Cilin menhexh(metodologji) e ndjek komuniteti bektashi edhe a është bektashizmi në ndonjë Fe apo vet është Fe???!
Cilin menhexh(metodologji) e ndjek komuniteti bektashi edhe a është bektashizmi në ndonjë Fe apo vet është Fe???!
Po merr e lexo ne nenforumin e bektashizmit e do i japesh pergj pyetjes tende.
La vita non si spiega, si VIVE!
Po pyetjes tende iu pergjigja edhe une se nuk e shpika vete. Ti ne fillim pyete c'metodologji ndjek bektashizmi... gje qe mund t'a kuptosh ne ato tema qe te permenda une. Ndersa per pjesen tjeter te pyetjes, prape se prape del ne perfundim duke lexuar mbi ate fe.... e ja edhe pergjigja nga ana ime! Bektashizmi eshte nje sekt i fese myslimane (ashtu si synitet jane edhe bektashinjt)
La vita non si spiega, si VIVE!
Ah,elhamdulilah që jeni muslimanë...sepse ajo më interesoi mua.
Jo i nderuar, s'kam asgje! Thjesht, sa rri e komenton ketu ne forum, shko me te vertete ne Kine meqe te paska thene pejgamberi s.a.w.s.
Ndoshta, pas kthimit do i kesh marre ato dije qe te bejne te flasesh troç, te thuash ndonje koment pa qene nevoja te thuash: keshtu thuhet ne Kuran, keshtu tha pejgamberi etj etj.
Mesoni te flisni ne baze te llogjikes suaj e jo duke u bazuar ne ate qe kane thene "idhujt" tuaj.
La vita non si spiega, si VIVE!
Çdo organizat,çdo shoqatë etj. ka normat dhe ligjet e saj,njeriu nëse do të hyj në të i pranon dhe futet në njëren nga to e që pastaj ka përgjegjësi ndaj saj...e kështu qëndron puna edhe me Islamin.
Nëse do të inkuadrohesh aty i pranon normat e tij,pastaj ke edhe përgjegjësi ndaj tij duke i kryer obligimet që ke ndaj Islamit.
Prandaj edhe juve duhet të jeni përkrahës i dy burimeve kryesore të Islamit i nderuar,Kur'anit dhe Hadithit të saktë...
SELAM!
Po ka Hadithe të dobëta e të shpikura o vëllau im,e si t'mos ketë kur Islami i ka armiqtë e vet të cilët punojnë për t'na pshtjellur punët në Fenë tonë.
E gjithë kjo bëhet për të krijuar sa më shumë grupacione,mendime dhe kështu të krijojnë përqarje mes muslimanëve dhe mes vet parimeve Islame. Prandaj ka shumë hadithe të shpikura që bien në kundërshtim me vet mesazhin e Muhammedit salAll-llahu alejhi we selem,me vet fjalët kur'anore p.sh. etj.
Nëse ka hadithe të shpikura,atëherë studiuesit e Hadithit i deklarojnë ato me argumente mjaftë të qarta.
Kjo vëllau im,sepse shpikja në hadith është bërë që moti dhe ka krijuar përqarje që nga koha e halifëve si Aliu r.a. p.sh.,pastaj juve e dini mirë ndodhin e Umerit r.a....E gjithë kjo shkaku i ndarjeve në grupacione dhe mendime të ndryshme.
SELAM!
Krijoni Kontakt