NJE TJETER TALENT :
ELHAIDA DANI SUKSES NE FESTIVALIN E HERCEGNOVIT
Kėngėtarja shkodrane Elhaida Dani fitoi ēmimin e parė pėr tė rinj nė festivalin Sunēana Skalla tė zhvilluar nė Hercegnov tė Malit tė Zi, ku veē vendeve te Rajonit, merrnin pjesė kėngėtarė nga Suedia, Spanja, Ukraina, Danimarka, Rusia, SHBA, etj.
Me kėngėn “Si Asnjėherė”, kėngėtarja e talentuar qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė, nė natėn e dytė tė festivalit, ėshtė vlerėsuar me 117 pikė nga juria e cila pėrbehej nga muzikantė nga vende tė ndryshme tė Europės.
Kėnga e interpretuar nga Elhaida Dani, “Si Asnjėhere”, me tekst tė Pirro Ēakos dhe muzikė e orkestracion tė Adrian Hiles, ka patur sukses nė njė nga ngjarjet muzikore qė zhvillohen nė Ballkan duke u renditur ndėr kėngėt mė tė bukura dhe ndėr zėrat mė melodioz tė festivalit
Me kėngen e saj, nė naten finale ajo arriti tė grumbullojė 46 pikė nga 68 qė kishte vendi i parė duke u renditur pėrkrah kėngėtareve tė njohur tė rajonit dhe tė Evropės. Ndersa dy kėngetaret Eranda Libohova dhe Rovena Dilo, u renditen nė vendin e 18-tė dhe tė 20-tė, e para me kėngen “ Rroftė dashuria”, ndėrsa e dyta me kėngen “ Rrėfimi”.
Ēmimi nė kėtė festival por edhe vendi i parė nė “Star Akademi” nė vitin 2009, premtojnė pėr njė karriere tė suksesshme tė kėngėtares shkodrane Elhaida Dani e cila gjithandej ėshtė vlerėsuar dhe pėlqyer pėr intepretimet e saj dhe zėrin melodioz qė e karakterizon.
Gazeta Ballkanweb
Krijoni Kontakt