PIRAMIDA E SUNDIMTARĖVE
A e sundojnė botėn JASHTĖTOKĖSORĖT?
Kushtim
Botimi i kėtij libri nė shekullin XXI i dedikohet Linda Athertonit, ish-Linda Icke, njė mikeje tė tillė, tė cilėn gjithkush do tė dėshironte ta kishte pranė, gjithė sa hera.
Nėse ajo nuk do tė kishte ekzistuar, unė do ta kisha sajuar njė tė tillė.
Fuqia jonė ėshtė e gjithsecilit;
Ne jemi valsi i hėnės dhe diellit;
Ne, shpresa qė s’rri dot skutės;
Ne jemi kthimi i baticės.
Njiheni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė tė lirė
Sa pak qė e njohim hierarkinė e gjithėsisė! Sa guxim duhet qė tė sfidojmė madhėshtinė dhe epėrsinė e diturisė dhe tė njė krijimi tė tillė?! Njė milion botė mund tė ekzistojnė ndėr qiej… pėrtej vendqėndrimit tonė. Secila prej tyre me qenie tė gjalla, me sytė ndėr qiej, e habitur mbi universin qė s’mbaron kurrė. Ata mund tė mendojnė gjithashtu se asnjė qenie tjetėr inteligjente nuk ekziston… pėrveē tė tyres. Por ata mbase nuk ndajnė mes veti arrogancėn e racės njerėzore. Ndoshta ata zotėrojnė inteligjencė pėr tė kuptuar se tė gjitha gjėrat janė tė mundshme nė kėtė paanėsi tė pėrhershme.
Ėshtė e konceptueshme se kjo toka jonė, e cila ėshtė vetėm njė pikė pluhuri kundrejt shkallės sė realitetit, ėshtė jo vetėm njė krijesė e vizituar nga forma tė tjera jete inteligjente, por po kontrollohet prej tyre. Le tė mos jemi tė verbuar nga arroganca jonė sa tė dimė se ēfarė ėshtė e mundur dhe ēfarė nuk ėshtė e tillė. Sepse ne jemi fėmijė tė parritur tė krijuesit tonė, me universin si klasėn e shkollės dhe me inteligjencėn tej imagjinatės, duke pritur tė njihemi me tė… kur tė jemi tė gatshėm pėr ta merituar.
Pėrpiquni dhe mrekullitė qė do tė shihni, do t’ju zbulojnė cilesite e vėrteta tė universit tonė. Zemrat tuaja janė tė pėrzhitura pėr tė vėrtetėn e zanafillave tuaja. Bukuria e fillesave tuaja do tė tejkalojė besimin dhe tė kuptuarit. Dhe thellesia e pafund e realitetit tuaj kozmik do tė mbetet pjesė nga trashėgimia juaj nė mjegullat e pėrhershme.
Paqja me diturinė ėshtė bukuria e krijimit. Fjala e thėnė dhe shpirti juaj i brendaqenėsishėm e di se shtėpia ėshtė pėrjetėsia dhe ekzistenca ėshtė e pavdekshme…
Tony Dodd
Pėrmbajtja
Hyrje pėr botimin e shekullit XXI…………………………. XIII
Hyrje Ne jemi ajo qė mendojmė………………………………… XV
Pjesa e parė. Burgu ………………………………………….
Kapitulli 1 Velloja e lotėve ……………………………….
Kapitulli 2 Lindja e vėllazėrisė …………………………
Kapitulli 3 Fuqia e letrės …………………………………
Kapitulli 4 Nga Rodosi te rrėnimi ………………………
Kapitulli 5 Frontet e bashkuara ……………………………
Kapitulli 6 Planet e padronit ………………………………
Kapitulli 7 Racat e padronit ……………………………….
Kapitulli 8 Qeverisja sekrete ………………………………
Kapitulli 9 Fuqia e piramidės …………………………….
Kapitulli 10 Superelita, magjistarėt e zinj ………………..
Kapitulli 11 Mashtrim mbi borxhin ……………………………….
Kapitulli 12 Dora e fshehtė ………………………………..
Kapitulli 13 Shtetet njėpartiake …………………………
Kapitulli 14 Fashizėm psikologjik ………………………...
Kapitulli 15 Kult apo mashtrim? …………………………...
Kapitulli 16 “Fshati global” ………………………………..
Pjesa e dytė Liria ………………………………………….
Kapitulli 17 Ne jemi gardianėt e burgut …………….
Kapitulli 18 Liria e ka emrin dashuri ………………….
Kapitulli 19 Mė sė fundi tė lirė …………………………
Kapitulli 20 Ju dua, Dr. Kisinger …………………..
Passhkrim Mirėmbrėma, z. President ……………………
Bibliografi ………………………….
Indeks ………………………….
Hyrje
Pėr botimin e shekullit XXI
Sot bėhen 10 vjet qė kur ėshtė botuar pėr herė tė parė ky libėr, i krijuar kundėr tė gjitha mundėsive pėr botim. Botuesit e librave tė mi tė mėparshėm ma refuzuan botimin, duke menduar pėr emrat qė kam pėrmendur kėtu dhe pėr axhendėn e diktaturės botėrore qė zbulohet nė tė, ēka ėshtė tepėr larg gėlltitjes ose besueshmėrisė tek pragu i aftėsisė sė tyre mendore pėr “Epokėn e Re”.
Horizonti ishte mbushur me zhdukjen e anės sė prapme dhe reve tė pluhurit, si dhe pėr gjithēka qė unė dija, ata dukej se ende ishin nė vrapim e sipėr. Por duke e parė suksesin e kėtij libri dhe atė pasuesin, ata kanė marrė njė mėsim tė madh, tė madh. Largimi nga gjėrat me tė cilat nuk duam tė ballafaqohemi, nuk ėshtė kurrė njė pėrgjigje. Ai vetėm vonon, shpesh pėr njė kohė tė shkurtėr, duke e rilėvizur kontrollin e asaj qė ne kishim frikė.
Pėr ta botuar me ēfarėdolloj mėnyre kėtė libėr, unė mora hua nė fillim 15 000 paundė nga njė mik nė Liverpul, David Solomoni, me tė cilin ngrita njė kompani tė quajtur botimet Ura e dashurisė, pėr tė botuar ato qė tė tjerėt nuk do tė mundnin. Gjithashtu, thirra pėr ndihmė edhe tė tjerė, tė cilėt erdhėn “rastėsisht” nė jetėn time nė javėt para fillimit tė kėsaj aventure: Alice Fergusonin, artistin Neil Hague dhe projektuesin e librit, Sem Masters, i cili skicoi tė gjithė librat e mėpasshėm.
T’i bėje tė gjitha menjėherė ishte njė sfidė, ngase kjo ishte njė kėnaqėsi e kėrkuar ndėr vite. Nė termat e nivelit tė “kėsaj bote”, tė konspiracionit global, ky ėshtė ende libri mė i rėndėsishėm qė kam shkruar dhe ndoshta do tė vazhdojė tė jetė i tillė derisa njė ditė tė largohem nga kjo mbretėri e iluzionit tė manipuluar.
Nė dekadėn e mėpasme*, temat dhe predikimet e librit “ Dhe e Vėrteta Do Ju Bėjė Tė Lirė” kanė provuar si nė pasqyrė ngjarjet e shpalosura kryq e tėrthor botės. Kėtu pėrfshihet pėrdorimi i zhurmshėm i “Hegelianizmit tė Modifikuar” apo “problem-reagim-zgjidhje”, siē e kam quajtur unė atė, i cili synon qė me fshehtėsi tė krijohet njė problem, pėr tė cilin autoritetet mundet ta ofrojnė haptazi njė “zgjidhje - ndryshime nė shoqėri pėr tė ecur te Vėllai i Madh i pėrbotshėm, shteti fashist, i cili, pa “problemin”, do tė ishte refuzuar prej publikut. Goditjet e tmerrshme tė 11 shtatorit ishin njė shembull klasik i saj, me goditjet (problemi) qė ēonin te njė pėrgjigje se “diēka duhej bėrė” (reagimi), ēka kishte lejuar shkatėrrimin e lirive bazė, tė tė drejtave dhe privacisė, dhe nisjen e njė “lufte kundėr terrorizmit” fals (zgjidhja). Pėr prapaskenėn e detajuar shih Liza nė botėn e ēudirave dhe Fatkeqėsia e Qendrės Botėrore Tė Tregėtisė.
Teksa lexoni kėtė libėr, ju do tė vini re se, nė mes tė viteve 1990, forca pėrtej ngjarjeve tė shekullit XXI jepet nė detaje tė hollėsishme, ashtu siē ishte edhe axhenda qė erdhi mė pas. Nė kėtė mėnyrė, tė parashikoje atėherė atė qė ndodhi sot, nuk kėrkonte ndonjė “profet”, thjesht studimet e fushės dhe ekspozenė e linjės qė kontrollon qeveritarėt, sistemin e bankingut, korporatat e pėrbotshme, vendimmarrjen ushtarake dhe pronėsinė e medias.
Sot, falė punės sė pėrkushtuar tė studiuesve, njė pjesė gjithnjė e mė e madhe njerėzish janė duke u ndėrgjegjėsuar pėr konspiracionin botėror, nė krahasim me ata vetmitarė tė atyre ditėve kur Piramida e sundimtarėve u botua pėr herė tė parė; dhe nėse unė shquhem pėr sukses nė jetėn time, gjė pėr tė cilėn jam tepėr krenar, ky libėr do tė jetė me shumė gjasa pranė mė tė suksesshmėve..
David Icke
Ryde,
Ishulli Uajt
Korrik 2004
Hyrje
Ne jemi ēka mendojmė tė jemi
Ne jetojmė nė njė univers tė pamatė, i cili ėshtė pjesė e njė vetėdijeje tė pafund shumėpėrmasore, qė ne e quajmė Zot dhe Krijues. Ne jemi qenie shumėpėrmasore. Prandaj, ky libėr ka pėr tė qenė shumėpėrmasor, nėse do tė arrijė tė japė njė kontribut tė ēmuar pėr lirinė njerėzore.
Ky libėr shfaq nė mėnyrė tė dyfishtė manipulimin e pėrditshėm tė jetėve tona prej njė klike sekrete dhe paraqet shkaqet shpirtėrore e zgjidhjet, tė cilat do tu sillnin lirinė e vėrtetė tė gjitha qenieve qė jetojnė mbi tė, nė planetin Tokė. Lidhjet e mėvonshme, tė cilat ne i mendonim dhe i ndjenim nė vetvete qysh pėrpara se unė tė shpleksja kėtu manipulimin botėror dhe emėrtimin e disa njerėzve e organizatave tė pėrfshira nė tė, kanė rėndėsi ngaqė mbi to skicova kontekstin, nė tė cilin i pata paraqitur kėto ēėshtje. Gjėja e fundit qė do tė dėshiroja, ėshtė leximi i kėtij libri prej njerėzve plot me zemėratė, urrejtje dhe dėnim pėr manipulatorėt botėrorė, pėr atė qė ata janė duke bėrė, pasi unė nuk e shkrova kėtė libėr pėr tė gjetur fajin, por thjesht qė tė tregoj se ēfarė ndodh kur raca njerėzore e dorėzon mendjen e saj gjetiu dhe sa shpejt do tė ndryshojnė gjėrat – madje ato janė duke ndryshuar - nėse do tė ktheheshim sėrish prapa.
Unė i kam pėrcaktuar emrat, sepse ne kemi nevojė tė dimė se kush ėshtė pėrtej manipulimeve, nėse duam tė shpalosim se ēfarė po ndodh. Kjo shpalosje do t’u jepte njerėzve mundėsitė e ballafaqimit me veprimet e tyre dhe do tė arrinin ta shinin kėtė si pikėsynim tė tyre pėr kontroll dhe mbizotėrim ndaj tė tjerėve, si njė shprehje tė ēekuilibrit tė tyre tė thellė e tė fshehtė dhe tė njė antipatie ndaj vetvetes. Ngritja e perdes sė sekretit do ta shpejtonte momentin kur ditėt e njė sundimi dhe manipulimi tė tillė do tė merrnin fund. Por klika e elitės qė kontrollon botėn, tė cilėn unė e kam quajtur Elita Botėrore, ėshtė krijesa jonė. Nuk ėshtė mirė tė hedhėsh urrejtje dhe dėnim nė drejtim tė tyre pėr sėmundjet e botės. Po, ashtu siē ju do ta shihni, i njėjti grup manipuloi dy luftėrat botėrore dhe tė gjitha ngjarjet negative me rėndėsi botėrore nė kėtė shekull, por edhe mė pėrpara. Por pa mbėshtetjen e racės njerėzore, ata nuk do tė mund t’i bėnin kėto. Njė elitė e vogėl nuk mund tė krijonte luftėra pa bekimin e mijėra ose miliona njerėzve tė pėrdorur si karburant pėr pėrplasjen. Nėse njerėzit lexojnė kėtė libėr dhe bėhen tė pėrgjegjshėm pėr atė qė ka ndodhur vetėm nga Elita Botėrore, ata nuk do tė pėrsėritin gabimin pėr tė cilin unė flas. Ajo qė po ndodh nė botė ėshtė njė pasqyrim, kėtu dhe tani, pėr atė qė ndodh brenda nesh, racės njerėzore. Ne e krijuam kėtė realitet. Po si?
Nė kundėrshtim me drojėn qė po tregon shkenca mjekėsore, trupi ynė fizik nuk ėshtė e gjithė qenia e njeriut. Ėshtė guaska fantastike fizike, pėrmes sė cilės pėrjetėsia sjell te ne pėrvojėn fizike tė botės. Ka shumė mė tepėr te ne, se sa njė trup. Krijimi ėshtė shprehja e njė mendjeje tė pacak dhe tė gjitha format e jetės janė aspekte tė kėsaj mendjeje; ajo qė disa njerėz e quajnė Zot. Ne jemi njėri-tjetri. Ne jemi tė gjithė Zot, nėse dėshironi tė pėrdorim kėtė emėrtim. Nė zemėr tė kėsaj mendjeje ėshtė njė ndėrgjegje, tė cilėn e shoh si njė dritė tė vakėt - Burimi i vetėdijes, nga e cila tė gjithė mendojnė se kanė ekzistencėn. Krijuesi qėndron nė njė numėr tė pafund pėrmasash, gjatėsish vale e frekuencash tė realitetit. Kjo botė fizike ėshtė vetėm njėra prej tyre. Kėto frekuenca ndajnė tė njėjtėn hapėsirė, tė cilėn e pushton edhe bota jonė fizike, nė tė njėjtėn mėnyrė siē bėjnė tė gjitha radiot, televizioni dhe frekuencat e valėve tė telekomunikimit nė zonėn tuaj, tė cilat ndajnė tė njėjtėn hapėsirė qė pushton edhe trupin tuaj tashmė. Ato nuk interferojnė me njėra-tjetrėn, pėr shkak se janė nė frekuenca ose pėrmasa tė ndryshme; ato vibrojnė me shpejtėsi tė ndryshme. Nė momentin e vdekjes, shpirti, emocionet, mendja jonė, gjithēka qė ėshtė mendim, ndjenja jonė, tėrhiqet nga trupi, nga “kostumi gjenetik hapėsinor”, siē e kam quajtur unė. Ky shpirt i pėrjetshėm lėviz nė njė gjatėsi tjetėr vale tė realitetit, nė njė tjetėr “botė”, pėr tė vazhduar evolucionin e vet. Kjo ėshtė gjithēka qė ndodh gjatė njė “pėrvoje vdekjeje tė afėrt” ose njė “pėrvoje jashtė trupit”, kur njerėzit largohen nga trupat e tyre fizikė pėr njėfarė kohe, pėrpara rikthimit, pėr tė treguar historitė e mrekullueshme tė ngjashme pėr atė qė ka ndodhur me ta. Jeta ėshtė e pėrjetshme, pėr cilindo.
Nė vetvete, aftėsitė tona mendore, emocionale dhe shpirtėrore janė njė seri fushash me energji magnetike qė bashkėveprojnė me njėra-tjetrėn nėpėrmjet shtjellave tė energjisė, tė njohura gjerėsisht prej botės sė hinduve dhe sanskritėve si ēakras, e cila do tė thotė mekanizėm i dritės. Kėto shtjella janė spirale tė energjisė, tė cilat priten nė tė gjitha nivelet e qenies sonė dhe i kalojnė energjitė midis tyre. Ėshtė ky sistem nėpėrmjet tė cilit, njė ēekuilibrim i nivelit tė emocioneve, i shkaktuar ndoshta prej streseve, ėshtė hedhur nė anėn tjetėr, mbi nivelet e tjera tė qenies sonė, duke pėrfshirė sė fundi trupin fizik. Kjo ėshtė mėnyra nėpėrmjet tė cilės stresi shkakton sėmundje. Ajo qė ne e quajmė sėmundje “fizike”, realisht ėshtė njė disharmoni shumėpėrmasore ose mungesė qetėsie.* Ne jemi vazhdimisht duke pėrthithur energji magnetike nga kozmosi, kryesisht nėpėrmjet “bazės” sė ēakrasit nė fund tė shpinės. Pas kėsaj force jetėsore, tė kaluar pėrmes niveleve tė qenies sonė, e cila merr ato qė i nevojiten prej saj, ne e shpėrndajmė energjinė jashtė, nėpėrmjet ēakrasit, mbrapa nė drejtim tė kozmosit dhe tė botės pėrreth nesh (figura 1). Kėto janė energjitė qė ndiejnė njerėzit kur thonė se dikush u dhuron atyre njė “atmosferė” tė keqe apo tė mirė. Ėshtė njėlloj edhe kur themi se njė shtėpi ose njė vend na bėn tė ndihemi “tė lumtur”, “tė mirėpritur” ose tė “trembur”. Ajo qė ne e quajmė “atmosferė”, ėshtė e realizuar nga vibrimet (fushave tė energjisė) e krijuara prej njerėzve ose tani pėr tani, ose nė tė shkuarėn. Njerėzit shpesh ndiejnė parehati nė skenat e betejave, pėr shkak se pėrjetojnė largimin e energjive nga vetja prej dhimbjes, agresionit dhe vuajtjeve qė i pėrfshijnė.
Ka njė ndryshim jetėsor mes energjisė qė hyn ndėrmjet bazės sė ēakrasit dhe asaj tė cilėn e transmetojmė ne. Kjo energji ndryshon nė natyrėn dhe formėn e saj kur kalon pėrmes nesh. Ajo merr vulėn me modelin tonė unik dhe ky model pasqyron saktėsisht se ēfarė ėshtė duke ndodhur brenda nesh, nga ana mendore, emocionale dhe shpirtėrore. Sekondė pas sekonde, ne transmetojmė njė fushė energjie, e cila reflekton atė ēka jemi duke menduar ne vetė. Kjo duket sikur nuk ushtron ndonjė ndikim pėr manipulimin e botės, por, nė fakt, ėshtė palca e asaj qė ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė.
Ju mund ta imagjinoni kėtė proces si njė ndarje tė roleve nėn njė kapsulė magnetike ose njė atmosferė rreth e rrotull vetes. Nėn ligjin e njė tėrheqjeje tė tillė, kjo fushė energjie magnetike, sė jashtmi, pasqyron te brendėsia e personit pėr ta mbajtur atė tė tėrhequr nė fusha energjie tė harmonishme. Gjithēka ėshtė energji, ashtu si njė rrymė e qendėrzuar, edhe shkenca, me mendjen e saj tė mbyllur, ėshtė nė fillimet e veta pėr ta vlerėsuar kėtė. Njė person ėshtė njė seri fushash magnetike, kėshtu qė ėshtė njė hierarki, njė pėrvojė, njė situatė, gjithēka. Jeta ėshtė njė ndėrveprim i kėtyre fushave tė energjisė, ku secila prej tyre ka aftėsinė pėr tė menduar dhe pėr tė mbajtur informacion. Energjia ėshtė vetėdije, vetėdija ėshtė energji. Ato janė e njėjta gjė. Kjo tingėllon e rėndė pėr ta besuar, se si ka mundėsi qė muri, uji apo shkėmbi mund tė mendojnė dhe tė mbajnė informacion, ndėrkohė qė pėrmbajnė fusha tė energjisė magnetike. Ēfarė ėshtė brenda kompjuterit me tė cilin unė po punoj tani dhe qė mban informacionin qė jam duke shkruar? Njė disk magnetik. Ėshtė i njėjti parim. Arsyeja se pėrse na tėrheqin njerėz tė veēantė, vende, pėrvoja dhe mėnyra jetese ėshtė pėr shkak se jemi magnetikisht tė tėrhequr prej tyre. Dhe kjo tėrheqje vjen nga magnetizimi i “kapsulave” tona. Kėto kapsula, nė trajtė, janė njė pasqyrim i asaj qė mendojmė dhe ndiejmė rreth vetes sonė. Jetėt tona janė njė pėrgjigje fizike ekzakte e nėnndėrgjegjes sė vetė mendjes sonė. Ashtu si e mendon dhe e percepton vetveten dhe botėn ajo, ashtu pushon me njerėz, vende dhe pėrvoja qė na tėrheqin. Ashtu siē ndodhte me mua kur isha fėmijė dhe e kishim zakon tė thoshim: “Mendo pėr shansin dhe fati do tė tė ndjekė”. Kjo pėrmban njė tė vėrtetė tė pėrhershme, ndonėse nuk ka tė bėjė me fatin. Ne na tėrheqin njerėz, vende dhe pėrvoja, tė cilat lidhen magnetikisht me kapsulėn tonė. Kėshtu, nėse mbajmė pėrbrenda mendimin se do tė jemi gjithmonė tė varfėr dhe tė shtypur, ky model do tė mbetet nėn kapsulė. Ju do tė thoni se kjo kapsulė do tė bėhej nė kėtė mėnyrė kapsula e mungesės sė shpresės. Ky model magnetik do t’ju tėrheqė drejt pėrvojave, tė cilat ju sigurojnė, se do tė ngeleni tė varfėr dhe tė shtypur. Pra, ne krijojmė realitetin tonė vetjak. Kjo ėshtė aq jetėsore pėr ta kuptuar, jo vetėm nė lidhje me kėtė libėr, por pėr vetė rrethanat e jetės:
Ne krijojmė realitetin tonė vetjak
Fetė dhe tekstet e lashta shkojnė mjaft mbrapa duke pasur njė temė tė pėrbashkėt: “Ē’do tė mbjellėsh, do tė korrėsh”, “Sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb” dhe “Ēfarė doni t’u bėni tė tjerėve, do t’ju bėhet edhe juve”. Fjala, e cila e shpreh tė gjithė kėtė proces, ėshtė tashmė e mirėnjohur si “karma”. Shumė shpesh kjo karma ngjan vetėm nė terma negative. Diēka e pakėndshme ndodh me disa njerėz dhe ata thonė se kjo duhet tė jetė “karma” e tyre. Kjo ėshtė paraqitur veēanėrisht si njė formė e dėnimit. Nė kėtė nivel, ky ėshtė dėnim, vetėdėnim. Ne e krijuam atė, jo me shumė irritim, me logjikė, me tundjen e gishtit tė Zotit. Ajo qė ne e quajmė karma, sipas pikėpamjes sime, ėshtė vetėm njė tjetėr botė pėr tė pėrshkruar mėnyrėn me tė cilėn krijojmė vetė realitetin tonė. Nėse kemi ēekuilibrime qė na ēojnė drejt veprimeve tė kėqija kundrejt tė tjerėve, kėto ēekuilibrime gjithashtu do na tėrheqin kundrejt njė pėrvoje fizike, tamam sikur ndodhemi pėrballė njė “pasqyre” tė asaj qė mendojmė nė vetvete. Nė kėtė mėnyrė, ajo ēfarė duam t’u bėjmė tė tjerėve, do tė rikthehet mbrapa kundrejt nesh, sepse ne ende do tė jemi duke mbajtur ēekuilibrimin, mungesėn e vetė dashurisė, e cila do tė tėrheqė kėto pėrvoja. Nėse ndihemi mirė nė raport me vetveten dhe japim njė panoramė pozitive pėr jetėt tona, ne do t’i krijojmė kėto botė rreth e rrotull nesh. Kjo ėshtė “karma” pozitive. Unė ndryshoj nga panorama e Gjeneratės sė Re pėr karmėn, e cila duket se beson se, nėse ne dikur do tė kishim bėrė diēka, kjo duhet tė sillte njė reagim karmik, pavarėsisht se cili do tė ishte ky reagim i mėvonshėm. Unė ndiej se, nėse veprojmė negativisht kundrejt tė tjerėve, njohim arsyen se pėrse vepruam kėshtu dhe nėse mė pas do tė ndryshonim shkakun e brendshėm tė kėtij veprimi, ne, nė fakt, do tė ndryshonim natyrėn e transmetimit magnetik, vetė kapsulėn, por pastaj nuk do tė tėrhiqeshim nė “karma”. Kjo nuk ėshtė e nevojshme, pasi e kemi pranuar ēekuilibrimin brenda nesh. Pėr kėtė ėshtė e gjithė karma. Krijimi ėshtė kryer mbi bazėn e dashurisė. Dashuri pėr vetveten dhe dashuri pėr gjithė tė tjerėt. Karma ėshtė pjesė e kėsaj dashurie. Kjo ėshtė njė mėnyrė qė na lejon tė ballafaqohemi me vetveten, pa i ngarkuar bagazhet negativisht dhe tė vazhdojmė pėrpara. Kjo ėshtė njė ndihmė pėr evolucionin, njė dhuratė, jo njė dėnim, pavarėsisht se vendosnim ne vetė tė veprojmė kėshtu. Nuk ka rėndėsi se ēfarė pėrvoje keni pasur nė jetėn tuaj ose ēfarė pėrvoje jeni duke kaluar tani, sepse ju dhe jo dikush tjetėr e krijoi kėtė pėrvojė.
Dy gjėra tė vlefshme mbani mend pasi ta pėrfundoni kėtė libėr, si dhe nga vetė jeta juaj: mendimi ngordhalaq krijon viktimėn reale. Dhe, nėse e besoni kėtė, ju do ta pranoni mė tutje kėtė viktimė.
Ky krijim i realitetit ndodh nė disa shkallė. Shuma totale e bashkėpunimit tė individėve grumbullohet nė mendjen kolektive tė njerėzimit. Ēdo specie ka lidhje me njė mendje kolektive, me tė cilėn tė gjithė anėtarėt “individė” tė kėsaj specieje janė tė lidhura. Ne shtojmė rastet e mendimit tonė nė mėnyrė tė pandėrprerė te niveli i kolektivit dhe kemi mundėsi tė shfrytėzojmė shembujt e mbajtur nė nivelin kolektiv. Ky ėshtė njė proces dydrejtimėsh. Ne japim e marrim. Shkencėtarėt kanė ngritur diēka tė quajtur sindroma e majmunit tė njėqindtė, pėr tė cilėn kam shkruar edhe nė libra tė tjerė. Ata kanė zbuluar se, nėse ndonjėherė njė numėr i caktuar individėsh brenda species mėson diēka tė re, befas pjesa tjetėr e kėsaj specieje mund ta bėjė kėtė gjė pa u shfaqur. Ata e bėjnė kėtė thjesht me instinkt. Ndonėse institucioni shkencor nuk mund ta shpjegojė kėtė nėpėrmjet pamjes pabesueshmėrisht tė kufizuar tė jetės, procesi ėshtė mjaft i thjeshtė. Ky numėr i caktuar pėrēon nė njė kohė tė caktuar brenda species njohurinė e re brenda nivelit kolektiv, ku ėshtė arritur njė pikė e "masės kritike”. Njohuria krijon mjaft fuqi nė mendjen kolektive ndaj asaj qė ėshtė zotėruar prej ēdo anėtari tjetėr tė species. Kur harmonizohen me njėra-tjetrėn kundrejt vibrimit (shembulli i mendimit), qė pėrmban kėtė njohuri, ato dinė se si ta bėjnė diēka pa e parė tė shfaqur, pasi ky model tė menduari ėshtė duke i udhėzuar ato. Ne e quajmė kėtė instinkt ose frymėzim, kur, nė fakt, ėshtė njė akordim ndaj njė vibrimi (njė frekuence), i cili e mban kėtė informacion. Gjithēka qė u tha rreth kėtij krijimi individual tė realiteteve, ėshtė i aplikueshėm edhe nga mendja njerėzore kolektive. Ajo pasqyron shumėn totale tė mendimit njerėzor, njė shumė tė cilėn njerėzimi e zotėron nė vetvete si njė tė tėrė. Nėse njerėzimi nuk e pėlqen diēka me dėshirė, nuk e dashuron me dėshirė dhe nuk e respekton diēka me dėshirė, ai do tė krijojė tė njėjtin realitet tė mrrolur nė planet. Kjo do ta tėrhiqte kundrejt manifestimeve fizike, ashtu si kjo e shfaq kuptimin e vet tė vlerės dhe tė fuqisė. Vetėm se nė kėtė rast, kapsula magnetike nuk ėshtė njė kallėp vetėm pėr njė person, por pėr tė tėrė planetin.
Shihni pasojat e kėtij procesi nė tė gjitha ditėt tona tė sotme. Njerėzimi si njė i tėrė dėshiron tė qėndrojė larg pėrgjegjėsive tė tij nė lidhje mė atė qė ndodh nė botė. Kur diēka shkon keq, ne dėgjojmė qaravitjen: “Ēfarė po bėjnė ata pėr kėtė?” Ne rrallė kėrkojmė pėrgjegjėsi nga vetja. Mund tė jemi tė pakėnaqur me politikanėt dhe bankierėt, por shumica e njerėzve ende e kanė mė kollaj tė kėrkojnė ndaj tė tjerėve, se sa tė pranojnė pėrgjegjėsinė pėr tė luajtur rolin e tyre. Kėta janė shembujt e mendimit, tė cilėt mbizotėrojnė mendjen kolektive dhe kjo ka krijuar kėshtu kėtė realitet mbi njė kolektiv, planet, nivel. Mendja kolektive ka krijuar njė pėrgjigje kundrejt kėsaj dėshire qė “atė ta bėjė” dikush tjetėr, nėpėrmjet tėrheqjes sė bashku nė fushat e energjisė - sė njerėzimit - pėr tė ndėrtuar linjėn sekrete, e cila tani kontrollon drejtimin e jetėve tė gjithsecilit. Ne kemi dhėnė pėr kėtė ēfarė na ėshtė kėrkuar ose jemi “kujdesur” pėr kėtė realitet. Ėshtė njėlloj si me besimet fetare. Ato gjithashtu janė krijuar prej modeleve tė mendimit tė mendjes njerėzore, siē ėshtė media dhe institucione tė tjera, tė cilat pėrdorin frikėn dhe veprimin e fajshėm pėr qėllimet e manipulimit dhe kontrollit. Ato pasqyrojnė kolektivisht atė qė miliarda njerėz bėjnė nė jetėn e tyre tė pėrditshme; manipulojnė frikėn dhe rrugėt e dėnueshme pėr tė arritur pikėsynimin. Vėzhgoni veten tuaj pėr pak ditė dhe shikoni se sa herė ju (dhe tė tjerėt) pėrdorni frikėn dhe fajėsimin pėr tė kontrolluar njė situatė. Ju e bėni kėtė pa e kuptuar dhe ne ua u lėmė fėmijėve tanė kėtė model zgjidhjeje si trashėgim. Ēfarė ėshtė kjo qė u themi atyre?
“Djalė i keq. Nėse do ta bėsh kėtė pėrsėri, do tė tė jap njė dackė tė fortė. Prit sa tė vijė babai nė shtėpi dhe ai do tė tė bėjė tė pendohesh pėr ēfarė po bėn”. (Frikėsim)
“Ti, vajzė e keqe. Si e zhgėnjeve mamin dhe babin? Pse na trishtove dhe na hidhėrove kaq shumė? Ja si na e shpėrbleve!” (Fajėsim)
Kėta janė disa shembuj tė vegjėl tė mėnyrės sė frikėsimit dhe fajėsimit qė pėrdoren mbi fėmijėt. Qė nga mosha e hershme, ata mėsojnė tė bėjnė tė njėjtėn gjė me tė tjerėt. Me kalimin e kohės, ne hyjmė nė botėn e tė rriturve dhe ndėr marrėdhėniet qė vazhdojnė, pėrdorimi i frikės dhe i fajėsimit pėr kontroll dhe manipulim janė bėrė njė art mė vete. Dhe atyre duhet t’u jepen medalje pėr kėtė. Ky model mendimi ka mbizotėruar vazhdimisht mendjen kolektive dhe ka krijuar njė pasqyrim fizik kolektiv - fetė dhe institucionet e tjera, tė cilat na tregojnė ēfarė tė mendojmė nėpėrmjet pėrdorimit tė frikės dhe fajėsimit pėr kontroll. Pėrsėri, ne i krijuam ato. Mė sė paku, ato janė njė reflektim kolektiv i yni. Ky ėshtė njė lajm i mirė, pasi ne kemi fuqi ta zhvendosim kėtė manipulim global duke lėvizur prej manipulimit tonė vetjak.
Njė transformim i tillė i ndjeshmėrisė njerėzore ėshtė kaq jetik pėr tė ardhmen e kėtij planeti dhe tė botės ku jetojnė fėmijėt tanė. Dėshira njerėzore pėr ta ēuar mendjen larg problemeve, ka lejuar njė strukturė qė tė ecė pėrpara pėr mė shumė se mijėra vjet dhe tashmė ndodhet nė prag tė krijimit tė njė diktature fashiste botėrore. Fashizmi pėrfundoi me Adolf Hitlerin? Sa mirė nėse do tė ishte kėshtu. Kėto mendje tė ngjashme, tė cilat kontrollojnė qeverisjen sekrete botėrore, e cila minutė pas minute ėshtė duke manipuluar mendjen njerėzore pėr tė pranuar njė pėrqendrim botėror tė tiranisė. Kjo tirani ėshtė quajtur Rendi i Ri Botėror dhe, po qe se nuk e shkundim veten nga dremitja jonė shpirtėrore, do tė manifestohet si njė qeverisje botėrore; njė bankė qendrore dhe njė monedhė e vetme; njė ushtri botėrore dhe njė popullsi me mikroēip (mikropėrgjues) tė lidhur me njė kompjuter botėror. Nėse ndonjėri mendon se kjo ėshtė qesharake, 100 faqet nė vijim vlejnė pėr ta bėrė esėll. Ne ēuditemi me gjithė kėto gjėra. Ėshtė koha tė rritemi dhe tė zgjohemi.
Ashtu siē do tė lexoni historinė se si jeta jonė dhe jeta e kėtij planeti ka qenė kaq e kontrolluar dhe e manipuluar, po ashtu ju kėrkoj qė tė kujtoni se ne vetė e kemi krijuar kėtė realitet. Njerėzit qė kam pėrmendur dhe ngjarjet qė kam pėrshkruar, janė vetėm pasqyra qė ia pasqyrojnė mbrapsht racės njerėzore dhe Tokės modelet e mendimit brenda nesh. Kjo botė ėshtė tėrėsisht mendim njerėzor, i shndėrruar nė realitet fizik. Kur ne njohim se ēfarė janė kėto modele negative dhe i ndryshojmė ato, realiteti ynė do tė ndryshojė, madje edhe bota do tė ndryshojė, gjithashtu. Por deri tani kjo gjė nuk ka ndodhur.
Kjo fillon dhe mbaron me ne.
Krijoni Kontakt