Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Kongresmeni amerikan Eliot Engel:Thaçi veproi drejtë

    Kongresmeni amerikan Eliot Engel, tha se veprimi i kryeministrit Hashim Thaçi për marrjen në kontroll të pikave doganore në veriun e Kosovës, ishte një vendim i drejtë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Engel i bëri thirrje Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Nuk është e drejtë që mallrat e Serbisë të lejohen të hyjnë në Kosovë ndërsa mallrat e Kosovës të ndalohen plotësisht në Serbi. Çdo udhëheqës i një vendi me sovranitet, siç është Kosova, do të vepronte drejt nëse do të kishte marrë këto masa. Kjo ndihmon për sundimin e ligjit dhe ndihmon për sqarimin e gjërave. Janë zhvilluar bisedime mes kosovarëve dhe serbëve dhe ka patur marrëveshje për të lejuar mallrat nga Kosova të hyjnë në Serbi me etiketat ku shkruhet Kosovë dhe serbët në Beograd nuk e pranuan këtë kompromis”, ka thënë Engel.

    Engel thotë se Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe shumica e vendeve evropiane, e ndjejnë se kjo ishte e vetmja gjë që mund të ishte bërë.

    Megjithëse kongresmeni Engel mendon se tani e tutje, gjërat duhet të bëhen në bashkërendim me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë, ai thotë se kryeministri Thaçi nuk ka pse të marrë miratimin e të gjithëve për veprimet që ndërmerr.

    “Mendoj se kryeministri i Kosovës duhet të bëjë atë që është në interes të vendit të tij. Ai nuk ka pse të kërkojë miratim nga të gjithë para se të bëjë një veprim. Po t’i shikojmë gjërat në mënyrë të arsyeshme, do të thoshim se Kosova u ka ofruar shumë kompromise serbëve dhe serbët i kanë hedhur poshtë të gjitha”, tha kongresmeni Engel.

    Ligjvënësi amerikan thotë se ka ardhur koha që udhëheqja serbe në Beograd të pranojë se Kosova është një vend i pavarur.

    “Sa më shpejt që ajo ta bëjë këtë, aq më mirë do të jetë. Shpresoj se të gjithë do të jenë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Në atë kohë, kufijtë nuk do të jenë më të rëndësishëm”, ka theksuar Engel në intervistën për VOA.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zëvendës/ndihmës sekretari i Shtetit, Thomas Countryman, në një prononcim për RTK-në, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës duke i ofruar mbështetje Qeverisë së Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, të njohur edhe ndërkombëtarisht.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kongresisti amerikan Engel përkrah veprimet e Thaçit në veri

    Publikuar: 03.08.2011 - 15:28
    Uashington, 3 gusht - Kongresisti amerikan Eliot Engel, tha se veprimi i kryeministrit Hashim Thaçi për marrjen në kontroll të pikave doganore në veriun e Kosovës ishte një vendim i drejtë.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Engel i bëri thirrje Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës. “Nuk është e drejtë që mallrat e Serbisë të lejohen të hyjnë në Kosovë ndërsa mallrat e Kosovës të ndalohen plotësisht në Serbi. Çdo udhëheqës i një vendi me sovranitet, siç është Kosova, do të vepronte drejt nëse do të kishte marrë këto masa. Kjo ndihmon për sundimin e ligjit dhe ndihmon për sqarimin e gjërave. Janë zhvilluar bisedime mes kosovarëve dhe serbëve dhe ka pasur marrëveshje për të lejuar mallrat nga Kosova të hyjnë në Serbi me etiketat ku shkruhet Kosovë dhe serbët në Beograd nuk e pranuan këtë kompromis.”

    Engel thotë se Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe shumica e vendeve evropiane e ndjejnë se kjo ishte e vetmja gjë që mund të ishte bërë. Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka shprehur kundërshtime lidhur me veprimin e qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore në veri.

    Megjithatë, Engel mendon se tani e tutje, gjërat duhet të bëhet në bashkërendim me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë, ai thotë se kryeministri Thaçi nuk ka pse të marrë miratimin e të gjithëve për veprimet që ndërmerr.

    Sipas Engel, ajo që kërkon Serbia është një ndarje e Kosovës por ai thotë se nëse fillon ndarja atëhere nuk dihet se cili do të jetë fundi. Sipas kongresmenit nga New Yorku, serbët duhet të shikojnë drejt së ardhmes dhe jo drejt së kaluarës.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Kongresmeni amerikan Eliot Engelhaçi veproi drejtë
    ....e q'do here Thaqi ka vepruar drejt.....

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •