Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Regjisori e aktori Mevlan Shanaj




    POGRADEC-Aktori Mevlan Shanaj ėshtė kanosur me armė nga nė person, qė aktualisht ėshtė nė kėrkim nga Policia. Tė shtėnat me armė nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, nė banesėn e Mevlan Shanajt, nė Pogradec, kanė vėnė nė alarm policinė e qytetit juglindor.

    Mėsohet se shtetasi Adrian Hoxhallari fqinji i Shanajt, ka qėlluar me armė nė drejtim tė banesės sė tij, por, fatmirėsisht, aktori u ka shpėtuar plumbave. Ndėrkohė, agresori ėshtė larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes, ndėrsa policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė tij.

    Nga hetimet paraprake mėsohet se Shanaj e Hoxhallari kanė kosnumuar njė grindje mes tyre pėr njė vend parkimi, afėr banesės sė tyre, buzė Liqenit dhe mė pas grindja ka degjenruar nė sherrin me armė ditėn e sotme.

    SHANAJ: KONFLIKTI PER VENDIN E PARKIMIT
    Ora 12:39- Vetė aktori Mevlan Shanaj, zbardh sot detaje tė kanosjes pėr 'NEW24'. Ai sqaron se autori ka qėlluar 8 herė me plumba nė drejtim tė banesės sė tij dhe gjithcka ka ndodhur nga njė konflikt mbi vendin e parkimit.

    “Ėshtė njė rast i hidhur, i shėmtuar, gjithsesi dua tė them qė unė sot jam i gėzuar sepse ėshtė qėlluar drejt familjes sime, nė banesėn time, pėr fatin tim tė mirė plumbat hasėn nė rezistencėn e betonave dhe kėshtu kanė shpėtuar fėmijėt. Ėshtė qėlluar 8 herė me pistoletė, Plumbat erdhėn nga njė njeri qė e e kam komshi. Nuk kam pasur mė parė konflikte me tė. Ka ardhur koha tė bėj njė apel tė fuqishėm, Shqipėria duhet ta rishikojė edhe njėherė ēėshtjen e pėrdorimit tė armėve”, - tha Shanaj.

    Sipas tij, edhe pas kėsaj kanosjeje autori vazhdon tė lėvizė i lirė nė qytetin e Pogradecit, prandaj drejtėsia duhet tė bėjė punėn e saj pėr ta gjetur.
    Ėshtė e turpshme qė kanė kaluar kaq shumė orė dhe ai njeri rri i lirė dhe pi nėpėr lokale me vetė policiėt. Unė vetė si Mevlan mund ta gjej atė nė Pogradec, por nuk dua qė tė bėj zgjedhje tė tilla, dua tė veprojė drejtėsia, shteti tė tregohet serioz.”, - shtoi aktori.

    ARRESTOHET SHTETASI ADRIAN HOXHALLARIT
    Ora 17:40- Rreth orės 17:30 burime nga policia e Pogradecit, bėnė me dije se kanė mundur tė arrestojnė autorin e kanosjes. Adrian Hoxhallari, i cili strehohej nė njė banesė tė vjetėr nė fshatin Osnat, 3 km larg Pogradecit. Ai qėlloi 8 herė me pistoletė nė drejtim tė banesės sė aktorit nė Tushemisht tė Pogradecit, ndėrsa fatmirėsisht nuk ka patur tė lėnduar edhe pse brenda saj ndodhej e gjithė familja Shanaj.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pogradec, kanoset me armė aktori Mevlan Shanaj

    Intervista/ Flet regjisori, aktori “Mjeshtri i Madh” Mevlan Shanaj rreth librit “Ekrani ėshtė vetė ėndrra”

    Ja cila ėshtė magjia e filmit


    Albert ZHOLI

    Nuk ka njeri qė tė mos jetė i lidhur me magjinė e filmit. Kjo e bėn shkėmbimin e informacionit mbi kinematografinė po aq tė gjallė dhe tė nevojshėm sa edhe kėmbimi monetar. Nė tė vėrtetė, bėhet fjalė pėr kėmbimin e imazhit dhe aktivizimin e imagjinatės. Kjo ėshtė njė arsye e madhe e prodhimit dhe e diskutimit tė vlerės filmike. Biseda rreth filmave, aktorėve tė tyre ėshtė bėrė njė pjesė e jetės, qė fillon pothuajse si njė copė udhe nėpėr tavolina pune, lokale dhe vende tė tjera publike. Kjo ndodh me tė gjithė ata qė janė familjarizuar me kinematografinė, pa menduar shumė pėr sekretet e saj. Edhe mė natyrshėm, bota kinematografike shkakton diskutime tek tė rinjtė, veēanėrisht studentėt, tė cilėt janė dashnorėt e pėrhershėm tė kinemasė. Por pėr studentėt qė studiojnė nė shkollat e filmit, ky diskutim bėhet njė pjesė e patundshme e jetės. Kėto dhe tė tjera probleme diskutohen nė librin e parė dhe tė vetmin nė llojin e vet “Ekrani ėshtė vetė ėndrra” me autor Mevlan Shanaj

    Pėrse u shkrua ky libėr?

    Pėr t'iu ardhur nė ndihmė gjithė atyre qė ėndėrrojnė tė eksplorojnė ekranin, u shkrua ky libėr, i cili vjen si rezultat i punės sė pėrvjelė personalisht gjatė kontakteve me studentėt qė ndjekin shkollat e filmit si nė Akademinė e Arteve, Tiranė, nė shkollėn e Filmit dhe Multimedies "Marubi", sot njė akademi, ashtu edhe studentėt e Degės sė Filmit nė Universitetin e Tetovės dhe ata tė Prishtinės. Natyrisht, nė kėto diskutime nuk mund tė lė pa pėrfshirė edhe bashkėshorten time, Natasha Lako, e cila mė ka dhėnė njė ndihmė tė madhe jo thjesht si redaktore. Dhe sigurisht studentėt vetė, nė ushtrime mė tė avancuara pėr tė provuar veten. Ēdo vepėr filmike e realizuar tashmė, ėshtė njė vazhdim i hapur i kėtij diskutimi. Mbetem me shpresė se tė rinj tė tjerė tė trevave shqiptare, tė cilėt janė pėrfshirė nė botėn e krijimit vizual, jo vetėm pėr ekranin e madh, por edhe pėr ekranin e vogėl, do tė kenė rastin tė qėmtojnė nga kjo pėrmbledhje gjithėpėrfshirėse magjinė e fshehtė tė tė gjithė organizmit tė njė trupi.

    Ēdo tė thotė kinematografi?
    Kinematografi do tė thotė "Tė shohėsh nėpėrmjet syrit", njė nocion ky qė fillon nga Aristoteli dhe pėrvijohet deri te semiotika e Rolan Bartesit, qė ngulmon se nė leksik nuk ka tė vėrteta brenda, ndėrsa imazhi ėshtė analog me realitetin, pra, nė imazh qėndron e vėrteta. Kėshtu lind vetėlėvizja artistike e krijimit dhe sekretet e mėdha tė trukut kinematografik, qė shprehin realitetin artistik. Kinematografia mbėshtetet pa fund nė veprėn e kineastėve dhe, si rrjedhim, nė njė "mashtrim" tė syrit njerėzor (Bergman). Lind kėshtu lėvizja e mendimeve, tė cilat i provokon syri i kamerės. Ashtu si fjalia ndėrtohet nga fjalėt, filmi ndėrtohet nga figura dhe zėri, duke krijuar njė marrėdhėnie tė caktuar.

    Ēfarė kėrkon arti filmik?
    Arti filmik kėrkon zotėrimin mjeshtėror tė kombinimit tė suksesshėm mes dy grupe elementesh: a- Elementit teknik (kamera, ndriēimi, zėri, montazhi) b- Elementit estetik (qė e kthen zanatin nė art). Arti i shtatė qėndron mbi njė bazament katėrkėndėsh tė ngritur mbi skenarin, regjinė, kamerėn, montazhin, si dhe elemente tė tjera tė ndryshme. Kinematografia pėr tė ardhė deri kėtu shfrytėzoi teatrin dhe dekorin e tij, mizanskenėn, dramėn dhe konfliktin dramatik, personazhet dhe karakteret, simbolin, lidhjet vizuale tė simbolit me dramėn.
    Ēfarė ėshtė njė kuadėr filmik?

    Njė kuadėr ėshtė njė shkrehje e njėhershme e aparatit, njė fotografi apo njė frame. Njė aparat filmik xhiron 24 kuadro nė sekondė, ndėrsa njė aparat elektronik xhiron 25 kuadro nė sekondė. Koha e shkrehjes sė kamerės deri nė ndalesėn e saj ėshtė njė plan. Disa plane tė montuara sė bashku nė njė rrjedhė kronologjike formojnė njė skenė dhe disa skena njė sekuencė dhe bashkimi i sekuencave na jep njė episod. Disa episode ndėrtojnė njė akt dhe disa akte ndėrtojnė filmin. Disa regjisorė krijojnė operacione tė ndryshme estetike, si Ėelles dhe Kubrick pėr mizanskenėn apo Hitchcock pėr qėndistarinė deri nė ekstrem dramatik tė njė kuadri tė vetėm. Nuk ka recetė nė ndėrtimin e filmit. Mund tė jetė njė film edhe me njė plan, si "Harku rus" i Aleksandėr Sokurovit, qė krijon poetikėn e vet, "Teatri shėtitės" i Angelopulosit, qė ndėrtohet nė 80 sekuenca. E pėrgjithshmja ėshtė se shumė plane tė radhitura nė logjikėn e veprimit tė ngjarjes krijojnė filmin. Filmi shfaqet si njė tekst, pra ėshtė i lexueshėm jo vetėm nė pamje, por edhe nė domethėnie.

    Ju nė libėr thoni se filmi lind tri herė. Si lind tre herė njė film?
    Sė pari nė letėr, pra nė skenar. Sė dyti gjatė xhirimit. Sė treti nė tavolinėn e montazhit, qė ėshtė lindja pėrfundimtare. Regjisori ėshtė apo duhet tė jetė i vetmi autor qė dirigjon tė tria lindjet. Themi duhet tė jetė, pasi nė praktikat e industrializimit tė prodhimit tė filmit ēfarė nuk po dėgjojmė, se si sillen prodhuesit, njė sjellje tregtarėsh mė tepėr sesa artistike, por nė mėnyrė klasike apo saktėsisht si nevojė artistike, jo me ndjenjėn e sė shkuarės, por tė sė vėrtetės, insistoj se filmi komandohet nga "gjenerali" regjisor. Nė tavolinėn e montazhit, atje ku bėhet gjykimi i punės sė tė gjithė komponentėve apo autopsia e xhirimit tė filmit, puna rinis me seleksionimet dhe pėrzgjedhjet e dublave, pastaj sinkronizimin e zėrit dhe pas njė "udhėtimi" disajavor, mė nė fund, gjithė plotėsimet qė sillen rreth figurės fillojnė tė binden dhe tė marrin komandėn e saj. Vjen pastaj incizimi pėrfundimtar, ku tė gjitha kėto pista apo rrugė tė ndryshme flasin njė gjuhė tė vetme filmike tė autorėve dhe i bashkohen figurės e kėshtu ēiftėzohen si nė njė martesė tė pėrjetshme. Kjo ėshtė rruga klasike e pelikulės, ndėrsa nė elektronikė, sigurisht gjithēka ndryshon, pasi jemi nė njė teknikė krejtėsisht tjetėr nga ajo mekanikja.
    -Cili ėshtė roli i analizave filmike dhe cilėt janė komponentėt kryesorė tė filmit?
    . Analizat filmike janė ndihmėsit e parė tė studimit tė komponentėve tė ndryshėm tė filmit. Ka studentėt qė mund t'iu bjerė nė sy komponenti muzikor, kamera ose montazhi. Pėrqendrimi dhe analizimi i personazheve, veēanėrisht si metaforė, si dhe zhvillimi i tyre ėshtė diēka qė pėrvetėsohet nėpėrmjet analizave konkrete. Nė shumicėn e rasteve, studenti nuk i jep rėndėsinė e duhur dramaturgjisė, ndėrthurjes sė linjave dhe unitetit tė tyre qė nga premisa deri nė finale, por tė papriturės dhe aksionit. Sa mė tepėr tė ndėrgjegjėsohen studentėt pėr komponentėt e ndryshėm tė filmit, aq mė tepėr e kuptojnė gjuhėn e filmit.Nga tė gjitha kėto synime lindin detyra tė ndryshme, si: Zgjidh njė film klasik dhe pėrpiqu tė vizatosh kurbėn dhe vlerėn e tij dramatike. Cili komponent bie mė tepėr nė sy dhe cili komponent ėshtė pėr autorin mė i rėndėsishėm.
    -Krahasime tė konstatimeve tė ndryshme dhe ballafaqimi me intervista kritikėsh apo intervista tė vetė autorit. Kur analizohet apo thjesht shkėmbehen mendime pėr njė film, duke evidentuar konstatimet mė tė drejta, nuk duhen harruar konkluzionet, tė cilat pedagogu i mirė pėrpiqet t'i transferojė nga vetja te studentėt. Studimi i muzikės sė filmave klasikė i bėn ata tė shikojnė konceptet e ndryshme tė pėrdorimit muzikor nga Gershvin ose Moricone, deri te Vangjelis, si dhe pėrdorimin e muzikės klasike si nė filmat e Kubrickut. Por ata nuk dinė ende montazhin e Eizenshteinit, konceptet e Andre Basin, tė cilat janė vėnė nė praktikė ose janė aplikuar nga praktika e tė tjerėve. Pavarėsisht nga lėndėt e tjera, lėnda e regjisurės ndihmon nė njė rikonceptim mjeshtėror dhe analizė tė brendshme, qė rikrijon tė gjithė historinė e kinematografisė. Nė historinė e shprehjes filmike zėnė vend filma tė mėdhenj qė kanė krijuar etapa, tė cilėt bėhen pjesė e filmotekės sė studentėve, qė pėr nga prirja e brezave ndjekin mė tepėr filmit tė ditės. Ndėr kėto etapa nuk mund tė mbeten pa u vėnė re imazhet dadaiste tė Baster Keatonit, kthesat e fundit tė viteve '50, si suksesi i filmit "Me frymė tė fundit" i Godardit; "Persona" i Bergmanit; filmi i parė kubist "Hiroshima, dashuria ime" i Alain Resnais-it ose gjithė krijimtaria e Oto Preminger-it, i cili pėr vete nuk mund tė vinte nė ekran pa Orson Ėelles ose novacionet e thella nė frymėn e mizanskenės. Ndėrsa sot, kur tė gjitha mjetet e informacionit kanė fituar njė lėvizje tjetėr, kineastėt i kthehen dhe i rikthehen teorisė sė kinemasė sė viteve '30 dhe frymės sė saj impresioniste: realizimit tė parė tė filmit francez me Karne dhe arabeskat Renuar, ose ngrohtėsisė sė vrazhdė njerėzore tė filmit italian nė vitet '40-'50. Sa pėr praktikėn e shkollės shqiptare tė filmit, kanė ndodhur situata absurde. Gjatė kohės kur filmat shqiptarė realizoheshin nė kinostudion "Shqipėria e re", ishte shumė e vėshtirė tė njihje tė gjitha rrymat artistike tė shprehjes dhe tė kryeveprave botėrore. Shpeshherė informacionet e kufizuara apo krejtėsisht tė censuruara e bėnin tė pamundur njohjen e saktė tė zhvillimeve kinematografike bashkėkohore, edhe pse me pėrpjekje tė jashtėzakonshme, krijues tė veēantė mundoheshin tė kapnin ajrin e kėtyre ndryshimeve. Sot nuk ka mbetur e vėshtirė tė pėrvjelėsh pėrvojėn e filmit shqiptar, ku komponentėt e ndryshėm tė filmit kanė lėnė gjurmėt e tyre gjatė vrapimit pėr kėmbimin e stafetės.

    Si ta kuptojmė shprehjen se "Pa marrėdhėnie nuk ka film artistik"?
    Marrėdhėnie do tė thotė nevojė e komunikimit qė kanė dy qenie frymore dhe mė shumė, dy identitete, pra do tė thotė shprehje e ekzistencės. Nėse nuk do tė kishte marrėdhėnie, nuk do tė kishte ekzistencė, qofshin kėto marrėdhėnie fiziologjike apo edhe biologjike. Nė bazė tė ecurisė sė zhvillimit tė jetės zhvillohen apo krijohen marrėdhėnie nė faza tė ndryshme dhe gjithnjė tė ndryshueshme. Nė ekran marrėdhėniet vijnė si rezultat i ndėrtimit dramaturgjik dhe materializimit mes reales dhe imagjinares. Marrėdhėnia si nocion dhe si nevojė ėshtė dukur nė ekran qė riė etydet e para tė Lumierėve, vazhdon edhe sot nė fantashkencat, supermenėt apo vampirėt, pra nė tė gjitha ekranizimet e pėrsosura apo tė ftohta qė jepen nė vazhdimėsi, qoftė edhe pėrmes zhvillimeve tė teknologjisė bashkėkohore.
    Njė ndėr elementet bazė tė krijimit tė marrėdhėnieve nė kinema ėshtė shikimi. Pėrmes shikimit kinemaja flet mė shumė se ēdo fjalė e thėnė.

    Ēfarė prezanton imazhi, kuadri, plani, sekuenca?
    Imazhe quhen seksionet e ēastit ose seksionet momentale, me tė cilat kinemaja punon sė bashku me lėvizjet dhe kohėn impersonale, uniforme dhe abstrakte, tė paperceptueshme qė ndodhet brenda aparatit. Pėr Pasolinin ekzistojnė vetėm objektet si shenja, tė cilat ai i quan "cinemes". Ēdo film pėrmbledh njė sistem tė mbyllur imazhesh, kuadrin, sekuencėn dhe karakterin. Elementet e ēdo kuadri pėrbėjnė nėnsete tė tjera. Kėto pėrbėjnė gjithnjė tė dhėna qė lidhen me njėra-tjetrėn dhe formojnė sekuencat. Ekrani i madh dhe thellėsia e kuadrit shumėfishon kėto tė dhėna tė njė plani tė vetėm apo tė njė kuadri dhe sekuence. Ėyler ėshtė njė nga regjisorėt qė fiton sukses tė plotė nga kėto kombinime tė thella domethėniesh tė planit tė dytė apo tė parė, deri dramaturgjikisht, duke dhėnė shenja tė plota tė dramaturgjisė dhe tė qėndrimeve. Altman nuk bėn ndarje mes tė dhėnave kryesore dhe tė dyta. (Short cuts) Hitchcock shpeshherė e ndėrton dramaturgjinė nė pėrqendrimin te njė objekt i caktuar. Antonioni pėrdor shumė nėnshtresat pothuaj tė inkoshiencės. Ai krijon limite tė konceptit gjeometrik tė hapėsirės dhe plane tė mėdha me sekuenca tė gjata. Peizazhi ndėrhyn indirekt nė drama turgjinė e boshllėkut dhe tė fshatit tė boshatisur nė filmin "Lule tė kuqe, lule tė zeza".
    Cilat janė dozat e realitetit intelektual me vlerė domethėnėse?

    Nė planin e riprodhimit tė reales imazhi nuk mund tė ketė vetėm njė detyrė tė thjeshtė. Filmi nė vetvete nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse metamorfoza e sė vėrtetės. Pėrderisa filmi ėshtė njė tezė, ai parashtron duke bėrė kapėrcime tė vetvetes. E gjithė fotogjenia dhe magjia e tij lidhen me botėn e mendimit dhe tė intelektit. Personazhet e tij kanė pozicionin e tyre fillestar, transformohen nė saje tė marrėdhėnieve me tė tjerėt, kanė mundėsi tė ndryshojnė kėndvėshtrimin, derisa ndoshta marrin edhe pozicione ekstreme. Imazhi ka ambiguitetin e vet ose polivalencėn. Ai tregon dhe njėkohėsisht konfronton mendimin e lindur pėr shkak tė tij. Kjo ndodh edhe nė njė skenė tė vetme. Shembull kemi efektin e famshėm "Kuleshov", kur nga montazhi i ndryshėm vjen njė efekt i ndryshėm dhe njė domethėnie e ndryshme, varet nga montazhi qė ta shohėsh njė fytyrė nė shprehje tė njėjtė, por nė domethėnie tė ndryshme. Domethėnia e imazhit ose e montazhit tė tij bėn qė tė mėsojmė tė lexojmė atė deshifrim tė botės qė shohim dhe kapėrcimin prej saj nė nivele tė imazhit kristal, qė me virtualitetin e tyre tė veēantė e kapėrcejnė domethėnien kohore. Pėr konsekuencė, nė rast se imazhi pėr efekt tė montazhit jep njė kontekst tė veēantė filmik, ai i jep spektatorit dhe njė kontekst tė caktuar mendor. Secili reagon sipas shijes, kulturės dhe opinionit tė moralit qė ka politik dhe social. Nga ana tjetėr secili mund tė tėrhiqet nga detaje jo esenciale ose esenciale. Kjo tregon ambiguitetin e tij tė plotė. Filmi pėrmban njė tonalitet domethėnės qė i shmanget ekuivokėve dhe personalitetit tė perceptimeve subjektive tė krijuesit tė tij qė ndikon nė drejtimin e mesazhit. Imazhi bėhet kėshtu njė mjet transporti pėr etikėn dhe ideologjinė vetjake. Zhan Epshtein e koncepton filmin "si njė fuqi superiore tė kontingjentit mental, tė cilėn kinemaja e ka nė dispozicion". Filmi mbetet nė anėn e njeriut dhe vėzhgimit tė tij tė pafund dhe tė pakontrolluar ose globalizuar dhe unifikuar. Ai sot ka tendencėn pėr tė zbritur nga industria nė artkraft, tė punimit me dorė dhe tė shumėllojshėm dhe nga punimi me dorėn e artistit nė vepėr industriale. Kėshtu vazhdon njė lloj konfrontacioni i pėrhershėm, pavarėsisht nga Synepticoni i sotėm. Kėshtu filmi i kapėrcen nivelet e tij tė shprehjes, bėhet bazė e materies sė sotme filozofike, duke marrė pėrparėsitė e njė perfeksioni real dhe tė krijuar prej dorės sė njeriut. Por ai rrezikon nė rast tė ngarkesave tė shumta.



    Shkrimi dhe leximi i skenarit a kanė specifikė tė veēantė?
    Shkrimi dhe leximi i skenarit ka specifikė tė veēantė, pasi nė tė jepen tė dhėnat nė pėrshkrim tė kuadrit deri nė vizatim, jepet madhėsia e planit dhe koha e xhirimit, mėnyra e ekzekutimit, lloji i lentes apo i lėvizjes. Aty ėshtė shėnuar gjithēka qė nevojitet pėr ēastin filmik. Ēdo gjė qė pėrshkruhet nė plan bėhet me saktėsi, pasi kėto shėnime ndihmojnė prapavijėn nė pėrgatitjen e plotė tė xhirimit. Pra, libri i regjisorit nė kėtė rast ėshtė si njė udhėzues alfabetik, pa tė cilin nuk mund tė mėsohet alfabeti i filmit. Tė gjithė bashkėpunėtorėt nxjerrin detyrat pėrkatėse dhe marrin masat e nevojshme pėr tė qenė tė gatshėm nė sheshin e xhirimit. Asgjė nuk anashkalohet nga ato qė janė shkruar nė skenarin regjisorial, pėrjashto rastet kur regjisori mund tė improvizojė gjatė xhirimit. Sigurisht, improvizimi ėshtė pjesė e krijimtarisė dhe nuk parakupton cenim tė tij. Nė bazė tė ligjeve tė montazhit, tė kėnaqėsisė estetike dhe studimit tė mundėsive tė vjeljes sė emocioneve apo zbėrthimit mė tė mirė tė kėrkesave tė syrit tė shikuesit, filmi, ashtu siē theksuam edhe mė parė, xhirohet nė ndarjen klasike tė 7-9 planeve. Radhitja apo ngjitja e kėtyre planeve sipas madhėsisė apo preferencės sė regjisorit mundėson rrjedhshmėrinė e ndjekjes sė aksionit. Kineasti dhe regjia zgjedh elemente sinjifikative pėr tė treguar jo nėpėrmjet fjalės, por nėpėrmjet vrojtimit tė drejtpėrdrejtė dhe konkluzioneve gjatė vrojtimit. Dekupazhi ėshtė tejet i rėndėsishėm nė film dhe nė tė elipsi merr rėndėsi thelbėsore pėr tė lėvizur jo vetėm ngjarjen, por edhe mendimin dramatik. Vepra filmike lind e parashikuar dhe shfaqet pėrpara syve nė njė mėnyrė figurative tė tillė, qė tė tregohet sa mė mirė. Kėtė e bėn dekupazhi, ndarja e planeve dhe e sekuencave dhe mėnyra e xhirimit tė tyre nė skenarin regjisorial. Gjuha e shkrimit tė skenarit regjisorial ėshtė specifike, profesionale dhe e deshifrueshme lehtėsisht nga punonjėsit e filmit. Regjisori para se tė ulet nė tavolinėn e punės pėr tė shkruar skenarin regjisorial, ka vendosur nė tavolinėn e tij tė punės platformėn fillestare regjisoriale, trajtimin regjisorial, atmosferėn, kohėn historike, tingėllimin, si edhe komunikimin me



    Si realizohen lidhjet e dialogut me mikrostrukturėn filmike?
    Skena filmike ėshtė pjesė e mikrostrukturės, qė krijon njė vazhdimėsi tė caktuar. Njė skenė e planifikuar dhe e pėrcaktuar, qoftė nė ekspozicion, qoftė pėrgatitore pėr pasuri tė konfliktit, qoftė e zhvillimit tė mėtejshėm tė ngjarjes dhe kthesave tė herėpashershme tė tyre drejt pikės pėrfundimtare, qoftė e domosdoshme pėr konfliktin qė paraqet, ka nevojė tė shihet deri nė miniaturė pėr tė gjithė domethėnien e saj drejt objektivit dramatik. Regjia nė materializimin filmik nėpėrmjet skenave tė ndryshme qė krijojnė mikrostrukturėn do tė vėrtetojė dhe do tė provojė gjithė temėn e zgjedhur. Skenari dhe regjia krijojnė mėnyrėn e tregimit tė historisė sipas kėsaj mikrostrukture tė qartė. Nėpėrmjet skenave, autorėt e filmit e udhėheqin publikun drejt finales sė filmit. Autorėt e dinė perspektivėn e ngjarjes qė nė fillim, por nuk dinė si t'ia tregojnė atė spektatorit. Ka rėndėsi qė publiku tė marrė pjesė skenė pas skene nė shtjellimin e ngjarjes. Nė skenat e pjesshme autorėt japin sinjale tė njėpasnjėshme, pėr tė ndihmuar pjesėmarrjene publikut nė rrjedhėn e papritur tė situatave apo veprimeve. Varet se ēfarė aksenton dramaturgu dhe regjia nė njė moment tė caktuar pėr tė drejtuar ose paralajmėruar publikun. Njė nga truket mė tė fshehta kinematografike ėshtė dėrgimi i kėtyre lloj telegramesh tė mbushura plot mesazhe pėr publikun, siē do ta pėrcaktonte Dok Komparato. Emocioni mbetet elementi krijues i njė strukturė filmike. Mikroskenat e saj mund tė krijojnė qetėsinė, tė shkaktojnė pritjen, kuriozitetin, dyshimin, frikėn, shpresėn si pėr njė fėmijė tė pastėr, ēudinė e beftėe tė tjera shtjellime tė nevojshme, pasi ēdo dramė ka emocionet e veta, ēdo skenė ka kulminacionin e vet. Skenat janė pjesė e kohės dramatike tė pėrcaktuar, qė akselerohet ose lehtėsohet edhe me llojin dhe masėn e dialogut. Ėshtė dialogu qė personalizon personazhin kryesor, qėjep informacion, shtyn dhe paraqet linjėn. Zakonisht substanca e dialogut ėshtė e pėrkohshme, nuk ka peshė tė rėndėsishme dramaturgjike nė vetvete. Shpesh tė tilla janė edhe marrėdhėniet e dy njerėzve. Nė raport me rėndėsinė e montazhit, rėndėsia e dialogut ėshtė e diskutueshme, por dialogu i jep veprės frymėn e plotė, vokacionin realist tė personazhit dhe identifikimin e tij. Ai jep kontrapunktin e fjalės me vizionin dhe mizanskenėn, inteligjencėn dramatike tė natyrshmėrisė dhe tė dublimit, ritmin e veēantė muzikor tė shprehjes, si nė rastin e filmave tė Ėoody Allen.

    Televizioni dhe zhvillimet e tij - nga gazetaria deri te filmi, mund tė na bėni njė rezyme?
    Problemet demografike dhe rritja e popullsisė nė ndikimet e pėrhapjes sė rrjetit tė informacionit mund tė pėrcaktohen nė Shqipėri me persistencėn e gjatė tė informacionit zanor nga distanca (zėri) dhe shenja tė tjera, si ndezja e zjarrit (figura) deri te lajmėtarėt. Proceset e shoqėrisė civile frenohen nė Shqipėri pėr shkak tė zhvillimit tė ngadalėsuar shoqėror, nė njė trevė kur deri nė shek. XIII, ishte arritur standardi mė i lartė i jetesės, duke e krahasuar qoftė me atė qė do tė simbolizojė deri rnė sot Lindjen, qoftė me atė qė deri mė sot simbolizon Perėndimin. Disa tė dhėna tė rritjes sė popullsisė, tė shfuqizojnė deri nė Shqipėri elementet e tellallit. Greqia e lashtė nė shekullin V para erės sė re numėronte njė popullsi prej 500000 banorėsh prej tė cilėve 350000 ishin skllevėrit. Nė mesjetė fillon pėrqendrimi i pushtetit nė dinastitė dhe monarkėt e mėdhenj. Shoqėria fillon tė transformohet nga pėrqendrimet nėn petkun fetar nė njė shoqėri mė tė hapur laike, qė pėrfshin kėrkimet shkencore tė iluministėve, mendimin e pavarur, luftėn pėr pushtet dhe dyzimin e klerit katolik me monarkėt, krahas zgjerimit tė jetės parlamentare qė, nė vende si Anglia ka funksionuar qė nė fund tė viteve 1200, deri te bibliotekat e dijetarėve tė mėdhenj tė Lindjes, qė dhanė kontribut tė madh shkencor. Problemet e reja sociale dhe ekonomike tė shoqėrisė reflektohen paralelisht me probleme tė shtimit tė popullsisė dhe nevojės pėr zhdėrvjelltėsinė e informacionit. Nė vendet perėndimore tė zhvilluara industrialisht dhe me popullsi tė madhe, gazetat e pakta mund tė konsiderohen si fletėt e informacionit tė gjerė dhe tė domosdoshėm qė fillon tė botohet pėrditė, kanė funksione qė rrotullohen drejt kombinimit tė tė dhėnave ekonomike, lajmit tė ditės dhe orientimeve shoqėrore. Nė vendet me popullsi tė vogėl dhe tė pavarur ekonomikisht ose politikisht kėto gazeta tė para marrin vlera tė orientimeve kombėtare. (Gazetat e para shqiptare, "Flamuri i Arbėrit" dhe botimet e gazetave tė para tė arvanitasve, po kėshtu edhe botimet e revistave tė para shqiptare nė Sofje ose Bukuresht ose Stamboll tregojnė se pikėrisht atje ku nevoja e komunikimit shprehet nė distanca mė tė largėta, atje lind nevoja e gazetave tė para, tė cilat sjellin komunikimin dhe informacionin e nevojshėm brenda njė komuniteti tė caktuar.)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Regjisori e aktori Mevlan Shanaj

    INTERVISTA/ Flet regjisori, aktori, “Mjeshtri i Madh” Mevlan Shanaj rreth librit “Ekrani ėshtė vetė ėndrra”

    - Filmi ėshtė i lexueshėm jo vetėm nė pamje, por edhe nė domethėnie

    - Magjistarėt e ekranit, pėrpunojnė shpirtra dhe mendje njerėzore

    - Regjisori merr fjalėn e shkruar e pėrkthen nė film, duke i dhėnė frymėmarrjen e jetės


    Albert ZHOLI

    Pėr t'iu ardhur nė ndihmė gjithė atyre qė ėndėrrojnė tė eksplorojnė ekranin, Mevlan Shanaj ka shkruar, njė libėr, i cili vjen si rezultat i punės sė pėrvjelė personalisht gjatė kontakteve me studentėt qė ndjekin shkollat e filmit si nė Akademinė e Arteve, Tiranė, nė shkollėn e Filmit dhe Multimedies "Marubi"( sot njė akademi) ashtu edhe studentėt e Degės sė Filmit nė Universitetin e Tetovės dhe ata tė Prishtinės. Natyrisht, nė kėto diskutime nuk ka lėnė pa pėrfshirė edhe bashkėshorten, shkrimtaren Natasha Lako, e cila i ka dhėnė njė ndihmė tė madhe jo thjesht si redaktore. Dhe sigurisht, studentėt vetė, nė ushtrime mė tė avancuara pėr tė provuar veten. Ēdo vepėr filmike e realizuar tashmė, ėshtė njė vazhdim i hapur i kėtij diskutimi. Ai mbetet me shpresė se tė rinj tė tjerė tė trevave shqiptare, tė cilėt janė pėrfshirė nė botėn e krijimit vizual, jo vetėm pėr ekranin e madh, por edhe pėr ekranin e vogėl, do tė kenė rastin tė qėmtojnė nga kjo pėrmbledhje gjithėpėrfshirėse magjinė e fshehtė tė tė gjithė organizmit tė njė trupi. Nuk ka njeri qė tė mos jetė i lidhur me magjinė e filmit. Kjo e bėn shkėmbimin e informacionit mbi kinematografinė po aq tė gjallė dhe tė nevojshėm sa edhe kėmbimi monetar. Nė tė vėrtetė, bėhet fjalė pėr kėmbimin e imazhit dhe aktivizimin e imagjinatės. Kjo ėshtė njė arsye e madhe e prodhimit dhe e diskutimit tė vlerės filmike. Biseda rreth filmave, aktorėve tė tyre ėshtė bėrė njė pjesė e jetės, qė fillon pothuajse si njė copė udhe nėpėr tavolina pune, lokale dhe vende tė tjera publike. Kjo ndodh me tė gjithė ata qė janė familjarizuar me kinematografinė, pa menduar shumė pėr sekretet e saj. Edhe mė natyrshėm, bota kinematografike shkakton diskutime tek tė rinjtė, veēanėrisht studentėt, tė cilėt janė dashnorėt e pėrhershėm tė kinemasė. Por pėr studentėt qė studiojnė nė shkollat e filmit, ky diskutim bėhet njė pjesė e patundshme e jetės. Kėto dhe tė tjera probleme diskutohen nė librin e parė dhe tė vetmin nė llojin e vet “Ekrani ėshtė vetė ėndrra” me autor Mevlan Shanajn.

    Filmi ndėrtohet nga figura dhe zėri, duke krijuar njė marrėdhėnie tė caktuar. Si realizohen kėto nė kinematografi dhe ēdo tė thotė plan apo kuadėr?

    Njė kuadėr ėshtė njė shkrehje e njėhershme e aparatit, njė fotografi apo njė frame. Njė aparat filmik xhiron 24 kuadro nė sek, ndėrsa njė aparat elektronik xhiron 25 kuadro nė sek. Koha e shkrehjes sė kamerės deri nė ndalesėn e saj ėshtė njė plan. Disa plane tė montuara sė bashku nė njė rrjedhė kronologjike formojnė njė skenė dhe disa skena njė sekuencė dhe bashkimi i sekuencave na jep njė episod. Disa episode ndėrtojnė njė akt dhe disa akte ndėrtojnė filmin. Disa regjisorė krijojnė operacione tė ndryshme estetike, si Vvelles dhe Kubrick pėr mizanskenėn , apo Hitchkok pėr qėndistarinė deri nė ekstrem dramatik tė njė kuadri tė vetėm. Nuk ka recetė nė ndėrtimin e filmit. Mund tė jetė njė film edhe me njė plan, si”Harku rus”i Sukorovit qė krijon poetikėn e vet , “Teatri shėtitės” i Angelopulos qė ndėrtohet nė 80 sekuenca E pėrgjithshmja ėshtė se shumė plane tė radhitura nė logjikėn e veprimit tė ngjarjes krijojnė filmin. Filmi shfaqet si njė tekst, pra ėshtė i lexueshėm jo vetėm nė pamje, por edhe nė domethėnie.

    Sa herė dhe si lind njė film?

    - Filmi lind tri herė: Sė pari nė letėr, pra nė skenar. Sė dyti gjatė xhirimit. Sė treti nė tavolinėn e montazhit, qė ėshtė lindja pėrfundimtare. Kinematografia jep njė figurė artistike tė realitetit, tė dallueshme nga realja. Realisht nė jetė nuk ka plane tė afėrta tė syve tė aktorit as pėrmasa mbireale, as detaje tė caktuara tė dhėna nga krijuesi. Kamera nuk ėshtė syri i njeriut, pavarėsisht se u ndėrtua nė bazė tė principit tė irisit tė syrit njerėzor. Me kamera mund tė shikosh mė shumė se sa me sy dhe mė shpejt, pasi nė kamera fiksohen imazhet mė shpejt.”Tė gjitha aspektet e sendeve, qėnieve dhe shpirtrave e shtojnė cilėsinė e tyre morale nėpėrmjet riprodhimit kinematografik” do tė thoshte Delyk, nė “Gjuha e filmit”. Ėshtė e nevojshme tė mėsojmė tė lexojmė njė film, tė deshifrojmė kuptimin e figurave, ashtu si deshifrojmė kuptimet e fjalėve dhe koncepteve, mund tė kuptojmė hollėsitė, imtėsitė e gjuhės sė filmit. Veē kėsaj kuptimi i figurave mund tė ndryshohet dhe si pasojė mund tė bėhet i diskutueshėm ashtu si ai i fjalėve, prandaj mund tė thuhet qė pėr ēdo film ka aq interpretime sa spektatorė. Figura mund tė manipulohet dhe interpretohet nė disa kuptime, nė varėsi tė perceptimit dhe shkallės sė dijeve tė shikuesit. Figura filmike vepron me forcė tė madhe nga pikėpamja estetike. Lloji i madhėsive tė ndryshme tė planeve, pėrdorimi i kolonės zanore, mėnyra e ndriēimit, lėvizjet e aparatit, kėndet e vėshtrimit, vendosjes dhe zhvendosjes se personazheve nė hapėsirėn vepruese, janė padyshim vendimtare nė gjykimin estetik tė filmit. Ky pushtet artistik i filmit ka nevojė pėr pjesėmarrje tė gjerė kolektive tė disa komponentėve. Ndėr komponentėt mė kryesore tė njė filmi mund tė citohen, producenti, skenaristi, regjisori, kamera, piktori, kompozitori, montazhi, aktorėt dhe gjithė ekipi ndihmės i setit teknik qė gjithnjė e mė tepėr ndikon nė sukseset e filmit, pa mėnjanuar kryesisht aftėsitė krijuese.

    Kush ėshtė elementi mė i rėndėsishėm ose bazė i kompozicionit tė kinemasė

    -Elementi mė i rėndėsishėm ose bazė i kompozicionit tė kinemasė ėshtė vetė mundėsia e kuadrit pėr tė lėvizur. Ky fakt e ndan imazhin vizual nė film nga format e tjera tė artit dhe pikėrisht ėshtė ky element qė shfrytėzohet pambarimisht dhe plotėsisht. Lėvizshmėria e kamerės i jep mundėsi veprimit. Ėshtė tepėr i rėndėsishėm fakti qė kamera i jep mundėsi kineastit tė ndryshojė karakterin e imazhit gjatė kohės qė ndodh veprimi dhe kjo lėvizje e kamerės nė skenė quhet montazh internal.

    Kur fillon tė shfaqet personaliteti i filmit

    - Personaliteti i filmit fillon tė shfaqet pikėrisht nė ēastin kur auditori ulet nė sallė dhe fiken dritat, atje ku fillon udhėtimi pėrmes pamjeve qė e marrin publikun si nė njė ėndėrr dhe e ēojnė nė botėn e magjishme tė krijuar nga regjisori. Magjistarėt e ekranit, kanė privilegjin e madh sepse pėrmes qėndrimeve tė tyre pėrpunojnė shpirtra dhe mendje njerėzore, duke u dhėnė atyre gjithnjė emocione e kėnaqėsi estetike tė veēanta.Pikėrisht janė kėto merita artistike qė e bėn njė botė tė tėrė gjithnjė e mė tepėr tė rendė drejt kinemave. Filmi ka ndryshime thelbėsore nga teatri dhe televizioni. Nė film ėshtė imazhi qė udhėheq, e po tė mendohet se edhe nė Tv ka imazh, e nuk ka pse tė mos ndihet e njėjta kėnaqėsi estetike, kritikėt e krahasojnė kėtė pėrfitim estetik tė kėnaqėsisė njėsoj sikur tė shijohet njė pikturė nė njė pullė poste, pra aq ndryshim ka projeksioni nė kinema nga njė film nė TV. Ndėrsa me teatrin, ku mbizotėron fjala, ėshtė butaforia qė kontraston me realizmin e botės sė gjallė tė filmit dhe me kėndet shprehėse pėrballė publikut. Nė teatėr njeriu ėshtė i gjallė, ndėrsa nė film shfaqet shėmbėlltyra e tij, qė ėshtė njė ndryshim thelbėsor. Nė film lėvizja dhe veprimi janė domosdoshmėri, pa kėto nuk mund tė ketė ngjarje nė ekran, qė pėrbėnė magjinė. Filmi ndryshon nga teatri edhe nga mėnyra e interpretimit, pasi doza e tij realiste mbisundon nė punėn e aktorit me njė virtualitet tė rrallė. Midis teatrit dhe filmit krijohet njė kontratė e re interpretimi realist, ku aktori synon disa konceptime.

    Ēfarė pėrcjell filmi tek publiku?

    - Ne pėrgjithėsisht nuk shkojmė vetėm nė kinema, filmi na imponon njė orar, na kėrkon ai me personalitetin e vet, ndėrsa publiku shkon nė film ku e di qė pėrfiton kėnaqėsi dhe dijeni. Mund tė thuhet po aq me kėnaqėsi se publiku shkon nė film si pėr t’u relaksuar si pėr tė mėsuar. Filmi ėshtė njė mundėsi, sepse filmi ėshtė si njė ėndėrr apo si muzikė. Asnjė formė tjetėr e artit nuk depėrton pėrtej koshiencės sonė mė shumė se sa filmi, pasi filmi derdh drejtpėrdrejt emocionet. Filmi mori rrugėn e emocioneve tė drejtpėrdrejta dhe tė fuqishme, nė rezonancė tė plotė me publikun. Chaplini, bashkėkohės me Griffith, tė dy nga mė tė mėdhenjtė e historisė sė kinemasė, zhvilluan artin e tyre nė rrugė tė ndryshme.

    A ka rol imagjinata nė film?

    - Filmi varet nga cilėsitė e imagjinatės, nga dėshira e kineastit pėr tė parė, pėr tė ndjerė dhe pėr tė menduar ashtu si mund tė bėjė ai vetė edhe tė tjerėt. Por e gjithė kjo lojė imazhesh nuk e shkėput imagjinatėn e tij prej tė tjerėve. Sado qė personalitete dhe njerėz tė kinemasė tė kenė dhėnė definicione tė ndryshme, filmi mbetet njė kombinim shprehės qė pėrmbledh kėrkesat themelore, tė cilat krijojnė njė themel tė tė gjithė emėruesve tė pėrbashkėt, tė cilėt ēojnė drejt shprehjeve tė ndryshme ashtu si notat muzikore dhe shkronjat e alfabetit.

    Si pėrcillen imazhet tek spektatori ?

    - Filmi ėshtė ėndrra qė publiku kėrkon dhe kjo ėndėrr shfaqet nė mėnyrė publike e organizuar. Njerėzit shkojnė nė kinema qė tė shikojnė se si ka pėr tė treguar kėtė radhė ėndrrėn e vetė njė ėndėrrimtar i njohur apo edhe i panjohur, sepse ekrani ėshtė vetė ėndrra. Ajo qė kemi provuar me punėn praktike tė studentėve dhe me domethėniet e tyre vėrteton se kinemaja , filmi ėshtė njė kompozim imazhesh me ato shenja tė njė pėrmbajtje para shprehėse gjuhėsore, tė cilėn kineasti di ta radhitė dhe ta tregojė, nė atė formė qė ripėrtėrin pėrmbajtjen inteligjente qė na jep imazhi vetė pėrpara shqiptimit tonė gjuhėsor, njė semiotikė e pastėr dhe e ndryshme nga ajo gjuhėsore qė merret vetėm me shenjat.

    Ē’do tė thotė kinematografi?

    Tė shohėsh nėpėrmjet syrit, ėshtė njė nocion qė fillon nga Aristoteli Kėshtu lind lėvizja e mendimeve, por kėsaj here ėshtė edhe syri i kamerės. Filmi ėshtė njė mjet i regjisorit. Regjisori merr fjalėn e shkruar e pėrkthen nė film, duke i dhėnė atij frymėmarrjen e jetės. Regjisori vė nė lėvizje auditorin duke u krijuar atyre mundėsinė tė shohin skenėn nga mijėra pozicione, kurse secili kuadėr i vetėm pėrbėnė njė pozicion tė ndryshėm. Kompozicioni nė artin e filmit kurrė nuk ėshtė statik. Por filmi nuk unifikon, vetėm shtrihet nė domethėniet e tij universale, nė njė kėndvėshtrim thellėsish. Ai nuk ka dėshirė tė merret me tė tėrėn e njė ēasti tė vetėm, pasi kėtė e ka tė pamundur. Ai e eksporton ēastin nga njė kohė nė tjetrėn.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Regjisori e aktori Mevlan Shanaj



    Pėrballė - Mevlan Shanaj

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Regjisori e aktori Mevlan Shanaj



    Mevlan Shanaj - "Njė audience me..."

    E Diell - Qershor 2017 / TCH.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Regjisori e aktori Mevlan Shanaj



    Mevlan Shanaj - "Njė audience me..."

    E Diell - Qershor 2017 / TCH.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Regjisori e aktori Mevlan Shanaj



    RRUGĖT (2016) - MEVLAN SHANAJ

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •