Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 184

Tema: Elhaida Dani

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Elhaida Dani

    NJE TJETER TALENT :

    ELHAIDA DANI SUKSES NE FESTIVALIN E HERCEGNOVIT

    Kėngėtarja shkodrane Elhaida Dani fitoi ēmimin e parė pėr tė rinj nė festivalin Sunēana Skalla tė zhvilluar nė Hercegnov tė Malit tė Zi, ku veē vendeve te Rajonit, merrnin pjesė kėngėtarė nga Suedia, Spanja, Ukraina, Danimarka, Rusia, SHBA, etj.

    Me kėngėn “Si Asnjėherė”, kėngėtarja e talentuar qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė, nė natėn e dytė tė festivalit, ėshtė vlerėsuar me 117 pikė nga juria e cila pėrbehej nga muzikantė nga vende tė ndryshme tė Europės.

    Kėnga e interpretuar nga Elhaida Dani, “Si Asnjėhere”, me tekst tė Pirro Ēakos dhe muzikė e orkestracion tė Adrian Hiles, ka patur sukses nė njė nga ngjarjet muzikore qė zhvillohen nė Ballkan duke u renditur ndėr kėngėt mė tė bukura dhe ndėr zėrat mė melodioz tė festivalit

    Me kėngen e saj, nė naten finale ajo arriti tė grumbullojė 46 pikė nga 68 qė kishte vendi i parė duke u renditur pėrkrah kėngėtareve tė njohur tė rajonit dhe tė Evropės. Ndersa dy kėngetaret Eranda Libohova dhe Rovena Dilo, u renditen nė vendin e 18-tė dhe tė 20-tė, e para me kėngen “ Rroftė dashuria”, ndėrsa e dyta me kėngen “ Rrėfimi”.

    Ēmimi nė kėtė festival por edhe vendi i parė nė “Star Akademi” nė vitin 2009, premtojnė pėr njė karriere tė suksesshme tė kėngėtares shkodrane Elhaida Dani e cila gjithandej ėshtė vlerėsuar dhe pėlqyer pėr intepretimet e saj dhe zėrin melodioz qė e karakterizon.


    Gazeta Ballkanweb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-07-2011 mė 10:11

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    ELHAIDA DANI , fituesja qė la pas Rovena Dilon dhe Eranda Libohovėn

    Kanė kaluar shumė pak ditė (ndaj lajmi duhet tė jetė ende i “freskėt”) qė kur nė shtypin shqiptar u shkrua se nė festivalin “Sunēana Skalla” tė zhvilluar nė Hercegnov tė Malit tė Zi, fituese rezulton njė kėngėtare e re nga Shqipėria. 18-vjeēarja e talentuar nga Shkodra (dhe me emrin e veēantė) Elhaida Dani, fituese e “Star Academy 4”, sikurse pohon pėr “standard” edhe vetė u surprizua pa masė qė kėnga e saj “Ai asnjėherė” “rrėmbeu” ēmimin e parė, duke lėnė pas kėngėtarė nga vende, si Suedia, Spanja, Ukraina, Danimarka, Rusia, SHBA, si dhe emrat e njohur nga vendi ynė, Rovena Dilo dhe Eranda Libohova. Kėnga e shkodranes qė studion violinė prej vitesh, ėshtė realizuar nga Adi Hila dhe Pirro Cako, nė kuadėr tė trofeut tė “Star Academy”, talent show i TV Klan-it, pa tė cilin ajo thotė se nuk do tė ishte kėtu ku ėshtė sot. Por, ambicia pėr sukses nuk mbaron me kaq… “Nė festivalin qė u mbajt nė Mal tė Zi, pėrveē ēmimit dhe vlerėsimit, kam marrė oferta nga producentė tė njohur dhe tė suksesshėm nė Eurozonė, pėr bashkėpunim, pėr tė marrė pjesė nė festivalin e fundvitit, dhe pse jo si njė pėrfaqėsuese nė “Eurovizion”, - thotė Elhaida, ndėrsa shton se kompeticionet me muzikė “live” shėrbejnė qė tė nxirren nė pah vlerat e artistėve tė vėrtetė dhe tė reduktohet numri i pseudo-kėngėtarėve qė kanė nisur tė pushtojnė tregun e brishtė shqiptar tė muzikės. Njė talent i ri, me kėngė nė tokė, por me ambicie deri nė qiell!

    Elhaida, sė pari do donim tė dinim kush ta ka vendosur kėtė emėr tė veēantė?

    Akoma pa lindur, mami shikon nė njė stacion tė huaj televiziv njė kėngėtare me emrin Elhaida. Mami mendoi se ishte njė kėngėtare shumė e bukur dhe e talentuar, ndaj ky emėr qė i pėlqeu shumė, vendosi ta kishte edhe vajza qė mbante nė bark.

    Vetėm pak ditė mė parė ti fitove vendin e parė nė festivalin “Sunēana Skalla” tė zhvilluar nė Hercegnov tė Malit tė Zi, ku veē vendeve tė rajonit merrnin pjesė edhe kėngėtarė nga Suedia, Spanja, Ukraina, Danimarka, Rusia, SHBA, etj. Kėnga jote “Si asnjėherė” triumfoi. Si ndjehesh pėr kėtė fitore?

    Sigurisht qė ishte njė sukses i papritur, sepse isha nė konkurrim me kėngėtarė tė gjithė rajonit dhe tė dilja fituese e natės sė parė apo siē quhet ndryshe “Yjet e rinj”, ishte me tė vėrtetė diēka e papritur, gjė qė mė mundėsoi tė dilja nė natėn finale, duke u renditur nė 10-shen mė tė mirė, pėrkrah emrave mė tė famshėm tė muzikės ndėrkombėtare. Jam shprehur e habitur edhe nė intervistat e shumta qė kam dhėnė nė Mal tė Zi. Ky eveniment shumė i rėndėsishėm internacional u transmetua nga mė shumė se 24 televizione tė ndryshme tė Ballkanit dhe mė gjerė. Gjithashtu, ajo qė mė surprizoi ishte se nė shumicėn e sondazheve tė realizuara nė radiot e kėtyre shteteve , kėnga ime ishte mė e kėrkuara nga dėgjuesit.

    Arrite tė lije pas me kėtė baladė shumė kėngėtarė, mes sė cilėve edhe Rovena Dilon dhe Eranda Libohovėn…

    Pėr mua ishte njė vlerėsim tė kėndoja pėrkrah kėtyre dy kėngėtareve tė mėdha shqiptare. Sigurisht qė kjo renditje nė pikė ishte surprizė.

    Ti e ke nisur rrugėtimin e suksesshėm me muzikėn nė “Star Academy” tė vitit 2009, ku edhe fitove vendin e parė, ndėrsa shkodranėt mesa mbajmė mend kanė shkėlqyer, pasi si ju konkurrentė tė fortė kanė qenė edhe Dorina Garuci, Stefan Marena etj?

    Sigurisht qė shkodranėt kanė shkėlqyer jo vetėm nė kėtė talent show , por edhe nė shumė tė tjerė, kjo falė talentit tė tyre. Nė “Star Academy 4” kisha konkurrent nga Shkodra, Stefan Marenan, ky njė mik i ngushtė i imi dhe njė kėngėtar i talentuar. Ndėrsa njė vit mė pas, nė “Star Academy 5”, ai qė pėrfaqėsoi denjėsisht Shkodrėn, me zėrin e tij tė fuqishėm dhe me karakterin e tij shumė tė spikatur, duke fituar kėshtu ēmimin e tretė, ishte Branimir Agovi, si dhe Dorina, e cila, gjithashtu i solli Shkodrės njė tjetėr ēmim disa vite mė parė nga talent show, “Ethet”. Dhe tė mos flasim pėr emisionin “Gjeniu i Vogėl”, pėr tė cilin mė duhet tė them se Shkodra ka njė prurje tė madhe talentesh. Dhe patjetėr qė jam shumė e lumtur qė mes kėtyre shkodranėve tė ndarė me ēmime dhe vlerėsime, jam edhe unė.

    Dimė qė po pėrgatitesh pėr njė klip tė ri, veror. Na trego diēka mė tepėr.

    Po, ėshtė e vėrtetė. Ne Herceg Novi, pėrveē “Sirenės sė Artė” si trofe, gjithashtu fitova edhe njė klip nga organizatorėt e festivalit, ndaj kam menduar tė publikoj njė ndėr kėngėt e fituara si ēmim nė “Star Academy 4”, njė kėngė ritmike, verore.

    Kėngėt qė ke realizuar ti deri mė tani, janė pjesė e ēmimit tė madh nė edicionin e katėrt tė “Akademisė sė yjeve” apo jo? Ēmimi pėrfshinte 10 kėngė tė reja, videoklipe, iniciativa tė pėrbashkėta me “Balcanica Music Television”, fushata publicitare etj. Ēfarė ėshtė bėrė me gjithė kėto premtime?

    Po, e vėrtetė, kėnga fituese nė “Suncane Skale”, me muzikė dhe orkestracion tė Adi Hilės dhe tekst tė Pirro Cakos, ėshtė njė ndėr ēmimet e premtuara nė “Star Academy 4”, sė cilės i ėshtė realizuar edhe klipi nė “B.M.T”. Mund tė them vetėm se fitorja nė “Star Academy 4” mė hapi rrugė tė shumta nė botėn e artit.

    Ku mendon se do ishe sot pa “Akademinė e Yjeve”?

    Unė jam rritur me muzikėn, sepse qė nė moshėn 6-vjeēare studioj piano. Kėshtu qė, edhe pa “Star Academy” unė do isha nė fushėn e artit, por sigurisht qė ky talent show mė pozicionoi nė vendin qė kam ėndėrruar gjithmonė, si njė kėngėtare.

    Ku e sheh veten, tė inspiron pėrfaqėsimi i Shqipėrisė nė “Eurosong”, pasi vendi ynė ka pasur edhe kėngėtare mė tė reja qė janė ngjitur nė atė skenė…

    Nė festivalin qė u mbajt nė Mal tė Zi, pėrveē ēmimit dhe vlerėsimit, kam marrė oferta nga producentė tė njohur dhe tė suksesshėm nė Eurozonė, pėr bashkėpunim, pėr tė marrė pjesė nė festivalin e fundvitit, dhe pse jo si njė pėrfaqėsuese nė “Eurovizion”.

    Shumė artistė kėndojnė “live”, ndėrsa shumė tė tjerė bėhen tė famshėm pėrmes videove tė realizuara, edhe pa pasur vokal tė spikatur. Ėshtė e vėshtirė tė mbijetohet nė kėtė vorbull tė tregut muzikor?

    Fatmirėsisht, realizimi i disa evenimenteve mjaft tė rėndėsishme pėr kėngėn nė Shqipėri, kanė filluar tė realizohen “live”. Kjo gjė, sigurisht ka reduktuar numrin e atyre pseudo-kėngėtarėve qė kishin filluar tė pushtonin tregun e brishtė shqiptar. Karrierėn time e kam filluar si njė kėngėtare e aftė nė tė kėnduarin “live”, mund tė pėrmend kėtu edhe performancat e mia “live” nė “E diela shqiptare”, nė bandėn e tė mrekullueshmit Shpėtim Saraēi. Kryesorja qė duhet tė vlerėsohet tek njė kėngėtar ėshtė zėri, performanca “live” dhe jo videot e realizuara ndoshta me njė buxhet shumė tė lartė, por tė cilat fshehin defektet e kėtyre kėngėtarėve.

    Kur ke qenė te “Star Akademi” ishe njė vajzė ende e vogėl qė me zor trukohej e nuk vishte taka, ndėrkohė qė tani je shndėrruar totalisht…

    Mesa duket, i mbakeni mend shumė mirė intervistat e mia tė dhėna gjatė “Star Academy 4”. Nė fakt, ėshtė e vėrtetė, gjatė asaj periudhe mėsova edhe tė trukohem dhe tė vesh taka. (Qesh), ndėrsa tani kam mėsuar se nė fushėn ku unė ndodhem janė tė domosdoshme secila, pėr njė paraqitje sa mė tė pranueshme, edhe pse nė jetėn e pėrditshme nuk ėshtė se i praktikoj fort.

    Sė fundmi, si i ka Elhaida marrėdhėniet me djemtė, me ndonjė nė veēanti sidomos?

    Tė them tė vėrtetėn, shoqėria ime pėrbėhet mė shumė nga djemtė sesa nga vajzat, kjo nga fakti se nė klasėn time nė shkollėn e mesme kishte 24 djem dhe vetėm tri vajza. I vlerėsoj shumė si shokė dhe si vėllezėr. Ndėrsa pėr djemtė nė njė pikėpamje tjetėr, e vetmja gjė qė mund tė them ėshtė se qėllimi im kryesor nė kėtė kohė ėshtė shkolla dhe kėnga, mendoj se ka mjaftueshėm kohė pėrpara pėr tė krijuar njė lidhje.


    Fjoralba Shahaj - Gazeta " STANDARD "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-07-2011 mė 10:13

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    ELHAIDA DANI - " SI ASNJEHERE "


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    PERFORMANCAT - NATA E TE RINJVE & NATA FINALE :

    ELHAIDA DANI - " SI ASNJEHERE "

    Teksti: PIRRO ĒAKO
    Muzika: ADI HILA
    Orkestrimi : ADI HILA








    http://www.suncaneskale.org/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-07-2011 mė 19:08

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Urime vajzes, Shqiperise, por si kenge mu duk shume kot. Te mendosh kjo ishte kenga fituese, si do jene te tjerat?!
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Nje tjeter Trofe !

    Kėngėtarja Elhaida Dani, merr ēmimin e parė nė Bullgari

    SHKODĖR- Pas suksesit tė arritur vitin e kaluar nė Malin e Zi, kėngėtarja e talentuar shkodrane, Elhaida Dani, korri suksin tjetėr, kėtė radhė nė festivalin e zhvilluar ne qytetin Petric tė Bullgarisė duke merituar ēmimin e parė mes 16 shteteve pjesėmarrėse.

    18- vjeēarja nga Shkodra, e cila njė vit mė parė ishte mė e mira e festivalit tė Malit tė Zi, "Suncane Skale", ku fitoi vendin e parė nė kategorinė e kėngėtarėve tė rinj, kėtė here interpretoi live kėngėt tradicionale shqiptare, “Margjelo”, "Listen " si dhe kengen e saj tė njohur "Si asnjėherė".

    Nė njė prononcim pas kthimit nė Shkodėr, Elhaida u shpreh shumė e kėnaqur pėr pėrfaqėsimin e saj nė kėtė festival, ndėrkohė qė pėr tė ardhmen tha se ka objektiva tė tjera edhe mė ambicioze. “Festivali i Bullgarisė ishte njė festival ndėrkombėtar me pėrfaqėsimin e 16 shteteve, ku Shqipėria dhe sidomos Shkodra, korri sukses edhe kėtė herė”, theksoi kengetarja Dani.

    Pas fazes se pare, ajo u perfaqesua ne fazen e dyte me kėngėn “Si asnjėherė”, me kompozim tė Adrian Hilės dhe tekst tė Pirro Ēakos, qe i dha dhe vendin e pare ne festival.

    (m.a/ata/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kulturė/269...ari-71133.html

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Uroj qe Elhaida te jete nje nder pjesmarreset e Festivalit te Kenges te sivjetshem ! Do te ishte bukur qe skena te kthehet si dikur, plate e te talentuarve !

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Nata po kalon...
    e vetme flas gjithmone me lot, me zė
    dikur rastėsia ime ishe ti.
    Tani s'je mė
    nuk di nga t'ja nis kėtė herė
    as nuk di tė pėrfundoj
    do ta gris kėtė copėz jetė qė mbaroi...

    REF 2x:
    Unė ta fala ty ndjenjėn time
    dhe s'munda tė t'kem
    u dorzove ti nė gabime
    por sot mė nuk je
    sepse njė humnerė e pushtoi qėnien tėnde
    dhe pėr mua s'ka mė vlerė
    tani mė nuk ka mė vlerė

    Ndoshta ėshtė e tepėrt qė tė vuaj unė
    pėr ty tani
    as 1 moment prekjen time nuk do ta kesh
    dhe ti e di
    do vazhdoj unė ēdo minutė
    tė jetoj unė ēdo sekondė
    do jem nė ēdo kėngė qė do dėgjosh


    REF 3x:
    Unė ta fala ty ndjenjėn time
    dhe s'munda tė t'kem
    u dorzove ti nė gabime
    por sot mė nuk je
    sepse njė humnerė e pushtoi qėnien tėnde
    dhe pėr mua s'ka mė vlerė
    tani mė nuk ka mė vlerė
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    "Uragani" Elhaida Dani pėrfshin "The voice" nė Itali

    Ka mahnitur jurinė e “The voice” nė Itali dhe publikun, kėngėtarja shqiptare, 19 vjeēarja Elhaida Dani.

    Me interpretimin e kėngės “Mama knows best” Elhaida ngriti nė kėmbė jo vetėm publikun italian, por edhe anėtarėt e jurisė sė “The Voice”.

    Tė mahnitur nga fuqia e zėrit tė kėngėtares shqiptare, tė mėdhenjtė e muzikės italiane, Raffaella Carra, Ricardo Cocciante dhe anėtarėt e tjerė tė jurisė u ngritėn nė kėmbė tė ekzaltuar dhe nuk i kursyen fjalėt pėr 19 vjeēaren nga Shqipėria duke e cilėsuar atė njė “uragan”, “shkatėrruese”, "tė madhe", “fantastike”, “njė fuqi tė natyrės” dhe mė pas “luftuan” me njėri-tjetrin pėr ta marrė atė nėn “kujdestarinė” e tyre.

    Tepėr e emocionuar dhe shumė modeste, Elhaida zgjodhi Ricardo Coccianten, pėr tė vazhduar rrugėn e bukur nė kėtė spektakėl, tė pėlqyer shumė tashmė edhe nė Shqipėri. Raffaella, pas zgjedhjes sė trajnerit nga Elhaida, tha: Mister Cocciante, ke marrė nė skuadėr njė bombė!

    Elhada na bėri krenarė tė gjithėve, jo vetėm me interpretimin e mahnitshėm, por edhe kur shqiptoi me zė tė brishtė “Jam Elhaida dhe vij nga Shqipėria”.

    I urojmė sukses nė rrugėn e saj kėngėtares sonė Elhaida Dani, e cila ėshtė tashmė shumė e njohur nė Shqipėri nga interpretimi i kėngės, me tė cilėn mori ēmimin e parė nė "Top Fest 9".

    (an.jo/Balkanweb)

    http://www.balkanweb.com/metropol/26...o--126173.html

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Elhaida Dani (Team Cocciante) - The Voice of Italy 28.03.2013


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Mediat nė Itali: Elhaida Dani dominon “The Voice of Italy”

    Natėn e katėrt tė talent show-t “The Voice Of Italy” nuk ka dyshim qė e ka dominuar konkurrentja shqiptare, Elhaida Dani. Pas performancės sė mbrėmshme, video dhe fotot e Elhaidės kanė marrė me mijėra klikime, Like dhe Share, mbėshtetur shumė edhe nga shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit.

    Por, ėshtė interesante pasi disa prej portaleve italiane tė fokusuara tek muzika dhe kinemaja, duke komentuar performancat e fazės sė parė nė The Voice e kanė cilėsuar Elhaida Danin si njė favorite absolute pėr tė fituar edicionin e parė tė “The Voice Of Italy.”

    Elhaida pritet qė tė pėrballet tashmė me fazėn tjetėr tė The Voice, pėr tė shkuar mė pas nė netėt finale Live.


    http://www.panorama.com.al/2013/03/2...oice-of-italy/

  12. #12
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Elhaida Dani

    Emri eshte emer Arab?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Elhaida Dani

    fantastike, nje bombe e vertete
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Elhaida Dani

    Bombe fare,
    talente te rinj ane e mbare botes,
    po e reprezentojne Shqiperine me nder.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Postime
    63

    Pėr: Elhaida Dani

    shum e talentuar, per te tilla perfaqesime ka nevoje Shqiperia

  16. #16
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Pėr: Elhaida Dani

    Ka nje ze te jashzakonshem,me ne fund edhe nje kengetare qe shpreh talentin e saj ne itali, se na merziten vetem balerinet se fundmi.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pėr: Elhaida Dani

    Bravo......Bravo.....Bravo!!
    Me gjithemend,DEVASTANTE !

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Shtypi para dhe pas suksesit .........

    Para prezantimit ne THE VOICE - ITALY

    Ballkanweb :

    Elhaida Dani provon talentin nė “Voice of Italia”

    A nuk ju duket dhe juve e ēuditshme?! Sepse ne, pas njė ēmimi tė parė nė njė festival prestigjioz si “Top Fest”-i, ēmimesh nė festivale tė huaja, dhe njė kėnge qė pėr hir tė sė vėrtetės u pėlqye goxha, nuk e kishim marrė mundimin tė vinim nė dyshim talentin e Elhaida Danit. Por ja qė kėngėtarja nuk e merr fare parasysh vlerėsimin tonė dhe tė tė tjerėve qė e votuan, sepse ka dyshime brenda vetes. Elhaidės nuk i ėshtė mbushur mendja ende se di tė kėndojė mirė dhe mund tė bėjė profesionin e kėngėtares. Pėr kėtė arsye ajo ka vendosur tė shkojė tė provojė veten nė njė talent show mjaft tė njohur, siē ėshtė “The Voice of Italia”, qė realizohet pėr herė tė parė nė vendin fqinj. Vetėm se, po ta kishte menduar pak mė thellė, ndoshta nuk do tė shkonte aq larg… Vallė, Elhaida nuk e di qė pikėrisht nė televizionin ku ajo ėshtė vlerėsuar si kėngėtarja mė e mirė, realizohet talent show i tė njėjtės patentė, qė quhet “The Voice of Albania”?!

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=128602

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    ........Me pas nje reagim i shkurter i Elhaides ne "Paloma"

    Javen e shkuar u publikua lajmi se kengetarja Elhaida Dani, fituesja e edicionit te fundit te "Top Fest", ishte konkurrente ne edicionin e pare te konkursit "The Voice", i cili sapo ka nisur ne Itali. Ky lajm u percoll nga mediat shqiptare, por jo ne menyre pozitive. Shkrimi dukej qe ishte disi tendencioz dhe ne te tregohej habi se si nje kengetare e afirmuar tashme, fituese e nje festivali te rendesishem si "Top Fest" e per me teper fituese e disa cmimeve jashte Shqiperise, kishte nevoje te testonte serish veten ne nje gare te tille per talente te reja. Ky shkrim nuk na ka bere pershtypje vetem neve, por edhe vete kengetares, e cila, e kontaktuar nga redaksia jone, nuk nguron te shprehe merzine dhe zhgenjimin nga lajmi qe ka lexuar: "Ne radhe te pare dua t'ju falenderoj per urimin dhe mbeshtetjen, sinqerisht kisha nevoje sepse mbeta pak keq kur pashe ate shkrim per mua, pasi mendoja se shqiptaret do lumturoheshin", - thote Elhaida, pasi merr urimin tone per pjesemarrjen e saj ne "The Voice".

    Mesa duket, kengetarja me zerin potent eshte habitur vertet nga reagimi qe ka pasur ne Shqiperi per kete pjesemarrje. E megjithate, per fat te keq, me gjithe deshiren e madhe qe ka per te folur dhe per te treguar dicka me shume per kete eksperience, ajo thote se per momentin e ka te pamundur pasi ka nje kontrate ne te cilen e ka te ndaluar te flase pa lejen e producenteve, te pakten per momentin. Edhe pse me shume cmime dhe nje vleresim qe i ka kaluar kufijte e vendlindjes se saj, Elhaida gjithmone e ka shprehur deshiren dhe e ka treguar edhe me fakte e shume pune qe deshiron nje karriere nderkombetare, prandaj ajo nuk do te lere as kete mundesi qe i eshte dhene per te garuar edhe pse jo per te dale edhe fituese e ketij konkursi, i cili padyshim qe do t'i hapte rruget e nje karriere te suksesshme ne vendin fqinj, Itali, dhe ne per kete jemi shume te lumtur. (Revista Paloma)

    http://www.teksteshqip.com/elhaida-dani/lajme_4333.php

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    Shtypi para dhe pas suksesit .........

    Para prezantimit ne THE VOICE - ITALY

    Ballkanweb :

    Elhaida Dani provon talentin nė “Voice of Italia”

    A nuk ju duket dhe juve e ēuditshme?! Sepse ne, pas njė ēmimi tė parė nė njė festival prestigjioz si “Top Fest”-i, ēmimesh nė festivale tė huaja, dhe njė kėnge qė pėr hir tė sė vėrtetės u pėlqye goxha, nuk e kishim marrė mundimin tė vinim nė dyshim talentin e Elhaida Danit. Por ja qė kėngėtarja nuk e merr fare parasysh vlerėsimin tonė dhe tė tė tjerėve qė e votuan, sepse ka dyshime brenda vetes. Elhaidės nuk i ėshtė mbushur mendja ende se di tė kėndojė mirė dhe mund tė bėjė profesionin e kėngėtares. Pėr kėtė arsye ajo ka vendosur tė shkojė tė provojė veten nė njė talent show mjaft tė njohur, siē ėshtė “The Voice of Italia”, qė realizohet pėr herė tė parė nė vendin fqinj. Vetėm se, po ta kishte menduar pak mė thellė, ndoshta nuk do tė shkonte aq larg… Vallė, Elhaida nuk e di qė pikėrisht nė televizionin ku ajo ėshtė vlerėsuar si kėngėtarja mė e mirė, realizohet talent show i tė njėjtės patentė, qė quhet “The Voice of Albania”?!

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=128602

    Po BALLKANWEB ........ pas suksesit ne Itali :

    Elhaida Dani shkėlqen nė “The Voice of Italia”

    Ka mahnitur jurinė e “The voice” nė Itali dhe publikun, kėngėtarja shqiptare, 19-vjeēarja Elhaida Dani. Me interpretimin e kėngės “Mama knows best”, Elhaida ngriti nė kėmbė jo vetėm publikun italian, por edhe anėtarėt e jurisė sė “The Voice”. Tė mahnitur e tė ekzaltuar nga fuqia dhe bukuria e zėrit tė kėngėtares shqiptare, tė mėdhenjtė e muzikės italiane, Raffaella Carra, Riccardo Cocciante dhe anėtarėt e tjerė tė jurisė nuk i kursyen fjalėt pėr 19-vjeēaren nga Shqipėria, duke e cilėsuar atė “njė uragan”, “shkatėrruese”, “tė madhe”, “fantastike”, “njė fuqi tė natyrės” dhe mė pas “luftuan” me njėri-tjetrin pėr ta marrė atė nėn “kujdestarinė” e tyre. Tepėr e emocionuar dhe shumė modeste, Elhaida zgjodhi Riccardo Coccianten, pėr tė vazhduar rrugėn e bukur nė kėtė spektakėl, tė pėlqyer shumė tashmė edhe nė Shqipėri. Raffaella, pas zgjedhjes sė trajnerit nga Elhaida, tha: Mister Cocciante, keni marrė nė skuadėr njė bombė! Elhaida na bėri krenarė tė gjithėve, jo vetėm me interpretimin e mahnitshėm, por edhe kur shqiptoi me zė tė brishtė “Jam Elhaida dhe vij nga Shqipėria”. I urojmė sukses nė rrugėn e saj kėngėtares sonė Elhaida Dani, e cila ėshtė tashmė shumė e njohur nė Shqipėri nga interpretimi i kėngės, me tė cilėn mori ēmimin e parė nė “Top Fest 9”.

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=130592

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •