Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar nė Marseje

    Historia e panjohur e vajzės nga familja Bezhani e Vlorės, e cila studioi dhe u diplomua pėr Drejtėsi nė Francė. Si u burgos nga komunistėt dhe kalvari i vuajtjeve pas dėnimit

    Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar nė Marsejė, qė fshinte rrugėt e Tiranės

    Nga Nini Mano

    Portreti i Erifili Bezhanit, nė vitet e fėmijėrisė sime tė hershme, nė imazhin e pėrftuar ashtu, vjedhurazi bisedave tė kujdesshme tė tė medhenjve, ishte thuajse i pakapshėm. E rritur dhe e shkolluar fillimisht nė Greqi, e mė pas nė Francė, fotografitė e Erifilit nė albumet e familjes, mė kishin ofruar imazhin e personazhit magjepsės tė tregimeve dhe novelave, treguar nga motra e saj, Evrinomi ne tė vegjėlve, mbremjeve tė gushtit, buzė detit, nė lagjen Skelė, nė Vlorė nė mes tė viteve 60-tė. Vizioni I kalorėses sė shkėlqyer, qė rrugėn nga lagja Goricė, ku banonte gjyshja, deri nė Kala tek tezja, nė Berat, e merrte me gallop tė shpejtė, shumė ndryshe nga vajzat e tjera tė sė njejtės moshė, mė afronin zanėn e bukur tė pėrrallave.

    Me kalimin e viteve, kur e rritur, fillova tė mėrrja pjesė nė bisedat e mė tė mėdhenjve, portreti i Erifilit nisi tė paraqitej ashtu, sic ishte nė tė vėrtetė: plot vitalitet, endrra dhe ambicje profesionale, qė u thyen nė mes papritur, pėr njė shkak shumė tė pakuptimtė: kundėrvėnia e shtetit ndaj koncepteve, pėrpjekje intelektuale tė saj pėr shoqėri demokratike tė vėrtetė nė Shqipėri.

    Familja ku u rrit Erifili

    Me jetėn e Erifili Bezhanit lidhen histori tė spikatura karakteresh shqiptare, por shumė tė dhimbshme dhe tragjike tė njė familje me prejardhje tė hershme intelektuale. Tė tilla janė jetėt e fėmijėve tė Pavllo Bezhanit nga Vlora dhe Amalia Kolea nga Berati. Pavllo ishte bir I familjes sė njohur Bezhani, familje e madhe, e pasur, me aktivitet tė madh tregtar eksport-import nė Vlorė, Greqi, Itali deri nė Egjyptin e largėt. Bezhanėt njihen nė historinė e zhvillimit tė tregut financiar shqiptar, pasi qė nga viti 1850 hapėn tė parėn bankė private nė Shqipėri, e njohur fillimisht si "Banka Pandeli & Lefter Bezhani". Ndėrsa Amalia Kolea ishte vajza e vogėl e avokatit nga Berati, Kristo Kolea, pėrfaqėsues i Monopolit francez tė duhaneve "La Regie Des Tabac" nė perandorinė Otomane nė teritorin Shqipėri, Greqi, Maqedoni. Amalia Bezhani ka qėnė poete, e para vajzė shqiptare, e cila ka botuar poezitė e saj nė revistėn "Bleta Shqiptare", botim i komunitetit shqiptar tė Misirit nė Egjypt, nė fund tė shekullit XIX, kur jetonte me tė vėllanė, patriotin Sotir Kolea. E mbetur e ve shpejt, nė vitin 1918, Amalia Bezhani me mėncuri tė vecantė, jo vetėm qė drejtoi dhe zhvilloi biznesin e familjes brenda dhe jashtė vendit, por u kujdes pėr shkollimin sa mė tė mirė tė 3 fėmijėve. Ndėrsa vajzat, Erifili dhe Evrinomi studjuan dhe u diplomuan nė universitetet e Francės, djali Aleko studjoi pėr Ekonomi nė Romė, Itali nė mes tė viteve 30-tė. Pėr tė tre ushtrimi i profesionit nė vendlindje, bashkė me idealin pėr tė ndryshuar dhe pėrmirėsuar bashkė me jetėn, edhe konceptet e vjetra fanatike shqiptare, u ndėrprenė nė moshėn mė productive me ardhjen e PKSH-sė nė fuqi.

    Kush ishte Erifili Bezhani

    Erifili Bezhani lindi nė Vlorė nė 16.11.1910. Pas mbarimit tė shkollės fillore nė vendlindje, e ėma e dėrgoi pėr shkollim nė Korfuz. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, shkon nė Francė me tė motrėn, ku studjon fillimisht pėr Letėrsi Frenge dhe mė pas kryen studimet nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, nė 1939. Vazhdon me studime tė mėtejshme deri sa merr edhe "Licenciee en Droit". Ushtron 2 vjet profesionin e avokates nė Marsejė, nė vitet 1941-42, ku fejohet me njė avokat tė njohur aristokrat francez. Kur ishte nė kulmin e lumturisė, nga njė fakeqėsi e sė motrės Evrinomi, e diplomuar edhe kjo si "Profesore e D'Etudes Francaises "nė tė njejtin Universitet, Erifili Bezhani lė pas gjithcka dhe e shoqėron atė pėr nė Shqipėri. Ishte kohė lufte, dimėr I vitit 1943, kur dy motrat zbritėn nė Portin e Vlorės pėr tė mos u larguar mė kurrė prej luftės deri nė vdekje. Pas njė qėndrimi nė qytetin e lindjes, sė bashku me nėnėn, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe nė vitin 1944 vendosen nė Tiranė. Gjenden shumė shpejt nė qėndėr tė grupeve me intelektualė tė dalluar shqiptarė, shkolluar nė vende tė ndryshme tė Europės. Nė vitet e para tė clirimit, me fillimin e pushkatimeve tė nėcionalitėve, Erifili kupton se ardhja e PKSH nė krye tė vendit, nuk ishte rruga qė do tė vendoste sistemin pluralist demokratik. Ajo ishte si shumė intelektualė, qė bashkė me shkollimin universitar jashtė atdheut, kishin pėrvetėsuar, pėr fatin e tyre tė keq e tragjik, bashkė me normat e edukimit perėndimor, edhe modelin e shoqėrive tė verteta demokratike. "Eshtė njė raprezalje e frikshme, jashtė shembullit tė vendeve europiane, ndaj duhet ndalur", shprehej tek tė afėrmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet nė lėvizjen antikomuniste tė grupimit "Bashkimi Demokrat", ku bėnin pjesė anėtarė tė grupit tė Deputetėve, Liberal-demo-krateve, social-demokratėt, etj. Miqtė e saj tė pėrhershėm me tė cilėt shoqėrohej, ishin intelektualė tė njohur tė kohės si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doctor Isuf Hysenbegasi, Dhimitėr Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj. Veterania e LNCL-sė, Andromaqi Nocka, kujton:" Erifili ishte demokrate nė shpirt, ashtu sic duhet tė jenė sot politikanėt. Unė vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumė vitesh Erifili Bezhanin, ishte me Dhimitėr Paskon, u ulėm nė njė local dhe tė dy, mbaj mėnd qė bisedonin pėr politikė, rreth rrugėve pėr vendosjen e demokracisė. Jo vetėm nė atė rast, por asnjėherė Erifili, nuk mė tėrhoqi vėmėndjen pėr bindjet e mia politike, sepse dinte tė respektonte cdonjeri. I vetmi faj pėr tė cilin u dėnua Erifili ishte se guxoi tė fliste hapur, me zė tė lartė vazhdmisht pėr vendosjen e demokracisė dhe pėr nevojėn e pluralizimit politik nė Shqipėri. Kishte njė fjalor tė pasur qė shoqėronte argumentat rreth kėtyre ideve. Aty u kapėn edhe nė dėnimin e saj". Pėr guximin dhe burrėrinė qė e kakrakterizonte Erifilin, ish-I dėnuari plotik, Dr. Isuf Hysenbegasi ka lėnė kėtė kujtim:" Mes viteve 1945-46 njė pėrfaqėsues anglez bėri njė takim me inteligjencėn e Tiranės. Medis tė tjerave, ai tha :"Ne Shqipėrinė nuk do ta lėmė nė duart e komunistėve". Nė atė moment ndėrhyri Erifili Bezhani duke thėnė :"Shikoni Egjyptin qė po ju rrėshqet nga duart, sa pėr fatin e Shqipėrisė, ai ėshtė pėrcaktuar tashmė". "Kush jeni ju zonjė", e pyeti anglezi. "Jam njė grua shqiptare", ju pėrgjigj Erifili Bezhani". Nė 16 Maj,1947, pas arrestimeve tė bujshme tė grupit tė Deputetėve, tė liberal-demokratėve, etj, Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi I vitit, dėnohet me 20 vjet "heqje lirie" nga Gjykata Ushtarake e Tiranės. Dėrgohet nė burgun famėkeq tė Burrelit, duke u rreshtuar nė historinė e burgimeve antikomuniste nė tė 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, qė provuan bashkė me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat cnjerėzore. Ish I burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan nė kujtimet e tij: " Erifili u dėnua pothuajse nė tė njetjėn kohė me Musine Kokolarin, Shega Kėlcyrėn dhe Nurie Koculin, bijė e Qazim Koculit. Ishin 4 fermat e para qė u futėn nė burgun ferrė tė Burrelit. Mė vonė erdhėn Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Tė gjitha ishin me karakter tė fortė dhe tė papėrkulura". Drita Kosturi nė kujtimet e saj rreth torturave qė hiqnin tė burgosurat gra nė burrgun e Burrelit, pėrmėnd qėndresėn e Erifili Bezhanit dhe shoqeve tė saj nė burrgun e Burrelit:"Kam takuar shumė gra tė burgosura me akuza politike, gra qė pėrmbanin brenda vetes virtyte tė larta tė gruas shqiptare, tė ushqyera nga tradita e brezave tė tėrė. Gra me karakter tė fortė, me shpirt tė gjerė demokratik, nė tė cilat krenaria mbyste dhimbjen pėr kushtet nė tė cilat ndodheshin. Janė nga ato gra tė cilave lotėt u gėlltiteshin nga sytė pa mundur t'u rreshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frieda Sadedini e mjaft tė tjera". Nė Nėntor, 1951, kur vuante burgimin nė Burrel, emri I Erifili Bezhanit pėrfshihet nė listat e amnistisė tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, falė ndėrhyrjes sė miqve tė vjetėr tė familjes si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, por edhe sepse familja e sajkishte mbėshtetur financiarisht luftėn Nacional-Clirimtare. Qė nga kjo kohė dhe deri nė vdekje, nis etapa e dytė e mundimeve tė Erifili Bezhanit pėr mbijetesė, me shumė mundime poshtėrime dhe privime.

    Privacionet pas burgut

    Nė vitin 1952, pas shumė ndėrhyrje miqsh, hyn nė Kolektivin e Avokatėve tė Tiranės ku nis punėn si e para femėr avokate. Thoma Haxhistasa, njė nga avokatėt e mbetur gjallė tė brezit tė vjetėr, I diplomuar nė Firence, Itali nė vitet 30-tė, djalė teze me Erifili Bezhanin, kujton:"Erifili ishte nė ato vite e vetmja avokate femėr nė punė. Si femėr, dallohej pėr qetėsi, burrėri dhe elokuencė tė shkėlqyer, ndėrsa si profesioniste, ndiqte vijėn e ashpėr tė logjikės juridike nė argumentimin e fakteve dhe provave. Falė aftėsive intelektuale tė lindur dhe tė kultivuar me finesė, tė forcės sė brendshme tė vecantė, dinte tė bėnte mbrojtje tė pakundershtueshme. Brenda 1 viti nė punė, u bė ndėr avokatet mė tė kėrkuara nė Kolegjin e Avokatėve nė Tiranė nga klientėt". Nė atė kohė u shfaqėn hapur xhelozitė profesionale tek pjesa mė maskiliste e kolegėve burra, qė nuk mund ta konkurronin as profesionalisht. Punon vetėm njė vit si avokate, pasi e pėrjashtojnė nga puna me motivacionin "e pa denjė dhe e pa zonja". Mban datėn 13 Tetor,1953 Promemorja, qė e para avokate femėr, tepėr e fyer, por edhe me krenari tė vecantė, I drejton Kėshillit Mbikqyrės tė Avokatisė, ku me argumente llogjikė, kundėrshton vendimin pėr pėrjashtimin nga puna, duke kėrkuar qė tė dėgjohet mbrojtja e saj: "Unė nuk jam e paaftė! Aftėsia dhe zotėsia ime provohet prej sukseseve qė kam pasur unė nė punė, suksese morale dhe materiale. Kurrė nuk mė ėshtė tėrhequr vėrejtja pėr punėn time, pėr studimin e dosjeve, pėr pėrgatitjen e mbrojtjes, pėr paraqitjen e provave. …Prej punės sime, tė gjitha paditė kanė ardhur nė preferim nga njerėz tė panjohur, tė cilėt nuk dinė as emrin tim, por vijnė e kėrkojnė nė Kolektivė "avokaten e trashė"… Pėrvec punės sime si avokate, kam punuar edhe pėr Ministrinė, pasi tė gjitha pėrkthimet prej shqipes nė frengjisht, i kam bėrė unė jashtė orarit tė punės dhe pa asnjė shpėrblim. Gjithashtu jashtė orarit tė punės, kam bėrė edhe pėrkthime prej gjuhės ruse nė shqip, prej nga ka pėrfituar e gjithė Kolektiva, si psh, Kodi Civil Sovjetik, qė ka trajtė me tė drejtėn e trashėgimit. … Unė nuk jam e padenjė! Pėrsa I pėrket moralitetit, mua mė njohin shumė dhe tė gjithė e dinė se kam kaluar njė jetė austere dhe monastike, njė jetė tė pastėr dhe tė qetė, kushtuar vetėm studimeve. Fama ime personale nuk ka as njollėn mė tė vogėl nė kėtė pikė. Pėrsa I pėrket cėshtjeve politike, unė vėrtetė kam qėnė nė burg, por nė kolektivat e avokatėve tė Shqipėrisė janė tė shumtė ata qė kanė qėnė nėpėr burgje pėr faje shumė mė tė mėdha se faji im, sepse unė me regjimet e sė kaluarės nuk kam pasur asnjė lidhje dhe me okupatorėt jo vetėm qė nuk kam punuar, por i kam luftuar duke ndihmuar me tė gjitha fuqitė e mia moralisht dhe materialisht Lėvizjen Nacional-Clirimtare. Deri sa pushteti mė rehabilitoi duke mė kthyer tė gjitha tė drejtat, edhe tė votės, nuk ka asnjė arsye qė tė mė ndalohet e drejta e profesionit. Drejtonjėsi i Kolektivės… u kishte thėnė disa kolegėve se unė u pėrjashtova se nuk kam triskėn e Frontit…". Erifili Bezhanit nuk j'u dha triska e Frontit, c'ka e shpallte nė fakt "armike tė popullit", por e mbante edhe nėn presionin e internimit, apo ridėnimit. Qė nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi tė punojė mė asnjė ditė si avokate, profesion, tė cilit I kishte kushtuar studimet, si dhe pėrvojėn 2-vjecare si avokate nė njė nga qytetet mė tė mėdha tė Francės, nė Marsejė. Atė tė drejtė qė I dha shteti demokratik Francez, Erifili Bezhanit ja mohoi nė vendlindje rregjimi komunist. Pėrpjekjet pėr t'u rifutur nė Drejtėsi, Erifili Bezhani nuk I rreshti deri nė fund tė jetės sė vet. Nė familjen Bezhani ruhet edhe njė letėr e saj e vitit 1956, drejtuar Hysni Kapos, mik I vjetėr I familjes, ku I kėrkon marrjen e triskave tė Frontit pėr vete, mėmėn dhe motrėn dhe rifutjen nė punė si avokate. Pas pėrvojės sė tmershme tė burgjeve komuniste, aspak e frikėsuar, Erifili Bezhani nuk nguron t'I drejtohet Hysni Kapos me krenari, duke I vėnė nė dukje tė vėrtetėn e familjes Bezhani pėr ndihmėn materiale pėr luftėn Nacional-Ēlirimtare si dhe aftėsinė e saj profesionale si avokatja, qė nuk humbi asnjė proces gjyqėsor gjatė ushtrimit tė profesionit:"… Unė dua qė ju ta dini cėshtjen mirė, se nuk vij tek ju si mik I familjes pėr tė kėrkuar njė favor, por si udhėheqės pėr t'i kėrkuar qė tė ushtrojė influencėn e Tij me qėllim qė tė mė jepen tė drejtat qė mė takojnė nė bazė tė ligjeve tė pushtetit popullor…".

    Erifili pėrkthyese

    Nevoja pėr jetesė, kur dyert e drejtėsisė ju mbyllėn, e futėn Erifili Bezhanin nė botėn e pėrkthimeve. Falė njohurive tė shkėlqyera tė disa gjuhėve, si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht dhe Rusisht (tė cilėn e mėsoi shkėlqyeshėm gjatė burgut), punon si pėrkthyese pėr disa institucione tė ndryshme. Lidh kontrata pėrkthimi me Shtėpinė botuese "Naim Frashėri", me institucione tė tjera shkencore, me Legata tė huaja nė Tiranė. Botimi "Terminologji e Drejtėsisė", "Metoda e gjuhės shqipe pėr tė huajt", "Kodi Civili I BRSS", shumė tė tjera qė gjenden nė ministrinė e Drejtėsisė, "Studime tė Akademisė Shkencave tė BRSS", "Punime tė Stalinit mbi Linguistikėn"; "Historia e teatrit "Balshoi", "Historia e muzikės ruse"; recensione filmash, artikuj shtypi pėr Legatėn Hungareze; "Kodi penal I RPSH", Ligje tė ndryshme pėr Legatėn e Polonisė; librin "Bota e atomit", botime nė gazetėn "Zėri I Rinisė" dhe nė shumė organe tė tjera tė shtypit tė kohės, mbajnė pėrkthimet e Erifili Bezhanit. Shumė miq dhe dashamirės, qė vlerėsonin vlerat dhe mėncurinė e saj, I hapėn rrugėn e kontratave. Por nuk ishte e thėnė qė tė vazhdonte me pėrkthimet. Pas burgimit tė saj, familjen e Erifilit, nėnėn dhe motrėn, organet e pushtetit i larguan nga Rruga e Elbasanit, ku jetonin nė njė vilė dhe i cuan nė bodrumet plot lagėshtirė tė njė shtėpie tė vjetėr nė Lagjen 1 Maj, rruga "4 Dėshmorėt", Nr.36 nė njė dhomė tė vetme, ku me komshinjtė e tjerė pėrdornin tė njejtin korridor si vend pėr gatim dhe njė cezme tė vetme. Njėri prej tyre, Sh.Z, polic injorant, por qė pėr militantizėm komunist, dinte tė bėnte shumė mirė luftėn e klasave, i shqetėsonte vazhdimisht, deri sa nė mes tė vitit 1958, nuk i lejoi mė tė pėrdornin as cezmėn, as vendin e gatimit. E ndjerė e privuar deri nė poshtėrim, Erifili Bezhani, pas shumė ankesash zyrtare nė organet e pushtetit local, qė rranė nė vesh tė shurdhėt, nuk mundi ta pėrballojė atė dhe e hodhi nė gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurės mė tė fundit tė pushtetit komunist: dėnimin qė tė bėnte punė tė detyruar si fshesaxhije nėpėr rrugėt e Tiranės dhe vetėm nė turnin e tretė! Pas 6 muajsh pune tė tillė poshtėruese pėr nivelin e saj intelektual, sėmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencė dhe nė operim e sipėr, vdes. Ishte data 15 Shkurt, 1959 kur mbylli sytė nė nė sallėn e operacionit nė spitalin e Tiranės. Erifili Bezhani. Ishte vetėm 49 vjec, avokate, e diplomuar pėr Drejtėsi nė francė, por jeta i rezervoi nė vendlindje fat tragjik, si rrallė pak femra tė shkolluara jashtė vendit. Pėrvecse kontributit si intelektuale nė vendosjen e demokracisė pluraliste perėndimore nė Shqipėri, apo dėnimit politik dhe burgimit si shumė tė tjerė, Erifili Bezhani vlen tė kujtohet dhe njihet si shembull i rrallė emancipimi pėr brezin femėror shqiptar tė viteve 30-tė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mes tjera aty larte thuhet:

    """dhe i cuan nė bodrumet plot lagėshtirė tė njė shtėpie tė vjetėr nė Lagjen 1 Maj, rruga "4 Dėshmorėt", Nr.36 nė njė dhomė tė vetme, ku me komshinjtė e tjerė pėrdornin tė njejtin korridor si vend pėr gatim dhe njė cezme tė vetme.
    Njėri prej tyre, Sh.Z, polic injorant, por qė pėr militantizėm komunist, dinte tė bėnte shumė mirė luftėn e klasave, i shqetėsonte vazhdimisht, deri sa nė mes tė vitit 1958, nuk i lejoi mė tė pėrdornin as cezmėn, as vendin e gatimit. E ndjerė e privuar deri nė poshtėrim, Erifili Bezhani, pas shumė ankesash zyrtare nė organet e pushtetit local, qė rranė nė vesh tė shurdhėt, nuk mundi ta pėrballojė atė dhe e hodhi nė gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurės mė tė fundit tė pushtetit komunist: dėnimin qė tė bėnte punė tė detyruar si fshesaxhije nėpėr rrugėt e Tiranės dhe vetėm nė turnin e tretė! Pas 6 muajsh pune tė tillė poshtėruese pėr nivelin e saj intelektual, sėmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencė dhe nė operim e sipėr, vdes. Ishte data 15 Shkurt, 1959 kur mbylli sytė nė nė sallėn e operacionit nė spitalin e Tiranės. Erifili Bezhani. Ishte vetėm 49 vjec, avokate, e diplomuar pėr Drejtėsi nė francė, por jeta i rezervoi nė vendlindje fat tragjik, si rrallė pak femra tė shkolluara jashtė vendit. ""




    Ja Tirana...e mbushur eshte me kta SH. Z-te.. a tash bijt e SH-Z-ve jane pronaret e Tiranes e Edi sherbetori tyre.
    E ne jemi ata qe me voten tone ja legalizuam..SH-Z-ve..qe nga polica e kapterra te behen Milionere me Benza e vila tre kateshe..

    Kjo eshte lezeti..

    E mjera Erifili..

    Vdiq "gjate operacionit"...hmm... e vrane..e vrane ..e helmuan..pik.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Nje figure nga e kaluara!!
    Erifilin nuk e kam njohur une s'kisha lindur kur ajo vdiq,por te motren Evrinomin po.
    Ajo kishte dhuntine te tregonte shume bukur,dhe vertet qe arrinte te na magjepste neve femijeve qe e degjonim.Intonacionet e zerit dhe larmia e fjaleve qe perdorte ishin te jashtezakoneshme.Ishte (nuk duhet thene ishte se mbase eshte gjalle akoma)mesuese e shkelqyer e frengjishtes dhe u ka dhene mesim shume doktarave qe vajten me specializim ne France.

    Afer pleqerise e lejuan te punonte si infermiere ne spital,mbaj mend qe edhe pse ishte mikeshe nuk te linte per qamet te futesh ne pavion jashte kohes se vizitave.
    Don't let anyone take away your voice.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mila ..meqe i njef kto Bezhanet.. po nji familje Bezhani qe kane pasur shpine diku afer rajonit policise tek Gjelltorja kur shkon tek kino Dajti..Kishin nje djale ajo familje qe e thrrisnin Lefi.. luante bukur futboll ai dikur.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Me vjen keq po nuk i kam njohur.
    Me sa di une ka patur disa familje Bezhani nga vende te ndryshme dhe pa lidhje familjare midis tyre.
    Pershendetje.
    Don't let anyone take away your voice.

  6. #6
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Tek lexoj shkrime te tilla dhe per me teper kur degjoj emra te njohur te elites sone kombetare, si Erifili Bezhani, Evrinomi Bezhani, Dr Isuf Hysenbegasi, Thoma Haxhistasa dhe Dhimiter Pasko me rrenqethet trupi dhe e vetmja ndjenje qe me pershkon, eshte urrejtja e thelle per komunizmin dhe metodat e tij therrese ndaj mendjeve-kokave Shqiptare...

    By Piranha

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Faleminderit Albo per kete informacion,me emocionoi teper personazhi i Erfili Bezhanit dhe te them te drejten elita shqiptare kurr nuk ka vuajtur per figura te tilla.
    shqiperia ka vuajtur vetem nga sherbetoret e jugosllaveve,italianeve,grekeve e kompanjia bela qe asnjehere nuk kane mbrojtur interesat tona kombetetare por kane bere loje te dyfishte dhe kane tradhetuar interesat e popullit te vete,packa se fshihen pas petkut te politikanit dhe te patriotit dhe me e keqja kjo gje vazhdon dhe ne ditet tona,ku Shqiperia nuk ka politiken e saj por drejtohet dhe instrumentohet nga politika e shteteve te tjere dhe c`ka eshte me e keqja per nje karrige dhe post keta "politikanet shqiptar" shesin interesat kombetare. Si shembull po te jap shitjen dhe tradhetin e zotit Nano tek Greket te tokave dhe interesave kombetare.
    Nejse pa u larguar nga tema tani qe po kujtoj dhe ne si familje kemi rreth te ngushte familjar njerez nga familja Bezhani. Jetonin ne qytetezen e Selenices se rrethit te vlores.Rajme Bezhanin, ne i therisnim hall por ne fakt ishte kusherira e pare e babait.Nje nene e persosur e cila ka rritur dy djem shume te mire.Me i madhi Mete (ish oficer)njeri i persosur dhe me virtyte te larta,ndersa i vogli drejtor i minieres se selenices ne vitet 1989.Meqe jane nga vlora mendoj se jane e njejta prejardhje, megjithate nuk jam i sigurt.
    Me vjen shume mire qe shume njerez i kujtojne dhe i vleresojne figurat e ndritura si Erfili Bezhani te cilat kane sakrifikuar jeten e tyre per idet dhe interesat kombetare.I perjetshem qofte kujtimi i tyre dhe idete qe ato kane perfaqesuar.
    Zoti bekoftė gjithė shqiptarėt

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Postime
    48
    C'mu kujtua emri nje shoku shkolle... Sokol Bezhani...

    Histori e denje qe permban metoda krimesh mesjetare.


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Tonton, Permenda keta persona te familjes Bezhani qe i njoh mire sepse kane shume cilesi dhe veti te larta dhe jane shume te denje per te qene pasardhesit e nje figure kaq te ndritur sic eshte dhe Erfili Bezhani.
    Zoti bekoftė gjithė shqiptarėt

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar nė Marseje

    Erfili Bezhani (1910-1959)

    Emri:  Untitled-1.jpg

Shikime: 485

Madhėsia:  21.9 KB

    Erfili Bezhani u lind mė 16 nėntor tė vitit 1910, nė Vlorė.

    Pas mbarimit tė shkollės fillore nė vendlindje, ajo vazhdoi shkollimin e mėtejshėm nė Kolegjin Katolik, nė Korfuz, dhe pas mbarimit tė shkollės sė mesme, kishte shkuar nė Francė, ku studioi fillimisht Letėrsi Frėnge, kurse mė pas mbaroi studimet edhe nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė Universitetin e qytetit Alix-en- Provence, nė vitin 1939. Ajo vazhdoi me studimet derisa merr edhe “Licenciee en Droit”, ku edhe ushtron pėr dy vjet profesionin e avokates nė Marsejė.

    Nė vitet 1941-42 ishte fejuar me njė avokat tė njohur francez dhe kur ishte nė kulmin e lumturisė, njė fatkeqėsi e motrės sė saj ia lė lumturinė nė gjysmė dhe bashkė u detyruan tė ktheheshin nė Shqipėri.

    Pas kthimit nga Franca, tė dy motrat gjenden shumė shpejt nė qendėr tė grupeve me intelektualė tė dalluar shqiptarė, tė cilėt ishin shkolluar nė vende tė ndryshme tė Evropės.

    Nė vitet e para tė ēlirimit, me fillimin e pushkatimeve tė nacionalistėve, Erifili e kishte kuptuar se ardhja e Partisė Komuniste nė krye tė vendit, nuk ishte rruga qė do tė vendoste sistemin pluralist demokratik.

    Ajo ishte si shumė intelektualė, qė bashkė me shkollimin universitar jashtė atdheut, kishin pėrvetėsuar edhe edhe modelin e shoqėrive tė vėrteta demokratike.

    “Eshtė njė raprezalje e frikshme, jashtė shembullit tė vendeve evropiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek tė afėrmit e vet, Erifili Bezhani.

    Ajo ishte aktivizuar nė lėvizjen antikomuniste tė grupimit, “Bashkimi Demokrat”, ku bėnin pjesė anėtarė tė grupit tė deputetėve, liberal-demo-krateve, social-demokratėt, etj.

    Nė 16 maj tė vitit 1947, pas arrestimeve tė bujshme tė grupit tė deputetėve tė liberal-demokratėve, Erifili Bezhani u arrestua dhe nga fundi i vitit ishte dėnuar nga Gjykata Ushtarake e Tiranės me 20 vjet heqje lirie.

    Ajo ishte dėrguar pėr ta kryer dėnimin nė burgun famėkeq tė Burrelit, duke u rreshtuar nė historinė e burgimeve antikomuniste nė katėr gratė e para shqiptare antikomunsite, qė provuan bashkė me burgimin, edhe shijen e hidhur dhe torturat ēnjerėzore.

    Nė nėntor tė vitit 1951, kur vuante burgimin nė Burrel, emri i Erifili Bezhanit ishte pėrfshirė nė listat e amnistisė sė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, falė ndėrhyrjes sė miqve tė vjetėr tė familjes si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, por edhe sepse familja e saj kishte mbėshtetur financiarisht luftėn Nacional-Ēlirimtare.

    Qė nga kjo kohė dhe deri nė vdekje, nis etapa e dytė e mundimeve tė Erifili Bezhanit pėr mbijetesė, me shumė mundime poshtėrime dhe privime.

    Asaj nuk iu dha triska e Frontit, ēka e kishte shpallur “armike tė popullit”, por e mbante edhe nėn presionin e internimit, apo ridėnimit.

    Qė nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi tė punonte mė asnjė ditė si avokate, profesionit tė cilit i kishte kushtuar studimet, si dhe pėrvojėn 2-vjeēare si avokate nė njė nga qytetet mė tė mėdha tė Francės, nė Marsejė.

    Nevoja pėr jetesė, kur dyert e drejtėsisė ju mbyllėn, e futėn Erifili Bezhanin nė botėn e pėrkthimeve.

    Falė njohurive tė shkėlqyera tė disa gjuhėve, si frengjisht, anglisht, italisht, geeqisht dhe rusisht (tė cilėn e mėsoi shkėlqyeshėm gjatė burgut), kishte filluar tė punonte si pėrkthyese pėr disa institucione tė ndryshme. Ajo lidhi kontrata pėrkthimi me Shtėpinė botuese “Naim Frashėri”, me institucione tė tjera shkencore, me Legata tė huaja nė Tiranė. Botimi “Terminologji e Drejtėsisė”, “Metoda e gjuhės shqipe pėr tė huajt”, “Kodi Civili i BRSS”, shumė tė tjera qė gjenden nė ministrinė e Drejtėsisė, pastaj “Studime tė Akademisė Shkencave tė BRSS”; “Historia e teatrit Balshoi”, “Historia e muzikės ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi pėr Legatėn Hungareze; “Kodi penal i RPSH”, Ligje tė ndryshme pėr Legatėn e Polonisė; librin “Bota e atomit”, botime nė gazetėn “Zėri i Rinisė”, si dhe nė shumė organe tė tjera tė shtypit tė kohės, mbajnė pėrkthimet e Erifili Bezhanit.

    Emri:  avokatia-770x433.jpg

Shikime: 536

Madhėsia:  31.4 KB

    Shumė miq dhe dashamirės, qė vlerėsonin vlerat dhe menēurinė e saj, i hapėn rrugėn e kontratave. Por, nė mes tė vitit 1958, mori vesh pėr vendimin vdekjeprurės dhe tė fundit tė pushtetit komunist, atė qė dėnimin ta vuante duke bėrė punė tė detyruar si fshesaxhije nėpėr rrugėt e Tiranės dhe vetėm nė turnin e tretė.

    Pas 6 muajsh pune tė tillė poshtėruese pėr nivelin e saj intelektual, sėmuret nga ulēera, shtrohet me urgjencė nė spital.

    Mė 15 shkurt tė vitit 1959, kur ishte 49 vjeēare, Erifili vdiq nė sallė tė operacionit, nė Spitalin e Tiranės.

    AlbFem

Tema tė Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •