Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Deputetët biznesmenë të PS, zbardhen pronat e llogaritë

    Deputetët e Partisë Socialiste vazhdojnë të jenë edhe për vitin 2010 më të pasurit në Parlament. Deklarimet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nxjerrin të gjitha lëvizjet që deputetët socialistë kanë bërë gjatë vitit të kaluar.Në vend të parë për nga pasuria duket se edhe këtë vit qëndron Tom Doshi, i cili, nga ajo që kuptohet nga deklarimi i pasurisë, ka shitur pronat në Australi dhe ka investuar në Tiranë. Sipas deklarimit të tij të pasurisë, vitin e kaluar ai ka shitur dy shtëpi dhe truallin në kontinentin e largët në shumën 2.7 milionë dollarë australianë (2.5 milion dollarë amerikanë) dhe me një pjesë të tyre, 350.000 dollarë australianë, ka paguar një kredi. Ndërkohë, në Shqipëri ai ka blerë një tokë 2.8 milionë lekë të reja në Marikaj. Gjithashtu, ai ka marrë edhe një kredi prej 300 mijë eurosh në Tiranë. Të ardhura të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar ka siguruar edhe deputeti Sadri Abazi. Vetëm nga kompania “Usluga” ai ka fituar 244 milionë lekë ose 2.4 milionë USD. Në të njëjtën kohë, ai ka shitur një makinë 18 mijë euro, ndërkohë që paga e bashkëshortes dhe e vajzës gjatë 2010-s kanë qenë 4.4 milionë lekë të rinj. Abazi ka deklaruar bilancin negativ me 1.4 milionë lekë në kompaninë tjetër “Jeni-Co”. Deputeti Dashamir Peza ka paguar 500 mijë lekë të rinj si kapar për blerjen e një toke arë në sipërfaqe 3500 m2. Për sa i përket të ardhurave, veç pagës si deputet dhe asaj të bashkëshortes, Peza ka përfituar nga interesat e depozitave 5 mijë euro dhe 3 milionë lekë, ndërkohë që nga shitja e bagëtive të imëta dhe produkteve të tyre ka përfituar 900 mijë lekë të rinj. Në të njëjtën kohë, ai vazhdon të paguajë 6 kredi dhe në vitin 2010 ka paguar 12 mijë euro dhe 1 milion lekë të rinj. Deputeti i qarkut të Beratit, Fidel Ylli, ka blerë një makinë tip “Cadillac”, 56.000 euro, ndërkohë që të ardhurat nga paga si deputet kanë qenë 1.2 milionë lekë të rinj. Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë vitit 2010 blerjen e një makine 30 mijë euro, ndërsa të ardhura përveç Parlamentit, ka marrë edhe 22 mijë euro nga dhënia e ambienteve me qira. Ai paguan 3 kredi me vlerë 16 mijë euro dhe 432 mijë lekë.

    Pasurite e deputeteve te PS

    Dritan Prifti
    - Llogaria në Bank of America (zvogëlim) zero
    - Llogaria e pagës në Credins Bank 189.435 lekë
    - Shitje makine 2 milion lekë
    - Blerje makine 22.336 euro
    - Paga si deputet 650.177 lekë
    - Paga si ministër 1.114.380 lekë
    Bashkëshortja Meri Prifti
    - Llogaria në Bank of America zero
    - Llogaria në Credins Bank (pakësim) 37.920 euro
    - Rritet gjendja cash si rrjedhojë e shitjes së aksioneve të Kompanisë “Fortis 2” 350.000 euro

    Gramoz Ruçi
    - Makinë “Tuareg” e blerë nga Kuvendi si deputet 900.000 lekë
    - Të ardhura nga paga si deputet dhe pjesëmarrja në Komisione 2.093.337 lekë








    Fidel Ylli
    - Blerë autoveturë tip Cadillac 56.000 euro
    - Llogari rrjedhëse në Bankën Credins 1.250.925 lekë
    - Depozitë bankare në Euro në Bankën Societe General 51.199 euro
    - Pakësuar llogaria rrjedhëse në Bankën Societe General me – 2.550 euro
    - Pakësuar llogaria rrjedhëse në Bankën Societe General me – 138.347 lekë
    - Shtuar llogaria rrjedhëse në USD Bankën Societe General + 463 usd
    - Tërhequr llogaria rrjedhëse në Bankën Societe General në shumën 2.600.000 lekë
    - Depozitë në USD 150.000 USD, njësoj si një vit më parë
    - Celur llogari rrjedhëse në Bankën Raiffeisen në shumën 98.694 lekë
    - Tërhequr depozitë bankare në shumën 100.000 euro
    - Llogari rrjedhëse në bankën Raiffeisen 30.317 euro
    - Pakësuar llogaria rrjedhëse në USD me – 6.483 lekë
    - Gjendje cash nga tërheqja e llogarive dhe depozitave 40.000 euro
    - Të ardhura nga paga si deputet 1.250.925 lekë
    - Të ardhura nga puna e bashkëshortes në SHBA 15.600 USD

    Sadri Abazi
    - Fitimi nga “Usluga” për vitin 2010 244.558.499 lekë
    - Shitje automjeti 18.000 euro
    - Paga si deputet 1.224.075 lekë
    - Pagesa TAP në “Usluga” si ortak janar- korrik 2010 175.000 lekë
    - Paga e bashkëshortes 1.425.000 lekë
    - Paga e vajzës 1.267.280 lekë
    - Të ardhurat e vajzës nga paga si administratore në “Usluga” 3.000.000 lekë
    - Shitje automjeti 500.000 lekë
    - Humbje financiare nga aktiviteti i kompanisë “Jeni- Co” 1.462.908 lekë

    Artan Gaçi
    - Shitur pjesët e kapitalit në “Trio Defenition” ku ka 34% të aksioneve me vlerë 34.000 lekë
    - Fitimi i vitit 2010 në “FGA” 3.130.000 lekë
    - Shtuar gjendje cash nga të ardhurat 6.000.000 lekë
    - Tërheqje e gjendjes në Tirana Bank – 608.450 lekë
    - Të ardhurat nga paga dhe shpërblime si deputet 1.080.061 lekë
    - Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione 70.200 lekë
    - Të ardhura nga dieta, shpenzime telefoni, karburant 570.104 lekë
    - Të ardhurat e bashkëshortes 575.100 lekë
    - Të ardhura nga qeraja 6.437.788 lekë

    Arben Ahmetaj
    - Likujdim i tokës- arë në Farkë 1.000.000 lekë
    - Blerje automjeti Benz 30.000 euro
    - Paga si deputet 1.081.634 lekë
    - Pjesëmarrja në komisione+ karburant dhe telefon 739.508 lekë
    - Interesat nga një depozitë prej 300 mijë euro 14.310 euro
    - Interesa nga llogaria “Futura” në emër të vajzës 300 USD
    - Të ardhura të përfituara nga dhënia me qira e zyrave 1.100 euro/ muaj
    - Kredi në Bankën Credins në shumën 9.1 milion lekë për rikonstruksion apartamenti. Në 2010 ka paguar 432.188 lekë
    - Shlyerje e kredisë 100.000 euro, në shumën 12.248 euro gjatë 2010
    - Shlyerje e kredisë 24.111 euro në shumën 4.032 euro gjatë 2010
    - Paga e bashkëshortes 3.562.615 lekë
    - Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti 9 mijë euro
    Paulin Sterkaj
    - Ka përfituar një sipërfaqe 34.32 m2 dhe 6 garazhe (16 m2 secili) me sipërfaqe totale 96 m2
    - Të ardhurat nga paga si deputet 2.272.002 lekë
    - Të ardhurat e bashkëshortes (bar- kafe) 5 mijë euro
    - Të ardhurat nga qeradhënia e një objekti 6.000 euro
    - Në llogarinë pranë BKT është kaluar vlera e një apartamenti si marrëveshje me bashkëinvestuesin 40.000 euro
    - Pagesa e universitetit të djalit Martin Sterkaj 4500 euro
    - Pagesa e shkollë së djalit Franc Sterkaj 900 euro

    Tom Doshi
    - Shitje ndërtese në Australi 2 milion dollarë australianë
    - Shitje shtëpi banimi dhe truall në Australi 700.000 dollarë australianë
    - Blerje toke arë në Marikaj 2.800.000 lekë
    - Paga dhe shpërblime nga Kuvendi 1.301.425 lekë
    - Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1.511.676 lekë
    - Të ardhura nga shoqëria “Hutibiotik” 544.546 lekë
    - Kredi e marrë në Tirana Bank 300.000 euro
    - Likujdim kësti kredie në Australi nga të ardhurat nga shitja 350.000 dollarë australianë

    Dashamir Peza
    - Pagesë kapari për blerjen e një toke arë me sip. 3500 m2 500.000 lekë
    - Këmbim në depozitë nga 64.000 USD në 4.805.000 lekë
    - Depozita në Tirana Bank tërhequr në muaj të ndryshëm për blerjen e një makine “Golf 5”
    - Shitje e 50% të aksioneve në “Palma shpk” 50.000 lekë
    - Paga si deputet 1.091.733 lekë
    - Pjesëmarrja në komisionet parlamentare 706.138 lekë
    - Paga e bashkëshortes 967.200 lekë
    - Përfitim nga depozita bankare 5.162 euro
    - Përfitim nga depozita bankare 270.000 lekë
    - Përfitim nga depozita bankare 56.700 lekë
    - Përfitm nga shitja e bagëtive të imëta, të trasha, vaj ulliri, qumështi dhe nënproduktet e tij 900.000 lekë
    - Pagim kësti kredie 110.651 lekë
    - Pagim kësti kredie 3.843 euro
    - Pagim kësti kredie 6.118 euro
    - Pagim kësti kredie 2.281 euro
    - Pagim kësti kredie 638.505 lekë
    - Pagim kësti kredie të marrë nga vajza 276.000 lekë

    Panorama.com.al

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    PS duhet ta nderoj emrin ne PF. Partia e Fukarnjve.

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nuk i kuptoj keto shifrat e ketyre deputeteve. Hap llogari me euro dhe e debiton e krediton me ALL dhe USD. Tjetri 6 kredi ne te njejten kohe. Vetem ne Shqipri ndodhin te tilla çudira.

    Keto deklarimet e pasurise nuk besoj se i kontrollon njeri ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Deri ne momentin qe keto para jane te "ligjshme", pune per to. Bravo i qofte nese jane te afte te fitojne me shitje- blerje e me investime. Ajo qe me cudit eshte nr i kredive, si eshte e mundur qe i jepen tere keto kredi kaq kollaj? E pervec kesaj, paskan edhe shifrat e llogarive te gruas apo femijeve.... Nuk e di ne eshte normale kjo "futje hundesh" ne gjendjen ekonomike te familjes. Deri ne momentin qe behet fjale per rrogen e deputetit, per pronat qe ka...ok, por edhe rroga e gruas?? Cudi!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Deputeti i PD: Ministrat që fshehin pasurinë
    Aktualitet e Enjte, Korrik 21st, 2011
    Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, akuzoi dje në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve zyrtarë të lartë deri dhe ministra, që fshehin pasurinë dhe bëjnë një jetë luksoze.Në një seancë me pyetje ku ishte thirrur kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të zyrtarëve, Sula kërkoi hetime më të detajuara nga ky institucion. “Unë gjej rastin ta them që në Shqipëri ka me të vërtetë fshehje të pasurisë, kjo është evidente dhe nuk mund të fshihen si struci. Por, duke deklaruar pak nga ato që thuhen edhe në media kur një politikan në një vit deklaron një pasuri fikse dhe një ose 2 vite më vonë deklaron 1 milion apo 2 milionë euro, kjo është për të ardhur keq. Unë do të radhis edhe kategorinë e zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët duke filluar nga drejtor, drejtues institucionesh apo drejtor drejtorish të ndryshme nëpër ministri apo institucione të larta, kryetarë komunash, kryetarë bashkie, prokurorë dhe gjyqtarë dhe së fundmi deputetë dhe ministra, për të cilët është mjaft e sigurt që pasurinë e tyre në forma të ndryshme e fshehin dhe i shmangen deklarimit të pasurisë. Si mund t’i shpëtojë ILDKP-së që fëmijë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve shkojnë dhe studiojnë në universitetet më prestigjioze të botës dhe më të shtrenjtat? Si mund t’i shpëtojë ILDKP-së që pushimet luksoze që politikanët i kryejnë në vendet më të shtrenjta të botës, që kanë ora dore dhe kostume shumë të shtrenjta, ku e gjejnë gjithë këtë pasuri?”, u shpreh Sula.
    ILDKP akuzon Prokurorinë
    Ndërsa, kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive akuzoi Prokurorinë, e cila sipas tij ka pushuar çështjet për fshehje pasurie. Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të punës së tij në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Adriatik Llalla dha shifra dhe fakte që tregojnë se pushimi i çështjeve për zyrtarët e lartë është bërë i pabazuar nga ana e Prokurorisë. “Të gjitha rastet e dërguara prej nesh janë të bazuara në prova dhe gjykohen. Në vlerësimin tonë, të gjitha vendimet e marra nga organi i procedurës për pushimin e këtyre rasteve janë të pabazuara. E kemi ankimuar së pari rastin në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe më pas në gjykatë; çështje të tilla nëse futen në rrugën e gjykimit apo të ankimimit, zakonisht shkojnë në periudha shtatë, tetëmujore apo njëvjeçare” u shpreh Llalla. Kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë deklaroi dje para Komisionit parlamentar të Ligjeve se “zyrtarët japin të dhëna informale sa i përket deklarimit të pasurive të tyre”. Në raportin e paraqitur, ai pohoi evidentimin e rasteve të korrupsionit, ndërsa nuk kanë munguar rastet e denoncimeve dhe kallëzimeve.

    18 kallëzime
    penale ka depozituar ILDKP në organin e akuzës, 7 prej tyre janë pushuar, 7 i kanë kaluar gjykatës, ndërsa 4 të tjera janë ende në proces gjykimi

    Pyetjet në Komisionin e Ligjeve

    Alibeaj: Pas pak kohësh, në karrigen ku jeni ulur ju do të vijë dhe Prokurorja e Përgjithshme ose unë kështu mendoj, se do të vijë…
    Rusmali: Në karrigen në Komision, jo në karrigen në detyrë, se mos bëjmë rokadë… se pas ca kohësh do lëvizin njerëzit, se kështu është kjo punë…
    Alibeaj: …shoh raportin tuaj, ku thoni se keni dërguar për kallëzim penal 18 raste, nga të cilat 7 janë dërguar për gjykim, 4 vazhdojnë të jenë në gjykim dhe 7 janë pushuar. Kur kryeprokurorja do të vijë aty ku jeni ulur ju, do të thotë se kryeinspektori ia ka futur kot. Ne nuk e zgjidhim dot duke thënë se kush ka të drejtë. Ju keni thënë se për veprën penale të mosdeklarimit apo refuzimit të deklarimit të pasurisë, keni bërë 8 kallëzime, nga të cilat 3 kanë parë derën e gjykatës dhe 5 janë pushuar. Këto raste, a janë të njëjta, a kanë të njëjtën cilësi provash shkresore nga ana juaj? Pretendoni se ka pasur standard të dyfishtë të trajtimit të tyre?
    Rusmali: Mos ka lidhje ndryshimi i qëndrimit të prokurorisë me subjektin e veprës penale?
    Llalla: E përmenda dhe më parë, të gjitha rastet që ne dërgojmë në organin e hetimit janë produkt thuajse i njëjtë, dhe, nga hetimi rezulton se subjekti ose ka refuzuar të deklarojë, ose ka fshehur pasurinë në forma të ndryshme. Hetimi ynë ka qenë i plotë bazuar nga institucionet bankare dhe jo bankare dhe nga hetime të hollësishme. Të gjitha provat e dërguara prej nesh kanë qenë të bazuara në prova të plota dhe të gjitha vendimet e marra nga organi procedues janë të pabazuara.
    Fatos Hoxha: Kolegët folën dhe për pasuri të fshehura në banka të huaja. Po shohim se nga viti në vit politikanë, zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë rrisin pasuritë, por askujt nuk i hyn gjemb në këmbë. A keni ju ndonjë strategji se si duhet të kontrollohet kjo, sepse s’mund të vazhdohet kështu, me politikanë që nuk kanë bërë gjatë jetës së tyre asnjë punë, por vetëm kanë firmosur në borderotë shtetërore…
    Rusmali: …epo janë martuar, zoti Hoxha dhe kanë shtuar pasurinë nga martesa…
    Fatos Hoxha:..këta njerëz kanë vila në det, në mal dhe s’kanë bërë asgjë tjetër përveç buxhetorit. Keni ndonjë propozim konkret që të mos ia lemë përgjegjësinë asnjë institucioni, as prokurorisë, as gjykatave, sepse nëse do shohim dhe emrat që ju keni paditur, unë personalisht nuk kënaqem. Nëse ju do kërkoni ndihmën e Kuvendit, ne do t’ju ndihmojmë që ta pastrojmë këtë vend nga parazitët.
    Llalla: E thashë se kërkohet amendimi i nenit të Kodit Penal. Ne konstatojmë raste kur zyrtarë të niveleve të ndryshme aty ku ka mundësi të abuzojnë me pushtetin, deklarojnë të ardhura në rrugë informale huadhënie-huamarrje. Pengesa ligjore që ne kemi, që të deklarojnë dhe personat e tjerë ku dyshohet se pasuria e zyrtarëve fshihet tek këta persona, na pengon që të bëjmë hetim më të plotë.

    Rusmali uron dy ministrat

    Mbledhja e djeshme e Komisionit parlamentar të Ligjeve pati dhe urimet e rastit për dy anëtarët e tij, Eduard Halimin dhe Aldo Bumçin, të cilët një ditë më parë ishin propozuar nga kryeministri Berisha për ministër Drejtësie dhe Kulture. “I urojmë suksese zotit Halimi dhe zotit Bumçi që do të vijë në mbledhje pas pak, kryetarët vijnë gjithnjë me pak vonesë”, u shpreh kryetari i këtij Komisioni, Ilir Rusmali. Pas mbledhjes, të gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, deputetët demokratë, u ftuan për kafe nga dy deputetët që presin të marrin dekretin e Presidentit për të pasur portofolin ministror.



    ARISTIR LUMEZI

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •