Kur babai mungon nė familje
2011-07-20


Puna e nėnės beqare ėshtė zanati mė i vėshtirė nė botė. Tensioni psikologjik qė ndiejnė ėshtė i madh kur shtohet pesha e pėrgjegjėsisė qė njė nėnė duhet tė pėrballojė e vetme. Ndonjėherė ka nga ato nėna qė ndihmohen nga prindėrit, motrat, vėllezėrit dhe tė afėrmit, por ka tė tjera qė mbėshteten vetėm te forcat e veta. Energjia qė kėrkohet ėshtė shumė e madhe. Tė jesh nėnė dhe tė punosh nė tė njėjtėn kohė ėshtė tepėr e vėshtirė, edhe kur njė grua ka burrin pranė. Kėnaqėsi e madhe, por edhe shumė pėrgjegjėsi: tė jesh njė nėnė e vetme ėshtė njė detyrė mjaft e vėshtirė, ndoshta mė e rėnda qė mund tė ekzistojė.

Histori tė pėrbashkėta

Ka nėna tė divorcuara, tė cilat kanė hedhur pas krahėve njė lidhje tė marrė fund mirė ose keq. Ka tė tjera qė, pasi kanė marrė vesh lajmin e shtatzėnisė kanė vendosur ta ēojnė deri nė fund atė, tė bindura pėr faktin se nuk do tė kenė mbėshtetjen e babait tė fėmijės. Femrat qė kishin nė dispozicion tė ardhura tė mjaftueshme, por qė s’kishin gjetur njeriun e duhur, i janė drejtuar fekondimit artificial. Tė gjitha kėto nėna kanė kėnaqėsi tė madhe tė sjellin nė jetė njė fėmijė dhe tė kujdesen pėr tė, edhe pse vėshtirėsitė janė tė mėdha: shumė prej tyre vuajnė problemin financiar, vetminė dhe mospasjen e kohės sė lirė. Sipas tė dhėnave tė fundit tė Institutit tė Statistikave, nė vendet europiane nėnat e divorcuara me njė fėmijė pėrbėjnė mbi 11 pėr qind tė popullsisė.

Gjėrat qė duhen bėrė

Pas punės njė nėnė nuk di se ēfarė tė bėjė mė parė: tė marrė fėmijėn nė shkollė, tė bėjė pazarin, tė shkojė nė shtėpi qė tė ndihmojė fėmijėn tė bėjė detyrat, tė gatuajė, tė vendosė rrobat nė lavatriēe pėr t’u larė apo tė pastrojė shtėpinė? Ajo e di se tė gjitha punėt presin atė, kėshtu qė vendos tė bėjė disa minuta pushim duke bėrė njė banjė me ujė tė nxehtė. Pas gjithė kėsaj sforcoje ėshtė normale tė ndihet nė ankth dhe e lodhur ose t’i duket sikur ėshtė e izoluar. Mikeshat beqare, ose ato qė mund tė mbėshteten te njė shok tė paktėn bashkėpunues, sigurisht qė kanė njė jetė mė tė thjeshtė. E mira do tė ishte qė tė kėrkoni tė ndėrtoni njė rrjet shpėtimi me tė tjera mama beqare pėr tė pasur ndihmė reciproke. Duhet tė shihni me kujdes anėn pozitive tė gjendjes suaj familjare.

Gabimi qė bėjnė mamatė e vetmuara ėshtė pikėrisht fakti qė nuk e vėnė veten asnjėherė nė vendin e fėmijėve. Nėse keni krijuar bindjen se ekzistoni vetėm pėr fėmijėn, sigurisht qė kjo nuk ėshtė njė mėnyrė e drejtė tė jetuari. Nuk do tė ishte keq qė njėherė nė javė pėr disa orė t’ia besonit fėmijėn njė dadoje, njė mikes suaj, apo gjyshes, ndėrsa ju shkoni disa orė nė palestėr apo bėni diēka tjetėr pėr tė hequr mendjen. Njė nga gabimet e shpeshta qė bėjnė mamatė e vetmuara ėshtė mėnyra e tė qenėt prepotente dhe shumė e pranishme nė jetėn e fėmijės. Lėrini fėmijėt tė bėjnė jetėn e tyre, mos u bėni tė bezdisshme. Pėrpiquni qė edhe ju tė viheni nė kontakt me realitetin, mos u mbyllni si nė guaskė. Kujtoni se fakti qė fėmija juaj ėshtė duke u rritur vetėm nga njė prind nuk do ta bėjė atė tė mos ndihet i dėshiruar. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė mos mbizotėrojė dėshpėrimi. Tė gjesh njė ekuilibėr nuk ėshtė e lehtė, por jo e pamundur. “Kur vajza jonė Eva ishte 15-muajshe, bashkėshorti im mė la dhe iku jashtė shtetit me tė dashurėn e tij tė re. Prindėrit e mi jetojnė larg. Nė atė periudhė ndihesha totalisht e pafuqishme pėr tė pėrballuar e vetme jetėn”, tregon Meri. E kush nuk do tė kishte ndier tė njėjtėn gjė? “Pėr fat tė mirė, sidomos gjatė periudhės sė parė, mė ndihmoi tezja e ish-bashkėshortit tim. Problemi mė i madh pas parave ishte menaxhimi i kohės dhe organizimi. Pėr kėtė gjė vendosa ta ndėrgjegjėsoja dhe ta vija para pėrgjegjėsisė vajzėn time. Nuk kishte asgjė tė veēantė: do t’i mėsoja tė vishej dhe tė lahej vetė, tė rregullonte krevatin, tė bėnte gati rrobat pėr ditėn tjetėr, tė shtronte dhe tė ngrinte tavolinėn”. Nėse divorci ose ndarja ėshtė e freskėt, mos ia mohoni fėmijės prezencėn e figurės atėrore. Babai nuk do tė jetė i pėrditshėm nė familje, por ai vazhdon tė jetė prindi i tij. Jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė edhe kontributi nė rritjen e fėmijės: njė krizė financiare ėshtė gjėja e fundit nga e cila do tė vuajnė