Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Edi Rama le Bashkine e Tiranës me arkën bosh, rrezikohen pagat

    Bashkia e Tiranës me arkën bosh, rrezikohen pagat

    Enjte, Gusht 4th, 2011

    TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po përballet me një sfidë të vërtetë pasi paraardhësi i tij, Edi Rama, ia ka lënë bosh arkën e Bashkisë. Buxheti i Bashkisë së Tiranës ka aktualisht vetëm 140 milionë lekë në gjendje, të cilat nuk mjaftojnë as për të paguar pagat e punonjësve për muajin gusht. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, tregoi dje për gazetën “Panorama” gjendjen e buxhetit të Bashkisë. Sipas saj, tashmë është bërë pagesa e pagave për punonjësit për muajin korrik, ndërsa shton se me këtë gjendje, kur kanë ngelur vetëm 140 milionë lekë, vështirë të paguhen edhe pagat e punonjësve. Sipas Tabakut, gjatë 6 muajve të parë të vitit Bashkia e drejtuar nga ish-kryetari Edi Rama, ka shpenzuar pa masë duke lënë institucionin në gjendje të mjerë. “Në gjendje janë vetëm 140 milionë lekë, ndërkohë që është shpenzuar e transferuar në mënyrë të pakushtëzuar granti i ardhur nga qeveria prej 870 milionë lekësh. Kjo gjendje e tillë ka ardhur edhe nga mos mbledhja e taksave, e cila në 6 muajt e parë nuk e kalon mesataren prej 32 për qind të planit”, tha Tabaku. Bëhet e ditur së ish-kryetari i Bashkisë ka shpenzuar edhe buxhetin e mbartur nga vitit 2009 dhe 2010 gjatë këtij viti, para se ai të linte Bashkinë. Taksat për muajt prill dhe maj janë mbledhur rreth 180 për qind, por gjatë periudhës së tranzicionit mesatarja e tyre ka qenë vetëm 10 për qind. Disa taksa të Bashkisë madje nuk janë mbledhur pothuajse fare, duke futur në arkën e Bashkisë më pak se një për qind në disa zëra të veçantë. Tabaku tha më tej se problematike mbeten edhe shërbimet. Kështu, është arritur me vështirësi të bëhen pagesat ndaj kompanive, të cilat bëjnë pastrimin e qytetit. Pagesa e fundit daton për muajin qershor, ndërsa nuk fonde për muajin korrik apo për gushtin. “Arritëm të bëjmë pagesën për pagat e punonjësve për muajin korrik, ndërsa fondet që mbeten nuk mjaftojnë për muajin në vijim. Fondet mungojnë edhe për shpenzimet operative”, thotë nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku. Kjo situatë e vështirë duket se nuk ka gjetur një përgjigje zyrtare nga administrata e vjetër e drejtuar nga ish-kryetari Edi Rama. Në gjashtë muajt e parë të vitit është shpenzuar edhe granti i qeverisë, me idenë se arka mund të mbushet nga mbledhja e taksave, e cila nuk ka ndodhur duke lënë buxhetin me një fond minimal. Tashmë, administrata e re e drejtuar nga Lulzim Basha do të duhet të merret me buxhetin dhe mbushjen e arkës së Bashkisë për të realizuar qoftë edhe shërbimet minimale të këtij institucioni të rëndësishëm.

    TË DHËNA NGA BUXHETI I BASHKISË SË TIRANËS

    Gjendja aktuale, vetëm 140 milionë lekë.

    I gjithë granti i qeverisë prej 870 milionë lekësh është shpenzuar në 6 muajt e
    parë.


    Janë harxhuar për janar-qershor 2001 për paga dhe shpenzime të Bashkisë edhe buxheti i mbartur në vitet 2009-2010.

    Është bërë pagesa e pagave për korrikun, mungesë fondi për pagat e gushtit
    Tatimet e Bashkisë kanë mbledhur vetëm 10 për qind të planit gjatë tranzicionit, me një mesatare prej 32 për qind për 6 muajt e parë.

    Bashkia e Tiranës ka bërë pagesën për pastrimin deri në muajin qershor,
    vështirësi edhe për shpenzimet operative.

    Panorama

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    fjal fjale na cane ******
    a kane pushtetin lulja me shoke pse se cojne ne gjyq edin meqe kane faktet
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Hahahahaha legenat filluan të bëjnë pordhë.
    Bën premtime në fushatë me trena e me tramvaja e me lesh me qime, dhe tani preteksti u gjet: "Edi Rama ka lënë arkën bosh" hahahahaha.
    Kjo dihej që në fillim, nuk e mar vesh se si shpresojnë disa tek hiçi sepse të shpresosh se do bëj Lulashi ndonjë gjë është si të shpresosh tek hiçi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Sigurisht që çdo njeri ka të drejtë të besojë ose jo por e njëjta gjë ndodhi edhe këtu në bashkinë e qytetit tim.Çdo mjet financiar në zero.Edhe 7 milion lekë të vjetra që ishin miratuar për kulturën,zero ishte bërë.Harxhuar edhe fondi i ndihmës ekonomike dhe u detyrua kryetari i ri me gjithë këshillin,ta përgjysmonin duke marrë një kosto!Jua them shumë sinqerisht.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ketu me duket se duhet hapur nje BURG i ri vetem per ish bashkiaket e Tiranes.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    44
    "Edi Rama le Bashkine e Tiranës me arkën bosh, rrezikohen pagat"
    Hmm sigurisht qe e la bosh. Erdhi tjetri dhe ja hodhi fajin atij qe iku. Kshu e kane keta, me tja fut njeri tjetrit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ed rama i mbushi mire valixhet me meleona euro nga arka e shtetit e ja mbathi neper dubajo sardenja e spanje keto dite..
    edhe ngroh bo-let dhe kyc meleonat neper konto bankare..
    o po i lumte..
    shefi i masakres se 21 janarit.. thiefte qafen.. megjith dy bushtrat .. aneten pantere.. e lindushen.. krokodilen e fondeve te qjq-ve..

    .

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    hahahahah qesharake sikur shqiperia ka Gjyqe qeveri nese kan prova akuzat mund ti ngresh
    edhe i lini fjalet po filloni punen tu be travaja etc premtimet duhen mbajt
    Partizoni

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    44
    O mall qe na u qerua Rama

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ku kane shkuar 810 milione leke?Ne bashki jane letrat per shpenzimet e bera.
    Duhet hetohet se duhet te kete vjedhje.Perse nje pjese taksash nuk jane mbledhur?
    A ka afat per ato qe paguajne taksat?
    Duhet shkojne punonjes bashkie te bizneset per te marre leket e taksave apo duhet te shkojne bizneset te paguajne ne bashki?Nqs disa biznese jane jashte afatit te pagimit te taksave atehere duhet te kete ndonje ligj per gjobitje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #11
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Bashkia e Tiranës, heq nga puna 51 inspektorë
    Nga Gazeta Standard



    Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës ka vendosur ditën e sotme të liroj nga detyra 51 inspektorë. Sipas Bashkisë së Tiranës këta persona janë liruar nga detyra nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë. Po kështu, këta persona kanë kryer veprime në dëm të qytetarëve të kryeqytetit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Bashkia e Tiranës, heq nga puna 51 inspektorë
    Nga Gazeta Standard



    Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës ka vendosur ditën e sotme të liroj nga detyra 51 inspektorë. Sipas Bashkisë së Tiranës këta persona janë liruar nga detyra nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë. Po kështu, këta persona kanë kryer veprime në dëm të qytetarëve të kryeqytetit.
    do te doja ti shihja pas hekurave keta maskarenj ......

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    me mire arken e bashkis se sa te shqiperis, ashtu sic po ben banda e salis
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    me mire arken e bashkis se sa te shqiperis, ashtu sic po ben banda e salis
    Te eshte bllokuar butoni "Shift" i tastieres ty?

    Meso te shkruash shqip njehere, pastaj na trego se cfare eshte me mire.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •