Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR per zgjedhjet vendore

    OSBE certifikon zgjedhjet: Pozitive dhe transparente

    Raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit i vlereson ato si transparente dhe ne perputhje me standardet demokratike. Dokumenti i dy organizatave qe kane vezhguar nga afer gjithe procesin e zgjedhjeve vendore ne thelbin e tij shpreh se procesi elektoral ishte kompetitiv dhe transparent. Raporti vlereson se procesi elektoral u zhvillua ne nje situate politike te polarizuar, per shkak te qendrimeve te partive politike. "Keto zgjedhje ishin kompetitive dhe transparente. Zgjedhjet lokale te 8 majit u zhvilluan ne nje mjedis politik qe shnderrua ne nje krize pas demonstrates antiqeveritare me 21 janar te 2011", thuhet ne raport. Nga ana tjeter, raporti ndalet dhe ne nje ceshtje me te debatuar, ate qe lidhet me debatin per fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara. Sipas raportit; "Kodi Zgjedhor nuk permend ne menyre eksplicite se keto flete votimi te hedhura ne kuti te gabuara jane te pavlefshme, por as nuk parashikon ndonje procedure per numerimin e fleteve te votimit te pavlefshme dhe per perfshirjen e tyre ne rezultate. Ky hendek coi ne polemika te konsiderueshme dhe ne nje zgjatje te apelimeve ne zgjedhjet per kryetar bashkie te Tiranes". Vezhguesit nderkombetare vleresojne procesin e zhvilluar gjate dites se votimit me 8 majit. Ndersa theksojne se ne disa aspekte Kodi Zgjedhor ka nevoje per permiresime te metejshme. "Ne diten e zgjedhjeve, votimi vazhdoi relativisht mire ne shumicen e 384 njesive te qeverisjes vendore, por megjithate ka pasur probleme te konsiderueshme ne rreth 10 per qind te qendrave te votimit, per sa i perket zbatimit te kerkesat ligjore", thuhet ne raport. Kritikat kane te bejne me respektimin e fshehtesise se votes. Nga ana tjeter, raporti vlereson ne menyre te qarte procesin e numerimit, duke theksuar se kohezgjatja ishte i vetmi problem. "Procesi i numerimit u vleresua pozitivisht ne pergjithesi, ai ishte shume i gjate dhe ne disa vende u shenuan vonesat te panevojshme dhe nderhyrje politike te paleve", thuhet ne raport. Dokumenti i nderkombetareve, i cili perben dhe vleresimin perfundimtar te procesit zgjedhore, thekson edhe nevojen per reforme zgjedhore. Duke vleresuar arritjet ne kete proces, raporti ndalet edhe ne rekomandimet specifike, ku kerkon bashkepunimin e te gjitha paleve. "Edhe pse ka aspekte pozitive te zgjedhjeve, te cilat hedhin themele per perparimin e ardhshem, kjo gje eshte e kushtezuar nga vullneti i te gjitha partive parlamentare per t'u angazhuar ne reformen zgjedhore. Kjo reforme duhet te ndermerret se bashku me autoritetet qeveritare, administratoret e zgjedhjeve, dhe shoqerine civile", thuhet ne raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit.

    Rekomandimet e OSBE/ODIHR, ku duhet te ndryshoje Kodi Zgjedhor

    Pika qe ka te beje direkt me problemet e verejtura ne keto zgjedhje ka te beje me fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara. "Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar per te trajtuar vlefshmerine e fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar, procedurat per perfshirjen e fleteve te votimit te tilla ne tabelen e rezultateve, si dhe procedurat

    qe duhet te ndiqen ne rast te mosperputhjeve se numrit te votuesve dhe numrit te fleteve te votimit", thuhet ne dokument. Sipas rekomandimit, Kodi Zgjedhor duhet te perkufizoje me qarte fletet e votimit te kontestuara. Nje tjeter rekomandim i OSBE/ODIHR lidhet me problemin e votimit familjar. Sipas raportit, komisioneret duhet te jene trajtuar me mire per kete ceshtje. Po ashtu, nje tjeter rekomandim lidhet dhe me perfaqesimin e grave ne listat e kandidateve. Gjithashtu, ne rekomandime theksohet dhe rishikimi i nenit qe flet per nderrimin e komisionereve ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. "Mundesia e partive politike per te zevendesuar anetaret e tyre ne KZAZ, KQV-ve dhe ekipet e numerimit duhet te kufizohet ne rrethana te vecanta", thuhet ne rekomandime. Nga ana tjeter, ne lidhje me procesin e numerimit dhe nderprerjen e tij, OSBE/ODIHR sugjeron edhe "vendosjen e nje orari pune per qendrat e numerimit te votave". Gjithashtu, ne raste te shkeljes se ligjit mund te vendosen dhe sanksione ndaj anetareve te grupeve te numerimit. Nga ana tjeter, ne raport rekomandohet krijimi i me shume hapesirave per kandidimin e perfaqesuesve te komunitetit rome. Ndersa theksohet se eshte e nevojshme nderhyrja dhe per te garantuar nje baze me te mire ligjore per vezhguesit dhe ndjekjen e procesit nga ana e tyre. "Qendrat e numerimit te votave duhet te percaktohen ne menyre te tille qe vezhguesit mund te ndjekin te gjitha aspektet e numerimit te votave. Distanca e rezervuar per vezhguesit, tavolina e numerimit, dhe vendndodhja e KZAZ nuk duhet te jete e tille qe vezhgimi te behet i pamundur", thuhet ne rekomandimet e OSBE/ODIHR.

    Raporti, vleresohet fushata, kritikohen aktet e dhunes

    Raporti i OSBE/ODIHR vlereson procesin zgjedhor dhe rolin e luajtur nga media gjate fushates elektorale. Sipas raportit moria dhe diversiteti i medieve lejuan votuesit per te zgjedhur nga nje shumellojshmeri alternativash politike. "Partite dhe kandidate u regjistruan ne nivel lokal ne nje proces kryesisht gjitheperfshires, ??dhe fushata ishte aktive ne te gjithe vendin, por raste te shumta te dhunes demtuan fushaten. Ndonese mediat jane te ndara pergjate vijave partiake, pluralitetin dhe diversitetin e mediave te lejuar votuesit te zgjedhur nga nje shumellojshmeri e alternativave politike. Pjesemarrjes se grave mbetet e ulet, pjeserisht per shkak te 'partive jo-pajtueshmerise me gjinor ne propozimin e nje kandidati listat per keshillat vendore", thuhet ne raport. Nga ana tjeter, raporti ndalet edhe ne faktin se ne keto zgjedhje pati me pak abuzime me resurset administrative. "E ndersa pati me pak abuzime me resurset administrative per qellime fushate sesa ne zgjedhjet e kaluara, u vune re perpjekjet per te bere presion ose per te frikesuar votuesit"-vazhdon raporti i OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet lokale te 8 Majit.

    Qamil Xhani - Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Fjalė kyēe e kėtij kallėzimi (http://www.osce.org/odihr/81649) ėshtė "relativisht". Pra, kėto zgjedhje ishin tė mira pėr njė vend si Shqipėria.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Le qe e lexova vete kete raport dhe pashe aty nje diskreditim total te zgjedhjeve bastarde ne Tirane po sa per tja dhjere stilit te Berishes qe kerkoi te mare lavderime me pjesen e popullit qe votoi si europiane dhe qe kete pjese kerkoi te perfshinte veten doli vete ambasadorja gjermane e i tha mos ha m. o Berishe, zgjedhjet ishin gri e dramatike.
    Kush ska sy e veshe te mos e lexoje e degjoje. Eshte njesoj qe ne gjykate te te jepet denimi me 20 vjet burg e ti si i denuar te thuash jo sme kane denuar.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Faktikisht jam ne dyshim nese te lexoj kete artikull ose te shkoj ne plazh.
    Me duket se po zgjedh te dyten edhe pse e kam shume te veshtire.Pershendetje oqeanike per smod n.1 te fsh

    p.s
    zgjedhjet ishin per faqe te zeze,por dikujt i pelqen e zeza,eshte gusto personale.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Zgjedhjet ishin zgjedhjet me te mira te mbajtura ndonjehere ne Shqiperi. Kjo nuk do te thote se ishin zgjidhje te persosura, por do te thote, qe ne kushtet e Shqiperise dhe ne rrethana e veta politike, zgjedhjet ishin shume te mira pasi u ruajt deri ne fund integriteti i votes: per here te pare ne historine 20 vjecare te pluralizmit, shqiptaret pane voten e tyre te numerohet nje per nje jo pas kuintave, por para syve te tyre e para ekraneve televizive. Ashtu sic u bene deshmitare te nje procesi te gjate ligjor, si ne KQZ edhe ne Kolegjin Zgjedhor, qe ishte nje leksion i mire demokratik per te gjithe shqiptaret.

    Cfare duhet ndryshuar ne Kodin Zgjedhor?

    Ndryshimet qe duhet te behen jane dy dhe jane ndryshime te ditura nga te gjithe:

    - Nderprerjen e praktikes se emerimeve politike ne KQZ, dhe zevendesimin e tyre me njerez apolitike nga administrata zgjedhore.

    - Largimin nga administrata zgjedhore, te te gjithe numeruesve te emeruar nga partite politike. Numeruesit dhe gjithe administrata zgjedhore, duhet te jene apolitike. Partite politike jane te mirepritura te dergojne vezhguesit e tyre ne zgjedhje, ku mund te vezhgojne e mbajne shenime e bejne ankesa, por nuk duhet te lejohen qe te numerojne apo certifikojne vota.

    - Kompletimi i Kodit Zgjedhor, duke mbushur mangesite e veta. Kodi duhet te jete i qarte ne lidhje se si duhet vepruar me votat e vlefshme te hedhura ne kutine e gabuar. Kodi duhet te jete i qarte edhe se kush vepron si KZAZ qendrore e Tiranes, duhet te veproje KQZ apo duhet te krijohet nje organ tjeter i varur nga KQZ.

    Perse nuk behen keto ndryshime?

    Pasi Shqiperia ka nje opozite reaksionare, qe nuk tregon respektin me te vogel per ligjet kushtetuese te atij vendi, dhe i shikon zgjedhjet jo si nje shprehje e vullnetit te popullit shqiptar, por si nje menyre per te manipuluar e kanosur ketij vullneti te lire popullor. Mazhoranca aktuale 3 vjet me pare i dha opozites liri te plote mbi Kodin Zgjedhor, duke ia lene asaj ne dore te shkruaje ligjin. Dhe tre vjet me pas, opozita ben me faj mazhorancen per mangesite e ligjit qe ajo shkruajti vete! Por ajo qe i ve kapak te gjithave, eshte kur degjon e lexon kreun e opozites Rama, t'iu drejtohet institucioneve kushtetuese si KQZ e Kolegjit Zgjedhor, sikur keta te ishin rrugace e jo kreret institucionale te institucionit zgjedhor ne vend.

    Pra me pak fjale, mazhoranca ne Shqiperi meriton respekt per perpjekjet e saj per ta sjelle procesin zgjedhor ne kete shkalle te larte transparence, kurse opozita shqiptare duhet shtrenguar qe te kuptoje, qe ajo nuk qendron as mbi ligjin e as mbi sovranin popull. Pra eshte lidershipi aktual i opozites, qe mban peng procesin e ndershem e transparent zgjedhor ne Shqiperi.

    Albo

  6. #6
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Faktikisht jam ne dyshim nese te lexoj kete artikull ose te shkoj ne plazh.
    Me duket se po zgjedh te dyten edhe pse e kam shume te veshtire.Pershendetje oqeanike per smod n.1 te fsh

    p.s
    zgjedhjet ishin per faqe te zeze,por dikujt i pelqen e zeza,eshte gusto personale.
    Sa here humb PS , zgjedhjet ishin per faqe te zeze. Humbja e Rames, eshte vjedhje e manipulim .. Edhe ne 2009 zgjedhjet ishin per faqe te zeze, vjedhje e manipulim.. Behet akoma me i besueshem kur perserit akuzat e 2009 per Tiranen, aty ku ka humbur ne te gjitha drejtimet..

    Ne qytete te medha ku ka fituar PS zgjedhjet jane me te mirat , por humbja ne Tirane i ben zgjedhjet me te keqijat sepse per ta pa Tiranen nuk ka vlere fitorja ne qytete te tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 23-08-2011 mė 07:00
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Faktikisht jam ne dyshim nese te lexoj kete artikull ose te shkoj ne plazh.
    Me duket se po zgjedh te dyten edhe pse e kam shume te veshtire.Pershendetje oqeanike per smod n.1 te fsh

    p.s
    zgjedhjet ishin per faqe te zeze,por dikujt i pelqen e zeza,eshte gusto personale.
    Paske bere zgjedhjen e duhur
    Sa per ngjyrat, nuk e di, thua eshte ceshtje gustoje apo syzesh? lol
    Pershendetje per ish-kolegun qe na kujton
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •