Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Shpella miliona vjeēare

    18/07/2011

    Rreth 30 kilometra nė jug tė Prishtinės gjendet Shpella e Gadimės. Bazuar nė vlerėsimet e ekspertėve shpella e Gadimės ėshtė e vjetėr rreth 80 milion vjet. Ajo ishte zbuluar rastėsisht nga njė banor i zonės nė vitin 1969.
    Vlerėsohet njėra ndėr pasuritė mė tė rralla natyrore tė Kosovės por edhe Evropės. Shpella e Gadimės ėshtė unike nė llojin e saj. Sipas vlerėsimeve ėshtė e vetmja shpellė e Mermerit nė Evropė! Shpella pėrbėn njė nga mrekullitė e natyrės shqiptare dhe karakterizohet nga stalagmitet dhe stalaktitet ku njė milimetėr e zgjatjes sė tyre kėrkon 30 mijė vjet.

    Zhvillimi i tyre me miliona vjet ka bėrė tė mundur qė nė ditėt e sotme aty tė shfaqen figura tė formave tė ndryshme. Ciceronėt por, edhe vendasit e zonės figurat e formuara nga natyra i interpretojnė nė mėnyra tė ndryshme.

    “Kėtė e kemi quajtur Romeo dhe Zhuljeta. Bashkimi i tyre kėrkon miliona vjet. Karakteristikė tjetėr e tyre ėshtė formimi i tyre nė anėn e kundėrt tė gravitetit. Brendėsia e kėsaj perle natyrore tė brishtė ėshtė e rrethuar me gurėthyes dhe menaxhohet nga individė tė cilėt me vetėiniciativė pretendojnė se janė mbrojtės tė pėrbetuar tė saj”, shprehet Hysen Tasholli, ciceroni i shpellės.

    Dėmtimi i shpellės sė Gadimės sipas pėrgjegjėsve tė shpellės po bėhet nga katėr gurthyesit e vendosur pėrreth. Ndėrkohė kėta tė fundit mohojnė njė gjė tė tillė dhe akuzojnė pėrgjegjėsit e shpellės duke thėnė se janė vetė ata tė cilėt po e dėmtojnė shpellėn.

    Pronaret e gurthyesve pranojnė qė gjatė gėrmimeve kanė hasur nė disa labirinte ku mendohet pėr njė shpelle tė re. Por, ata mohojnė mundėsinė e ndonjė shpelle tjetėr.

    “Gjatė gėrmimit kemi hasur nė disa labirinte por, kėtu nuk ka shpelle tė re. Nuk ka asnjė mundėsi qė tė dėmtohet shpella nga detonimet, por ėshtė demtuar nga vetė menaxhuesit e saj”, thekson Hamit Aliu, pronar i gurthyesit.
    Zėvendėsv ministri i Ambientit thotė se kompanitė e gurthyesve kanė shkelur rregullat dhe kanė dėmtuar kėtė zonė tė veēantė.

    Kjo shpellė miliona-vjeēare i ka bėrė ballė “dhėmbit” tė kohės por, sot ėshtė nė rrezik permanent nga mospėrgjegjėsia institucionale. Vendimi i qeverisė i firmosur nga kryeministri Thaēi dhe shpallja e kėsaj zone pasuri e veēantė e cila dhe mbrohet me kushtetutė, duket se figuron vetėm nė letėr dhe vendim.
    Mbase deri ekzekutimin e vendimit konsekuencat do tė jenė tė pariparueshme.



    VIdio.http://www.top-channel.tv/artikull.p...5264&ref=onews
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 18-07-2011 mė 12:28

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bjeshkėt e Mushtishtit fshehin Shpellėn e Rusenicės


    Publikuar: 18.07.2011
    Suharekė, 18 korrik - Ata kishin dalė nė shėtitje tė zakonshme dhe shijonin bukuritė e maleve tė Sharrit. Njė tė hėne pasdite, arsimtari Demush Tahiri ,bashkė me dajėn e tij Xhavit Mala, zyrtar nė parkun nacional “Malet e Sharrit”, tė dy nga fshati Mushtisht, ia kishin mėsyrė tė vizitonin ca shpella tė vogla nė bjeshkėt e fshatit tė tyre. Atė ditė do tė zbulonin diēka tė paparė deri atėherė - njė shpellė ku kėmba e njeriut s’kishte shkelur asnjėherė.

    Shpella e Rusenicės ėshtė pagėzimi qė i kanė bėrė dy pasionantėt zbulimit, i cili sefte i ėshtė shtuar listės sė atraksioneve natyrore tė Kosovės. Tahiri e Mala kanė njoftuar institucionet e vendit pėr shpellėn e re, por tash njė muaj lokacioni i saktė i saj po mbahet i fshehtė nga frika se vizitorėt mund ta dėmtojnė atė para se ajo tė zbulohet tėrėsisht. Deri tani dihet qė ajo i ka rreth 100 metra katrorė. Por speleologėt besojnė se ajo mund tė jetė edhe mė e madhe dhe pėr ta vėrtetuar kėtė pritet tė dalin nė terren. Stalaktitet dhe stalagmitet janė thesari i saj.

    Gjurmėve tė shpellės

    Demush Tahiri kishte insistuar qė tė zbresė poshtė njė vrime nė shpatin e thepisur nė bjeshkėt e Mushtishtit. Dielli shkėlqente fort, por freskia ėshtė shpėtim nė vendin qė ai e viziton shpesh.

    “Pasi vizituam disa vende tjera e pamė njė vrimė nė shkėmb. I thashė Xhavitit qė po shkoj tė shoh ēka ka nė tė. Zbrita poshtė...”, rrėfen plot pasion Tahiri. Me tė shkelur nė tokė, ai u mrekullua nga ajo qė kishte para sysh. “Kėtu qenka njė mrekulli”, i kishte thėnė ai dajės sė tij, Xhavitit, tek po vėshtronte mrekullinė e natyrės qė krijohet nė gurėt gėlqerorė, kur uji i gėrryen. Procesi zgjat me miliona vjet.

    Demushi mburret me zbulimin qė ka bėrė. Thotė se i ka pasion shpellat dhe se zbulimin e ka bėrė falė instinktit tė tij pėr fshehtėsitė e natyrės.

    “Punoj nė arsim dhe po kam kohė tė lirė. Vazhdimisht dal nė bjeshkė dhjetė vjetėve tė fundit dhe jam duke hulumtuar shpella dhe gjithēka qė ka vlerė arkeologjike nė kėtė zonė”, thotė ai. Ditėve tė fundit ai e ka vizituar prapė kėtė shpellė dhe ka thyer njė shkėmb, ku ka vėrejtur se shpella vazhdon tutje.

    “Pėrpos hapėsirave qė deri mė tani dihen, vėrehet njė tunel tutje. Mirėpo duhet tė bėhen punime tė mėtutjeshme. Deri tani asgjė nuk ėshtė bėrė”, thotė ai.

    Bashkėzbuluesi i Shpellės sė Rusenicės, Xhavit Mala, zyrtar i lartė pėr mbrojtjen e natyrės nė parkun nacional “Malet e Sharrit”, thotė se ėshtė fascinuar nga ky zbulim.

    “Qėndroja ulur nė barė bashkė me Demushin. Ai shkoi te njė vrimė dhe thoshte se mund tė fshehė diēka. Fillimisht unė e gjuajta njė gur nė drejtim tė shpellės”, rrėfen Mala rrugėn e zbulimit.

    “Pastaj Demushi u nis dhe pas pak mė thirri dhe thoshte se po sheh njė mrekulli”, shton ky mesoburrė, i cili thotė se pasion e ka botanikėn.

    Pėrpos disa vizitave rutine qė ekspertė tė fushės i kanė bėrė shpellės, ende nuk ėshtė hedhur asnjė hap pėr zbulimin e tėrėsishėm tė kėsaj vepre tė natyrės.

    Komuna mban sekret adresėn e saktė tė shpellės

    Speleologu prizrenas, Zulfiar Fusha, ėshtė njėri prej atyre qė ka vizituar shpellėn. Sipas tij ajo ėshtė e pėrmasave tė vogla, rreth 100 metra katrorė. Thotė se ėshtė e pasur me stalaktite dhe stalagmite. Mirėpo ai ka thėnė se kristalet nė fjalė janė pasive, pasi qė rrjedha e ujit ėshtė ndalur.

    “Kjo ka mundur tė ndodhė vetvetiu shkaku i devijimit tė rrjedhjes sė ujit, apo nga detonimet e ndryshme qė kanė mundur tė ndodhin aty afėr”, ka theksuar ai. Ky ekspert i shpellave, ka thėnė se shkaku qė shpella ėshtė e pėrmasave tė vogla, hulumtimet e mėmėtutjeshme vetėm sa mund ta dėmtojnė atė. Mirėpo ai ka shtuar se pasi qė ai rajon ėshtė i pasur me gurė gėlqerorė, mund tė ketė edhe shpella tė tjera tė ngjashme.

    “Nė pėrgjithėsi nė botė, e sidomos nė Evropė, janė tė pahulumtuara mirė shpellat”, ka shtuar ai.

    Megjithatė, menjėherė pasi qė ėshtė njoftuar pushteti lokal nė lidhje me kėtė zbulim, kryetari i Komunės sė Suharekės, Blerim Kuēi, me njė ekip ka dalė nė vendin e ngjarjes. Shpellėn e kanė vizituar edhe zyrtarėt e Ministrisė sė Mjedisit dhe tė Planifikimit Hapėsinor, tė cilėt kanė bėrė shėnimet pėrkatėse.

    Edhe pse deri tani ėshtė vėrejtur se nuk ėshtė shpellė shumė e madhe me vetėm tri galeri, numri njė i Suharekės thotė se ajo ėshtė shumė interesante.

    “Tash jemi duke pritur rezultatet nga speleologėt dhe pastaj do tė shohim ēfarė hapash do tė merren nė kėtė drejtim”, ka deklaruar Kuēi, duke shtuar pėr kėtė duhen mjete financiare, qė nuk ėshtė lehtė tė gjenden, duke marrė parasysh se kjo komunė ka buxhet shumė tė vogėl.

    Drejtori i Kulturės, i Rinisė dhe i Sporteve, Mejtim Bytyqi, ka thėnė se shpella ėshtė interesante, pėr faktin se askush deri mė tani nuk ks shkelur aty.

    “Ka tri galeri nė tė cilat mund tė zbritet, ndėrsa shihet se ka galeri edhe me poshtė, por pėr tani ato janė tė paarritshme”, ka thėnė ai.

    Pas konsultave me speleologė, Bytyqi ka bėrė tė ditur se do tė bėhen eksplorime tė mėtutjeshme. Por zyrtarėt komunalė insistojnė qė adresa e saktė e Shpellės sė Rusenicės tė mos zbulohet.

    “Pėr shkak tė rrezikut qė mund tė dėmtohet nga njerėz tė pandėrgjegjshėm, insistojmė tė mbajmė lokacionin sekret pėr tė evituar masėn e madhe tė njerėzve pėr ta vizituar. Kjo vlen derisa tė bėhet njė ekspertizė adekuate nga ana e speleologėve dhe deri nė njė vendim se si tė trajtohet ky zbulim”, ka potencuar ai.

    (Fotolegjenda1: Stalaktitet dhe stalagmitet janė thesari i Shpellės sė Rusenicės )

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •