Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Ministri i jashtëm i Kinës, vizitë zyrtare në Tiranë

    Yang Jiechi takohet me Topin dhe Berishën

    Ministri i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi ka zhvilluar sot një seri takimesh me personalitete në vend, si presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.

    Duke e cilësuar Kinën, si një nga partnerët kryesore tregtare të Shqipërisë, kreu i shtetit theksoi se kompanitë kineze janë të mirëpritura për të investuar në energjitikë, infrastrukturë hekurudhore, ndërtimin e parqeve industriale, në turizëm, dhe sektorë të tjerë.

    Vetë kryeministri Berisha tha se investitorët kinezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme, në mënyrë që ato të kthehen në histori të vërteta suksesi.

    “Duke vënë në dukje pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, kryeministri u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, si dhe inkurajoi investime në infrastrukturën portuale.”- thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

    Në këtë kuadër, ministri Yang Jiechi u shpreh se zyrtarët midis dy vendeve duhet të studiojnë të gjitha projektet e zhvillimit dhe mundësitë për financimin e tyre, si dhe shprehu interes për krijimin e një zone të lirë për investimet kineze.

    Çështja e Kosovës ishte gjithashtu temë e diskutimeve, ku të dy liderët kërkuan që në të ardhmen Kina të shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës si veprimi më i drejtë, në kuadër të stabilitetit dhe paqes në rajon

    Ministri Yang Jiechi u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së. Ai gjithashtu mbështeti dialogun midis dy vendeve.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeministri Berisha pret ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës Yang Jiechi

    Kryeministri Berisha priti sot, në takim, ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës Yang Jiechi.

    Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen ministrit Yang Jiechi dhe e konsideroi këtë vizitë si një kontribut të madh në zhvillimin e marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Kryeministri nënvizoi faktin që kjo vizitë zhvillohet në 40 vjetorin e pranimit të Republikës Popullore të Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në këtë proces. Kryeministri e vlerësoi pranimin e Republikës Popullore të Kinës si një moment të rëndësishëm edhe për mbarë botën dhe se gjatë këtyre 40 viteve, Kina ka dëshmuar se ka qenë faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në nivel botëror.

    Kryeministri Berisha konstatoi me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe faktin se këto marrëdhënie njohin rritje dhe konsolidim nga viti në vit. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen ekonomike që Kina i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit. Kryeministri çmoi se zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Kinës e ka bërë atë jo vetëm një nga aktorët më kryesorë të ekonomisë botërore, por ka ndihmuar që të dalin nga varfëria qindra miliona njerëz në Kinë dhe në mbarë botën. Kryeministri Berisha vlerësoi se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë qenë dhe janë promotorët e zhvillimit epokal në dy vendet tona.

    Kryeministri theksoi se deklarata e përbashkët e miqësisë, e nënshkruar në vitin 2009 gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, është një bazë e shkëlqyer për zhvillimin në stade edhe më të larta te marrëdhënieve dypalëshe. Kryeministri ilustroi potencialet e mëdha që Shqipëria ofron në një sërë fushash me interes për investimet kineze. Ai theksoi se investitorët kinezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme, në mënyrë që ato të kthehen në histori të vërteta suksesi.

    Duke vënë në dukje pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, Kryeministri u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, si dhe inkurajoi investime në infrastrukturën portuale.

    Ministri i Jashtëm Yang Jiechi falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i përcolli përshëndetjet e Kryeministrit kinez Wen Jiabau. Ai e cilësoi si shumë të suksesshme vizitën e Kryeministrit Berisha në vitin 2009, në Republikën Popullore të Kinës dhe vlerësoi lart angazhimin e të dyja palëve për konsolidimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe e falënderoi Kryeministrin për rolin e tij themelor në këtë drejtim. Ministri Yang Jiechi shprehu gjithashtu, falënderimet për rolin e rëndësishëm që Shqipëria luajti në anëtarësimin e Republikës Popullore të Kinës në OKB, si dhe për politikën konstante të qeverisë shqiptare për njohjen e një Kine të vetme.

    Ministri Yang Jiechi ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë janë dëshmuar forca transformuese të shoqërive në të dy vendet.

    Duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor dhe në fusha të tjera me interes reciprok, ministri Yang Jiechi u shpreh se qeveria kineze synon jo vetëm që të forcohet më tej miqësia tradicionale midis dy popujve, por këto marrëdhënie të bazohen në një partneritet me interes reciprok. Ai u shpreh se nisja e një turi vizitash në disa vende, me Shqipërinë, dëshmon rëndësinë që qeveria kineze i jep marrëdhënieve midis dy vendeve. Ministri i Jashtëm vlerësoi progresin e vrullshëm që ka njohur Shqipëria, veçanërisht nën drejtimin e Kryeministrit Berisha. Ai nënvizoi se të dy vendet duhet të zhvillojnë me prioritet marrëdhëniet ekonomike dhe se qeveria kineze do të krijojë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu, se do të inkurajojë kompanitë kineze me reputacion që të shfrytëzojnë potencialet që ofron ekonomia shqiptare. Në këtë kuadër, ministri Yang Jiechi u shpreh se zyrtarët midis dy vendeve duhet të studiojnë të gjitha projektet e zhvillimit dhe mundësitë për financimin e tyre, si dhe shprehu interes për krijimin e një zone të lirë për investimet kineze.

    Në takim u fol edhe për situatën në rajon dhe zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Berisha mbështeti procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Ai u shpreh se marrëdhëniet në rajon duhet të karakterizohen nga shkëmbimi i lirë ekonomik dhe tregtar pa asnjë barrierë, por, nga ana tjetër, Kryeministri nënvizoi se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë në themel embargon shumë vjeçare të Serbisë ndaj Kosovës. Ai mbështeti përpjekjet për zbatimin e Kushtetutës dhe vendosjen e shtetit të së drejtës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe inkurajoi vazhdimin e dialogut mes palëve. Kryeministri i kërkoi ministrit të Jashtëm që në të ardhmen qeveria kineze të marrë në shqyrtim njohjen e pavarësisë së Kosovës si veprimi më i drejtë, në kuadër të stabilitetit dhe paqes në rajon.

    Ministri Yang Jiechi u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së. Ai gjithashtu mbështeti dialogun midis dy vendeve.

    Në përfundim, Kryeministri ripërsëriti ftesën për Kryeministrin Wen Jiabau për të vizituar Shqipërinë.

    Kryeminsitria

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, Jang Jieçi

    4 gusht 2011

    Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi priti sot në mesditë Ministrin e Republikës Popullore të Kinës, Jang Jieçi dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

    Kryetari i Shtetit shqiptar i uroi mirëseardhjen zotit Jieçi duke nënvizuar faktin se kjo vizitë e nivelit të lartë është një tjetër tregues domethënës i marrëdhënieve tradicionale dhe bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes Shqipërisë e Kinës. Presidenti Topi shprehu besimin se këto marrëdhënie shumë të mira reciproke dhe bashkëpunimi ndërshtetëror mes dy vendeve tona do të forcohen edhe më tej në të ardhmen duke vënë në dukje se për këtë ekziston një klimë shumë e mirë dhe vullnet e angazhim konkret mes të dyja palëve.

    Presidenti Topi, në këtë drejtim, vlerësoi faktin se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona ka qenë në nivele të kënaqshme dhe se Republika Popullore e Kinës është një ndër partneret kryesore tregtare të Shqipërisë. Kreu i Shtetit theksoi se kompanitë kineze janë të mirëpritura për të investuar në energjitikë, infrastrukturë hekurudhore, ndërtimin e parqeve industriale, në turizëm, etj.

    Presidenti Topi, duke folur për situatën e re gjeopolitike në rajonin tonë, pas krijimit të shtetit të ri, të pavaruar, demokratik e multietnik të Kosovës, vlerësoi rolin konstruktiv dhe stabilizues të faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit dhe shprehu bindjen se e ardhmja e përbashkët e popujve të tij është integrimi pa përjashtim në strukturat euro-atlantike dhe në familjen e madhe evropiane.

    Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm kinez, Jang Jieçi shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim me Presidentin Topi duke i transmetuar atij përshëndetjet e ngrohta të Presidentit kinez, Hu Xhintao. Zoti Jieçi vlerësoi përparimin dhe arritjet ekonomike të Shqipërisë, duke shprehur njëkohësisht edhe mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez për kontributin historik dhe mbështetjen e dhënë nga vendi ynë në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë pikë Presidenti Topi dhe Ministri Jieçi ndanë të njëjtën mendim përsa u përket marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësisë tradicionale mëse gjashtëdhjetëvjeçare mes dy vendeve dhe popujve tanë, e cila është forcuar akoma edhe më shumë gjatë viteve të fundit.

    Kreu i shtetit shqiptar i përcolli Presidentit kinez Hu Xhintao përshëndetjet më të përzemërta nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, Jian Jieçi së bashku me ftesën për të vizituar në një kohë të përshtatshme vendin tonë.

    Presidenca

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Lesi, incident diplomatik me kinezët

    Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Kinës për pak sa nuk u shndërrua në një incident diplomatik. Ashtu siç ishte rënë dakord me protokollet e të dy vendeve, marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit mes dy vendeve do të nënshkruhej nga zv.ministri i Turizmit Nikollë Lesi dhe homologu i tij kinez. Ministri Aldo Bumçi ka autorizuar Nikollë Lesin në emër të Ministrisë që të firmosë protokollin e bashkëpunimit mes dy shteteve, pasi ai mbulon turizmin dhe porosia e Protokollit të Shtetit ishte se nënshkrimi duhej bërë patjetër në nivel zv.ministri. Por dje, rreth orës 11:00, zv.ministri Lesi njoftohet se nuk do të shkojë për ta nënshkruar marrëveshjen në emër të palës shqiptare për turizmin, por zv.ministri tjetër që mbulon sportet, Bajaziti, pasi pala kineze ka reaguar duke e quajtur si provokim shtetëror pjesëmarrjen e Lesit në nënshkrim në prani të ministrit të Jashtëm kinez. Arsyeja, sipas burimeve diplomatike, është se Nikollë Lesi është kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Tajvan që prej 10 vitesh punon për njohjen e Tajvanit si shtet i pavarur nga Kina. Prezenca e zv.ministrit Lesi është konsideruar si provokacion ndaj Kinës. I pyetur për këtë ngjarje Lesi sqaroi: “Është e vërtetë që unë isha caktuar nga ministri Bumçi që në emër të Ministrisë të nënshkruaja marrëveshjen me palën kineze në prani të dy ministrave të Jashtëm”. “Nuk e di tamam se ç’ka ndodhur, por sot nga dreka më lajmëruan se nuk do të shkoja për ta nënshkruar marrëveshjen, pasi pala kineze e ka marrë si provokim pjesëmarrjen time, ndonëse emrat në Protokollin e Shtetit për marrëveshjen ishin përcaktuar që dy ditë më parë. Nuk dua të nxitohem, por mund të them se spostimi është i pajustifikueshëm, pasi përveç ministrit, unë jam personi numër dy që përgjigjem për turizmin prej dy vitesh. Arsyeja, sipas tyre, më duket se do të jetë pjesëmarrja ime, dikur si kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Tajvan, por mund të shtoj se kjo është një shoqatë miqësie që ndihmon për njohjen me kulturën e Tajvanit dhe të shtetit shqiptar. Në një vend normal demokratik këto janë shoqata të ligjshme e që synojnë në afrimin e kulturës së popujve me njëri-tjetrin. Meqenëse më pyetët, ndonëse nuk dua të flas për këtë temë këtë herë, më lejoni t’ju them se e respektoj me shumë pasion popullin vëlla kinez, bile nëse do të isha në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, do ta uroja ministrin e Jashtëm kinez Yang Jiechi si një prej kryediplomatëve botërorë me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. Por, këtë gjë, me sa duket, dikush në Ambasadën Kineze në Tiranë nuk e donte dhe ua kanë përkthyer keq aktivitetin tim politik, mediatik e bashkëpunues për rajonin e Azisë. Unë e kam parë Kinën nga ana e Tajvanit dhe do të isha kureshtar ta shikoja nga brenda Pekinin për të forcuar bindjet e mia se një Kinë e bashkuar është më mirë se një Kinë e ndarë”, u shpreh zv.ministri i Turizmit, Nikollë Lesi.

    Historia e Shoqatës me Tajvanin

    Një ditë pasi NATO sulmoi Ambasadën Kineze në Beograd në mars 1999, e cila mbështeste Millosheviçin, deputeti i pavarur, Nikollë Lesi, i kërkoi në Parlament ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, që si kundërveprim ndaj qëndrimeve të Kinës pro Beogradit e kundër popullit të Kosovës, Shqipëria të njihte menjëherë pavarësinë e Tajvanit. Kjo gjë solli një aprovim të shumë deputetëve, të cilët krijuan një shoqatë parlamentare me 29 deputetë të të gjithë krahëve politikë, e cila u quajt shoqata parlamentare Shqipëri-Tajvan e ku kryetar u zgjodh deputeti Nikollë Lesi. Më pas, në pranverën e vitit 2001, Lesi ftohet nga Kryeministri i Tajvanit për vizitë zyrtare në Tajpei, kryeqyteti i Tajvanit. Kjo vizitë është pasuar dhe nga dy vizita të tjera me grupe deputetësh të Parlamentit shqiptar.

    Panorama
    ARISTIR LUMEZI

  5. #5
    Ishalla bohet nai gjo, se e ardhmja e Kines eshte. Do ta ket kuptu Sala?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    leximi ..eshte arme..

    kush lexon shume..di shumë..

    sic duket.. as berisha as ministrat e as keshilltaret e tij..e as bumc bumja..nuk lexojne..

    se po te lexonin do ta kujtonin se para ca kohesh ka pas nje pakenaqsi nga diplomacia kineze..ndaj shoqates shqiperi-tajvan.. e pikerisht lesi ishte nje nga krreret e kesaj shoqate qe beri vizit ne taivan..

    pra nje minus i madh i zyrtarve shqiptare..

    pra marrin rrogat kot..

    rrijn e trashin lo.qet e qafat kot zyrave..

    nuk i falet kjo berishes..

    un nje cop forumist dhe e mbaj mend ceshtjen les-tajvan-kine..
    kurse keta muter u denden se marri rroga shteti per kto pune ..e krijojne probleme..

    turp te kene..

    harrojne se duhet ti dine mire gjerat.-jo per kulture por si detyrim i punes qe bejne..

    harrojne se kush eshte kina..

    prej kines i kemi ato hidrocentrale qe ja ndricojne shpin berishes e bumcit e ne te gjithve.. e qe cdo sekond i sjellin shtetit meleona deviz e energji..

    bumc.. jep dorheqje..

    motivacioni.. koktrashesi..
    pik..
    '
    ..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Braçe i lutet kinezit: Më pajtoni me Ramën

    Braçe i lutet kinezit: Më pajtoni me Ramën

    Në statusin e tij në Facebook, nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erion Braçe i kërkon ministrit të Jashtëm kinez, që gjendet për vizitë zyrtare në Shqipëri, që të ndërmjetësojë në pajtimin e tij me kryetarin socialist Edi Rama. “Zoti Yang Jiechi- ministër i Jashtëm i Kinës, mirëmëngjes! Unë që po të shkruaj quhem Erion Braçe, jam deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë. Kam një arsye të madhe që po ju bezdis: Edi Rama, kryetari i PS-së, nuk më flet me gojë. Ai e bën këtë sepse nuk i njeh dhe adopton rregullat e Kinës së madhe! Ju lutem, ndërhyni tek ai që të nisë të më flasë!!!”, shkruan deputeti socialist në faqen e tij në rrjetin social Facebook.
    http://www.albeu.com/kryetitull/brac...e-ramen/42793/

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kryeministri Berisha vlerësoi se Partia Komuniste
    Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë
    qenë dhe janë promotorët e zhvillimit epokal në
    dy vendet tona.

    Po Sale, ashtu eshte. Kina i shtypte studentet me tanke. Ty te sollen ne pushtet studentet ...

    Ka fillu me u plak Sala.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Po Sale, ashtu eshte. Kina i shtypte studentet me tanke. Ty te sollen ne pushtet studentet ...

    Ka fillu me u plak Sala.
    Sala e ka thon nji llaf me ven:

    Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste e Kinës historikisht kanë qenë promotorë të zhvillimit epokal.
    Partia siameze me një llaf.

    Bëri mirë që erdhi ky kinezi se na rikujtoi edhe rekordet epokale të ngjitjes së Murit Kinez që mbahet me krenari nga sadrazemi ynë.

    Sala ka venos që herën tjetër të shkojë në Kinë me not.
    -

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Hahahaha e paske kuptuar se pse e ka thënë Braçe atë frazë!!
    Mir ALBEU apo ALIBEU se mbase ashtu ja do "puna" po ti e paske marë për të vërtet të pastër ankesën tek Qinezi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •