtu siē bėri edhe komuniteti i rusėve tė bardhė, tregtari i pavarur i naftės, kontraktorėt ushtarakė dhe oficerėt e zbulimit. Emri i Oltmanit u shfaq nė njė program tė folėsve tė ardhshėm nė Klubin e Gruas tė Dallasit, botuar nė “Dallas Morning News” nė tetor 1961. Folėsi kryesues pėr atė sezon ishte Eduard Tomlinson me “Roving Latin American editor” pėr “Reader’s Digest”.

    Ftesa e ardhshme e Oltmansit pėr tė folur pėr zonjat e Dallasit duket tė ketė qenė nė janar 1964, menjėherė pas vrasjes sė Kenedit. Nė atė kohė, Oltmansi u takua nė njė aeroplan me mamanė e Li Harvej Osvald (njė rastėsi, siē tha ai). Ajo i pėrmendi atij dyshimet e saj pėr faktin se policia e Dallasit e kishte marrė nė pyetje gjerė e gjatė pėr djalin e saj, por nuk kishte arritur tė regjistronte detajet e rėndėsishme biografike qė u kishte siguruar ajo. Ajo i tha Oltmansit se ajo dyshonte pėr njė komplot nė punė.

    Qė nga ai ēast, Oltmansi u pėrfshi nė misterin e JFK-sė. Ai intervistoi Xhorxh dhe Xhejn de Mohrensēildt nė vitin 1968 dhe ’69 dhe mbeti nė kontakt me ta nė vitet qė pasuan. Xhorxh de Mohrensēildti ndihej aq rehat me Oltmansin, saqė nė fillim tė 1976-s De Mohrensēildti i dėrgoi disa faqe nga njė dorėshkrim pėr jetėn e tij, duke theksuar marrėdhėniet e tij me Osvaldin. Oltmansi redaktoi faqet jo tė plota tė shkrimit dhe ia ktheu sėrish ato De Mohrensēildtit.

    “Harresa” e kreut tė CIA-s pėr reporterin e revistės “Digest”

    Si mundet qė kreu i Shėrbimit tė Fshehtė Amerikan “nuk mund ta kujtonte” rolin e mikut tė tij nė vrasjen e Kenedit dhe, siē duket, as nuk ishte interesuar ndonjėherė?! Dhe nėse ai nuk mund tė mbante mend rolin e De Mohrensēhildit nė vrasje, si mund ta mbante mend qė ai kishte shkuar nė Haiti?

    Ndėrkohė, tė tjerė jashtė Uashingtonit gjithashtu ishin duke u interesuar gjithnjė e mė shumė nė rishqyrtimin e vrasjes sė JFK-sė. Njė ishte “Reader’s Digest”, njė revistė me tirazhin mė tė lartė nė botė. Mė pak tė njohura janė lidhjet e saj pėr njė kohė tė gjatė me qeverinė, nė veēanti marrėdhėnia e ngushtė pėr historitė e paturpshme me J. Edgar Huverin dhe CIA-n. Njė nga figurat mė tė fuqishme nė bordin drejtues tė “Digest Reader” ishte vėllai i Nelson Rokfelerit, Laurenci.

    Ja sesi e shpjegonte revista interesin e saj pėr vrasjen – qė do tė kulmojė nė vitin 1977, ditėn qė reporteri i saj Xhorxh de Mohrensēildt vdiq:

    Pėr vite redaktori i menaxhimit tė “Digest” Fulton Auersler, kishte qenė i hipnotizuar nga rrebeshi i raporteve rreth pėrfundimeve tė Komisionit “Uorren”. Nė fillim tė vitit 1975, duke qenė se informacioni i freskėt filloi tė rrjedhė nga Komiteti i Operacioneve Studimore tė Qeverisjes, i zgjedhur nga Senati, nė lidhje me aktivitetet e Inteligjencės, dhe duke qenė se disa dokumente tė caktuara filluan tė vihen nė dispozicion pėrmes Aktit tė Lirisė sė Informimit, interesi i Auersler u bė mė i mprehtė.

    “Si mund tė jetė e mundur, – pyeti kolegėt e tij, – qė ka pasur njė hetim tė madh nė vitin 1964, dhe qė 11 vjet mė vonė njerėzit janė duke sjellė ende informacion tė ri?”

    Auersler besonte se “Digest” duhej tė pėrpiqej pėr njė ekzaminim pėrfundimtar tė vrasėsit enigmatik. Sikurse u vu re mė sipėr, Auersler dukej mė pak i interesuar nė zbulimin e informacioneve tė reja sesa nė hetimin se pėrse kėto informacione tė reja vazhdonin tė shfaqeshin. Njė botues konservator nė ekstrem dhe i besueshėm mund tė ndėrgjegjėsohet pėr propagandėn e Huverit, ndaj me sa duket Auersler mendoi se zgjidhja pėr botuesit e “Reader Digest” ishte sigurimi i pėrfundimit amerikan pėr fajin e Osvaldit.

    Botuesit e “Digest” vendosėn qė do tė ishte e kėshillueshme tė mbanin njė tė jashtėm qė tė shkruante librin, ndaj u lidhėn me Eduard Xhei Epstein. Epstein kishte mbrojtur masterin me njė temė bazuar nė vrasjen e Kenedit, si dhe kishte shkruar njė libėr tė titulluar “Inquest”, i cili ishte njė kritikė relativisht e butė kundrejt hetimit tė Komisionit “Uorren”.

    Skepticizmi i Epsteinit mbi konkluzionet e komisionit nė lidhje me Osvaldin, e bėnė atė tė dukej si njė ekspert “i besueshėm”, por mė vonė ai argumentoi tė kundėrtėn se, Li Harvej Osvald e kishte qėlluar me tė vėrtetė Kenedin, pėr mė tepėr, e kishte kryer kėtė akt si njė agjent sovjetik. Ky ishte version i pėrrallės sė thėnė nga Xhejms Jezus Angleton, kreu i sigurisė sė CIA-s, e qė pėr shumė kohė u bė shpjegimi i parapėlqyer nga linja e vėshtirė “luftėtarėt e ftohtė”.

    Ajo qė “Digest” do tė pėrvetėsojė nga Angleton nuk ėshtė dhe aq shumė pėr t’u habitur, sidomos kur mėson se interesat e revistės ishin deri nė njė farė shkalle tė diktuara. Botuesit e revistės merrnin tė dhėnat nga “Xhemi” Xheimson, njė zyrtar i CIA-s, qė hamendėsohej se ishte larguar nga agjencia dhe tani ndėrvepronte me medien si “konsulent”.

    Ai rregullonte intervista me tė dezertuarit sovjetikė dhe shkruante pa emėr artikuj pėr ta. Nė kėtė pikė, Xheimson po shkruante njė libėr pa u identifikuar pėr Juri Nosenkon, i cili kishte dezertuar nga Bashkimi Sovjetik pėrpara vrasjes sė Kenedit.

    Nosenko fillimisht kishte deklaruar qė Osvaldi nuk kishte asnjė lidhje me Inteligjencėn Sovjetike, por mė pas kishte ndryshuar deklaratė. Xheimson u sugjeroi botuesve tė “Digest” qė tė botonin njė libėr tė ri rreth vrasjes sė Kenedit – nė tė cilin pretendimet e reja tė Nosenkos rreth Osvaldit si agjent sovjetik do tė luanin njė rol qendror.

    Siē vėrehet mė sipėr, nė raportet e CIA-s, nė fillim, Nosenko kishte kėmbėngulur se KGB-ja nuk kishte asnjė lidhje me Osvaldin. Gjithēka mbeti e mbėrthyer nė atė histori, pavarėsisht njė periudhe jashtėzakonisht tė gjatė dhe tė ashpėr gjatė marrjes nė pyetje, kjo e urdhėruar nga Angelton.

    Nosenko kishte kėmbėngulur qė sovjetikėt e konsideronin Osvaldin si agjent tė dyfishtė tė CIA-s gjatė qėndrimit tė tij nė Bashkimin Sovjetik. KGB doli nė pėrfundimin se Osvaldi nuk kishte asnjė lidhje me Sistemin Spiun Sovjetik.

    Megjithatė, duke u cituar nė mėnyrė tė fshehtė dhe pa pėrmendur burimin apo materialet e klasifikuara si sekrete, Epsteini deklaroi se vetė Nosenko ishte agjent i dyfishtė qė kishte dezertuar nga Shtetet e Bashkuara, nė mėnyrė qė tė siguronte njė histori mbulimi pėr Osvaldin, edhe ky vetė, pėrfundoi Epstein, njė agjent i dyfishtė.

    Problemi me teorinė e Epsteinit, tė cilėn e tregoi mė vonė nė shkrimet e tij, ishte se burimi i tij pėr tė shumtėn e deklarimeve ishte as mė pak as mė shumė por Angletoni, shefi i kundėrspiunazhit i CIA-s prej njė kohe tė gjatė, i pushuar nga kjo detyrė nga drejtori Uilliam Kolbi.

    Angeltoni u konsiderua si paranojak nga shumė njerėz nė agjenci. Ai pa spiunė rusė ngado dhe kishte qenė besnik i patundur i Dulles. Epsteini kishte deklaruar se ai ishte i gatshėm tė merrte pėrsipėr projektin e librit tė ri tė vrasjes sė Kenedit. Nuk e tha arsyen, dhe nuk iu pėrgjigjej telefonatave tė mia apo mesazheve nė postėn elektronike ku i kėrkoja mė shumė informacion.

    Por pasi kishte heshtur pas kėrkesės sė Aurseller, ai punoi me shpejtėsi. Ai arriti tė publikojė “Legjenda: bota sekrete e Li Harvej Osvald” nė 1978, duke mundur Komitetin e Zgjedhur tė Shtėpisė mbi Vrasjet (HSCA) dhe ndoshta pjesėrisht ndikoi nė konkluzionet e tij.

    Me ndihmėn e dy prej stafit tė “Reader’s Digest” Epstein arriti tė kontaktonte me ēdo dėshmitar pėrpara hetuesve tė Shtėpisė. Midis tyre ishte edhe shoku i anijes sė Osvaldit, gjatė lundrimit tė tij tė parė nė Rusi, qė, rastėsisht, ishte nga vendlindja e Bushit, Midland, Teksas.

    Shoku i dhomės, Billi Xho Lord, sapo i kishte dėrguar njė letėr presidentit Xhimi Karter, duke pohuar se kishte patur njė konspiracion qė pėrfshinte CIA-n dhe FBI-nė. Lordi, mė vonė, do t’i ankohej FBI-sė se skuadra e Epsteinit u pėrpoq qė ta frikėsonte pėr tė bashkėpunuar. Ai tha se investiguesit e “Digest” kishin kėrkuar tė ushtronin presion, duke pėrfshirė edhe Bushin, madje edhe Xhimi Allisonin, lejnantin politik tė Popit, qė atėherė sapo ishte kthyer nga Midlandi. Allison ishte botuesi i sė pėrditshmes lokale, ku Lordi kishte punuar.

    Pėr pothuajse njė vit, Epsteini udhėtoi nė botė me njė qasje tė pazakontė nga zyrtarėt mė tė lartė tė CIA-s. Ai, madje, qėndroi edhe si mysafir te ish-drejtori i CIA-s e mė pas ambasador nė Teheran, Riēard Helms. Gjithashtu, foli me Angletonin nė shtėpinė e tij nė MekLin, Virxhinia, dhe pa orkidenė e tij tė famshme. Mė 22 prill 1976, sipas Epsteinit, ai zhvilloi njė intervistė tė shkurtėr me Xhorxh de Mohrensēildt, edhe pse ky nuk u tregua shumė i gatshėm.

    Ndėrkohė mbėshtetja vazhdoi tė ngjitej nė Kongres, pėr njė hetim special mbi vrasjet – njė listė e cila tani nuk pėrfshinte vetėm Xhon F. Kenedin por edhe Robert F. Kenedin, Martin Luter Kingun dhe Malkom X. Nė 17 shtator 1976, pas muajsh me debate tė nxehta, Shtėpia votoi qė tė hapte njė hetim tė ri. Komiteti i Zgjedhur nga Shtėpia pėr Vrasjet shumė shpejt kishte njė staf prej 170 avokatėsh, hetuesish dhe kėrkuesish.

    Sapo HSCA u bė realitet, lutja urgjente e Xhorxh de Mohrensēildt mbėrriti nė Zyrat Qendrore tė CIA-s. Mesazhi zyrtar i shkruar dukej sikur ishte ndėrprerė nga njė anėtar i stafit tė tij, i cili shkarazi kishte shkruar: “Z. Bush, a e njihni kėtė individ?” e ndjekur nga kutitė me shėnimet “po” dhe “jo”. Bushi kishte shėnuar nė kutinė “po”. Tek pjesa e “Vėrejtjes” punonjėsi shkroi:

    “Do ta nisja kėtė letėr pėr inspektim te DCI-ja, por meqenėse shkruan I dashur Xhorxh dhe ėshtė nga Teksasi, mendova se duhet t’jua jepja juve, duke menduar se ėshtė njė miku i drejtorit.” Vetė Bushi shtypi njė memorandum tė brendshėm, i cili u shfaq nė direktorinė e drejtorit.



    E njoh kėtė De Mohrensēildt.

    E kam takuar pėr herė tė parė nė fillim tė viteve ’40. Ai ishte xhaxhai njė shokut tim tė dhomės nė Andover.

    Mė pas ai u shfaq nė Dallas (nė vitet ’50 ndoshta).

    Ai ėshtė pėrfshirė nė disa marrėdhėnie tė diskutueshme nė Haiti.

    Pastaj u shfaq kur Osvaldi qėlloi tė bėhej i rėndėsishėm. Ai e njihte Osvaldin pėrpara vrasjes sė presidentit Kenedi.

    Nuk mė kujtohet tė ketė pasur ndonjė rol nė gjithė kėtė.

    Gjatė njė periudhe kohe ai kishte dhe shpenzoi shumė para. Nuk kam dėgjuar prej tij prej shumė vitesh, deri sa erdhi letra bashkangjitur.

    GB 9-17

    Memorandumi i Bushit doli se ishte njė rast studimi fsheharak dhe i errėt: “njė spycraf” i pasmė dhe i pastėr – i mbuluar nga njė burokrat i pėrkryer i zbulimit. Si mundet qė kreu i Shėrbimit tė Fshehtė Amerikan “nuk mund ta kujtonte” rolin e mikut tė tij nė vrasjen e Kenedit dhe, siē duket, as nuk ishte interesuar ndonjėherė?!

    Dhe nėse ai nuk mund tė mbante mend rolin e De Mohrensēhildit nė vrasje, si mund ta mbante mend qė ai kishte shkuar nė Haiti? Dhe pse duhej tė mbante mend njė gjė tė tillė si “marrėveshjet e diskutueshme tė De Mohrensēildtit nė Haiti” kur ai nuk mund tė mbante mend me siguri marrėdhėnien e tij tė diskutueshme me Osvaldin? Do tė ishte argėtuese paēka qė subjekti nuk ishte me tė vėrtetė kaq serioz.

    Popi nuk ishte mė i sinqertė nė pohimet e tij, se ai nuk kishte dėgjuar pėr De Mohrensēildtin “prej vitesh” Nė fakt, ata tė dy duket se kanė mbajtur kontakte jo tė rregullta. Nė vitin 1971, si ambasador i Kombeve tė Bashkuara, Popi Bush i shkroi

    Departamentit tė Shtetit nė emėr tė De Mohrensēildtit, i cili pretendonte tė kishte mosmarrėveshje me qeverinė haitiane. (Njė burokrat iu pėrgjigj Bushit se ēėshtja ishte, nė thelb, private dhe se do tė ishte e papėrshtatshme pėr Departamentin e Shtetit qė tė ndėrmjetėsonte.)

    Dhe mė sė fundmi nė 1973, kur Bushi kryesoi Partinė Republikane, De Mohrensēildti i kishte dėrguar njė shėnim tė pėrzemėrt, duke theksuar se ai tanimė jepte mėsim nė njė kolegj tė vogėl privat dhe nxiste mbėshtetjen federale pėr shkolla tė tilla.

    “Dhe ne do tė votojmė pėr ju kur tė kandidoni pėr President”, – kishte pėrfunduar ai. “Miku juaj i vjetėr G. De Mohrensēildt.



    Nga njėri Xhorxh tek tjetri

    Nga vjeshta e vitit 1976, kur shėnimi i tij kaloi pėrmes zyrtarėve tė CIA-s, De Mohrensēildt nuk ishte mė optimist. Nė fakt, siē e zbulon dhe pėrmbajtja, ai ishte i tmerruar:

    Dallas, 5 shtator

    I dashur Xhorxh,

    Tė mė falni pėr kėtė letėr tė shkruar me dorė. Ndoshta do tė jeni nė gjendje qė tė gjeni njė zgjidhje pėr situatėn e pashpresė nė tė cilėn e gjej veten. Unė dhe gruaja ime jemi tė rrethuar nga disa spiunė, telefonat tanė pėrgjohen dhe po na ndjekin ngado. Ose FBI-ja ėshtė pėrfshirė nė kėtė, ose ata nuk duan tė pranojnė ankesat e mia. Po ēmendemi nga kjo situatė. Kam filluar tė sillem si i marrė qė pas vdekjes sė vajzės sime Nadia nga fibroza cistike, tre vjet mė parė. Jam munduar tė shkruaj nė mėnyrė tė trashė dhe pa sukses pėr Li H. Osvald dhe ndoshta mund tė kem zemėruar shumė njerėz – nuk e di. Por pėr tė ndėshkuar njė burrė plak sikurse jam unė dhe gruan time shumė tė sėmurė, ėshtė me tė vėrtetė shumė. A mund tė bėni diēka qė tė na hiqni rrjetėn rreth nesh? Kjo do tė jetė kėrkesa ime e fundit pėr ndihmė dhe nuk do t’ju mėrzit mė.

    Paēi fat nė punėn tuaj tė rėndėsishme.

    Sinqerisht,

    G. de Mohrensēildt

    Rruga “Kings Road” numėr 2737, Apartamenti 142

    Telefon 521-1309 (a/c 214) Dallas 75219

    Kjo ishte njė letėr interesante pėr shumė arsye. Pėr shembull, ēfarė po mendonte De Mohrensēildt, kur tha se, “duhet tė ketė zemėruar shumė njerėz”, duke u pėrpjekur tė shkruajė pėr Osvaldin? Pėrpjekjet e tij pėr tė shkruar nuk janė botuar apo pėrmendur ndonjėherė. I vetmi person qė, patjetėr, ishte nė dijeni pėr “shkrimet” e De Mohrensēildtit ishte holandezi Villem Oltmans. De Mohrensēildt i referohej qartė njė rrethi tė kufizuar tė njerėzve qė ishin nė dijeni nė lidhje me aktivitetet e tij e qė ishin tė pėrfshirė.

    Por tė gjithėve nė selinė e CIA-s qė e panė shėnimin pėrpara se tė mbėrrinte te drejtori, iu duk shqetėsues – kjo shpjegon edhe arsyet pėr ta kaluar nga kontrolli.

    Por pėr ndonjė qė e njihte mirė sagėn, gjėra tė tjera dolėn nė sipėrfaqe. De Mohrensēildti e pa qartazi Xhorxh H. W. Bushin si dikė qė mund t’i besonte dhe qė kishte fuqinė tė bėnte diēka pėr problemin e tij. Ai linte tė kuptohej se ndoshta Bushi mund tė ishte nė dijeni tė situatės dhe bazėn e ngacmimeve.

    Ndihet sikur ai po i thotė Bushit: “Ne tė dy e dimė se ēfarė po ndodh kėtu, ndaj, tė lutem, urdhėro ndalimin e saj.” Ekziston edhe njė ide mbi vetėprotestėn qė mund tė ketė pasoja negative, nėse do tė bėhej publike: “Tė ndėshkosh njė burrė tė vjetėr siē jam unė…”



    Ne vijim

    Mandati njė vjeēar i Bushit nė krye tė agjencisė sė spiunazhit, kur presidenti Xherald Ford, u mund nga demokrati Xhimi Karter

    Punėsimi me njė rrogė prej 75 mijė dollarėsh nė vit si konsulent nė “First International Banksheėrs of Dallas”, e cila ishte banka mė e madhe e Teksasit dhe planet pėr rikthim
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Kam admirim te thelle per te gjithe familjen Bush.
    Po pėrse kėshtu? Vetė amerikanėt kanė antipati pėr ta.

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ku ka amerikan te kete antipati per familjen Bush?Apo mos e keni fjalen per pakicat si meksikanet apo emigrantet ilegale?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Xhorxh Bush, bosi i CIA-s

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Kam admirim te thelle per te gjithe familjen Bush.
    Te dy keta presidente kon shkel token shqiptare, i pari ne rruge "private" ndersa i dyti zyrtarisht

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •