Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1

    "1001 shpikjet", ekspozitë Periudhës së Artë Islame

    "1001 shpikjet", ekspozitë Periudhës së Artë Islame

    E diel 10 Korrik 2011 22:27
    Një ekspozitë me arritjet shkencore në botën myslimane është hapur në Los Anxhelos. E quajtur 1001 Shpikjet, ekspozita është një kronologji e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike nga shekulli i 7 deri në shekullin e 17. Aktivisti egjiptian Vael Gonim i cili përdori rrjetet sociale në internet për të filluar revolucion në vendin e tij, thotë se teknologjia ka një rol të rëndësishëm në botën e sotme.
    Sistemi perendimor i numrave i përhapur nga matematicienët myslimanë, është një nga shumë kontributet e botës mesjetare myslimane, një civilizim që u shtri nga Spanja në Kinë. Drejtuesi egjiptian i teknologjisë së lartë Vael Gonim, që punon me kompaninë Google, u ndal për të parë qendrën shkencore.
    Ai ishte në Shtetet e Bashkuara për të pranuar çmimin e kurajos, dhënë nga Fondacioni i Librarisë John F. Kennedy, siç shihet në këtë video në YouTube. Ai pranoi çmimin në librarinë presidenciale në emër të popullit egjiptian. Gonim ndihmoi në fillimin e revolucionit që përmbysi presidentin Hosni Mubarak pas 18 ditë protestash.
    "Media sociale dhe Interneti, teknologjia në përgjithësi ishin udhërrëfyese në nxitjen e revolucionit në Egjipt. Kjo tregon se mund ta përdorësh teknologjinë për diçka të mirë që teorikisht dukej e pamundur në të kaluarën".
    Gonim thotë se teknologjia e re përdorej gjerësisht në Egjipt, ku lidhjet personale janë të rëndësishme. Ai thotë se bisedat në faqe si Facebook u bën një mjet politik për të rinjtë egjiptian.
    "Ata e përdorën internetin si mënyrë për të shprehur opinionin e tyre, si rrugë për të bashkëpunuar dhe për të organizuar vetveten – për t’i thënë jo padrejtësisë, torturave dhe korrupsionit".
    Ekspozita e shkencës, e shfaqur më parë në Londër, Stamboll dhe Nju Jork shpjegon përparimet shkencore në botën myslimane në fusha të tilla si mjekësia, ku doktorët përdornin instrumenta modern kirurgjie qysh një mijë vjet më parë. Vizitorët mësojnë rreth shpikësave si Abbas Ibn Firnas që krijoi një avion pa motor në shekullin e 9-të. Arsimtari Maurice Coles jep mësim për këtë subjekt të cilën e quan periudhën e parë globale.
    "Ke njerëz të çdo besimi, të çdo prejardhje, të gati çdo kulture dhe ngjyre që punojnë së bashku për një qëllim. Dhe kur she përreth ekspozitës, shikon të krishterë dhe sigurisht myslimanë. Por ka hindu, ka një grup tjetë të quajtur Sabeans që nuk ekziston më dhe ata bashkëekzistuan shumë mirë për një periudhë të gjatë kohe".
    Njerëz të veshur me kostume të kohës i sjellin në jetë dhe shpjegojnë shpikjet e tyre. Pamje interaktive tregojnë përparimet në fusha si arti dhe arkitektura. Ky lum idesh erdhi në një kohë interesante në Evropë, thotë Diane Perlov e qëndrës shkencore.
    "Ishte vërtet një periudhë e frytshme për artin dhe shkencën në mesjetë kur Evropa ishte në atë që konsiderohet si periudha e errët".
    Në protestat e fundit në sheshin Tahrir, egjiptianët përdorën internetin dhe telefonat celular me kamerat dixhitale.
    "Në botën e sotme ku teknologjia po lidh të gjitha hendeqet, duhet të kuptojmë se ne jemi të gjithë njësoj dhe kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa ndryshe. Ka ardhur koha ta pranojmë këtë. Gjithkush ka një rol për të luajtur në këtë botë për t’u bashkuar me njëri tjetrin".
    Dhe edhe në se nuk do të sjell një periudhë të re të artë, Gonim thotë se teknologjia do të ndihmojë botën të përmirësohet./voa/
    Marrë nga : www.mesazhi.com
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    [QUOTE=Ndoshta;3155483]

    "1001 shpikjet", ekspozitë Periudhës së Artë Islame

    E diel 10 Korrik 2011 22:27
    Një ekspozitë me arritjet shkencore në botën myslimane është hapur në Los Anxhelos. E quajtur 1001 Shpikjet, ekspozita është një kronologji e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike nga shekulli i 7 deri në shekullin e 17. /QUOTE]

    4 shekuj në vend numëro, 4 shekuj mbrapa...
    Elegance is an attitude.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Kjo gje ndoshta ja jep nje ndritje Artit Islam. Por prap se prap eshte njerzit qe e kan arrit keto shpikje, kjo nuk rezulton si shkak prej Fejes Islame qe ka rrjedh gjithcka por vetem shtyje e Arabeve ka qen ndritja dhe hapesira qe e kan pas per me shpik gjera. Per mue kjo gje eshte Ok. Une e perqafoj cdo shpike ose zbulim qe behet ne bote, na jep nje shtytje me perpara me shku. Por mendoj qe kjo nuk merr lavdata Islami ne kete periudh por njerzit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga Marduk Lexo Postimin

    Pikerisht Islami merr lavdatat sepse vet feja Islame inkurajon studimin. Fjala e par qe zbriti ne Kuran ishte " LEXO ".

    E kunderta ndodhi me krishterimin, jo vetem qe i dekurajonte po edhe i digjte ne furr shkenctaret vec pse thonin toka eshte rrumbullaket.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Pikerisht Islami merr lavdatat sepse vet feja Islame inkurajon studimin. Fjala e par qe zbriti ne Kuran ishte " LEXO ".

    E kunderta ndodhi me krishterimin, jo vetem qe i dekurajonte po edhe i digjte ne furr shkenctaret vec pse thonin toka eshte rrumbullaket.
    Kjo fjala ''Lexo'' u kan edhe ma heret, ne boten Antike po sa kan lexu ne ate kohe njerzit u kan problem i tyne qe ne s'mundemi me zgjidh.

    Islami pranon Studim (ndoshta) por edhe kundershton, kshtu qe s'eshte fjal e liris per te gjitha gjerat, kjo e ben te kufizume Islamin nga termet tjera qe jane.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga Marduk Lexo Postimin
    Kjo fjala ''Lexo'' u kan edhe ma heret, ne boten Antike po sa kan lexu ne ate kohe njerzit u kan problem i tyne qe ne s'mundemi me zgjidh.

    Islami pranon Studim (ndoshta) por edhe kundershton, kshtu qe s'eshte fjal e liris per te gjitha gjerat, kjo e ben te kufizume Islamin nga termet tjera qe jane.
    Jo jo na po folim ktu nese feja ka merita apo jo per kto zbulime qe jon bo, mos ma devijo temen jo antike jo anej jo knej.
    Shum qart edhe shum shqip: Islami ka qen shkaku kryesor i perparimit te gjithanshem te muslimaneve te asaj kohe. Ti spaske lexu edhe spo e njifshe ket fe, prandaj ktu ska " ndoshta" sepse islami nuk e kundershton dijen. Dijen e kundershtoi krishterimi duke i djegur shkenctaret ne furr.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Marduk Lexo Postimin
    Kjo gje ndoshta ja jep nje ndritje Artit Islam. Por prap se prap eshte njerzit qe e kan arrit keto shpikje, kjo nuk rezulton si shkak prej Fejes Islame qe ka rrjedh gjithcka por vetem shtyje e Arabeve ka qen ndritja dhe hapesira qe e kan pas per me shpik gjera. Per mue kjo gje eshte Ok. Une e perqafoj cdo shpike ose zbulim qe behet ne bote, na jep nje shtytje me perpara me shku. Por mendoj qe kjo nuk merr lavdata Islami ne kete periudh por njerzit.
    Me cfar logjike e thua kete???

    Kur thua qe islami nuk merrka lavdata per kete periudh, mendon per ndonje person me emrin Islam apo cfar??

    Islami perbehet prej krijesave njerzore besimtarë, dhe ata njerzit qe thua e jo islami, jan perberesit e islamit. Ku ke pa ti qe ndonje ideologji vetem si term dhe koncept te kete vetedijen qe te veproj apo zbuloj diqka???

    Islami njeriun mund ta ndihmoj rreth shkences qe permes ajeteve Kuranore qe flasin rreth shkences dhe qe ka me bollek ne kuran dhe poashtu permes haditheve te bej zbulime te konsiderushme.

    Kurani njeriut ja shpjegon astronomin, mjeksin, ekonomin, gjeografin, historin, sociologjin, matematiken ne ate menyre qe nuk mund te arrij ta mesoj nje fakultet i tere studimesh.

    Por si ne cdo sfere te jetes qe ka matrapaz ka pasur dhe do kete gjithmon edhe ne shkence, shum pseudo shkencetar evropjan duke i vjedhur zbulimet e gatshme nga andaluzia apo univerziteti i kordobes, i pervetesuan ato me ndihmen e marketingut dhe medias dhe sot keta matrapaz mesohen neper libra shkollor si shkencetar leshi.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Prap se prap fjala u ''shpik'' eshte bere nga njerzit pa marr parasysh a hyn ketu Islami a jo. Se ka edhe shume sene tjera qe jan spjegu me tjera Fe e dokrina te ndryshme. Lavdatat i merr i pari njeriu cka te shpik e dyta o lavdata e asaj pune qe e kan ba ne cilendo Fe, autoritet i ndryshem etj...se tash ka edhe lavdata t'mdhaja qe ka pas edhe Egjipti i lashte e ata kan qen paganista cka me i than tash atyne lavdata edhe Zotat e tyne qe ja kan tregu a? Jo shoku s'pallit ky sen kshtu...gjithcka rrjedh prej njeriut o deshtet ju o s'deshtet, nvaret se si e keni kuptue ose qysh i hani forat nga tjeter kush edhe bini ne hijeshin e tyne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015

    Një njeri i pa edukatë por i arsimuar është rrezik për shoqërinë,kurse ai i cili ka edukatë ai është i përgatitur për arsimim...e kush i edukoi këta shpikës në shkencë???!
    I edukoi Allahu s.w.t. me Islam.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin
    Një njeri i pa edukatë por i arsimuar është rrezik për shoqërinë,kurse ai i cili ka edukatë ai është i përgatitur për arsimim...e kush i edukoi këta shpikës në shkencë???!
    I edukoi Allahu s.w.t. me Islam.
    Filozofet me te medhenj qe ka pas lindja e mesme ose Arabet kan qen Avicena dhe Averroesi kta jan kan neoplatonista t'kallt se cdo gje kta kan marr shpikje edhe shpikje te reja nga Filozofia Antike. Shum studime kan ba prej Greqis Antike. E pra si i dashuri shoku Elyton theniet vertet edhe mue me pelqejn por me realitetin disa nuk perputhen ani pse tingllojn mir, nvaret vetem se si ku i fut Theniet. Shpikjet nuk vin nga asnje Hyjnore por nga vet mendja e njeriut. Shpikja e bombes Atomike s'ka ardh prej hyjnores por mendjes njerezore. E kete vetem e pershtata me shpikjet qe i thane me lart.

    Shpresoj qe te me keni kuptue.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    "Mos e jep t'vetmën që ke sepse mbetësh pa të...",unë kuptova fjalët tua së paku por kam frikën se ju as veten tuaj nuk po e kuptoni e lere më fjalët që i ceka më lartë!!!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    I lumi ti qe na jep neve ksi fjal Miradie

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Çfarë thua ore??!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •