Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kosovë, arrestohen 19 trafikantë, shqiptarë e serbë

    Kosovë, arrestohen 19 trafikantë, shqiptarë e serbë

    PRISHTINË- Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 19 personave të dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore dhe për shfrytëzim prostitucioni, raporton Radio Europa e Lirë.

    Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Sabrie Kamberi ka konfirmuar lajmin dhe tha se “arrestimet kanë ndodhur në rajonin e komunës së Gjilanit”.

    Ajo tha po ashtu se 12 nga të arrestuarit janë femra dhe shtetase të Serbisë.

    Sipas Kamberit, Njësia kundër Trafikimit me Njerëz ka ndërmarrë këtë aksion në kuadër të një aksion të koduar Oki.

    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2

    Të lumtë Polici e Kosovës!/Aksion i Policisë, 19 të arrestuar, shumica serbë

    Të lumtë Polici e Kosovës!

    Kur policia i di detyrat, kur ka një plan mirë të përpiluar, kur çdo gjë bëhet në fshehtësi ( për publikun ), kur nuk njoftohet armiku se do të sulmohet, doemos policia do të dalë e sukseshme dhe natyrisht nuk do të ketë viktima dhe nuk do të turpërohet.

    Ky aksioni i fundit ma përforcoi bindjen mua, por edhe vetë policisë i dha zemër se kemi një polici mirë të specializuar, por që do urdhëra nga specialistë të artit luftarak.


    Ndiqeni lajmin:



    Aksion i Policisë, 19 të arrestuar, shumica serbë


    PRISHTINË, Kosovë – Dita e diel nuk është ditë pushimi për Policinë e Kosovës. Njësite të shumta policore kanë ndërmarrë një aksion ikoduar OKI, që ka rezultuar i suksesshëm duke prangosur rreth 19persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion. Operacioni është zhvilluar në dy lokalitete të ndara, në afërsi të Gjilanit, transmeton Indeksonline.
    Prej 19 të arrestuarve, 6 janë shtetas të Kosovës. 13 janë femra, të gjitha të nacionalitetit serb. Detajet e këtij aksioni dhe arrestimet janë bërë në një konferencë të jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    639
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Të lumtë Polici e Kosovës!

    Kur policia i di detyrat, kur ka një plan mirë të përpiluar, kur çdo gjë bëhet në fshehtësi ( për publikun ), kur nuk njoftohet armiku se do të sulmohet, doemos policia do të dalë e sukseshme dhe natyrisht nuk do të ketë viktima dhe nuk do të turpërohet.

    Ky aksioni i fundit ma përforcoi bindjen mua, por edhe vetë policisë i dha zemër se kemi një polici mirë të specializuar, por që do urdhëra nga specialistë të artit luftarak.


    Ndiqeni lajmin:



    Aksion i Policisë, 19 të arrestuar, shumica serbë


    PRISHTINË, Kosovë – Dita e diel nuk është ditë pushimi për Policinë e Kosovës. Njësite të shumta policore kanë ndërmarrë një aksion ikoduar OKI, që ka rezultuar i suksesshëm duke prangosur rreth 19persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion. Operacioni është zhvilluar në dy lokalitete të ndara, në afërsi të Gjilanit, transmeton Indeksonline.
    Prej 19 të arrestuarve, 6 janë shtetas të Kosovës. 13 janë femra, të gjitha të nacionalitetit serb. Detajet e këtij aksioni dhe arrestimet janë bërë në një konferencë të jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

    Bravo Policise per ket Akcion.

    Po em dhimen Shkinat qe jane ra ne aso pozite qe per me siguru karfshaten e gojes po ju duhet me punu me shpine, kuku lele.

    Poshte ju ka ra Shkinave
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

  4. #4
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Prostitutat serbe në Kosovë me furgona

    qendra.info

    Beograd, 17 gusht – Bandat serbe janë duke i sjellë prostitutat nga Serbia në Kosovë, përmes furgonave, për t’u shpërndarë më pas në të gjitha qytetet e Kosovës.
    Prostitucioni i vajzave serbe sipas të përditshmes serbe, Blic, është duke u menaxhuar nga kodoshët e mafies serbe dhe shqiptare, në bashkëpunim të fortë në mes vete.
    Në operacionin e fundit të Policisë së Kosovës të me emrin e koduar "Oki", u arrestuan 26 persona janë arrestuar, 13 prej të cilëve ishin vajza serbe që po prostituonin në Kosovës.
    Pjesa tjetër që u arrestuan janë të dyshuar për ndërmjetësim në prostitucion në qytetin e Prizrenit, Pejës, Ferizaj dhe Gjilanit.Operacioni i Policisë së Kosovës "Oki", po vazhdon dhe priten arrestime të tjera, kryesisht në Prishtinë, ku dyshohet se në krye të prostitucionit përveç shqiptarëve sipas gazetës Blic, janë të përfshirët dhe kodoshët serbë.

    Policia e Kosovës po sipas kësaj gazete ka informacione se vajzat vinë nga Serbia qendrore dhe për përqindjet e ndarjes së parave në mes të kodoshave serbë dhe atyre shqiptarë
    Sipas "Blic", njëri prej kodoshave serb, ka një dosje penale për trafikimin e drogës dhe posedim ilegal të armëve, mbledhë vajzat nga komunat më të varfëra në Serbinë qendrore, duke premtuar tyre punojnë në Kosovë për një fitim të mirë.

    Shpesh kodoshat fillimisht u thonë vajzave se do të punojnë si kameriere në klubet dhe diskotekat luksoze në Prishtinë.Kur ato binden për të shkuar, vajzat serbe hipen në furgona ku priten në Kosovë nga kodoshët shqiptarë dhe transferohen në Prishtinë, në lokacione të mbajtura sekret. Por pas operacionit që është në zhvillim e sipër, policia e Kosovës ka informuar këtë gazetës se disa kodosha shqiptarë kanë ikur në Shqipëri dhe Maqedoni, me të dëshuar për fillimin e operacionit.

    “ Kemi informacione se ata ishin në kontakt të vazhdueshëm me mafijozët serbë që i sjellin vajzat në Kosovë”, ka thënë burimi nga SHPK-ja.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #5
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga dardani8 Lexo Postimin

    Poshte ju ka ra Shkinave
    ..............kogja!!

    Prostituta serbe: Në Kosovë për bukë


    Indeksonline, 17.08.2011/15:45 - E Mërkurë

    Pak ditë pas arrestimit nga Policia e Kosovës të 19 personave, shumica serb, për trafikim me njerëz, një prostitutë nga Serbia ka rrëfyer për Blic, “punën” e saj në Kosovë.

    Z.S, 32 vjeç nga Krushevci thotë se kishte ardhur në Kosovë për të siguruar “bukën e gojës”. Në fillim i kishin thënë se do të punonte si hostes (mikëpritëse), në një klub. Më pas ia kishin marrë dokumentet dhe e kishin detyruar të punoëj si prostitutë, duke e rrahur e duke e mbajtur të lidhur. E kishin xhiruar me telefon dhe e kishin kërcënuar se nëse ikën, xhirimin do t’ia tregonin familjes. Ajo punon si prostitutë në një klub që gjendet ndërmjet magjistrales Prishtinë – Mitrovicë.



    ‘Këta njerëz nuk janë naivë. Të gjithë janë kriminelë nga Shqipëra. Na mbajnë këtu të mbyllura. Askush nuk mund të bëjë gjë kundër tyre. Unë kam lënë atje burrin dhe dy fëmijtë, duke menduar se do të fitojë ndonjë para. Nuk më lënë të flas me familjen, por ndonjëherë u dërgoj para. Disa herë kam provuar të bëjë vetëvrasje, por shpresoj se një ditë do të dal nga kjo”, i ka thënë Z.S gazetarit të Blicit që u paraqit si klient i interesuar për shërbimet e saj seksuale.

    Policia e Kosovës dhe EULEX-i po vazhdon hetimet për të gjetur se kush nga Serbia është i përfshirë në trafikun e grave në Kosovë.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Vallah Shkinat jan shum seksi.

    Po larg bre nanen spo na i bijn knej ka Prizreni najo.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  7. #7
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Vikend prostitucioni në Kosovë

    Policia e Kosovës i ka liruar dhe i ka dëbuar 12 shtetase të Serbisë, të arrestuara në Gjilan për shkak se ishin marrë me prostitucion. Në vendkalimin kufitar në Konçul ato kanë arritur me një veturë “jugo” me targa të Beogradit dhe në këmbë. Në polici kanë deklaruar se në Gjilan janë gjykuar për shkak të prostitucionit dhe u është ndaluar që të hyjnë në Kosovë për tri vjet.
    Menjëherë pas publikimit të lajmit se në rrethinën e Gjilanit janë arrestuat 19 persona- gjashtë makro dhe 13 prostituta, në opinion filluan kalkulimet se a kanë qenë prostituta vullnetare, apo viktima të trafikimit me qenie njerëzore. Në MUP-in e Serbisë thanëse kjo do të zbulohet pasi të përfundojnë hetimet.
    Vajza të cilën policia e Kosovës e ka evidentuar si viktimë, as që është kthye në Serbi. MUP-i nuk ka informata për te, meqenëse nuk ka bashkëpunim ndërmjet dy policive. Këmbimi i informatave bëhet përmes EULEX-it.
    Disa vajza kanë punuar në Maqedoni: Si i ka deklaruar portalit serb S media,Snezhana Elez nga Njësia për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore,të gjitha vajzat shtetase të Serbisë kanë qenë të moshës madhore, kurse katër prej tyre edhe më herët kanë qenë të njohura për policinë, meqenëse shkonin në Maqedoni dhe në rerethnën e Gostivarit nëpër klubet e natës punonin si kameriere, ose striptizeta.
    “Asnjëra prej tyre nuk është deklaruar se merret me prostitucion, apo se ka qenë viktimë. Ato në deklaratën për polici thonë se në Maqedoni kanë shkuar vullnetarisht ku kanë punuar në klubet e natës, kurse organet kufitare maqedonase ua kishin ndaluar hyrjen”, thotë Snezhana Elez dhe shton se nuk ka asnjë dëshmi se ato janë marrë me prostitucion, apo se i ka organizuar dikush.
    Ato tani kanë tregime të njëjta, por tash është në pyetje shkruaj në Kosovë. Elez përmend se ka pasur mundësi që vajzat janë të përgatitura mirë se çfarë të deklarojnë, apo janë të frikësuara. Sipas saj, MUP-i serb gjatë hetimeve do të dëshmoj se 12 vajzat të burgosura në Kosovë dikush i ka rekrutuar, mashtruar dhe i a futur në krimin e organizuar të prostitucionit.
    Viktima, të miturat: Vjet janë ngritur 47 fletëparaqitje për tregti me njerëz kundër 99 të dyshuarve. Në këtë rast janë dëmtuar 76 persona. Dominon eksploatimi seksual: gati gjysma prej tyre ishin të shtrënguara të merren em prostitucion. Posaçërisht shqetësuese është se viktimat në mesatare kanë pasur ndërmjet 12 e 16 vjet. Serbia në të kaluarën ka qenë vend i transitit, ky kryesisht eksploatoheshin femrat nga Rusia ,Ukraina, Rumania e Moldavia. Nga viti 2005 vërehet se se viktima janë shtetaset serbe, thotë Elez.
    Në Kosovë, për vikend: “Në Vranjë kemi dëgjuar se shumë vajza të reja shkojnë ër vikend, apo për një natë në Kosovë, ku merren me prostitucion, kurse në mëngjes kthehen në shtëpi. Prostitucioni vullnetar shpesh mund të bëhet tregti me njerëz. Kjo ndodhë kur vajzat më nuk mund të kontrollojnë jetën e tyre dhe nuk kanë liri të qarkullimit”, ka thënë Ivana Radoviq nga OJQ- ASTRA. “Ka vajza që me vetëdije shkojnë të merren me prostitucion, por nuk e dinë se çfarë i pet atje dhe mashtrohen për kushtet e punës. Ato merren me prostitucion dhe “kontrollojnë punën e tyre”, pastaj shkojnë në Kosovë , ku dikush i eksploator”.
    Sipas saj, në kohën kur ka varfëri dhe ka shumë vajza pa asnjë kualifikim, prandaj e kanë vështirë të gjejnë çfarëdo pune.
    “Ato fillimisht punësohen si kameriere, por meqenëse tek ne është një traditë e keqe që kamerieret të barazohen me prostitutat, prandaj prej tyre pritet që të bëjnë këtë. Nëse nuk pranon, atëherë do ta detyrojnë”, thotë Radoviq. (Qendra.info)
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •