Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 184

Tema: Elhaida Dani

  1. #101
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Elhaida Dani

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    me cmora vesh.. presidenti do dekoroj kto dit elhaiden..

    bravo nishani..
    e meriton..kjo vajz engjell..

    te lumte elhaida se na zbardhe faqen..
    na kish zen tmerri te hapnim lajmet te italia se do dilte ndonje pis i joni qe kish vjedhur a perdhunuar apo vrare ndonje vajz a plak..

    mirpo u ben dit qe po marrim frym lirisht sepse italia mikja jon e madhe po na nderon vajzen ton te mrekullueshme.. elhaiden..

    sa bukur keshtu..

    bravo kledi .. ambeta e elhaida e ju tjer qe kini dit te nderoni vendlindjen..

    para disa vjetesh lexoj ne gazete kujtimet e nji labi vlore..
    do jene dhe ne forum ketu.. keto kujtimet..
    ne vitet 30-40-ta kish qenur student ne itali mbasi kish mbaruar shkollat ne shqiperi te kohes zogit..
    ishte tha festa e 28 nentorit..
    na mbledh ne Rome.. ambasada e shqiperise te gjithe ne studentet shqiptare ne universitetet italane..

    fat i madh thot labi kur ne feste vjen dhe pader gjergj fishta..poeti yne kombetar..
    na takon te gjithve nji per nji e pastaj bashk me ambasadorin bejne urimet per festen e flamurit e te pamvaresise..
    foli ambasadori tha e pastaj e mori fjalen fishta..
    nuk i harroj thoshte labi fjalet e tij..

    ai tha.. degjoni djema.. nuk eshte ky.. per ambasadorin qe e kish ne krah.. ambasadori i shqiperise.. ambasadoret e vertete jini ju studentet.. sepse ambasadori shum shum takon disa diplomate kurse jini ju.. qe jetoni ne mesin e popullit italian.. dhe prej jush na njeh kombi italian..
    ne se ju mesoni mire e silleni mire athere shoket tuaj e profesoret tuaj krijojn pershtypjen e mire per vendin ton e kombin tone..
    e sado i zoti te jet ambasadori.. jini ju qe ne fakt krijoni.. miqesin e respektin e kombeve tjer per atdheun e kombin tone..prandaj te mesoni sa me shum sepse ... etjetj..
    te gjithe shperthyem ne duartrokitje te zjarrta thot labi e bashk me ne dhe ambasadori per fjalet e mencura te fishtes se madh..

    kur degjojme mire.. si psh per ambeten kleidin e elhaiden.. etj etj.. me kujtohet dhe fjala e fishtes qe tregonte plaku i laberise..

    suksese.. te gjithve qe jan jashte..

    ..
    Sa here qe nuk flitet per PD-ne apo per Sali Berishen ke qejf ti lexosh postimet e tua
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar angmokio pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Babai i Elhaidės: Vajza nuk donte tė fitonte, u druhej paragjykimeve

    Shaban Dani nuk resht sė foluri pėr tė bijėn. Herė-herė pėrlotet. Fundja, cili do ishte ai prind qė nuk do qante nga gėzimi pėr njė fėmijė aq tė mbarė sa Elhaida, qė sapo ėshtė shpallur fituese e “The Voice of Italy”. “E dini, unė kisha dy djem dhe kur ime shoqe ishte shtatzėnė, doja sėrish djalė. Kishin filluar trazirat dhe njė djalė ishte mė mirė… Kurse tani lė kokėn pas saj”. Finalen e “The Voice”, Shabani me tė shoqen e ndoqėn nė Tiranė, nė shtėpinė qė kanė marrė me qira kėtu e 5 vite tė shkuara, pėrpara se Elhaida tė fillonte studimet pėr muzikologji nė Universitetin e Arteve. Do kishte qenė e vėshtirė pėr t’u pėrballuar emocionalisht, aq mė tepėr nga e shoqja, sė cilės i ra tė fikėt, kur prezantuesi i programit thirri emrin e Elhaidės si fituese. Tashmė Shaban Danin e njohin tė gjithė si babain e Elhaidės apo Elit, siē i thonė ata (edhe pse nė Shkodėr e njohin si drejtues tė njė televizioni privat). E ndalojnė nė rrugė, e urojnė. Ka dhe nga ata qė nuk thonė asnjė fjalė, por vetėm qajnė nga gėzimi… Njė emocion qė ata nuk e kishin menduar mė parė. Nė njė kafe nė rrugicėn e shtėpisė, pėrballė me Parlamentin, ai pi kafen e zakonshme me njė shokun e tij tė ngushtė. E bashkė me kafen ia vlen tė tregosh pėr rrugėtimin e Elhaidės, qė nga dėshira e sė ėmės qė tė shihte tek e bija realizimin e ėndrrės sė saj, pėr t’u marrė me muzikė, te konkurset, zhgėnjimet… deri te fitorja e madhe nė Itali.

    Ē’e lidhi Elhaidėn me muzikėn, nga kush e ka trashėguar talentin?

    Elhaida zėrin e ka tė trashėguar nga e ėma. Ajo kėndonte shumė kur ishte e vogėl, merrte pjesė nė aktivitetet e shtėpisė sė kulturės. Kur ishte 14 apo 15 vjeē, duhej tė merrte pjesė me ansamblin nė njė koncert nė Egjipt. Ime shoqe ėshtė dibrane me origjinė, familje patriarkale, i ati ishte fanatik dhe nuk e la. Kėshtu qė atėherė nuk u mor mė me kėngėn.

    Me sa duket, ajo e ka shtyrė Elhaidėn drejt muzikės…?

    Kur Elhaida u bė pėr shkollė, ajo mė tha ta ēonim nė shkollė muzike, donte tė shihte tek ajo ėndrrėn e vet tė parealizuar. Sa kishim ardhur nė Tiranė nga Shkodra, ishte viti 1997. Ndėrsa ende nuk kishim vendosur se ku ta ēonim vajzėn, kishte kaluar koha e konkurseve. Shkuam tė tre nė Lice dhe atje na thanė se tashmė gjithēka ishte mbyllur, por mund tė provonim nė njė shkollė tjetėr muzike, te “Servete Maēi”. Fatmirėsisht atje sapo ishin hapur regjistrimet dhe nuk ishte zhvilluar ende konkursi. Na thanė qė ta provonin njė herė vajzėn nėse kishte vesh muzike. Sigurisht qė ajo i kaloi kėto prova. Ime shoqe kishte qejf qė ajo tė mėsonte violinėn, por kur pyetėn Elhaidėn, ajo u drejtua te pianoja. Tashmė e kishte zgjedhur. Kėshtu studioi pėr piano. Qėndruam kėtu deri sa mbaroi klasėn e tetė e pastaj vazhdoi shkollėn e mesme nė Shkodėr te “Prenk Jakova”.

    Po pėrse nė Shkodėr?

    Nė atė kohė unė sapo kisha riblerė televizionin qė shita nė 1997- n nė Shkodėr. Ndėrkohė qė shkolla “Prenk Jakova” ėshtė shumė e mirė, me profesorė shumė tė talentuar. Atje ishte nė tė njėjtėn klasė me Dorina Garucin dhe njė djalė shumė tė talentuar, Branimir Agovi, qė sot studion nė Konservatorin e Vjenės pėr Kanto. Me gjasė shumė shpejt do t’i ndihet emri atij djali.

    Si ndodhi qė u lidh me kėngėn?

    Ajo vazhdimisht thoshte se donte tė kėndonte e unė e kėshillova qė t’i vihej seriozisht pianos, se jo mė kot ia kisha blerė. Megjithatė mori pjesė nė “Ethet e sė premtes”. Fitoi audicionin qė u zhvillua nė stadium. U zgjodh deri nė 30-she, por kur erdhi puna pėr nė 10 finalistėt, nuk e panė tė arsyeshme qė ta zgjidhnin. U mėrzit shumė atėherė, tha qė nuk do tė kėndonte mė. Ishte e vogėl atėherė.

    E megjithatė, ajo konkurroi dhe fitoi te “Star Academmy”, si iu mbush mendja?

    Ajo ėshtė njė aventurė mė vete. Ne ndodheshim nė Shirokė dhe nė Shkodėr kishin ardhur organizatorėt e Star Akademisė pėr tė bėrė audicione. Kishte rėnė shumė borė, por ajo nguli kėmbė dhe shkuam me makinė qysh nė mėngjes, por nuk kishte asgjė. Pritėm pak dhe u kthyem me idenė se nga moti do ishte anuluar. Audicionet u kryen mė vonė. Ishte pėrzgjedhur njė tjetėr shok i saj, Stefani, qė i jep njė numėr telefoni tė organizatorėve. Morėm nė telefon dhe na thanė tė shkonim nė audicionet e Tiranės. Fitoi. Morėm njė shtėpi me qira pėr tė ndenjur 3 muaj. Kur e ēova ditėn e parė nė prova, vajza u kthye duke qarė. “Ata janė tė mrekullueshėm mor bab, kemi ardh kot, ata kėndonin me kitarė…”, mė tha vajza. “Po prit mor bab, i thashė, mos u ngut, rrimė dhe njė ditė”. Shkoi sėrish tė nesėrmen dhe gjithēka ndryshoi. Kur i kishte parė tė kėndonin me bazė muzikore, ajo e kuptoi se cili ishte niveli i vėrtetė. Kėshtu fitoi.

    “Star Academmy” i hapi asaj rrugėn drejt aktiviteteve ndėrkombėtare, apo jo?

    Hera e parė qė mori pjesė nė njė festival ishte nė Mal tė Zi, ku konkurroi me njė kompozim tė Adrian Hilės. Aty merrnin pjesė tė rinj nga gjithė Europa dhe juria ishte ndėrkombėtare. As e prisnim qė tė fitonte, por ajo zuri vendin e parė me pikė maksimale me dyfishin e pikėve tė vendit tė dytė. Prej aty mori pjesė nė njė festival nė Petriē nė Bullgari, ku mori sėrish ēmim tė parė. Njė festival shumė i rėndėsishėm ishte ai nė Brajla tė Rumanisė, pastaj edhe nė tri festivale tė tjera, ku ka fituar gjithnjė ēmime tė para. Unė kam tetė kupa nė shtėpi.

    Ka pasur ndonjėherė ndonjė mbėshtetja nga ana e shtetit?

    Jo, jo asnjė. Gjithēka e kemi bėrė nė rrugė private, duke financuar vetė gjithēka e duke bėrė shumė sakrifica.

    Pse i duhej “The Voice” Elhaidės, kur tashmė ajo e kishte njė emėr nė Shqipėri?

    Ajo kėtu mori pjesė nė disa festivale. Mori pjesė kur ishte 14 apo 15 vjeē te “Kėnga Magjike”, por nuk e futėn as nė finale. Mė pas nė festivalin e RTSH-sė, me njė kėngė tė Endri Sinės qė mori ēmimin si “Muzika mė e bukur”, por qė juria nuk i dha asnjė pikė, ishte tėrėsisht absurde, ndėrsa shumė na kishin thėnė se ajo ishte favorite pėr ēmim. E kundėrta ishte nė “Top Fest”. Kur ishim nė Bullgari e Elhaida kishte fituar ēmimin e parė, ajo vjen shumė e gėzuar, por jo pse kishte fituar nė Bullgari, por kishte dalė nė finale nė “Top Fest”. Gjithė dėshira dhe ambiciet e saj ishin nė Shqipėri. Natėn finale ajo fitoi ēmimin “Artisti i ri mė i mirė”. Kur pashė qė Argjentina Ramosajn e kthyen ta kėndonte kėngėn dy herė, thashė, po iki tė fle, u mor vesh tash se kush do ta fitojė. Kur mė zgjuan e mė tha qė Eli ka fituar, nuk doja ta besoja, u treguan vėrtet profesionistė. Aty askush nuk e njihte vajzėn time, s’kishim asnjė tė njohur…

    Me pak fjalė, i ka pasur ca zhgėnjime nė Shqipėri?

    Oh, po, po, i ka pasur ca zhgėnjime. Fitoi gjithė ato ēmime e nuk e ftuan njė herė nė televizion, as nė “Klan”, qė ishte produkt i tyre. Por ka pasur edhe mbėshtetės. Unė do pėrmendja Shpėtim Saraēin qė gjithmonė e ka mbėshtetur, pavarėsisht se nuk kemi asnjė njohje me tė, madje dhe tani qė ėshtė andej, e merr nė telefon, i jep ndonjė kėshillė. I ėshtė gjendur gjithmonė.

    Po nė Itali, a pati shqiptarė qė e ndihmuan (pėrveē atyre qė e votuan)?

    Atje e ka ndihmuar shumė konsullja shqiptare e Milanos, Nausika Spahia. Sidomos javėn para finales, kur ne nuk ishim atje, ajo i ka ndenjur shumė pranė pėr ēdo nevojė qė mund tė kishte Eli. Mendoni ajo ishte vetėm me finalistėt atje. Rrinte vetėm nė dhomė dhe lexonte. Duke pasur njė njeri tjetėr pranė pėr tė shkėmbyer njė fjalė apo pėr tė pirė njė kafe, gjithēka tė bėhet mė e lehtė. Dhe nė finale ajo ka kėnduar mė mirė se gjithė herėt e tjera. Ndėrsa nuk mund tė thosha tė njėjtėn gjė pėr Ambasadėn rumune, qė s’u kujtuan as tė na takonin, edhe pse vajza fitoi ēmimin e parė…

    Ka qenė njė kompani qė menaxhonte talentet e reja, qė e drejtoi Elhaidėn te “The Voice”, si u njoh ajo me ta?

    Me ta u njoh nė Rumani. Njė kompani italiane kishte kėngėtarėt e vet nė festivalin ku merrte pjesė Eli. Ata i bėnė ofertėn qė tė merrte pjesė nė Sanremo, por gjėrat nuk shkuan si duhej. Mė vonė, ata i propozuan tė merrte pjesė te “The Voice of Italy”, duke i siguruar leje qėndrimi e leje pune.

    (er.nu/Panorama/BalkanWeb)


    http://www.balkanweb.com/kulturė/269...ve-135720.html

  4. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Elhaida Dani

    INTERVISTA/ Flet kėngėtarja Elhaida Dani: “Konkurrenca nxit ambicien profesionale”


    “Nė jetė tentoj tė gjej lumturinė”

    “Shtatori ėshtė muaji i krijimtarisė, vera e punės”



    Albert ZHOLI

    Njė kėngėtare qė pėr ēdo ditė fiton zemrėn e qindra mijėra fansave nė tė katėr anėt e globit, ku ka emigrantė shqiptarė, por dhe mė tej. Fama e saj nė Itali i kaloi parashikimet. Por ajo qė duhet tė theksoj ėshtė se ajo kėtė vit fitoi ‘The voice of Italy’. Ajo ia arriti tė magjepsė tė gjithė publikun nė Itali madje, edhe jurinė e ‘The voice of Italy’, me zėrin e saj mbresėlėnės, plot ritėm, plot ndjenjė, me njė timbėr tė veēantė. Talenti i saj i mahniti specialistėt italianė tė muzikės. Kėngėtarja shkodrane, tashmė po diskutohet gjithkund pėr vokalin e saj tė spikatur dhe pse nė njė moshė qė askush s’e beson.

    Gjithmonė pranė studiove, keni ndonjė ide tė re pėr tė krijuar?

    Gjithmonė, me mendje tek kėnga. Aktualisht ndodhem pothuajse ēdo ditė nė studio dhe pėr tė dėgjuar propozimet e reja dhe pėr tė eksperimentuar pėr krijimin e kėngėve tė reja. Kėnga ka diēka tė veēantė, asnjėherė nuk i dihet kur vjen. Ajo ėshtė si poezia vjen nė mėnyrė tė natyrshme, kur ėshtė mbrujtur brenda qenies si frymėzim. Nuk i dihet asnjėherė kur tė vjen kėnga e duhur.

    Ēfarė shėnon pėr ju muaji shtator?

    Pėr kėngėtarėt ky muaj ėshtė paksa ndryshe, mė i qetė, mė pak i zhurmshėm, mė pak e tensionuar. Pėr mua ėshtė muaj krijimtaria, pas atyre muajve tė zhurmshėm tė verės, ku lėvizja nga njė aerodrom nė njė tjetėr, nga njė shtet nė njė tjetėr. Shtatori pėr mua vjen mė pak i trazuar dhe jashtė asaj vape pėrvėluese verore. Eshtė muaj krijimtarie, muaj ndjesie kėnge.

    Folėt pėr verėn, si kaloi kjo verė pėr ju?

    Tej mase e mbingarkuar. Jashtė ēdo parashikimi. Jam argėtuar shumė, por edhe jam lodhur. Tė dyja bashkė. Kur bėj bilancin them qė ka qenė njė verė e mbarė. Por ka qenė dhe njė verė e eksperiencave tė veēanta, ku mėsova gjėra tė reja, tė cilat s’i kisha shumė tė qarta. Lėvizja pėr mua ėshtė jetė, pa lėvizje mė duket se ndryshkem. Vera ėshtė stina e lėvizjeve tė mėdha.

    Diku ka njė moment apo ėshtė dikush qė tė zbulon aftėsitė, apo preferencat, kush e zbuloi zėrin tuaj?

    Ah! Nėna ime. Sa herė mė dėgjonte mė thoshte ke vesh muzike. Bėhet fjalė pėr moshėn 6-vjeēare. Ajo ishte qė mė nxiti tė shkoj nė shkollė pėr piano. Pra qysh fėmijė u duk e ardhmja ime tė cilėn mė vonė tė dy prindėrit ma nxitėn kėtė dėshirė. Ėndrra e tyre u realizua.

    Ky profesion a mendoni qė ju siguron tė ardhurat e dėshiruara?

    Nė radhė tė parė unė e dashuroj shumė kėtė profesion. Edhe sikur tė mos mė realizonte shumė dėshira financiare sėrishmi kėtė do tė zgjidhja. Kėnga ka momentet e saj tė vlerėsimit. Unė deri para disa kohėsh nuk siguroja aq sa tė ndihesha mirė, por jeta, koha bėri tė vetėn dhe unė tashmė mund tė them se jam mė shumė se e kėnaqur. Nė momentin qė flitet, sigurisht, kėrkesat dhe ofertat janė tė shumta dhe mendoj se realizimi financiar ėshtė mėse i kėnaqshėm.

    Kur keni kohė tė lirė kujt ja dedikoni?

    Edhe kur bėj diēka tjetėr mundohem ta lidh me muzikėn, pasi kėshtu ndihem mė e sigurt. Pra kur kam kohė mė pėlqen, tė lexoj, shėtitjet nė breg tė detit nė periudhėn e vjeshtės dhe njė ndėr gjėrat qė mė jep shumė kėnaqėsi ėshtė tė flas me njerėzit dhe nė fund tė bisedės t’i kem dhuruar shumė energji pozitive. Nuk kam ndarje me thikė, por ndihem mirė kur bėj diēka tė mirė.

    Si ndiheni mes kėngėtareve me emėr nė Shqipėri?

    I respektoj tė gjitha kėngėtaret dhe kėngėtarėt pasi duke qenė tė njė niveli tė lartė mendoj se nxitet konkurrenca, ambicia profesionale, nė tė gjithė botėn pa qenė konkurrent me asnjė njeri, thjeshtė duke merituar vendin e tij.

    Kush ėshtė kėngėtari/ja qė preferoni?

    Padyshim i pari qė do rendis ėshtė R. Koēante, i cili mė orientoi nė rrugėn mė tė bukur me njė ndihmė profesionale. Pikėrisht ky njeri mė bėri tė njoh se ē’do tė thotė tė jesh njė artist qė dhuron shpirt.

    Tashmė vijnė studimet….si ndiheni mes librave tė shkollės?

    Kėtu ka diēka qė ngecur. Karriera e kėngės mė ka lėnė pak mbrapa. Aktualisht tė jem e sinqertė impenjimet me kėngėn mė kanė bėrė tė lė pak pas dore universitetin. Por studimet s’do t’i le kurrė, janė pjesė e ambicieve tė mia profesionale.

    Ēfarė vlerėsoni tek njeriu?

    Thjeshtėsinė dhe korrektesėn, dy vlera nga mė tė ēmueshmet.

    Kur ndiheni keq?

    Kur dėgjoj njerėz qė flasin pa doganė.

    Me cilėt preferoni tė shoqėroheni mė shpesh me meshkuj apo me femra?

    Nuk kam pėrcaktime. Shoqėrohem me kėdo qė ndihem mirė.

    Ēfarė ėshtė primare pėr ju nė jetė?

    Tė qėnit e lumtur.

    Pėrdorni FB?

    S’kam kohė, as pėr tė as pėr rrjetet sociale, por ka tė tjerė qė ma plotėsojnė kėtė boshllėk.

  5. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    ARTISTE e VERTETE !



    Maj 2014 .

  6. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Shkoder Loces I takon nderi I te Parit KONCET RECITAL !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-06-2014 mė 10:59

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  8. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Elhaida Dani, nė koncertin e saj tė parė nė Shqipėri

    3 Maj 2014

    Ajo ėshtė njė nga zėrat mė tė bukur qė kanė mundur tė zbulojnė kompeticionet muzikore nė Shqipėri. Pas famės nė vendin e vet, Elhaida Dani kėrkoi t’i tregojė botės talentin dhe punėn e saj. U shpall zėri mė i mirė i Italisė, por vendin e saj nuk e harroi kurrė. Sot nė Shkodėr, ajo do tė mbajė koncertin e parė nė Shqipėri. Ka zgjedhur pikėrisht vendlindjen e saj. E nėse ju ka munguar njė kėngė e saj nė shqip, bėhuni gati pėr tė.

    Koncerti nė Teatrin “Migjeni”

    Pavarėsisht karrierės sė saj tė projektuar nė njė nivel internacional, Elhaida mbetet gjithmonė besnike dhe shumė e lidhur me Shqipėrinė dhe qytetin e saj tė lindjes, Shkodrėn. Pikėrisht nė Shkodėr Elhaida do tė mbajė sot koncertin e saj tė parė. Nė ora 20:00 nė Teatrin Migjeni pritet qė tė nisė njė koncert qė do tė zgjasė plot 2 orė. Ky koncert ėshtė i pari nė Shqipėri dhe vjen fill pas fitores sė bujshme nė “The Voice of Italy” dhe turit tė koncerteve, i cili e bėri tė vizitonte dhe tė takonte tė gjithė fansat e saj nė tė gjithė Italinė.

    Tė ftuarit

    Elhaida Dani kthehet mė nė fund nė Shqipėri pėr t’i dhuruar publikut shqiptar njė koncert tė sajin, plot me surpriza dhe tė ftuar. Sigurisht qė nė dy orė nuk mund tė ishte vetėm Elhaida. Sė bashku me tė do tė ngjitet nė skenė njė nga kėngėtarėt mė tė mirė tė momentit nė Shqipėri, Alban Skėnderaj. Ky duet, sipas zyrės sė menaxhimit tė Elhaida Danit ėshtė njė nga ato bashkėpunime qė nuk duhet humbur. Tė ftuar tė tjerė do tė jenė edhe Arilena Ara, Ergi Dini, Enrika Derza dhe tė tjerė talente tė rinj tė Shkodrės tė bėrė tė njohur nga kompeticionet muzikore nė Shqipėri si “X-Factor” apo “The Voice of Albania”, tė cilėt Elhaida ka dėshiruar t’i ketė nė skenė pėr tė interpretuar sė bashku me tė.

    Kėnga e re

    Nė dy orė koncert, Elhaida do tė interpretojė tė gjitha kėngėt qė e kanė bėrė tė njohur nė Shqipėri dhe interpretimet tė cilat e kanė e bėrė tė triumfojė nė Itali nė krah tė kėngėtarit tė njohur Riccardo Cocciante. Pikat e forta tė koncertit do tė jenė momentet kur Elhaida do tė prezantojė pėr herė tė parė kėngėn e saj mė tė re. “Shekulli” kontaktoi me zyrėn menaxhimit tė kėtij talenti shqiptar dhe zbuluam se titulli i kėngės mė tė re ėshtė “Kjo qė jam”. Kėnga mė e re e Elhaida Danit ėshtė nė shqip.

    Mbėshtetja

    Tė mbėshtesėsh njė kėngėtare si Elhaida dhe koncertin e saj ėshtė e vėshtirė tė mos e pranosh. Eventi mban suportin dhe sponsorizimin e Ministrisė sė Mirėqenies Sociale dhe Rinisė. Ka qenė vetė Z.Erion Veliaj dhe shoqata e biznesmenėve shqiptarė nė Itali ata qė e kanė mbėshtetur kėtė iniciativė tė kėngėtares nė vendlindjen e saj. Veshja Nuk zhvishet teksa performon. Madje, mė skeptikėt e kanė komentuar negativisht performancėn e saj nė Shkodėr gjatė njė aktiviteti tė Medresesė qė ndodhet nė qytetin e saj tė lindjes. Mirėpo, kėtė Elhaida e pėrcakton si njė nga eksperiencat mė tė bukura qė ka pėrjetuar. Tė veshurit si myslimane pėr tė nuk ėshtė veēse shfaqja e besimit fetar qė ajo ka nė shpirt. E nė fakt, ajo nuk ka nevojė tė performojė me trup. Elhaida, mjafton vetėm tė ngjitet nė skenė. Pjesėn e mbetur tė duartrokitjeve me siguri do ta pėrjetojė pasi tė lėshojė notėn e parė muzikore.

    Nuk ishte e thjeshtė, por ia doli

    “Kam punuar shumė, kam qarė dhe qeshur gjatė provave pafund”

    E pyetėm Elhaida Danin edhe pėr kėngėn e saj tė re, atė qė do tė promovojė sot nė koncertin qė do tė mbahet nė teatrin “Migjeni”. Ajo qė zbuluam nga biseda me tė dhe me studion qė menaxhon karrierėn e saj artistike zbuluam qė kėnga e re e Elhaida Danit, me titull “Kjo qė jam”, ėshtė njė material muzikor, i cili vjen si prodhim i kompozitorit Kledi Bahiti. Edhe kėngėn e fundit nė shqip, atė me tė cilėn mori pjesė dhe fitoi ēmimin e parė nė edicionin e 9-tė nė Top Fest “S’je mė”, Elhaida e ka realizuar nė bashkėpunim me Kledi Bahitin. Pėr kėngėn e saj mė tė fundit kėngėtarja pohon se do tė dėshironte tė kishte po tė njėjtin sukses, ndoshta edhe mė tė madh se kėnga qė e bėri fituese nė Top Fest. “Donim qė tė ishte njė sukses ashtu siē ishte edhe kėnga “S’je mė”, ndaj edhe bashke me stafin tim,vendosėm qė vera e kėtij viti, vera e 2014-ės tė ishte momenti i duhur qė unė tė sillja edhe njė kėngė tjetėr po kaq tė mirė edhe kėto evente pėr publikun shqiptar”, thotė Elhaida pėr kėngėn qė pritet tė bėhet hit, sipas saj, kėtė verė. Dhe kur e pyesim pėr eventet e reja tė cilat na i pėrcjell me pozitivitetin e saj, ajo rrėfen se tė gjitha kėto evente qė po pėrgatit lidhen shumė me kėngėn e re qė do tė vijė.

    Ajo pohon se ka kohė, sė bashku me stafin e saj qė po punon me kėtė material, ndaj edhe suksesi nuk do t’i mungojė. Dhe pėr tė kaluar tek sfida e radhės, tek koncerti qė do tė zgjasė dy orė, Elhaida tregon se gjėrat nuk janė gjithnjė tė thjeshta, por qė ajo ka ditur mė sė miri qė t’ia dalė mbanė. Me siguri nuk ėshtė aspak e lehtė edhe pėr njė nga vokalet mė tė mira qė tė mbajė njė koncert qė zgjat dy orė, dhe kėtė e pohon edhe Dani. “Nė fillim e mendoja si diēka shumė tė lehtė, por kaluan muaj dhe ēdo ditė e mė shumė mė dukej akoma mė i vėshtirė realizimi i njė eventi kaq tė madh dhe jo pak herė e kam pyetur veten ‘Ku e more gjithė kėtė guxim”, por kam punuar shumė, jam lodhur shumė, kam qarė dhe qeshur gjatė provave pafund, dhe besoj se jam gati pėr njė hap kaq tė madh”, thotė ajo plot vendosmėri.

    Jo vetėm njė kėngė, por shumė projekte


    Nė Shkodėr ėshtė koncerti, por pėr Tiranėn dhe gjithė Shqipėrinė ka surpriza tė tjera

    Koncerti nė Shkodėr nuk do tė jetė surpriza e vetme qė Elhaida u ka rezervuar fansave tė saj: takimi nė Teatrin “Migjeni” hap rrugėn pėr njė event tė madh nė tė cilin Elhaida do tė shoqėrohet nga tė ftuar tė mėdhenj internacionalė. Dhe ky event do tė prezantohet sė shpejti. Tė paktėn kėshtu deklarojnė burime zyrtare nga studioja e menaxhimit tė kėngėtares shqiptare Elhaida Dani. E kontaktuar nga “Shekulli”, zėri mė i mirė i Italisė qė nė fakt ėshtė njė yll shqiptar pranon se emocionet e kėtij koncerti nė vendlindje janė tė mėdha. Elhaida tregon se gjendet mes provave tė shumta dhe nevojės pėr tė ditur dhe kontrolluar qė ēdo gjė qė ajo dėshiron tė realizohet nė detaje. “Ndihem mjaft e gėzuar dhe e emocionuar pėr kėtė koncert. Ėshtė koncerti im i parė nė Shqipėri dhe dua qė ēdo gjė tė jetė perfekte, dhe mbi tė gjitha tė jetė e vėrtetė. Kjo ėshtė ajo qė unė kam kėrkuar nga stafi qė po punon pėr mua”, rrėfen ajo pėr “Shekullin”. Kur e pyesim pėr dėshirėn e saj mė tė madhe nė lidhje me kėtė koncert, ajo na rrėfen se dėshiron qė nė kėtė event tė pėrcillen emocionet, sinqeriteti dhe dashuria me tė cilėn ka realizuar ēdo gjė. Dhe kėtė ajo e rrėfen vetėm me njė fjali. “Dua qė ky koncert tė jetė i Vėrtetė”. E pyesim edhe pėr zgjedhjen qė ka bėrė.

    Pse Shkodrėn, kur nė fakt ishte e sigurt se nė Tiranė do tė mblidhte mė shumė njerėz, mė shumė dashamirės dhe mė shumė hapėsirė pėr fansat e saj. Elhaida Dani na rrėfen se arsyeja kryesore qė e ka shtyrė tė bėjė kėtė zgjedhje ėshtė vendi ku ka lindur dhe ka kaluar vitet e para tė jetės sė saj. “Ishte dėshira ime qė t’u ktheja tė gjithė mbėshtetjen qė mė ka dhėnė qyteti im i dashur, madje njė mbėshtetje qė e kam pasur qė nė fillimet e karrierės sime artistike”, thotė ajo pėr lexuesit e gazetės “Shekulli”. Pėr tė rikthimi nė skenėn e teatrit “Migjeni” tė Shkodrės do tė jetė njė emocion i jashtėzakonshėm, i cili nis ende pa nisur kėngėn pėr qytetin e lindjes. Por, kjo ėshtė vetėm njė nga arsyet, sepse njė arsye tjetėr ėshtė edhe fakti se pėr Tiranėn dhe pėr tė gjithė Shqipėrinė ajo ka rezervuar njė surprizė tjetėr. Zyra e saj e menaxhimit na e konfirmon kėtė lajm, por mė tej nuk dėshiron tė zbulojė diēka, pasi e gjitha ėshtė vendosur tė jetė surprizė. Elhaida Dani dėshiron qė ta mbyllė komunikim e saj me “Shekullin” kėshtu: “Gjatė dimrit kam punuar shumė pėr projekte, dhe madje pėr shumė tė mėdha. Mund tė them qė publiku shqiptar duhet tė pėrgatitet qė kėtė verė tė dėgjojė shumė pėr mua”. /Shekulli/

    http://ditapress.com/elhaida-dani-ne...e-ne-shqiperi/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-06-2014 mė 11:00

  9. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani



    Elhaida Dani, koncert nė Tiranė

    Qershori mund tė jetė muaji nė tė cilin kėngėtarja Elhaida Dani do tė realizojė njė koncert recital nė “Pallatin e Koncerteve” nė Tiranė.

    Pas suksesit dhe dashurisė qė i dhuroi publiku nė koncertin e realizuar nė Shkodėr, ajo ka menduar qė ėshtė i domosdoshėm njė tjetėr koncert i pėrmasave mė tė mėdha.

    Sapo ka pėrfunduar edhe xhirimet pėr klipin e saj mė tė ri qė do tė publikohet shumė shpejt. Njė punė e Kledi Bahitit dhe tekst tė Olti Currit. Janė tė njėjtėt bashkėpuntorė tė cilėve Elhaida u ka kėrkuar njė tjetėr kėngė tė cilėn do ta prezantojė ekskluzivisht nė koncertin e muajit qershor nė Tiranė.

    Kėnga ėshtė konceptuar tashmė dhe do tė jetė njė baladė dashurie me titull “I huaj’.


    http://www.lajme.org/elhaida-dani-koncert-ne-tirane/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-06-2014 mė 11:01

  10. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Elhaida Dani, fenomeni shqiptar qe na krenon



    Planet e aferta te Elhaides rrefyer ne TV Klan - Shtator 2014 .

  11. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Elhaida Dani nje hap prane Festivalit te Kenges te ketij viti .......




    Ē'ka thote Elhaida vet per kete edhe me shume, ne programin "Mirėsevjen", RTSH - Tetor 2014.

  12. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Do ta perserisi ELHAIDA suksesin e saj , ne kompeticionin e RTSH - FESTIVALI I KENGES, kesaj rradhe ?

    Do ishte bukur & nje tjeter KULMINACION I karrieres se saj SHQIPTARE, I mirepritur nga te gjithe .

    Ne pritje te te rejave nga Festivali ..... per te startuar nje tjeter enderr !


    FITUESE E ĒMIMIT TE PARE - TOP FEST 9


  13. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Sukseset e Elhaides vazhdojne ....


  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    martini1984 (26-05-2015)

  15. #112
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Elhaida Dani

    Per mua na NDEROI,se si ndahen piket apo se si vishet....ja u le te tjereve.
    Maria me kerr e tha folesi gjerman...

    Rusia ishte nje shkalle me lart!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar martini1984 pėr postimin:

    sirena_adria (25-05-2015)

  17. #113
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Elhaida Dani

    GJERMANIA kete VIT mori 0 pike.
    Perse?

    Fut tanket dhe je okay.
    Performance + VOCAL=10.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  18. #114
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Elhaida Dani

    Lexon qe ja hoqen piket se kishe stonuar apo kopiuar???
    Pa shkruar perse i anulluan piket e Maqedonise dhe Malit te Zi,ose pa e ditur arsyen.
    Nejse.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  19. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Performanca me e bukur e Elhaides ne EUROVISION !


  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  21. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    ELHAIDA ne " E Diell " te Krastes .... nis prezantimet e 2017 ! Suksese & Urojme te shohim serisht ne skenen shqiptare !


  22. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Nje publik I vogel ..... por nje interpretim MAGJI ! Nder me te bukurit, per mua - pjesa e echo-s fantastike.

    Nese ne tastiere vertet po shoqeron Markelian Kapedani, ndihet interpretimi I nje mjeshtri Artist !




    Sa bukur do ish te shkruante nje kenge per Elhaiden !

  23. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Elhaida para Voice of Italy, Festivalit te Kenges e atij Europian.


  24. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Nga ato bashkepunime te rralla ...... qe mbeten veē privilegj I pjesmarresve te koncerteve !


  25. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Elhaida Dani

    Turi i 2016


Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •