"Konfidenti" nė radhėt e luftėtarėve tė Maries - Ē'strategji pėrdori "naēallniku" pėr ta detyruar Marie Shllakun tė flasė? - Pėrse iu besua kjo detyrė njė shqiptari? - Kush ishte "Kapiteni Nisim"?


Shkruan: Ramiz KELMENDI

Postuar mė, 24 qershor 2011 - Gojko Medenica, natyrisht, nuk ia thotė emrin "konfidentit" shqiptar, spiunit qė shkoi nė OZN-a dhe raportoi hollėsisht, jo vetėm pėr ecuritė e Kuvendit tė Dobėrdolit, por "edhe pėr pjesėmarrjen nė kėtė kuvend edhe tė Marie Shllakut, nė rolin e mbajtjes sė procesverbalit! OZN-a ishte syēelė", thotė G. Medenica. "Oficerėt e saj sė paku rrinin nė zyra. Megjithatė, shėnimet pėr mbajtjen e Kuvendit nė Dobėrdol i morėn me vonesė. Ishte vėshtirė t'u besohej. Mirėpo, ai qė ia solli kėtij ishte i bindshėm dhe kėmbėngulės. Pohoi se kish marrė pjesė edhe vetė nė atė takim.

- Po pėrse, pra, nuk na njoftove mė herėt? - iu zemėrua naēallniku i OZN-ės mikut tė vet, tė cilin tashmė e kish menduar tė likuiduar, meqė nuk ishte paraqitur njė kohė tė gjatė.

- Nuk kam pasur asnjė mundėsi. Isha me njė grup nga i cili nuk mund tė largohesha kurrsesi, - u arsyetua miku i naēallnikut.

Kohė pėr muhabet nuk kishte. Duhej vepruar sa mė parė. Naēallniku po nxitonte pėr ta befasuar armikun. Saora u kthye nė ēastet tė pėrgatiste aksionin.

Edhe biseda me komandantin e njėsitit ushtarak nuk qe e gjatė. Komandanti dha urdhrin. Gjithēka ishte gati pėr sulm".

Do tė ndodhė kjo aty nga mesnata e 12 shtatorit 1945. Binte shi. Njė aradhe e tėrė ushtarėsh tė armatosur edhe me armatim tė rėndė rrethoi fshatin Siqevė.

Saktėsisht nė orėn 1 pasmesnate tė 12 shtatorit 1945, komandanti, nė bashkėpunim me naēallnikun e OZN-ės, shtiu me raketė. Nisi sulmi me tė gjitha armėt kundėr fshatit, ku gjendeshin tė strehuar luftėtarėt e lirisė, ndėr tė cilėt edhe Marie Shllaku, tė zbuluar me tradhti nga spiuni nė radhėt e veta. Edhe ata saora filluan t'u gjegjen tė shtėnave tė partizanėve. Filloi beteja e rreptė dhe krejtėsisht e pabarabartė midis aradhės shumėfish mė tė numėrt dhe tė armatosur tė partizanėve, nga njėra anė, dhe trimave tė Ukė Sadikut e tė Ymer Berishės, me Marie Shllakun me automatikė e revole, tė zėnė nė gjumė e tė tradhtuar, qė nuk u pajtuan assesi me robėrinė e re tė tokave shqiptare nga sllavėt, nga ana tjetėr.

U zhvillua njė luftė pėr jetė a vdekje. Shqiptarėt trima luftuan tėrė natėn, pa i lėnė partizanėt tė bėnin njė hap pėrpara. Nuk jepeshin dot, edhe pse luftonin me njė armik shumė e shumė mė tė madh e mė tė fuqishėm se vetja. I mbante zemra prej shqiptari dhe vendimi i tyre i prerė: ose do tė jetonin nė Kosovėn e lirė e tė bashkuar me Shqipėrisė mėmė, ose do tė vdisnin.

Dhe vdiqėn atė ditė tė 12 shtatorit, ranė nė altarin e Atdheut dhe e njomėn me gjakun e vet tė freskėt tokėn e riokupuar etnike, jo mė pak se 28 shqiptarė nga radhėt e Ukė Sadikut e tė Ymer Berishės.

Atė ditė mori disa plagė shumė tė rėnda edhe e vetmja femėr nė gjithė aradhat antikomuniste tė Kosovės, vajza Marie Shllaku.
Marie Shllaku, ndonėse e plagosur rėndė, nuk u dorėzua. Luftoi dhe arriti tė ēante rrethimin. U strehua nė shtėpi tė fshatit.

Shefi i UDB-sė pohon se, megjithatė, pa vonuar shumė, ajo ra nė duar tė OZN-ės. Do supozuar, sikundėr e pohojnė kėtė edhe dėshmitarėt e gjallė, se Marie Shllaku u tradhtua dhe u denoncua nga "strehuesit" e saj shqiptarė nė fshat.

"Gjatė hetimeve nuk pranonte ta thoshte asnjė fjalė", thotė G. Medenica. E vetmja gjė qė ka pranuar paska qenė pohimi se, po, ka punuar si sekretareshė e Xhafer Devės dhe se mu pėr kėtė "faj" a "mėkat" paska ikur nė mal.

Kjo, natyrisht, nuk u mjaftoi hetuesve tė OZN-ės. Ata do tė ushtrojnė presion tė nxjerrin nga vajza 23-vjeēare me shumė plagė nė trup edhe pohime tė tjera. Pėr metodat "humane" tė njerėzve qė "biseduan" me tė dhe e morėn nė pyetje vetėm mund tė supozohet, sepse nga oznasi i atėhershėm e udbashi i mėvonshėm, natyrisht, as qė mund tė pritej tė thoshte gjė. Ta pranonte, pėrkundėr rrahjeve e torturave tė ndryshme qė iu bėnė, nuk pranoi asgjė tjetėr, pos qė ka qenė sekretareshė e Xhafer Devės.

Synimi i hetuesve: "Marie Shllakun e arrestuam, duhet shfrytėzuar sa mė shumė pėr tė zbuluar fshehtėsitė e ballistėve tė dalė nė mal!", thotė G. Medenica.

Por, nė ē'mėnyrė? Si? Me dhunė, me tortura? Kotnasikoti! Vajzėn mund ta presh copė-copė, mund tė provosh mbi tė tė gjitha mėnyrat e dhunės, deri edhe ato mesjetare, prapė e ke kot se nga ajo nuk nxjerr dot asnjė fjalė.

Oficeri I OZN-ės u bind edhe vetė se do ta ketė shumė vėshtirė me tė. Duhej ndėrmarrė, prandaj, diē tjetėr.

U mendua gjatė naēallniku i OZN-ės, do tė pohojė fejtonisti, edhe vetė pjesėmarrės nė kėto ndjekje e hetime, se si t'ia bėnte, tė bėnin ē'tė bėnin dhe ta bėnin vajzėn tė fliste, meqė ndryshe nuk e detyronin dot. Duhej kurdisur njė kurth. Mendoi e mendoi naēallniku, u kėshillua dhe me bashkėpunėtorėt e vet, zgjati kjo jo pak dhe, nė fund, u bė plani.

U hartua "strategjia" si tė zgjidhej ky problem i pazgjidhshėm: do tė "sulmohet" burgu ku gjendej Marie Shllaku e burgosur, sulmin do ta bėjnė "ballistėt"; ata do ta "lirojnė" nga duart e oficerėve tė OZN-ės; do tė fitojnė pastaj besimin e saj dhe, sigurisht, do tė mėsojnė nga ajo gjithė ēfarė u intereson.

Ashtu dhe u bė.

U improvizua gjithēka. U improvizuan "ballistėt" - oznashė, udbashė dhe spiunė shqiptarė, me plisa tė bardhė; u improvizua "sulmi"; u "thye" burgu; u "lirua" Marie Shllaku, u vendos nė shtėpi "shumė tė sigurt", u la nė "kujdesin" dhe nė duar edhe mė "tė sigurta".

Ku e dėrguan? Ē'bėnė me tė? Si u luajt tėrė kjo "lojė" mė tej?
Pa u lodhur aspak pėr mundėsinė tė gjente ndonjė zgjidhje tjetėr ca mė tė "kapshme", mė tė besueshme dhe mė afėrmendsh, naēallniku i OZN-ės, i rrethuar me pushtet dhe me tė gjitha fijet e kurthit tė kurdisur nė dorė, duke pasur nė dispozicion shqiptarė, qė ishin edhe mė tė pėrkushtuar, mė tė devotshėm dhe "mė katolikė se Papa", d.m.th edhe mė tė kėqij se vetė, e vendosi Marie Shllakun nė banesėn e kapitenit tė OZN-ės, kapitenit "Nisim".

Gojko Medenica, pale se nga ē' "konsiderata", nuk e tregoi emrin e vėrtetė tė kėtij kapiteni shqiptar tė OZN-ės, qė ishte "aktori" kryesor nė kėtė "teatro" tė shėrbimit sekret ushtarak serb kundėr njė patrioteje tė re shqiptare, tė plagosur e tė burgosur.
Tė jetė pėr t'u besuar se veproi kėshtu qė ta "kursente" oficerin shqiptar tė OZN-ės, "njeriun e tyre", nga opinioni qė mund tė krijohej pėr tė dhe ta "ruante" nga pasojat qė mund tė kishte, eventualisht, mė vonė?!

Gojko Medenica e pagėzoi atė "Kapiteni Nisim" dhe nuk ia nxori emrin e mbiemrin e vėrtetė, jo pėr "konsideratat" qė ushqente, as pėr "kontributin" aq tė madh qė dha ai nė kurthin kundėr Marie Shllakut, as pėr "mirėnjohjet" qė i takonin pėr gjithė ē'kish bėrė nė "karrierėn" e tij si oznash e udbash kundėr shqiptarėve, por pėr njė arsye krejt tjetėr.

Nė kohėn kur u botua fejtoni, mė 1965, njė vit para Plenumit IV tė Brioneve, qė u organizua pėr motive qė kishin tė bėnin drejtpėrdrejt me luftėn pėr pushtet, kur do tė "damkoset", tė paktėn sy e faqe botės, politika antishqiptare e Rankoviqit dhe
dhuna e ushtruar nga UDB-ja, kur do tė fillojė "fushata" kundėr "deformimeve" qė do tė "pėrfshijė" edhe G. Medenicėn dhe kur do tė dalin nė shesh gjithė ato padrejtėsi, represione, ndjekje, burgosje, vrasje e krime kundėr shqiptarėve, "Kapiteni Nisim" nuk ishte mė "aktiv". Si ndonjė limon tė shtrydhur, atė e kishin nxjerrė jashtė "pėrdorimit", e kishin larguar nga "shėrbimi" nė UDB, ia kishin marrė, madje me vendim, deri edhe revolen "zyrtare" dhe e kishin hedhur nė rrugė, si ndonjė paēavure.

Arroganca e naēallnikut tė OZN-ės ndaj kapitenit tė tij shqiptar, "Kapiten Nisimit" nė rastin e Marie Shllakut, ishte e pashembullt. Pėr pozitėn e "Nisimit", nė raport me naēallnikun, dhe pėr "peshėn" e autoritetin e "kapitenllėkut" tė tij mbase flet mė sė miri e dhėna, qė pohohet edhe nė fejton, se e gjitha u mendua, u kurdis dhe u zhvillua, jo vetėm pa praninė e oficerit shqiptar nė kėtė" strategji", por edhe pa u marrė vesh me tė fare paraprakisht.

"Kapiteni Nisim", me ē'del, ishte nė "shėrbim" vetėm pėr tė zbatuar urdhrat.
"Pa u marrė vesh mė parė", - do tė shkruajė G. Medenica nė fejton, - "kapitenit iu dha roli i jatakut dhe i funksionarit ballist".

Po, pikėrisht kėshtu u shpreh pėr "kapitenllėkun " e tij nė OZN-a: " iu dha ROLI". Kapitenit shqiptar tė OZN-ės, qė ishte edhe "kapiten" edhe "Nisim", nuk i takonte detyrė tjetėr pos t'i urdhėrohej, t'i caktohej, t'i jepej ROLI, tė luante ROLIN.

Nė" rastin konkret, nė rastin e Marie Shllakut, tė vishej nė "kostume ballisti", nė vend tė palltos sė lėkurės, me tė cilin "shquheshin" oznashėt e udbashėt nga qytetarėt e tjerė tė rėndomtė, tė mbante nė kokė qeleshen e bardhė "balliste", nė vend tė kapelės sė oficerit me yll tė kuq, tė hiqej se ėshtė funksionar i "Ballit", tė bėhej jatak i saj dhe tė vijonte "aktrimin" duke realizuar me pėrpikėri dhe deri nė fund udhėzimet e "regjisorit" tė vet, ato tė naēallnikut, si tė ish-ndonjė figuranti, njė episodist e jo "kapiten", qė kish dhe ai "merita" nga LNĒ-ja dhe jeta e "bashkim vėllazėrimit" nga dashuria e madhe pėr Titon dhe Jugosllavinė.

Edhe pa e lexuar fejtonin e Gojko Medenicės me emrin e rremė tė "aktorit" tė kurthit kundėr Marie Shllakut dhe dėnimit tė saj tė mėvonshėm me vdekje, me pushkatim, opinioni shqiptar e njihte shumė mirė "Kapitenin Nisim".