Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Hana Cakuli

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Hana Cakuli

    Interviste e Nentorit 2010


    Hana Cakuli, kėngėtarja qė ka bėrė pėr vete shumė fansa

    Hana Cakuli ėshtė nga ato kėngėtare, e cila godet jo vetėm me kėngė, por edhe me stilin e saj skenik. Vishet bukur, me stil, pa dalė nga “kornizat”, pasi, siē thotė ajo, nė skenė duhet t’i pėrkushtohet kėngės dhe jo provokimeve fizike. Ėshtė e vogėl nė moshė, por jo e vogėl nė sukses. Fundjavat i ka thuajse gjithnjė tė zėna me koncerte live nė pub-e tė ndryshme. Kėnga e saj mė e fundit, ėshtė kėnga “Dashuria e fatit tim”, e cila u pėlqye mjaft… e ndėrsa ne e pyesim Hanėn pėr dashurinė e fatit tė saj… ajo na pėrgjigjet se ėshtė duke e kėrkuar, por jo nė njė kėrkim nga ato tė gjatėt dhe tė pashpresė, por nga ata “dhe ata jetuan tė lumtur pėrgjithmonė…”

    Nga Elona Demollari

    Hana pėrshėndetje, kėnaqėsi tė tė kemi nė faqet e fundjavės, me ēfarė po merreni kėto kohė?

    Faleminderit shumė; kėnaqėsi tė jem nė faqet e gazetės suaj. Po merrem me studimet mbi Menaxhim dhe Politika Publike, po punoj si Asistente e Politikave dhe Hulumtimeve nė Oden Ekonomike Amerikane dhe patjetėr po kėndoj ēdo javė me bandėn time nėpėr pub-et e Prishtinės. U bė kohė qė nuk kemi njė kėngė tuajėn tė re.


    Cilat janė projektet tuaja tė afėrta nė muzikė?

    Jam duke punuar nė kėngėn e re. Do tė dalė gjatė sezonit tė kėtij dimri. Ju keni kėnduar “Dashuria e fatit tim”. Cila ėshtė dashuria e fatit tuaj? Kam kėnduar pėr dashurinė e fatit tim nė kontekstin e kėrkimit dhe gjetjes sė saj. Nuk ėshtė se ėshtė konkrete, por qė jam optimiste pėr tė dhe nė kėrkim tė saj .

    Cili ka qenė kontakti juaj i parė me botėn e muzikės?

    Paraqitja ime e parė mbarėshqiptare ka qenė nė “Top Fest 3” me kėngėn e kompozuar nga Genti Lako, me tekst tė Kastro Zizos, “Natėn kaloje me ne”. Pėrveē kėsaj, unė qė fėmijė kam pasur kontakt me botėn e muzikės, gjithmonė e kam ndjerė dhe e kam kėnduar.

    Keni menduar tė merrni pjesė nė festivalin e RTSH-sė?

    E kam konsideruar qė disa vite qė tė marr pjesė, madje kam marrė dhe ftesėn nga organizatorėt, tė cilėt i falėnderoj. Por qė angazhimet e shumta qė kam nuk po pėrputhen me kohėn kur ai festival transmetohet dhe mbahet. Patjetėr qė dikur do ta gjej kohėn dhe do tė jem pjesė e kėtij festivali.

    Ēfarė mendimi keni pėr muzikėn shqiptare dhe kėngėtarėt e rinj?

    Mendoj qė ka shumė kėngėtarė shqiptarė fantastikė. Pėrveē vokalistėve, kemi edhe instrumentistė, kompozitorė e producentė tė shkėlqyer. Mendoj se dita ditės po dalin kėngėtarė tė mirė, por po dalin edhe ata mė tė dobėtit. Do tė dėshiroja tė anojmė gjithnjė e mė tepėr tek talenti dhe prurja e kėngėve me tė vėrtetė me vlera, sesa vetėm kėngėve komerciale pa ndonjė mesazh tė vėrtetė artistik. Ju kemi parė qė ndryshe nga shumė kėngėtarė nė moshėn tuaj, keni njė veshje “brenda kornizave”.

    Ēfarė mendoni pėr kėtė lloj kategorie?

    Mundohem qė pėrmes veshjes sime tė sjell stil, por jo tė tėrheq vėmendjen me pjesėt e ekspozuara trupore. Unė nė jetėn time personale nganjėherė jam shumė mė provokative sesa nė skenė. Por, nė momentin qė dal nė skenė, unė dua t’i pėrkushtohem kėngės dhe emocionit, dhe jo provokimit trupor. Kurse, ata qė e kanė stilin e ndryshėm nga unė, ėshtė zgjedhje e tyre.

    Mendoni qė biondet janė mė tė suksesshme se brunet (meqė ju jeni bėrė bionde tani)

    He he, jo, assesi. Unė jam bėrė bionde tani, por e kam nė plan qė pas njė kohe tė behėm brune. Kėshtu qė, nuk mendoj se biondet janė mė tė suksesshme. Thjesht, nė momentin kur u bėra bionde, kisha nevojė pėr kėtė lloj ndryshimi, dhe dikur mė vonė do ta bėj ndryshimin tjetėr. Pra, mendoj se ndryshimet ndihmojnė nė rifreskim dhe nė njė dozė edhe nė sukses. Por, pamja nuk ėshtė e para dhe e vetmja gjė qė tė bėn tė suksesshme.



    Pyetsori i Prustit.

    Defekti kryesor?
    E nxituar nė vendime

    Ēfarė ėshtė lumturia absolute pėr ju?
    Kėnaqja me veten, pastaj me rrethin.

    Ēfarė ju bėn tė zgjoheni nė mėngjes?
    Dielli ose muzika e bukur e alarmit.

    Hera e fundit qė keni qeshur me shpirt?
    Sė fundi me vajzėn e hallės, e cila mė surprizoi me ardhjen nga Finlanda.

    Tipari kryesor i karakterit tuaj?
    Ēiltėrsia.

    Defekti juaj kryesor?
    E shpejtė nė vendime.

    Ndaj cilave gabime jeni mė tolerante?
    Gabimeve tė paqėllimta.

    Hera e fundit qė u pėrlotėt?
    Kur u largova nga familja ime pėr nė Prishtinė.

    Udhėtimi juaj i preferuar?
    Vera 2010 nė SHBA.

    Cilin virtyt vlerėsoni mė shumė tek njė burrė?
    Sigurinė, optimizmin dhe respektin.

    Tek njė grua?
    Forcėn dhe pozitivitetin.

    Kompozitori juaj i preferuar?
    Ka shumė.

    Kėnga qė fėrshėlleni kur bėni dush?
    Prapė, ka shumė.

    Filmi qė ju la mbresė tė thellė?
    “Before sunrise” dhe “Before sunset”.

    Piktori juaj i dashur?
    Andy Warhol.

    Ngjyra juaj e preferuar?
    Vjollcė.

    Kė konsideroni si suksesin tuaj mė tė madh?
    Se kam arritur akoma.

    Ēfarė ėshtė ajo pėr tė cilėn pendoheni mė shumė?
    Asgjė nė fakt – mėsoj nga gabimet.

    Ēfarė urreni mė shumė nė kėtė botė?
    Urrejtjen.

    Frika juaj mė e madhe?
    Nuk kam ndonjė.

    Nė ēfarė rastesh zgjidhni tė thoni gėnjeshtra?
    Kur nuk ka pasoja negative: tė nxirrem nga situata.

    Cila ėshtė motoja juaj?
    Life is what you make it – Jeta ėshtė ajo ēka e bėn ti.

    Si do tė dėshironit tė vdisnit?
    Nė pėrqafim tė dashurisė sė fatit .

    Po tė ndodhte tė takonit Zotin, ēfarė do t’i thoshit?
    Hapi rrugėt tona dhe na ndihmo ta bėjmė botėn vend mė tė mirė.

    Nė ēfarė gjendje shpirtėrore gjendeni kohėt e fundit?
    Kam shumė gjallėri dhe energji pėr aktivitete


    Suplementi Sh2
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-07-2011 mė 13:20

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    KENGA ME E RE E HANES - VERE 2011


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Hana Cakuli

    Fat te kishim nje duet te ri te bukur te Hanes e Luizit !



    Te mrekullueshem te dy ne kete risjellje te kenges originale nga e paperseritshmja Vaēe Zela !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Hana Cakuli

    https://www.youtube.com/watch?v=IjFFmQfo7oQ

    Hana Cakuli - Diaspora Shqiptare

    Mė mungon deti dhe klima e Ulqinit. Tė ardhmen e fėmijėve e shikoj tė sigurtė nė Gjermani


    Hana Cakuli njė kėngėtare e njohur nė trevat shqipfolėse prej 6 vitesh ka vendosur tė jetojė nė Gjermani bashkė me familjen e saj. Rryma muzikore ku identifikohet mė shumė ėshtė ajo pop- rok.

    Njė vajzė modeste, qė fama nuk e ka ndryshuar aspak dhe e cila gėzon njė mirėnjohje tė madhe nė rrethin e artistėve nė Kosovė, Shqipėri dhe Malin e Zi.

    E shkėputur prej njė kohe tė gjatė nga skenat muzikore, Hana ėshtė bėrė nėnė e dy binjakeve, si dhe vazhdon profesionin e saj, dhe gjithashtu merret dhe me muzikė nė Mynih.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-08-2021 mė 11:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •