Kosovë, arrestohen 19 trafikantë, shqiptarë e serbë
PRISHTINË- Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 19 personave të dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore dhe për shfrytëzim prostitucioni, raporton Radio Europa e Lirë.
Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Sabrie Kamberi ka konfirmuar lajmin dhe tha se “arrestimet kanë ndodhur në rajonin e komunës së Gjilanit”.
Ajo tha po ashtu se 12 nga të arrestuarit janë femra dhe shtetase të Serbisë.
Sipas Kamberit, Njësia kundër Trafikimit me Njerëz ka ndërmarrë këtë aksion në kuadër të një aksion të koduar Oki.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt