Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 68
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Atentat terrorist ndaj Prof. Ylli Pango

    Pse e sulmuan Ylli Pangon!

    Nje dite pasi Ambasadori Amerikan Xhefri vizitoi Fakultetin e Sociologjise, duke u deklaruar ashper kunder krimit dhe ne favor te respektimit te te drejtave te njeriut, Dekani i Fakultetit, Keshilltar i jashtem politik i Presidentit Moisiu, njeherazi komentator i shtypit te perditshem dhe mediave elektronike, Ylli Pango, u plagos ne shtepine e tij.

    Nje granate e mbetur pa autor, por e hedhur me synimin e qarte per ta eleminuar fizikisht ose minimalisht per ta trembur duke i shkaktuar jo pak plage, ka qene agresioni i rradhes ndaj nje njeriu publik. Me gjuhe te renduar dhe ne gjendje jo te mire shendetesore, vete Pango i ka mohuar gjithe pistat e tjera, duke e konsideruar aktin e ndodhur, tentative per t'i mbyllur gojen dhe atentat ndaj shtypit te lire.

    Padyshim, akti ndaj Pangos eshte jo vetem me i rendi, por edhe me ekstremi qe ka ndodhur ne nje seri shkeljesh te lirise se shtypit dhe tentativave per manipulimin e se vertetes. Edhe pse lidhja direkte duhet perjashtuar, ai nuk eshte gje tjeter vecse reflektim i situates se krijuar mes mediave e politikes dhe pasoje e tensionit te ngritur mes tyre.

    Eshte pak te thuhet se ne betejen kunder krimit te organizuar, kontrabandes, denoncimit te krimit ordiner dhe bandave, shtypi ka marre nje rol paresor. Ka qene aktivizimi i mediave ne kete drejtim qe ka arritur jo vetem sensibilizimin e opinionit publik, por edhe venien perpara pergjegjesise dhe levizjen ne drejtimin e duhur te institucioneve dhe politikes. Ky qendrim dhe kjo lufte ka pasur dhe do te kete nje kosto, por padyshim, prezenca e shtetit ne favor dhe ne mbeshtetje te shtypit, garantimi i lirise dhe pacenueshmeria e tij, jane nje aleance e forte ne luften kunder krimit.

    Fatkeqesisht situata nuk ka qene aq pozitive dhe cdo rendim i saj, eshte nje motiv me shume per sulmet e elementeve kriminale ndaj shtypit. Kur mediat neperkemben nga qeveria, kur Kryeministri shndrrohet ne nje admiral te betejave kunder gazetave dhe televizioneve, kur mekanizmat ekonomike te shtetit vihen ne levizje per te falimentuar shtypin e pabindur, kur fjala ndryshe dhe kritika konsiderohet nje herezi, kur analistet kercenohen me gjyq dhe denime, kur vete shteti behet pale ne luften e pabarabarte me mediat, nuk eshte aspak cudi qe krimi te intensifikoje dhe radikalizoje goditjet e tij. Qe te godase me ashper, duke e konsideruar veten, ne kete rast, ne mos nje aleat, nje ndihmes te atyre segmenteve shteterore qe duan te cenojne fjalen e lire. Ylli Pango eshte ndeshkuar dje per te vetmin mekat, se ka dashur te thote gjithnje te verteten, ashtu sic e ka pare ai.

    Korrieri

    Atentat me granate Profesor Ylli Pangos

    Dekani i Fakultetit te Sociologjise, ne Universitetin e Tiranes, Profesor Ylli Pango, teksa dilte nga shtepia per shkuar ne pune, eshte plagosur nga shperthimi i nje "bombe surprize" e vendosur brenda oborrit. Nje fije fillispanje e lidhur me kujdes me qepenin e garazhit, nga persona te paidentifikuar ka kryer aktivizimin e nje granate ofensive. Si u gjet dhe u dergua per ne Spitalin Ushtarak dhe trajtimi mjeksor i tij ne pavionin VIP te repartit Gastroenterologjik

    Reflekset dhe hedhja e menjehershme kane shpetuar Profesor Ylli Pangon, nga shperthimi i nje "bombe suprize" te vendosur ne oborrin e shtepise se tij. Disa persona ende te paidentifikuar nga policia, kane mundur te kalojne porten kryesore dhe pa u pare nga askush kane hyre deri ne garazhin e katit te pare te baneses 3-kateshe ku banon profesori. Ne tubin e shkarkimit te ujerave autoret kane vendosur nje granate ofensive. Siguresa e granates e lidhur ne nje fije najloni gati per t'u aktivizuar ka shperthyer ne momentin kur Pango po hapte qepenin e garazhit pas se ciles ishte lidhur fija. Ne momentin e shperthimit, me nje refleks qe do i shpetonte me pas jeten, Pango, eshte hedhur menjehere ne krahun tjeter. Ciflat e granates e kane goditur Pangon ne ne pjesen e barkut dhe kembeve, por pa shkaktuar vdekjen e tij. Ylli Pango, dekani i Fakultetit te Sociologjise ne Universitetin e Tiranes, eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ende nen mbikqyrjen e rrepte te mjekeve, jashte rrezikut per jeten, ndersa jane caktuar dy police roje tek dera.

    Si ndodhi ngjarja

    Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 08.00 te mengjesit te djeshem. Profesori si cdo dite tjeter ne ate ore, ishte duke dale nga shtepia per shkuar ne fakultet. Ai kishte zbritur shkallet e viles 3-kateshe, prane Oxhakut te Qytetit Studenti, 200 metra larg postes se policise. Teksa hapte qepenin per te nxjerre automjetin tip "Benz", Pango ka dalluar nje granate, sipas policise, ofensive, te shperthente. Ne menyre instiktive ai eshte hedhur nga krahu tjeter, por pa i shpetuar dot forces shperthyese te granates ne ato momente. Copeza celiku e kane goditur ate ne bark dhe kofshe duke shkaktuar plagosjen e tij. Zhurma e madhe e granates, ka terhequr vemendjen e pjestrave te familjes dhe te fqinjeve aty prane. Teksa e ka gjetur Pangon te pergjakur ne pluhurin e ngritur prej granates, e motra, e cila banon ne te njejten shtepi me te, nuk ka pritur shume, por e ndihmuar nga nje fqinj i tyre e ka nisur urgjent me nje makine te rastit per nbdihme mjekesore ne Spitalin Ushtarak. Nderkohe qe policia ka mberritur menjehere ka bllokuar vendin e ngjarjes.

    Cfare thane mjeket

    Ngjarja e rende ka mobilizuar kiurget me te mire te Spitalit Ushtarak. Me udhezimin e Ministrit te Mbrojtjes, Pandeli Majko, eshte ngritur nje ekip mjekesh per te kryer ekzaminimet dhe kurimin e Ylli Pangos. Per rreth 5 ore profesor Pango, eshte mbajtur ne terapi intensive ne Repartin e Reanimacionit ne Spitalin Ushtarak. Pasi i jane kryer te gjitha ekzaminimet dhe kirurget i kane hequr cifelat siperfaqesore, Ylli Pango eshte derguar ne pavionin VIP te repartit Gastroenterologjik. Sipas mjekut kirurg Afran Mici, Pango ka dy plage te renda ne bark dhe nje thyerje ne kembe. Nderkohe, qe per kete te fundit kirurgu Mici tha se nuk nevojitet nderhyrje kirugjikale, per dy plaget e tjera megjithese ekzaminimet nuk kane perfunduar ende mendohet se cifelat nuk kane hyre aq thelle ne muskul sa te demtojne organet jetesore. Dje profesor Ylli Pango i eshte nenshtruar nje nderhyrje te suksesshme kirugjikale, per heqjen e copave te celikut te marra ne shperthim. Nderkohe, dy roje te policise se rendit jane vendosur te kryejne sherbim 24-oresh tek dera e dhomes numer 1 te pavionit VIP, ku ndodhet Pango.

    Prononcimi i Prof. Ylli Pango

    Pango: Ngjarja, finalizimi i shantazheve dhe kercenimeve te vazhdueshme


    "Jeta ne vend eshte bere kaq e rrezikshme dhe e pacmuar. Nuk eshte hera e pare qe mua me behen shantazhe te tilla kur shpreh mendimin e lire". Keshtu eshte shprehur dekani i Fakultetit te Shkencave Sociale Ylli Pango nga Spitali Ushtarak, ku kuronte plagosjet e marra nga shperthimi i nje "bombe surprize", ne garazhin e shtepise se tij. Pango ka permendur se shpesh ka qene objekt kercenimesh me telefonata, sa here shprehte mendimin e tij te lire. Madje per keto shantazhe dhe kercenime, nje muaj me pare ai kishte sinjalizuar edhe policine por me kot. "Shantazhi ndaj meje"- vijoi Pango "koincidon me prononcimet e djeshme te ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi Xhejms Xhefri, i cili tha se ne vend nuk respektohen te drejtat e njeriut. Une kam pasur shantazhe dhe kercenime sa here qe jam shprehur lirshem. Miqte e mi me kane keshilluar, "ki kujdes", sepse mund te ndodhi cdo gje. Nuk gjej arsye tjeter. Kam pasur gjithmone kur kam folur dhe kam shkruar hapur dhe lire, kam pasur gjithmone telefonata anonime, kam pasur kercenime, ndonese keto gjera dihen dhe nga policia. Dhe eshte nje koicidence, ajo qe foli ambasadori amerikan, tregon tamam gjendjen ku jemi dhe ndoshta rasti im qe ilustrimi". Keto jane fjalet me te cilat profesor Pango ka pershkruar ngjarjen e rende dhe ka bere apel per dhenien fund te akteve te tilla kriminale te cilat kane per qellim eleminimin fizik te politikaneve, njerezve te drejtesise, dhe se fundi sic do te theksonte dhe vete profesoreve. Ai ka falenderuar mjeket dhe njerezit te cilet e kane ndihmuar per t'a cuar ne spital.


    Presidenca: Gjatė gjithė paradites sė sotme, presidenti Moisiu ka ndjekur raportimet e ekipit mjekėsor tė Spitalit Ushtarak mbi gjėndjen shėndetėsore tė profesor Ylli Pangos, Dekan i Fakultetit Socilogjik dhe kėshilltar i jashtėm i presidentit tė Republikės. Ai dėnon ashpėr kėtė akt, duke e cilėsuar atė jo vetėm njė sulm ndaj jetės sė tij, por edhe njė goditje tė krimit kundėr inteligjencės dhe u kėrkon autoriteteve shtetėrore tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr zbardhjen e ngjarjes. Pavarėsisht nga motivet e kėtij akti kriminal, tė cilat mbeten tė sqarohen nga policia, Shėrbimi Informativ i Shtetit dhe Prokuroria, Presidenti Moisiu i shpreh solidaritet zotit Pango dhe familjes sė tij dhe shpreh bindjen se, ai mbetet njė intelektual i shquar dhe luftėtar i fjalės sė lirė. Ai i uron zotit Pango shėrim tė plote dhe kthim sa mė tė shpejtė nė gjirin e fakultetit sociologjik, pėr tė cilin vendi ynė ka aq shumė nevojė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Nje akt i shemtuar qe tregon qarte se sa poshte ka rreshqitur Shqiperia ne duart e krimit te organizuar. Kjo eshte linja shtypese e ndjekur nga kryeministri Nano ndaj shtypit te lire dhe te gjithe atyre intelektualeve te nderuar qe marrin guximin te thone fjalen e tyre te lire per fatet e vendit.

    Eshte sinjali me i forte deri me sot qe Shqiperia po kthehet ne nje vend diktatorial, ku lirine e fjales e kane vetem ata qe i vijne per shtat qeveritareve te implikuar ne krim. Kjo ngjarje perben ne vetvete nje apel per te gjithe shqiptaret qe dine te cmojne lirine e fjales dhe demokracine shqiptare. Krimi po goditet pa meshire zemren e inteligjences shqiptare.

    Nese qeveria shqiptare dhe gjithe mekanizmat e saj, nuk kapin autoret e krimit sa me pare dhe ti sjellin ata para drejtesise, vetem sa do te provohet boterisht implikimi i njerezve me pushtet ne kete akt te turpshem e indinjues.

    I uroj sherrim te shpejte profesorit pasi Shqiperia ka nevoje per mendimin e zerin e tij me shume se kurre ashtu sic ka nevoje per zerin e cdo intelektuali te ndershem, brenda ose jashte Shqiperise. Do te ishte tragjike lejimi i nje tufe injorantesh te vrasin inteligjencen e vendit, ashtu sic bene parardhesit e tyre per 50 vjet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ajo qe me beri mua pershtypje nga ky atentat eshte fakti se asnje nga mediat apo institucionet perkatese nuk theksoi se kurthi nuk mund te jete kurrsesi veper e nje dilentanti.

    Pamavaresisht se llogjika e kurthit funksionon shume thjeshte origjinaliteti i tij (eshte hera e pare qe ne vend perdoret nje metode e tille) flet per doren e dikujt i cili ka familiaritet me shperthimet ...flet per dike i cili ka gjetur nje menyre per te goditur pikerisht viktimen dhe askend tjeter...... me kete nuk po i ve gishtin askujt thjesht po them se personi qe e ka kryer per mua eshte dikush qe ka ose ka pasur lidhje me ushtrine apo rendin....mund te jete edhe i paguar.

    Ne rast se pista e hetimeve shtyn drejt nje hakmarrjeje personale atehere kapja e autorit apo e organizatorit nuk do te jete kaq e veshtire sepse rrethi i personave te dyshuar do te ngushtohet ndoshta ne gishtat e njeres dore..... por nese pista e hetimit nuk arrin dot ta lidhi ngjarjen me nje hakmarrje personale atehere per mua nuk ka asnje dyshim qe ky eshte nje atentat i oragnizuar nga pjese te shtetit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edhe mundet te jete pun politike kjo por nuk i dihet ..mund te jete dhe problem tjeter. Ylli Pango nuk eshte as mish as peshk e s'besoj se prek dike ne Politik.

    Ai..thot gazeta i zbriti shkalleve te viles se tije 3 kateshe dhe hapi deren e garazhit...etj etj.


    Normalisht nji profesor i ndershem "zbret shkallet e qelbura te nje pallati 4-5 katesh te kohes kontrimutit vullnetar dhe pasi pershendet ca komshij, pleq te plevitosur, shkel ca copa m-uti aty ku lengezon nat e dit nje pomp qe con ujin kateve lart del ne oborr te pallatit ku lecka, balt e bajga kundermojne dhe i hypen bicikletes kineze te ndryshkur 28-tshe dhe niset per ne pune.


    Kush zbret shkalla vilash eshte o spiun o hajdut.Pik.

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Brar mjeshtri....pershkrimi meriton noten 10...as une as albo nuk i vume vulen qe ishte atentat politik por nese nuk provohet pista private( dhe kjo nuk eshte kaq e veshtire) nuk ngelet gje tjeter vecse te jete per motive politike.

    Vilen e ka bashke me motren e cila ka nje farmaci te veten.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sa lokale ka pasur Tirana qe sherbenin si Farmaci ne Kohen e Enverit?

    1 te kino partizani, 1 ke kryqezimi afer spitalit, 1 ke rruga durrsit,1 ke mihal duri perball kishes, 1 afer sahatit,ja dhe nja 3-4 tjera..po sa farmacista ka pasur Tirana?

    A u paisen cdo farmacist me lokal?
    Me cfare cmimesh shiten ilacet ne keto vite pluraliste?
    Si ka mundsi nji profesor ben vil 3 katshe?
    Me rroge?
    Po nji farmaciste si ben vil 3 katshe?
    Duke shitur ilace te skaduara?
    Ku e gjeti truallin?

    Te gjithe Shqiptaret duan ta kene nji lokal te tyren..
    Cdo familje duhet te kete nji cop truall te vetin.
    Pse ca kalben akoma te katet e 4 te pallateve te kalbura te enver Hoxhes e ca kane grataciela si puna Blend gonxhes e Marsel Skendos?
    C'fare m-ut profesor Sociologjije eshte PANGO?
    Nuk pash nji artikull te Pangos kushtuar vetvrasjeve me fotoksine(vetem gra me femije jane 120 raste muajt e funditt) qe vine si rezultat i braktisjes se njerzve nga Shteti dhe i lenies tyre pa Truall, pa kioska, pa rroga, pa shpi, pa vila 3 katshe,m pa buke, pa siguri, pa ilace, pa perspektive.
    Ku eshte sociologjizmi i Pangos, ku eshte interesimi tij qe Shteti te jete SOCIAL e te shkojne nji pjese e milionave per fukarenjte e jo per hallatet e Fino-Ruc-Ramave??
    Cfar kontrim-uti ka dhene Pango ne te kritikuarit e Maskarallekut "PS-ist"?
    Ne furcet qe i ben Nanos?

    E cka lidhje deklarata Xhefrit me bomben?
    Xhefri eshte vazhdues i Linos,asaj qe organizoi revolucionin bolshevik te 97-tes.
    Xhefri e Prodi e Paku bejne namin qe ta ruajne regjimin e qelbur PS-ist.


    Moisiu e paska keshilltar Pangon..
    Moisiu shkon ja nxjerr nga burgu femijet mafiozit Braho.
    Sekretari Moisiut, konomi, bredh me Volvo me benzin te Shtetit me agjenten e Klosit, Mata Rudina-Harri-xhungen..

    Berisha pse ben derr derr per Edin kur akoma nuk ka sqaruar opinionin se pse Lush Perpali arriti te Kishte restaurant ne Lulishten kryesore te Tiranes?
    Per ke beri demokraci Berisha?
    Per gjinushin..per finon, per agjelin..


    Po Ilir Meta me se e beri Vilen 3 katshe?

    Pse ne kohen e Berishes u prish lulishtja mes pallateve pran stadiumit Dinamo e u ngrit Pallat per Fatmir Mediun e sorrolloopet etj?
    Pse nuk thot Berisha sot..po dhe Sali Kelmendin kontrolloheni..ate miun qe fshihet tek partia e spiunit Pollo-Tritani?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    --------

    Rama: Na marrshin te keqen

    Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, i ka derguar nje tufe lulesh Dekanit te Fakultetit te Shkencave Sociale. Me nje ide shume praktike dhe aspontane, Kryebashkiaku Rama kishte shkruar ne nje shirit qe rrethonte tufen e luleve: "Na marrshin te keqen o cuno". Rama nuk shkoi personalishte ne Spitalin Ushtarak per te vizituar Pangon, por dergoi kete simbol, me ane te nje gruaje. Rama ka dashur te shprehe, ashtu si shume vizitore, miq dhe te njohur te Dekanit, sherim te shpejte.

    ----------


    Ja pra ed Rama e konsideron te vetin Pangon..
    Jane te persekutuar Pango e Rama nga "dikush"..

    Rama dyshoj eshte kopil i Enverit.
    Cdo dite gazetat postojne Foton e tije?
    Mos valle duan te na terheqin vemendjen qe:
    shikoni mire..hapni syte...i gjate..arrogant..kopil..dallkauk..dhe vreni mire foton..Kujt i ngjan..shikoni me kujdes..format e fytyres..
    A nuk ngjan me Ilir-Sokol-Enver Hoxhen..sikur duan te thone me insistim..gazetat tona..

    Ka mundesi..

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Brari mos kerce nga tema ne teme.
    Une nuk kam ndonje respekt te vecante per Pangon por sic ta thashe e motra ka farmaci dhe firme farmaceutike...nuk e di nese kaq mjafton per te ngritur nje vile por di qe shume te tjere me aktivitet te ngjashem kane me shume se nje shtepi.

    Persa i perket pistave te hetimit .....NESE nuk del gje private apo personale nuk ngel te jete tjeter vecse politike sepse nuk besoj te kete shkuar njeri ti vendosi bombe per hobi.

    Berisha asnjehere nuk ka kundershtuar shtrirjen e hetimit edhe per Sali Kelmendin apo Brojken perkundrazi para dy ditesh iu pergjigj pozitivisht kerkeses se socialisteve per te zgjeruar hetimin per te lartpermendurit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Atentatet "politikė" dhe sociologjia e krimit!

    Tė nderuar bashkėforumas!
    A e keni vėnė re qė mbasi u kokolepsėn tė majtėt e forumit nė tema tepėr delikate qė kanė tė bėjnė me hallet e kombit dhe kryesisht tė Shqipėrisė, avash - avash po vini nė hullinė e gjykimeve dhe vlersimeve tė sinqerta tė mijat (nuk ėshtė mungesė modestije nga ana ime por dhimbje).
    Ėshtė krijuar njė klimė e rezikshme midis nesh albanezėve! Kjo konsiston nė frikėn qė ortodoksėt jugorė kanė, sepse mendojnė GABIM qė ne veriorėt nuk i duam dhe nuk i konsiderojmė fisnikė si vehten. Pėr kėtė do bėnit mirė tė pyesnit vetvehten kush ėshtė jugor dhe i dhėmb fati i kombit.
    Brari!
    Ke harruar Farmacinė e Bllokut tė Udhėheqjes!
    pėrsa i pėrket "bombave surprizė" qė lidhen me filispagna dhe u adresohen Pangove (ishzvministėr nė kohen e Berishės dhe me tė kam patur njė dialog nė ALBASOUL), mos u emociononi fort! Bomba ka rėnė majtas! Pango ka shpėtuar djathtas! Padyshim nga reflekset. urime! Sepse si krim ėshtė i shėmtuar. Prof. Ylli Pango ka vlerat e veta dhe humbja "surprizė" e tij pėr mua do ishte tragjike, dhe Pango bėn mirė tė mos kruhet kur rezikohet nga "surpriza" tė tilla. Krimi nuk ka ngjyrė! Ai ėshtė mė i kuq se gjaku qė derdhet! Pa shikoni BR-tė (Brigada Rosse-t) nė Itali! Kanė filluar tė vrasin dhe tė eliminojnė "tė vetėt" - si Prof Marco Baggi...Pra me kujdes analizat! Ndonse janė tė qarta, shumė prej jush gabojnė nė relacionet!
    Zotri Alfred Moissiu ėshtė president dhe i di vetė punėt e veta! Por kush ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju??? Plagosja e prof Pangos, apo delegimi i Afrim Krasniqit nė emėr tė Presidentit tė Nderuar pėr tė folur nė 5 vjetorin e rėnijes heroike tė Hamz dhe Adem Jasharit??!!!!!!!!
    A nuk mund tė shkonte ministri i mbrojtjes Majko, apo shefi i shtabit tė Ushtrisė Shjqiptare? Po ato dhjetra oficerė nga Shqipėria qė kanė qenė efektiv tė UCK-sė dhe bile kanė luftuar trimėrisht atje (njoh njė Hero - Adem Shehu nga Tepelena qė ka qenė edhe komandant, oficerė tė tjerė nga Shqipėria qė luftuan pėrkrah vėllezėrve tė Kosovės etj.etj.). Ja pra ku ėshtė katandisur Shqipėria! Shkon "Oleg Koshevoj" - ishkryetari i Forumit Demokratik Afrim Krasniqi - besoj se ky do jetė Kėshilltar i Brendėshėm i presidentit tė nderuar!...
    Pra a e kuptoni se si ėshtė bėrė lesh arapi vendi i shqiponjave?!
    Tak tak! Po afrohen zgjedhjet! Sensacionet, marramendjet, qorrollepsjet, granatat, atentatet janė arsenali i PS-sė! Hapni sytė albanezė pra!
    Nėse me shumė tė drejtė Albo Fisniku, Brari, Orku, dhe tė tjerė qė do pronocohen e kanė tė qartė se pse ngjasin kėto, unė mendoj dhe gjykoj thjeshtė:
    Tirana ka humbur ēdo sens njerzor dhe politik! Meta pėrgėzon Steiner qė i paska rėnė ndėr mend tė urdhėrojė Prishtinėn tė futet nė bisedime me Beogradin(!!!!!!!!!!!) Mejdani e mbėshtet nismėn e Stenierit(?????) .......Mua mė ngelet tė them: - Agim Doēi pse nuk tė thahet dora! Pse nuk tė ha mortja! Po ti pse ke shkruar gjithė ato poezi e kėngė pėr heronjt dhe dėshmorėt e Kosovės!? Po kujt i kėrcet pėr gjakun e tyre!.Tani na u hapØne portat e beogradit! Tani do shkojmė tė bisedojmė me vrasėsit tanė shekullorė!!!... Urraaaaaaah! Tani ėshtė Koha e vilaxhinjėve dhe e belaxhinjėve! Vilaxhinjtė plagosen duke dalė nga garazhi, dėshmorėt le tė rrinė atje ku janė nė varre, pushteti ėshtė nė duar tė sigurta, nėnat e dėshmorėve jhanė bukė tė mykur!!!!!!!!!
    Sa turp! Sa keq!
    Pra nga ana sociologjike nuk ka lexuar ndonji shkrim sociologjik nga ishKryetari i Kėshillit Drejtues tė televizionit shqiptar 1997 - 1998 prof Pango - ku tė sqaroheshin albanezėt se ai "revolucion demokratik i vonuar" si 4do revolucion tjetėr u bė nga masat, por Partia i bėri tė ndėrgjegjshme ato!!!!!
    Kaq pėr sot!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Mjekėt deklarojnė se i plagosuri ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrkohė qė trupa ushtarake ruajnė dhomėn e pacientit

    Pango: Ishte atentat kundėr fjalės sė lirė

    Dekani i Fakultetit tė Sociologjisė ka pėrjashtuar mundėsinė qė ngjarja tė ketė lidhje me profesionin

    Ardita Bala

    TIRANĖ – “Ky ėshtė njė atentat kundėr fjalės sė lirė”. Kėshtu ėshtė shprehur vetėm disa orė pas ngjarjes sė rėndė dekani Ylli Pango. Nga dhoma e spitalit ushtarak, kreu i Fakultetit tė Sociologjisė ka hedhur akuzat e dyshimet e tij se atentati i ka ardhur pėr arsyen e thjeshtė, se ai i ka shprehur lirshėm mendimet dhe bindjet e tij kudo ku ka patur mundėsi, nė shtyp, nė televizione apo nė takime me personalitete tė ndryshme. Nga dhoma ku ai sapo ishte shtruar pėr tė qenė nėn kujdesin e mjekėve, profesori i plagosur ka folur disa minuta pėr shtypin.
    Viktima
    “Kam marrė kėrcėnime dhe herė tė tjera nė telefon, dhe miqtė e mi mė kanė kėshilluar disa herė qė tė mos flas kaq hapur”,- ka deklaruar me vėshtirėsi Pango, tė cilit hematomat e shkaktuara nga shpėrthimi i granatės i kishin filluar t’i shfaqeshin nė fytyrė. Pasi kishte vetėm pak orė qė kishte parė vdekjen mė sy, dekani tha dje jo me pak keqardhje se jeta e njeriut nė vendin tonė ėshtė bėrė e paēmuar. “Kur ndodh njė gjė e tillė me figura qė janė publike nė jetėn tonė, mendo se ēfarė ndodh me njerėzit e thjeshtė”,- u shpreh ai. Pango ka pėrjashtuar dje nė deklaratėn e tij tė shkurtėr pėr mediat se ngjarja mund tė ketė ndodhur si pasojė e punės sė tij si profesor dhe dekan nė fakultet, ai ka pėrjashtuar menjėherė nė tė gjitha mėnyrat implikimin e studentėve tė tij nė kėtė ngjarje, duke e lėnė tė hapur sėrisht idenė se ai ishte viktimė vetėm e politikės.
    Mjekėt
    Dekani i Fakultetit tė Sociologjisė mund tė qėndrojė disa ditė i shtruar nė dhomėn nr.1 tė katit tė dytė tė pavijonit VIP tė spitalit ushtarak. Menjėherė pasi kanė mbaruar vizitat e para mjekėsore pėr dekanin Pango ėshtė gjetur njė dhomė e mirė ku ai mund tė jetė i veēuar nga pacientėt e tjerė tė kėtij spitali dhe tė jetė nėn mbrojtjen e punonjėsve tė policisė ushtarake qė ruajnė objektin. “Pacienti Pango nuk ėshtė nė rrezik pėr jetėn”,- kėshtu janė shprehur dje pėr gazetėn “Shekulli” mjekėt e spitalit ushtarak. Ndėrsa mjeku Agron Mici ėshtė shprehur dje pėr shtypin se Ylli Pango ka mbėrritur nė gjendje shoku nė spital. I plagosuri ka patur plagė nė bark, por qė sipas mjekut nuk i kanė prekur organet e brendshme dhe kjo ka bėrė qė tani pėr tani ai t’i shpėtojė ndonjė operacioni tė komplikuar. Gjithsesi nga shpėrthimi dhe nga hedhja qė ka bėrė, ai ka thyer kėmbėn e djathtė. Gjatė ditėve tė ardhshme duket se Pango mund dhe mos t’i shpėtojė “thikės”, pasi organet e tij tė brendshme duhet tė pastrohet nga hemorragjia qė ka pėsuar pas shpėrthimit tė granatės. Gjithsesi pėr pacientin Pango duket se janė vėnė nė dispozicion tė gjithė specialistėt mė tė mirė tė kėtij spitali. Dekani do tė mbahet nėn vėzhgim edhe gjatė orėve tė ardhshme nga bluzat e bardha edhe pse ai ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Mos u ktheni ne viktima te indiferences tuaj. Akti i tille nuk ka per pikenisje arye private pasi rrethi shoqeror qe nje dekan universiteti mban nuk jane njerez te rruges, por kolege dhe intelektuale te nderuar qe nuk vrasin dot as edhe nje mize. Menyra dhe forma mafioze e ketij krimi, tregon fjala e lire eshte nen sulmin e bombave.

    Hidhini syte tek prononcimet e kryetarit te bashkise se Tiranes, perse ai nuk shkon ne person ne spital tek profesori. Hidhini syte tek kryeministri i vendit qe ende nuk eshte prononcuar per atentatin, edhe pse eshte nje akt i pastert terrorist ndaj nje njeriu te dijes.

    Krimi i vetem i profesor Ylli Pango eshte fakti se ai ka shprehur hapur mendimet e tij ne publik dhe ne shtyp. Ai eshte ne shenjester te krimit, pasi aplikoi te drejten e tij me humane, ate te fjales se lire. Te gjithe ju duhet te vleresoni guximin dhe shembullin e profesorit, pasi ndryshe nga shume prej jush, profesori e denoncoi dhe demaskoi injorancen dhe krimin qe ka pushtuar vendin. Shkrimet e tij i gjeni edhe ne kete forum.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    Dhe me ne fund erdhi dita kur te gjithe ne gjykojme, nxisim, si dhe afirmojme ngjarjet ne Shqiperi sikur te na i kishin fryre ne vesh te gjitha te vertetat...

    Sigurisht qe ne Shqiperi atentati ndaj Ylli Pangos eshte shume i rende. Sidomos ngase ngjarja ndodh vetem nje dite mbas takimit me ambasadorin amerikan dhe sulmit te ketij te fundit (ēuditerisht pas kaq kohesh, per here te pare) ndaj qeverise Nano.

    Po qe te shkojme e te "themi" (ashtu siē e thote dhe Pango, qe e di shume mire kush ja vuri bomben qe i plasi turinjve) se e vuri Nano dhe jo studenti, me duket pak si shpejt. Dhe shume i nxituar si pozicionim, ndaj nje ngjarjeje qe normalisht duhet ta zgjidhi policia, hetuesia, gjykata etj...etj...para se ta zgjidhim ne qe na fryjne ne vesh...

    Tani, ne Shqiperi, keto institucionet qe duhet ta zgjidhin, jane cope-cope...sigurisht.

    Ashtu siē eshte cope-cope dhe qeveria...

    Ashtu siē jane cope-cope edhe mediat...

    Ashtu siē jane cope-cope te gjitha.

    Zoti e bekofte Ameriken (qe po na ndihmon shyqyr zotit) dhe Shqiperine.

    Zoti i bekofte dhe patriotet tane ne Amerike qe po na ndriēojne rrugen...

    kur ta keni gjetur autorin e vertete te vrasjes, na beni shenje...

  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Brari
    Edhe mundet te jete pun politike kjo por nuk i dihet ..mund te jete dhe problem tjeter. Ylli Pango nuk eshte as mish as peshk e s'besoj se prek dike ne Politik.

    Ai..thot gazeta i zbriti shkalleve te viles se tije 3 kateshe dhe hapi deren e garazhit...etj etj.


    Normalisht nji profesor i ndershem "zbret shkallet e qelbura te nje pallati 4-5 katesh te kohes kontrimutit vullnetar dhe pasi pershendet ca komshij, pleq te plevitosur, shkel ca copa m-uti aty ku lengezon nat e dit nje pomp qe con ujin kateve lart del ne oborr te pallatit ku lecka, balt e bajga kundermojne dhe i hypen bicikletes kineze te ndryshkur 28-tshe dhe niset per ne pune.


    Kush zbret shkalla vilash eshte o spiun o hajdut.Pik.
    Brari, me fal se jam me shume se brenda teme, por do kisha deshire qe bashke me shkrimin ēdo anetar te kishte paraqitur edhe nje video clip te vetin ne ato caste qe ka shkruar postin...atehere do ishte mrekulli.
    Kur shkruan nje post si ky ....e thua i revoltuar me ze dhe me ndryshime te mimikes se fytyres???
    Pershendetje nga Corazon-i qe nuk i leviz asnje presje shkrimit tend. Ashtu eshte. Pikes i ke rene !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Albo mos e tepro!
    Dhe mos na ēaj drrasa me gjithė Pangon! Kur vinin kokėn nė rrezik pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga Zhbėrja nė 1997-tė Pango masturbonte me tė majtėt! More vesht!
    na paska qenė "antikonformist" pale!
    Rri urtė Albo dhe hijshėm! Mos mė trego Pangon mua ti! U merua urgjent Kryetar i Kėshillit Kuisling Drejtues tė RTSH-sė ore ēunak! E njeh ti apo e njoh unė situatėn atje! Ia hėngri qypin me mjaltė Berishės dhe PD-sė, dhe fill mbas grushtit tė shtetit ia ktheu me m.u.ut! Po ti kujton se mendimi i lirė i tij ėshtė si qarės hallesh i kombit apo se mbeti me pėrgjegjsi e funksion tė vogėl - mbas antishqiptarizmės sė vitit 1997?????????!.. NDAJ FILLOJ TĖ HEDHĖ VICKĖLA!
    I kam lexuar tė gjitha ato qė keni hedhur nė ALBASOUL. E pastaj ēė!?....... prit pak se mund tė ketė edhe ndonji "lepurush" mba asaj granate, sepse "Ylli Qefli Pango" kishte ca problemėza me studentet e veta! kanė shkruar plot ahere edhe qenefet e kombit si Ylli Rakipi and Co!
    Ti mos kujto se di shumėēka! Albooooooooooooooo!
    Ca janėm pjekur nė PĖRPJEKJE e ca nė PIKĖPJEKJE!
    Pastaj me "spondė" mos gjuaj ti Albo! Nuk ėshtė Pangua qė do akuzojė pėr injorancė shqiptarėt...se bile jemi mė shumė seē duhet tė "arsimuar" por ideologjikisht ama!
    Nuk tė kam parė kaq aktiv ty Albo kur ėshtė vrarė Xhemal Mustafa apo Uk Bytyqi, apo Azem Hajdari...Tani qė u plagos me filispagna Pangua na u pikėllove? Mbaje vehten Albo! Ti je dhe shpirt shqiptari!
    Sė fundi! Ylli ka marrė kėrcėnime nga shikasit e Gazidedes dhe jo nga tė Klosit apo tė Nanosit, sepse ka qenė me krahun e tyre dhe tė aleancistėve tė tjerė tė PS-sė qė: " nė darkė flenė me saliun dhe nė mėngjez zgjohen me ariun.....".
    Tė kam respektuar shumė por provokimet e tua nuk janė tė hijshme! Pangua mė merr tė keqen mua dhe takėmit tim mediokėr demokratik! Ai guxoj tė sulmojė dhe JKadarenė! Ai bile kur iu vėrsulėn kuco -vllehėt gjeniut tė kombit Kadare nuk dha njė pronocim(!!??)
    I uroj shėrim tė shpejtė tė dyve! Pangos fizkisht dhe ty Albo konkretisht: mos u rrėmbe dhe mos shkruaj me sponda!
    Me respekt dhe keqardhje
    Agimi

  15. #15
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Agim une nuk mendoj se ketu ka vend per fyerje apo provokime.
    Une nuk mendoj se krahasimet qe ke marre kane vlere sepse jam i bindur qe e ke te qarte se sa shume perfaqeson Azemi apo nacionalistet per pjesmarresit ketu.

    Nese denohet akti i vendosjes se granates tek nje profesor kjo eshte dicka krejt normale.... konsideratat e ndryshme per Ylli Pangon nuk duhet te krijojne aresye per tu ndjere i ofenduar apo per te ofenduar.

    Askush nuk i vuri vulen...por thame qe nese nuk provohet pista personale atehere ngel vetem pista politike. E meriton apo jo Ylli Pango nje atentat politike kete e dine ata qe ia kane bere nese provohet qe ishte i tille.

    Me respekt per pjesmarrjen tende ne forum
    Orku

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Zoti Agim, ndryshe nga ju, une e kam te shkuaren time te pastert, pasi lavdi Zotit renia e komunizmit me zuri te vogel ne moshe. Brumosja ime nuk u be ne komunizem, por ne liri.

    Ajo qe ti dhe shume te tjere nuk arrini te kuptoni eshte se ka pak rendesi se ku jeton, cfare qendrimesh ka mbajtur ne te shkuaren, dhe sa u shkojne per shtat keto qendrime bindjeve tuaja. Pak rendesi ka edhe vete emri i profesorit. Ajo qe eshte e rendesishme, ajo qe duhet tu zgjoje ju nga mediokriteti, eshte se ne Shqiperi krimi po godet inteligjencen dhe detyrimisht fjalen e lire.

    Fjala e lire Zoti Agim nuk eshte e shenjte vetem per ata qe shprehin ate qe te pelqen te lexosh ti, eshte e shenjte per te gjithe njerezit pa perjashtim, demokrate e socialiste, profesore e punetore te thjeshte.

    Ju bej thirrje qe te lini menjane inatet tuaja personale, dhe te dilni ne mbrojtje jo te profesorit, POR TE LIRISE E FJALES SE LIRE. Une nuk e njoh profesorin personalisht, por njoh qendrimet e tij te hapura ndaj zhvillimeve ne vend dhe zeri i tij ka dale hapur kunder krimit dhe atyre qe dhunojne demokracine shqiptare. Kjo ka bere qe ai te gezoje respektin tim dhe jam i bindur te nje pjese dermuese te shqiptareve.

    Sot bomba hidhet mbi Ylli Pangon Zt. Doci, neser do te hidhet mbi ty, pasneser mbi mua derisa Shqiperise ti riperseritet historia. Ti mund ta shfrytezosh kete rast per te shfryre dufin tend ndaj personit Ylli Pango, kurse une e shfrytezoj kete rast per ti apeluar gjithe intelektualeve shqiptare qe te thone fjalen e tyre ne mbrojtje te fjales se lire, ne mbrojtje te demokracise shqiptare.

    Eshte nje gje te fitosh lirine, eshte dicka tjeter ta mbrosh ate me cdo kusht dhe me cdo cmim.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Orku ku po noton zotrote?
    Kush po fyen mor ēuni?! Apo mos je kuco - vlleh dhe u fyeve!?????????
    Po sikur ndonjė nga ata qė Ylli ua ngacmon P.i..ē..kat ia ka vėnė granatkėn pėr tia shkrefur pak.......ku vete ti Orko? Lexo mirė atė qė shkruaj unė, se Albo sa e kam xhan dhe mik unė nuk e ke ti!
    Por Albo u nxitua me viktimizimin, me indiferentizmin e ku di unė se ēafrė duke gjuajtur me spondė!
    Tė rekomandoj Orku tė mė lexosh edhe njė herė se tė kanė "nxitur" arsye tė tjera dhe jo kjo goxha "gjegje" qė po me jep!
    Ylli nuk meriton asnjė lloj atentati!!!!!!!!!!!
    AGIMI

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    aLBOOOOOOOOOOO!
    Vėrtet e ke ti apo luan pjesėn? Nga flet biro? Nga USA? Unė e kam timin sa pėr dijeni FJALĖN E LIRĖ dhe jo profesorat qė ti sapo u rrite nė lirim ua morre vesht vlerat!
    Mua do ma vėnė bombėn vetėm tė vdekurit, se nga tė gjallėt zor se gjėndet ndonji "trim" si ata qė ia vėnė Pangos! Tė garantoj qė nuk kam asnjė inatė me Yllin! Bile aq mė tepėr me ty! pOR KUJDES!
    Unė nuk jam SOKOLI!.......E kupton vetė ti! Lexomė biri im, se ty tė kam xhan! Nuk dua tė tė humbas pėr njė Pangos! Megjithse ende nuk ke lexuar subesencėn por ke kompleks Albo! deri sa shkruan moshėn...kohØne kur u edukova unė...dhe kohėn kur u edukove ti........Mos mė bėj tė qesh se kjo nuk tregon pjekurinė tėnde qė unė e kam admiruar ndonse je diku 23 vjeē (sipas asja qė shkruan)
    Ti je dhe Administrator! Apo jo? Kur tė shkruaj unė kėshtu di diēka dhe jo ti pėrtej oqeanit! Unė u ktheva mbrėmė prej andej, ti mė gjegjesh sot! Dreq o punė! Pastaj mos gabo! Cila na qenka biografia tėnde e "pisėt" dhe ajo e imja e pastėr! Hajde hajde sa ironi adoleshente pėrdor! Mua komunizmi mė ka rruar ...k...et Albo se kam qėnė biri i sekretarit tė parė! Por kam qenė dhe jam me 4 xhaxhallarėt e mij antikomunistė, 8 djemt e tyre qė u arrestuan nė vitin 1976 (kur ti ishe pa u bėrė pis), dhe 3 djemt e hallave tė cilėt 15 vjet rresht kanė bėrė Burg Politik - kur ruanit ekologjinė biografike Albo! Hajde hajde Albo!
    Po pse gjithė atė dashuri timen pėr ty ti e shpėrblen me tėrrtinellat qė ngjasin nė Shqipėrinė e krimit tė organizuar - qė mbasi e akuzoj Pangua - na i bėnė atentat liderėt e krimit(!!!)
    Albo tė pėrqafoj, por para lexoje edhe njė herė kėtė dhe atė tjetrėn qė kam shkruar!
    Gimi

  19. #19
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Agim une nuk jam nga kuci por edhe po te isha nuk do ta konsideroja fyerje.
    Yllit e meriton apo jo iu be nje atentat, kjo eshte fakt....ajo qe une kam thene , thashe dhe po e perseris eshte qe:
    NESE nuk provohet pista personale ngel ajo politike, pra NESE.
    Gjithsesi si akt eshte i denueshem cfaredolloj aresye te jete mbrapa.
    Pergjigja ishte sepse mu duk se u nxehen gjakrat me shume nga c'duhej. "Gjegja" nuk kishte "nxitje" tjeter pos kesaj.

    Me respekt
    Orku

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Zoti Agim, te siguroj qe gezon respektin tim, ashtu sic je, me te mirat dhe veset e tua, pasi asnje njeri nuk eshte perfekt. Asnjehere dhe me asnjerin qe shkruan ne kete forum, Albo nuk e kthen diskutimin ne diskutim personal pasi nuk eshte pjese e karakterit tim.

    Eshte e dukshme qe e shohim me kendveshtrime te ndryshme problemin ne fjale, dhe une respektoj mendimin tuaj, ashtu si ju duhet te respektoni mendimin tim. Nese une prononcohem per kete ceshtje, thjeshte aplikoj te drejten time si shqiptar dhe individ i lire per te shprehur ne cdo kohe dhe ne cdo vend shqetesimin tim per te ardhmen e vendit.

    Duke qene se jam administrator i ketij forumi qe eshte hapur per tu dhene ju nje mundesi te shprehni mendimet tuaja te lira, besoj se e kupton se sa e vleresoj une lirine e fjales. Te gjithe shqiptaret duhet te kene te drejten te thone fjalen e tyre te lire dhe pa friken e represionit te krimit dhe strukturave te shtetit. Fakti qe me Shqiperine me ndan nje oqean, me ndihmon me shume se sa mund ta imagjinosh per te gjykuar drejt situaten ne vend, jashte cdo ndikimi te mentalitetit dhe faktoreve qe kane izoluar ate vend.

    Nen kercenimin e krimit nuk eshte vetem jeta e profesor Ylli Pangos, eshte vete liria e fjales.

    Me respekt,
    Iliri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Atentat ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 21:48
  2. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 10:45
  4. Rinas, kapet si terrorist zyrtari i UNMIK-ut
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 08:35
  5. Atentat ndaj Lame dhe Ngjeqarit nė Tiranė
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •