Te gjithe Shqiptaret e Kosoves duhet bere te njejten gje :
Nė Skenderaj i djegin prodhimet serbe
http://kohaditore.com/index.php?page=1,3,64429
Te gjithe Shqiptaret e Kosoves duhet bere te njejten gje :
Nė Skenderaj i djegin prodhimet serbe
http://kohaditore.com/index.php?page=1,3,64429
Bllokimi i kushton Serbisė njė milion euro nė ditė
31.07.2011
Beograd, 31 korrik – Autoritetet serbe po bėjnė pėrpjekje qė nė bashkėpunim me biznesmenė tė gjejnė mėnyra, qė me gjithė bllokadėn, mallrat nga Serbia tė arrijnė nė Kosovė, thotė Nebojsha Qiriq, ministėr i Ekonomisė dhe Zhvillimit Rajonal nė Serbi, transmetojnė mediet serbe.
Qiriq thotė se nė Kosovė gjatė njė viti plasohen mallra nė vlerė rreth 350 milionė euro, dhe tani autoritetet nė Beograd me biznesmenė po bėjnė pėrpjekje qė tė gjejnė mėnyra qė kėto mallra tė arrijnė nė Kosovė.
Sipas ministrit serb, pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut kanė propozuar qė ēėshtja e vulave tė doganave tė Kosovės tė zgjidhet nė kuadėr tė marrėveshjes sė CEFTA-s, dhe jo nė bisedimet Beograd-Prishtinė.
Ministri serb nė mbledhjen e djeshme tė Kuvendit tė Serbisė ka thėnė se Beogradi po shqyrton kėtė propozim, por aktualisht ēėshtja e vulave tė Doganave tė Kosovės mbetet nė hije tė zhvillimeve tė tjera nė Kosovė, raporton Beta.
kohaditore.com
Rritet kėrkesa pėr prodhimet “Made in Kosova”
31.07.2011
Prishtinė, 31 korrik – Prodhuesit vendės tė materialeve ndėrtimore kanė konfirmuar se ėshtė rritur kėrkesa pėr prodhimet e tyre, pas vendimit tė Qeverisė pėr bllokimin e importit nga Serbia dhe taksimin me 10 pėr qind pėr mallrat qė vijnė nga Bosnjė-Hercegovina, shkruan sot Koha Ditore. Por kompanitė qė merren me prodhimin e produkteve ushqimore ende nuk i kanė ndier rezultatet e bllokadės, pėr shkak tė stoqeve qė kanė krijuar tregtarėt.
Materialet ndėrtimore kanė qenė pjesa kryesore e importit nga Serbia, prandaj vendimi pėr reciprocitet ka pasur ndikim tė menjėhershėm nė kėtė sektor.
Skėnder Bajrami, pronar i fabrikės sė tjegullave “Industria e materialeve ndėrtimore, IMN NIKI-S”, e cila momentalisht prodhon bllokun me dimensione tė ndryshme, ka thėnė se ka filluar tė rritet kėrkesa pėr prodhimet e tyre.
“Ne i kemi blerėsit tanė. Ndėrsa pas vendimit pėr reciprocitet kanė filluar tė lajmėrohen edhe blerės tė rinj, tė cilėt importonin prodhimet nga Serbia”, ka thėnė ai, duke shtuar se do tė shtohet prodhimi varėsisht prej kėrkesave nė treg. Ndėrsa njė zgjerim mė tė madh tė prodhimit ai e ka paralajmėruar pėr nė fund tė vitit.
“Momentalisht prodhojmė 700 tonė prodhim tė gatshėm tė bllokave, ndėrsa me projektin e ri do tė rritet edhe pėr 500 tonė. Ky projekt do tė prodhohet me teknologjinė e fundit. Momentalisht i kemi 260 punėtorė, ndėrsa me projektin e ri planifikohet edhe pėr 52 punėtorė shtesė. Linja e re do tė fillojė nė fund tė vitit”, ka thėnė Bajrami.
Nė depot e materialeve ndėrtimore ka mungesė tė tjegullave, pasi ato importoheshin kryesisht nga Serbia pėr shkak tė ēmimit mė tė favorshėm. Bajrami thotė se fabrika e tij ka mundėsi pėr prodhimin e tjegullave, mirėpo kėrkohen investime shtesė.
“Se kur do tė fillojmė varet prej kushteve financiare dhe ndonjė politike stimuluese nga Qeveria e Kosovės, apo edhe ofrimi i ndonjė mundėsie pėr kreditim mė tė favorshėm”, ka thėnė Bajrami.
Pronari i fabrikės sė tjegullave ka thėnė se nėse do tė kishte njė kreditim mė tė favorshėm tė gjithė prodhuesit e materialeve ndėrtimore do tė investonin nė rritjen e prodhimit dhe kėsisoj do tė mbuloheshin kėrkesat e tregut.
(Gjerėsisht lexoni sot nė tė pėrditshmen Koha Ditore)
kohaditore.com
qytetaret duhet ne mnyr masovike ti djegin produktet nga serbia pse heshtin shqipet pse ajn ne gjum
Varėsia e pashpjegueshme nga Serbia
31.07.2011
Gani Mehmetaj
Nė tregun e Kosovės Serbia ėshtė shteti mė i privilegjuar nė botė. Ku ėshtė ndjenja jonė e patriotizmit. A nuk na obligojnė mbi njėzetmijė viktima shqiptare qė u vranė nga ushtria e Serbisė, a nuk na obligon vrasja e policit shqiptar nga Vushtrria, i cili ra pėr tė mbrojtur kufijtė tanė dhe pėr tė mbrojtur shtetin e Kosovės.
U desh tė bėhet njė pėrleshje e shkurtėr nė mes tė Njėsive Speciale tė Kosovės dhe bandave tė organizuara serbe, ku ra nė krye tė detyrės njė policė yni, pėr tė marrė vesh botėrisht se ne jemi tė varur kėmbė e krye nga importi i Serbisė. Shpėrtheu tėrbimi i ‘rrugaēėve’ nga Serbia nė kufi me Kosovėn, tė mbėshtetur nga Beogradi, pėr tė marrė dhenė pas kėsaj informata se ne ushqehemi me mallra-plehra nga Serbia, ndėrtojmė shtėpitė e djegura nga ushtria serbe, me ēimento, tulla e material tjetėr tė importuar nga Serbia, tė paguara nga paratė tona, se ushqejmė fėmijėt tanė me biskota e griz tė prodhuar enkas nga fabrikat serbe pėr popullatėn tonė, se jemi tė varur kokė e kėmbė nga Serbia, mė keq se kur ishim nėn okupimin e tyre.
Mė kujtohet fare mirė qė atėbotė, kur ishim nėn okupim, nuk kishim as polici, as ushtri tonėn, nuk i kishim as trupat e KFOR-it, morėm guximin qytetar dhe kurajėn patriotike pėr ta bojkotuar tėrėsisht mallin e Serbisė, duke i konsideruar tradhtarė ata qė blejnė prodhime tė okupatorit. Ata tė tillė mbeten edhe sot, por ne jemi indiferentė ndaj tyre. Dhe atėbotė kishte efekt tė madh bojkotimi i mallit serb dhe organizimi shqiptar. Sot e kemi shtetin tonė, i kemi policėt e ushtrinė tonė, ndėrsa Serbia sėrish na ka pushtuar me mallin dhe ekonominė e vet. Flitet madje se pėrmes njerėzve tanė ajo i ka shtrirė duart thellė nė pasurinė tonė kombėtare e minierat strategjike.
Serbia edhe mė tutje ka qėndrim armiqėsor ndaj shqiptarėve, kurrė nuk do tė mund t’i lajė krimet qė ka bėrė ndaj nesh, edhe mė tutje vret njerėzit tanė, ėshtė okupatore e njė pjese tė popullatė sonė (Preshevė, Bujanovc e Medvegjė), por ne me ndjenjėn e skllavit, sillemi e veprojmė si tė mos kishte ndodhur asgjė nė mes nesh: bashkėpunimin mė tė mirė nė rajon dhe nė botė e kemi me Serbinė! Konsumojmė mallin e tyre, i shpėtojmė nga falimentimi fabrikat e tyre dhe e financojmė ushtrinė e tyre qė tė blejnė armė pėr tė luftuar kundėr nesh. Por ata asnjėherė nuk habitėn qė tė lejojnė mallin tonė tė shitėt nė territorin e tyre, madje as nė hapėsirėn shqiptare nė Preshevė, Medvegjė dhe Bujanovc.
Ēfarė populli jeni ju, me tha njė ditė njė i huaj, dashamirės yni, kur ia tregoja ca fakte qė ai nuk i kishte ditur. Rrudha me supe me ndjenjėn e thellė tė fajit. Nuk kisha pėrgjigje. Pikėllimi im, nuk ishte argument i mjaftueshėm.
Vetėm pas vrasjes sė policit tonė, u mor vesh se Coca-Colen e famshme amerikane e marrim nga Serbia! Ndėrkaq, ėshtė pikėrisht Serbia me ushtarėt e vet kriminelė ajo qė e dogji fabrikėn tonė tė Coca-Colės nė Lipjan, dogji edhe pjesėn mė tė madhe tė fabrikave tona, u mor vesh, pos tjerash, edhe pėr tė rrėnuar ekonominė tonė dhe pėr tė na shitur mallrat e tyre. Edhe atėherė kur bizneset tona tė shėndosha pėrpiqeshin tė ndėrtojnė fabrika ushqimore e fabrika pėr materiale ndėrtimore, ishin tregtarėt e fuqishėm e ndėrmjetėsit e ndryshėm nga Kosova ata qė i ngufasnin prodhimet vendėse, duke na vėrshuar me mallin serbė tė tė njėjtit prodhim. Nė konspiracion me bosėt e fuqishėm tė gjakut tonė u ndalua importi i Coca -Colės nga Shqipėria, u shmang i njėjti prodhim nga Maqedonia. Madje edhe disa dhjetėra lloje tė ujit tė prodhuar nė Kosovė e nė Shqipėri, tregtarėt e sipėrmarketeve tona e venė nė plan tė dytė, duke e vėnė nė spikamė vetėm njė lloj tė ujit serb. Shkoni dhe vėrtetojeni-janė dhjetėra shishe nė frigorifer tė njė prodhimi serb dhe asnjė shishe uji tė prodhimit shqiptar. Tė skandalizon ky proteksionizėm: nė tokėn shqiptare tė Kosovės favorizohet prodhimi serb.
Nė tregun e Kosovės, Serbia ėshtė shteti mė i privilegjuar nė botė. Ku ėshtė ndjenja jonė e patriotizmit. A nuk na obligojnė mbi njėzetmijė viktima shqiptare qė u vranė nga ushtria e Serbisė, a nuk na obligon vrasja e policit shqiptar nga Vushtrria, i cili ra pėr tė mbrojtur kufijtė tanė dhe pėr tė mbrojtur shtetin e Kosovės. Ai ra edhe pėr tė penguar kontrabandėn e mallrave serbe, ndėrkaq, bashkėkombėsit e tij vazhdojnė tė kontrabandojnė dhe tė konsumojnė ato mallra. Medet.
Reagimi i bandave serbe, natyrisht qė ishte i egėr, i tėrbuar, kur u bllokua malli serb dhe u pengua kontrabanda, sepse me aksionin e qėlluar tė qeverisė dhe tė njėsive speciale tentuam t’ua presim degėn nė tė cilin jetonin kriminelėt serbė dhe mafiozėt shqiptarė. Me ndėrhyrjen e njėsive speciale u alarmuan zyrtarėt nga Beogradi, sepse njė treg kolonial po rebelohej dhe kėshtu rrezikonte tė krijonte krizė nė vendin e tyre.
Me kujtohet para shumė vjetėsh kur u organizua njė bojkot i mallit slloven, (njė shteti thellėsisht miqėsor ndaj nesh), sepse policia e tyre arrestoi pa tė drejtė zyrtarin tonė tė lartė me njė fletarrestim nga Serbia. Me kujtohet se ky bojkot sa ishte i dėmshėm, aq ishte edhe parodi, sepse edhe atėherė edhe tash malli nga Serbia ishte mbizotėrues nė tregun e Kosovės. Dhe askujt as atėherė, as tash, edhe nė vitet kur vriteshin nga dhjetėra shqiptarė nė veriun e Mitrovicės, nuk organizoheshin bojkote kundėr mallit serb.
Para ndonjė jave njė shoqate konsumatorėsh i krisi nervi islamik dhe kėrkoi tė bojkotohet njė mall italian, sepse nė pėrbėrjen e vet paska yndyrė derri, megjithėse prodhuesi e theksuaka kėtė gjė nė gjuhė tjera, por nuk e paska pėrmendur edhe nė shqip, sipas kėsaj shoqate. Dhe e njėjta shoqatė qė i alarmon myslimanėt, nuk i kujtohet tė dalė nė mbrojtje tė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė thotė: konsumatorė bojkotojeni mallin serb, sepse ata po na i vrasin policėt tanė, sepse po e thyejnė kufirin tonė, sepse po e kontrabandojnė mallin e tyre nė territorin tonė. Madje, nuk alarmuan konsumatorin as atėherė kur disa prodhime serbe, dolėn se janė tė helmuara, kėtė gjė e konstatuan shoqatat e tyre konsumatore, por te ne malli serb nuk u tėrhoq nga qarkullimi.
telegrafi.com
Mbas lufte ,nuk pajtohem me veprimet e shqipetareve te Kosoves ,se prodhimi serbe ka pasur si pazare me te rendesishem per ekonomine serbe ne Kosove. Sikur te behet nje analize dhe krahasim me gjeneratat me te vjetra shqipetare, ata jane treguare edhe me nacionaliste ekonomik ,dhe patriot , kane jetuare me buke te kollomocit ,pore nuk jane dorezuare ,dhe ajo qe ka qene edhe me veshtire se ne ate kohe kufiri me Shqiperine ka qene i mbyllur . Shqiperia dhe Kosova aktualishte i kane kufijte e hapur,kurse shqipetaret e blejne mallin e serbise.
Bojkoti i mallrave te serbise duhet te jete total.
I njejti fat po e pret edhe Maqedonin (sipas B.Pacolit) per shkak diskriminimit ekonomik ndaj Kosoves .
Mire kjo .
Shteren produktet serbe
01.08.2011
Enis Veliu
Prania e produkteve serbe nėpėr qendrat kryesore tregtare nė vend, por edhe nėpėr markete tė vogla brenda qyteteve ėshtė duke u eliminuar dita-ditės, sidomos pas djegies sė dy pikave kufitare nė veri tė Kosovės nga huliganėt serbė.
Tė dėshpėruar me sjelljet e tyre, qytetarėt e Kosovės ditėve tė fundit masivisht kanė nisur tė bojkotojnė prodhimet serbe, madje disa nga ta nė mėnyrė simbolike kanė organizuar aksione pėr bojkotimin e tyre.
Nė fund tė javės qė lamė pas njė grup qytetarėsh nga komuna e Skėnderajt ua kanė vėnė zjarrin njė grumbulli produktesh serbe, por aksione tė tilla ka pasur edhe nėpėr qendra tjera tė Kosovės.
Por, sė fundi edhe kompani tė cilat pėr vite tė tėra kanė sjellė produkte serbe nė Kosovė, janė pajtuar me vendimin e Qeverisė pėr reciprocitet, duke ndėrprerė lidhjet e tyre me kompanitė serbe prej mė shumė se njė dekadė.
Por, tregtarė tė papėrgjegjshėm edhe mė tej vazhdojnė tė shesin mallra tė kontrabanduar, tė cilat po i mbajnė nėpėr depo tė sigurta, brenda kryeqytetit, por edhe qendrave tjera tė Kosovės.
Burime tė gazetės bėjnė tė ditur se pas marrjes sė masave tė reciprocitetit, ēmimi i produkteve serbe nė Kosovė ėshtė ngritur pėr mė shumė se 20 pėr qind.
“Nė depo ku marr mall unė, tė dielėn ēmimi ėshtė ngritur pėr mė shumė se 20 pėr qind, pasi ka mungesė tė madhe tė disa produkteve, tė cilat na i kemi shitur prej mbarimit tė luftės e deri mė tash”, tha nė kushte anonimiteti, njė pronar i njė i marketi nė kryeqytet.
Ramiz Kelmendi, ėshtė pronar i kompanisė “Elkos”, e cila deri mė tash ka qenė njė ndėr importuesit mė tė mėdhenj tė prodhimeve serbe nė Kosovė.
Ai thotė se kompania e tij, brenda njė jave, ndoshta edhe mė pak, do ta shesė mallin e fundit tė importuar nga Serbia.
“Ne asnjėherė nuk kemi mbajtur rezerva nėpėr depot tona, sepse s’kemi pasur nevojė. Deri nė fund tė javės ne i shpenzojmė tė gjitha produktet serbe qė i kemi pasur nėpėr depo”, tha ai.
Kelmendi thotė se kompania e tij, brenda njė periudhe tė shkurtėr ka gjetur treg alternativ pėr zėvendėsimin e produkteve qė mė parė ka importuar nga Serbia.
“Kjo ka qenė puna me e vogėl pėr kompaninė time”, tha ai.
Por, nė anėn tjetėr, ekspertė tė ekonomisė nė vend thonė se bojkoti i produkteve serbe ėshtė i domosdoshėm pėr njė zhvillim ekonomik tė vendit. Sipas tyre, nėse edhe pėr njė kohė do tė vazhdojė reciprociteti prodhuesit serbė nė mėnyrė automatike do tė humbasin tregun kosovar.
Safet Gėrxhaliu, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės, thotė se eksportet e Serbisė nė Kosovės, gjatė kėtij viti janė shumė tė larta nė raport me vitin e kaluar, pasi qė sipas tij, ata kanė qenė tė pėrgatitur prej kohėsh pėr reprocitet.
Gėrxhaliu thotė pas njė kohe pėrpos forcimit tė kufirit Qeveria duhet tė organizojė edhe njė trup inspektorati pėr kontrollin e bizneseve.
“Nėse nė njė biznes gjenden mallra serbe pas kohės sė marrjes se vendimit, kjo direkt nėnkupton se ai produkt ka hyrė ilegalisht nė Kosovė”, tha ai.
Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Bizneseve, thotė se nėse edhe mė tej Kosova vazhdon te ketė masa reciprociteti ndaj Serbisė, brenda njė muaji, apo edhe mė shpejt nuk do tė ketė asnjė prodhim serb nė Kosovė.
Shahini thotė se pėr dallim nga periudha e njėjte e vitit tė kaluar, sivjet Serbia nė Kosovė ka eksportuar 20 milionė euro mė shumė produkte.
Shahini thotė se vendimi pėr reciprocitet nė masė tė madhe ka ndihmuar prodhuesit vendorė nė Kosovė.
Ai tha se nė bazė tė njė analize vetėm nė javėn e parė tė reciprocitetit shitja e produkteve vendore ėshtė rritur pėr mė shumė se 10 pėr qind.
“Ka ndodhur diēka e mirė qė ėshtė rritur shitja pėr 10 pėr qind, por nuk ka ndryshuar fare ēmimi. Konsumi sa mė i madh i prodhimeve vendore nė mėnyrė automatike largon nga tregu prodhimet serbe”, tha ai.
Pėrndryshe nga mbarimi i luftės e deri mė tash Serbia nė Kosovė ka eksportuar produkte ushqimore dhe jo ushqimore nė vlerė prej rreth 4 miliardė euro, duke i dėmtuar rėndė prodhuesit vendorė nė Kosovė.
Edhe pėrfaqėsues tė institucioneve ekonomike nė vend kanė bėrė apel pėr bojkotim tė produkteve serbe, tė cilat nė vendin tonė sė fundi po hyjnė edhe nėpėr rruge ilegale.
Zbatimi i marrėveshjes sė reciprocitetit pėr shkėmbimin e mallrave mes Serbisė dhe Kosovės, ka bėrė qė kjo e fundit tė kthejė sytė nga Shqipėria, si njė vend ku mund tė sigurojė importin e lėndėve tė para.
Kryetari i Shoqatės sė Eksportuesve, Alban Zusi, ka deklaruar se bizneset kosovare janė drejtuar drejt bizneseve shqiptare.
Zusi theksoi se kėtė vit Shqipėria ka rritur nė 30-40 pėr qind numrin e eksporteve dhe se kjo rritje do tė vazhdojė edhe nė vitet e ardhshme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 01-08-2011 mė 06:19
Un po ju them nje fjal ketu se po te bojtotojm gjith shqiptaret mallrat serbe Serbia do te bien ne dy guj do te ke kriz finaciare ne bugjetin e shteti dhe kriz sociale per banoret ser qe do humbasin vendet e punes.
Serbia ka shit me se shumti mallra ne Kosov pasi qe ne vendet tjera konkurenca esht shum e madhe dhe deportimi i mallrave serbe esht i kufizuar.
Serbia nuk mund te dal ne tregun europina aq leht pasi qe nuk ka as nje rrug detare lidhse me europen perendimore dhe kshtu detyrohet te perdor portet e vendeve fqinje e kjo i kushton shum biznesit serb pasi qe ata duhet te paguajn taksa per tragetet qe kalojn ne ktovende keshtu qe kur mallrat e saj arrin ne europen perndimore cmimi rritet shum dhe konsumatoret nuk blej pasi qe nuk jan kualitativ per at cmim.
Ne fund te fundit Serbis i ka mbet vetem Kosva nje treg ku mund te konkuroj por levizja e zgjuar per bllokim te mallrave serbe do ta shkatrroj Serbin ekonomikisht.
me vjen mir kur degjoj se shqiptaret po i largojn prodhimet e shtetit dhe popullit me kriminel te ballkanit pra te populit serb
kjo inciativ ka qend para nja 2 vite nga albin kurti por disa faqe zi e quanin albinin patriot i vonuar pra u dasht qe bandat fashiste serbe te naj djegin per sedyti kufinin dhe ne te bindemi per ti larguar serbet nga kosova kta duhet qe t na hyn edhe ne obbor dhe tna dhunojn per se dyti kjo mund te ndodh nese jmei naiv dhe shitemi si kinse tolerant ndaj nje populli kriminel dhe fashist siq jan serbo sllavet
Krijoni Kontakt