Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Difektet e bashkëshortëve!

    Edhe pse nuk kam perdorur cupken "ë" nuk do te thote qe ju mos ta kuptoni temen per dy gjinite.

    Zakonisht cdo femer kerkon prej nje mashkulli 3 gjera

    Dashuri(Ndjenje+seks)
    Perkrahje (Fizike-Ekonomike)
    Besnikeri


    Mirepo cfare urrejne me shume femrat tek nje mashkull?Cfare difektesh ato shikojne dhe si suportojne dot?Cfare problemesh kane me meshkujt sot ne kohen moderne?Cfare problemeve i frikesohen me shume qe mos te ndodhin?

    Zakonisht meshkujt kerkojne prej nje femre

    Dashuri(Ndjenje+Seks)
    Amvisen
    Besnikeri

    Te njejtat pyetje dhe per meshkujt.

    Tek Dashuria bashkesia e perberjes pervec ndjenjes dhe seksit eshte me e madhe aty mund te futen dhe shoqeria, kumunikimi, dhuratat etj etj.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Drejtimi i përbashkët apo me mirëkuptim sjell mendime të ndryshme dhe rivalitet, që përfundon në grindje.
    Per kete te kundershtoj mendimin pasi nuk jam dakord. Drejtimi i perbashket e me mirekuptim tregon qe sado te jene mendime te ndryshme, dy persona me "tru" ne koke nuk arrijne ne rivalitet. E thote vete fjala "mirekuptim".... diskutohet per gjithcka, secili jep mendimet e veta e fiton ai/ajo qe arrin te bindi tjetrin. Jo cdo mendim ndryshe perfundon ne grindje.

    Pika e dytë është mërzitja dhe rutina në çift. Kjo është një çështje më e ndërlikuar se e para dhe jo se nuk ka zgjidhje, por po e lë njëherë me kaq. Pa u kuptuar dhe pranuar pika e parë, nuk ka si të kuptohen të tjerat.
    Per kete jam shume dakord! Rutina sjell ne merzitje e pse jo edhe ne grindje per gjera elementare. Kjo ceshtje ka zgjidhje, mjafton qe te dy te duan daljen nga kjo rutine edhe realizohet.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Në fakt, deri në momentin që dikush është vetëm 'i dashuri' apo 'e dashura' gjërat rrjedhin vaj e uthull. Muhabeti menderoset kur të dyve , si pasojë e kësaj harmonisë vaj-uthullore, u lind ideja gjeniale e martesës; bëjnë gabim e nevojshëm fatal të jetës së tyre: martesën ! Papritur, njeriu ideal deri pak para ''Po-së'' së altarit, na bëhet idioti/ja, acarusi/ja me 100 huqe të padurushme.

    Ato huqet e deritanishme që ka, janë pikërisht ato që më lidhin më shumë. Si e thashë DERI TANI...sigurisht që është acarues, por është acarues i lezetshëm
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 09-07-2011 më 04:24
    Elegance is an attitude.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~ Lexo Postimin
    Zakonisht cdo femer kerkon prej nje mashkulli 3 gjera

    Dashuri(Ndjenje+seks)
    Perkrahje (Fizike-Ekonomike)
    Besnikeri
    Nga kjo qe thua i bie qe une te mos te jem e zakonshme; , per arsye se nga partneri kerkoj vetem Dashurine, dhe Dashuria per mua nuk ndahet ne ato komponete qe e keni ndare ju, aq me teper me zberthim te tipit ndenje + seks.
    Dashuria nuk perbehet nga komponente, sepse Dashuria i mjafton Dashurise, ajo vetem mund te shfaqet ne forma te ndryshme; qe do thote Dashuria si nje ndjenje sublime, shfaqet edhe ne formen e besnikerise, perkushtimit, kujdesit, kuptimit te partnerit, sinqeritetit, mbeshtetjes etj etj....pa e humbur natyren e Saj.

    Sa per "difektet", kur e dashuron nje njeri, e dashuron per ate qe eshte, dhe jo per ate qe do doja une te ishte, keshtu qe, as qe nuk ndikojne fare keto gjera, ne ndjenjen qe ke ndaj partnerit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~ Lexo Postimin
    Edhe pse nuk kam perdorur cupken "ë" nuk do te thote qe ju mos ta kuptoni temen per dy gjinite.

    Zakonisht cdo femer kerkon prej nje mashkulli 3 gjera

    Dashuri(Ndjenje+seks)
    Perkrahje (Fizike-Ekonomike)
    Besnikeri


    Mirepo cfare urrejne me shume femrat tek nje mashkull?Cfare difektesh ato shikojne dhe si suportojne dot?Cfare problemesh kane me meshkujt sot ne kohen moderne?Cfare problemeve i frikesohen me shume qe mos te ndodhin?

    Zakonisht meshkujt kerkojne prej nje femre

    Dashuri(Ndjenje+Seks)
    Amvisen
    Besnikeri

    Te njejtat pyetje dhe per meshkujt.

    Tek Dashuria bashkesia e perberjes pervec ndjenjes dhe seksit eshte me e madhe aty mund te futen dhe shoqeria, kumunikimi, dhuratat etj etj.
    Geri,
    nuk pajtohem me ato qe ti i quan kerkesa te nje femre a nje mashkulli. Me ate kerkesen e dyte e kam une. Mendoj se ajo "amvisa" mund te zevendesohej fare mire me perkrahje fizike-ekonomike. Duke kerku amvisen burri kerkon perkrahje per punet fizike qe nuk mund ti bej vete (njesoj si femra qe kerkon perkrahjen e burrit te nderroje gomen e automobilit te saj psh).
    Dhe menyra e komunikimit ska te beje fare me dashurine mendoj une. As respekti,as besnikeria..... Ti mund ta duash dike dhe te mos dish fare te komunikosh me te,mund te mos e duash dike por ta respektosh e ti jesh besnik.
    Cka urrejne femrat me shume te meshkujt?
    Po nisem prej vetes; i them dua te te them dicka(te rendesishme) dhe ai me thote gjithe gezim se si keshilli zgjedhor(a ca dreqin eshte ai) e paska shpalle zyrtarisht Bashen fitues te zgjedhjeve ne Tirane. Kete e urrej....... Ihaaaaaaaa sa shume vullnet duhet per tu permbajte qe te mos dalesh nga vetja jote e ti kepusish nje te share edhe atij, edhe Bashes madje edhe keshillit zgjedhor................ Shyqyr qe nderhyn dashuria e respekti ndryshe keq do te perfundonte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anita340 : 09-07-2011 më 08:47
    AUTOCHTHONOUS

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    difektet jan shume te veshtira te pergjithsosh meqe cfare toleron dikush ne lidhjen e tij, dikush tjeter nuk e toleron ose i duket si difekt....por jam e sigurt qe ne cdo lidhje, ka dicka apo "ndonje difekt" qe cdo partner ka, nese ka burri nje difekt, gruaja ka gjitheashtu!
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #7
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Difektet i kemi vete ne dore , i rregullojme kur te duam sipas interesit , rendesi ka harmonia midis te dyve , te tjerat ska gje qe nuk rregullohet , me kushtet e teknologjine qe ka njeriu sot e ben te zezen te badhe

  8. #8
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Nga kjo qe thua i bie qe une te mos te jem e zakonshme; , per arsye se nga partneri kerkoj vetem Dashurine, dhe Dashuria per mua nuk ndahet ne ato komponete qe e keni ndare ju, aq me teper me zberthim te tipit ndenje + seks.
    Dashuria nuk perbehet nga komponente, sepse Dashuria i mjafton Dashurise, ajo vetem mund te shfaqet ne forma te ndryshme; qe do thote Dashuria si nje ndjenje sublime, shfaqet edhe ne formen e besnikerise, perkushtimit, kujdesit, kuptimit te partnerit, sinqeritetit, mbeshtetjes etj etj....pa e humbur natyren e Saj.

    Sa per "difektet", kur e dashuron nje njeri, e dashuron per ate qe eshte, dhe jo per ate qe do doja une te ishte, keshtu qe, as qe nuk ndikojne fare keto gjera, ne ndjenjen qe ke ndaj partnerit.
    Yes e ke degjuar shprehjen do lozim fluturash?

    Orhan Pamuk nder shume citate per dashurine thote "Dashuria eshte nje Bishe".Nje firme pijesh energjike ka vene nje reklame ne Shqiperi, "Cliroje Bishen".Si pershkrim i fotoje te nje cifti qe pothuajse te zhveshur qe "ngerthejne" njeri tjetrin.


    Pikerisht per kete "Bishe" flet Angelina02 .Eshte nje "bishe" epshore qe kemi brenda vetes dhe me te godasim me fjale dhe vepra partnerin.Eshte nje ndjenje tensioni e cila se le ciftin rehat te relaksohet . Prandaj shpesh seksologet, psikologet mendojne se seksi eshte relax dhe ctensionim i rrymave elektrike, epshore qe ngakrojne negativisht njeriun.Por jo gjithmone ndodh keshtu.behet fjale per seksin e zjarrte apasionant atij qe koha ia ka djegur Romancen dhe monotonia ka ringjallur pasionin me qellim qe dashuria mos shkatarrohet.

    Une mendoj se dashuria nuk lendon, eshte mungesa e saj qe te lendon ose verberia e saj.Vete Dashuria eshte e qete dhe e paqte.

    Nje marredhenie eshte nje eksperience qe te meson por ajo nuk eshte shembulli universal qe ti mund ta perdoresh per cdo njeri.

    Dashuria nuk i mjafton dashurise sepse dashuria nuk eshte lule ne inkubator ajo jeton ne nje ambient te ashper atmosferik.

    Dashuria nuk te meson ajo te tregon rrugen .Dashuria nuk mban fjalime ajo thjesht dashuron.

    Romanca eshte procesi, dashuria eshte qellimi pasioni eshte ???/
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  9. #9
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar më parë nga Viola.V Lexo Postimin
    Kete cupken "ë" nuk po e marr vesh , por nejse kur te kesh kohe ma shpjego .
    Alfabeti jone i dashur Shqip ka shkronja femerore por dhe burrerore."e" eshte mashkullore ndersa "ë" eshte femerore per shkak te kordhelave te qe ka ne koke .Mirepo ne dialektiken e perditshme "e" perdoret per femra ndersa "ë" perdoret per meshkujt


    Fjala zakonisht eshte ndajfolje dhe kurre nuk ze vendin e kryefjales qe ne rastin tone eshte Dashuria .Me nje fjale ndajfolja ndihmon ne krijimin e nje fjalie por nuk ze kurre vendin e pare si KRYEFJALA . Pra po te kete Dashuri ne nje cift eshte Priceless , for everything else there is mastercard...cdo gje rrjedh ne menyre te pavarur , ndodh instiktivisht .
    Dukesh qe je mesuese gjuhe se e shpreh dashurine sipas rregullave gjuhesore.Kujdes se ndonjehere kthehet ne semundje profesionale



    Zakonisht , meqe burrat kerkokan amvisen , atehere i bie qe t'i mbajne grate ne shtepi dhe vete te punojne dhe te sigurojne te ardhurat per kete familje . Do jete gomarlleku me i madh qe te dy te punojne njesoj , por gruaja te jete edhe amvise edhe baby-sitter , nderkohe qe ai ve kembet ne tavoline ne pozicionin " Hej une punova jashte , por tani brenda ne shtepi jam edhe nje "moron" me shume "
    Do sdo ti je natyrshmerisht dhe amvise dhe Nene se me duket pak vulgare ti them NENES baby-sitter.Kjo mynyre jetese qe thua ti quhet jetese Mbretereshe(bletesh), por kuptohet se jo gjithmone Mbreterit jane te mire por jo dhe cdo blete e ka m... mjalte .

    Per besnikerine nuk kam koment se eshte Sinonim i fjales Dashuri
    Ka meshkuj qe mundohen ti qendrojne besnike dashnores ne vend te gruas? lol




    [COLOR="Blue"]Dashuria bie ne kategorine "All-In-One" ose "One-In-All" . Teamwork kerkon nje martese qe behet me kontrate , me shkusi ose per hire te dickaje qe per momentin nuk do doje ta prishje familjen psh . Martesa bazuar ne Dashuri nuk eshte scratch my back so I will scratch yours , ose nuk eshte nje ice-cream treat - nje here lepin ti dhe me vone i bie rradha te lepije tjetri .
    Une e dija qe dashuria ishte thenie Sheksipriane, jo Muskutieresh
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 11-07-2011 më 06:26
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #10
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    Difektet i kemi vete ne dore , i rregullojme kur te duam sipas interesit , rendesi ka harmonia midis te dyve , te tjerat ska gje qe nuk rregullohet , me kushtet e teknologjine qe ka njeriu sot e ben te zezen te badhe

    Ka mundesi te ciltersoheni pak.E dime qe asnje lidhje seshte e perkryer.E dime qe cdo cift ka probleme por dhe ne partneret kemi difekte si qenie.Te refejme pak ate shprehjen hipokrite te lidhjes "ne cdo te mire dhe te keqe do jem me ty".Ne e pranuam lidhjen me cdo te keqe.Mirepo kush jane keto te keqija qe si njihnim me pare apo ishim verberuar nga dashuria.

    Jo me kot e pergezova Number 5 shprehu dicka reale.Nuk u mundua te beje idealizmin e dashurise se saj jetesore.Shume prej njerzve kur i pyet per dashurine behen idealiste po keshtu kur i pyet per partneret .Por kur bisedojne me veten gjenden te trumaksur dhe te coroditur per ngjarje dhe histori qe si kane pritur.Pikerisht shprehja e ketyre historive do ju beje mire, sdo ju mbaje ne tension brenda vetes.Eshte lirim i brenges.Eshte si puna e asa gruas qe e hudh qesen me plehra nga kati i peste.Hudheni pra te shkreten ate qe se doni tek partneri si nje pershkrim virtual.Mjaft u sollet si idealiste.


    Jam dakort qe keto jane ceshtje intime por nese debatojme per to dhe per rregullimin e tyre do ishte vertet mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 11-07-2011 më 06:46
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •