Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Motrat Zenelaj: Shtëpi filmike në Hollivud

    08-08-2011
    Greta dhe Vilma Zenelaj njihen si dy motrat shqiptare që kanë themeluar të parën shtëpi fi lmike në Hollivud. E kanë quajtur “Colored Films”. Deri më tani kanë realizuar dy fi lma artistikë, komedinë “What do i do now?” (“Çfarë të bëj tani?”) dhe “In the woods” (“Në pyll”). Ky i fundit do të shfaqet premierë për publikun shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar Veror të Durrësit që do të mbahet nga data 27 gusht deri më 2 shtator. Motrat Zenelaj do të jenë të pranishme për të folur jo vetëm për fi lmin, por edhe për suksesin e tyre amerikan. Në fakt, nuk kanë shumë që janë larguar drejt Amerikës, atë që e konsideronin si tokën e mundësive e që në fakt, doli e tillë për to.

    Të lindura në kryeqytet (Tiranë), ishte Vilma ajo që u largua e para, më 1996-n, duke mbaruar gjimnaz in dhe studimet atje. Në vitin 2000, largohet edhe Greta e këtu do të nisë ëndrra e tyre drejt botës së artit. Gjithçka nisi si një nxitje nga miqtë për t’u marrë me filma, të cilët ato pohojnë se i realizojnë me buxhet të vogël që më së shumti sigurohet nga familja apo nga investitorë të ndryshëm. “Ne të dyja jemi pak si guximtare dhe ka qenë një ëndërr e jona të jemi në botën e artit. Vendosëm të lëvizim në Los Anxhelos në janar të vitit 2003. I thamë vetes që do ta provonim të futeshim në botën e showbiz-it, pasi motoja jonë është ‘Më mirë të provosh atë që dëshiron, pavarësisht nëse ia arrin apo jo, sepse të paktën nuk të mbetet peng", janë shprehur motrat Zenelaj.

    Projekti i parë i kompanisë “Colored Films”, “Çfarë të bëj tani” fitoi çmimin si komedia më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Nju Jorkut për Filmat e Pavarur në vitin 2009, ndërkohë që filmi i dytë, “In the wood” (“Në pyll”) ka marrë pjesë në disa festivale të rëndësishëm si “Las Vegas Film Festival”, “Detroit International Film Festival”, ndërkohë që Greta Zenelaj u nominua për Aktorja më e Mirë në New York Film & Video Festival. Greta Zenelaj, e cila ka marrë emrin nga aktorja e famshme Greta Garbo, ka lindur në Tiranë. Interesi i saj për artin fillon që në moshë të vogël, duke interpretuar në pjesë teatrore apo festivalet për fëmijë. Greta ka studiuar për gazetari dhe në Amerikë ndoqi shkollën e aktrimit.

    “Më mirë një ëndërr e plotësuar vonë se kurrë. Nuk jam penduar për rrugën që kam zgjedhur”, thotë ajo. Motrat kanë mbështetje të fortë njëra-tjetrën. Sipas tyre duhet shumë punë që të çash në Amerikë, aty ku prodhohen filmat me shifra marramendëse. “Ideja për krijimin e kompanisë “Colored Film” na erdhi sepse, mund të jenë shumë rrugë që mund të ndjekësh për pasionin tënd, dhe ne pamë shumë miq që ishin aktorë dhe merreshin edhe me prodhimin e filmave. Prandaj, ne menduam se duke qenë dy veta, mund ta krijonim lehtësisht kompaninë tonë”, shprehen motrat. Në fakt ato shpresojnë që në të ardhmen, të mund të realizojnë një film me buxhet të madh.

    Aktualisht kanë një projekt të tretë. Bëhet fjalë për një histori shqiptare. Filmi titullohet “Shqipe” dhe tregon historinë e një gruaje shqiptare që largohet drejt Amerikës. Realiteti që gjen është shumë më i ashpër nga ai që priste. Detyrohet të bëhet pjesë e një rrjeti mysliman dhe të bëjë gjëra jashtë vullnetit. Greta Zenelaj do të interpretojë sërish në këtë film, ndërkohë që pjesë e tij do të jenë edhe aktorë të tjerë shqiptarë, të cilët me shumë mundësi motrat Zenelaj do t’i zbulojnë gjatë ditëve të qëndrimit në Durrës. Një pjesë të xhirimeve të filmit do të vendosen në Shkodër e më tej në Miçigan. Festivali i Durrësit do të shërbejë për to si takimi i parë me publikun e gjerë, por edhe me komunitetin e artistëve këtu. GAZETA SHQIP
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Motrat Zenelaj: Shtëpi filmike në Hollivud

    Intervista me Greta dhe Vilma Zenelaj

    Themelueset e kompanisë “Filmat me ngjyra” tregojnë projektin “ Gonxhe” – historia e patreguar për fëmijërinë e Nënë Terezës

    /Gazeta TELEGRAF - Maj 2021.

    Intervistuar nga E.B.

    Themelueset e kompanisë “Filmat me Ngjyra”, Greta dhe Vilma Zenelaj, tregojnë për projektin e shumëpritur për Nënë Terezën – “Gonxhe”


    Çfarë ju frymëzoi për të shkruar për Nënë Terezën?

    Vilma dhe Greta Zenelaj: Duke qenë nga Shqipëria, ne gjithmonë kemi dashur të shkruajmë për të, pasi ajo ishte gjithashtu shqiptare, por nuk menduam të shkruajmë për Nënë Terezën kaq shpejt. Ishte gjithmonë në të ardhmen, ne thonim, “oh po, duhet të bëjmë një film për Nënë Terezën dhe punën e saj në Kalkuta”. Ne nuk e dinim se çfarë saktësisht.

    Vitin e kaluar, 2020, kishim më shumë kohë të lirë. Vilma kishte filluar të shkruante romanin e saj të parë dhe pas dy muajsh ajo donte të bënte një pushim. Ne biseduam dhe menduam se çfarë të punojmë më tej, dhe Nënë Tereza na erdhi në mendje. Ne menduam për punën e saj në Kalkuta dhe pamë disa filma të bërë për të. Ata ishin pothuajse të gjithë të njëjtë, vetëm të filmuar në periudha të ndryshme te jetës së saj.

    Ne donim të sillnim një histori të re të Nënë Terezës dhe gjëja me të cilën mund të lidheshim më shumë, ishte trashëgimia dhe kultura jonë shqiptare. Ne kishim mendim se Nënë Tereza duhet të ketë patur një ndikim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të saj të fëmijërisë për ta frymëzuar atë që të bëhej një shërbëtore dhe një murgeshë. Dhe, pasi kërkuam dhe lexuam për të, ne zbuluam se ajo vinte nga një familje shumë e dashur, fetare dhe bamirëse, që influenconte komunitetin dhe qytetin e tyre.

    Cili është publiku që do ta shikojë këtë film?

    Vilma dhe Greta Zenelaj: Ne besojmë se audienca për këtë film është çdokush që ka një kuriozitet ose interes për Nënë Terezën, i cili është i shumtë. Shumica e njerëzve me besim te Zoti, do ta shohin këtë film historik dhe inkurajues. Ne besojmë se do të frymëzojë shumë individë që ndoshta kanë lënë mënjanë deshirat e tyre dhe janë kënaqur më pak, por nuk është kurrë vonë për të bërë diçka pë të realizuar ëndrrat e tyre dhe të ndihmosh dikë që ka nevojë, në emër të Zotit.

    Çfarë sfidash parashikoni për realizimin e këtij skenari filmi?

    Asgjë nuk është 100% e sigurtë kur bëhet fjalë për prodhimin e filmave. Nga përvojat profesionale dhe e jetës, sfidat janë një pjesë e jetës. Sfidat mund ta shtyjnë dikë të bëhet krijues dhe t’u jap zgjidhje problemeve në një mënyrë tjetër që ndoshta, nuk ka ekzistuar më përpara. Kështu që, jo çdo sfidë është negative. Por një nga kufizimet e dukshme mund të jetë pandemia globale.

    Një sfidë tjetër mund të jetë gjetja e lagjes së duhur për të filmuar këtë pjesë të periudhës që të ngjajë me komunitetin e asaj kohe, në Shkup pas largimit te Otomanëve. Shumë nga shtëpitë dhe ndërtesat 100 -vjeçare janë zëvendësuar me ato të reja moderne. Pra, nuk jemi të sigurtë nëse do të ndërtojmë një set ose do të punojmë me atë që ka mbetur në ato lagje, por supozojmë se do të vendosim kur të arrijmë atje.

    Ku do të xhirohet filmi?

    Për momentin nuk është vendosur akoma, por planet tona për xhirime janë Shkupi dhe Shkodra, Shqipëri. Ne kemi filmuar ‘Eagle’ në Shqipëri dhe me të vërtetë e kemi shijuar atë përvojë, kështu që ne jemi njohur me procesin atje, por ne gjithashtu duam të eksplorojmë se çfarë ofron Shkupi, pasi gjithçka ka ndodhur atje, lindja dhe rritja e Nënë Terezës.

    Si është eksperienca që keni me njëra-tjetrën si motra dhe partnere biznesi?

    Që në vitin 2008 kur themeluam “Filmat me Ngjyra” ne nuk e dinim plotësisht se si do të punonim së bashku. Shumë na këshilluan ‘të mos përziejmë familjen me biznesin’, por ne jemi motra, shoqe të ngushta dhe e njohim njëra-tjetrën mirë, thjesht menduam ‘kemi të njëjtin qëllim në mendje, të bëjmë filma, pjesa tjetër do të zgjidhet, duke bërë dhe duke parë, apo jo?’

    Rezulton se nuk ka asgjë të tillë. Gjatë viteve të punës së bashku ne jemi munduar t’i mbajmë gjërat në perspektivë, t’i kushtojmë vëmendje aftësive tona, cilat janë pikat e forta dhe të dobëta. Në këtë mënyrë askush nuk mbingarkohet ose ngarkohet me më shumë punë sesa duhet. Ne mësuam të delegojmë punën dhe të përqëndrohemi në atë që jemi më të prirur, duke e zotëruar atë. T’i japim hapësirë njëra-tjetrës për të marrë frymë, është thelbësore, dhe të kuptosh që edhe pse jemi motra dhe shoqet të mira dhe sigurisht që na pëlqejnë të njëjtat gjëra, ne jemi dy individë të ndryshëm.

    A keni një ekip produksioni të gatshëm për filmin “Gonxhe”?

    Vilma dhe Greta Zenelaj: Ne e kemi diskutuar skenarin me të tjerët të cilët duan të bashkë punojnë dhe ata kanë shprehur dëshirën për t’u bërë partner me ne. Për momentin, është akoma shumë herët për të punësuar një ekuipazh pasi vendimi për vendin e xhirimit, do të përcaktojë edhe ekipin e prodhimit. Ne preferojmë të punojmë me talente lokale, sepse kane një zell dhe përkushtim të theksuar. Ata janë gjithmonë aq mirënjohës për përvojën dhe shprehin kënaqësi për të qenë pjestarë të filmit. Por ne e dimë që, ekipet e xhirimeve kanë tendencë të bëhen familje gjatë xhirimeve, kështu që ne presim me padurim të krijojmë këtë familje të re filmike. Do të jetë një përvojë e re dhe emocionuese.

    Çfarë e bën një film të shkëlqyeshëm për ju? A ka disa cilësi që e bëjnë një film më të mirë për ju?

    Historia është ndoshta gjëja më e rëndësishme. Nëse keni një histori / skenar të mirë, do të bëni që të tjerët të bashkohen me ju dhe t’ju ndihmojnë për ta kthyer atë në një film. Të kesh aktorë të shkëlqyeshëm që sjellin personazhet në jetë, ndihmon në përmirësimin e historisë. Ata nuk kanë pse të jenë aktorë të njohur apo të famshëm, thjesht të mirë.

    Shumë herë ne shohim aktorë të njohur në filma që nuk e luajnë mirë rolin, kjo tregon se ata nuk janë në karakter dhe nuk janë të interesuar për suksesin e projektit. Duket sikur ata janë atje vetëm për t’u paguar. Mund të jetë gjithashtu faji i regjisorit që neglizhon të drejtojë aktorët e famshëm. Disa regjisorë mendojnë se kanë një aktor famos në filmin e tyre dhe nuk kanë nevojë t’u japin ndonjë drejtim sepse ai / ajo, i di të gjitha. Por regjisori, ka nevojë të drejtojë çdo aktor. Nuk ka rëndësi nëse ata janë një aktor me përvojë, apo një aktor për herë të parë.

    Ndriçimi i skenave, skenografia janë shumë të duhura për skenat, po ashtu një pjesë e rëndësishme e krijimit të filmave. Ju nuk mund të vendosni thjesht një aparat fotografik para një aktori dhe të prisni një mrekulli. Ju duhet të koordinoni fotografitë. Krijuesit e filmit po tregojnë historinë përmes kamerës dhe lenteve të saj. Kjo është një mjet shumë i fuqishëm për të maksimizuar intensitetin e filmit.

    Ne e duam kinemanë, por duam të dimë nga ju, si u ndez dashuria juaj për filmat?

    Jemi rritur në Shqipëri në një kohë kur na lejohej vetëm të shikonim filma shqiptarë, të cilët ishin mjaft të mirë në të vërtetë, pavarësisht nga propaganda politike. Por në atë kohë, Shqipëria nuk prodhonte shumë filma, kështu që mungesa e bëri atë më të dëshirueshme. Na pëlqente të shikonim filma dhe na duhej të prisnim me muaj për shfaqjen e tyre. Gjithashtu, nëna jonë e donte letërsinë dhe ajo gjithmonë na recitonte poezi dhe histori të famshme. Duke e dëgjuar atë, duke na treguar histori, ne krijuam një dashuri për të treguar ngjarje te ndryshme. Të dyja shkruanim poezi që kur kemi qenë të vogla dhe më vonë. Por filmat ishin gjithmonë më argëtuesit për ne. Ne thjesht pëlqejmë një film të bukur.


    https://telegraf.al/kulture/intervis...ine-e-nene-te/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-05-2021 më 09:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •