Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Eulex !

  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Eulex !

    Duhet kerkuar dhe larguar kete Mision nga Kosova !

    Eulexi dhe Shqiptaret :

    kosovarėt, 5-fish mė tė dėnuar se serbėt !

    Mė shumė shqiptarė sesa serbė janė dėnuar pėr krime tė kryera gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, gjatė sė cilės llogaritet tė jenė vrarė mbi 12 mijė shqiptarė e rreth 800 serbė.

    Qė nga instalimi i EULEX-it nė vitin 2008, prokurorėt e kėtij misioni kanė ngritur shtatė aktakuza, katėr prej tė cilave kundėr shqiptarėve, ndėrsa tri kundėr serbėve. Gjyqtarėt e kėtij misioni kanė shpallur 13 aktgjykime pėr krime lufte, 11 kundėr shqiptarėve e dy kundėr serbėve.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Feith i zhgėnjyer me EULEX-in
    Pasi qė e ka hequr njėrėn kapelė, atė tė pėrfaqėsuesit tė Bashkimit Evropian, Piter Feith nuk ka hezituar ta bombardojė me kritika misionin e EULEX-it.
    Feith, i cili tashmė ėshtė vetėm shef i ICO-sė, pėr herė tė parė publikisht akuzon EULEX-in se nuk ėshtė proaktiv, duke bėrė me dije se ka pritur shumė mė shumė nga ky mision, posaēėrisht sa i pėrket forcimit tė sundimit tė ligjit nė veri.
    "Me tė vėrtetė mendoj qė EULEX-i duhet tė jetė mė proaktiv nė veri dhe duhet tė shohim se po merren aksione kundėr disa kriminelėve atje, tė cilėt nuk kanė kurrfarė legjitimiteti", thotė Feith.
    Nė njė intervistė pėr meiet, Feith shprehet i habitur pse ėshtė larguar nga pozita e guvernatorit Hashim Rexhepi, pasi qė, siē thotė ai, ende nuk ka pėrgjigje se cilat janė akuzat ndaj kėtij tė fundit, pse ėshtė vėnė nė paraburgim pėr 4 muaj dhe pse po pret pėr 6 muaj qė t'i mėsojė akuzat ndaj tij.
    Ai ankohet se forca brenda Qeverisė sė Kosovės dhe EULEX-it po e pengojnė nė ushtrimin e autoritetit tė tij nė BQK, tė cilat pengesa i duken tė neveritshme.
    Feith shpreson se mbikėqyrja e pavarėsisė sė Kosovės do tė pėrfundojė vitin qė vjen, ndėrsa nga bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradi pret qė tė zgjidhen shumė ēėshtje teknike.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Kėrkojnė largimin e EULEX-it

    Kundėrshtimi i EULEX-it qė tė zbatojė vendimin e Qeverisė pėr embargo tregtare ndaj Serbisė dhe mosmbėshtetja e operacionit tė Policisė sė Kosovės pėr t’i marrė nėn kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri, ka shtuar zėrat pėr largimin e misionit tė BE-sė nga Kosova. Nuk ėshtė mė vetėm lėvizja Vetėvendosje e Albin Kurtit ajo qė kėrkon largimin e EULEX-it, por ėshtė edhe partia nė pushtet- PDK-ja ajo e cila po e akuzon misionin e BE-sė pėr dėshtim.

    Pos kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, e mė pas kryeministrit Thaēi, edhe deputetė tė PDK-sė kanė ashpėrsuar kritikat nė drejtim tė EULEX-it.

    Deputeti Nahit Hasani nga PDK-ja ka thėnė se EULEX-i me veprimet e fundit ka mbėshtetur strukturat kriminale nė Kosovė.

    “EULEX-i ka mbėshtetur ato struktura qė mos tė jetėsohet shtetėsia e Kosovės. Ardhja e EULEX-it ėshtė bėrė me kėrkesė tė presidentit dhe tė Kuvendit tė Kosovės pėr tė vėnė rend dhe ligj nė tėrė territorin e Kosovės. Ndėrkaq, ky nė pjesėn ku janė shqiptarėt e ka vendosur atė, kurse nė pjesėn ku janė serbėt e ka ruajtur mossundimin e ligjit”, ka thėnė Hasani. Prandaj, sipas tij, kjo tregon qė EULEX-i ėshtė i padėshiruar nė Kosovė derisa nuk merr masat e vendosjes sė rendit edhe ligjit.

    “EULEX-i po e bėn tė kundėrtėn, duke e kundėrshtuar aksionin e policisė dhe duke kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė tė kthehet gjendja e mėparshme nė atė pjesė tė vendit. Kjo tregon qė EULEX-i ėshtė pėr krijimin e bandave kriminale dhe ruajtjen e atyre strukturave qė angazhohen dhe luftojnė pėr destabilitet nė Kosovė”, ka thėnė Hasani.

    Lėvizja “Vetėvendosje” nėpėrmjet deputetit Glauk Konjufca ka kėrkuar nga qeveria e vendit qė menjėherė tė fillojė diskutimet me Brukselin pėr pėrfundimin e misionit tė EULEX-it. Gjithashtu, Vetėvendosje kėrkon ridefinimin e pranisė sė BE-sė nė Kosovė, nga misione me fuqi ekzekutive dhe imunitet prej ligjit, nė misione mbėshtetėse pėr zhvillim tė qėndrueshėm, demokraci e drejtėsi.

    “Siē kemi thėnė rregullisht nė tre vjetėt e fundit, EULEX-i nė thelb ėshtė mision i padrejtė, jodemokratik dhe nuk e forcon shtetin e Kosovės dhe ngjarjet e fundit vetėm se e kanė dėshmuar kėtė edhe nė praktikė”, ka thėnė Konjufca.

    Mirėpo, ka edhe politikanė qė e konsiderojnė si tė nevojshme praninė e EULEX-it nė Kosovė. Zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli nuk e quan tė dėshtuar misionin e EULEX-it nė Kosovė, por thotė se ky mision ka gabuar nė vlerėsimin e situatės, duke lėnė anash pjesėn veriore tė Kosovės.

    “Nė momentin kur jemi ballafaquar me masat reciproke dhe kur kemi sjellė vendimin pėr zbatim, EULEX-i ėshtė dashur ta marrė nė mėnyrė mė serioze kėtė situatė dhe tė bllokojė qarkullimin e kamionėve tė kontrabandave serbe nėpėr Kosovė. Kėtė veprim ata nuk e bėnė dhe ndoshta kanė gabuar”, ka thėnė Pacolli.

    Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri, ka thėnė se nuk mund tė jemi pėrjashtues, por qasja jonė duhet tė jetė mė ndryshe.

    “Ndoshta kėto hezitimet e institucioneve tona kanė bėrė qė EULEX-i tė mos shprehė gatishmėrinė qė tė ndihmojė operacionin e zhvilluar. Ne jemi tė interesuar dhe tė pėrkushtuar qė gjendja tė pėrmirėsohet, ndėrsa analizat se kujt i bie pėrgjegjėsia do tė bėhet me kohė. Nė situatėn nė tė cilėn jemi nuk e kemi gjendjen pėr tė kritikuar, por duhet tė vazhdojmė tė veprojmė drejt konform obligimeve kushtetuese”, ka thėnė Beqiri.

    Kurse shefi i grupit parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini, thotė se EULEX-i duhet tė qėndrojė edhe mė tutje nė Kosovė.

    Mosmbėshtetja e aksionit tė Policisė sė Kosovės nga EULEX-i nuk ka kaluar pa kritika nga kreu i Qeverisė sė Kosovės dhe zėvendėsi i tij.

    Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaēi, ka folur pėr “dy fytyrat” e EULEX-it. “Si ka mundėsi qė EULEX-i nė njėrėn anė tė tregohet aq i kujdesshėm pėr tė respektuar Kushtetutėn e Kosovės, si nė ēėshtjen ta zėmė tė imunitetit tė zyrtarėve tė lartė, ndėrsa nė anėn tjetėr tė mos e mbėshtesė tė drejtėn tonė kushtetuese dhe ligjore pėr rend, ligj dhe luftė kundėr krimit. Kjo ėshtė e pashpjegueshme dhe kėrkon pėrgjigje”, ka thėnė Thaēi.

    Ndėrkaq, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė se ky mision duhet tė jetė gjithkund ose askund.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    EULEX-i e quan ilegale ndėrhyrjen e Qeverisė nė veri

    Prishtinė, 29 korrik – Misioni evropian pėr sundimin e ligjit nė Kosovė, EULEX, ka bindjen se ka qenė ilegal vendimi i Qeverisė pėr tė vėnė nėn kontroll pikat doganore 1 dhe 31, qė ndodhen nė kufi me Serbinė. Prandaj, ka refuzuar ta mbėshtesė nė aksion.

    Burime shumė tė besueshme brenda Qeverisė sė Kosovės i kanė thėnė “Kohės Ditore” tė enjten se ky mision evropian ėshtė thirrur nė kompetencat ekzekutive, kur i ėshtė kėrkuar javėn e shkuar qė tė implementojė vendimin e masės sė reciprocitetit pėr mosnjohjen e vulave tė Doganave tė Serbinė. Ndėrkaq, kur i ėshtė thėnė se Qeveria, edhe pa bekimin e EULEX-it, do tė marrė masa pėr ta ekzekutuar vendimin, ka kthyer pėrgjigjen se kėtė nuk mund ta bėjė. Ndėrmarrjen e njė veprimi tė kėtillė tė mundshėm e kishte kualifikuar “jolegal”.

    “Javėn e kaluar kryeministri ka pasur kontakte me shefin e EULEX-it, nga i cili ka marrė pėrgjigjen refuzuese pėr ta mbėshtetur Qeverinė nė aplikimin e masės sė reciprocitetit edhe nė vendkalimet kufitare nė Jarinjė dhe nė Bėrnjak. Kryeministri ia ka bėrė tė qartė se do tė veprojė i vetėm, por De Marnhac i ka thėnė se as nuk do tė duhej t’i shkonte mendja pėr tė vepruar”, ka thėnė ky burim. “De Marnhac ka thėnė se Qeveria nuk mund ta bėjė njėanshėm veprimin, pasi qė EULEX-i mund tė ushtrojė pėrgjegjėsi ekzekutive ligjore. Qėndrimin e kishte marrė nė konsultim me Brukselin”.

    Kryeministri Thaēi ka folur pėr EULEX-in njė ditė mė parė nė pjesėn e parė tė mbledhjes sė Qeverisė, gjatė sė cilės kohė nuk janė lejuar mediat tė kenė qasje.

    “Thaēi tha qė EULEX-i e ka konsideruar vendimin e Qeverisė si ilegal dhe se praktikisht ka qenė nė anė tė kundėrt me ne”, ka thėnė nė kushte anonimiteti njė anėtar i kabinetit qeveritar, pjesėmarrės nė mbledhje.

    EULEX-i ka pėr bazė ligjore atė qė quhet “veprimi i pėrbashkėt i Kėshillit 2008/124/CFSP i datės 04 shkurt 2008 mbi Misionin pėr Sundim tė Ligjit Evropian nė Kosovė, EULEX Kosovė”. Neni i tretė i kėtij dokumenti pėrcakton qė “Me qėllim tė pėrmbushjes sė Deklaratės sė misionit tė pėrcaktuar nė nenin 2, EULEX Kosovė do tė ... monitorojė, udhėzojė dhe kėshillojė institucionet kompetente kosovare nė tė gjitha fushat qė ndėrlidhen me sundimin e ligjit (pėrfshirė shėrbimin doganor), duke mbajtur disa pėrgjegjėsi ekzekutive”.

    Tekstin e plotė lexojeni sot nė “Koha Ditore”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    pasi te perfundon gjendja e veriut shqiptaret duhet te thrrasin nje protet gjith popullore kunder HORDHIVE TE QUAJTURA EULEX dhe ti largojm nga kosova se pse kta jan te dembshem per kosoven pra dyuhet tu behet apel te gjith atyre qe bashkpunojn me misionin e eulexit te nderprejn ket bashkpunim me ket misin dahakeq per kosoven ti thrrasim edhe ato familje qe kan te vendosur si qragjinje nderkombtar te EULEXIT QE TI LARGOJN

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •