Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Shkenca Dhe Akademia E Shkencave Dhe Arteve E Kosovės(ashak)

    Rashit Alidema (doktor i shkencave matematike, profesor), Prishtinė




    [1] “ Kur tė gjithė mendojnė njėsoj, atėherė do thotė se askush nuk mendon” – Voltėri.
    [2] “Nė njė shkrim ose libėr ku flitet gjithēka, pėrfundohet pa thėnė asgjė” – Aristoteli .
    [3] Ēohesh nė mėngjes, pyete veten: “Ē’duhet tė bėj?” Nė mbrėmje, para se tė biesh nė
    gjumė: “Ē’kam bėrė unė?” – Pitagora.
    [4] Edhe budallenjtė edhe tė menēurit s’janė tė dėmshėm, tė dėmshėm janė vetėm
    gjysmė budallenjtė dhe gjysmė tė menēurit – Johann Wolfgang von Goethe
    [5] Vjen koha kur shkenca e kalon fantazinė”–Jules Verne




    GJENDJA E TANISHME E ASHAK ose VARFĖRIA E SHKENCĖS KOSOVARE

    Gjendja e tanishme e saj - e mjerueshme, padenjėsi kombėtare, vėrtetė tronditėse, qė vjen nga rrėfimet pa rezultate tė shumicės sė anėtarėve, me cilėsi tė dobėta diturie, morale, njerėzore, e pa kulturė politike - ėshtė tragjedi nė vete, e padenjė kombėtare - pa vepra, pa kurrfarė projekte... Shkuan dhjetė vjet pas luftės, e nė kėto ditė tė mėdha pėr popullin shqiptar, kur Kosova, tashmė ėshtė e pavarur, e lirė e zot i vetvetes, gėzimi i dijetarėve, nė vend qė tė shtohej nga fakti se nė Prishtinė ėshtė ASHAK, ka pėr tė lulėzuar shkenca e re, pėr tė cilėn nuk do tė mungojė mundi as do tė mungojnė investimet nga qeveria, pra s’do tė mungojė asgjė, pėr tė realizuar kėtė projekt kaq kolosal, pėr tė ngritur shkencėn kosovare, edhe pėr tė gjithė shqiptarėt nė rajon, ku mendohet sa i madh ėshtė roli dhe kontributi i saj, pėr kėtė vepėr tė madhe qė duhet tė bėjė pėr Kosovėn e popullin e vet,- po ndodh e kundėrta. Akademia merret kryesisht me botime e ribotime tė disa shkrimtarėve, tė autorėve kryesisht tė shkencave filologjike, kryesisht tė vendit, nga kushtėzimet e imponuara tė disave, po jo tė figurave tė ndritshme, madhėshtore dhe shumėdimensionale kombėtare. Kėtė dėshmojnė plan-programet e saj:“Gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit janė botuar njė varg veprash tė studiuesve tė shquar botėrorė tė shekujve tė kaluar nė fushė tė studimeve tė albanistikės”. (Shih edhe: “Botimet e ASHAK 1976-2005”), e tė ngjashme - fakultet i Filologjisė.
    S’ėshtė e aftė aspak pėr asnjė reformė. Pėr kėtė, unė dua tė bėj njė thirrje tė pėrgjithshme kombėtare - pėr shqyrtimin-reformimin e kėsaj Akademie, pėr ta ndryshuar krejtėsisht, themeluar njė tjetėr - tė mirėfilltė tė shkencave dhe tė artit prej fillimit, - qė tė zhvillohet me vepra, – projekte: nė fushėn e arsimit kombėtar, t’ kulturės, progresit teknologjike-teknike, ekonomike-financiare, politike, historie, planifikimit strategjik me formulimin e objektivave tė qartė, turizmit kulturor, zhvillimin social dhe shpirtėror, e tė ngjashme (kombi pa shkencė ose shkencėtari pa rezultate – si pema pa frute).
    Gjithė puna e saj e deritanishme - me pasoja tė papėrgjegjshme tė veprimit joreal ndaj njerėzve, politikės nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare, qė prej fillimit, themelimit tė saj, e deri nė ditėt tona nuk i plotėsoi tė dyja kushtet - atė morale dhe institucionale, qė kėrkon statuti i saj (me gjithė mangėsitė e tij) e vazhdon tė gėnjejė vetveten, shqiptarėt dhe botėn e civilizuar... Deri kur?!
    Si mund tė kemi njė akademi tė tillė, - pa prestigj, tė urryer e tė pėrqeshur nga tė gjithė, pa ndryshime, si nė ditėt e para, qė nuk ndryshon nė mendėsinė e saj... sepse puna e Akademisė nuk ka zėnė rrėnjė nė dijen e zemrėn e popullit - me vlera dhe virtyte tė mėdha?! Tė cilėt nė emėr tė vetvetes i vunė kazmėn shkencės edhe nė ditėt mė tė zeza tė vendit, ndėrkohė qė ai kishte nevojė kryesisht pėr dije, - pėr rrugė tė reja drejt idealeve tė kombit, i cili po vuante nėn mashtrimin, grabitjen, fyerjen, masakrat qė po i bėnte kasta serbe.
    Disa prej akademikėve merren me punė politike e shtetėrore, disa vrapojnė pas honorarėve, mėsimdhėnies, dhe kėshtu u zėnė vendin tė rinjve. Kundėr-etike, kundėr-shkencė, kundėr-civilizuese, turp, prapambeturi. Ulje e madhe e prestigjit e profesioneve shkencore; rėnie serioze nė plotėsimin e standardeve edhe nė metodikėn e shtjellimit tė mėsimit, sidomos tė shkencave matematike-natyrore.
    Domethėnė, vetė natyra e punėve qė bėjnė ata dhe e punės qė bėjnė (jo)akademikėt, ėshtė e njė niveli (shih [1]). Akademiku duhet tė merret me shkencė, me projekte kombėtare.
    Vėrtet, pėr aq sa tė zgjasė kjo filozofi e gabuar e kėsaj Akademie, do tė zgjasė edhe varfėria e shkencės kosovare!

    AKADEMI KONTRASTESH ose ZGJEDHJET E ANTARĖVE

    Duke shprehur nderimin mė tė thellė pėr disa akademikė, unė do tė jap disa detaje, tė cilat shpresoj se do tė ndihmojnė qė publiku dhe inteligjenca jonė e lartė shqiptare, tė kuptojnė disa nga kritikat drejtuar Akademisė.
    Nga historiku i saj: “ASHAK e themeluar mė 20 dhjetor tė vitit 1975 nė Prishtinė, me Ligj tė veēantė tė Kuvendit tė Kosovės, ėshtė institucioni mė i lartė i Shkencės dhe i Artit nė Kosovė”. Ky ėshtė zyrtarisht memorandumi i saj.
    Akademia qeveriset nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari. Kuvendin e pėrbėjnė tė gjithė anėtarėt e rregullt dhe korrespondentė, - nė pėrbėrje pune 23 anėtarė (20 tė rregullt, 3 korrespondentė), tė jashtėm 23, nderi 3, tė pajetė 25. Kryesinė e pėrbėjnė: Kryetari, nėnkryetari, sekretari i pėrgjithshėm dhe 4 sekretarėt e 4 seksioneve (Gjuhėsi dhe Letėrsi, Shkenca Shoqėrore, Shkenca tė Natyrės, Arte). Trupat punues pėrbėhen nga anėtarė qė jetojnė dhe punojnė nė Kosovė; anėtarė tė jashtėm janė shkencėtarė, studiues dhe artistė tė shquar nga vende tė ndryshme; ka shėrbimet profesionale e teknike dhe, nė kuadėr tė tyre – Bibliotekėn, Departamentin e Bibliotekės, Administratėn, botimet periodike etj. Financohet nga mjetet financiare tė pėrcaktuara nga buxheti i Kosovės, nga mjetet qė realizohen nga veprimtaria e saj, dhe nga burime tė tjera(?). Insiston tė bashkėpunojė me akademitė e tjera dhe tė integrohet nė nivel ndėrkombėtar. Nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė kanė themeluar Kėshillin Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe.
    Qėndrimet e kėsaj akademie ndaj tė gjitha kėtyre detyrave e qėllimeve, pėr Kosovėn e mė gjerė, nė pėrgjithėsi, nuk janė pa kundėrthėnie, madje edhe shumė sosh.
    Nė fillim, nė kohėn e promovimit, zgjedhjet e anėtarėve bėheshin turravrap. “Me njė monografi, me 2-3 artikuj tė botuar, mund tė jetė edhe doktorata, po kjo shpesh ndodhte tė mos ishte botuar, po tė merrej sikur ishte botuar, - mund tė zgjidhet pėr anėtar tė ASHAK”, - thoshte, shkruante pėrmes medieve i ndjeri akad. S. Pupovci (shih dok. e kėsaj akademie). Kėtė dėshmojnė edhe shumė intelektual tonė, p.sh. Prof. dr. Fuat Rizvanolli (profesor i UP-sė) e tjerė.
    Me kėtė kriter nė universitet mund tė merrej vetėm titulli - docent. Top loje - shkenca fjalė goje, apo strategji mizore pėr poshtėrimin e shkencės shqiptare, -standardet tė ulen kaq poshtė?! Ēiflig i gjakovarėve dhe tė tjerėve jashtė Kosovės, sė bashku me mė tė afėrmit e tyre radikal – konservat.
    Po tash, si bėhen zgjedhjet nė 10-15 vitet e fundit? Megjithėse rėndėsi tė veēantė kanė kriteret e zgjedhjes sė anėtarėve tė saj, qė po bėhen as pėrafėrsisht standardeve as tė Ballkanit, tė ēoroditura - edhe me artikuj tė botuar nėpėr gazeta e revista pa recensione (shih. dok. e ASHAK), pyetja kryesore ėshtė: s’ ishte efikase dhe patjetėr duhet tė formohet tjetra me kritere shkencore?
    Unė s’mund tė gjykoj tani meritat shkencore tė disa prej anėtarėve tė Akademisė, por mund tė gjykoj, me kompetencė, meritat shkencore tė anėtarėve tė shkencave ekzakte, ku edhe aktiviteti i saj nė kėto ėshtė i paqenė (inekzistent). Meqė disa prej tyre tash nuk jetojnė dhe, sipas literaturės romake, pėr ta ose flitet mirė, ose hiq. Unė do t’i pėrmbahem kėtij parimi – do t’i shmangem kritikės reale ndaj tyre. Pėr kėtė po jap disa detaje.
    Dihet se, propozimin, as me shkrim dhe as me gojė, pėr ta, qė tė bėhen akademikė, nuk e kishte dhėnė asnjėri prej akademikėve!? Nė tė tjera akademi, siē dihet, as njė artikull nuk mund tė botosh nė revistat e tyre, pa rekomandimin e ndonjėrit anėtari tė saj, - kjo ėshtė e domosdoshme, - krahas faktit qė punimi duhet tė jetė i jashtėzakonshėm, kėshilli redaktues cakton recensentin qė duhet tė jetė anėtar i Akademisė. P. sh., pėr botimin e njė artikulli tim (shih O GLOBALNOJ USTOJĒIVOSTI SVJAZANNYH MAJATNIKOV (paraqitur nga akademiku N. N. Krasovski, dt. 15.V.1987), nė Dokllady Akademii Nauk SSSR, tom 297 No. 2), recensenti ishte anėtar i rregullt i kėsaj akademie, emrin e tė cilit e kisha mėsuar pėrmes punimeve tė tij shkencore, tė publikuara nėpėr revista shkencore, libra e monografi.
    Procesi i formimit, e mė pastaj as i aktivizimit tė disiplinave tė reja tė shkencave ekzakte nė Akademi,nuk ėshtė i mundur, nuk ka aplikim gjegjės ose shkencė themelore – pa shkencėtar!
    Progresi i zgjedhjeve apo i emėrimit tė anėtarėve tė Akademisė gjatė gjithė kohės ka qenė i politizuar dhe, pėr rrjedhojė, i paligjshėm. Padrejtėsia mė e madhe nė kėtė sistem tė politizuar u bėhet atyre shkencėtarėve meritor, qė vėrtet e kanė kėtė epitet.
    Shkurt, organizim me shumė kundėrthėnie, Akademi kontrastesh me ato tė vendeve tė zhvilluara shumė kohė mė parė!
    Unė s’kam mundėsi tė merrem me tė gjitha argumentet e detajet naive tė shumė mjeranėve. Shkurtimisht dua tė them se shumica dėrmuese e anėtarėve, mbi 90%, nuk mund tė jenė akademikė!!! Ėshtė e domosdoshme rizgjedhja e tyre, dhe - si kusht i parė - riformimi i Akademisė, institucioni i ri zgjedhor!

    ARDHMĖRIA E ASHAK

    Autori merr pėrsipėr tė propozojė shumė ndryshime, sikurse artisti ndaj natyrės, qė s'ėshtė i djathtė, po i majtė, se ėshtė mė i ndjeshėm pikėrisht pėr tė gjitha kėto probleme qė ne kemi pasur dhe i kemi sot. Kjo mbėrrihet - me dėshirė – vullnet – veprim – rezultat!
    Duam Akademi tė Shkencave, tė luan rolin e vet - tė institucionit mė tė lartė shkencor, tė prezantoj vlerat, identitetin, pėrkushtimin e vendit, dhe aty secili shkencėtar i ēdo fushe, tė ketė tė gjitha shanset e pėrkushtimit profesional. Tė kėtė mundėsinė tė jetė i pranishėm nė skenėn e Akademisė, duke qenė pranė tė rejave nė dije dhe tė pėrparimit. Si gjithė institucionet e tilla, edhe ky i yni tė jetė shkollė e madhe, e si e tillė tė ketė prioritet hulumtimin e shkencave themelore e aplikative, - pėr shėrbimin e shoqėrisė kosovare nė rend tė parė, - t’u nėnshtrohet gjenerimeve e njohurive tė reja, rregullave, ligjeve, konkurseve, anėtarėsimi tė bėhet pėr meritat dhe aftėsitė, e jo pėr nder e as pėr keqardhje, sepse - ajo s’ ėshtė as vend nderi dhe as pėr mėshirė!
    Kėto probleme kėrkojnė zgjidhje tė menjėhershme nė planifikimin nė nivel shtetėror, duke pėrfshirė fondet publike dhe ato private, si katalizator pėr zhvillimin dhe qė ēojnė nė rezultate.
    Duhet bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr t'i kuptuar plotėsisht edhe ato mangėsi, qė na kanė sjellė shqetėsime, brengosje, - tė kaluarės, trashėgim i pasojave tė historisė sė rėndė, tė historisė sė popullit tė pushtuar.
    Karshi tė gjitha kėtyre pakėnaqėsive, brengosjeve, dhembjeve - kėtė institucion tė lartė shkencor tė vendit tonė duhet tė bėjmė qė tė kalojė vijėn e zhvillimit shkencor [2]. Tė gjitha gjėrat tani do tė varen vetėm prej nesh [3]. Shembull pėr kėtė nuk do tė jetė vetėm akademia jonė, funksioni shkencor dhe shtetėror i saj, por janė edhe shkollat, universitetet...tė quajtura normale: tė mos lejohen gabimet! Sepse atėherė do tė humbte pjesa dėrrmuese e popullit shqiptar: do tė humbnin ata qė punojnė nė arsim, nė shėndetėsi, nė bujqėsi, nė kulturė, nė shkencė, nė tregtinė e vogėl, ata qė punojnė nė botėn e huaj, pensionistėt, invalidėt, tė rinjtė, tė gjithė ata tė cilėt, tradicionalisht, janė pėrēmuar dhe janė shfrytėzuar nė politikėn feudale - fshatare shqiptare.
    Sidomos sot, nė njė kohė kur ekonomia shqiptare ka nevojė pėr njė drejtim shkencor, qė tė ketė tregues tė lartė ekonomiko-financiar, njė bilanc pozitiv nė eksport/importit, njė rritje sidomos tė prodhimit industrial bujqėsor dhe njė zhvillim tė gjitha degėve tė tjera shumė tė rėndėsishme, si mineralogjia, xehet, e deri te mjekėsia, arsimi i mesėm e i lartė. ASHAK do t’i udhėheqė tė gjitha punėt shkencore, nė gjithė departamentet, me kėshillat e saj shkencorė[4].
    Tė zgjerojė dhe tė pėrmirėsojė ndjeshėm kapacitetet qė do tė furnizojnė tregun e punės, ngritjen e infrastrukturės tėrė tė re, nė pėrputhje me standardet dhe dinamikėn e zhvillimit tė saj – evropiane dhe matej fantazisė [5] .Kjo duhet tė jetė pjesė e strategjisė sė stafit tė ri drejtues tė ASHAK-sė pėr transformimin e saj nė rrugė institucionale dhe demokratike, nė njė institucion krejt tė ri akademik bashkėkohor, pėr njė popull tani tė lirė dhe sovran, pėr Kosovėn e lirė dhe tė pavarur,- sepse vetė kuptimi i sė kaluarės ndryshon bashkė me ndėrrimin e brezave.
    Tė huajt nuk do tė mundem-ma ta quajnė: “Kolegj i rėndomtė”!
    Do tė organizojmė mė parė njė debat konstruktiv mbarėkombėtar, qoftė me njerėz tė nivelit akademik, ose me studentė e intelektualė, i cili do tė ketė njė sfidė pėrpara: tė vendosė lirinė akademike si prioritet, sepse ky ėshtė kusht i nevojshėm pėr zhvillimin e akademisė sonė. Dhe, ėshtė e domosdoshme tė jepen shkaqet e mos efikasitetit tė saj, gjegjėsisht tė formohet tjetėr akademi – me standarde evropiane!
    Kjo jo vetėm dėshirė e imja, por domosdoshmėri e pėrgjithshme kombėtare, e kohės: qeveria ta shpėrndajė kėtė dhe tė rikrijoj tė renė, me standarde evropiane. Nė kėtė proces tė pėrfshihen tė gjithė ata, qė pėr arsye politike e rrethana tė tjera, nuk u pėrfshinė kurrė nė vendet e merituara, qė rrudhin zhvillimin kombėtar.
    Kandidatėt pėr akademikė tė ardhshėm tė vlerėsohen nga puna e tyre shkencore nė botė. Shpresoj qė pėr ēdo vend tė Akademisė tė propozohen nga disa kandidatė. Shpresoj qė edhe opinioni i shkencėtarėve tė huaj tė kėrkohet pėr ēdo kandidat.
    Dhe, kėrkoj qė politikanėt e ēdo partie tė qėndrojnė larg kėtij procesi!/ministryofmath/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po ēfare lesh akademish shkencash do kete ne kosove e shqiperi.
    Ne nuk kemi akoma universitete te hajrit.
    Ti marrim gjerat me rradhe.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Po ēfare lesh akademish shkencash do kete ne kosove e shqiperi.
    Ne nuk kemi akoma universitete te hajrit.
    Ti marrim gjerat me rradhe.
    Hahaha, Ne te vertete Shqiperia dhe Kosova kane edhe mjeshtra te medhenj por qe nuk kane te ardhme ne keto shtete...

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Po ēfare lesh akademish shkencash do kete ne kosove e shqiperi.
    Ne nuk kemi akoma universitete te hajrit.
    Ti marrim gjerat me rradhe.
    Ne kemi Akademi, por njerzit qė e meritojn tė jenė pjesė e Akademis nuk gjenden aty..., ky ėshtė problemi...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •