Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Vedat Ademi - Nje tjeter TALENT i muzikes shqiptare

    INTERVISTE e SHKURT 2011

    VEDAT ADEMI tregon mbi albumin “Koha S’kthehet”, jetėn e natės nė Tiranė dhe eksperiencėn me “Fqinjet e lumtura” nė “E diell” nė Top Channel.

    Pėr kėngėtarin Vedat Ademi koha nuk kthehet mė dhe jo vetėm pėr tė. Ademi ėshtė njė ndėr zėrat mė tė pėlqyer tė jetės sė natės, por kėtė herė ka vendosur qė tė gjitha kėngėt e tij t’i pėrmbledhė nė njė album pėr tė ardhur tek tė gjithė edhe ditėn. Ka zgjedhur njė datė tė veēantė pėr tė finalizuar kėtė “shportė” prej dhjetė kėngėsh, 14 shkurtin qė njihet si dita e tė dashuruarve. Nė kėtė datė do tė publikohet bashkėpunimi i tij mė Rezarta Shkurtėn, i cili ėshtė pėrfolur shumė. Vedati nė kėtė intervistė pėr “Sh2”-in na tregon detaje mė shumė pėr kėtė album dhe pėr bashkėpunimin me Shkurtėn. Ai rrėfen se kėnga titullohet “Iki larg” dhe ėshtė njė kėngė dashurie pėr njė ēift qė duhen, por nuk bashkohen asnjėherė. Nuk ėshtė bashkėpunimi i parė pėr tė, por ėshtė njė ndėr mė tė veēantėt.

    Vedat, si ka qenė kjo periudhė pėr ju… me ēfarė jeni angazhuar mė shumė?

    Shumė i angazhuar nė ēdo ditė, duke shpejtuar pėr tė pėrfunduar ditėn, e kėshtu nis sėrish tjetra dhe shumė punė. Jam falėnderues pėr punėn, sigurisht nuk i trembem njė dite tė ngarkuar.

    Dimė qė keni gati njė album, ju ka marrė shumė kohė?

    E vėshtirė t’i ndash, por angazhimi ka qenė mė tepėr nė live, dhe kjo ka bėrė qė albumi tė shtyhej pėr ca kohė, pasi disa kėngė nuk ishin pėrfunduar. Tani ėshtė angazhimi im kryesor.

    Ky ėshtė albumi juaj i parė?

    Ėshtė albumi im i parė. Ėshtė albumi, pėr tė cilin kam punuar disa vite, dhe tani ėshtė e mundur tė finalizohet dhe tė hidhet nė treg.

    Me cilėt keni bashkėpunuar pėr realizimin e tij?

    Bashkėpunimet janė disa, por mė shumė spikasin dy kompozitorėt, Kledi Bahiti dhe Endrit Shani. Tė dy kompozitorė tė talentuar dhe tė rinj, me tė cilėt unė punoj edhe me muzikėn live.

    Ka njė titull albumi dhe pse ky titull?

    Albumi titullohet “Koha S’kthehet” dhe ky titull vjen si rezultat i kėngės me po tė njėjtin titull. Njė kėngė qė u pėlqye shumė nė publik.

    Sa kėngė pėrmban ky album dhe pse e promovoni pikėrisht nė 14 shkurt?

    Albumi pėrmban 10 kėngė, tė cilat kanė nė temė dashurinė dhe ndjenjat qė shkakton dashuria nė afėrsi dhe largėsi tė dy personave. Nė 14 shkurt kėngėt e dashurisė pėr tė dashuruarit e tanishėm dhe pėr ata tė ardhshėm. Shpesh herė bėhen CD me kėngėtarė tė ndryshme, por tek albumi “Koha S’kthehet”, dashuria tė pushton nė ēdo kėngė.

    I dedikohet dikujt nė veēanti?

    I dedikohet familjarėve qė mė duan, qė mė kanė mbėshtetur dhe tė gjithė miqve dhe fansave qė mė kanė ndjekur hap pas hapi.

    Si po shkon tė kėnduarit live nė lokalet e natės?

    Shumė mirė, goxha i zėnė me punė. Nuk mund tė jem nė tė gjitha vendet, por aty ku jam mundohem tė jap maksimumin.

    Sė fundmi, ju kemi parė edhe tė dielave nė “Top Channel” bashkė me “Fqinje tė lumtura”, ju pėlqen ky rikthim?

    Po ėshtė interesante tė flasim pėr njėritjetrin si fqinjė tė lumtur, dhe pse jo tė kėndojmė muzikė tė bukur qė na afron me njeri-tjetrin. Vlerėsoj Adi Krastėn dhe punėn nė kėtė spektakėl.

    Vedat, njė tjetėr bashkėpunim i pėrfolur ėshtė ai mes jush dhe Rezarta Shkurtės, e kėrkuat ju Rrezartėn, apo Rrezarta ju?

    Po bashkėpunimi ėshtė i vėrtetė dhe nė album gjendet edhe kjo kėngė, e cila do tė lanēohet edhe kjo po nė 14 shkurt bashkė me albumin. Ishte kompozitori Elgit Doda, i cili pėrzgjodhi njė bashkėpunim dhe na vendosi nė kėtė kėngė qė do t’ju pėlqejė tė gjithėve.

    Si titullohet kėnga, ēfarė motivesh ka dhe me kė keni bashkėpunuar pėr realizimin e saj?

    Titullohet “Iki Larg”, dhe ka motiv njė ēift qė duhen, por qė nuk bashkohen. Kėnga ėshtė orkestruar nga Darko Dimitrov dhe jam i kėnaqur me pritjen dhe shėrbimin nė studio.

    Ėshtė hera e parė qė bėni njė duet me njė kėngėtare?

    Duet kam bėrė edhe me Samanta Karavellen me kėngėn “Po mė prite ti”, si dhe me Mariza Ikonomin nė kėngėn e saj, “Unė kėndoj” (la, la, la).

    Si jeni ndjerė nė kėtė bashkėpunim, janė pėrshtatur zėrat tuaj?

    Zėrat janė pėrshtatur goxha mirė dhe i ėshtė dhėnė intonacioni i duhur pėr secilin nga ne pėr tė treguar aftėsitė vokale mė sė miri. Mė pėlqen shumė kjo kėngė.

    Ēfarė tė veēantė ka Rezarta si kėngėtare?

    Mė pėlqen qė Rezarta ėshtė e vendosur pėr tė bėrė diēka tė bukur dhe ėshtė e zonja pėr ta realizuar atė. Nė kėngė dallohen zėrat dhe si kėngėtare Rezarta prezantohet mė sė miri.

    Ky ėshtė i vetmi bashkėpunim nė Album?

    Nė album ėshtė bashkėpunimi me Rezartėn dhe ai me Samanta Karavellen.

    Ēfarė prisni nga ky album Vedat?

    Nga ky album pres qė fansat e mi tė mė dėgjojnė edhe mė shpesh e pse jo tė jetė mbarėsi pėr ndonjė tė dytė.

    Ēfarė ėshtė 14 shkurti pėr ju?

    Pėr mua ėshtė njė ditė e bukur, nga e cila dėshiroj tė gėzoj bashkėshorten time.

    Kjo ėshtė njė ditė e veēantė, apo Vedati e ka ēdo ditė 14 shkurt?

    Tė jemi realistė jo ēdo ditė ėshtė 14 shkurt, ka lloj-lloj ditėsh, ashtu si ka lloj tė ndryshme emocionesh. Ėshtė ditė e veēantė, pasi dashuria ėshtė nė fokus. Pa dashuri nuk ekziston asgjė e mirė.

    Ndiheni mirė me karrierėn tuaj tė deritanishme, i keni bėrė njė bilanc vetes?

    Nuk ka fund karriera, prandaj edhe unė synoj mė tepėr. Bilanc bėj shpesh pėr tė vlerėsuar dhe pėr tė pėrmirėsuar mė shumė veten aq mė tepėr qė nėse kam arritur diēka ta mbaj nė vazhdimėsi.

    E ndjeni qė jeni shumė i pėlqyer dhe a ju vjen mirė pėr kėtė?

    Sigurisht mė pėlqen tė shijoj frytet e suksesit tim, por ama mė shumė tė shpėrblehem pėr tė gjitha mundimet qė kam pasur pėr tė arritur deri kėtu.

    Nga kėngėt e kėtij Albumi, cilėt do tė veēonit, ndoshta qė ėshtė pika juaj e dobėt?

    Ka njė dashuri tė veēantė pėr secilėn kėngė, por ndoshta kėto qė janė mė tė rejat pėr momentin kanė mė shumė vėmendjen time.

    Me ēfarė do tė merreni pas hedhjesh nė treg tė albumit, ēfarė gjėrash tė bukura do tė kemi nga Vedati?

    Pas hedhjes sė albumit nė treg, do tė ketė koncerte live pėr ta promovuar albumin, si dhe njė kėngė single, e cila do tė prezantohet me njė klip. Ėshtė surprizė e bukur pėr fansat njė kėngė e veēantė nė llojin e saj dhe ėshtė bashkėpunim me Florian Mumajesin.

    14 shkurti i ēiftit Ademi!

    Dita e tė dashuruarve pėr tė ėshtė e veēantė, pasi ai nė kėtė ditė do tė gėzojė bashkėshorten e tij. Kjo ditė ėshtė e veēantė pėr mua, thotė Vedati, pasi dashuria ėshtė nė fokus. Vedat Ademi ėshtė i vetėdijshėm dhe e pranon se shqiptarėt e Shqipėrisė i kanė pėlqyer gjithmonė. Ardhja nė Tiranė nė 2003, ishte qėllim nė shenjė pėr tė. Gjatė njė prezantimi mes shoqėrish tė pėrbashkėta, u dėgjua edhe njė emėr, Dorela (tashmė bashkėshortja). Nuk ishin notat e muzikės, po njė vajzė qė, jo vetėm me emrin, por edhe me shikimin, bėri qė mė pas Vedati tė qėndronte dhe tė fillonte punė nė Shqipėri. Dhe duket se ia ka arritur qėllimit, ai, tashmė, jeton nė Tiranė, sė bashku me bashkėshorten e tij. Profesionet e ndryshme bėjnė qė ata ta dėgjojnė me vėmendje njėri-tjetrin dhe tė jenė kureshtar pėr fushat pėrkatėse, ndoshta kjo ėshtė edhe njė ndėr pikat mė tė forta tė kėsaj lidhje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-08-2011 mė 16:09

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Vedat Ademi - Nje tjeter TALENT i muzikes shqiptare



    PIRRO CAKO & VEDAT ADEMI - BUJE, VETEM BUJE

    ( KENGA MAGJIKE 2011 )


    https://sv.wikipedia.org/wiki/K%C3%ABnga_Magjike_2011
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-07-2021 mė 19:45

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Vedat Ademi - Nje tjeter TALENT i muzikes shqiptare



    Emocion / Pas 5 vitesh nė SHBA, Vedat Ademi rikthen nė skenė hitet e tij

    "E Diell" - Korrik 2021

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •