Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    Frrok Çupi: E majta ekstreme Tiranë-Prishtinë

    interesant....

    -------------------------
    Është bërë shumë e lehtë të dallosh se sa afër ndodhen të majtët ekstremë në Prishtinë me të majtët ekstremë në Tiranë. Sidomos në idenë e dobësimit të lidhjeve me Brukselin dhe Washingtonin. Kjo është hera e parë që në hapësirat kombëtare shqiptare, e majta ekstreme të hedh ura nga njëra pjesë në tjetrën, pavarësisht nga distancat gjeografike apo institucionale. Në Prishtinë e majta ekstreme e prirë nga “Vetëvendosja” kërkon që të fshihet çdo vepër e Perëndimit në drejtim të Kosovës shtet, duke stopuar gjithë procesin e konsolidimit shtetëror të Kosovës si një organizëm i denjë në krah të shteteve perëndimore.

    Deputetët e të majtës i kërkuan Parlamentit që të nderpriten negociatat teknike me Serbinë, gjë që do të shënonte njëkohësisht edhe ndërprerjen e marrëdhënieve më të fundit me Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, në kryeqytetin e Shqipërisë, pjesa e të majtës ekstreme brenda opozitës (PS), si dhe një krah që buron nga Presidenti dhe Këeshilli i Lartë i Drejtësisë me emrin “Kuq e Zi”, po bëjnë hapa të pandërprerë për të prerë (ose dëmtuar deri në rraskapitje) lidhjet me Perëndimin. Duke e nuhatur se në radhë të parë fija mes PS-së dhe Perëndimit po vjen duke u dobësuar shumë, sekretari i PS-së dhe deputet i saj, Kastriot Islami, lëshoi një thirrje ndaj partisë së tij që të mos i provokonte dhe “të mos i tensiononte marrëdhëniet me Perëndimin”. Pyetja shtrohet: Vallë pse sot, për herë të parë, dy pole të së majtës ekstreme brenda kombit shqiptar në dy shtete, hedhin ura ideologjike e taktike për çperëndimizimin e idesë së re të kombit? Më parë, madje edhe në të kaluarën komuniste të shtetit të Jugosllavisë ku ndodhej Kosova, si dhe të shtetit komunist të Shqipërisë, “shpirti” komunist i konstatuar në të dy anët drejt njëra- tjetrës, ishte më shumë një shpirt i dashurisë për kombin, por jo një vijë e pastër komuniste kundër Perëndimit. Madje edhe degët e Partisë Balli Kombëtar në Kosovë, që i kishin lidhjet me Shqipërinë deri nga viti 1946, nuk kishin ide të pastra politike përveçse dashurinë për kombin. Prandaj kjo e tanishmja është hera e parë që ideja e të majtës ekstreme me spektër anti perëndimor, lidhet në mënyrë perfekt mes dy pikave të kombit.

    “Vetevendosja” e Kosovës është votuar nën “flamurin” që të gjithë të huajt, d.m.th. perëndimoret e Evropës dhe të Amerikës “të largohen nga territori i Kosovës”. Ideja e shprehur zyrtarisht në parlamentin e Prishtinës që “të ndërpriten urgjentisht negociatat me Serbinë” në fakt është vazhdim i idesë për të mos pranuar as këshillën dhe as praninë e evropianëve në çështjen e Kosovës.

    Edita Tahiri, kryesuese e negociatave për Prishtinën, tha në parlament se patriotët e rremë dhe demagogët kërkojnë të përkëdhelin interesat personale, jo interesat e Kosovës… Por edhe në Tiranë, opozita ka lëshuar deklaraten e egër kundër përfaqësuesve të BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së nën këtë frazë: “Ambasadorët të shkojnë në shtëpitë e tyre”. Pyetja e dytë: Vallë, si u gjetën “në ajër” kontaktet mes të majtëve ekstremë nga Prishtina dhe Tirana?

    Është e sigurt se mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës nuk ka ndonjë lidhje farefisnie, madje as të kategorisë njerëzore. I pari është një djalë kosovar i rritur ashtu si të gjithë, ndërsa ky i Tiranës është rritur në Bllokun komunist ku gjeneroi diktatura më e egër komuniste. Nga kjo anë, mes tyre ka një hendek shumë të madh që nuk do t’i bashkonte kurrë. Ashtu siç ishin të pëbashkueshëm bijtë e Bllokut me bijtë e varfër të popullit, por që aktualisht shumë prej këtyre i janë afruar Bllokut të Tiranës pas shembjes. Ajo që i bashkon, si në Tiranë (brenda a jashtë Bllokut) ashtu edhe nga Tirana në Prishtinë, është një erë mashtrimi “patriotik” ose një arome “tradite” kundër Perëndimit.

    Tradita ishte krijuar vetëm brenda ideologjisë komuniste. Pyetja e tretë: A mund të shtrohet çështja si një “lidhje emocionale” me Perëndimin, apo si një detyrë ndaj kombit? Disa njerëz po thonë edhe në Tiranë (mes të të majtëve ekstremë) se “nuk ia kërkuam ne Perëndimit që të na ftonte apo të shembte Murin e Berlinit”. Por edhe në Kosovë kështu thonë të majtët ekstremë: “NATO e çliroi Kosovën për interesat e veta, jo per ne”. Jo pak njerëz i kanë tërhequr këto fraza, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Në bisedën e drejtpërdrejtë, ose edhe në blogjet elektronike, ka njerëz që shprehen se “e drejtë është, tani ecim me këmbët tona, pse t’i marrim dorën Perëndimit”.

    Me një dallim: që Partia Socialiste dhe të majtët ekstremë brenda saj kurrë nuk kanë dalë para anëtarësisë së PS-së që të vërtetojnë se janë kundër Perendimit… Sigurisht, lidhjet me Perëndimin nuk shtrohen vetëm si një mirënjohje për atë që ka bërë si për Kosovën, edhe për Shqipërinë. Në saje të Perëndimit, sot Kosova ka shtet të pavarur dhe Shqipëria gëzon lëvizjen e lirë apo anëtarësimin në NATO. (Edhe për këtë mirënjohja duhet dëshmuar pa pushim). Por çështja nuk është kaq e thjeshtë. Çështja është se Shqipëria, por edhe Kosova kanë zgjedhur orientimin ndaj Perëndimit, zgjedhje e bërë nga vetë populli dhe që nuk mund të kthehet kurrë më. Është shumë vonë për t’i lidhur këto dy vende, si dikur, me Kremlinin. Por, ndërkohë, është bërë shumë e lehtë të dallosh se sa afër ndodhen të majtët ekstremë në Prishtinë me të majtët ekstremë në Tiranë. Sidomos në idenë e dobësimit të lidhjeve me Brukselin dhe Washingtonin.

    Koha Jonë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ka frroku..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •